Duke shfaqur rezultatet 1 nga 5 e 5

Temė: Leucemia (Leukemia)

  1. #1
    Dum spiro, spero くる Avatari i sweetzzinna
    Anėtarėsuar
    Jul 2008
    Vendndodhja
    Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ
    Postime
    18,949
    Blog Entries
    53
    Rrespekti
    25

    Gabim Leucemia (Leukemia)

    Leucemia (Leukemia)
    Leucemia ėshtė sėmundja e kancerit qė prek rruazat e bardha tė gjakut, tė cilat, pėr shkak tė uljes sė numrit, janė tė paafta tė kryejnė funksionin e tyre. Me shfaqjen e kėsaj sėmundjeje pėrballemi me ulje tė numrit tė rruazave tė kuqe, tė hemoglobinės dhe tė pllakėzave. Sėmundja fillon me dobėsi, lodhje tė shpejtė, dhembje nė muskuj dhe kocka, humbje oreksi, ngritje tė vogla tė temperaturės. Pas kėsaj faze, sėmundja fillon vrullshėm. Shfaqen gjakrrjedhje nga hunda, nga mishrat e dhėmbėve, nga organet e brendshme. Ekzistojnė dy lloje tė leucemisė, tė cilat pėrcaktojnė edhe zhvillimin e sėmundjes. Leucemia akute ėshtė mė e rrezikshme, pasi zhvillimi i saj bėhet me ritme tė shpejta, ndėrsa leucemia kronike mund tė vazhdojė me vite tė tėra. Kjo sėmundje ėshtė gjithmonė kronike dhe karakterizohet nga prezenca e disa celulave jonormale ose nė shumė raste leucemia karakterizohet edhe si pamjaftueshmėri e gjakut dhe e palcės kurrizore. Njė shumicė e tepruar e rruazave te bardha dhe njė pakicė fatale e rruazave tė kuqe janė karakteristikat mjekėsore tė sėmundjes, ndėrkohe ajo shkakton nė shumicėn e rasteve dhembje tė forta koke. Tė dhėnat mjekėsore tregojnė se kurimi i saj varet shumė nga grada nė tė cilėn e kap sėmundjen pacienti. Tri shenja janė karakteristike pėr tė gjithė personat qė kanė mungesė gjaku. Pjesa mė e madhe e tyre kanė lodhje fizike, takikardi dhe janė shumė tė zbehtė.

    Simptomat
    - Ethe
    - Lodhje
    - Dhimbje tė kockave dhe muskujve
    - Dhimbje koke
    - Infeksione tė vazhdueshme
    - Njolla nė lėkurė
    - Gjėndra tė fryra

    Blerina Kaca, Elberta Spaho

    Think Pink! Say NO to breast cancer!

  2. #2
    Dum spiro, spero くる Avatari i sweetzzinna
    Anėtarėsuar
    Jul 2008
    Vendndodhja
    Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ
    Postime
    18,949
    Blog Entries
    53
    Rrespekti
    25

    Gabim

    Leuēemite Quhen edhe kanceri i gjakut,ose gjaku i bardh,Jane smundje qe karakterizohen me daljen ne gjakun periferik te nje sasije shume te madhe rruzash te bardha te pjekura.Numri i ruzave te bardha nga 6000 deri ne 9000 per mm/qe jane ne norme,arrin ne disa qindra mijera.Smundja fillon me disa shenja te pergjithshmesiobesi lodheje e shpejte,dhimbje ne muskuj dhe sidomos ne kocka,humbje e oreksit,ngritje te vogla te temperatures.Pas kesaj faze smundja fillon vrullshem si nje smundje ngjitese me temperatur te lart 38-40°C,me keqesim te gjendjes se pergjithshme,me dhimbje ne gryke dhe ne goje.Mukoza e te cilave plagoset dhe nekrotizohet.I smuri ndien dobesi shum te madhe,zbehet shume,ka veshtersine frymarrje.shpesh shfaqen gjakrjedhje nga hunda,nga mishrat edhembeve,nga organet e mbrendshme.Melēia e zeze dhe shpretka rritet shume.Gjendra limfatike ne ter trupin zmadhohet sidomos ato te sqetullave,te rrezes se kofsheve dhe te qafes.Ne analizat e gjakut perveē numrit te madh te rruzave,te bardha te cilat jane te papjekura dhe te pa afta per te krye detyren,ka edhe ulje te numrit te rruzave te kuqe,te hemoglobines dhe te pllakezave.Rendesia ka parandalimi i infekzioneve dytesore.Kemi dy lloje leuēemish:kronike dhe akute.Lueēemia akute zhvillohet shpejt,ndersa ajo kronike mund te vazhdoje me vite.

    Mjekimi kryhet me transfuzion gjaku,me medikamente perkatese per te ndaluar ecurine e shpejte te smundjes.Ne shum raste mjekimi i lueēemis eshte i paefektshem,sepse ajo eshte nje virus ne gjak qe vazhdon me shpejtesi te madhe ku edhe mjekimi ne disa raste jane te pa efektshme.

    Lengu i bimes Aloe-Vera ka dhen efekte te mire ne infeksionin ne gjak,siē eshte leoēemia.Duke mare 900gr dhe 100gr mjalte,qe pihet 3 here nga 100gr vakt para buke,per 2-3 muaj.

    Nje liter xhel Aloe-vera dhe 300gr vodka perzihen bashk.Lihen5 ore dhe pihet 3 her nga 50gr ml para buke 2muaj rrjesht derisa te keni nje permiresim te dukshem.

    Merrni 100gr gjak gomari me shiringe veterineri ne qafe.Eshte e vetmja kafshe ne bote qe nuk preket nga kjo semundje.Ky ilaēpihet nga 1 filxhan kafeje esell ne mengjes per 2 jave.Vera,Kallmet duke u perzier me lule Basani,ka dhen rezultate te mira,por paralel me kete formule,duhet te marrni brire kau,te digjni e ti beni hi.Perdorni nje luge gjelle me 1 filxhan ēaj te ēdo bime.Pihet ēdo dite ne mengjez,dhe ka dhene rezultate te mira ne kete smundje kaq te veshtire dhe lenduese per pacientin,se edhe mjeket ne bote ne shum raste hezituar perpara kesaj smundje vdekjeprurese.Keto formula jane per ta qetesuar dhe permisuar te smuarin deri ne nje faze te konsiderushme,sepse leuēemia akute eshte shum e rende dhe shkon nga disa jave deri ne disa muaj,kurse leuēemia kronikr zgjat deri ne disa vite.

    Think Pink! Say NO to breast cancer!

  3. #3
    Dum spiro, spero くる Avatari i sweetzzinna
    Anėtarėsuar
    Jul 2008
    Vendndodhja
    Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ
    Postime
    18,949
    Blog Entries
    53
    Rrespekti
    25

    Gabim Titulli: Leucemia (Leukemia)

    Vaksina kundėr leukemisė

    Pėr herė tė parė te njerėzit do tė testohet vaksina kundėr leukemisė. Ky mund tė jep njė hap i madh drejt mjekimit nga kjo sėmundje vdekjeprurėse.Shkencėtarėt britanikė kanė zhvilluar terapi, e cila mund tė shėrbejė pėr parandalimin e kthimit tė leukemisė pas hemoterapisė ose pas transplantimit tė palcės kockore.
    Mjekėt shpresojnė qė terapia e re, e cila aktivizon sistemin imunitar qė tė luftojė vetvetiu kundėr leukemisė, njėherit mund tė jetė e dobishme edhe pėr mjekimin e llojeve tė tjera tė karcinomave.
    Vaksina e parė do t’i jepet njė pacienti nė New York, ndėrsa mė tutje vaksina do t’u jepet edhe pacientėve tė tjerė anekėnd botės.
    Tė dhėnat statistikore tregojnė se te shumica e tė rriturve, pas terapisė ekzistuese- leukemia kthehet, ndėrsa qėllimi i terapisė sė re ėshtė qė tė pengohet kthimi i sėmundjes. /Telegrafi/

    Think Pink! Say NO to breast cancer!

  4. #4
    Dum spiro, spero くる Avatari i sweetzzinna
    Anėtarėsuar
    Jul 2008
    Vendndodhja
    Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ
    Postime
    18,949
    Blog Entries
    53
    Rrespekti
    25

    Gabim Titulli: Leucemia (Leukemia)

    Soja mund tė ndihmojė nė shėrimin e leukemisė

    Shkencėtarėt kanė zbuluar sė fundi se peptidi lunasin, i cili gjendet nė sojė, ka treguar njė potencial tė madh nė shėrimin e leukemisė, ndėrsa edhe nė parandalimin e ndezjeve tė lidhura me sėmundjet kronike si diabeti dhe sėmundjet e zemrės.Vetia shėruese e kėtij peptidi qėndron nė aftėsinė e tij pėr tė bllokuar aktivizimin e markerėve tė inflamacionit dhe kėshtu duke ulur edhe nivelin e ndezjeve te sėmundjet kronike.
    Niveli mė i lartė i peptidit lunasin nė gjak arrihet pas konsumimit tė nga 50 gram soje pėr sė paku pesė ditė. Ėshtė interesante se pėrqindja e lunasin-ės nė gjak ndryshon nga lloji farave ose produkteve tė sojės qė konsumohen./Telegrafi/

    Think Pink! Say NO to breast cancer!

  5. #5
    Moderatorė Avatari i PiNkY
    Anėtarėsuar
    Apr 2011
    Postime
    3,979
    Blog Entries
    1
    Rrespekti
    2333

    Gabim Titulli: Leucemia (Leukemia)

    LEUKEMIA

    Leukemia ėshtė kancer i cili fillon nė indin qė krijon gjakun. Pėr tė kuptuar kancerin, ėshtė e rėndėsishme tė dihet se si formohen qelizat normale tė gjakut.
    Qelizat normale tė gjakut

    Shumica e qelizave tė gjakut zhvillohen nga qelizat nė palcėn e kockave qė quajtura qeliza amė. Palca kockore ėshtė njė material i butė nė qendėr tė kockave. Qelizat amė janė qeliza bazė tė cilat mund tė shndėrrohen nė lloje tė ndryshme tė qelizave tė gjakut.

    Qelizat e gjakut u takojnė tre grupeve, dhe secila prej tyre kryen punė specifike:

    - Leukocitet - Qelizat e bardha tė gjakut ndihmojnė luftimin e infeksioneve. Ka disa nėn lloje tė qelizave tė bardha tė gjakut.
    - Eritrocitet - Qelizat e kuqe tė gjakut bartin oksigjenin nga mushkėritė deri te ēdo qelizė tjetėr nė organizėm dhe largojnė dyoksidin e karbonit nė kahe tė kundėrt.
    - Trombocitet - Pllakėzat ndihmojnė mpiksjen (ngjizjen, forcimin) e gjakut pėr tė ndaluar gjakderdhjen kurdo kur shkaktohen plagė nė sipėrfaqe.

    Qelizat e bardha, tė kuqe dhe pllakėzat krijohen nga qelizat amė, pasi organizmi ka nevojė pėr ta. Kur qelizat rriten ose dėmtohen, ata vdesin dhe qelizat e reja zėnė vendin e tyre.

    Shumica e qelizave tė gjakut piqen nė palcėn kockore dhe pastaj dalin nė enėt e gjakut. Gjaku i cili qarkullon nėpėr enėt e gjakut dhe zemėr quhet gjak periferik.

    Qelizat leukemike

    Te njė person me leukemi, palca e kockave krijon qeliza anormale tė bardha tė gjakut. Qelizat anormale quhen qeliza leukemike,

    Ndryshe nga qelizat normale, qelizat leukemike nuk vdesin kur duhet. Ata mund tė mbledhin qeliza normale tė gjakut, qeliza tė kuqe tė gjakut dhe pllakėza rreth vetes. Kjo e bėn tė vėshtirė pėr qelizat normale ta kryejnė punėn e tyre.

    LLOJET E LEUKEMISĖ

    Ekzistojnė dy lloje tė leukemisė: ajo kronike dhe leukemia akute, tė cilat bazohen kryesisht nė atė se sa shpejt sėmundja paraqitet dhe pėrkeqėsohet.

    Te leukemia kronike, pėrkeqėsimi i sėmundjet zakonisht ndodh ngadalė, ndėrsa te ajo akute, zakonisht pėrkeqėsohet shpejt.

    Leukemia kronike

    Nė fazat e hershme tė leukemisė kronike, qelizat leukemike ende mund tė bėjnė njė pjesė tė punės tė qelizave tė bardha normale. Njerėzit mund tė mos kenė simptoma sė pari. Megjithatė, mjekėt shpesh e kuptojnė se pacienti ka leukemi kronike gjatė ndonjė kontrolli rutinė – edhe kur nuk ka asnjė simptomė. Gradualisht, leukemia kronike pėrkeqėsohet. Derisa numri i qelizave leukemike nė qarkullimin e gjakut rritet, njerėzit fillojnė tė shfaqin simptoma, si ėnjtje e nyjave limfatike ose infeksione.

    Kur simptomat paraqiten, ato fillimisht janė tė buta dhe pėrkeqėsohen gradualisht.

    Leukemia akute

    Nė rastin e leukemisė akute, qelizat leukemike nuk mund tė bėjnė asnjėrėn prej punėve tė qelizave tė bardha normale tė gjakut. Numri i qelizave leukemike rritet me shpejtėsi, prandaj leukemia akute zakonisht pėrkeqėsohet shpejt.

    Llojet e leukemisė po ashtu mund tė grupohen bazuar nė llojin e qelizave tė bardha tė gjakut qė preken. Leukemia mund tė fillojė nė qelizat limfoide ose mieloide. Leukemia qė prek qelizat limfoide quhet leukemi limfoide, limfocistike ose limfoblastike (nė varėsi prej stadit prej kur qelizat fillojnė tė deformohen). Leukemia e cila prek qelizat mieloide quhet leukemia mieloide, mielogjene ose mieloblastike.

    Ka katėr lloje mė tė shpeshta tė leukemive:

    Leukemia kronike limfocitike – prek qelizat limfoide dhe zakonisht zhvillohet ngadalė. Njerėzit qė mė sė shumti diagnostikohen me kėtė lloj janė mbi moshėn 55 vjeēare. Fėmijėt po thuajse kurrė nuk preken nga ky lloj i leukemisė.

    Leukemia kronike mieloide – prek qelizat mieloide dhe zhvillohet ngadalė fillimisht. Prek kryesisht tė rriturit.

    Leukemia akute limfocitike (limfoblastike) – prek qelizat limfoide dhe zhvillohet me shpejtėsi. Ėshtė lloji mė i shpeshtė i leukemisė qė prek fėmijėt. Ky lloj po ashtu prek edhe tė rriturit.

    Leukemia akute mieloide – prek qelizat mieloide dhe zhvillohet me shpejtėsi. Paraqitet edhe te tė rriturit edhe te fėmijėt.

    Leukemia me qeliza nė formė fijėzore – ėshtė njė lloj mė i rrallė i leukemisė kronike.

    SHKAKTARĖT

    Kur ju ose dikush i afėrm ka kancer, ėshtė normale tė mendoni se ēfarė mund ta ketė shkaktuar kėtė sėmundje. Askush nuk e di me saktėsi se ēfarė e shkakton leukeminė. Mjekėt rrallė e dinė se pse njė person preket nga leukemia dhe tė tjerėt jo. Megjithatė studimet kanė treguar disa faktorė tė rrezikut tė cilėt shkaktojnė gjasat qė njė person tė preket nga kjo sėmundje.

    Faktorėt e rrezikut mund tė jenė tė ndryshėm pėr lloje tė ndryshme tė leukemisė:

    Rrezatimi: njerėzit e ekspozuar ndaj niveleve tė larta tė rrezatimit janė shumė mė tė prirė se tė tjerėt tė preken nga leukemia akute mieloide, leukemia kronike mieloide dhe leukemia akute limfocitike.
    Eksplodimet e bombave atomike: Nivelet e larta tė rrezatimit janė shkaktuar nga eksplodimet e bombave atomike (si ato nė Japoni gjatė Luftės sė Parė Botėrore). Njerėzit, veēanėrisht fėmijėt, tė cilėt i kanė mbijetuar eksplodimit kanė rrezik mė tė rritur pėr leukemi.
    Terapia me rrezatim: Njė burim tjetėr i niveleve tė larta tė rrezatimit ėshtė trajtimi mjekėsor pėr kancer dhe sėmundje tė tjera. Terapia me rrezatim mund tė shtojė rrezikun pėr paraqitjen e leukemisė.
    Diagnostikimi me rreze-X: Rrezet X dentale ose pėr metoda tjera diagnostiko (si CT) i ekspozojnė njerėzit ndaj niveleve mė tė ulėta tė rrezatimit. Nuk dihet ende nėse kėto nivele tė ulėta tė rrezatimit te fėmijėt dhe te tė rriturit mund tė ndikojnė nė paraqitjen e leukemisė. Studiuesit janė duke analizuar nėse rrezatimet X mund tė rritin rrezikun pėr kėtė sėmundje. Ata po ashtu studiojnė nėse skanimet me CT nė fėmijėri mund tė ketė ndonjė ndikim nė kėtė drejtim.
    Pirja e duhanit: Pirja e duhanit rrit rrezikun pėr leukemi akute mieloide.
    Benzeni: Ekspozimi ndaj benzenit (jo benzinės) nė vendin e punės mund tė shkaktojė leukeminė akute mieloide. Kjo po ashtu mund tė shkaktojė leukeminė kronike mieloide ose atė akute limfocitike. Benzeni ėshtė njė lėndė organike pėrdoret gjerėsisht nė industrinė kimike. Ai po ashtu gjendet edhe nė cigare dhe nė benzinė.
    Kemoterapia: Pacientėt me kancer tė cilėt janė trajtuar me barna tė caktuara anti-kanceroze, ndonjėherė mė vonė preken nga leukemia akute mieloide ose akute limfocitike. Pėr shembull, nėse njė person trajtohet me barnat e njohura si agjentė alkilues ose inhibitor tė topoizomerazės, ka gjasa, edhe pse tė vogla, mė vonė tė zhvillojė leukemi akute.
    Sindroma e Down-it dhe sėmundje tė caktuara trashėguese – po ashtu rritin rrezikun pėr paraqitje tė leukemisė akute.
    Sindorma mielodisplastike dhe disa sėmundje tė caktuara tė gjakut shtojnė gjasat pėr leukemi akute mieloide.
    Virusi i qelizave T-leukemike 1 - ėshtė njė sėmundje infektive qė shton rrezikun pėr leukemi tė njohur si leukemia e T-qelizave. Edhe pse vjen si pasojė e infektimit nga virusi, kjo sėmundje nuk ėshtė ngjitėse.
    Histori familjare tė leukemisė: Ėshtė e rrallė kur mė shumė se njė person nė familje vuan nga leukemia. Kur kjo ndodh, gjasat janė mė tė mėdha pėr leukeminė kronike limfocitike. Megjithatė, vetėm disa njerėz me leukemi kronike limfocitike kanė babanė, nėnėn, motrėn, vėllamė ose fėmijėn qė luan po sėmundja.

    Duke pasur njė ose mė shumė faktorė tė rrezikut nuk do tė thotė se njė person do tė preket nga leukemia. Shumica njerėzve qė kanė madje disa faktorė rreziku kurrė nuk preken nga sėmundja.

    SIMPTOMAT

    Si tė gjitha qelizat e gjakut, edhe qelizat leukemike po ashtu udhėtojė nėpėr trup. Simptomat e leukemisė varen nga numri i qelizave leukemike dhe ku kėto qeliza mblidhen nė trup.

    Njerėzit me leukemi kronike mund tė mos kenė simptoma. Mjeku mund ta kuptojė sėmundjet gjatė ndonjė kontrolli tė zakonshėm tė gjakut.

    Njerėzit me leukemi akute zakonisht shkojnė te mjeku pėr shkak se ndjehen tė sėmurė. Nėse preken edhe truri, ata mund tė kenė kokėdhimbje, vjellje, konfuzion, humbje tė kontrollit muskulor ose kriza. Leukemia po ashtu mund t’i prekė pjesėt tjera tė organizmit si traktin digjestiv (tretės), veshkat, mushkėritė, zemrėn ose testitet.

    Simptomat mė tė zakonshme tė leukemisė kronike ose akute mund tė pėrfshihen:

    Nyja tė ėnjtura limfatike tė cilat zakonisht nuk shkaktojnė dhimbje (nė qafė ose sqetull)
    ~ Ethe ose djersitje gjatė natės
    ~ Infeksione tė shpeshta
    ~ Ndjenjė dobėsie ose lodhje
    ~ Gjakosje ose nxirje tė shpejtė (mish i dhėmbėve qė gjakoset lehtė, njolla ngjyrė vjollce nė lėkurė, ose shenja tė skuqura nėn lėkurė)
    ~Rėnie nė peshė pa ndonjė arsye
    ~ Dhimbje nė eshtra ose nyjė.

    Shumicėn e rasteve kėto simptomat nuk janė si pasojė e kancerit. Ndonjė infeksion ose problem tjetėr shėndetėsor mund t’i ketė shkaktuar kėto simptoma. Vetėm mjeku mund t’ua tregojė me siguri se ku qėndron problemi.

    Kushdo me kėta simptoma duhet t’i tregojė mjekut, ashtu qė problemi tė mund tė diagnostikohet dhe tė trajtohet sa mė herėt qė ėshtė e mundshme.

    DIAGNOSTIKIMI

    Mjekėt ndonjėherė arrijnė ta gjejnė leukeminė pas ndonjė analize tė zakonshme tė gjakut. Nėse ju keni simptoma tė cilat ēojnė kah leukemia, mjeku juaj do tė mundohet tė kuptojė se ēfarė e ka shkaktuar atė. Mjeku juaj mund tė pyesė pėr historinė tuaj personale dhe familjare mjekėsore.

    Ju mund tė duhet tė bėni njė ose mė shumė prej analizave tė mėposhtme:

    - Ekzaminim fizik: Mjeku juaj kontrollon nyjat e ėnjtura limfatike, shpretkėn ose mėlēinė.
    - Analizat e gjakut: Laboranti kryen njė analizė tė plotė tė qelizave tė gjakut pėr tė kontrolluar numrin e qelizave tė bardha tė gjakut, tė kuqe tė gjakut, dhe pllakėzave. Leukemia shkakton nivel shumė tė lartė tė qelizave tė bardha tė gjakut. Ajo pa ashtu mund tė shkaktojė nivele tė ulėta tė pllakėzave dhe hemoglobinės, qė ėshtė pjesė pėrbėrėse e qelizave tė kuqe tė gjakut.
    - Biopsia: Mjeku largon njė pjesė tė indit pėr tė shikuar qelizat e mundshme kanceroze. Kjo ėshtė metoda e vetme pėr tė vėrtetuar sigurt nėse ėshtė e pranishme leukemia nė palcėn kockore. Para se tė merret mostra, pėrdoret njė anestezion lokal pėr tė mpirė zonėn. Kjo ndihmon pakėsimin e dhimbjes. Mjeku largon ca palcė kockore nga ashti i legenit ose ndonjė asht tjetėr i madh. Patologu mė pas pėrdor mikroskopin pėr tė kontrolluar indin pėr qeliza leukemike. Ekzistojnė dy metoda pėrmes tė cilės mjeku nxjerr palcėn e kockave:
    ~ Thithja e palcės sė kockave: Mjeku pėrdor njė gjilpėrė tė hollė, tė zbrazėt pėr tė thithur njė mostėr tė vogėl tė palcės kockore.
    ~ Biopsia e palcės kockore: Mjeku pėrdor gjilpėrė tė hollė, me njė majė nė formė luge pėr tė prerė dhe marrė njė pjesė tė vogėl tė kockės dhe palcės kockore.

    Testet tjera mjekėsore

    Testet tė cilat mjeku juaj kėrkon nga ju t’i bėni do tė varen nga simptomat dhe lloji i leukemisė. Ju mund tė dihet tė bėheni edhe kėto teste:

    Analiza citogjenetike: Laboranti shikon kromozomet nė qelizat e gjakut, palcės kockore ose nyjave limfatike. Nėse gjenden kromozome jonormale, testet mund tė tregojnė se ēfarė lloji tė leukemisė ju keni. Pėr shembull, njerėzit me leukemi kronike mieloide kanė kromozome anormale tė quajtura kromozome Philadelphia.

    Analiza spinale: Mjeku mund tė largojė njė pjesė tė lėngut cerebrospinal (lėngu qė mbush hapėsirėn brenda dhe rreth trurit dhe palcės kurrizore). Mjeku pėrdor njė gjilpėrė tė gjatė, tė hollė, pėr tė larguar lėngun nga pjesa e poshtme e shpinės. Procedura zgjat rreth 30 minuta dhe zhvillohet me anestezion lokal. Ju duhet tė qėndroni tė shtrirė pėr disa orė mė pas pėr tė parandaluar kokėdhimbjen. Laboranti analizon lėngun pėr qeliza leukemike ose shenja tė tjera tė problemeve.

    Rrezatimi X nė gjoks: Rrezatimi X mund tė tregojė nyja limfatike tė ėnjtura dhe shenja tė tjera tė sėmundjes nė gjoksin tuaj.

    /mjeku.net/

    (Æ`•.•“Æ) (Æ`•.•“Æ)
    *`•.ø(Æ`•.•“Æ)ø.•“ ♥
    ☆ ŗ ♥ `•.ø.•“ ♥ŗ ☆

Thread Information

Users Browsing this Thread

There are currently 1 users browsing this thread. (0 members and 1 guests)

Tags for this Thread

Bookmarks

Rregullat E Postimit

  • You may not post new threads
  • You may not post replies
  • You may not post attachments
  • You may not edit your posts
  •  

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52 53 54 55 56 57 58 59 60 61 62 63 64 65 66 67 68 69 70 71 72 73 74 75 76 77 78 79 80 81 82 83 84 85 86 87 88 89 90 91 92 93 94 95 96 97 98 99 100 101 102 103 104 105 106 107 108 109 110 111 112 113 114 115 116 117 118 119 120 121 122 123 124 125 126 127 128 129 130 131 132 133 134 135 136 137 138 139 140 141 142 143 144 145 146 147 148 149 150 151 152 153 154 155 156 157 158 159 160 161 162 163 164 165 166 167 168 169 170 171 172 173 174 175 176 177 178 179 180 181 182