Duke shfaqur rezultatet 1 nga 20 e 20
Like Tree3Likes
  • 1 Post By sweetzzinna
  • 1 Post By sweetzzinna
  • 1 Post By sweetzzinna

Temė: Kanceri ne qafen e mitres!!!

  1. #1
    Avatari i ori_22
    Anėtarėsuar
    Aug 2008
    Vendndodhja
    athens....
    Mosha
    28
    Postime
    11
    Rrespekti
    0

    Gabim Kanceri ne qafen e mitres!!!

    Kanceri nė qafėn e mitrės, si mund ta kuptosh



    • Kontaktet e pambrojtura, abortet e shumta traumatike, pėrdorimi i duhanit dhe sėmundjet seksualisht tė transmetueshme janė disa nga shkaktarėt e shfaqjes sė kancerit nė qafėn e mitrės.

    AIDA MALAJ

    Kjo ėshtė njė nga sėmundjet kanceroze mė tė shpeshta te gratė qė prek moshėn 30-60 vjeē. Nė njė intervistė pėr “Panorama”, mjekja gjinekologe, Kozeta Mustafaraj shpjegon se si shfaqet dhe cilat janė “sinjalet e alarmit” tė kancerit nė qafėn e mitrės:
    Nga se shkaktohet kanceri i qafės sė mitrės dhe sa e pėrhapur ėshtė kjo patologji?
    Kanceri i qafės sė mitrės apo siē njihet ai cervikal, lidhet me aktivitetin seksual tė gruas. Pėr rrjedhojė shkaqet e shfaqjes sė tij lidhen me karakteristika tė jetės seksuale tė gruas, ku pėrfshihen: fillimi i hershėm i aktivitetit seksual, pasja e shumė partnerėve seksualė, kontaktet e pambrojtura, lindjet e shumta, abortet e shumta traumatike, pėrdorimi i duhanit dhe sėmundjet seksualisht tė transmetueshme. Sot kjo sėmundje konsiderohet e transmetueshme me rrugė seksuale, si rezultat i prezencės nė pėrqindje mė tė madhe nė tė, tė virusit HPV (human papiloma virus), i cili ka disa forma tė tij mjaft kancerogjene. Pėr sa i pėrket pėrhapjes, ndryshimi i stilit tė jetės, ka bėrė qė ky lloj kanceri tė ketė njė tendencė nė rritje pėr t’u pėrhapur.
    Kush preket mė shpesh nga ky lloj kanceri?
    Kanceri i qafės sė mitrės ėshtė njė nga sėmundjet kanceroze mė tė shpeshta te gratė qė prek moshėn 30-60 vjeē, dhe e lėnė nė ecurinė e natyrale tė zhvillimit tė saj ėshtė vdekjeprurėse.
    Si zhvillohet kanceri i qafės sė mitrės?
    Ky lloj kanceri lind dhe zhvillohet mbi njė qafė mitre, tė inflamuar dhe tė traumatizuar nga aktiviteti seksual. Kjo e bėn ēdo grua potencialisht tė rrezikuar pėr shfaqjen e kėtij kanceri.
    A ėshtė i trashėgueshėm kanceri cervikal?
    Kanceri i qafės sė mitrės nuk ka lidhje gjenetike, pra nėse njė grua ka kancer tė qafės sė mitrės, nuk ėshtė domosdoshmėrisht e thėnė qė e bija tė ketė kancer. Por nga studimet e bėra nė botė ėshtė vėnė re se nė 15-20 % e rasteve me kancer, pacientėt kishin tė paktėn 1 tė afėrm me kėtė sėmundje.
    A mund tė parandalohet?
    Masa e parė parandaluese ėshtė pėrdorimi i mjeteve mbrojtėse, prezervativėve, tė cilėt ulin rreziqet e infeksioneve tė mundshme. Masė tjetėr parandaluese ėshtė bėrja e Pap Testit, sepse ndihmon nė diagnostikimin e hershėm tė sėmundjes. Zbulimi nė kėtė fazė mund tė ndikojė nė trajtimin nė kohė dhe shmangien e pasojave fatale pėr pacienten.
    A ėshtė plotėsisht i shėrueshėm kanceri i qafės sė mitrės?
    Nėse arrin tė diagnostikohet nė fazat fillestare ky kancer ėshtė plotėsisht i shėrueshėm dhe gruaja mund tė bėjė njė jetė fare normale. Por nėse diagnostikohet nė fazat e avancuara si ndodh gati nė 60 % tė rasteve, ky kancer ėshtė fatal pėr jetėn e pacientes.

    rreziku
    Cilat gra janė tė predispozuara
    - Gratė me partnerė tė shumtė seksualė
    - Gratė qė kanė filluar herėt aktivitetin seksual
    - Gratė me partnerė tė cilėt kanė pasur partnere me kancer
    - Gratė me histori sėmundjesh seksualisht tė transmetueshme
    - Gratė duhanpirėse
    - Gratė me kancer tė gjirit
    - Gratė qė nuk vizitohen rregullisht tek gjinekologu

    Shenjat e alarmit, si shfaqet kanceri i qafės sė mitrės

    Fillimisht gruaja nuk ka shenja tė sėmundjes, sepse ky kancer lind dhe zhvillohet nė heshtje pėr vite me radhė (6-7 vjet). Kur kanceri fillon tė veprojė, si shenja dominante mund tė jenė gjakderdhjet midis periodave, pas njė vizite gjinekologjike, pas kontaktit seksual ose gjatė menopauzės. Cikli menstrual ndonjėherė zgjasin mė shumė ose ėshtė i rėnduar, po kėshtu gruaja ka dhe infeksion tė zgjatur.





    p.s. Doja te shtoja gjithashtu qe per virusin HPV(shkaktari kryesor per kancerin e qafes se mitres) ka dale dhe nje vaksin e cila behet para fillimit te jetes seksuale ( vajza12-14 vjec ) gjithashtu dhe vajza deri ne moshen 25-26 vjec qe kane mardhenie por nuk jane infektuar akoma me virusin.
    VAJZA mos harroni te beni pap test menjehere pas fillimit te mardhenjeve seksuale dhe ta perserisni cdo vit, shpeton jete!!!!!!!


  2. #2
    Dum spiro, spero くる Avatari i sweetzzinna
    Anėtarėsuar
    Jul 2008
    Vendndodhja
    Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ
    Postime
    18,943
    Blog Entries
    53
    Rrespekti
    25

    Gabim

    Doja te shtoja gjithashtu qe per virusin HPV(shkaktari kryesor per kancerin e qafes se mitres) ka dale dhe nje vaksin e cila behet para fillimit te jetes seksuale ( vajza12-14 vjec ) gjithashtu dhe vajza deri ne moshen 25-26 vjec qe kane mardhenie por nuk jane infektuar akoma me virusin.
    VAJZA mos harroni te beni pap test menjehere pas fillimit te mardhenjeve seksuale dhe ta perserisni cdo vit, shpeton jete!!!!!!!
    Me te vertet me sa eshte testuar tani ul shancet te besh kancer deri ne 95%

    Think Pink! Say NO to breast cancer!

  3. #3
    Dum spiro, spero くる Avatari i sweetzzinna
    Anėtarėsuar
    Jul 2008
    Vendndodhja
    Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ
    Postime
    18,943
    Blog Entries
    53
    Rrespekti
    25

    Gabim

    Virusi papilloma dhe kanceri; Kordoni umbilikal me vlera shėruese
    Qėndra amerikane pėr kontrollin dhe parandalimin e sėmundjeve rekomandon vaksinimin kundėr kancerit nė vezore pėr vajzat e gratė nga mosha 9 deri 26 vjeē. Por kėto rekomandime mund tė pėrfshijnė edhe mosha tė tjera nė tė ardhmen ndėrsa virusi qė shkakton kancerin nė vezore, virusi papilloma ose HVP, duket se ka lidhje me lloje tė tjera kanceri si tek burrat edhe tek gratė.

    Nė studimin e botuar kohėt nė revistėn mjekėsore tė Nju Englandit thuhet se pacientėt qė kishin pėrjetuar infeksione nė gojė me virusin papilloma ishin 32 herė mė nė rrezik pėr t’u prekur nga kanceri i laringut.

    Tek burrat, virusi papilloma lidhet me kancerin nė organet gjenitale. Kjo i ka bėrė eksertėt tė ngrenė pyetjen nėse vaksina kundėr papillomes duhet tė pėrfshijė edhe djemtė njėsoj si vajzat.

    Para pak ditėsh, gjatė njė konference mjekėsore ndėrkombėtare, shkencėtarėt pranė universitetit tė Kentakit shpallėn rezultatet paraprake tė njė studimi qė e lidhin virusin papilloma edhe me kancerin nė mushkėri. Shkencėtarėt ende nuk e kanė tė qartė se nė ēfarė mėnyre virusi papilloma lidhet apo nxit gjithė kėto lloj kanceresh, por ekziston mendimi se viruset ndėrhyjnė apo prekin funksionimin e ADN-sė duke shkaktuar rritjen jo normale tė qelizave.

    Gjaku i kordonit umbilikal me veti shėruese

    Shkencėtarėt thonė se gjaku i kordonit umbilikal qė lidh nėnėn me fėmijėn para lindjes, pėrmban qeliza embrionale qė mund tė pėrdoren pėr trajtimin e dhjetra sėmundjeve, pėrfshi leukeminė. Por kordonėt e lindjes shpesh nuk trajtohen si organe me vlera transplantimi dhe prandaj gjaku i tyre nuk konservohet. Megjithatė, shumė amerikanė u paguajnė firmave private mijėra dollarė pėr konservimin e gjakut tė kordonėve tė fėmijėve tė tyre tė porsalindur, pėr transplantim tė mundshėm nėse fėmija ka nevojė mė vonė nė jetė. Shkencėtarėt thonė se gjaku i kordonit tė lindjes sė njė personi pėrmban tė njėjtat ndryshime gjenetike qė lidhen me sėmundjen e tij.

    Fosamaks mund tė ndikojė ne ritmin e rrahjeve tė zemrės

    Fosamax ėshtė ilaēi mė i pėrhapur kundėr sėmundjes sė osteoporosės. Vetėm vitin e kaluar nga shitja e fosamaksit u pėrftuan rreth 3 miliardė dollarė.

    Fosamax ngadalėson dobėsimin e kockave dhe ėshtė provuar si pakėsues i rasteve tė frakturave tek njerėzit qė vuajnė nga osteoporosa.

    Por njė studim nga specialistė pranė universitetit Uashington lė tė kuptohet se pėrdorimi i fosamaksit mund tė ndikojė negativisht nė rrahjet e zemrės, gjė qė shihet si njė efekt i rėndė anėsor.

    Think Pink! Say NO to breast cancer!

  4. #4
    Dum spiro, spero くる Avatari i sweetzzinna
    Anėtarėsuar
    Jul 2008
    Vendndodhja
    Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ
    Postime
    18,943
    Blog Entries
    53
    Rrespekti
    25

    Gabim

    Shkencėtarėt morrėn nė shqyrtim 700 gra qė vuanin nga atrial fibrilation, apo shrregullim i rrahjeve tė zemrės dhe i krahasuan tė dhėnat e tyre me tė 900 grave tė tjera qė nuk kishin ndonjė problem nė zemėr. Rezultatet treguan se gratė qė kishin marrė fosamax ishin thuajse dy herė mė shumė nė rrezik tė prekeshin nga shrregullime tė rrahjes sė zemrės.

    Ekspertėt thonė studime tė tjera nevojiten pėr tė vėrtetuar kėto rezultate, por ata shtojnė se edhe nė se provohen si tė vėrteta, pėrfitimet e pacientėve me osteoporozė nga fosamaxi janė mė tė shumta sesa rreziku i mundshėm pėr t’u prekur nga aritmia e zemrės. Por mjekėt gjithashtu thonė se gratė qė janė nė rrezik tė madh pėr t’u prekur nga aritmia dhe qė kanė kocka tė holla, ose ato me diabet ose probleme nė zemėr, ndoshta duhet tė kėshillohen me mjekun e tyre rreth trajtimeve alternative pėr osteoporosėn.

    Think Pink! Say NO to breast cancer!

  5. #5
    Dum spiro, spero くる Avatari i sweetzzinna
    Anėtarėsuar
    Jul 2008
    Vendndodhja
    Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ
    Postime
    18,943
    Blog Entries
    53
    Rrespekti
    25

    Gabim

    Mbrohuni Nga Kanceri I Qafes Se mitres

    Kjo teme behet per te sensibilizuar te gjithe femrat ne mbare boten,sepse Kanceri i qafes se mitres eshte vertet nje semundje e cila len shume paoja tek nje femer. Le ti shijome dal nga dale si me poshte duke pare disa pyetje dhe pergjigje qe kemi mare profesoreve te nderuar Shqiptar si dhe te huaj per sa i perket kesa semundjeje qe po behet shume shqetesuese per mbar popullaten boterore.

    Pytjet me te shpeshta mbi kancerin e qafes se mitres.
    Cfare eshte kanceri i qafes se mitres?
    Kanceri i qafes se mitres eshte nje tumor qe formohet ne qafen e mitres. Qafa e mitres ndodhet ne fundin e mitres dhe lidh ate me vaginen. Kanceri i qafes se mitres ndodh kur qelizat e qafes se mitres fillojne te rriten ne menyre jo normale dhe te pakontrolluar.
    Sa i shpeshte eshte kanceri i qafes se mitres?
    Kanceri i qafes se mitres eshte nje nga kanceret me te shpeshta tek femrat dhe takohet sidomos tek femrat rreth moshes 40 vjec. Kanceri i qafes se mitres eshte i dyti pas kancerit te gjirit, por ka nje vdekshmeri me te larte. Ne pjesen me te madhe te rasteve, kanceri i qafes se mitres kapet ne faza shume te avancuara.

    Cdo vit rreth 500000 gra ne bote preken nga kanceri i qafes se mitres dhe gjysma e tyre vdesin nga kjo semundje.
    Ne bote cdo 2 min nje grua vdes nga kanceri i qafes se mitres.
    Ne europe cdo 18 min nje grua vdes nga kanceri i qafes se mitres.
    Ne Shqiperi kanceri i qafes se mitres eshte kanceri qe haset me shpesh tek femrat pas kancerit te gjirit.
    Ne shqiperi rastet me kancer te qafes se mitres kane ardhur duke u rritur, ndersa vdekshmeria prej tij eshte dyfishuar.

    Cili eshte shkaktari kryesor i kancerit te qafes se mitres?
    Shkaktari kryesor i kancerit te qafes se mitres eshte Virusi i papilomes njerezore ose HPV. Ka me shume se 100 tipe virusesh te HPV, por nje pjese prej tyre jane viruse me rrezikshmeri te larte dhe shkaktare te kancerit te qafes se mitres. HPV eshte nje virus qe mbetet i fshehur ne organizem pa dhene asnje shenje semundje. HPV perhapet nepermjet kontakteve seksuale. Infeksioni nga HPV eshte me i zakonshem ne grup moshat e reja te cilat jane seksualisht aktive.
    Sa kohe do kanceri i qafes se mitres te zhvillohet?
    Nga momenti i shfaqjes se qelizave jo normale ne qafen e mitres deri ne shfaqjen e plote te kancerit ne qafen e mitres duhen shume vjet, rreth 10 vjet deri ne 20 vjet. Fatmiresisht koha e gjate e zhvillimit te ketij kanceri i jep mundesi cdo femre ta kapi ne kohe ate, nese kontrollohet rregullisht.
    Cilat femra rrezikohen prej kancerit te qafes se mitres?
    Cdo grua mund te preket nga kanceri i qafes se mitres.
    Por nje femer eshte me e rrezikuar per tu prekur nese:
    *Ka filluar heret aktivitetin seksual.
    *Ka partnere seksual te shumte.
    *Ka partnere te cilet kane patur shume partnere seksuale.
    *Ka nje infeksion nga virusi i papilomes njerezore-HPV.
    *Nena, motra apo gjyshja e tyre ka patur kancer te qafes se mitres.
    *Ka apo ka patur nje infeksion seksualisht te transmetueshem perfshi HIV/AIDS.
    *Pi duhan.
    *Ka patur shtatzani te shumta.
    *Ka imunitet te ulet.
    Si mund te mbrohem une nga kanceri i qafes se mitres?
    Rreziku ne qafen e mitres zvogelohet nese ju:
    *VAKSINOHENI me vaksinen under virusit HPV qe shkakton kancerin e mitres.
    *Beni rregullisht PAP TESTIN.
    Te dyja se bashku ju mbrojne nga kanceri i qafes se mitres.
    Cfare eshte vaksina kunder HPV?
    Fale arritjeve te shkences, sot eshte prodhuar nje vaksine e cila te mbron nga infektimi me virusin HPV. Vaksina siguron nje mbrojtje te larte per dy tipet e virusit qe jane shkaktaret me te shpeshte te kancerit te qafes se mitres.

    A ka vaksine ne Shqiperi?
    Fatmiresisht vaksina sot gjendet edhe ne Shqiperi, ate mund ta gjeni edhe ne farmacine tone.
    Ne cfare moshe rekomandohet vaksina?
    Vaksina rekomandohet te behet para fillimit te aktivitetit seksual, pra para infektimit me virusin HPV. Mosha optimale e rekomanduar eshte ajo midis moshes 9-26 vjec. Ne kete grup popullate vaksina ka treguar efektivitet maksimal. Megjithate vaksina ka qene efektive edhe ne grup moshat mbi 26 vjec deri ne 55 vjec.
    Te dhenat shkencore tregojne qe vaksina eshte e efektshme deri ne moshen 55 vjec. Per grup moshat mbi 26 vjec rekomandohet berja e HPV testit perpara vaksinimit.
    Vaksinimi e ul rrezikun e kancerit te mitres por nuk e eliminon nevojen e berjes se PAP TESTIT.
    Te dyja se bashku ju mbrojne nga kanceri i qafes se mitres.
    Cfare eshte PAP TESTI?
    PAP TESTI eshte nje test i shpejt dhe i thjesht qe behet per te pare qelizat e mitres. Ky test mund te tregoje nese ju keni nje infeksion ne qafen e mitres, qeliza jo normale apo kancer te qafes se mitres.
    Si behet nje PAP TESTI?
    Nderkohe qe gruaja shtrihet tek shtrati i vizites, mjeku merr nje sasi qelizash prej qafes se mitres me nje furce te vogel qe eshte posacerisht per kete. Materiali me pas dergohet ne laborator per tu pare. PAP TESTI eshte i padhimbshem prandaj nuk ka nevoje per asnje ilac qetesues. PAP testi mund te kryhet ne nje klinik apo spital.
    Perse eshte kaq i rendesishem pap testi?
    Berja e rregullt e PAP TESTIT zbulon qelizat jo normale ne fazat e hershme pa dhene akoma kancer ne qafen e mitres. Pjesa me e madhe e kancerit ne qafen e mitres mund te kapen ne kohe atehere kur trajtimi behet me i lehte dhe stance per kurimin e tij jane shume te medha.

    Te gjitha grate duhet ta bejne Pap Testin?
    Eshte e rendesishme qe te gjitha grate ta bejne rregullisht Pap Testin, si pjese e kujdesit te vazhdueshem per shendetin. Rekomandohet qe te gjitha femrat tre vjet pasi kane filluar aktivitetin seksual duhet te kryejne Pap testin rregullisht.
    Grate te cilat kane hequr mitren duhet te konsultohen me mjekun nese mund te kryejne rreglullisht pap testin.
    Sa shpesh rekomandohet Pap Testi?
    Rekomadimet jane te ndryshme. Disa rekomandojne te kryhet cdo 1 deri tre vjet.
    Sipas Organizates Boterore te Shendetesise (OBSH) rekomandohet :
    Te gjitha femrat e moshave nga 25-65 vjec duhet te kryejne Pap Testin.
    * Femrat nga 25 deri 49 vjec duhet te kryejne Pap Testin cdo tre vjet.
    * Femrat nga 50 deri 64 vjec duhet te kryejne Pap Testin cdo pese vjet.
    * Femrat ne moshen 65 vjec e lart mund te ndalojne te bejne Pap Testin vetem nese e kane kryer rregullisht ate qe ne moshen 50 vjec dhe kane patur rezultate normale.
    Kerkohet ndonje gje e vecante para se te shkosh te kryesh PAP Testin?
    Rreth 2 dite para testit shmangni dushet vaginale, perdorimin e ovulave vaginale, kremrave spermicide, etj. Nuk duhet te kryeni marrdhenie seksuale 2 dite para PAP Testit. Nje grua e kryen PAP Testin larg periudhes se mestruacioneve.
    Kur merret pergjigja e PAP Testit?
    Pergjigja merret pas disa ditesh. Eshte e rendesishme per nje grua te diskutoje rezulatet e testit me mjekun e saj. Nese rezultati i PAP Testit eshte normal, ju duhet te vazhdoni rregullisht berjen e PAP Testit.
    PAP TESTIT ESHTE TEST I THJESHTE, I SHPEJTE, I PADHIMBSHEM, QE ZGJAT VTEM PAK MINUTA DHE QE JU SHPETON JETEN!
    Po nese rezultati i PAP Testit eshte jo normal?
    Kjo do te thote qe disa qeliza jo normale jane gjetur ne qafen e mitres, por kjo nuk do te thote gjithmone qe jane qeliza kanceroze. Eshte e rendesishme te mbajme mend se qelizat jo normale duhen hequr qe te mos kthehen ne kancer. Kjo gje kerkon nje trajtim te thjeshte ne spitalin gjinekologjik dhe nuk kerkon qe ju te shtroheni. Ky trajtim nuk ndikon ne jeten seksuale apo ne mundesine per te patur femije.
    C’duhet bere nese rezultati i testit eshte jo normal?
    Nese PAP Testi tregon nje dyshim apo nje gjendje jo normale mjeku do tu kerkoje te perserisni testin pas 6 muajsh apo do tu kerkoje te kryeni nje egzaminim te quajtur kolposkopi. Gjate saj shikohet nga afer qafa e mitres, nepermjet nje istrumenti qe vepron si mikroskop por qe quhet kolposkop.
    Gjithashtu mjeku mund te marre nje material te vogel nga indet e qafes se mitres per ti ekzaminuar ne laborator. Kjo procedure quhet BIOPSI.
    Biopsia eshte e vetmja menyre e sigurte per te percaktuar nese qelizat jo normale kane lidhje me kancerin.
    VAKSINIMI DHE BERJA RREGULLISHT E PAP TESTIT JU MBRON NGA KANCERI I QAFES SE MITRES.
    Albaniasite

    Think Pink! Say NO to breast cancer!

  6. #6
    Anėtar Aktiv
    Anėtarėsuar
    Jul 2009
    Vendndodhja
    Rep.Kosoves Lipjani
    Mosha
    24
    Postime
    589
    Rrespekti
    59

    Gabim

    Po de boll mire masi paskin haper kete teme ju Lutem bravo znj.Sweeztinna Bravo kofte ju jeni duke kryre detyre tuje me shume pergjifesi dhe Aktivet tjer Barvo.
    Tung nga Qendrimi bossi..


  7. #7
    Dum spiro, spero くる Avatari i sweetzzinna
    Anėtarėsuar
    Jul 2008
    Vendndodhja
    Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ
    Postime
    18,943
    Blog Entries
    53
    Rrespekti
    25

    Gabim

    Kafeja ul rezikun nga kanceri i mitres, por jo edhe caji i gjelbelerShkencetaret japoneze kane zbuluar nje arsye te mire se pse grate duhet te gjejne me shume ekenaqesie ne pirjen e kafese - kafeja eshte nje mbrojtes shtese per kancerin e mitres.
    Ne studimin afatgjate jane perfshire 45 mije gra te moshes nga 40 deri ne 69 vjeeare, te cilat jane analizuar gjate 15 viteve. Grate ishin ndare ne kater grupe ne varesi te sasise se kafeines se konsumuar, respektivisht kafese.

    Shkencetaret kane zbuluar se grate te cilat kane pire nga tri kafe ne dite, kane pasur 60% me pak rrezik per teu prekur nga kanceri i mitres, krahasuar me ata qe kane pire me pak se dy ne dite.

    Arsyeja eshe sepse kafeja e ul nivelin e insulines, gje qe do te mund te ndikonte ne zvogelimin e kancerit. Ne te njejtin hulumtim eshte analizuar edhe eaji i gjelber, por kjo nuk e ka zvogeluar rezikun per kancer.

    Think Pink! Say NO to breast cancer!

  8. #8
    Dum spiro, spero くる Avatari i sweetzzinna
    Anėtarėsuar
    Jul 2008
    Vendndodhja
    Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ
    Postime
    18,943
    Blog Entries
    53
    Rrespekti
    25

    Gabim

    Kanceri i mitres, cdo vit preken 80 gra
    Cdo vit, 70 deri ne 80 femra preken nga kanceri i qafes se mitres, cka sjell shpesh edhe vdekjen e menjehershme te tyre. Studimet me te fundit te kryera ne vendin tone, tregojne se shume femra kane frike te kryejne pab-testin nje analize qe mund te parandalonte kancerin ne qafen e mitres. Per vete faktin se kjo lloj semundjeje, mund te zhvillohet per 10 apo 20 vjet. "Kategorite e femrave qe jane me te rrezikuara nga kanceri i qafes se mitres, jane femrat qe kane filluar heret aktivitetin seksual. Femrat qe kane shume partnere seksuale, femrat qe kane partner seksual e qe keta te fundit, kane shume partnere seksuale" eshte shprehur Lumturi Merkuri, specialiste e Institutit te Shendetit Publik. Sipas saj, te tjera fenomene qe ndikojne ne zhvillimin e kancerit te mitres, jane edhe pirja e duhanit, lindjet e shumta dhe me te rrezikuara jane femrat te cilet jane te prekura nga virusi i Papilomes Njerezore ose HPV. Po sipas specialisteve rezulton se numri i femrave te prekura nga kanceri po rritet ndjeshem vitet e fundit, ndaj keshillohet qe te gjitha femrat te bejne pab-testin pasi vetem keshtu, mund te parandalohet kjo semundje. Nderkohe nga ana tjeter mjeket keshillojne edhe kryerjen e mamografise, e cila kap qe ne hapat e para kancerin e gjirit. Sipas specialisteve edhe ky lloj tumori, eshte i perhapur tek femrat. "Ajo qe do te keshilloja eshte kryerja e nje mamografie, per te gjitha grate mbi 35 vjec, pavaresisht se kane ose jo shqetesime" ka pohuar specialistja e ISHP-se.

    Think Pink! Say NO to breast cancer!

  9. #9
    Dum spiro, spero くる Avatari i sweetzzinna
    Anėtarėsuar
    Jul 2008
    Vendndodhja
    Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ
    Postime
    18,943
    Blog Entries
    53
    Rrespekti
    25

    Gabim

    Vaksina, mbrojtje pėr kancerin e mitrės


    Kėrkime tė reja tregojnė se dy viruse HPV pėrgjegjės pėr shumė prej kancereve nė qafėn e mitres, gjenden mė shpesh mes grave tė reja. Por tani qė vajzat mund tė mbrojnė veten nga kėto viruse tė rrezikshme me vaksinėn Gardasil, disa ekspertė thonė se ato mund tė presin pak mė gjatė, ndoshta deri nė moshėn 25 vjeēare, pėr tė filluar tė kontrollohen pėr kėtė lloj kanceri.
    Shkencėtarėt kanė identifikuar mė shumė se 100 lloje virusesh HPV qė shkaktojnė kėtė kancerin ne qafen e mitres por dy prej tyre janė pėrgjegjės pėr 70 pėrqind tė tė gjitha rasteve.
    Gjatė njė studimi me pjesmarrjen e 2 mijė grave tė diagnostikuar me kancer nė uter, shkencėtarėt pranė universitetit tė shtetit Nju Meksiko, arritėn nė pėrfundimin se kėto dy viruse HPV preknin pacientet nė moshė tė re.
    Gratė me virusin HPV 16 ishin diagnostikuar me kėtė kancer rreth njė moshe mesatare 48 vjeē dhe ato me virusin HPV 18 ishin diagnostikuar mė herėt, rreth moshės 46 vjeē. Ndėrsa gratė, tek tė cilat kanceri ishte shkaktuar nga viruse tė tjera HPV, kishin filluar tė diagnostikoheshin jo pėrpara moshės 52 vjeē.
    Shkencėtarėt thonė vajzat qė ishin imunizuar me Gardasil, vaksinė qė i mbron ato ndaj viruseve HPV 16 dhe HPV 18, mund tė jenė nė gjendje tė fillojnė tė kontrollohen pėr kancer nė uter nė moshėn 25 vjeē, dhe jo nė moshėn 18 e 21 vjeē siē ėshtė vepruar deri tani.
    Megjithatė, mjekė tė tjerė thonė se ndryshimi i moshės sė kontrollit pėr kancer nė miter ėshtė i parakohėshėm sepse mė shumė se 75 pėrqind e vajzave nuk janė vaksinuar plotėsisht me Gardsil, dhe se do tė duhen vite derisa tė vėrtetohet sesa kohė zgjat mbrojtja qė ofron kjo vaksinė.


    Shekulli

    Think Pink! Say NO to breast cancer!

  10. #10
    Dum spiro, spero くる Avatari i sweetzzinna
    Anėtarėsuar
    Jul 2008
    Vendndodhja
    Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ
    Postime
    18,943
    Blog Entries
    53
    Rrespekti
    25

    Gabim

    Vaksina kunder kancerit te qafes se mitres[te quajtur kanceri cervix uteri ose corpus uteri]eshte vaksine qe forcon imunitetin te organizmit te njeriut dhe e pajise ate me antitrupe kunder disa viruseve qe hyne ne grupin viral te quajtur grupi vira HPV[Human papilloma virus] te cilet keto viruse me ane te infeksionit qe peson organizmi[ semundjeve virale]jane shkaktare per kancerin qafen e mitres.Pra kjo vaksine lufton semundjet infektive virale dhe nuk lejon te formimin e ketije lloje kanceri.
    Virusi HPV[human papiloma virus] [erben ne grupin e tije 130lloje. ky lloje virusi ka veti ye infektoje mukozat ose cipat vlenike te lekures se trupit te njeriut.Ai deperton me teper ne shendetin e femres sesa te mashkullit.nga 130 lloje te virusit HPV 40 prej tyre mund te shkaktojne kancer.VirusiHPV transmetohet gjithmone me ane te takimit te lekures,nepermjet mardhenjeve sexualete cilat infektojne zonen e sistemit gjenital[ ne zonen cervix uteri].Ky infeksion eshte i rrezikut te shkalles se larte,se se pari paraqet ose shkakton ca kiste ne forme gjendrrash qe quhen virrucat gjenitale me vone keto shnderrohen ne kancer ne qafen e mitre [ corpus uteri]infeksioni nga virusi HPV eshte nje nga shkaqet e kanerit te qafes se mitres.Zakonisht llojet e viruseve qe shkaktojne kete lloje kanceri percaktohen 16,18,33,35,39,45,51,52.Keto lloje virusesh mund te shkaktojne kancer ne qafe te mitres ose ne penis ne meshkujt.Per zbulimin e ketyre kisteve te quajturaVICURRET ose per zbulimin e gjenderave me qeliza anomalike eshte e keshillueshme qe femrat te bejne ne analize c'do 6 muaj qe quhet PAP-TEST.Kjo perdoret per zbulimin e qelizave anomalike sidhe per ekzistencen e siptomave te infeksionit te virusit HPV.Ne baze te studimeve shkencore del se femrat fillojne te preken nga ky lloje virusi qe nga mosha14-60 vjece por masa me e madhe qe infektohen eshte ne moshen nga mosha 20-40 vjece.Ca lloje nga keta viruse te grupit HPV mund te shkaktojnethjeshte ca shenja ose tipe nishanash ne lekure.ATO SHENJA ZAKONISHT DIKTOHEN NE KEMBE I DUAR.Llojet i virusit 16,18,31 jane te rrezikshmerise me te larte se llojet e tjera.Ka tipe te tjera qe demtojne organet frymemarrese qe shkaktojne vecurre ose kiste ne mushkeri dhe demtojne organet e frymemarrjes por nuk shkaktojne kancer.mardhenja seksuale me prezetztive eshte nje menyre per tu mbrojtur nga ky lloje infeksioni por nuk eshte qind per qind e sigurte.Ne vitin 2006 u zbulua vaksina kunder infeksionit te virusit HPV e quajtur vaksina GARDASIL ME VONE DOLI NJE TJETER VAKSINE QE KRYEN TE NJEJTIN FUNKSION vaksina me emrin CERVARIX,qe krijon mbrojtje te larte kunder llojeve te virusit 16,18 etj te cilet jane te rrezikshem per kancer ne qafen e mitres.Keto lloje vaksinash tani per tani perdoren vetem per femrat ne te ardhmen behen prova te perdoren edhe per meshkujt,Keto te dy vaksina per te luftuar kete lloje kanceri perqendrohenne viruset si dhe ne gonogjenet qe shkaktojne ndryshimin qelizore dhe krijimin e qelizave kanceroze.

    Think Pink! Say NO to breast cancer!

  11. #11
    Dum spiro, spero くる Avatari i sweetzzinna
    Anėtarėsuar
    Jul 2008
    Vendndodhja
    Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ
    Postime
    18,943
    Blog Entries
    53
    Rrespekti
    25

    Gabim

    Vajzat 18-vjeēare tė prekura nga kanceri i qafės sė mitrės !

    Kontaktet e hershme seksuale dhe ndėrrimi i shpeshtė i
    Virusi HPV ėshtė njėsoj i rrezikshėm si HIV. Ky virus shkakton kancer nė qafėn e mitrės te femrat dhe, si pasojė, sjell vdekjen kur ėshtė nė gjendje tė rėnduar. Nga vizitat e pėrditshme qė bėhen nė repartin e Onkologjisė te gjinekologia rezulton se femrat e reja, tė moshės 19-25 vjeē, preken nga kjo sėmundje. Ėshtė shtuar numri i kėsaj grupmoshe, gjė qė nuk ka ndodhur vite mė parė, kur mosha mė e prekur ka qenė ajo e femrave nga 40–60 vjeēe. Gjinekologia Silvana Ēeliku thotė pėr gazetėn “GT” se ėshtė vėnė re qė sėmundja e kancerit nė mitėr prek pėrditė moshat e reja, ku pėrfshihen edhe adoleshente. “Njė vajzė nga Kosova, e cila nuk i ka mbushur akoma 19 vjeē, nuk mund tė jetojė mė. Ajo ėshtė nė gjendje tė rėndė dhe kanceri nė qafėn e mitrės i ka avancuar shumė. Nuk ka mė shpėtim pėr tė. Ėshtė pėr tė ardhur keq qė tė preken adoleshente nga ky virus vdekjeprurės,” thotė gjinekologia Ēeliku. Sipas Ēelikut, shkaqet e kėsaj sėmundjeje janė kontaktet seksuale tė pambrojtura me shumė partnerė, higjiena e ulėt intime, abortet e shumta. Por edhe kontaktet e hershme seksuale janė tė dėmshme, kur femrat i ndėrrojnė shpesh partnerėt, tė cilėt janė bartėsit kryesorė tė sėmundjes. Ka shumė vajza tė reja qė vijnė pėr vizitė kur kanė shqetėsime, gjė qė pėrkthehet se sėmundja ka avancuar dhe shumė pak mund tė bėhet pėr tė mbijetuar. Virusi HPV duhet kapur nė fillimet e saj qė tė mos avancojė. Ajo nuk duhet ta kalojė fazėn e dytė, sepse nuk mund tė operohet dhe ėshtė me rrezik pėr jetėn. Femrat duhet tė kenė kulturėn qė tė vizitohen te gjinekologia, tė paktėn njė herė nė vit. Kjo bėhet pėr tė parandaluar sėmundjen, si dhe tė kapet nė kohė, atėherė kur ajo ka gjasa tė shėrohet. Nėse sėmundja ėshtė nė fazėn e parė dhe tė dytė femra duhet t’i nėnshtrohet operacionit, qė heq zonėn kanceroze nė mitėr; pas operacionit duhet trajtuar me rreze. Por edhe kėto nuk e kanė njėqind pėr qind tė garantuar mbijetesėn. Ndėrsa faza e tretė dhe e katėrt ėshtė shumė e rrezikshme pėr jetėn e pacientes, pasi nuk ka mė shpėtim. Jeta mund tė zgjasė deri nė pesė vjet. Gjatė kėtyre viteve trajtohen me rreze, nė mėnyrė qė ta reduktojnė sa tė mundin avancimin e shpejtė tė kancerit. Meshkujt, bartėsit e virusit
    Bartėsit e virusit vdekjeprurės, qė shkakton kancerin nė qafėn e mitrės te femrat, janė meshkujt. Ata nuk kanė rrezikshmėri pėr jetėn, por vetėm shqetėsime, tė cilat fillojnė me kruajtje dhe djegie tė organit seksual. Atyre u dalin puērra, tė cilat bėhen tė bezdisshme. Por kėto trajtohen tek urologu dhe duhet tė digjen. Nėse nuk bėhet djegia e tyre, atėherė mashkulli do ta mbartė virusin te tė gjitha femrat, me tė cilat kryen marrėdhėnie seksuale tė pambrojtura. Gjinekologia Silvana Ēeliku sqaron se te femrat kjo sėmundje e ka zanafillėn edhe te njė infeksion. Nėse nuk trajtohet, mund tė kalojė te sekrecionet qė vijnė nė erė tė keqe. Shkaqet e kėsaj sėmundjeje janė nė mėnyra tė ndryshme, qė mund tė kenė dhimbje kur kryejnė aktin seksual, hemorragji etj. Para dy ditėsh ėshtė zbuluar vaksina nė Amerikė, e cila zhduk kancerin nga qafa e mitrės. Ēeliku thekson se ėshtė shumė i rėndėsishėm ky zbulim, qė do tė shpėtojė miliona gra nė botė, tė cilat vuajnė nga kjo sėmundje. ”Ėshtė njė ngjarje qė do tė shpėtojė jetėn e femrave tė prekura nga virusi HPN. Le tė shpresojmė qė ky ilaē do tė vijė edhe nė Shqipėri,” tha gjinekologia. Elma Halili

    Think Pink! Say NO to breast cancer!

  12. #12
    Dum spiro, spero くる Avatari i sweetzzinna
    Anėtarėsuar
    Jul 2008
    Vendndodhja
    Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ
    Postime
    18,943
    Blog Entries
    53
    Rrespekti
    25

    Gabim

    Vaksinimi per kancerin e qafes se mitres, kush mund ta beje
    Vitet e fundit, kanceri nė qafėn e mitrės ka arritur shifra alarmante. Nėse i referohemi shifrave, sipas Organizatės Botėrore e Shėndetėsisė (OBSH), llogaritet se ēdo vit afėrsisht 500000 gra diagnostikohen me kancer tė qafės sė mitrės dhe se mbi 50 pėr qind e tyre vdesin nga kjo sėmundje. Nė botė, ēdo dy minuta njė femėr vdes nga kanceri i qafės sė mitrės. Ndėrsa nė Evropė, kjo ndodh nė ēdo 18 minuta. Nė Shqipėri, pėrbėn 51.2 pėr qind tė rasteve me tumore malinje qė prekin aparatin gjenital femėror. Kohėt e fundit ėshtė miratuar dhe ka mbėrritur dhe nė vendin tonė vaksina qė mbron nga kanceri nė qafėn e mitrės. Nė njė intervistė pėr “Panorama”, mjekja gjinekologe, Kozeta Mustafaraj, shpjegon se sa ndikon vaksina nė parandalim dhe ēfarė duhet tė dimė pėrpara se tė vaksinohemi:
    Doktoreshė, sa i pėrhapur ėshtė kanceri nė qafėn e mitrės?
    Kanceri i qafės sė mitrės, qė shkaktohet nga infeksioni HPV, renditet i dyti pėr shpeshtėsinė e kancerit te gratė, duke shkaktuar mbi ēerek milionė vdekje nė vit nė botė. HPV ėshtė sėmundja seksualisht e transmetueshme mė e pėrhapur, duke kapur njė numėr prej 6.2 milionė rastesh tė rinj nė SHBA. Mbi 70 tipe janė tė lidhura me lythet genital dhe kancerincervikal. Kryerja e pap testeve ka reduktuar incidencėn dhe mortalitetin e kancerit cervikal nė gratė qė kanė kryer ekzaminime rutinė nė mėnyrė tė rregullt, por dhe kjo ėshtė e pamjaftueshme pėr shkak tė sensivitetit tė ulėt 50-74 % nė varėsi tė metodologjisė, si dhe faktorėve social si: moshat e reja, niveli ekonomik i ulėt, tė pasiguruar dhe akoma mė problematike ėshtė nė vendet e pazhvilluara, pėr shkak tė mungesės sė burimeve teknologjike, laboratorike apo programesh depistuese.
    Kohėt e fundit ka dalė nė qarkullim vaksina qė parandalon shfaqjen e kėtij kanceri…
    Nė fakt ekzistojnė dy vaksina: Gradasili dhe Cervarix, qė ka ardhur dhe nė vendin tonė. Vaksinat kanė potencialin tė ulin sėmundshmėrinė dhe vdekshmėrinė nga kanceri cervical.
    Pėrdorimi i gardasil vaxinės 4 valente tė aprovuar nė vitin 2006, ka treguar efikasitet nė mbrojtjen kundrejt 4 tipeve HPV (6,11,16,18) nė rreth 70 % tė kancerit cervikal, dhe 90 % tė lytheve genital. Vaksina ka potencialin tė reduktoj dukshėm mortalitetin dhe morbidteni shoqėrues tė kancerit cervikal. Megjithatė ka mjaft faktorė qė ndikojnė nė efikasitetin e vaksinės.
    Cilėt janė kėta faktorė?
    Faktorėt janė tė shumtė dhe pėrfshijnė ekspozimin e mėparshėm ndaj HPV, kohėzgjatjen e mbrojtjes qė siguron vaksina, ndėrveprimi in vivo ndėrmjet serotipeve HPV, variacioni i serotipeve nė vende tė ndryshme. Duhet marrė nė konsideratė nėse infektimi i njėkohshėm me shumė serotype do tė rrisė apo do tė ulė efektin e saj. Mund tė ketė in vivo njė ndėrveprim midis serotipeve qė mund tė jenė tė natyrės sinergjike (pėrforcues) apo kompetitiv. Njė ndėrveprim sinergjik mund tė ndodh nėse dy serotype ndajnė cilėsi gjenetike, duke lejuar kėshtu njė serotip tė lehtėsojė infeksionin me njė tė dytė. Nė kėtė rast, njė vaksinė specifike ndaj njė tipi mund tė induktojė formim antitrupash ndaj tjetrit, mė serotip gjenetikisht tė afėrt, nė kėtė mėnyrė redukton marrjen e infeksioneve tė shtameve multiple. Megjithatė, megjithėse mund tė ketė disa anti-trupa me veprim tė kryqėzuar, midis tipeve HPV, imuniteti besohet tė jetė mė tepėr tipspecifik, ēka do tė thotė se shumica e serotipeve veprojnė nė mėnyrė kompetitive. Nėse kjo ėshtė e vėrtetė, duke ulur prevalencėn e njė serotipi mund tė nxitet procesi i “ēlirimit kompetitiv” dhe si rezultat proliferimi i serotipeve tė tjerė. psh duke hequr serotipin A nga njė pjesė e madhe e popullatės, kjo mund tė nxitė proliferimin e serotipeve B, tė cilat ishin tė kufizuar mė parė nga tipat A. Infeksioni me disa shtame duket se rrit rriskun pėr lezione tė gradės sė lartė, dhe ėshtė gjendur nė 8 % tė grave me kancer cervikal. Pėr mė tepėr ėshtė parė njė rritje e riskut pėr infeksione sekuencial dhe tė njėkohshėm tė tipeve tė ndryshme nė disa gra, ēka flet pėr njė predispozit ndaj fitimit tė infeksionit. Prandaj nėse vaksina nis ēlirimin kompetitiv tė shtameve, potencialisht mė virulent, mbrojtja do tė jetė jo e plotė dhe vaksina mė pak efektive sesa pritej.
    Pėr sa kohė zgjat efikasiteti i vaksinės?
    Efikasiteti afat gjatė pėr vaksinėn ėshtė i limituar. Nė fakt nė botė, janė kryer vetėm 2 studime rreth kohėzgjatjes sė kėtij efekti dhe kanė treguar se zgjat 3.5 dhe 5 vjet. Vaksina ka efikasitet mė tė mirė, sa mė e vogėl tė jetė mosha e vajzave. Siguria e vaksinės pėrfshin dhe reaksionet nė vendin e injektimit me dhimbje, skuqje, enjtje, e shumė rrallė pireni. Nuk janė parė tė ketė efekte anėsore nė studime nė kafshė pėr fertilitetin apo dhe dėmtime fetale. Kjo vaksinė klasifikohet nga FDA si e kategorisė B.
    Ēfarė ndikon nė pasjen sukses tė vaksinės?
    Variancioni nė prevalencėn e HPV midis vendeve tė ndryshėm mund tė ndikojė nė efektin e vaksinės. Duhet qė gruaja tė mos ketė patur histori tė infeksionit. Njė studim i para ca kohėve, i zhvilluar nė tre faza, pėrfshiu mė tepėr se 24 mijė pjesėmarrėse tė moshave 16-26 vjeē, nga 22 vende tė ndryshme. Duke parė se vaksina ka pėr qėllim tė jetė profilaktike, efikasiteti u fokusua nė gra qė ishin HPV negative (seronegative dhe pcr neg). Pjesėmarrėsit qė kishin prani tė infeksioneve tė kaluar aktual, pėrbėnin rreth 27 % tė pjesėmarrėsve. Rezultati i kėtyre provave ishte njė efikasitet i lartė nė parandalimin e kancerit cervical, vulvar, vaginal. Nė gratė qė kishin HPV negative, efikasiteti pas marrjes sė dozave tė vaksinės arriti nė 95 %, por ky efikasitet ishte i ulėt, 36%, nė popullatėn e pėrgjithshme. Ky studim tregon qė duhet bėrė vaksinimi para fillimit tė aktivitetit seksual.
    A mbron pėrfundimisht vaksina nga kanceri, pra vaksinimi arrin tė parandalojė pėrfundimisht shfaqjen e kancerit?
    Duhet kuptuar se vaksina mbron vetėm ndaj 2 tipeve HPV, qė janė shkaktar tė kancerit dhe 2 tipeve lyth shkaktues, por gratė do tė vazhdojnė tė jenė nėn rrezikun e shtameve tė tjerė virulent. Nė kėtė mėnyrė vaksinimi nuk mund tė pėrdoret si zėvendėsues i depistimit. Vaksina mund tė ndihmojė nė parandalimin e kancerit vuvar dhe vaginal tė shkaktuar nga tė njėjtėt viruse qė ajo mbron nė kancer cervikal. Por gratė e infektuara mė parė me hpv 16, 18, nuk kanė pėrfitim, ndaj dhe rekomandohet vaksinimi para ekspozimit tė mundshėm me virusin. Vaksina nuk ka efekt terapeutik nė gratė me infeksione preekzistues, ndėrkohė qė ėshtė e zakontė njė vetėpastrim i shtameve onkogjenik HPV. Meshkujt e rinj janė kandidatė potencial pėr kėtė mbrojtje, pasi si gratė edhe burrat, janė mbartės tė HPV, por pėr momentin nuk ėshtė aprovuar akoma vaksinimi i meshkujve. Vaksina mbron mė tepėr ndaj shtameve 6 e 11, tė cilėt janė pėrgjegjės pėr lythat genital, por jo nga shtamet e tjera. Ndaj ėshtė e rėndėsishme qė tė vazhdojė depistimi dhe kontrollet periodike, pavarėsisht bėrjes sė vaksinės.
    A ka efekte anėsore?
    Si efekte anėsore mė tė shpeshta janė parė sinkopa, dhimbje nė vendin e infektimit, dhimbje koke, nauze e ethe. Prandaj kėshillohet njė periudhė 15 minuta observimi pas kryerjes sė vaksinės. Vaksina merret me 3 injeksione intramuskulare nė muajin 0, 2 dhe 6

    Think Pink! Say NO to breast cancer!

  13. #13
    Dum spiro, spero くる Avatari i sweetzzinna
    Anėtarėsuar
    Jul 2008
    Vendndodhja
    Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ
    Postime
    18,943
    Blog Entries
    53
    Rrespekti
    25

    Gabim

    Cfare eshte PAP TESTI?
    PAP TESTI eshte nje test i shpejt dhe i thjesht qe behet per te pare qelizat e mitres. Ky test mund te tregoje nese ju keni nje infeksion ne qafen e mitres, qeliza jo normale apo kancer te qafes se mitres.




    Si behet nje PAP TESTI?
    Nderkohe qe gruaja shtrihet tek shtrati i vizites, mjeku merr nje sasi qelizash prej qafes se mitres me nje furce te vogel qe eshte posacerisht per kete. Materiali me pas dergohet ne laborator per tu pare. PAP TESTI eshte i padhimbshem prandaj nuk ka nevoje per asnje ilac qetesues. PAP testi mund te kryhet ne nje klinik apo spital.

    Perse eshte kaq i rendesishem pap testi?
    Berja e rregullt e PAP TESTIT zbulon qelizat jo normale ne fazat e hershme pa dhene akoma kancer ne qafen e mitres. Pjesa me e madhe e kancerit ne qafen e mitres mund te kapen ne kohe atehere kur trajtimi behet me i lehte dhe stance per kurimin e tij jane shume te medha.

    Te gjitha grate duhet ta bejne Pap Testin?
    Eshte e rendesishme qe te gjitha grate ta bejne rregullisht Pap Testin, si pjese e kujdesit te vazhdueshem per shendetin. Rekomandohet qe te gjitha femrat tre vjet pasi kane filluar aktivitetin seksual duhet te kryejne Pap testin rregullisht.
    Grate te cilat kane hequr mitren duhet te konsultohen me mjekun nese mund te kryejne rreglullisht pap testin.

    Sa shpesh rekomandohet Pap Testi?
    Rekomadimet jane te ndryshme. Disa rekomandojne te kryhet cdo 1 deri tre vjet.
    Sipas Organizates Boterore te Shendetesise (OBSH) rekomandohet :
    Te gjitha femrat e moshave nga 25-65 vjec duhet te kryejne Pap Testin.
    * Femrat nga 25 deri 49 vjec duhet te kryejne Pap Testin cdo tre vjet.
    * Femrat nga 50 deri 64 vjec duhet te kryejne Pap Testin cdo pese vjet.
    * Femrat ne moshen 65 vjec e lart mund te ndalojne te bejne Pap Testin vetem nese e kane kryer rregullisht ate qe ne moshen 50 vjec dhe kane patur rezultate normale.

    Kerkohet ndonje gje e vecante para se te shkosh te kryesh PAP Testin?
    Rreth 2 dite para testit shmangni dushet vaginale, perdorimin e ovulave vaginale, kremrave spermicide, etj. Nuk duhet te kryeni marrdhenie seksuale 2 dite para PAP Testit. Nje grua e kryen PAP Testin larg periudhes se mestruacioneve.

    Kur merret pergjigja e PAP Testit?
    Pergjigja merret pas disa ditesh. Eshte e rendesishme per nje grua te diskutoje rezulatet e testit me mjekun e saj. Nese rezultati i PAP Testit eshte normal, ju duhet te vazhdoni rregullisht berjen e PAP Testit.

    Po nese rezultati i PAP Testit eshte jo normal?
    Kjo do te thote qe disa qeliza jo normale jane gjetur ne qafen e mitres, por kjo nuk do te thote gjithmone qe jane qeliza kanceroze. Eshte e rendesishme te mbajme mend se qelizat jo normale duhen hequr qe te mos kthehen ne kancer. Kjo gje kerkon nje trajtim te thjeshte ne spitalin gjinekologjik dhe nuk kerkon qe ju te shtroheni. Ky trajtim nuk ndikon ne jeten seksuale apo ne mundesine per te patur femije.

    C’duhet bere nese rezultati i testit eshte jo normal?
    Nese PAP Testi tregon nje dyshim apo nje gjendje jo normale mjeku do tu kerkoje te perserisni testin pas 6 muajsh apo do tu kerkoje te kryeni nje egzaminim te quajtur kolposkopi. Gjate saj shikohet nga afer qafa e mitres, nepermjet nje istrumenti qe vepron si mikroskop por qe quhet kolposkop.
    Gjithashtu mjeku mund te marre nje material te vogel nga indet e qafes se mitres per ti ekzaminuar ne laborator. Kjo procedure quhet BIOPSI.
    Biopsia eshte e vetmja menyre e sigurte per te percaktuar nese qelizat jo normale kane lidhje me kancerin.


    PĖR GJITHĖ KĖTO ARSYE ĖSHTĖ E RĖNDĖSISHME QĖ TĖ BĖHET PAP TESTI EDHE KUR JE MIRĖ ME SHĖNDET, I THJESHTĖ PĖR TU BĖRĖ DHE MUND TĖ TĖ SHPĖTOJĖ JETĖN

    Katia likes this.
    Think Pink! Say NO to breast cancer!

  14. #14
    Dum spiro, spero くる Avatari i sweetzzinna
    Anėtarėsuar
    Jul 2008
    Vendndodhja
    Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ
    Postime
    18,943
    Blog Entries
    53
    Rrespekti
    25

    Gabim Titulli: Kanceri ne qafen e mitres!!!

    Shenja qė paralajmėrojnė tumoret nė mitėr
    Pap- testi duhet bėrė ēdo 3 vjet, tek ēdo grua seksualisht aktive, ndėrsa Mamografia, ēdo 2 vjet

    Trajtimi i menopauzės ėshtė nė varėsi tė simptomave dhe nė varėsi nga dėshira e gruas pėr kėtė trajtim.
    Trajtimi mė i pėrshtatshėm, siē mund tė keni kuptuar edhe nga sa thuhet mė sipėr, ėshtė ai me bazė hormonale. Meqenėse trupi i gruas nuk prodhon mė hormonet estrogjen, progesteron, gjė qė bėhet shkak edhe pėr shumė prej shqetėsimeve tė pėrmendura mė sipėr, gruas i jepen kėto hormone. Nė kėtė mėnyrė, shumė prej ankesave tė gruas pėrmirėsohen. Po kėshtu, gruaja mbrohet edhe nga sėmundje tė zemrės dhe tė enėve tė gjakut.

    Terapia e zėvendėsimit tė hormoneve

    Terapia e zėvendėsimit tė hormoneve (TZH) ėshtė njė alternativė gjithmonė nė rritje, pėrsa i pėrket simptomave tė menopauzės. Estrogjenet merren me rrugė tė ndryshme: nga goja , me injeksione ose me pulla qė ngjiten nė lėkurė . Mėnyra e pėrdorimit oral (me tableta qė merren nga goja) ėshtė estrogjen nga dita e parė e ardhjes sė menstruacioneve deri 25 ditė pas saj dhe progesteron nga dita e 13-tė deri nė tė 25-n dhe 4-7 ditė pushim, kohė kur vijnė edhe menstruacionet. Kur gratė nuk duan tė kenė mensturacione, kjo skemė mund tė pėrdoret pa periudhėn e pushimit 4-7 ditė. Ndėrsa mjekimi transdermal (me pulla qė pėrmbajnė estrogjen dhe qė ngjiten nė parakrah ose nė bark) bėhet ēdo tri ditė dhe duke filluar nga dita e 13 –tė e ciklit shtohet edhe progesteron me tableta ose ampula pėr 10 ditė. Gratė qė kanė hequr mitrėn, estrogjeni mund tė pėrdoret vetėm, pa progesteronin, parandalon kancerin e mitrės. Progesteroni i pėrdorur 12 ditė ėshtė i mjaftueshėm pėr tė parandaluar kėtė mundėsi.
    Megjithatė, ēdo gjė duhet ta bėni nėn kėshillėn e mjekut.
    Rreziqet e terapisė zėvendėsuese, Estrogjenet, rrisin mundėsinė e zhvillimit tė gurėve nė tėmth dhe nė rrugėt e tij. Ky rrezik ėshtė mė i madh tek gratė obeze (tė dhjamosura). Nė kushtet e gjendjeve pre – kanceroze tė gjirit, estrogjenet mund tė favorizojnė zhvillimin e tyre drejt kancerit tė gjirit. Pėr kėtė arsye, para fillimit tė mjekimit me estrogjene, ėshtė e kėshillueshme tė bėhet ekzaminimi i gjirit dhe njė mamografi.
    Ekzaminimet kryesore qė duhet tė bėjė gruaja
    Eshtė e domosdoshme qė ēdo grua, qė ėshtė duke hyrė nė menopauzė, tė bėjė njė vizitė mjekėsore si dhe ti nėnshtrohet njė programi ekzaminimesh si p.sh. ekzaminime pėr tė matur nivelin e yndyrnave nė gjak, tė sheqernave, provat pėr funksionimin e mėlēisė, ekografi etj. Si dhe ato qė janė mė tė rėndėsishme si Pap – testi e Mamografia . Nėpėrmjet kėtyre dy ekzaminimeve tė fundit zbulohet nėse gruaja ėshtė nė rrezik pėr zhvillim tė kancerit tė mitrės dhe atij tė gjirit. Pap– testi duhet tė bėhet ēdo 3 vjet, tek ēdo grua me njė jetė aktive seksuale, ndėrsa Mamografia, tek ēdo grua pas moshės 35 vjeē, ēdo 2 vjet. Pėr diagnozėn e parakohshme tė tumoreve nė gji, gruaja duhet gjithashtu tė mėsojė prej mjekut, sesi tė bėjė periodikisht vetė ekzaminimin e gjirit si dhe tė shkojė menjėherė tė vizitohet tek mjeku, sa herė qė ka ndonjė dyshim.
    Ndėrsa pėr diagnozėn e parakohshme tė tumoreve tė mitrės, duhet patjetėr qė, nė rast se gruaja vėren gjakderdhje tė ērregullta vaginale pas periudhės sė menopauzės, ankohet pėr dhimbje nė fund tė barkut, tė shkoje menjėherė tek mjeku.


    Shqetėsime tė tjera

    Rėnia e nivelit tė estrogjeneve shton infeksionet e vezikės urinare

    Urinimi i pavullnetshėm (humbja e aftėsisė pėr tė mbajtur urinėn, urinim i pavetėdijshėm gjatė kollitjeve, lėvizjeve tė papritura, etj) ėshtė njė ankesė tjetėr, qė gratė mund tė paraqesin nė kėtė kohė. Kėto fenomene janė pasojė e plakjes sė muskujve tė fshikėzės sė urinės nė mungesė tė estrogjeneve. Ulja e nivelit tė estrogjeneve ēon edhe nė uljen e aftėsisė mbrojtėse nga infeksionet e vezikės urinare. Kėshtu, ata bėhen shkak pėr shqetėsimet e pėrmendura mė sipėr. Si pasojė e ndryshimeve qė ndodhin nė muskulaturėn mbajtėse tė tyre, nė kėtė periudhė ndodh qė fshikėza e urinės, muret e vaginės dhe mitra, tė dalin jashtė.
    Trajtimi hormonal ul rrezikun e infeksioneve tė vezikės urinare, por ndikon edhe mbi urinimin e pavullnetshėm. Pėr tė pėrmirėsuar funksionin e muskulaturės sė legenit, kėshtu edhe tė vezikės urinare dhe pėr tė parandaluar mosmbajtjen e urinės, ėshtė shumė e dobishme bėrja e disa ushtrimeve gjimnastikore tė quajtura “gjimnastika e vezikės”. Pėr kėtė mund tė kėshilloheni me mjekun tuaj.
    Pagjumesia, ankthi , paqėndrueshmėria emocionale, depresioni, ērregullimet e kujtesės, marrje mendsh , mpirja e duarve dhe e kėmbėve ose ndjesi si miza- miza, nervozizmi, lodhja e shpejtė, rrahjet e shpeshta tė zemrės, dhimbjet e kyēeve, etj janė shqetėsime tė tjera, nga tė cilat gratė ankohen nė periudhėn e klimaksit. Por kėto simptoma nė kėtė periudhė nuk janė shumė specifike, prandaj ėshtė e rėndėsishme tė pėrjashtohen shkaqe tė tjera, qė mund tė shkaktojne kėto simptoma. E rėndėsishme ėshtė tė kuptohet se bėhet fjalė pėr njė periudhė kalimtare, qė mund tė sjellė shqetėsime qė nuk duhet tė konsiderohen sėmundje ose patologji psikike, por qė duhet tė diskutohen me mjekun.

    Ndryshimet metabolike

    Nė periudhėn e menopauzės pakėsohet metabolizmi bazal (dmth trupi konsumon mė pak kalori), kėshtu qė gratė shtojnė nė peshė. Nė disa raste, bashkė me shtimin nė peshė, kur ekziston dhe predispozicioni familjar, tek gratė mund tė shfaqet edhe diabeti (rritja e sheqernave nė gjak). Edhe prodhimi i yndyrnave pėson ndryshime, gjė qė shoqėrohet me rritje tė nivelit tė kolesterolit nė gjak.

    Disa kėshilla pėr ushqyerjen

    Gratė nė menopauzė duhet tė ndjekin njė regjim ushqimor tė ekuilibruar dhe tė larmishėm dhe, nė tė njėjtėn kohė, tė kryejnė ushtrime fizike tė paktėn tri herė nė ditė. Afrimi i periudhės sė menopauzės mund tė jetė nė kėtė mėnyrė edhe njė mundėsi pėr tė ndryshuar disa zakone tė tė ushqyerit jo korrekt. Rregullat e reja tė tė ushqyerit mund tė ndihmojnė gruan pėr tė ndjekur njė regjim ushqimor tė mirė, si pėr vete, ashtu edhe pėr tė gjithė familjen .

    1 . Pėrdorni larmi ushqimesh, por qė gjithnjė tė jenė sa mė tė freskėta
    2 . Pėrdorni sa mė shumė fruta e zarzavate
    3 . Filloni vaktin me sallatė ose me supė me zarzavate (perime)
    4 . Pakėsoni vaktet me mish (jo mė shumė se 4 herė nė javė) dhe zėvendėsojini ato me perime
    5 . Ulni pėrdorimin e yndyrnave gjatė pėrgatitjes sė ushqimeve
    6 . Pakėsoni sa mė shumė qė tė jetė e mundur, pėrdorimin e ėmbėlsirave
    7 . Hani fruta , por jo menjėherė pas ngrėnies sė vaktit

    Think Pink! Say NO to breast cancer!

  15. #15
    Dum spiro, spero くる Avatari i sweetzzinna
    Anėtarėsuar
    Jul 2008
    Vendndodhja
    Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ
    Postime
    18,943
    Blog Entries
    53
    Rrespekti
    25

    Gabim Titulli: Kanceri ne qafen e mitres!!!

    Seksi nė moshė tė re shton rrezikun pėr kancer

    Sipas shkencėtarėve britanikė, aktiviteti seksual nė moshė tė re dyfishon rrezikun pėr zhvillimin e kancerit nė qafen e mitrės.Tė dhėnat e botuara nė British Journal of Cancer, sugjerojnė se rreziku ėshtė mė i madh nėse marrėdhėniet seksuale fillojnė nė moshė mė tė re pasi qė HPV- virusi pėrgjegjės pėr kėtė sėmundje ka nė dispozicion kohė mė tė madhe pėr tė shkaktuar dėme nė rast se ndodh infeksioni.

    Rezultatet e studimit tė realizuar te mė shumė se 20.000 femra, pohojnė se madje rreziku pėr zhvillimin e kancerit tė qafės sė mitrės ėshtė mė i madh te femrat qė kanė pasur marrėdhėnien e parė seksuale nė moshėn 20-vjeēare nė krahasim me ato qė kanė pėrjetuar seksin mė vonė. /tch

    Think Pink! Say NO to breast cancer!

  16. #16
    Dum spiro, spero くる Avatari i sweetzzinna
    Anėtarėsuar
    Jul 2008
    Vendndodhja
    Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ
    Postime
    18,943
    Blog Entries
    53
    Rrespekti
    25

    Gabim Titulli: Kanceri ne qafen e mitres!!!

    Vaksina e kancerit tė qafės sė mitrės kushton 600 €
    Autori i Lajmit: Entela Duraj
    Vaksina kundėr kancerit tė qafės sė mitrės do tė aplikohet falas, por vetėm pas pesė vitesh. Kjo pasi momentalisht vendi ynė nuk ka mundėsi ekonomike pėr rimbursimin e kėsaj vaksine, e cila kushton jo pak, por 600 euro (tri doza vaksine). Lajmi pėr futjen e vaksinės sė kancerit tė qafės sė mitrės nė kalendarin kombėtar tė vaksinimit u bė i ditur nga drejtori i Shėndetit Publik pranė Ministrisė sė Shėndetėsisė, Gazmend Bejtja. “Vaksina ėshtė nė treg. Ndodhet nė depot farmaceutike. Ėshtė paksa e shtrenjtė. Ėshtė nė planin tonė qė kjo vaksinė tė futet nė kalendarin e vaksinimit, pra tė mbulohet nga fondet e shtetit. Kjo tė bėhet nė harkun e 3-5 vjetėve tė ardhshme, sepse ka njė plan tė caktuar pėr futjen e vaksinave tė reja”, - tha Bejtja. Specialistėt e shėndetėsisė gjatė kėsaj jave, e cila ėshtė quajtur dhe “Java Evropiane e Kancerit tė Qafės sė Mitrės”, u bėjnė apel qytetareve tė depistohen nė moshė tė hershme, ndėrkohė qė tregojnė dhe disa nga faktorėt qė ēojnė drejt kėsaj patologjie. “Fillimi i jetės seksuale nė moshė tė re presupozon qė tė kemi njė prekje mė tė lartė nga ky virus. Pirja e duhanit, gjithashtu akuzohet si njė shkaktar i kėtij kanceri. Gjithashtu, stili i jetės, mėnyra e tė ushqyerit me shumė yndyrna, kur nė fakt duhen ngrėnė mė shumė fruta dhe perime”, - tha Bejtja. Pėr fat tė keq, vendi ynė vazhdon tė renditet nė listėn e shteteve qė kanė njė numėr tė lartė tė rasteve tė shfaqura nė vit, 25 raste tė reja pėr 100 mijė femra dhe rreth 140 vdekje nė vit.




    Tare: Sa i mundshėm ėshtė shėrimi
    -A ka medikamente efikase qė tė zhdukin kėtė lloj virusi nga trupi i gruas? Pra, sa efektivė janė antiviralėt?
    Nuk ka medikament tėrėsisht efikas, por ka masa efikase pėr tė ndaluar shkatėrrimin e qelizave. Ndėrkohė, gratė me kėtė virus duhet tė mjekohen edhe pėr infeksione tė tjera, sepse duke pasur infeksione tė tjera, ndėrhyn mė kollaj veprimi i virusit nė qelizė.
    -A ka shėrim gruaja nga ky lloj infeksioni kaq problematik?
    Varet nga tipi i virusit. Janė disa papilloma qė shėrohen vetė nga organizmi ose kalojnė vetėm duke u mjekuar. Kurse pėr mė tė rrezikshmet bėhen djegie nė shkallė tė ndryshme, bėhen rrezatime, deri nė heqjen e mitrės.



    Vaksina duhet tė fillojė tek vajzat 10-12 vjeēe


    OBSH rekomandon qė vaksina qė mbron nga kanceri i qafės sė mitrės tė bėhet tek vajzat e vogla pa hyrė nė pubertet. Qė njė prind shqiptar tė marrė vajzėn e tij minorene pėr dore dhe ta ēojė pėr vaksinim, kjo duket e jashtėzakonshme sot pėr sot. Mjekėt nuk heqin dorė nga mendimi se ėshtė njė gjė shumė e mirė pėr ata qė i kanė mundėsitė ekonomike, pasi vaksina kushton 600 euro. Mjekja Vjollca Tare thotė: “Na kanė ardhur shumė gra, qė interesohen pėr kėtė vaksinė, sepse kanė dėgjuar pėr tė. Por duhet tju bėj tė qartė, qė vaksina bėhet tek ato vajza qė nuk kanė filluar ende jetėn seksuale. Nėse kanė pasur qoftė edhe njė herė tė vetme kontakt seksual, mund ta kenė marrė me kėtė herė virusin, e nuk ka asnjė vlerė ta bėsh vaksinėn. Vaksina rekomandohet tė bėhet nė vajzat 10-12 vjeēe, duke menduar se vajzat mund ta nisin jetėn seksuale edhe 14-15 vjeēe”. E pyetur se a mendon ajo si mjeke, qė kjo tė pėrfshihet nė vaksinat e detyrueshme tė fėmijėve nga mosha 0-15 vjeē, doktoresha thotė: “Tė detyrueshme ndoshta jo, sepse kjo ėshtė shumė e kushtueshme, por mund tė vijė koha qė tė bėhet si vaksinat e tjera. Vetėm se duhet pasur parasysh qė vaksina mbron vetėm nga dy tipe tė virusit Papilloma, qė janė tė rrezikshėm. Kjo nuk do tė thotė, se gruaja qė ka bėrė vaksinėn, nuk do tė infektohet nga tipet e tjera tė Papillomės. Pra, duhet tė them se vaksina nuk ėshtė pėr tė dhėnė mbrojtje nga ēdo virus”.


    Ēfarė tregon Pap-testi?

    Pap-testi diagnostikon sėmundjet e qafės sė mitrės, por qė janė seksualisht tė transmetueshme mikrobiale, me sekrecione dhe sidomos pėr njė virus qė vendoset nė organizmin e gruas. Virusi ėshtė disa tipesh, disa prej tyre nuk janė shumė tė rrezikshėm dhe organizmi i gruas i zhduk vetė. Sidomos lindjet veprojnė shumė mirė, sepse pastrojnė rrugėt vaginale, heqin gjithė qelizat e ērregullta tė vendosura sipėr tyre. Por ka edhe disa lloje nga kėto viruse, dy tipe tė tyre qė vendosen, mbeten dhe japin ndryshime qelizore nė qafėn e mitrės. Sigurisht, masat nuk merren qė vitin e parė ose tė dytė, sepse kėto mbahen disa vjet nė observacion pėr tė parė nėse organizmi po e pėrballon dot, a mund ti eliminojė apo po avancon dhe duhen marrė masa tė tjera. Mjekimi fillon me djegie tė shkallės sė lehtė, me operacione mė tė vogla e mė pas me mė tė mėdha. Por kėto ndėrhyrje nė rastin e grave tė infektuara dhe qė pėsojnė prej virusit ndryshime qelizore, nuk kryhen nė vitet e para pas infektimit, por mė pas.

    Katia likes this.
    Think Pink! Say NO to breast cancer!

  17. #17
    Dum spiro, spero くる Avatari i sweetzzinna
    Anėtarėsuar
    Jul 2008
    Vendndodhja
    Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ
    Postime
    18,943
    Blog Entries
    53
    Rrespekti
    25

    Gabim Titulli: Kanceri ne qafen e mitres!!!

    Kanceri i qafės sė mitrės, 140 tė vdekura nė vit

    Ministri Vasili dha dje pėr herė tė parė shifra alarmante pėr kancerin e cerviksit. Gjinekologėt: Rimbursoni vaksinėn se femrat nuk munden ta blejnė


    Kanceri i qafės sė mitrės merr ēdo vit 140 jetė femrash nė vendin tonė. Jo pak, por ēdo vit nė vendin tonė zbulohen 25 raste tė reja nė 100 mijė femra me kancerin e qafės sė mitrės. Tė dhėnat tronditėse i referoi dje vetė kreu i Shėndetėsisė, z. Petrit Vasili, nė konferencėn e dytė "Pėr parandalimin e kancerit tė cerviksit (qafės sė mitrės)", e cila u mbajt nė praninė e drejtuesve tė institucioneve shėndetėsore dhe gjinekologėve. Por, nga ana tjetėr gjinekologėt gjatė konferencės theksuan se vaksina pėr parandalimin e kancerit tė qafės sė mitrės nuk ėshtė e rimbursueshme dhe se popullata nuk mundet ta pėrballojė ēmimin e saj. Ndėrsa drejtori i ISHP-sė, Alban Ylli, theksoi se ndonėse shumė vende tė Evropės kėtė vaksinė e rimbursojnė, pėr vendin tonė ėshtė ende njė luks.

    Kanceri

    Nė Shqipėri ēdo vit nga ky kancer preken disa qindra gra (njė vlerėsim i incidencės vjetore ėshtė 25 raste tė reja pėr 100 000) dhe rreth 140 (8.9 pėr 100 000) prej tyre humbin jetėn si pasojė e kėtij kanceri. Sipas ministrit Vasili, tek femrat shqiptare ky ngelet kanceri i dytė mė i shpeshtė pas atij tė gjirit. Sipas tė dhėnave tė Institutit tė Shėndetit Publik, vihet re njė prirje pėr rritje gjatė dekadės sė fundit. Kanceri i qafės sė mitrės ėshtė i dyti pėr incidencė tek femrat pas atij tė gjirit dhe i treti pėr mortalitet. Ndėrkohė qė, sipas studimeve tė ISHP-sė, zona e Shkodrės, Lezhės dhe Tropojės regjistrojnė njė numėr tė madh rastesh.

    Vaksina

    Njė ndėr format pėr parandalimin e kancerit tė qafės sė mitrės ėshtė vaksinimi, por pėr fat tė keq shumica e grave shqiptare nuk munden ta pėrballojnė atė. Kėtė e pohuan vetė gjinekologėt nė konferencė, tė cilėt theksuan se vaksina ėshtė shumė e shtrenjtė. "Duhet tė dimė se shumica e femrave me kancer nė qafėn e mitrės janė tė varfra dhe pėrballimi i vaksinės ėshtė i pamundur. Vaksina duhet tė bėhet nė 3 doza dhe secila nga kėto doza kushton 170 mijė lekė tė vjetra. Pra, kjo ėshtė pothuajse e pamundur pėr ta pėrballuar", pohon onkologia-gjinekologe pranė shėrbimit tė Onkologjisė nė QSUT, Mira Papa. Ndėrsa drejtori i ISHP-sė, Alban Ylli, theksoi se shqetėsimi i gjinekologėve ėshtė i drejtė, por rimbursimi i kėsaj vaksine ėshtė i pamundur. "Ėshtė e vėrtetė se nė disa vende tė Evropės vaksina rimbursohet, ndėrsa pėr vendin tonė duhet tė pranojmė se kjo ėshtė e pamundur pėr shkak tė kostos sė lartė qė ka. Pra, do tė ishte njė luks pėr vendin tonė, sikur kjo vaksinė tė rimbursohej", theksoi Alban Ylli.SHEKULLI

    Think Pink! Say NO to breast cancer!

  18. #18
    Dum spiro, spero くる Avatari i sweetzzinna
    Anėtarėsuar
    Jul 2008
    Vendndodhja
    Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ
    Postime
    18,943
    Blog Entries
    53
    Rrespekti
    25

    Gabim Titulli: Kanceri ne qafen e mitres!!!

    Kanceri i qafės sė mitrės, vdekshmėria mė e larta nė rajon


    Sipas specialistes sė ISHP-sė, Mėrkuri ēdo vit nė vendin tonė ka 70 raste tė reja me kancerin qafės sė mitrės. Ja shkaktarėt dhe kategoritė e femrave qė preken

    Ėshtė cilėsuar si ndėr shkaktarėt mė tė mėdhenj tė vdekjes sė femrave.
    Nė vendin tonė ka rreth 70 raste tė reja me kancer tė qafės sė mitrės. Janė mesatarisht rreth 70 raste nė vit dhe jemi renditur ndėr vendet mė tė prekura nė rajon nga kjo sėmundje.

    Pikėrisht nė lidhje me kėtė sėmundje specialistja e Institutit tė Shėndetit Publik nė njė intervistė pėr "Shekullin", Lumturi Mėrkuri shpjegon shkaktarėt e sėmundjes, kategoritė qė preken mė shumė dhe si duhet tė parandalohet ky kanceri i qafės sė mitrės.

    Ēfarė mund tė na thoni nė lidhje me kancerin e qafės sė mitrės dhe si ėshtė situata nė vendin tonė?

    Ēdo vit nė Evropė 60.000 gra preken nga Kanceri i Qafės sė Mitrės dhe gjysma e tyre vdesin prej tij ēdo vit. Kanceri i Qafės sė Mitrės ėshtė kanceri i dytė tek gratė e moshės 15-44 vjeē. Nė Shqipėri raste tė reja me Kancer tė qafės sė mitrės janė mesatarisht rreth 70 raste nė vit. Preken tė gjitha moshat me njė kulm nė moshėn 40 vjeē.

    Por karakteristike pėr Shqipėrinė ėshtė fakti qė rastet paraqiten nė faza shumė tė avancuara dhe vdekshmėria nga kanceri i qafės sė mitrės ėshtė e lartė. Renditemi midis vendeve tė para nė rajon lidhur me vdekshmėrinė prej tij.

    Java Evropiane e Parandalimit tė Kancerit tė Qafės sė Mitrės, 24-30 Janar 2010, pikėrisht ka pėr qėllim tė rritė njohuritė rreth faktit se tani pothuaj ēdo rast me Kancer tė Qafės sė Mitrės mund tė parandalohet, tė informojė gratė se ēfarė duhet tė bėjnė pėr tė shmangur kėtė sėmundje dhe qė tė pėrdorin shėrbimet qė janė nė dispozicion pėr kėtė qėllim.

    Cilat femra janė nė rrezik prej kancerit tė qafės sė mitrės?


    Ēdo grua mund tė preket nga kanceri i qafės sė mitrės. Por shanset pėr tė pasur njė kancer tė qafės sė mitrės janė mė tė mėdha nėse njė femėr: Ka aktivitet tė hershėm seksual,

    ka partnerė seksual tė shumtė, tė cilėt kanė partnerė seksualė tė shumtė, ėshtė e infektuar me virusin e papilomės njerėzore (HPV).

    Gjithashtu faktor potencial janė edhe nėse nėna, motra apo gjyshja e tyre ka pasur kancer tė qafės sė mitrės apo nėse ka ose ka pasur njė infeksion seksualisht tė transmetueshėm pėrfshi HIV/AIDS
    dhe shtatzėni tė shumta.

    Cili ėshtė shkaktari kryesor i kancerit tė qafės sė mitrės?

    Shkaktari kryesor i kancerit tė qafės sė mitrės ėshtė njė virus i quajtur virusi i papilomės njerėzore (HPV),i cili transmetohet nė rrugė seksuale.

    Infeksioni nga HPV ėshtė mė i zakonshėm nė grup moshat e reja, veēanėrisht tek femrat nė moshėn e vonė tė adoleshencės apo rreth tė njėzetave. Kjo sepse HPV, pėrhapet kryesisht nėpėrmjet kontakteve seksuale, dhe rreziku rritet me rritjen e numrit tė partnerėve seksualė.

    Gratė qė bėhen seksualisht aktive nė njė moshė tė re, qė kanė shumė partnerė seksualė, dhe partnerėt e tė cilave kanė tė tjerė partnerė, janė nė risk akoma mė tė madh. Transmetimi jo seksual i HPV ėshtė i rrallė.

    Si mund tė mbrohesh nga kanceri i qafės sė mitrės?


    Rreziku pėr kancerin e qafės sė mitrės zvogėlohet nėse femrat:
    Vaksinohen me vaksinėn kundėr HPV- kancerit tė qafės sė mitrės
    Bėjeni rregullisht PAP TESTIN Tė dyja sė bashku vaksinimi dhe bėrja e Pap Testit rregullisht mbrojnė nga kanceri i qafės sė mitrės.

    Ē'farė ėshtė Pap Testi?

    Pap Testi ėshtė njė mėnyrė e thjeshtė pėr tė parė qelizat e qafės sė mitrės. Pap Testi ėshtė njė test i shpejtė dhe i thjeshtė. Ky test mund tė tregojė nėse ju keni njė infeksion nė qafėn e mitrės, qeliza jo normale apo kancer tė qafės sė mitrės. Pap Testi ėshtė pjesė e rėndėsishme e kujdesit pėr shėndetin e njė gruaje.

    Nga momenti i shfaqjes sė qelizave jo normale nė qafėn e mitrės deri nė shfaqjen e plotė tė kancerit tė qafės sė mitrės duhen shumė vjet, rreth 10 deri nė 20 vjet.

    Fatmirėsisht, koha e gjatė e zhvillimit tė kėtij lloj kanceri jep mundėsinė qė ky kancer tė kapet nė kohė nėse njė grua bėn Pap Testin. Pjesa mė e madhe e kacereve tė qafės sė mitrės mund tė shmangen nėse gratė bėjnė Pap Testin rregullisht. Pap Testi mund tė ruaj jetėn e njė femre.

    Ai mund tė dallojė shumė herėt kancerin e qafės sė mitrės, pėrpara se ai tė preki pjesė tė tjera tė trupit tė njė femre. Nėse kanceri i qafės sė mitrės kapet herėt, trajtimi mund tė bėhet mė i lehtė dhe shanset pėr kurimin e tij janė shumė mė tė mėdha.
    Tė gjitha femrat duhet ta bėjnė Pap testin?

    Ėshtė e rėndėsishme qė tė gjitha gratė ta bėjnė rregullisht Pap Testin, si pjesė e kujdesit tė zakonshėm pėr shėndetin. Rekomandohet qė tė gjitha femrat tre vjet pasi janė bėrė seksualisht aktive, apo kanė arritur moshėn 18, duhet tė kryejnė Pap testin rregullisht.

    Duhet konsultuar me mjekun pėr shpeshtėsinė e kryerjes sė Pap Testit. Gratė qė kanė pasur operacion pėr heqjen e mitrės, duhet tė konsultohen me mjekun nėse mund tė kryejnė rregullisht Pap Testin. Rekomandohet njė Pap Test ēdo 1 deri 3 vjet nėse 3 Pap Teste rresht kanė dalė normal. Ka sugjerime tė ndryshme pėr kohėn e fillimit tė bėrjes sė Pap Testit.

    Njė grua duhet tė bėjė Pap Teste rregullisht, sepse kontrollet e rregullta ndihmojnė nė kapjen e hershme tė kancerit tė qafės sė mitrės. Bėrja rregullisht e Pap Testit i jep shansin njė gruaje qė problemet e shfaqura nė qafėn e mitrės tė kapet nė kohė.
    SHEKULLI

    Think Pink! Say NO to breast cancer!

  19. #19
    E3
    E3 nuk ėshtė nė linjė
    Anėtar i Nderuar
    Anėtarėsuar
    Feb 2009
    Postime
    8,808
    Rrespekti
    2583

    Gabim Papiloma virus, e pranishme edhe te meshkujt

    Pas njė studimi ėshtė vėrtetuar se shkakton abortin e parakohshėm te femrat
    HPV-ja prek edhe meshkujt: 4 pėr qind tė personave tė shėndetshėm dhe 11 pėr qind tė atyre qė janė sterilė. Tashmė njė studim shkencor thekson se spermatozoidet qė transportojnė ADN-nė virale nė vezė modifikojnė fertilizimin dhe zhvillimin e embrionit, duke u bėrė shkaku kryesor i njė aborti tė parakohshėm

    Edhe njė herė, papiloma virus tregoi se ėshtė armiku i shėndetit seksual, si te meshkujt ashtu dhe te femrat. Nė fakt jo vetėm qė ėshtė pėrgjegjės pėr kancerin e qafės sė mitrės, por edhe pėr ndonjė incident qė ka lidhje me abortin. Gjithēka varet nga spermatozoidet qė transportojnė HPV-nė nė vezė. Pasi ka hyrė, ADN-ja virale modifikon fertilizimin dhe zhvillimin e embrionit. Ai qė ka identifikuar lidhjen mes papilomės dhe abortit ėshtė profesori Carlo Foresta, nga Universiteti i Padovas, sė bashku me ekipin e tij tė punės. “Shumė njerėz mendojnė se papiloma virus prek vetėm femrat, por nė tė vėrtetė ėshtė njė virus qė infekton edhe meshkujt. Zakonisht, nė popullsinė e zakonshme, papiloma virus gjendet nė spermėn e 4 pėr qind tė meshkujve, ndėrsa ata qė janė sterilė, pėrqindja rritet duke arritur 10 deri nė 12%, ndėrkohė qė pėrqindja e personave tė cilėt shkojnė me femra tė infektuara me HPV ėshtė dhe mė e lartė, 40%. Nė kėto raste HPV-ja, kur ėshtė e pranishme nė spermė, lidhet me spermatozoidet, redukton lėvizshmėrinė dhe mund tė shkaktojė njė modifikim tė pjellorisė dhe abortit”, shpjegon profesori.

    Rezultatet paraprake tė studimit do tė bėhen tė ditura nė edicionin e njėzeteshtatė tė Konferencės pėr Mjekėsinė e Riprodhimit, mė 26 dhe 27 shkurt 2010 nė Universitetin e Padovas. Por sipas ekspertit, studimi do t’i dorėzohet komunitetit ndėrkombėtar shkencor. Duhet theksuar se aftėsia e spermatozoideve tė infektuar nė laborator me grimca virale, tė afta qė tė fekondojnė vezėt, janė testuar falė njė analize laboratori. ADN-ja virale brenda vezės replikohet dhe modifikon sintezėn e proteinave virale, duke bllokuar procesin e riprodhimit.

    “Kėto rezultate janė shqetėsuese, sidomos nėse spermatozoidet me HPV pėrdoren pėr teknikat e fekondimit artificial”, thotė profesori. “Nė fakt, kalimi i ADN-sė virale nė vezė ėshtė i mundur dhe shoqėrohet me mungesė tė zhvillimit tė embrionit ose abort tė parakohshėm”. Problemi bėhet edhe mė i rėndėsishėm nė momentin kur HPV-ja gjendet nė mostrat e spermatozoideve qė ruhen nė laborator, qeliza qė domosdoshmėrisht janė kundėr proceseve tė fekondimit artificial. Ekipi vuri re se 7 pėr qind e pacientėve qė kishin “ngrirė” spermėn e tyre rezultuan pozitivė ndaj HPV-sė, dhe nė kėto raste mikroinjektimi i spermatozoidit tė sėmurė, mund tė sjellė mungesė fertilizimi ose abort tė parakohshėm.

    “Duke arritur nė kėtė pikė, nevojitet kujdes maksimal nga ana e specialistėve pėr tė analizuar papiloma virus nė spermėn e subjekteve qė janė sterilė, para ēdo ruajtje nė laborator. Gjithashtu specialistėt duhet tė kenė parasysh edhe meshkujt, tė vaksinohen, sepse edhe ata janė tė prekshėm nga HPV-ja (mund ta marrin nga partneret). Tashmė ėshtė vėrtetuar edhe lidhja mes virusit dhe tumorit tė qafės sė mitrės. Tek meshkujt, HPV-ja mund tė jetė shkaku i shqetėsimeve qė lidhen me riprodhimin.

    “Sot, mund tė tregojmė se 20 pėr qind e tumoreve shkaktohet nga njė infeksion, madje e dimė qė ėshtė njė pėrqindje qė rrezikon tė rritet edhe mė shumė. Unė shpresoj qė shumė shpejt, sepse ashtu siē na mėson rasti i virusit tė Hepatitit B apo i papilomės, se nėse njohim lidhjen mund tė krijojmė mjete efikase pėr t’i parandaluar. Njohja e kėtyre agjentėve mund tė ēojė nė njė revolucion total tė diagnozės, nė parandalimin dhe kurimin e tumoreve. Jam i bindur se do tė dalin nė dritė shumė mė tepėr lidhje mes viruseve dhe kancerit. Madje edhe lidhje indirekte si nė rastin e HIV-it qė lejon zhvillimin e tumorit tė Kaposit. HIV-i nuk ėshtė shkaku kryesor, por pa tė, ky lloj kanceri nuk do ishte zhvilluar. Sipas kėsaj rruge, mund tė gjejmė shumė lidhje tė tjera. Falė vaksinės, gratė janė tė mbrojtura 70-80 pėr qind kundėr kondilomave, por duhet tė bėjnė edhe "Pap testin" pėr tė qenė 100 pėr qind tė sigurta. Po ashtu mė duhet tė theksoj se ėshtė e vėrtetė se ēmimi i vaksinės ėshtė shumė i lartė, sidomos nė vendet nė zhvillim dhe pėr kėtė, mė vjen me tė vėrtetė keq. Pėr mua duhet tė ishte falas”, pėrfundon profesori.
    Zbulimi i papiloma virus

    Gjatė studimeve universitare, profesori Harald zur Hausen zbuloi kėtė fenomen qė lejon gjenomėn e njė bakteriofagu specifik tė hyjė nė ADN-nė e qelizave bakteriologjike dhe tė modifikojė kėshtu karakteristikat. Atėherė ai mendoi se edhe kanceri mund tė kishte njė zhvillim analog, d.m.th qė gjenoma e njė virusi mund tė hynte nė qelizat kancerogjene ose nė qelizat e shėndetshme dhe mund t’i modifikonte ato. Pėr kėtė arsye, studioi kėtė fenomen. Pas analizimit tė virusin “herpes simplex” nga analizat gjenetike mbi qindra qeliza tumorale, nuk rezultoi qė ky virus tė pėrfshihej nė gjenezėn tumorale. Ky zbulim i dha atij mundėsinė qė tė thellohej mė shumė te shenjat dhe kondilomat qė papiloma virus mund tė shkaktonte nė qafėn e mitrės. Megjithatė vetėm nė vitet 1983-10884 arritėm tė gjenim Hpv16, qė ishte mė i pranishmi nė qelizat kancerogjene.
    •shqip•



  20. #20
    Dum spiro, spero くる Avatari i sweetzzinna
    Anėtarėsuar
    Jul 2008
    Vendndodhja
    Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ
    Postime
    18,943
    Blog Entries
    53
    Rrespekti
    25

    Gabim Pe: Kanceri ne qafen e mitres!!!

    Kanceri i qafės sė mitrės

    Ēfarė ėshtė kanceri i qafės mė mitrės?


    Organet e njeriut jo rrallė mund tė preken nga deformime qelizore, tė cilat shpesh bėhen shkak pėr pasoja tė rėnda pėr jetėn. Edhe kanceri i qafės sė mitrės, ėshtė njė deformin qelizor qė mund tė formohet nė qafėn e mitrės tė ēdo gruaje. Me kancer, kuptohet rritja nė mėnyrė jo normale dhe tė pakontrolluar tė qelizave.


    Sa i shpeshtė paraqitet kanceri i qafės sė mitrės?

    Fatkeqėsisht, kanceri i qafės sė mitrės ėshtė njė nga kanceret mė tė shpeshta tek gratė. Me rritjen e moshės, ėshtė konstatuar se rritet edhe rreziku pėr kancer tė qafės sė mitrės.
    Ēdo vit rreth 500 mijė gra nė botė, preken nga kanceri i qafės sė mitrės dhe gjysma e tyre vdesin nga kjo sėmundje.
    Nė botė, ēdo 2 minuta vdes njė grua nga kanceri i qafės sė mitrės.
    Nė Europė, ēdo 18 minuta vdes njė grua nga kanceri i qafės sė mitrės.
    Nė Shqipėri, kanceri i qafės sė mitrės ėshtė kanceri me raste mė tė shpeshta tek gratė mbas kancerit tė gjirit.
    Nė Shqipėri, rastet me kancer tė qafės sė mitrės kanė ardhur duke u shtuar, ndėrsa vdekshmėria prej tij ėshtė dyfishuar.


    Cili ėshtė shkaktari kryesor i kancerit tė qafės sė mitrės?

    Shkaktari kryesor i kancerit tė qafės sė mitrės, ėshtė virusi human papiloma (HPV). Nė fakt, janė konstatuar mbi 100 tipe tė kėtij virusi por, vetėm disa prej tyre klasifikohen si shkaktar me rrezik tė lartė pėr kancer tė qafės sė mitrės.
    HPV-ja pėrhapet nėpėrmjet kontakteve seksuale dhe transmetimi jo seksual ėshtė i rrallė. Nė organizmin e infektuar, virusi mund tė mbetet i fshehur pėr vite pa dhėnė asnjė shenjė.
    Infeksioni nga HPV-ja, ėshtė mė i zakonshėm nė grup moshat e reja tė cilat janė seksualisht aktive dhe rreziku rritet me shtimin e numrit tė partnerėve seksual.


    Cilėt janė faktorėt rrezikues pėr kancer tė qafės sė mitrės ?

    Faktorėt rrezikues tė klasifikuar si faktor favorizues tė mundshėm tė deformimeve qelizore tė qafės sė mitrės, janė ato tė cilėt shfaqen me shpeshtėsi tė konsiderueshme nė rastet e evidentimit tė sėmundjeve parakanceroze dhe kanceroze. Megjithatė, pėr asnjė prej tyre nuk mund tė thuhet se ėshtė me kryesori apo ėshtė faktori absolut. Ky realitet, deri diku e vėshtirėson klasifikimin e faktorėve tė rrezikut pėr kancer tė qafės sė mitrės. Por, nė rrethet mjeksore ėshtė bėrė e mundur qė faktorėt e rrezikut tė klasifikohen nė dy grupe;
    *Faktor tė lartė rrezikues, dhe Faktor tė ulėt rrezikues.

    Nė grupin e faktorėve tė lartė rrezikues, klasifikohen femrat:
    o me aktivitet seksual mbi njė vit nga kontakti i parė, pa marrė vlerėsimin e analizės sė Pap–testit,
    o me moshė nėn 18 vjeē, qė kanė kryer marrėdhėnie seksuale,
    o me partnerė tė shumtė seksual, ose me partner tė cilėt kanė patur shumė partnere seksuale,
    o me prani tė infeksionit HPV, ose me infeksione seksualisht tė transmetueshme pėrfshi HIV/AIDS,
    o me nėnė, motėr apo gjyshe qė kanė patur kancer tė qafės sė mitrės,
    o qė pijnė duhan,
    o me shtatzėni tė shumta,
    o me imunitet tė ulėt.
    Kėto femra, duhet tė jenė edhe mė tė kujdeshme duke u kontrolluar rregullisht.

    Nė grupin e faktorėve tė ulėt rrezikues, janė klasifikuar femrat:
    o qė kryejnė kontrolle dhe analiza sipas kėshillave mjesore,
    o qė kanė normale rezultatet e tre analizave tė fundit tė Pap–testeve.


    A ekziston mundėsia e parandalimit tė kancerit tė qafės sė mitrės?

    Po, ekziston mundėsia e vlerėsimit tė njė deformimi fillestar tė qelizave tė qafės sė mitrės. Vlerėsimi i nivelit tė deformimit tė qelizave, mund tė realizohet me njė test tė thjeshtė dhe tė shpejtė qė quhet Pap-test. Ky ekzaminim e merr fillesėn nga mjeku Papanicoulau, i cili qe ai qė e propozoj pėrdorimin e kėtij testi.
    Testi mbėshtetet nė sjelljen e deformimeve qelizore, gjatė fazave tė ndryshme tė deformimit tė tyre. Nga momenti i shfaqes sė qelizave jo normale nė qafėn e mitrės, deri nė shfaqen e plotė tė kancerit tė qafės sė mitrės duhen afro nga 10 deri nė 20 vjet. Kjo ėshtė ajo kohė fatlume, qė i jep mundėsinė njė gruaje tė kapi nė kohė deformimin e qelizave, nėse kontrollohet rregullisht tek mjekėt specialistė.
    Gjatė deformimeve qelizore, konstatohen dy momente tė rėndėsishme.
    Sė pari; klasifikohen disa faktorė qė mund tė jenė tė pranishėm ose mund tė jenė favorizues ose mund tė jenė kryesor nė zhvillimin e sėmundjeve kanceroze nė qafėn e mitrės.
    Sė dyti; kanceri i qafės sė mitrės zhvillohet nėpėrmjet njė faze paraagresive (preinvazive).
    Momenti i dytė, ka rėndėsi dhe duhet kuptuar e vlerėsuar nga ana e gruas. Kanceri i qafės sė mitrės pėrpara se tė shfaqė agresivitetin e tij, paraqitet me njė fazė paraagresive. Kjo do tė thotė se pėrpara shfaqes sė agresivitetit tė kancerit, ekziston periudha e transformimit. Kur kjo periudhė zbulohet nė kohė sa mė tė herėshme, atėherė rriten mundėsitė pėr shėrim nga sėmundja. Pėr t’ja arritur kėsaj, kėrkohet nė rradhė tė parė qė gruaja tė kuptojė dhe tė vlerėsojė qė nė mėnyrė periodike tė kryejė analizėn citologjike cervikale. Mė thjeshtė dhe qartė, duhet tė kryejė atė analizė qė quhet Pap–testi. E thėnė nė kuptimin e tėrheqjes sė vėmėndjes, shėndeti dhe jetėgjatėsia e gruas varet edhe nga njė analizė e thjeshtė e vlerėsimit tė qelizave, qė quhet Pap-test.


    Si realizohet Pap-testi?

    Pap–testi ose testi i Papanikolaut, konsiston nė marrjen e materialit qelizor nė disa pika tė qafės sė mitrės (colum uteri). Eshtė njė veprim qė realizohet me njė teknikė tė thjeshtė, pa dhimbje dhe pa efekte anėsore. Shumė pak i bezdishėm, pėr shkak tė pėrdorimit tė spekulumit. Materiali qelizor i marrė nė qafėn e mitrės, shtrihet nė fletė xhami (lama) dhe shikohet nė mikroskop nė njė laborator tė specializuar.
    Duhet tė kihet parasysh, qė rreth 2 ditė pėrpara se tė shkohet pėr tė bėrė Pap-testin, duhet shmangur dushi vaginal, pėrdorimi i medikamenteve, suposteve apo kremrave vaginal. Gjithashtu nuk duhet tė kryhet marrėdhėnie seksuale, sė paku 24 orė pėrpara marrjes sė materialit qelizor.
    Pap-testi nuk kėshillohet tė bėhet nė periudhėn menstruale. Koha mė e mirė ėshtė ndėrmjet ditės sė 12 deri 18 pas ditės sė parė tė menstruacioneve.
    Pas marrjes sė pėrgjigjes sė testit, ėshtė e rėndėsishme qė rezultati tė diskutohet midis gruas dhe mjekut.
    Nėse rezultati i Pap-testit ėshtė normal, rreziku pėr kancer tė qafės sė mitrės ėshtė i ulėt, por gruaja duhet tė vazhdojė rregullisht bėrjen e Pap-testit ēdo 1-3 vjet, sipas rekomandimit tė mjekut.
    Nėse rezultati i Pap-testit del jo normal, do tė thotė qė disa qeliza jo normale janė gjetur nė qafėn e mitrės. Trajtimi medikamentoz apo heqja e tyre, bėn tė mundur qė ato apo qelizat e tjera tė mos bėhen kanceroze. Trajtimi mjeksor i qelizave jo normale, realizohet nė klinika tė specializuara pa ju kėrkuar shtrim hospitalor. Trajtimi, nuk ndikon nė jetėn seksuale apo nė mundėsinė pėr tė patur fėmijė.
    Nėse rezultati i Pap-testit del i dyshimtė, kėrkohet qė pėrsėritja e tij tė bėhet mbas 6-tė muaj ose kėrkohet tė kryen ekzaminime tė tjera shtesė siē ėshtė kolpskopia apo biopsia.


    Sa shpesh duhet bėrė Pap-testi?

    Rekomandimet pėr kryerjen e Pap-testit, janė specifike pėr klinika tė ndryshme. Ėshtė e rėndėsishme, qė gjitha gratė tė bėjnė Pap-testin sipas rekomandimeve tė mjekut qė i kanė besuar shėndetin riprodhues tė tyre. Pėr femrat qė kanė filluar aktivitetin seksual, apo kanė arritur moshėn 18 vjeē, Pap-testi duhet tė kryhet rregullisht.
    Sipas Organizatės Botėrore tė Shėndetėsisė rekomandohet:
    - Tė gjitha femrat e moshave nga 21 deri nė 65 vjeē, duhet tė kryejnė Pap-testin.

    - Femrat e moshave 21 deri nė 49 vjeē, duhet tė kryejnė Pap-testin ēdo vit. Nėse 3 Pap-teste rrjesht dalin normal, atėherė vazhdohet kryerja e Pap-testeve ēdo 3 vjet.

    - Femrat e moshave 50 deri nė 64 vjeē, duhet tė kryejnė Pap-testin ēdo 3 deri nė 5 vjet.

    - Nė moshėn 65 vjeē, nuk ka nevojė tė vazhdohet me kryerjen e Pap-testit nėse ai ėshtė kryer rregullisht nga mosha 50 vjeē dhe ka dalė me rezultate normale.


    Obst-Gyn Mimoza Keta

    Katia likes this.
    Think Pink! Say NO to breast cancer!

Thread Information

Users Browsing this Thread

There are currently 1 users browsing this thread. (0 members and 1 guests)

Tags for this Thread

Bookmarks

Rregullat E Postimit

  • You may not post new threads
  • You may not post replies
  • You may not post attachments
  • You may not edit your posts
  •  

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52 53 54 55 56 57 58 59 60 61 62 63 64 65 66 67 68 69 70 71 72 73 74 75 76 77 78 79 80 81 82 83 84 85 86 87 88 89 90 91 92 93 94 95 96 97 98 99 100 101 102 103 104 105 106 107 108 109 110 111 112 113 114 115 116 117 118 119 120 121 122 123 124 125 126 127 128 129 130 131 132 133 134 135 136 137 138 139 140 141 142 143 144 145 146 147 148 149 150 151 152 153 154 155 156 157 158 159 160 161 162 163 164 165 166 167 168 169 170 171 172 173 174 175 176 177 178 179 180 181 182 183 184 185 186 187 188 189 190 191 192 193 194 195 196 197 198 199 200 201 202 203 204 205 206 207 208 209 210 211 212 213 214 215 216 217 218 219 220 221 222 223 224 225 226 227 228 229 230 231 232 233 234 235 236 237 238 239 240 241 242 243 244 245 246 247 248 249 250 251 252 253 254 255 256 257 258 259 260 261 262 263 264 265 266 267