Producenti duargjatė


Lista e viktimave tė Harvey Weinstein zgjerohet dita-ditės, duke u shtuar me emra tė famshėm si ai i Angelina Jolie dhe Gwyneth Paltrow, aktoret mė tė fundit qė tregojnė se kanė qenė viktima tė ngacmimeve seksuale tė manjatit nga “Hollywood”-i.

Tė dyja ato shpjeguan se incidentet kanė ndodhur kur ishin nė fillimet e karrierės.

“Pata njė eksperiencė aq tė keqe me Harvey Weinstein nė rininė time, sa zgjodha tė mos punoj mė kurrė me tė e paralajmėrova edhe tė tjerat tė mos e bėnin njė gjė tė tillė”, deklaroi Jolie.

Paltrow shpjegon se, pasi producenti i famshėm i kishte besuar rolin e protagonistes nė filmin “Emma”, e kishte thirrur nė suitėn e tij tė hotelit, e kishte prekur me duar dhe i kishte sugjeruar njė masazh nė dhomėn e gjumit.

“Isha fėmijė, sapo kisha nisur karrierėn. U tmerrova nga kjo ndodhi”, shprehet ajo.

Gwyneth ia tregoi incidentin tė dashurit tė vet tė asaj kohe, Brad Pitt, i cili nuk duroi, por shkoi e u pėrball me Weinstein.

“Mendova se, pas kėsaj do tė mė pushonte nga puna”, vazhdon aktorja.

Nė tė dyja kėto raste, situata nuk ka shkuar mė tej sesa ngacmimi, por ka dhe mė keq.

“The New Yorker” citon aktoren italiane Asia Argento, si dhe Lucia Stoller, sot Evans, tė pohojnė se Weinstein i ka shtrėnguar nė akte seksuale. Argento nuk foli kurrė pėr ngjarjen, nga frika se do t’i shkatėrrohej karriera.

“Kjo ėshtė arsyeja, pėrse historia ime 20-vjeēare nuk doli kurrė nė dritė”, thotė ajo.

Zėrin kundėr 65-vjeēarit, tė konsideruar si njė prej njerėzve mė tė fuqishėm tė industrisė sė filmit, e ngritėn edhe ish-presidenti Barack Obama dhe e shoqja Michelle. Vajza e tyre e madhe, Malia, kishte bėrė praktikėn pranė kompanisė sė Weinstein nė Nju Jork, nė fillim tė vitit.

Bashkėshortja e producentit, stilistja Georgina Chapman, bashkėpronare e firmės sė modės “Marchesa”, njoftoi se do tė ndahet prej tij dhe shprehu keqardhjen e saj pėr tė gjitha femrat qė kanė vuajtur pėr shkak tė kėtyre veprimeve tė pafalshme.


/ Top Channel