Thanks Thanks:  0
Dislikes Dislikes:  0
Duke shikuar rezultatet 1 ne 11 nga 11

Teme: Nga erdhėn mbiemrat? Historia e mbiemrave botėrorė dhe shqiptarė

  1. #1
    RDM33 Avatari i LeVoyageur
    Antarėsuar nė
    Jul 2011
    Vendodhja
    Me kembe te ngulura mire mbi......re :-)
    Postime
    7,153
    Post Thanks / Like
    Forca e Rrespektit
    3319

    Nga erdhėn mbiemrat? Historia e mbiemrave botėrorė dhe shqiptarė

    Nė Korenė e Jugut, rreth 20 milionė njerėz ndajnė vetėm pesė mbiemra. Secili nga 20 mbiemrat mė tė pėrhapur nė Danimarkė pėrfundon me ‘–sen’, qė ka kuptimin ‘biri i’, njė formė qė ėshtė shumė e zakonshme nė Skandinavi.

    Sipas fjalorėve, mbiemri ėshtė njė emėr qė i shtohet emrit personal dhe shpesh citohet si sinonim i emrit familjar. Mbiemri ėshtė njė traditė e imponuar nga autoritetet dominuese, nė fillim evangjelistė, pra personat qė kėrkojnė t’i konvertojnė tė tjerėt nė besimin e krishterė dhe pastaj nga autoritetet administrative.

    Koncepti i mbiemrit ėshtė njė zhvillim historik relativisht i vonshėm, qė ka evoluar qė prej praktikės mesjetare tė emėrimit tė quajtur ‘byname’ ose ‘emėr i dyfishtė’. I bazuar nė profesionin individual ose nė zonėn e banimit, ‘biemri’ pėrdorej nė rastet kur pėrballeshin njerėz me emra tė njėjtė. Nė Shqipėri mendohet se mbiemrat kanė lindur pas vitit 1912.

    Nė Hungari po ashtu edhe nė Madagaskar, Kinė, Kore, Japoni, Vietnam dhe shumė vende tė tjera tė Azisė Lindore, emri i familjes vendoset pėrpara emrit personal. E njėjta gjė ndodh nė Francė, Slloveni dhe Itali nė pėrdorimin administrativ tė emrit.

    Stili i pasjes sė njė mbiemri dhe njė emri pagėzimi ėshtė shumė universal. Nga ana tjetėr, nė shumė vende ėshtė e zakonshme qė njerėzit tė kenė vetėm njė emėr.

    Njerėzit ultarik ose ata qė jetojnė pranė maleve Urale zakonisht nuk kanė njė mbiemėr, kjo ndoshta edhe prej strukturės sė klanit nė shoqėrinė e tyre.

    Rasti i Spanjės

    Duhet pėrmendur se ka edhe raste kur mbiemri ėshtė i pėrbėrė dhe pėrmban dy pjesė. Nė shumė vende spanjishtfolėse, ėshtė e zakonshme qė njerėzit tė kenė dy mbiemra. Pėr shembull, emri Jose Luis Rodriguez Zapatero, ka Jose Luis si emėr, Rodriguez si mbiemrin e parė dhe Zapatero si mbiemrin e dytė. Nga dy mbiemrat nė shumė raste njėri ėshtė i babait dhe tjetri i nėnės.

    Klasifikimi

    Etimologėt i klasifikojnė mbiemrat europianė nė pesė kategori nė varėsi tė origjinės: mbiemri i dhėnė, mbiemri profesional, mbiemri i vendit, pseudonimi dhe mbiemri dekorativ.

    Mbiemri normal

    Zakonisht, mbiemri normal vjen si pasojė e huazimit tė njė emri tė njohur nė familje, i cili ka cilėsitė e duhura pėr tė pėrfaqėsuar njė fis pasardhės. Njihet ndryshe si mbiemri i bijėsisė qė rrjedhin nga emrat e tė parėve.

    Mbiemri i profesionit

    Nė kėtė kategori futen mbiemrat qė tregojnė profesione ose tituj. Nė botė njihen mbiemra si: Smith, Miller, Farmer, Thatcher, Shepherd, qė respektivisht pėrkthehen nė Farkėtari, Mullixhiu, Fermeri dhe Kashtėmbledhėsi. Pėr mė tepėr mbiemri i kėngėtarit adoleshent Justin Bieber vjen nga gjermanishtja dhe ka kuptimin e njė njeriu qė punon shumė. Pėr sa i pėrket Shqipėrisė nė rastin e profesioneve mund tė pėrfshihen mbiemra si Argjendari, Furrxhiu, Kadiu, Pasha, Aga, Prifti, Hoxha, Berberi, Spahiu dhe tė tjerė.

    Nė Britani njihet gjithashtu shtimi i prapashtesės ‘s’ si njė version i modifikuar i emrit ose i profesionit. Pėr shembull mbiemri Vickers mund ta ketė prejardhjen nga njė shėrbėtor qė i shėrbente njė vicari, ndėrkohė qė Roberts mund tė jetė pėrshtatur nga djali i njė shėrbyesi qė quhej Robert.

    Mbiemri toponim

    Kur njerėzit lėviznin nga fshati nė qytet nė kohėn e Mesjetės ata kishin nevojė pėr njė mbiemėr qė t’i pėrcaktonte, pėr kėtė arsye zgjidhnin si mbiemėr qytetin, fshatin, fermėn, kalatė ose shtėpitė prej nga vinin. Kėshtu kanė lindur mbiemra tė tillė si Washington, Monte, Górski (nė polonisht nėnkupton kodėr) dhe Pitt, qė ka kuptimin e minierės sė qymyrit. Nė shqip tė tillė mbiemra janė Dibra, Durrėsi, Tirana, Kodra, Duka, Frashėri, Bushati, Arapi, Laēi dhe tė tjerė.

    Pseudonimi

    Bėhet fjalė pėr njerėzit qė kishin njė karakteristikė shumė tė dallueshme, e cila mbizotėronte nga tė gjithė faktorėt e tjerė qė mund tė ndikonin nė pėrzgjedhjen e mbiemrit. Kur familjet hebreje u detyruan tė zgjidhnin njė mbiemėr nė Europėn Qendrore nė shekullin 18 dhe 19, atyre qė nuk arritėn tė gjenin njė mbiemėr, iu dha shpesh njė pseudonim pėrbuzės nga personat qė bėnin regjistrimet. E njėjta gjė ka ndodhur edhe nė Shqipėri me mbiemrat Topalli, Sakati, Qorri, Shurdhi dhe tė tjerė.

    Mbiemri zbukurim

    Ky fenomen ndodhi kryesisht nė komunitetet qė ishin tė detyruar tė zgjidhnin njė mbiemėr nė shekullin 18 dhe 19 mes familjeve hebreje dhe atyre nė Skandinavi. Gjatė tregtisė trans-atlantike tė skllevėrve, shumė afrikanė i humbėn mbiemrat e tyre vendas dhe morėn mbiemrat qė dėshironin padronėt e tyre. Veēanėrisht kėtė lloj mbiemri e hasim nė fiset indiane ose tribu tė tjera, ku ēdo njeri nuk merr njė mbiemėr tė zakonshėm, por njė qė ka kuptim tė bukurive tė natyrės. Pėr shembull mbiemri Morgenstern nėnkupton ylli i mėngjesit, Safire nėnkupton safir dhe Reis nėnkupton degė.
    Dita
    I live 'cause... i love!
    What does not kill me makes me stronger!!!

  2. #2
    Supergirl Avatari i Nikita
    Antarėsuar nė
    Oct 2012
    Postime
    20,372
    Post Thanks / Like
    Forca e Rrespektit
    11131
    Mbiemri im eshte kosovar
    ............................ She's whiskey in α teαcup.

  3. #3
    VIP
    Antarėsuar nė
    Feb 2014
    Postime
    25,118
    Post Thanks / Like
    Blog Entries
    6
    Forca e Rrespektit
    7804
    Mbiemri im psh eshte , emri i nje personi qe konsiderohej se kish bere nje palo heroizmi hahahah dhe puf nje mbiemer , ne nder te ....

  4. #4
    sweet Avatari i sensuu
    Antarėsuar nė
    Jul 2008
    Mosha
    28
    Postime
    10,196
    Post Thanks / Like
    Forca e Rrespektit
    2905
    Po njera qe e ka karapici....nga se i erdhi
    Treat your self like a star!!!
    Likes kitrra 123 liked this post

  5. #5
    RDM33 Avatari i LeVoyageur
    Antarėsuar nė
    Jul 2011
    Vendodhja
    Me kembe te ngulura mire mbi......re :-)
    Postime
    7,153
    Post Thanks / Like
    Forca e Rrespektit
    3319
    Mbiemri im i vertete eshte Malaj.
    Por babai mbeti jetim dhe e rriti nje familje me mbiemer turkoshak.
    Femijet e mi sidoqofte do i kthehen mbiemrit tone te vertete.
    Gjithmone kam dashur ta nderroj por shty sot e shty neser , si perfundim do e nderroj pasneser
    I live 'cause... i love!
    What does not kill me makes me stronger!!!

  6. #6
    Super Moderator Avatari i Aver
    Antarėsuar nė
    Feb 2014
    Postime
    7,664
    Post Thanks / Like
    Forca e Rrespektit
    4086
    Ka edhe nga kafshet pula, zogu, knusi, dashi, demi etj.
    I walk slowly, but I never walk backward

  7. #7
    oNcE... Avatari i Soulmind
    Antarėsuar nė
    Dec 2011
    Postime
    11,895
    Post Thanks / Like
    Forca e Rrespektit
    9106
    Une kam mbiemer pashallaresh!
    "Be Kind! For everyone you meet is fighting a harder battle you know nothing!" ~Plato~

  8. #8
    Super Moderator Avatari i Abis
    Antarėsuar nė
    Feb 2016
    Postime
    9,698
    Post Thanks / Like
    Forca e Rrespektit
    2851
    Mbiemri im eshte si mbiemer sllav
    ____Nichts ist unmöglich____

    https://youtu.be/QiQxIm2sWcs


    🐾

  9. #9
    Moderatorė Avatari i dangerous
    Antarėsuar nė
    Oct 2013
    Postime
    6,917
    Post Thanks / Like
    Forca e Rrespektit
    2052
    Citim Origjinale Postuar nga sensuu Shfaq Poten
    Po njera qe e ka karapici....nga se i erdhi
    ... unč kam degjuar njč tjr .

    i biri i ka*akur*es .

  10. #10
    plak gjufurrak Avatari i kitrra 123
    Antarėsuar nė
    Jul 2008
    Vendodhja
    jam tu nxe i kusi me uje se du mej nrru teshat
    Mosha
    39
    Postime
    17,016
    Post Thanks / Like
    Forca e Rrespektit
    8082
    O nigjojeni kete gallaten qe ka ndodhe ne nje emision tek ne:

    Moderatorja e prezanton mysafirin si z. Faton LUCI ndersa mysafiri ja kthen: Une jam Faton PECI


    - I TAKOJ LUFTETARIT NE TE CILIN BASHKOHET E SHKUARA DHE E ARDHMJA -

    -Kashta noton e diamanti fundoset!


  11. #11
    VIP
    Antarėsuar nė
    Nov 2014
    Postime
    8,640
    Post Thanks / Like
    Blog Entries
    5
    Forca e Rrespektit
    547
    me ket mbiemer qe kam un i bie o te jem ose serbe ose maqedonase.

Informacionet e Temes

Vizitoret qe po Shikojne Kete Teme

Momentalisht aty jane 1 vizitor duke lexuar kete teme. (0 anetare dhe 1 vizitore)

Leja e Postimit

  • Ju nuk mund te postoni tema te reja
  • Ju nuk mund tju postoni pergjigje
  • Ju nuk mund te postoni bashkangjitje
  • Ju nuk mund te ndryshoni postimet tuaj
  •