Thanks Thanks:  0
Dislikes Dislikes:  0
Duke shikuar rezultatet 1 ne 6 nga 6

Teme: Masakra ndaj gjuhės shqipe

  1. #1
    RDM33 Avatari i LeVoyageur
    Antarėsuar nė
    Jul 2011
    Vendodhja
    Me kembe te ngulura mire mbi......re :-)
    Postime
    7,154
    Post Thanks / Like
    Forca e Rrespektit
    3319

    Masakra ndaj gjuhės shqipe

    Prof.dr.Pajtim BEJTJA/Masakra ndaj gjuhės shqipe do thellohet nėse gjuhėtarėt nuk veprojnė me urgjencė.


    Shumė njerėz mėsojnė 3-4 gjuhė tė huaja dhe nuk dinė tė shkruajnė shqip

    Kohėt e fundit ėshtė zhvilluar njė debat i ashpėr pėr problemet e shqipes standarde. Nė kuadėr tė kėtij debati janė kryer veprimtari, janė shkruar artikuj nėpėr gazeta dhe janė zhvilluar biseda nė studio televizive. Mendimet kanė qenė tė kundėrta pėr masėn dhe drejtimet e ndėrhyrjes nė rregullat e drejtshkrimit dhe nė fjalorin e shqipes, madje ėshtė folur edhe pėr njė standard tė ri. Mė nė fund, gjithēka pėrfundoi me njė propozim pėr tė hequr “ ė”-nė nga pjesė tė ndryshme tė disa fjalėve, numri i tė cilave e kalon 2500-shin. Mendoj se, nė parim, njė standard i vendosur para dhjetėra vjetėsh ka nevojė tė pėrmirėsohet (tė korrigjohet, tė pasurohet e tė pėrditėsohet), veēanėrisht kur gjatė kėtij intervali kohor kanė ndodhur ndryshime rrėnjėsore ekonomiko-shoqėrore e teknologjike, qė kanė ndikuar edhe nė gjuhė. Duhet kujtuar se Rezoluta e Kongresit tė Drejtshkrimit,1972, nė pikėn III,2 tė saj porosit: ”…duke marrė parasysh ndryshimet qė pėson gjuha gjatė zhvillimit tė saj si dhe ēėshtjet e reja qė nxjerr praktika gjuhėsore, ‘Rregullave tė drejtshkrimit’ t’u bėhen pėrmirėsimet dhe plotėsimet e duhura”. Nė kėto rrethana, nė qoftė se heqja e “ė”-sė, nė disa fjalė, arsyetohet teorikisht, korrigjimi i standardit pėr kėtė ēėshtje mund tė bėhet pa ndonjė shqetėsim. Por duhet hequr dorė, nisur nga disa “shije” dialektore, nga “lufta” vend e pavend kundėr “ė”-sė, heqja e sė cilės, nė disa raste, e bėn mė tė pazėshme rrokjen dhe e vėshtirėson shqiptimin e fjalės. Nga ana tjetėr, nuk duhet menduar se shqetėsimi i vetėm, qė ekziston sot pėr shqipen standarde, ėshtė i natyrės drejtshkrimore, aq mė tepėr i lidhur vetėm me shkrimin apo mosshkrimin e njė shkronje. Nė shkrimet e botuara, janė evidentuar njė sėrė problemesh tė tjera qė lidhen me normėn drejtshkrimore, si edhe me normat e tjera gramatikore. Gjithashtu, janė evidentuar probleme tė shumta, tė shkaktuara nga pėrdorimi pa nevojė i njė morie fjalėsh nga gjuhė tė tjera, tė cilave gjuha shqipe u ka lėshuar vendin, ndėrkohė qė ajo ka fjalėt e veta, qė janė nė pėrdorim tė gjallė e aktiv. Kjo, siē ėshtė vėnė nė dukje qartėsisht, jo vetėm vėshtirėson komunikimin mes shqiptarėve, por nxit rėnien nė pasivitet tė fjalėve shqipe, duke i hapur kėshtu rrugėn leksikut me burim tė huaj. Kėtu nuk ėshtė fjala pėr ato fjalė tė leksikut tė pėrgjithshėm dhe terminologji tė fushave tė ndryshme, tė futura nga gjuhėt e tjera, veēanėrisht nga anglishtja, sė bashku me konceptet, objektet dhe institucionet e reja (si, p.sh., kurrikul, kompjuter, printer, internet etj. etj.). Futja e tyre, sidomos kėta dy dhjetėvjeēarėt e fundit, ėshtė favorizuar nga procesi i globalizimit dhe, nė mėnyrė tė veēantė, nga revolucioni i teknologjive tė informacionit e tė komunikimit.

    Gabimet drejtshkrimore

    Shkeljet e standardit janė bėrė aq masive, saqė shpeshherė format e ērregullta janė bėrė mbizotėruese dhe heqja e “ė”-sė nga disa fjalė, sado e drejtė qoftė kjo, tė duket fare e parėndėsishme. Kėshtu, pėr shembull, me pėrjashtim tė fjalorėve, emri Yzberish, nė shumicėn e rasteve, madje edhe nė logon e Kombinatit tė Mishit (KMY), shkruhet dhe shqiptohet gabimisht Yzberisht, duke i shtuar njė “t” nė fund. Ka edhe fjalė tė tjera, tė cilave u shtohet gabimisht nga njė shkronjė nė fund ose diku brenda tyre. Pėr shembull, shkruhet dhe thuhet “garazhd”, “zvicerian” dhe “inspektoriat”, nė vend tė “garazh”, “zviceran” dhe “inspektorat”, pėrkatėsisht. Gabimet drejtshkrimore qė bėhen, janė tė natyrave nga mė tė ndryshmet. Kėshtu, disa fjalė tė huaja, qė janė bėrė pjesė e leksikut tė gjuhės shqipe, shkruhen dhe shqiptohen gabim, shpeshherė duke ndėrruar edhe vendin e tingujve. P.sh., thuhet “martenitet” nė vend tė “maternitet” (shtėpi lindjeje), “infakt” apo “infrakt” nė vend tė “infarkt” (mbyllje e enėve tė gjakut), “boljer” apo edhe “buljer” nė vend tė “boiler” (zierės apo ngrohės uji), “andresė” nė vend tė “adresė”, “ventratė” nė vend tė “vetratė” (“xhamllėk”), “ambazhur” nė vend tė “abazhur”, “prespektivė” nė vend tė “perspektivė”, “korrespodent” nė vend tė “korrespondent”, “afrofe” nė vend tė “aforfe” (nga frėngjishtja “ą forfait”, qė do tė thotė “qesim”), “kokteil” nė vend tė “koktej” etj.. Nė fjalė tė tjera, zėvendėsohet njė shkronjė a njė tingull me njė tjetėr. Pėr shembull, shkruhet e thuhet “albitėr” nė vend tė “arbitėr”, “dakort” (nė akord) nė vend tė “dakord”, “eleminim” nė vend tė “eliminim”, “energjitike” nė vend tė “energjetike” (rrėnja e fjalės ėshtė “energje”), “dokumenta” nė vend tė “dokumente”, “denancim” nė vend tė “denoncim”, “difekt” nė vend tė “defekt” (d-efekt) etj. Te tė gjitha njoftimet pėr dhėnie tė ndonjė objekti me qira, fjala “qira” shkruhet gabimisht “qera”. Te mjaft emra njerėzish “i”-ja zėvendėsohet nė tė shkruar e nė tė folur me “j”, si p.sh., shkruhet e thuhet “Arjan” nė vend tė “Arian”, “Marjana” nė vend tė “Mariana” etj. Dhe, kur gabime tė tilla bėhen nė shkrimin e emrave tė pėrveēėm apo tė familjeve nė dokumente shtetėrore identifikimi, kjo sjell pasoja tepėr tė pakėndshme dhe probleme administrative pėr qytetarėt.

    Fjalėt e importuara

    Disa fjalė, qė kanė hyrė nė gjuhėn shqipe dhe qė kanė “c” ose “g” tė ndjekur nga njė “e” ose “i”, shkruhen gabimisht me “ē”, pėrkatėsisht me “xh” ose me “g”, nė vend qė tė shkruhen me “c” pėrkatėsisht me “gj”, sipas drejtshkrimit tė shqipes standarde. Kėshtu, shkruhet “ēertifikatė” nė vend tė “certifikatė”, “proēes” nė vend tė “proces”, “koefiēient” nė vend tė “koeficient”, “defiēit” nė vend tė “deficit”, “liēensė” nė vend tė “licencė” etj.; “dixhital” nė vend tė “digjital”, “axhenda” nė vend tė “agjenda” dhe “gen” nė vend tė “gjen”, kur shkenca pėrkatėse shkruhet “gjenetika”. Ngatėrrohen nė tė shkruar dhe numrat arabė (1,2,3..) e romakė (I,II,III…). Numrat arabė duhen shkruar me nyje tė pėrparme dhe me mbaresė, kurse numrat romakė pa to, (p.sh.: Kreu i 2-tė ose Kreu II), mirėpo, nganjėherė, ndeshim qė tė shkruhet: Kreu i 2, Kreu i II-tė ose Kreu i II etj.

    Gabime nė format gramatikore

    Gabime tė shumta bėhen jo vetėm nė drejtshkrim e drejtshqiptim, por edhe nė pėrdorimin e formave gramatikore, siē janė gjinitė e emrave e tė mbiemrave, vetat e foljeve apo trajtat e shkurtra tė vetorėve etj. Dihet se disa klasa emrash mashkullorė e ndėrrojnė gjininė nė shumės dhe qė pėrcaktorėt (mbiemrat dhe pėremrat) qė i shoqėrojnė, nė shumės vihen nė gjininė femėrore. Emra tė tillė janė ata qė e bėjnė shumėsin me prapashtesat “e” dhe “ra”. Mirėpo, shpesh, dėgjojmė, p.sh., qė tė thuhet “talente tė rinj”, “shkrime tė tjerė”, “personazhe publikė”, “shira tė rrėmbyeshėm”, “kėta tre male tė lartė”, “qytete tė vegjėl dhe tė mėdhenj”, “puse tė thellė”, nė vend tė “talente tė reja”, “shkrime tė tjera”, “personazhe publike”, “shira tė rrėmbyeshme”, “kėto tri male tė larta”, “qytete tė vogla dhe tė mėdha”, “puse tė thella” pėrkatėsisht. Nga njė herė, ndodh, qė pėr tė njėjtėn situatė gramatikore standardi herė zbatohet e herė jo, gjė qė flet pėr njė zbatim tė pavetėdijshėm tė tij. Pėr shembull, shkruhet “vende tė mėdha e tė vogla” dhe tre-katėr rreshta mė poshtė “qytete tė mėdhenj e tė vegjėl”, kur kemi tė bėjmė me dy emra mashkullorė qė shumėsin e bėjnė me “e”. Ndodh, edhe mė keq, kur njė emri i vihen dy mbiemra ose njė mbiemėr dhe njė pėremėr me gjini tė ndryshme, si pėr shembull “objekte tė shumtė, tė ndėrtuara me rrasa” apo “kėto qytete tė mėdhenj”. Njė gabim i ngjashėm bėhet me fjalėn “element”, e cila shumėsin zakonisht e bėn me “e”, me pėrjashtim tė rasteve kur flitet pėr njerėz, nė tė cilat e bėn me “ė”. Pra, duhet tė thuhet, p.sh., “janė kapur disa elementė tė rrezikshėm kriminalė” dhe “karboni dhe squfuri janė elemente kimike”. Nga ana tjetėr, u ndėrrohet nė mėnyrė tė gabuar gjinia pėrcaktorėve tė disa emrave mashkullorė qė nuk pėrfshihen nė dy klasat e mė sipėrme. Kėshtu, tė gjithė lexuesit e faqeve tė para tė gazetave nė stacionet televizive thonė “kėto tituj/artikuj” dhe shumė njerėz thonė “ato burra”, “kėto politikanė”, “lekė tė reja”, “flokė tė gjata” etj., kur duhet tė thuhet “kėta tituj/artikuj”, “ata burra”, “kėta politikanė”, “lekė tė rinj”, “flokė tė gjatė” etj. E njėjta gjė ndodh edhe me disa emra me karakter ndėrkombėtar tė futur nė gjuhėn shqipe, si objektiv, interes etj., si dhe me disa emra shqip, si hap, kėshill etj. qė shumėsin e bėjnė me “a”. Pėrgjithėsisht, atyre pėrcaktorėt u vihen nė gjininė femėrore, si pėr shembull, thuhet “objektiva tė qarta”, “kėto interesa tė rėndėsishme”, “hapa tė mėdha” dhe “kėshilla vendore”, nė vend tė “objektiva tė qartė”, “kėta interesa tė rėndėsishėm”, “hapa tė mėdhenj” dhe “kėshilla vendorė”. Shmangie nė lidhje me gjininė vėrehet edhe nė pėrdorimin e pėremrit pronor “ynė”, qė shoqėron emrat e gjinisė mashkullore. Ai pothuajse ėshtė hequr nga pėrdorimi, ngaqė shumica e njerėzve thonė “populli jonė”, “vendi jonė”, nė vend tė “populli ynė”, “vendi ynė” etj. Shpesh ngatėrrohen vetat e foljeve. Kėshtu, dihet qė foljet nė vetėn e tretė njėjės tė kohės sė tashme tė mėnyrės lidhore duhet tė shkruhen me -ė nė fund, mirėpo bėhet e kundėrta. Pėr shembull, shkruhet “Unė do tė punojė” dhe “Ai do tė punoj”. Nė mjaft raste, vėrehet pėrdorimi i gabuar i disa fjalėve nė shoqėrime tė caktuara fjalėsh. Kėshtu, pėrdoret rėndom togfjalėshi “pėr arsye sepse”, kur duhet thėnė “pėr arsye se”, togfjalėsh qė ėshtė i barabartė me “sepse”. Pra, duhet thėnė “nuk erdha pėr arsye se…” ose, qė ėshtė njėsoj dhe mė shkurt, “nuk erdha sepse…”, dhe jo “nuk erdha pėr arsye sepse…” Po kėshtu, edhe togfjalėshi “pėr faktin sepse”, qė nuk ėshtė nė natyrėn e shqipes, duhet zėvendėsuar me lidhėzėn “sepse”. Me lidhėsen “sepse” rėndom bėhet edhe njė gabim tjetėr. P.sh., pėr tė lajmėruar mosardhjen, thuhet: “ju njoftoj sepse nuk do tė vij”, kur duhet thėnė: “ju njoftoj se nuk do tė vij”. Nė disa raste pėrdoret forma e gabuar “pasi qė”, duke shtuar njė lidhėse ftilluese pas asaj tė shkakut ose tė kohės. Gabohet shpesh, edhe nė tė folur, edhe nė tė shkruar, nė pėrdorimin e pėremrit “kush”, i cili duhet tė pėrdoret vetėm pėr njerėz, i pashoqėruar me emra dhe vetėm nė numrin njėjės. P.sh., duhet pyetur “kush e shkroi?”, duke kuptuar njė njeri dhe jo “kush gazetė e shkroi”, po “cila gazetė e shkroi”; duhet shkruar “cili faktor ndikoi” dhe jo “kush faktor ndikoi” etj. Gabime bėhen edhe nė pėrdorimin e apostrofave dhe tė trajtave tė shkurtra tė pėremrave. Kėshtu, shpeshherė, nė shkrimet hiqen gabimisht apostrofat nė trajtat e shkurtra tė bashkuara tė pėremrave (p.sh., shkruhet “ti them” apo “tu them”, nė vend tė, pėrkatėsisht, “t’i them” dhe “t’u them”) dhe shkruhen gabimisht me apostrofė format e shkurtra tė shkrira tė pėremrave (p.sh., shkruhet “m’a dha” apo “t’a dha”, nė vend tė “ma dha” dhe “ta dha”). Gjithashtu, trajta e shkurtėr “i” e njėjėsit pėrdoret gabimisht nė vend tė “u”-sė sė shumėsit; pėr shembull shkruhet “idetė i pėrkasin elitave”, nė vend tė “idetė u pėrkasin elitave”.

    Kuptimi i fjalėve

    Njė grup gabimesh janė ato qė kanė tė bėjnė me shtrembėrimin e kuptimit tė fjalėve, pėr shkak tė njohjes sė mangėt tė leksikut tė shqipes apo tė gjuhėve tė huaja. I tillė ėshtė pėrdorimi i njė fjale nė vend tė njė tjetre me kuptim tė afėrt, por jo tė njėjtė. Kėshtu, dėgjojmė tė thuhet e tė shkruhet qė u rrėzua busti i Enver Hoxhės, u ngrit busti i nėnė Terezės apo ai i Isa Buletinit, kur ato janė shtatore (statuja). Ėshtė njėsoj si tė ngatėrrosh xhaketėn me kostumin. Ndodh edhe mė keq, kur nė njė artikull gazete pėrdoren tė dy termat pėr tė njėjtin objekt skulpturor. Po t’u referohemi fjalorėve, busti ėshtė njė skulpturė qė paraqet pjesėn e sipėrme tė trupit tė njeriut qė nga mesi e lart ose kokėn dhe njė pjesė tė kraharorit dhe jo tė gjithė trupin, si shtatorja. Njė gabim i tė njėjtit lloj bėhet nė disa reklama televizive kur flitet pėr lavaman (duarlarėse), prej lavo (laj)+mano(dorė) dhe paraqitet lavapjatė (pjatalarėse) [prej lavo piatto(pjatė).Shumė njerėz ngatėrrojnė fjalė tė afėrta nga ana fonetike, por krejtėsisht tė ndryshme nga ana kuptimore, si: adaptoj (pėrshtat) dhe adoptoj (1. birėsoj; 2. pranoj; p.sh. njė rezolutė, njė vendim etj.); stimuloj (nxit) dhe simuloj (shtirem); mėshiroj (ndjej mėshirė pėr dikė, i fal gabimin) dhe mishėroj (shpreh diēka nė trajtė konkrete, e trupėzoj: p.sh. mishėroj nė art njė ide); mostėr (gjedhe; p.sh. mostėr gjaku, dheu, minerali, stofi etj.) dhe monstėr (pėrbindėsh); njėsoj (bashkoj nė njė tė vetme, unifikoj) dhe njehsoj (llogarit, bėj veprime me numra); afroj (e ēoj mė afėr, mė pranė) dhe ofroj (bėj ofertė, propozoj; p.sh. ofroj njė ēmim, njė mundėsi etj. dhe jo afroj…); klimatike (qė ka tė bėjė me klimėn; p.sh.: kushtet klimatike) dhe klimaterike (qė ka klimė tė mirė pėr shėndetin; p.sh.: vend klimaterik apo qendėr klimaterike), “pėrshkuan” (kaluan nga njėra anė nė tjetrėn etj.) dhe “pėrshkruan” ( paraqitėn me shkrim a me gojė tipare, dukuri a rrethana tė ndryshme), “recesion” (rėnie, p.sh. rėnie ekonomike) dhe “recension” (vlerėsim kritik pėr njė vepėr artistike, pėr njė punim shkencor, pėr njė shfaqje etj.); “vogėlia” (mosha e njomė, fėmijėria, mituria) dhe “vegjėlia” (shtresa e varfėr e popullsisė); “prefekt” (kryetar prefekture) dhe “perfekt” (i pėrsosur), “detal” (secila nga pjesėt pėrbėrėse tė njė makine a tė njė mekanizmi) dhe “detaj” (hollėsi) etj.

    Pėrdorimi i gabuar

    Njė nga deformimet mė tė rėndomta ėshtė pėrdorimi pa nevojė, e madje disa herė edhe nė mėnyrė tė gabuar, i njė numri tė madh fjalėsh tė huaja, tė cilave shpesh u vihen mbaresa shqipe, tė tilla si: “implementim” (nė vend tė “zbatim”, “futje”, “vėnie nė jetė”), “impakt” (nė vend tė “ndikim”), “surprizohem” (nė vend tė “befasohem”), “konsideroj” (nė vend tė “marr parasysh”; p.sh.: “e konsideroj kėtė fakt”, nė vend tė “e marr parasysh kėtė fakt”), “anunēoj” (nė vend tė “njoftoj”, “lajmėroj”, “kumtoj” apo “shpall”, sipas rastit), “impresion” (nė vend tė “pėrshtypje” apo “mbresė”), “previzion” (nė vend tė “parashikim”), “dipendohet” (nė vend tė “varet”), “resurse” (nė vend tė “burime”), “trend” (nė vend tė “prirje”; p.sh.: prirjet e zhvillimit tė vendit), “tė detajshme” (nė vend tė “tė hollėsishme”), “nė mėnyrė frekuente” (nė vend tė “shpesh” apo “shpeshherė”), “agravim” (nė vend tė “rėndim”; p.sh. rėndim i gjendjes, i sėmundjes), “abdejtoj” (nė vend tė “pėrditėsoj” ose edhe “freskoj”, “pėrtėrij”), “ėshtė involvuar” (nė vend tė “ėshtė pėrfshirė”), “abandonoj” (nė vend tė “braktis”), “bilaterale” (nė vend tė “dypalėshe”), “bipartizan” (nė vend tė “dypartiak”), “nukleare” (nė vend tė “bėrthamore”), “event” (nė vend tė “ngjarje”), “term” (nė vend tė “afat”; p.sh. afat dyvjeēar), “inaugurim” (nė vend tė “pėrurim”) etj. etj. Madje, disa herė renditen njėra pas tjetrės nė tė njėjtėn fjali fjala shqipe me tė huajėn pėrgjegjėse; p.sh., thuhet “njė ndikim dhe njė influencė”, apo “njė pėrvojė dhe njė eksperiencė” etj. Pėr shkak tė njohjes sė pamjaftueshme tė gjuhės sė huaj, disa herė bėhen pėrkthime tė gabuara tė disa fjalėve. P.sh., nė italishte karboni si element quhet carbonio, kurse qymyri carbone. Duke i ngatėrruar kėto dy fjalė, rėndom dėgjojmė nė emisionet e lajmeve qė tė thuhet “minierė karboni”, nė vend tė “minierė qymyri”. Nė raste tė tjera, shkak i kėtyre gabimeve ėshtė mosnjohja e leksikut abstrakt tė shqipes. Kėshtu, fjala angleze “approach” shpesh pėrkthehet “pėrqasje”, qė do tė thotė “krahasim”, nė vend tė “qasje”, qė nė kuptimin kryesor do tė thotė “mėnyra si bėhet diēka; nga kapet diēka pėr ta bėrė a pėr ta zgjidhur, si trajtohet njė ēėshtje”. Disa herė fjala “avantazh” nė vend qė tė shqipėrohet “epėrsi”, pėrkthehet gabimisht “pėrparėsi” (qė ėshtė sinonim i “prioritet”-it). Njė gabim qė bėhet shpesh, sidomos nga gazetarėt, ėshtė qė disa fjalėve tė huaja, qė kanė hyrė nė shqipe me njė a dy valenca gjuhėsore, u jepen edhe valenca tė tjera, si nė gjuhėt e huaja. Pėr shembull, termi “argument” nė gjuhėn shqipe ka si kuptim kryesor “njė arsyetim qė pėrdoret pėr tė vėrtetuar ose pėr tė kundėrshtuar njė mendim”, mirėpo, nėn ndikimin e disa gjuhėve tė tjera, nė shumė emisione lajmesh thuhet qė “kalojmė nė njė argument tjetėr”, kur duhet tė thuhet qė “kalojmė nė njė temė tjetėr”. Po kėshtu, fjala “develop” pėrkthehet nga anglishtja pothuajse gjithmonė “zhvillim”, kur ajo, sipas rastit e rrethanave, duhet tė pėrkthehet edhe me disa fjalė tė tjera, si “hartoj” (njė program, njė projekt etj.), “shtjelloj” (njė temė, njė mendim), “pėrsos” (diēka), “pėrhapet” (njė sėmundje a epidemi), “shfrytėzoj” (njė minierė), “sqaroj”, “zbuloj” a “bėj tė qartė” (njė fakt), “ndėrtoj”, “pėrpunoj” etj. Ngatėrresa kanė lindur edhe me shkrimin e emrave tė huaj tė njerėzve e tė vendeve, tė cilėt, sipas Drejtshkrimit (1973), duhen shkruar siē shqiptohen afėrsisht nė gjuhėt nga depėrtojnė. Shkrimi si nė origjinal, siē praktikohet rėndom, e vėshtirėson, nė mos e bėn tė pamundur leximin drejt tė tyre, sidomos kur lexuesit nuk e njohin gjuhėn e huaj pėrkatėse.

    Mihali bėhet Mishel

    Pėrveē kėsaj, pėrkthimet shpeshherė bėhen nga gjuhė tė dyta dhe emrat nė to shkruhen siē shqiptohen nė kėto tė fundit, pasi pėrkthyesit nuk e dinė si shkruhen e shqiptohen ata nė gjuhėn e autorit. Nė kėto raste, mund tė ndodhė, si nė njė libėr pėr Kremlinin, tė pėrkthyer nga frėngjishtja, ku Pjetri i Madh quhet si nė kėtė gjuhė, Pjeri i Madh dhe Mihali herė-herė quhet Mishel. Nė disa libra, qė pėrmbajnė personazhe ruse dhe janė pėrkthyer nga anglishtja, “c”-ja ruse ėshtė zėvendėsuar me “ts” (p.sh., nė vend tė Golicin ėshtė shkruar Golitsin). Mendoj se emrat e huaj nė shqip ėshtė mė e pėrshtatshme tė shkruhen siē shqiptohen dhe, nė pėrmendjen e parė tė tyre, nė kllapa ose nė poshtėshėnim, tė shkruhen si nė origjinal. Epidemia e pėrdorimit tė emėrtimeve nė gjuhė tė huaj, kryesisht nė anglisht, pėr kompanitė, bizneset, stacionet dhe programet radiotelevizive etj., qė vihet re nė dokumente tė ndryshme dhe nė shumė afishe, shpallje e reklama, ka sjellė vėshtirėsi nė kuptimin dhe leximin e tyre. Vėshtirėsi kanė dalė, sidomos, nė leximin e shkurtesave (akronimeve), pasi nuk ndiqen rregulla tė njėjta. Kėshtu, te “AMC” (Albanian Mobile Communication), “C” latine shqiptohet si “C” e shqipes, kurse tek “Albtelecom”, “C” latine shqiptohet si “K” e shqipes.

    Podiumi.com
    I live 'cause... i love!
    What does not kill me makes me stronger!!!
    Likes Didi liked this post

  2. #2
    Anėtar Aktiv
    Antarėsuar nė
    Apr 2017
    Postime
    482
    Post Thanks / Like
    Forca e Rrespektit
    318
    Kėto shqetėsime i kam dhe unė, po nuk shikoj ndonjė zgjidhje.
    Jo se s'ka zgjidhje, por s'ka vullnet nga qeveria.
    Po tė vazhdojnė gjerat kėshtu, shqiptarėt bashkė me gjuhėn e tyre, nė njė tė ardhme tė afėrt do tė shkrihen.
    Likes Passion liked this post

  3. #3
    мαи ωιтн α мιѕѕιои Avatari i Loverboy
    Antarėsuar nė
    Jul 2008
    Vendodhja
    WorLd 0f dReAms
    Postime
    15,413
    Post Thanks / Like
    Forca e Rrespektit
    3277
    Sic jemi duke vazhduar keshtu, dita dites duke futur barbarizma kudo qofshin, ne shkolle, libra, media etj, shpejt do masakrohet per se gjalli gjuha jone.
    " Dhe nuk jemi tė obliguar pėr tjetėr, pėrveēse t’ju kumtojmė ashtu qartė. ".

    (Kur'an: Sure Jasin 36:17)

    ღ*♥*ღ ღ*♥*ღ ღ*♥*ღ ღ*♥*ღ
    (`*•.ø(`*•.ø♥ø.•*“)ø.•*“ )
    ♥«“ •.* I LOVE ALLAH *•“Ø`»♥
    (ø.•*“(ø.•*“♥`*•.ø)`*•.ø )
    ღ*♥*ღ ღ*♥*ღ ღ*♥*ღ ღ*♥*ღ

  4. #4
    Anėtar i Respektuar Avatari i Eugeneral
    Antarėsuar nė
    Oct 2016
    Mosha
    31
    Postime
    1,233
    Post Thanks / Like
    Forca e Rrespektit
    289
    Citim Origjinale Postuar nga Artini Shfaq Poten
    Kėto shqetėsime i kam dhe unė, po nuk shikoj ndonjė zgjidhje.
    Jo se s'ka zgjidhje, por s'ka vullnet nga qeveria.
    Po tė vazhdojnė gjerat kėshtu, shqiptarėt bashkė me gjuhėn e tyre, nė njė tė ardhme tė afėrt do tė shkrihen.
    Do t'u shkrihen topet,,, e gjithe bota Shqip flet.



    Valltanz me tej me mua oooreee


    ...vallzo me tej me mua mo vallzo me tej me mua???

  5. #5
    Anėtar i Respektuar Avatari i Eugeneral
    Antarėsuar nė
    Oct 2016
    Mosha
    31
    Postime
    1,233
    Post Thanks / Like
    Forca e Rrespektit
    289
    Citim Origjinale Postuar nga Loverboy Shfaq Poten
    Sic jemi duke vazhduar keshtu, dita dites duke futur barbarizma kudo qofshin, ne shkolle, libra, media etj, shpejt do masakrohet per se gjalli gjuha jone.
    ...po ne xhami c'fucni mo, a, c'i'fucini???

  6. #6
    мαи ωιтн α мιѕѕιои Avatari i Loverboy
    Antarėsuar nė
    Jul 2008
    Vendodhja
    WorLd 0f dReAms
    Postime
    15,413
    Post Thanks / Like
    Forca e Rrespektit
    3277
    Citim Origjinale Postuar nga Eugeneral Shfaq Poten
    ...po ne xhami c'fucni mo, a, c'i'fucini???
    Shko futja pordhe
    " Dhe nuk jemi tė obliguar pėr tjetėr, pėrveēse t’ju kumtojmė ashtu qartė. ".

    (Kur'an: Sure Jasin 36:17)

    ღ*♥*ღ ღ*♥*ღ ღ*♥*ღ ღ*♥*ღ
    (`*•.ø(`*•.ø♥ø.•*“)ø.•*“ )
    ♥«“ •.* I LOVE ALLAH *•“Ø`»♥
    (ø.•*“(ø.•*“♥`*•.ø)`*•.ø )
    ღ*♥*ღ ღ*♥*ღ ღ*♥*ღ ღ*♥*ღ

Informacionet e Temes

Vizitoret qe po Shikojne Kete Teme

Momentalisht aty jane 1 vizitor duke lexuar kete teme. (0 anetare dhe 1 vizitore)

Leja e Postimit

  • Ju nuk mund te postoni tema te reja
  • Ju nuk mund tju postoni pergjigje
  • Ju nuk mund te postoni bashkangjitje
  • Ju nuk mund te ndryshoni postimet tuaj
  •