Duke shikuar rezultatet 1 ne 3 nga 3
Like Tree3Likes
  • 1 Post By Love
  • 1 Post By Love
  • 1 Post By Love

Teme: Gramatika e gjuhės shqipe

  1. #1
    βeℓℓe ā๓e Avatari i Love
    Antarėsuar nė
    May 2010
    Vendodhja
    uith maj bejbi ^_^
    Postime
    8,323
    Blog Entries
    26
    Forca e Rrespektit
    25

    Default Gramatika e gjuhės shqipe

    Fonetika, Morfologjia, Sintaksa, Leksikologjia

    Si ndahet gramatika e gjuhės Shqipe?

    Gramatika e gjuhės shqipe ndahet nė:

    • Fonetikė

    • Leksikologji

    • Sintaksė

    • Morfologji


    Fonetika

    Tingujt e gjuhės shqipe

    • Gjuha e sotme shqipe ka sistemin e saj tė tingujve. Kėta tinguj i quajmė fonema ( nga greqishtja : phone – zė). Ēdo gjuhė ka njė numėr tė caktuar fonemash.
    Gjuha shqipe ka 36 fonema =>
    7 fonema zanore: a, e, ė, i, o, u, y dhe 29 fonema bashkėtingėllore: b, c, ē, d, dh, f, g, gj, h, j, k, l, ll, m, n, nj, p, q, r, rr, s, sh, t, th, v, x, xh, z, zh.

    Zanoret janė tinguj qė artikulohen nė hapėsirėn e gojės pa hasur asnjė pengesė. Bashkėtingėlloret janė tinguj qė artikulohen nė hapėsirėn e gojės duke kapėrcyer njė pengesė. Bashkėtingėlloret e gjuhės shqipe janė:

    1. Tė zėshme: b, d, dh, h, g, gj, v, x, xh, z dhe zh.
    2..Tė pazėshme: m,n,nj,j,l,ll,r,rr ,p, t, th , k, q, j ,c, ē, s, dhe sh .

    Tingujt (fonemat) shkruhen me shenja grafike. Shenjat grafike qė pėrdoren pėr tė paraqitur tingujt (fonemat) quhen shkronja. Tingujt (fonemat) i shqiptojmė dhe dėgjojmė, ndėrsa shkronjat i shkruajmė, i shohim dhe i lexojmė. Tė gjitha shkronjat qė paraqesin tingujt e tė folurit tė njė gjuhe pėrbėjnė alfabetin e asaj gjuhe. Alfabeti i gjuhės shqipe ka 36 shkronja, tė renditura si vijon: a, b, c, ē, d, dh, e, ė, f, g, gj, h, i, j, k, l, ll, m, n, nj, o, p, q, r, rr, s, sh, t, th, u, v, x, xh, y, z, zh.
    Nga kėto, 27 shkronja janė tė thjeshta dhe 9 tė pėrbėra: dh, gj, ll, nj, rr, sh, th, xh, zh. Kėto shkronja quhen dyshkronjėsha ose diagrame. Nė gjuhėn shqipe dyshkronjėshat nuk paraqesin vėshtirėsi tė mėdha. Pėr kėtė duhen ditur dhe respektuar disa rregulla. Nė rastet kur njė fjalė mbaron me s dhe t dhe fjala tjetėr fillon me h, atėherė shkronjat lexohen tė ndara: p.sh. meshollė = mes-hollė, Ethem = Et-hem, shtathedhur = shtat-hedhur etj.

    Klasifikimi i zanoreve

    Zanoret e shqipes klasifikohen:

    • Sipas vendit tė ngritjes sė gjuhės drejt qiellzės: tė pėrparme, qendrore dhe tė prapme;

    • Sipas shkallės sė ngritjes sė gjuhės drejt qiellzės: tė hapura, gjysmė tė hapura dhe tė mbyllura;

    • Sipas pjesėmarrjes ose jo tė buzėve: tė buzorėzuara dhe tė pabuzorėzuara


    Klasifikimi i bashkėtingėlloreve

    Bashkėtingėlloret e shqipes klasifikohen:

    • Sipas mėnyrės sė formimit: mbylltore, shtegore, hundore, anėsore dhe dridhėse;

    • Sipas vendit tė formimit: buzore, dhėmbore, alveolare, paraqiellzore, qiellzore;

    • Sipas pjesėmarrjes sė zėrit dhe tė zhurmės: tė shurdhta ose tė pazėshme dhe tė zėshme.


    Diftongjet dhe grupet e zanoreve

    • Dy zanore qė shqiptohen si njė rrokje e vetme pėrbėjnė njė diftong.

    • Kur dy zanore qė janė pranė njėra- tjetrės shqiptohen secila si njė rrokje mė vete, ato pėrbėjnė njė grup zanor

    DREJTSHKRIMI DHE DREJTSHQIPTIMI I DISA TINGUJVE TĖ GJUHĖS SHQIPE

    1. Zanoret y dhe i

    Lexoni fjalėt nė dy pikat A dhe B.

    A: ai, bilbil,direk, fishek, frikė, gjilpėrė, hipi,hipje, krimb, krip, kripė,kripore, qilim,qime, rrip, sirtar, shpirt, shqip, shqipėroj, shqiptar, shqiptoj,rrip etj.

    B: byzylyk, ēyryk, dysheme, gjym, (i,e) gjymtė, gjymtoj, gjysmė, gjysmak, lyp, lypės, tym, vyshket, zymbyl, dy etj.

    2. Bashkėtingėllorja rr

    A: rregull, rresht, rreth, rrėnjė, rrip, rrobė, rrogė, rrogozė, rrokje, rrotė, rrudhė, rrufe, rrugė, rrush, rrymė, rrėzoj, rri, rrit, rrjedh, rrjep, rroj, rroftė, rruaj rrėfim, rreze, rrallė, rrafsh, rrah



    Rrokja

    • Rrokja ėshtė njė grup fonemash pėrqendrimi rreth njė zanoreje. Rrokjet janė tė hapura kur mbarojnė me zanore (u-ra) dhe tė mbyllura kur mbarojnė me bashkėtingėllore (lis).

    • Njė grup bashkėtingėlloresh pa zanore nuk mund tė formojė rrokje.





    Intonacioni

    • Ngritjet dhe uljet e zėrit gjatė tė folurit quhen intonacione.

    • Intonacioni mund tė pėsojė modifikime edhe nė varėsi nga shprehja e emocioneve dhe e ndjenjave tė gėzimit, zemėrimit, admirimit, shpresės, dyshimit etj.


    Theksi i fjalės

    • Shqiptimi i njė rrokjeje tė fjalės me forcė mė tė madhe se tė tjerat quhet theks. Rrokja qė shqiptohet me forcė mė tė madhe quhet rrokje e theksuar, tė tjerat quhen tė patheksuara. Nė shqipen theksi mund tė bjerė nė njėrėn ose nė tjetrėn rrokje tė fjalės.


    Theksi i fjalisė

    • Nė gjuhėn shqipe gjymtyra e fjalisė qė duhet vėnė nė dukje shqiptohet mė fuqishėm dhe me ton mė tė lartė.

    • Nė disa raste pėr tė vėnė nė dukje njė fjalė qė shpreh njė emocion, pėrdoret njė theks i dytė, i cili mund tė bjerė nė njė rrokje tjetėr tė fjalės, jo nė rrokjen qė bie theksi i fjalės: E mreku΄llueshme! E pabe΄sueshme!- thėrrisnin tė pranishmit.


    Fjalėformimi


    Forma dhe kuptimi i fjalės


    • Fjala ėshtė njėsia themelore e fjalisė.

    • Tė gjitha fjalėt e njė gjuhe pėrbėhen nga forma dhe kuptimi. Forma ėshtė tėrėsia e tingujve nė tė folur ose e shkronjave nė tė shkruar qė ndėrton fjalėn. Forma e fjalės lidhet me kuptimin e saj.

    • Njė pjesė e fjalės ėshtė e pandryshueshme dhe quhet temė e fjalės, tjetra ėshtė e ndryshueshme dhe quhet mbaresė e fjalės.


    • Fjala pėrbėhet nga tema dhe mbaresa.

    • Tema ėshtė ajo pjesė e fjalės qė mbetet pasi heqim mbaresėn. Njė teme mund t’i shtohen parashtesa ose prapashtesa. Nė kėtė rast ajo quhet temė fjalėformuese.

    • Rrėnja e fjalės bart kuptimin kryesor tė fjalės.

    • Mbaresa jep veēoritė gramatikore tė fjalės


    Fjalėt e parme dhe jo tė parme

    • Fjalėt nė gjuhėn shqipe janė tė parme dhe jo tė parme. Fjala quhet e parme kur tema ėshtė e njėjtė me rrėnjėn, p.sh., flutur-a, kėng-a etj. Fjala quhet jo e parme kur ėshtė formuar me parashtesė ose prapashtesė, ose tė dyja bashkė, si dhe me mėnyra tė tjera. Fjalėt jo tė parme janė: tė prejardhura (flutur-o-j), tė pėrbėra (bukė+pjekės) dhe tė pėrngjitura (megjithatė).


    Fjalėt e pėrbėra


    • Fjalėt e pėrbėra janė tė formuara nga dy ose mė shumė tema. Fjalėt e pėrbėra mund tė jenė:

    a) emra (frymėmarrje = frymė + marrje);

    b) mbiemra (flokėverdhė = flokė + verdhė);

    c) folje (buzėqesh = buzė + qesh);

    d) ndajfolje (duarkryq = duar + kryq);


    Antonimet, sinonimet dhe homonimet


    Antonimet janė fjalė, tė cilat kanė kuptim tė kundėrt me njėra-tjetrėn: mėngjes – mbrėmje;

    Sinonimet janė fjalė, tė cilat shkruhen ndryshe, por qė kanė kuptim tė njėjtė me njėra-tjetrėn: i brengosur – i merakosur;

    Homonimet janė fjalė qė shkruhen ose shqiptohen njėsoj, por qė kanė kuptim tė ndryshėm: akrep (kafshė e vogėl helmuese, e zezė) – akrep (shigjetėzat qė rrotullohen nė orė).


    Leksikologjia


    Leksikologjia ėshtė pjesė e gjuhėsisė qė studion fjalėt e njė gjuhe dhe kuptimet e tyre. Fjala leksikologji vjen nga greqishtja e vjetėr: leksis = fjalė, logos = dije.


    Fusha leksikore

    • Gjuha shqipe, ashtu si ēdo gjuhė, ka njė numėr tė madh fjalėsh. Disa prej kėtyre fjalėve kanė mė shumė se njė kuptim. Tėrėsia e fjalėve tė njė gjuhe quhet leksik. Pra, leksiku ėshtė njė lum i gjatė fjalėsh, por ai nuk ėshtė thjesht njė listė fjalėsh qė ekziston nė mendjen tonė. Ai ėshtė njė sistem ku ēdo fjalė ka vendin e vet dhe ėshtė gjithmonė nė lidhje me fjalė tė tjera.

    • Ēdo grup fjalėsh qė lidhen me njėra-tjetrėn nėpėrmjet kuptimit tė veēantė qė ato shprehin, pėrbėjnė njė fushė leksikore.


    Sintaksa


    Sintaksa ėshtė pjesa e gramatikės qė studion fjalėt gjatė ligjėrimit, rregullat e bashkimit tė tyre nė grupe fjalėsh e nė fjali si dhe rolin qė luajnė ato.


    Pėrbėrėsit kryesorė tė fjalisė

    Dallohen dy grupe pėrbėrėse tė fjalisė:

    • Grupi emėror (kryefjala)

    • Grupi foljor (kallėzuesi)

    • Grupi emėror tregon pėr personat pėr tė cilėt flitet, kurse grupi foljor tregon ēfarė thuhet pėr ta:

    Tė gjithė fėmijėt =>*****************rrinin tė qetė.

    || ***************** ******************** ||

    Grup emėror =>***************** Grup foljor


    Fjalia dhe pėrbėrėsit e saj

    Fjalia ėshtė njė grup fjalėsh tė lidhura nė mes vete sipas kuptimit dhe rregullave gramatikore tė gjuhės. Fjalia kumton diēka. Nė gjuhėn e folur fjalitė karakterizohen nga njė intonacion ose vijė melodike e veēantė (zbritėse, ngjitėse etj.). Nė gjuhėn e shkruar ato pėrcaktohen nga shenjat e pikėsimit (pikė, pikėpyetje, pikėpresje, pikėēuditje).

    • Njė fjali mund tė jetė e thjeshtė ose e pėrbėrė. Fjalia ėshtė e thjeshtė kur ka vetėm njė folje. Fjalia ėshtė e pėrbėrė kur ka mė shumė se njė folje.

    Tipat e fjalive sipas llojit tė kumtimit

    Sipas llojit tė kumtimit fjalitė mund tė jenė:

    • Dėftore

    • Pyetėse

    • Nxitėse

    • Dėshirore



    Fjalia dėftore

    • Fjalia dėftore shėrben pėr tė treguar diēka, pėr tė dhėnė njė informacion rreth njė fakti, rreth njė vėzhgimi, njė gjykimi, njė opinioni.

    • Fjalia dėftore, kur ėshtė e mėvetėsishme, shqiptohet me njė intonacion tregues. Toni zbret nė fund tė fjalisė. Ai ngrihet nė fjalėn qė mban theksin logjik, kur ėshtė i dukshėm.

    • Fjalia dėftore ka foljen zakonisht nė mėnyrėn dėftore, por mund ta ketė edhe nė mėnyrėn lidhore, habitore e kushtore.


    Fjalia pyetėse

    • Fjalia pyetėse pėrdoret pėr tė pyetur pėr diēka qė folėsi nuk e di ose e di pjesėrisht dhe pret prej bashkėbiseduesit njė pėrgjigje. Kėto fjali pėrdoren dendur nė dialog, sepse bashkėbiseduesit pėr ēdo pyetje qė bėjnė, presin njė pėrgjigje.

    • Dallohen tri lloje fjalish pyetėse:

    • Fjali pyetėse tėrėsore
    • Fjali pyetėse tė pjesshme
    • Fjali pyetėse retorike.

    • Fjalia ėshtė pyetėse tėrėsore, kur bashkėbiseduesi i pėrgjigjet pyetjes me po, jo ose me foljen e fjalisė pyetėse:
    - Ishe sot te mjeku? Po. (Isha.)

    • Fjalia ėshtė pyetėse e pjesshme, kur folėsi ka njohuri pėr atė qė pyet, por ai do tė mėsojė mė shumė. Kėtyre pyetjeve nuk u jepet pėrgjigje me po ose jo, por me njė ose disa fjalė: - Ē’muaj ėshtė tani? – Janar.

    • Fjalia ėshtė pyetėse retorike, kur folėsi pyet pa pritur qė tė marrė pėrgjigje: - Ē’tė presėsh nga ti?


    Fjalia nxitėse

    • Fjalia nxitėse shėrben pėr tė nxitur dikė qė tė zbatojė njė urdhėr, njė kėshillė, njė sugjerim, njė ftesė.

    • Nė fjalitė nxitėse foljet janė zakonisht nė mėnyrėn urdhėrore, lidhore e dėftore.


    Fjalia dėshirore

    • Fjalia dėshirore shėrben pėr tė shprehur njė dėshirė, njė urim, njė mallkim. Fjalia dėshirore mund tė shprehė edhe dėshirėn qė tė mos ndodhė diēka.

    • Fjalitė dėshirore e kanė foljen nė mėnyrėn dėshirore dhe nė mėnyrėn lidhore.

    • Nė fund tė fjalive dėshirore vihet pikėēuditje.


    Format e fjalisė

    • Fjalitė dėftore, pyetėse, nxitėse dhe dėshirore mund tė paraqiten nė shumė forma: veprore ose pėsore, pohore ose mohore dhe thirrmore.

    • Fjalia ėshtė nė formėn veprore, kur folja e saj ėshtė e formės veprore dhe ėshtė nė formėn pėsore, kur folja e saj ėshtė e formės joveprore (ose pėsore).

    • Nė formėn mohore tė fjalisė mohohet njė pohim. Pra, fjalia e formės pohore pėson njė shndėrrim mohor.

    • Fjalitė bėhen thirrmore kur shoqėrohen me njė ndjenjė tė fortė kėnaqėsie, habie, frike, zemėrimi etj.


    Gjymtyrėt kryesorė tė fjalisė

    Gjymtyrėt kryesorė tė fjalisė janė:

    • Kryefjala

    • Kallėzuesi


    Kryefjala

    • Kryefjala ėshtė gjymtyrė kryesore e fjalisė. Ajo gjendet me pyetjet: cili?, cila?, cilėt? dhe kush?. Ajo tregon njė a mė shumė frymore apo sende.
    Kryefjala zakonisht qėndron para foljes.


    Me se shprehet kryefjala?

    • Kryefjala shprehet me:

    a) emėr nė rasėn emėrore, tė shquar e tė pashquar, nė numrin njėjės e shumės: Dritani u lag nga shiu. (kush?)

    b) pėremėr (dėftor, tė pacaktuar, lidhor, vetor tė ēdo vete a numri): Ajo mė kėrkoi njė trėndafil tė kuq.

    c) numėror: Tė dy filluam tė ecnim duke ēaluar nė korridor.

    d) grup emėror: Yt vėlla tė la vetėm.


    Kallėzuesori i kryefjalės

    • Kryefjala mund tė marrė njė kallėzuesor. Shqiponja ėshtė simboli ynė kombėtar.

    • Kallėzuesori i kryefjalės tregon njė cilėsi tė personit apo sendit qė shėnohet nga kryefjala.


    Kallėzuesi

    • Kallėzuesi ėshtė gjymtyra kryesore e fjalisė, qė tregon njė veprim apo gjendje tė kryefjalės. Ai gjendet me pyetjet: ē’bėn?, ē’ ėshtė?. Kryefjala dhe kallėzuesi janė tė lidhur ngusht me njėri-tjetrin. Kėshtu, po tė ndryshojė kryefjala, ndryshon edhe kallėzuesi. Kallėzuesi pėrshtatet me kryefjalėn nė numėr dhe nė vetė. Kallėzuesi zakonisht qėndron pas kryefjalės.


    Llojet e kallėzuesit

    Llojet e kallėzuesit janė:

    • Kallėzuesi foljor i thjeshtė (njė folje): Ti mė munde.

    • Kallėzuesi foljor i pėrbėrė (dy e mė shumė folje): Po djali sa zinte tė recitonte , harronte vjershėn.

    • Kallėzuesi emėror (jam+emėr, mbiemėr, pėremėr, numėror): Dy prej luanėve ishin meshkuj.


    Gjymtyrėt e dyta

    Gjymtyrėt e dyta (apo plotėsit e fjalisė) janė:

    • Rrethanori

    • Kundrinori

    • Pėrcaktori



    Rrethanori

    • Rrethanori ėshtė gjymtyrė e dytė e fjalisė. Ai tregon rrethanat e kryerjes sė veprimit, si: kohė, vend, mėnyrė, shkak, sasi, qėllim. Ai nė fjali gjendet me pyetje tė ndryshme: kur?, ku?, si?, pse?, sa?, pėrse?. Rrethanori gati gjithmonė qėndron pas foljes ose kallėzuesit, por ai shpesh del edhe para foljes ose kallėzuesit.

    Rrethanori i kohės

    • Rrethanori i kohės tregon kohėn e kryerjes sė veprimit. Rrethanori i kohės lėviz lirshėm nė fjali.
    Ai gjendet me pyetjen: kur?: Mbrėmė shkuam nė kinema.

    Me se shprehet rrethanori i kohės?

    • Rrethanori i koės shprehet me:

    a) emėr me e pa parafjalė: Ndeshja finale do tė zhvillohet tė mėrkurėn.

    b) grup emėror: Ndeshja finale u zhvillua para njė jave

    c) ndajfolje ose shprehje ndajfoljore: Ndeshja finale u zhvillua dje.

    d) formė tė pashtjelluar: Me tė zbardhur fėmijėt u nisėn nė ekskursion.

    Rrethanori i vendit

    • Rrethanori i vendit tregon vendin e kryerjes sė veprimit. Ai lėviz lirshėm nė fjali.
    Rrethanori i vendit gjendet me pyetjen: ku?: Ata shkuan nė shkollė.

    Me se shprehet rrethanori i vendit?

    • Rrethanori i vendit shprehet me:

    a) emėr me parafjalė: Librat i mbaj nė bibliotekė. (ku?)

    b) grup emėror: Jam nisur pėr nė Galerinė e Arteve. (pėr ku?)

    c) ndajfolje: Zhurma dėgjohej sipėr. (ku?)

    Rrethanori i mėnyrės

    • Rrethanori i mėnyrės tregon mėnyrėn e kryerjes sė veprimit. Ai lėviz lirshėm nė fjali. Rrethanori i mėnyrės gjendet me pyetjen: si?:

    Ajo kėndon bukur.

    Me se shprehet rrethanori i mėnyrės?

    • Rrethanori i mėnyrės shprehet me:

    a) njė ndajfolje ose shprehje ndajfoljore (me emėr nė rasėn kallėzore): Dėbora mbulonte shpejt e shpejt (si?) ēdo gjė.

    b) njė grup emėror: Njė flutur po thithte me ėndje tė madhe (si?) nektarin e luleve.

    c) njė formė tė pashtjelluar: Djemtė ecnin me nxitim pa parė (si?) rrugėn.


    Rrethanori i shkakut

    • Rrethanori i shkakut tregon njė shkak qė sjell njė pasojė tė caktuar. Ai varet nga kallėzuesi, por ndonjėherė edhe me emėr ose mbiemėr. Rrethanori i shkakut zė vend pas gjymtyrės nga varet. Ai gjendet me pyetjen: pse?: Ajo shkoi te mjeku, sepse ishte e sėmurė.

    Me se shprehet rrethanori i shkakut?

    • Rrethanori i shkakut shprehet me:

    a) ndajfolje: Pse ke bėrė gjithė kėto gabime nė diktim, Dritan?

    b) emėr me parafjalė: - I kam bėrė nga nxitimi, mėsuese.

    c) grup emėror: Rezultatet i ke tė ulėta pėr shkak tė mungesave.

    d) pėrcjellore: Duke mos u mjekuar me kohė, sėmundja iu rėndua.

    Rrethanori i sasisė

    • Rrethanori i sasisė tregon sasi.

    Ai gjendet me pyetjen: sa?: Ata morėn pak libra.

    Me se shprehet rrethanori i sasisė?

    • Rrethanori i sasisė shprehet me:

    a) njė ndajfolje ose shprehje ndajfoljore: Mbrėmė ajo hėngri pak.

    b) njė grup emėror ku bėrthama tregon njė njėsi matjeje dhe ka pėrpara zakonisht njė numėror: Nėna bleu 5 kg mollė.

    Rrethanori i qėllimit

    • Rrethanori i qėllimit tregon qėllimin e kryerjes sė veprimit. Ai varet nga kallėzuesi. Rrethanori i qėllimit zė vend pas gjymtyrės nga varet.
    Ai gjendet me pyetjen: pėrse?: Ai shkoi pėr tė luajtur.

    Me se shprehet rrethanori i qėllimit?

    • Rrethanori i qėllimit shprehet me:

    a) ndajfolje: Pėrse ke ardhur deri kėtu?

    b) emėr me parafjalė: Djemtė kanė ardhur kėtu pėr punė.

    c) grup emėror: Prindėrit pėrpiqen pėr tė mirėn e fėmijėve tė tyre.

    d) paskajore: Ajo ka shkuar nė Amerikė pėr t’u specializuar.


    Kundrinori


    • Kundrinori ėshtė gjymtyrė e dytė e fjalisė. Ai zakonisht varet nga folja dhe tregon mbi kė (cilin) bie veprimi i shprehur prej saj. Ai vihet nė atė rasė qė kėrkon gjymtyra prej sė cilės varet.

    • Sipas kuptimit dhe formės sė shprehjes, kundrinori ėshtė i drejtė dhe i zhdrejtė.

    Llojet e kundrinorit janė:

    • I drejtė

    • I zhdrejtė:

    me parafjalė

    pa parafjalė


    Kundrinori i drejtė

    • Kundrinori i drejtė ėshtė gjymtyrė e dytė e fjalisė qė shėnon objektin tek i cili kalon veprimi i shprehur nga folja. Objekti mund tė jetė frymor ose jofrymor.

    • Kundrinori i drejtė u pėrgjigjet pyetjeve: kė?, cilin?, cilėn?, ēfarė?.

    • Kundrinori i drejtė ėshtė njė grup emėror (i shprehur me njė emėr, njė pėremėr ose njė emėr dhe njė pėrcaktor) nė rasėn kallėzore pa parafjalė dhe qė lidhet me njė folje tė formės veprore: Era e marrė tundte rrapin e moēėm tė Jubinės.

    • Nė qoftė se fjalinė veprore me kundrinor tė drejtė e shndėrrojmė nė fjali pėsore, kundrinori i drejtė bėhet kryefjalė e foljes nė formėn pėsore, kurse kryefjala, kundrinor me parafjalė: Era e malit e shpėrndante kėngėn gjithandej.
    Kėnga shpėrndahej nga era e malit gjithandej.

    Me se shprehet kundrinori i drejtė?

    • Kundrinori i drejtė shprehet:

    a) me emėr (zakonisht tė shquar) nė rasėn kallėzore: E ndoqe ndeshjen mbrėmė?

    b) me pėremėr: E shoh atė, tė shoh edhe ty.

    c) me grup emėror: Vizitova liqenin e Prespės vitin e kaluar.

    d) me trajtė tė shkurtėr tė pėremrit vetor: Do ta njoftoj vetė Arbrin pėr orarin e ndeshjes.


    Kallėzuesori i kundrinorit tė drejtė


    • Kundrinori i drejtė mund tė marrė njė kallėzuesor. Beni i mbante pantallonat tė ngushta.

    • Kallėzuesori i kundrinorit tė drejtė shėrben pėr tė treguar njė cilėsi ose veēori tė qenies a tė sendit tė treguar nga kundrinori i drejtė.

    Kundrinori i zhdrejtė pa parafjalė

    • Kundrinori i zhdrejtė pa parafjalė ka lidhje tė drejtpėrdrejtė me foljen dhe pėrdoret gjithmonė i shoqėruar me trajtė tė shkurtėr tė pėremrit vetor. Mund tė marrin kundrinor tė zhdrejtė foljet kalimtare dhe jokalimtare, veprore dhe joveprore.

    • Kundrinori i zhdrejtė pa parafjalė u pėrgjigjet pyetjeve: kujt?, cilit?, cilės?, cilėve?, cilave?.

    • Kundrinori i zhdrejtė pa parafjalė ėshtė njė grup emėror (i shprehur me njė emėr, njė pėremėr ose me njė emėr dhe njė pėrcaktor) nė rasėn dhanore, qė shoqėrohet gjithnjė nga njė trajtė e shkurtėr e pėremrit vetor nė rasėn dhanore.

    • Ai ndėrtohet gjithmonė pa parafjalė dhe tregon sende ose qenie mbi tė cilat bie veprimi i shprehur nga folja.

    • Kundrinori i zhdrejtė pa parafjalė luan rol tė rėndėsishėm, ėshtė plotės kryesor. Ai nuk ėshtė i lidhur me foljen aq sa kundrinori i drejtė.

    Me se shprehet kundrinori i zhdrejtė pa parafjalė?

    • Kundrinori i zhdrejtė pa parafjalė shprehet:

    a) me emėr nė rasėn dhanore: Fėmijėve (cilėve?) u ishte shtuar gėzimi.

    b) me pėremėr: Ty (kujt?) tė erdhėn shumė shokė pėr ditėlindje.

    c) me grup emėror: Shoqes sė klasės sonė (kujt?-) i dhanė ēmimin e parė nė konkurs.

    • Vendi i kundrinorit tė zhdrejtė pa patafjalė ėshtė zakonisht pas foljes. Por ai mund tė zėrė lirisht pozicione tė ndryshme nė fjali.


    Kundrinori i zhdrejtė me parafjalė


    • Kundrinori i zhdrejtė me parafjalė ka njė pėrdorim mė tė gjerė e tė larmishėm sesa kundrinori i zhdrejtė pa parafjalė. Ai varet kryesisht nga folja, por edhe nga pjesė tė ndryshme tė ligjėratės.

    • Kundrinori i zhdrejtė me parafjalė i pėrgjigjet pyetjeve: pėr kė?, me se?, nga kush?, prej kujt?,nga se?.

    • Kundrinori i zhdrejtė me parafjalė ėshtė njė grup emėror (i shprehur me njė emėr, njė pėremėr ose me njė emėr dhe njė pėrcaktor) nė rasėn emėrore, kallėzore ose rrjedhore, i paraprirė gjithmonė nga njė parafjalė: Ju e fituat ndeshjen me lojėn tuaj.

    • Kundrinori i zhdrejtė me parafjalė plotėson mė mirė kuptimin e foljes dhe tė fjalisė, por nuk ėshtė plotės kryesor, sepse folja nė fjali mund tė pėrdoret edhe pa tė.

    • Parafjalėt kryesore me tė cilat ndėrtohet kundrinori i zhdrejtė me parafjalė, janė: nga, te, me, pėr, pa, mbi, nėn, kundėr…;
    shprehjet parafjalore – bashkė me, me anė tė, nė lidhje me… . Kundrinori i zhdrejtė me parafjalė, i ndėrtuar nga njė emėr ose njė emėr dhe njė pėrcaktor, mund tė zėvendėsohet nga njė pėremėr.

    • Kundrinori i zhdrejtė me parafjalė dallohet nga dy kundrinorėt e tjerė, sepse ndėrtohet gjithmonė me parafjalė.

    Me se shprehet kundrinori i zhdrejtė me parafjalė?

    • Kundrinori i zhdrejtė me parafjalė shprehet:

    a) me emėr: Mė doli gjumi nga bubullima. (nga cila?)

    b) me pėremėr: Lajmi thoshte se mbi ta rėndonin shumė akuza. (mbi cilėt?)

    • Kundrinori i zhdrejtė me parafjalė shprehet nė rasėn emėrore, kallėzore dhe rrjedhore me parafjalė.

    ... Vazhdon...


    Deuid likes this.
    .................................................. .................................................. ...................... ღƸ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒღ The greatest show after the BigBang.... you & i ღƸ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒღ

  2. #2
    βeℓℓe ā๓e Avatari i Love
    Antarėsuar nė
    May 2010
    Vendodhja
    uith maj bejbi ^_^
    Postime
    8,323
    Blog Entries
    26
    Forca e Rrespektit
    25

    Default Gramatika e gjuhės shqipe (vazhdimi)..

    Pėrcaktori


    • Fjalėt qė saktėsojnė, sqarojnė, pėrcaktojnė emrin bėrthamė me tė cilin lidhen, quhen pėrcaktorė. Emri nė rasėn gjinore tė shquar ėshtė gjithmonė nė funksionin e pėrcaktorit. Ai shprehet me: emėr, mbiemėr dhe pėremėr.


    Llojet e pėrcaktorit janė:

    • Me pėrshtatje, i cili shėrben pėr tė pėrcaktuar cilėsinė e emrit bėrthamė

    • Me drejtim, i cili shėrben pėr tė treguar njė tipar tė emrit qė pėrcakton

    • Me bashkim

    • Me ndajshtim, i cili emėrton emrin bėrthamė.



    Emri bėrthamė i njė grupi emėror shpesh herė shoqėrohet nga njė mbiemėr, pėremėr, numėror, ndajfolje, emėr ose njė formė e pashtjelluar e foljes (pjesorja dhe paskajorja). Fjalėt qė shėrbejnė pėr tė pėrcaktuar emrin bėrthamė nė njė grup emėror janė pėrcaktorė: Njė njeri punonte...duke kėnduar njė kėngė tė gėzueshme. Ajo kėngė i ngjante erės.... Dėgjuam dy kėngė nga njė kėngėtare e re. Shtėpia pėrtej ėshtė shumė e vjetėr. I ngjante kėngės sė bilbilit. Banonte pranė njė parku mbushur me lule. Pėrcaktori, pra, ėshtė njė gjymtyrė e dytė e fjalisė qė pėrcakton gjymtyrėn prej sė cilės varet.

    => Pėrcaktori mund tė jetė i shprehur me njė mbiemėr tė nyjshėm (njė princ i brengosur), tė panyjshėm (njė princ madhėshtor), njė pėremėr dėftor (kėto kėngė), pronor (kėngėt tona), pyetės (cilėn kėngė), i pacaktuar (ēdo kėngė), njė numėror (dy kėngė), njė ndajfolje (pylli aty pranė), njė emėr pa parafjalė nė rasėn gjinore (kėngėt e fėmijėve), nė rasėn kallėzore (njė shportė mollė), nė rasėn rrjedhore (kėngė miqėsie), njė emėr me parafjalė nė rasėn emėrore (kėngė nga Kosova), nė rasėn kallėzore (shtėpia nė mal), nė rasėn rrjedhore (shtėpia prej qerpiēi), njė formė e pashtjelluar e foljes (pjesorja dhe paskajorja) : Puna ėshtė rruga pėr tė fituar para. Banonte pranė njė parku mbushur me lule.

    1. Pėrcaktori i shprehur me mbiemėr

    Mbiemri pėrcaktor shpreh njė cilėsi tė sendit, tė dukurisė ose tė frymorit tė treguar nga emri i pėrcaktuar: Mjekra e gjatė, pak e thinjur, balli i lartė dhe i gjerė i jepnin Abdylbeut njė hije me tė vėrtetė madhėshtore.

    Mbiemri pėrcaktor mund tė jetė:
    - i nyjshėm (mjekra e gjatė ) dhe i panyjshėm (hije madhėshtore ). Pėrcaktori i shprehur me mbiemėr mund tė jetė pėrcaktor i paveēuar (vjen menjėherė pas emrit) (Abdylbeu kishte dy sy tė mėdhenj e tė thellė.)
    - ose pėrcaktor i veēuar (i ndarė nga emri nga fjalė tė tjera ose me anė tė njė pushimi): Flokėt e ndritshėm tė vajzės, tė mpleksur si njė kurorė e argjendtė, i jepnin fytyrės sė saj njė pamje tė mrekullueshme. Futbollistėt, tė gėzuar nga fitorja, pėrqafonin njėri-tjetrin. Mbiemri pėrcaktor i veēuar ndahet gjithmonė me presje: I lodhur nga puna, mjeku ndezi njė cigare. Mjeku, i lodhur nga puna, ndezi njė cigare. Mjeku ndezi njė cigare, i lodhur nga puna.

    Pėrcaktori i shprehur me mbiemėr tė nyjshėm pėrshtatet me emrin nė numėr, gjini dhe rasė: Uji rrėshqiste mbi faqen e lėmuar tė shkėmbit. Uji rrėshqiste mbi faqet e lėmuara tė shkėmbit. Uji rrėshqiste mbi xhamin e lėmuar tė dritares. Uji rrėshqiste mbi xhamat e lėmuar tė dritares.
    Pėrcaktori i shprehur me mbiemėr tė panyjshėm pėrshtatet me emrin nė numėr dhe gjini: Hapet dera dhe hyn brenda njė luftėtar fisnik dhe madhėshtor. Hapet dera dhe hyjnė brenda disa luftėtarė fisnikė dhe madhėshtorė. Pėrcaktori i shprehur me mbiemėr, zakonisht qėndron pas emrit.

    Kur duam tė shprehim mė me forcė cilėsinė, pra, ta theksojmė, mbiemri mund tė dalė edhe para emrit: Tė vendosura drejt, njėra pas tjetrės, shtyllat e tensionit tė lartė dukeshin si njė shtyllė e vetme.

    2. Pėrcaktori i shprehur me pėremėr

    Pėrcaktori i shprehur me pėremėr mund tė jetė: pėremėr dėftor (Ky vend kaq i bukur, kėto male, kėto kodra, kėto fusha kaq tė kėndshme janė tonat.), pėremėr pyetės (Cili shkrimtar e ka shkruar poemėn “Bagėti e bujqėsi”? Ē’moshė kishte?), pėremėr i pacaktuar (I ftuari i bėri tė gjithė fėmijėt pėr vete.). Pėrcaktorėt e shprehur me pėremėr pėrshtaten sipas rastit me emrin qė pėrcaktojnė nė gjini, numėr dhe rasė: ky djalė/kėta djem, djali im/vajza ime, cili djalė/cila vajzė, cilit djalė/cilės vajzė, cilin djalė/cilėn vajzė.
    Kur pėrcaktori ėshtė pėremėr dėftor, zakonisht qėndron para emrit tė pėrcaktuar (ky djalė/kjo vajzė). Pėremrat dėftorė i kėtillė, i atillė, i tillė qėndrojnė zakonisht pas emrit (Djalė tė tillė nuk kemi parė.). Kur pėrcaktori ėshtė pėremėr pronor, zakonisht qėndron pas emrit tė pėrcaktuar (djali im/vajza ime). Kur ėshtė pėremėr pyetės qėndron pėrpara (Ēfarė prodhimesh kishte nė treg?). Kur ėshtė pėremėr i pacaktuar, zakonisht qėndron pėrpara, por ka raste qė qėndron edhe pas emrit (tė gjithė fėmijėt, ne tė gjithė).

    3. Pėrcaktori i shprehur me numėror

    Pėrcaktori i shprehur me numėror shpreh sasinė e sendeve, dukurive ose frymorėve tė treguar nga emri qė pėrcakton: Nė fushė dolėn trembėdhjetė futbollistė, dy futbollistė ishin rezervė. Ndeshja vazhdoi edhe dy minuta mė shumė, pra, dyzet e shtatė minuta.
    Pėrcaktorėt numėrorė janė tė pandryshueshėm, vetėm numėrori tre ndryshon nė gjini duke marrė formėn tri (Erdhėn tre djem. Erdhėn tri vajza.). Po kėshtu pėrshtaten edhe numėrorėt e pėrbėrė qė kanė si pjesė tė fundit numėrorin tre /tri (Erdhėn njėzet e tre djem dhe njėzet e tri vajza. Pėrcaktori i shprehur me numėror qėndron para emrit qė pėrcakton.

    PĖRMBLEDHIM:

    Pėrcaktorėt shėrbejnė pėr tė pėrcaktuar emrin bėrthamė tė njė grupi emėror. Pėrcaktori mund tė jetė i shprehur me njė mbiemėr, pėremėr, numėror, ndajfolje, emėr ose njė formė tė pashtjelluar tė foljes (pjesore ose paskajore).

    Morfologjia


    • Morfologjia ėshtė pjesa e gramatikės qė studion format e ndryshme tė fjalėve, kuptimin e kėtyre formave, klasifikimin e fjalėve nė pjesė ligjėrate, si dhe formimin e fjalėve.


    Pjesėt e ligjėratės


    • Pjesėt e ligjėratės janė:

    Emri; => Numėrori;
    Mbiemri; => Lidhėza;
    Pėremri; => Pjesėza;
    Folja; => Parafjala;
    Ndajfolja; => Pasthirrma.

    • Disa prej tyre janė tė ndryshueshme, si: emri, mbiemri, pėremri, folja, numėrori, sepse e ndryshojnė formėn e tyre gjatė pėrdorimit nė fjali; kurse tė tjerat janė tė pandryshueshme, si: ndajfolja, lidhėza, pjesėza, parafjala, pasthirrma, sepse nuk ndryshojnė formėn e tyre gjatė pėrdorimit nė fjali.


    Emri

    Kategoritė gramatikore tė emrit

    • Emri ėshtė pjesė e ndryshueshme e ligjėratės, qė emėrton diēka.

    •Kategoritė gramatikore tė emrit janė:

    • Gjinia;
    • Trajta;
    • Numri;
    • Rasa;
    • Lakimi;





    Gjinia dhe trajta

    Emri ka tri gjini:

    • Mashkullore;

    • Femėrore;

    • Asnjėjėse.

    Emri ka dy trajta nė tė cilat lakohet:

    • Trajta e shquar (emri pėrdoret si kryefjalė nė fjali);

    • Trajta e pashquar (emrit i vėmė njė (njėjės) pėrpara ose ca-disa (shumės) pėrpara.






    Numri dhe rasa

    Emri lakohet nė numrin:

    • Njėjės;
    • Shumės.
    • Emri lakohet nė rasat:
    - Emėrore;
    - Gjinore;
    - Dhanore;
    - Kallėzore
    - Rrjedhore.

    Si formohet numri shumės i emrave?

    Shumėsi i njė emri, i shkruar nė cilėndo formė, mund tė gjendet duke i vėnė pėrpara fjalėn njė e pastaj fjalėn ca dhe mandej shkruhen tė dyja format: (njė ) shkollė – (ca ) shkolla. I krahasojmė kėto dy forma dhe mėsojmė se si ėshtė formuar shumėsi i emrit shkollė. Nė kėtė rast duke i shtuar formės sė numrit njėjės mbaresėn –a.

    Tė shohim si e kanė formuar numrin shumės disa nga emrat e pjesės sė mėsipėrme: bodrumet , veshėt, degė.

    Shfrytėzojmė udhėzimin e mėsipėrm:

    1. (nj ė) bodrum -(ca) bodrume. Formės sė numrit shumės i shtohet mbaresa –e.
    2. (njė) vesh– (ca) veshė. Formės sė numrit shumės i shtohet mbaresa –ė.
    3. (njė) degė – (ca) degė. Forma e shumėsit ėshtė e njėjtė me formėn e numrit njėjės.

    MBANI MEND ___________________________________

    A.. Numri mė i madh i emrave nė shumės marrin mbaresa tė ndryshme, si:

    mbaresėn –e: (njė) qytet = > (ca) qytete

    mbaresėn -nj: (njė) bari = > (ca) barinj

    mbaresėn –ė : (njė) profesor = > (ca) profesorė

    mbaresėn –ra: (njė) fshat = > (ca) fshatra

    mbaresėn –a: (njė) vatėr = > (ca) vatra

    B. Disa emra shumėsin e formojnė duke ndėrruar tinguj:

    - (njė) ujk – (ca) ujq (tingulli –k ėshtė shndėrruar nė -q)
    - (njė) zog - (ca) zogj (tingulli –g ėshtė shndėrruar nė –gj)
    - (njė) dash – (ca) desh (tingulli –a ėshtė shndėrruar nė –e) etj.

    C. Disa emra shumėsin e formojnė duke ndėrruar tinguj dhe njėkohėsisht duke marrė mbaresa:

    (njė) varg – (ca) vargje (tingulli –g ėshtė shndėrruar nė-gj, ėshtė shtuar edhe mbaresa – e)
    (njė) hark – (ca) harqe (tingulli -k ėshtė shndėrruar nė –q, ėshtė shtuar mbaresa –e) etj.

    Ē. Disa emra numrin shumės e bėjnė si njėjėsi:

    (njė) nxėnės- (ca) nxėnės; (njė) mėsues - (ca) mėsues ; (njė) vendas – ( ca) vendas,
    (njė) rrugė – (ca) rrugė, (njė) fole – (ca) fole etj.



    Si formohet numri shumės i mbiemrave?

    Edhe mbiemrat e kanė kategorinė gramatikore tė numrit. Numri shumės i mbiemrave ndryshon sipas grupeve tė mbiemrave tė nyjshėm dhe tė panyjshėm.

    Mbiemrat e nyjshėm shumėsin e formojnė:
    -duke ndryshuar nyjėn – i nė – tė pėr gjininė mashkullore (njė lis i gjatė – ca lisa tė gjatė dhe –e nė – tė pėr gjininė femėrore (njė ēantė e kuqe – ca ēanta tė kuqe);
    -duke ndryshuar tinguj nė temė (i keq – tė kėqij, i lig – tė ligj, i ri - tė rinj, i zi - tė zinj (por edhe tė zezė, i vogėl – tė vegjėl etj.).

    Mbiemrat e panyjshėm shumėsin e formojnė:
    -duke marrė mbaresė –ė (njė shok besnik – ca shokė besnikė, njė shok bujar – ca shokė bujarė);
    -duke e ruajtur trajtėn e njėjėsit edhe nė shumės (njė njeri liridashės – ca njerėz liridashės, njė shpend vrapues – ca shpendė vrapues).



    Llojet e emrit

    Dallojmė lloje tė ndryshme tė emrit:

    • Emrat e pėrgjithshėm dhe tė pėrveēėm;

    • Emrat frymorė dhe jofrymorė;

    • Emrat konkretė dhe abstraktė;

    • Emrat e numėrueshėm dhe tė panumėrueshėm;

    • Emrat pėrmbledhės dhe tė lėndės.


    Emrat e pėrgjithshėm dhe tė pėrveēėm

    • Emra tė pėrgjithshėm janė emrat qė tregojnė qenie ose sende nė mėnyrė tė pėrgjithshme: djalė, vajzė, mal, kukull etj.

    • Emra tė pėrveēėm janė emrat qė tregojnė qenie ose sende tė dalluar nga tė tjerėt qė i pėrkasin tė njėjtės klasė: Korabi (mal), Ēufo (derr) etj. Emrat e pėrveēėm shkruhen gjithmonė me shkronjė tė madhe.


    Emrat frymorė dhe jofrymorė

    • Emrat frymorė janė emrat qė tregojnė qenie tė gjalla: vajzė, djalė, macė, luan etj.

    • Emrat jofrymorė janė emrat qė tregojnė sende jo tė gjalla: bankė, laps, libėr, tabelė etj.


    Emrat konkretė dhe abstraktė


    • Emrat konkretė janė emrat qė tregojnė qenie ose sende qė mund tė perceptohen nėpėrmjet tė parit, tė dėgjuarit, tė prekurit, tė nuhaturit ose tė shijuarit: djalė, lule, zhurmė, parfum, thartirė etj.

    • Emrat abstraktė janė emrat qė tregojnė ide ose mendime qė nuk mund tė perceptohen me anė tė shqisave: besim, dashuri, zemėrim etj.


    Emrat e numėrueshėm dhe tė panumėrueshėm

    • Emrat e numėrueshėm janė emrat qė tregojnė sende ose qenie qė mund tė numėrohen: pulė, fshatar, macė etj.

    • Emrat e panumėrueshėm janė emrat qė tregojnė sende qė paraqiten si njė masė e padallueshėm, si njė lėndė e pandashme: oksigjen, hidrogjen, magnez etj.


    Emrat pėrmbledhės dhe tė lėndės

    • Emrat pėrmbledhės janė emrat qė shėnojnė njė grup personash ose sende tė njė lloji: bota, vegjėlia, rinia, pleqėria, njerėzimi etj.

    • Emrat e lėndės janė emrat qė emėrtojnė njė lėndė homogjene qė nuk mund tė numėrohet. Ata emėrtojnė prodhime ushqimore, kultura bujqėsore, prodhime kimike etj: gjalpė, qumėsht, kos, grurė, najlon etj.


    Lakimi i emrit

    Emri ka tri lakime:

    • Lakimi i parė, i cili mbaron me (i);

    • Lakimi i dytė, i cili mbaron me (u);

    • Lakimi i tretė, i cili mbaron me (a-ja).

    • Lakimi i parė dhe i dytė pėrdoren pėr emrat nė gjini mashkullore, kurse lakimi i tretė pėrdoret pėr emrat nė gjini femėrore.


    1. Rasa e emrit

    Nė vartėsi nga roli qė luan nė fjali, emri pėrdoret nė forma tė ndryshme.
    1. Sa shumė zogj qė ka! ----- > kundrinor i drejtė i foljes ka.
    2. Nė dimėr, gjethet e pemėve bien dhe nėpėr degė mbeten foletė e zogjve si shkarpa. --> fjalė pėrcaktuese e emrit foletė nė grupin emėror foletė e zogjve.
    3. Vetėm atėherė duket sa shumė fole zogjsh ka. ----> pėrsėri fjalė pėrcaktuese e emrit fole nė grupin emėror fole zogjsh.
    4. Dhe zogjtė e dinė, se aty nuk i prek kush - ----- > kryefjalė e foljes dinė.
    5. T'i prishėsh folenė njė zogu, ėshtė mė keq se tė godasėsh gjyshin, qė aq fort e do. -> kundrinor i zhdrejtė pa parafjalė i foljes t'(i) prishėsh.

    Format e ndryshme qė merr emri duke u lidhur me fjalė tė tjera nė fjali, quhen rasa. Gjuha shqipe ka pesė rasa : emėroren, gjinoren, dhanoren, kallėzoren, rrjedhoren. Ndryshimi i emrit nėpėr rasa, nė numrin njėjės dhe shumės, quhet lakim.

    2. Lakimi emrave

    Emrat ndahen nė tre lakime sipas mbaresės qė marrin nė trajtėn e shquar njėjės : lakimi i parė : emrat mashkullorė qė mbarojnė me –i : djal-i, lis-i, burr-i, fto-i, vėlla-i, zėr-i, libr-i; lakimi i dytė : emrat mashkullorė qė mbarojnė me –u :mik-u, zog-u, dhe-u; lakimi i tretė emrat femėrorė qė mbarojnė me –a ose me –ja : vajz-a, dhi-a, fush-a, motr-a, lul-ja, del-ja etj.
    Emrat lakohen nė trajtėn e shquar dhe trajtėn e pashquar; nė numrin njėjės dhe nė numrin shumės.







    Emrat e gjinisė asnjanėse lakohen si emrat e lakimit tė parė, vetėm se emėroren dhe kallėzoren e trajtės sė shquar i kanė tė njėjta (marrin mbaresat t/tė, it).

    PĖRMBLEDHIM:

    Format e ndryshme qė merr emri gjatė pėrdorimit nė fjali quhen rasa. Ndryshimi i emrit nėpėr rasa, nė numrin njėjės dhe shumės, quhet lakim. Gjuha shqipe ka pesė rasa : emėroren, gjinoren, dhanoren, kallėzoren, rrjedhoren. Emrat kanė tre lakime : lakimi i parė, lakimi i dytė, lakimi i tretė. Lakimit tė parė i pėrkasin emrat qė nė trajtėn e shquar marrin mbaresėn –i (lis-lisi, djalė-djali, ftua-ftoi, vėlla-vėllai, zė-zėri, libėr-libri). Lakimit tė dytė i pėrkasin emrat qė nė trajtėn e shquar marrin mbaresėn –u (mik-miku, dhe-dheu). Lakimit tė tretė i pėrkasin emrat qė nė trajtėn e shquar marrin mbaresat –a, -ja (fushė-fusha, dele-delja, motėr-motra, rrufe-rrufeja


    Mbiemri


    • Mbiemri ėshtė pjesė e ndryshueshme e ligjėratės, qė tregon njė cilėsi apo karakteristikė tė emrit. Mbiemri pėrshtatet nė numėr (mjekėt e rinj), gjini (mjekja e re) dhe rasė (mjekun e ri), me emrin me tė cilin
    lidhet.
    Mbiemrat ndahen nė dy grupe:

    • Tė nyjshėm;
    • Tė panyjshėm.

    • Nyjet tregojnė se mbiemrat janė nė rasa tė ndryshme.
    • Mbiemrat kanė gjininė mashkullore e femėrore dhe numrin njėjės e shumės.

    Formimi i mbiemrit

    • Mbiemri nė gjuhėn shqipe del me formėn e njėjėsit she tė shumėsit, nė varėsi tė numrit tė emrit qė pėrcakton: djalė i vogėl – djem tė vegjėl.

    • Shumėsi i mbiemrave tė nyjshėm tė gjinisė mashkullore formohet:
    a) duke ndryshuar nyjėn i nė tė: i lartė – tė lartė.

    • Shumėsi i mbiemrave tė nyjshėm tė gjinisė femėrore formohet:
    a) duke ndryshuar nyjėn e nė tė: e kuqe – tė kuqe;
    b) duke ndryshuar nyjėn e nė tė dhe me mbaresėn – a: e larė – tė lara.

    Lakimi i mbiemrit









    Shkallėt e mbiemrit

    • Mbiemri ka tri shkallė:

    a) shkalla pohore (ku mbiemri tregon thjesht cilėsinė e sendit): Liqeni i Ohrit ėshtė i thellė.

    b) shkalla krahasore (ku mbiemri tregon cilėsinė e njė sendi, duke e krahasuar me cilėsinė e njė sendi tjetėr) , e cila ndahet nė: krahasore tė barazisė, krahasore tė sipėrisė dhe krahasore tė ultėsisė: Liqeni i Ohrit ėshtė po aq i thellė sa Liqeni i Prespės. Liqeni i Ohrit ėshtė mė i thellė se Liqeni i Shkodrės. Liqeni i Shkodrės ėshtė mė pak i thellė se Liqeni iOhrit.

    c) shkalla sipėrore: Liqeni i Ohrit ėshtė shumė i thellė.




    Didi likes this.
    .................................................. .................................................. ...................... ღƸ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒღ The greatest show after the BigBang.... you & i ღƸ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒღ

  3. #3
    βeℓℓe ā๓e Avatari i Love
    Antarėsuar nė
    May 2010
    Vendodhja
    uith maj bejbi ^_^
    Postime
    8,323
    Blog Entries
    26
    Forca e Rrespektit
    25

    Default Gramatika e gjuhės shqipe (vazhdimi)..

    Pėremri
    Llojet e pėremrit

    • Pėremri ėshtė pjesė e ndryshueshme e ligjėratės, qė zėvendėson emrin.

    Dallojmė disa lloje pėremrash:

    • Pėremrat vetorė: unė, ti ai/ajo (njėjės) – ne, ju, ata/ato (shumės);
    • Pėremrat vetvetorė: vetja, vetvetja…;
    • Pėremrat dėftorė: ky/kjo, kėta/kėto, i tillė, i kėtillė…;
    • Pėremrat pronorė: imi, yti, asaj, jonė, juaj…;
    • Pėremrat pyetės: kush?, cili?, cila?, ēfarė?...;
    • Pėremrat lidhorė: qė, i cili, e cila, tė cilėt…;
    • Pėremrat e pacaktuar: dikush, askush, tė gjithė… .


    Pėremri vetor

    • Pėremri vetor tregon veta tė ndryshme nė njėjės dhe nė shumės, vetėn e parė (vetėn qė flet), vetėn e dytė (vetėn me tė cilėn flasim) dhe vetėn e tretė (vetėn pėr tė cilėn flasim).

    • Pėremri i vetės sė parė nė njėjės unė tregon folėsin, kurse nė shumės ne tregon njė grup njerėzish ku bėn pjesė dhe folėsi.

    • Pėremri i vetės sė dytė nė njėjės ti tregon bashkėbiseduesin, kurse nė shumės ju tregon njė grup njerėzish ku bėn pjesė edhe bashkėbiseduesi.

    • Pėremrat e vetės sė tretė njėjės ai/ajo dhe shumės ata/ato tregojnė qenie ose sende pėr tė cilėt bėhet fjalė (duke pėrjashtuar folėsin dhe bashkėbiseduesin).

    • Kur i drejtohemi njė mė tė rrituri ose tė panjohuri pėrdoret forma e vetės sė dytė shumės nė vend tė vetės sė dytė njėjės: Ju jeni mėsuesi i tij?


    Pėremri vetvetor


    • Pėremri vetvetor tregon se i njėjti person vepron dhe i njėjti pėson: Flas me vete.

    • Pėremri vetvetor pėrdoret nė kuptimin e pėremrave vetorė tė ēdo vete e tė ēdo numri.

    • Zakonisht vetvetori pėrdoret pėr tė treguar persona. Pėr tė treguar sende ai pėrdoret shumė rrallė.

    • Pėremri vetvetor ka kuptim pėremėror dhe strukturė emėrore. Ai pėrdoret me dhe pa parafjalė: Ai e ndjente veten mė mirė. Ai fliste me vete.

    • Pėremrat vetvetorė pėrdoren nė tė njėjtėn formė pėr tė dyja gjinitė dhe pėr tė dy numrat.

    • Pėremri vetvetor pėrdoret edhe si njė emėr nė trajtė tė pashquar me parafjalėt: nė, mė mbi, pėr etj. Erdhi nė vete.


    Pėremri dėftor


    • Pėremrat dėftorė tregojnė qenie, sende ose tipare tė tyre qė ndodhen afėr ose larg folėsit.

    • Ata janė: ky/kjo, kėta/kėto, i tillė, i kėtillė etj.

    • Pėremri dėftor pėrdoret mė vete ose i shoqėruar me emėr: I ēmoj ata burra qė janė mbledhur.


    Pėremri pronor


    • Pėremri pronor tregon se sendi i dhėnė i pėrket njė vete tė caktuar.

    • Ēdo pronor ka dy palė trajta, nė gjininė mashkullore dhe femėrore dhe nė numrin njėjės e shumės: shoku im – shoqja ime, libri yt – librat e tu.

    • Zakonisht pėremri pronor vendoset pas emrit qė pėrcakton: shkolla jonė. Por, ndonjėherė ai vendoset edhe para emrit: im atė.

    • Pėremri pronor i vetės sė parė tregon se sendi i pėrket folėsit ose njė grupi ku bėn pjesė edhe folėsi: libri im, libri ynė.

    • Pėremri pronor i vetės sė dytė tregon se sendi i pėrket bashkėbiseduesit ose njė grupi ku bėn pjesė edhe bashkėbiseduesi: topi yt, topi juaj.

    • Pėremri pronor i vetės sė tretė tregon se sendi i pėrket dikujt qė nuk ėshtė i pranishėm nė bisedė: makina e tij, makina e tyre. Pėr vetėn e tretė pėrdoret dhe pėremri pronor i vet, qė tregon se sendi i pėrket kryefjalės sė fjalisė: makina e vet.

    • Pėremri pronor ka forma tė veēanta pėr tė dyja gjinitė nė tri vetat.

    • Gjinia femėrore e pėremrave pronorė formohet:
    - duke ruajtur trajtėn e gjinisė mashkullore: libri juaj – fletorja juaj;

    - duke ndryshuar vetėm nyjėn (pronorė tė vetės III): i tij – e tij, i saj – e saj, i tyre – e tyre;

    - duke i shtuar trajtės sė gjinisė mashkullore mbaresat –e dhe –a: im – ime, e tu – e tua;

    - me trajtė tė ndryshme nga ajo e mashkullores: yt – jote, ynė – jonė.

    • Pėremrat pronorė pėrdoren nė njėjės dhe nė shumės: libri im – librat e mi, libri ynė – librat tanė.




    Fjalėt e mia, time qė tregojnė se sendi ose veprimi i dhėnė i pėrket njė vete tė caktuar, janė pėremra pronorė: veprimet e mia, birucėn time, pozitėn time. Pėremrat pronorė mund tė pėrdoren:

    - si pėrcaktorė tė njė emri (veprimet e mia, birucėn time, pozitėn time);
    - si pronorė nė vete (Shkolla jonė ėshtė mė e re se juaja).

    1. Format e pėremrit pronor



    Pėremrat pronorė tė gjinisė mashkullore kur pėrdoren mė vete marrin mbaresėn – i : im – imi , ynė-yni, yt – yti, juaj –juaji, i tij – i tiji; i saj – i saji; i tyre – i tyri,.

    Pėremrat pronorė tė gjinisė femėrore marrin mbaresėn –a: ime – imja , jonė - jona, jote – jotja, juaj –juaja , e tij – e tija , e saj – e saja , e tyre – e tyrja.

    Pėremrat pronorė nė numrin shumės marrin mbaresėn – t(ė), disa prej tyre edhe nyjėn e pėrparme – tė ; e mi – tė mitė, e mia – tė miat , tanė – tanėt, tona – tonat, e tu – tė tuat, tuaj – tuajt, tuaja – tuajat, i tij – tė tijtė, i saj – tė sajtė, e tij - tė tijat, e saj – tė sajat, e tyre – tė tyret.

    Pėrdoren zakonisht pas emrit qė pėrcaktojnė. Pėrpara emrave mund tė vendosen vetėm pėremrat pronorė tė vetės sė parė dhe tė dytė tė numrit njėjės. Pėremrat pronorė tė vetės sė tretė njėjės dhe shumės nuk mund tė pėrdoren para emrave. Kur pėrcaktojnė emra farefisnie, mund tė pėrdoren edhe para kėtyre emrave: im bir, ime bijė, yt bir, yt bijė etj.

    Nė vend tė pėremrave tė vetės sė tretė, njėjės dhe shumės, mund tė pėrdorim edhe pėremrin pronor vetvetor: i (e, tė) vet: djali i vet, djemtė e vet; vajza e vet, vajzat e veta.

    Pėremrat pronorė kanė kategorinė gramatikore tė vetės, tė gjinisė, tė numrit dhe tė rasės.

    PĖRMBLEDHIM:

    Pėremrat pronorė tregojnė pronarin .Pėrdoren zakonisht pas emrit qė pėrcaktojnė, po edhe mė vete. Ato kanė kategorinė gramatikore tė vetės, tė gjinisė, tė numrit dhe tė rasės.


    Pėremri pyetės


    • Pėremrat pyetės shėrbejnė pėr tė pyetur pėr qenie.

    • Ata janė: kush?, cili?, cila?, i sati?, ēfarė? etj.

    Fjalėt kush, cili, cila, cilėt, cilat, ē’, ēfarė, sa, i sati, se (me, nga, pėr), qė pėrdoren pėr tė pyetur, janė pėremra pyetės.
    Kush pėrdoret pėr tė pyetur pėr njerėz ose qenie tė paraqitura si njerėz (tė personifikuara): Kush e ka shkruar poemėn “Lahuta e Malėsisė”? -Gjergj Fishta. Kush ėshtė mė e fortė se unė? - tha kuēedra. Pėrdoret vetėm nė njėjės dhe nuk shoqėrohet me emra.
    Cili pėrdoret pėr tė pyetur pėr njerėz, kafshė ose sende. Ai mund tė shoqėrohet me emra: Cili sportist zuri vendin e parė? Cili roman fitoi ēmimin e parė? Cili pėrdoret edhe me parafjalė : Mė thuaj me cilin rri, tė tė them se cili je.

    Kujdes!

    -Cili sportist zuri vendin e parė. (Pėrdorim i drejtė)
    -Kush sportist zuri vendin e parė. (Pėrdorim i gabuar).
    Pėremri pyetės cili ka kategorinė gramatikore tė gjinisė, tė numrit dhe tė rasės.

    Pasqyra e lakimit tė pėremrit cili?



    Pėremrat ē’ dhe ēfarė nuk ndryshojnė formė, pra, kanė vetėm njė formė pavarėsisht nga numri,gjinia dhe rasa.
    Pėremri pyetės se pėrdoret gjithnjė i shoqėruar me parafjalė (nga, me, pėr) : Me se rrojnė foshnjat ? /Ē’i rrit ēiliminjtė? /Dashuri e mėmės dhe pėrkdhelitė...(Ēajupi)

    Nė fjalitė pyetėse pėremrat pyetės kush, cili, ē’, ēfarė, pėrdoren :

    - si kryefjalė: Kush bleu veturė? Cili shkoi? Ēfarė (Ē’) u doli?
    - si kundrinor i drejtė: Kė mori nė veturė? Cilin porosite? Ēfarė (Ē’) i porosite?
    - si kundrinor i drejtė pa parafjalė: Kujt i kundėrshtove? Cilit iu afrove?
    - si kundrinor me parafjalė: Me kė u takove? Me cilin erdhe? Pėr ēfarė bisedove?


    Pėremri lidhor


    • Pėremra lidhorė janė pėremrat me tė cilėt i referohemi njė fjale a njė fjalie tė tėrė. Ata zėnė vendin e njė grupi emėror ose tė njė pėremri dhe shėrbejnė pėr tė lidhur dy pjesė tė njė fjalie tė pėrbėrė: Poshtė urės dukeshin varkat qė notonin.

    • Ata janė: qė, i cili, e cila, tė cilėt etj.


    Pėremri i pacaktuar


    • Pėremri i pacaktuar tregon njerėz ose sende nė mėnyrė tė pacaktuar.

    • Ata janė: dikush, ndokush, askush, tė gjithė, gjtihsecili, kushdo, njėri etj.

    Fjalėt disa, diēka, ndonjė, tjetėr, qė tregojnė frymorė ose sende nė mėnyrė tė papėrcaktuar, janė pėremra tė pacaktuar.

    1. Pasqyra e pėremrave tė pacaktuar



    Pėremrat e pacaktuar mund tė jenė tė parmė (kush, disa, ca, pak, shumė, mjaft, aq, kaq etj.).)dhe tė pėrngjitur (dikush, ndokush, ēdokush, askush, kurrkush etj.). Gjatė lakimit lakohet vetėm pjesa e pėrngjitur, ndėrsa pjesa e parme ėshtė e ngurosur.

    Ēfarė funksioni mund tė kryejnė pėremrat e pacaktuar?

    Pėremrat e pacaktuar mund tė pėrdoren si kryefjalė ose si kundrinorė kur pėrdoren tė vetėm, ndėrsa kur shoqėrohen me emra pėrdoren si pėrcaktorė : Dikush pėrvjel, dikush qeth sheleknė, dikush mjel dhitė, dikush dhentė. (Kėtu dikush pėrdoret si kryefjalė). I shėtiti tė gjitha qytetet. (tė gjitha- pėrcaktor). Secilit duhet t’i pėrgjigjet mėsuesi. (Secilit – kundrinor i zhdrejtė pa parafjalė).

    Kujdes drejtshkrimin!

    - Shkruhen si njė fjalė : gjithēka, gjithkush, gjithsecili (gjithsecila), gjithsekush, kurrfarė, kurrgjė, shumėkush, gjėsend, gjėkafshė, dikush, asnjė, asnjėri (asnjėra, cilido (cilado).
    - Shkruhen me vizė nė mes : njėri-tjetri (njėra-tjetra), shoqi-shoqin.
    - Shkruhen pa ė fundore : gjithkush (<gjithė+kush), gjithsekush, gjithsecili (gjithsecila), gjithfarė, kurrkush (<kurrė+gjė), kurrgjė, kurrfarė,
























    Didi likes this.
    .................................................. .................................................. ...................... ღƸ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒღ The greatest show after the BigBang.... you & i ღƸ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒღ

Informacionet e Temes

Vizitoret qe po Shikojne Kete Teme

Momentalisht aty jane 1 vizitor duke lexuar kete teme. (0 anetare dhe 1 vizitore)

Leja e Postimit

  • Ju nuk mund te postoni tema te reja
  • Ju nuk mund tju postoni pergjigje
  • Ju nuk mund te postoni bashkangjitje
  • Ju nuk mund te ndryshoni postimet tuaj
  •  

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52 53 54 55 56 57 58 59 60 61 62 63 64 65 66 67 68 69 70 71 72 73 74 75 76 77 78 79 80 81 82 83 84 85 86 87 88 89 90 91 92 93 94 95 96 97 98 99 100 101 102 103 104 105 106 107 108 109 110 111 112 113 114 115 116 117 118 119 120 121 122 123 124 125 126 127 128 129 130 131 132 133 134 135 136 137 138 139 140 141 142 143 144 145 146 147 148 149 150 151 152 153 154 155 156 157 158 159 160 161 162 163 164 165 166 167 168 169 170 171 172 173 174 175 176 177 178 179 180 181