Prishtine, 500 studiues pėr albanologjinė
Rreth 500 personalitete nga e gjithė bota do tė udhėtojnė kėtė vit drejt Prishtinės. Nė datat 18-19 gusht, nė kryeqytetin kosovar do tė mbahet edicioni i 27-tė i Seminarit Ndėrkombėtar tė Gjuhės, Letėrsisė dhe Kulturės Shqiptare. Studiues nga rreth 90 vende do tė prezantojnė punėn e tyre kėrkimore nė albanologji. Njė sėrė referatash dhe tryeza shkencore do organizohen gjatė kėtyre dy ditėve. Nė ndryshim nga vitet e tjera, temat e kėtij seminari do tė reflektojnė edhe nė tre pėrvjetorė tė rėndėsishėm. Kėshtu, do tė pėrkujtohet 100-vjetori i Kongresit tė Manastirit, ngjarjes ku u vendos edhe alfabeti standard i gjuhės shqipe, 70- vjetori i vdekjes sė Millosh Gjergj Nikollės - Migjenit dhe 100- vjetori i lindjes sė filologut tė njohur shqiptar, Eqrem Ēabej. Shqipja, si njė nga gjuhėt mė tė vjetra tė botės, do tė fokusohet nė diskutimet e seminarit tė 27-tė, ku shumė filologė tė njohur nga Europa, Azia, Amerika e Jugut dhe Australia do tė referojnė tezat e tyre. Sipas drejtorit tė Seminarit Ndėrkombėtar tė Gjuhės, Letėrsisė dhe Kulturės Shqiptare, Imri Badallaj, ėshtė i madh numri i tė interesuarve qė kanė dashur tė bėhen pjesė e kėtij seminari. "Programi i kėtij viti ėshtė mjaft i ngjeshur. Pas hapjes do tė organizohen gjashtė ligjėrata, ku personalitete tė njohura nga Kosova dhe Shqipėria do t'i mbajnė nė fusha tė ndryshme - nė fushėn e gjuhėsisė, letėrsisė dhe kulturės nė pėrgjithėsi", - shprehet ai. Pėr shkak tė pėrvjetorėve qė pėrkojnė me edicionin e 27-tė tė seminarit, do tė organizohen edhe dy tryeza shkencore pėr letėrsinė, ku do tė lexohen disa kumtesa qė kanė tė bėjnė me 100-vjetorin e lindjes sė Eqrem Ēabejt dhe njė tjetėr pėr pėrvjetorin e vdekjes sė Migjenit. Jashtė vėmendjes nuk do tė lihen as dy ngjarjet e tjera. Dy pasdite me referime janė organizuar pėr 100-vjetorin e Kongresit tė Manastirit, nė tė cilin pritet tė marrin pjesė gjuhėtarė dhe studiues tė letėrsisė, ndėrkohė qė historianė nga vendi dhe tė huaj do tė jenė tė pranishėm me referatat kushtuar 130-vjetorit tė Lidhjes sė Prizrenit.
Temat
Gjatė Seminarit tė 27-tė Ndėrkombėtar tė Gjuhės, Letėrsisė dhe Kulturės Shqiptare qė do tė mbahet nė Prishtinė nė datat 18-19 gusht, njė vend tė rėndėsishėm do t'i kushtohet gjuhės, duke e parė atė nė aspektin "Shqipja nė rrjedhėn e globalizmit". Ndėrsa pėr letėrsinė do tė trajtohet tema "Kosova dhe letėrsia shqipe". Kumtesat do tė pėrmblidhen nė dy botime; nė atė tė gjuhėsisė dhe letėrsisė. Diskutime tė tjera do tė mbahen rreth ēėshtjeve sociale dhe kulturore, duke pėrfshirė kėtu edhe referime pėr zbulimet e fundit arkeologjike tė rrėnojave antike tė Kosovės dhe Shqipėrisė gjatė kėtyre viteve tė fundit. Seminari Ndėrkombėtar pėr Gjuhėn, Letėrsinė dhe Kulturėn Shqiptare ėshtė themeluar mė 1974, nė Fakultetin Filologjik tė Universitetit tė Prishtinės. Masat e dhunshme serbe nė vitin 1989, bėnė qė seminari tė pezullohej pėr disa vite. Ndėrkohė, dy sesione tė kėtij seminari ishin mbajtur nė Tiranė gjatė viteve 1995 dhe 1996. Hyrja e NATO-s nė Kosovė bėri tė mundur qė nė vitin 2000, tradita tė vazhdonte sėrish nė Prishtinė. Seminari organizohet nga Fakulteti i Filologjisė nė Universitetin e Prishtinės nė bashkėpunim me Fakultetin e Historisė dhe Filologjisė nė Universitetin e Tiranės. Financiarisht mbėshtetet nga Ministria e Arsimit, Shkencės dhe Teknologjisė (MASHT) nė Kosovė.
(d.b/GazetaShqiptare/Balkanweb
__________________
Kur isha i ri mendoja se paratė ishin gjėja mė e rėndėsishme nė jetė;................. tani qė jam i rritur e di se janė vėrtet.
Oscar Wilde
|