|
Shkrirja e akujve,befason shkencetaret!
Qendra Amerikane e të Dhënave për Dëborën dhe Akujt, në Boulder të Kolorados, është një nga 40 qendrat në mbarë botën që vëzhgon dhe mbledh të dhëna për ndryshimin e akujve në pole. Shkencëtarët thonë se këtë verë shkrirja e akujve në Arktik ka qenë befasuese.Në këto shtresa të akullta, flokët e borës vezullojnë si diamantë. Shkencëtarët thonë se këto vezullime janë gjurma që i jep shpjegim pyetjes se pse një zonë në Veriperëndim përreth Arktikut, hapet dhe venbanimet e arinjëve polarë po zvogëlohen. Kur shkencëtarët e mbledhin borën, e shkrijnë, e derdhin diku e më pas nxjerrin të dhëna prej saj nëpërmjet disa mikro filtrave specialë, ata vënë re se pikëla të zeza karboni. Këto pikëla të zeza karboni janë bloza e arktikut.
Shkencëtarët po vëzhgojnë burimet industriale që e shkaktojnë këtë blozë në Amerikën e Veriut, Europë, Rusi dhe në masë të madhe në Azi. Shkencëtari Steven Warren shpjegon: “Karboni i zi grumbullon rezet e diellit, duke shkaktuar ngrohjen, pavarësisht se karboni është në atmosferë apo në borën që ne studiojmë”. Pamjet e marra nga sateliti këtë muaj, tregojnë se akulli në Arktik ka rënë në nivelet më të ulta që kur shkencëtarët nisën të analizojnë të dhënat në vitin 1979.
__________________
Lumturia eshte si nje flutur,
Nese e ndjek nuk do arrish kurre ta kapesh..
Por nese ndalon per nje cast,
Do te qendroj ne doren tende...!
|