![]() |
|
|
#1 |
|
DevouT
Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: n'sprova paralajmeruese...
Seksi:
Postime: 294
Rrespekti: 2
![]() |
Postoni fjale te urta te ndryshme popullore.
"Besnik benu por mos i beso askujt"
__________________
future classic The life is...
|
|
|
|
|
|
#2 |
|
DevouT
Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: n'sprova paralajmeruese...
Seksi:
Postime: 294
Rrespekti: 2
![]() |
# Afati nė verė floririn (lekėt) asnjėherė...
# Ai ha kumbulla, botes i mpihen dhėmbėt. # Ai lidh macėn pėr kėmbė tė magjes. # Ai qė di mė sė shumti flet mė sė paku. ( populli) # Ai qė do tė lozė dhėmbėt, duhet tė lozė dhe kėmbėt. # Ai qė nuk do nėnėn, do njerkėn. # Ai qė nuk mban macėn, ushqen minjtė. # Ai qė pėlqen veten e tij, nuk pėlqehet nga askush. # Ai qė pyet, nuk humbet. # Ai qė vjedh, din ti fsheh gjurmėt. # Ai qė asnjėherė ska kohė tė bėj diē si duhet, gjithnjė ka kohė, ta pėrserisė! # Ari me zjarr provohet, miku ne rrezik kuptohet. # Arma mė e mirė pėr ta mposhtur armikun ėshtė puna. # Armiku tė shikon nė kėmbet, miku tė shikon nė sy. # As pula kemi, as dhelpra na i ha. # Atė qė ta bėn gruaja, s'ta bėn as perėndia. # Atij i digjet mjekra , ai thote dale tė ndez cigaren. (Nuk pyet pėr tė tjerėt, shikon vetėm interesin e tij) # Atje ku ka, edhe derdhet. # Ato ē“ka di njė njeri nė krahasim me ato ē“ka nuk di , janė kurrgjė. # Babė e nėnė, vėlla e motėr, nuk tė bėhet askush. # Bark gunga, s'ja din bark petes. # Barku ėshtė i vellaji i detit. # Barku fire, s“kėrcen mirė. # Behari nuk vjen me nje lule. # Bėj tė mira nė det, se i gjen nė kripė. # Beja ka rrufenė. # Bėje te mirėn e hidhe nė det, nė mos e ditė peshku, e di zoti vet. # Bėri te pjellė, e dėshtoi. # Bie njė gur, e leviz nje mur. # Biseda lindi nga mendimi; biseda pa mendim nuk ėshtė bisedė, ėshtė grindje. # Bjen njė fjalė e nxerr njėqind tjera. # Bjeri pragut te degjoje dera. # Bora eshte e bardhe, por e ndyjne qente. # Borxhi i vone e gezon te zone. # Buka po u thye s' ngjitet me nje te beshtyre. (populli) # Buka tė ze syte. # Buke e hi ne shtepi. # Bukuria e njeriut pėrbėhet nga bukuria e fjalės qė flet. # Bukuria nuk eshte me fis, por kush e di edhe e kullandris. # Burrat besojnė se bota ėshtė krijuar vetėm pėr ta. # Burre e grua si mish e thua. # Burrėri ėshtė tė bėsh mirė, kundėr tė keqes qė tė ėshtė bėrė. # Burri eshte koka, kurse gruaja eshte qafa e shtėpisė. populli) # Butėsia bėn njeriun gjithēka, pėrveē pasurisė. # Ēdo gabim i gruas sė ndershme ėshtė i falur nga burri i saj. # Ēdo mizor e ka ditėn e vet tė gjykimit. # Ēdo pėsim ėshtė dhe mėsim. # Ē'e do mallin , e ē'e do gjene, kur nuk ke burrė pėr tė qenė. # Ēfarė bėn i ati, e heq i biri. # Ēfarė e zė njeriun dhe nuk e heq?! # Ēfare sheh ne fqi, prite ne shtėpi. # Ēfare sjell nje ore, nuk e sjell nje vit. # Ēfare ta ben goja, nuk ta ben armiku. # Cjapi mish e dhia tave. # Ēka mbjell korr. (populli) # Ē'kerkoi e gjet, si shtroi fjet. # Ēohu o i vdekur e ha pule te pjekur. # Dardha bie nen dardhe. (populli) # Dardha e ka bishtin mbrapa. (populli) # Dardha qe ka kokrra, qellohet me gure. # Dashuria ėshtė e ėmbėl, kur pėrfundon ėshtė shumė e hidhur. # Dashuria ėshtė rrezja e jetės, jeta pa dashuri ska shije. # Degjo shtate a tete dhe perseri bej si di vete. (populli) # Delen qė ndahet nga tufa e ha ujku. # Deles sė qethur, nuk i ngjitet ferra. # Dhe kur deti kos tė bėhet, pėr tė varfėrin nuk gjendet lugė. # Dhelpra kur nuk e mbėrrin rrushin, thote ėshtė i thartė. (populli) # Dhi e zgjebur e bishtin pėrpjetė. # Dimri ha dhe kashten. # Dita e mirė, duket qė nė mėngjes. (populli) # Dita ka sy, nata ka veshe. # Djal i djalėrise, shkop i pleqėrisė. # Djali i pa nėnė, si nata pa henė. # Djali nga barku yt, e miell nga thesi jot qė tė ngopesh. # Do dhe thele mbi bisht. # Dora e huaj nuk te kruan dot si jotja. # Dora jote, mėma jote. # Dora qė nuk kafshohet, puthet. # Dru prej lisi, dhe grua prej fisi. # Duaje mikun me gjithe kusuret (hallet) e tij. # Duhen shumė mend qė tė mund shoqėrohesh me njerėz pa mend. # Durimi ėshtė mė e madhja trimėri. # Durimi ka dhe kufi. # Dy atllar nė njė mullar. # Dy duar pėr njė kokė. # Dy here flitet ne mulli. # Dy mace, mundin njė luan. # E bleva sa frengu pulen. (kushtoi shume) # E dhena e tjeterit ėshtė si e krojtura e dhembit. (populli) # E dogji miza. (e goditi fjala) # E hidh mbas krahėve. (harroje) # E keqja tė shpie deri tek dera e armikut. # E kėrkoi si breshka gozhdėn. # E pėrpjeta ka dhe te tatepjetė. # E zure gjarprin? Shtypi kokėn. # Edhe bari i njome digjet nėpėr tė thatė. (populli) # Edhe diell tė bėhesh, tė gjithė nuk i ngroh dot. # Edhe shelgu i gjatė ėshtė, por s bėn fruta. # Era fryn detin, kurse fjala fryn njeriun. # Ėshtė gacė e mbuluar. # Ėshtė kėthyer dera nga pėrroi. # Ėshtė mė afėr dera se qilari. # Ėshtė me tė dhėnė, nuk ėshtė me tė thėnė. # Ėshtė njeri qė as tė ngroh, e as te ftoh. # Ėshtė njeri qė nuk le dy gurė bashkė. # Ėshtė njeri qė nuk turbullon ujė. # Ėshtė qelbur peshku nga koka. (faji ėshtė tek i madhi) # Ėshtė si mesalla me dy faqe. # Fajet i bėjnė tė mėdhenjtė, shkopinjtė i hanė tė vegjlit. # Ferra e nisi, ferra e grisi. # Fitimi dhe humbja jane moter e vėlla. # Fjale e keqe, rrezon malin. # Fjale fjale niset davaja. # Fjalėt e keqėdashėsit janė si qymyri, qė edhe po s“tė dogjėn , tė nxijnė. # Fjalet jane gra, veprat burra. (populli) # Floke gjate mendje shkurter. (populli) # Folė pak, dėgjo shumė. # Fshati qė duket, s“do kallauz. (populli) # Fytyra e qeshur ėshtė rrezja e bukurisė. # Gabimet qė harrohen, pėrsėriten. # Grueja duhet tė ketė nė dorėn e djathtė fėminė e nė tė majtėn librin # Guximi e bėn njeriun tė mundė luanin. # Kėmbėngulja e qėndrimi tė pamundshmen bėn tė mundshme. # Klloēka qe s'rri mbi veze, nuk nxjerr zogj. # Kur te jesh ne dhe te huaj, dita te duket nje muaj. # Kush dėshiron tė duhet, le tė dojė. # Kush punon ne te ri, nuk vuan ne pleqeri. # Kush punon, fiton. # Liria vjen kur s'i druhesh vdekjes. # Lumi fle, armiku s'fle. # Malet tunden, por nuk bien. # Mali me mal nuk piqet, njeriu me njerine piqet. # Mė i poshtri njeri ėshtė ai i cili kėrkon mirėsi nga njė i poshtėr. # Me mikun ha e pi e pazar mos bė. # Me mire vdekur e me nder, se sa gjalle e i turperuar. # Me mire nje dite ne liri, se njeqind vjet ne roberi. # Mendja e njeriut kuptohet me tė folur dy tri fjalė, por zemra e tij smund tė kuptohet as pėr disa vjet. # Mendja e zbukuron njeriun. # Mėndjelehti bėn mik atė qė i bėn keq, e armik atė qė i bėn mirė. # Mendo dhjete here e fol nje here. # Mirėsia qė pritet tė bėhet pėr njė kohė tė gjatė, humbet vlerėn kur realizohet. # Mos i shiko gunen, por shikoje punen. # Mos iu hidhėro njė tė keqeje tė atij qė tė ka bėrė njėqind tė mira. # Mos kij besim nė njeriun qė ska besim nė ty. # Nė qoftė se ėshtė lumturi tė duhesh, ėshtė lumturi mė e madhe tė duash # Nė vend qė tė shesėsh dituri dhe zotėsi, pėrpiqu ti fitosh ato. # Nje krimb thane nje lis. # Nje pike ne ēati, prish nje shtepi. # Njė punė e bukur ėshtė mė e dobishme se njėmijė fjalė tė bukura. # Njerėzit janė tė njejtė para natyrės, edukata i bėn tė dallohen. # Njeri i zoti nuk ėshtė ai qė s“ka tė meta, po ai qė i pranon tė metat e tij. # Njeriu duhet tė pėrpiqet tė mėsojė ēdo gjė, jo tė tregojė veten e tij. # Njeriu i pa mesuar si druri i papunuar. # Njeriu ka nevojė pėr arsim ashtu si bima pėr ujė. # Njeriu mėson mė shumė nga pėsimet, sesa nga sukseset (Henry Ford) # Njeriu plaket duke nxene. # Njeriu qė tė bėhet edhe me i zoti nuk duhet te harrojė edhe ato qė ka mėsuar. # Njeriu qe vetem per vete punon, eshte si nje dru qe peme s'lėshon. # Njeriun e bėjnė tė pėrjetshėm veprat e tij. # Njerzit e mirė janė tė gjykuar tė bėhen skllevėr tė tė kqinjėve. # Pema mė e ėmbėl ėshtė ajo qė vjel me duart e tua. # Pėr ēdo sy ka bukuri. # Pėr te qenė i lumtur nuk duhet vetėm tė dish, por edhe tė duash. # Peri i ngatėrruar nuk zgjidhet me nguti. # Personi qė do ti, ska asnjė tė metė, fillo tė mos e duash, pa shih sa tė meta ka. # Pleqėria nė vetmi, nuk ėshtė jetė e plotė. # Po dėshirove tė duash njė njeri, ose tė dojė ai ty, takohu mė shpesh me atė. # Po tė pėrdoret mirė koha, do tė mjaftojė pėr tė kryer ēdo punė. # Puna vjen me kembe te arta. # Punen e sotme mos e ler per neser. # Qente lehin, karvani shkon perpara. # Qesja nuk zbrazet duke dhėnė lėmoshė. # Ruaju nga miku qė bisedon me armikun tėnd. # S`duhet me i shti hunte e me marre ere gjithkun. # Ska lumturi mė tė madhe nė botė se dashuria dhe harmonia. # Shqiponja fluturon ne qiell, por folenė e bėn ne tokė. # S'tundet mali nga debora. # Syri ėshtė njė dritare e shpirtit. # Tė flasėsh pa menduar, ėshtė si tė zbrazėsh pushkėn pa e vėnė nė shenjė. # Tė gjitha qeniet e gjalla pėrveē njeriut janė tė vetdijshme, qė qellimi kryesor i jetės ėshtė qė ajo tė shijohet.(Samuel Butler) # Thjeshtėsia ėshtė bukuria kryesore e grave, se gjėndet shumė rrallė. # Trathtia, pa marrė parasysh shkakun, prapėseprapė trathti ėshtė. # Trimeria matet me zemer, jo me trup. # Trimi i mire me shokė shumė. # Trimi pėrmbahet, i ligu shpalon dobėsitė. # Vetmia ėshtė mė e mirė se shoku i keq. # Vjehra nuk e kujton asnjėherė kohėn e nusėrisė. # Xhelozia ėshtė krimbi i dashurisė. # Zbavitja mė e bukur pėr njerinė ėshtė leximi, shoku mė i mirė libri.
__________________
future classic The life is...
|
|
|
|