Duke shfaqur rezultatet 1 nga 2 e 2

Temė: Toka

  1. #1
    ђєค๔ђยภtєг Avatari i Hard Styler
    Anėtarėsuar
    Jul 2008
    Vendndodhja
    вσяα вσяα
    Postime
    4,400
    Blog Entries
    1
    Rrespekti
    708

    Gabim Toka

    Planeti i 3-tė prej Diellit ku jetojmė ne, i cili ėshtė i llojit shkėmbor; bota, dheu.


    Siperfaqja e planetit tonė ėshtė 510 milionė km2, me njė siperfaqe ujore prej 360 milionė km2 dhe tokėsore prej 150milion km2. Rrethi i ekuatorit ėshtė pak mė i madh se 40.000 km, pėrkatsisht 40.000.000m. Rrezja ekuatorjale ėshtė 6378 km e ajo polare 6357km.

    Toka nuk ėshtė kaq e rrumbullakėt sa duket. Ajo ėshtė e shtypur nė pole dhe kurrizore nė ekuator. Forma e tillė e tokės ėshtė elipsoide e valėzuar dhe nė gjeografi quhet gjeoid (gjeo-tokė dhe eidos-pamje).

    Toka me formėn e saj tė patates

    Pamja paraqet formėn prej patate tė Tokės dhe dyshja e satelitėve duke bėrė matjen e saj (DLR)


    Mbėshtjella tokėsore paraqet tė futura dhe gunga tė cilat janė krijuar nga shpėrndarja jo e njėtrajtshme e forcės sė rėndesės nė sipėrfaqen e Tokės duke shkaktuar edhe rrotullimin e Tokės rreth vetes si dhe baticat e zbaticat. E parė nga hapėsira kozmike Toka ngjan megjithatė si njė top, kjo pasiqė nė krahasim me madhėsinė e planetit tonė tė
    futurat dhe gungat nuk bijnė nė sy. Pėrveē kėsaj krijohen disa forca
    madhore pėrmes rrotullimin tė Tokės; forca qendėrikėse, tė cilat sidomos nė ekuator veprojnė nė drejtim tė kundėrt me forcėn e rėndesės.
    Topi tokėsor u epet nė pjesėn mė tė madhe kėtyre forcave duke u mufatur. Nė kėtė mėnyrė rrezja e Tokės zgjerohet me deri nė 21 kilometra. Vende ku forca e rėndesės ėshtė mė e ulėt janė: pllaka kontinentale lindore e Kanadasė, rrafshnalta e Tibetit dhe fundari i thellėsisė detare midis Indisė dhe Australisė Perėndimore. Njė njeri qė diku tjetėr do tė peshonte njėqind kilogram, do tė ishte 6 gram mė i
    lehtė nė vendet e sipėrpėrmendura. Nė trevat ku forca e rėndesės ėshtė mė e lartė - Azia Juglindore, bregu i oqeanit Paqėsor nė Amerikėn e Jugut dhe vargmali nė mesin e oqeanit Atlantiko-Verior - pesha e trupit ėshtė rreth 6 gram mė e lartė.



    Nė fillimet e hershme tė krijimit tė sistemit tonė diellor Toka e atėhershme pa praninė e Hėnės rrotullohej shumė vrullshėm. Ditėnata zgjaste vetėm 4 orė. Sipėrfaqja e Tokės ishte e mbuluar nga oqeanė tė pafundė me valė gjigande tė krijuara si pasojė e kėmbimit tė menjėhershėm midis natės dhe ditės. Toka nuk kishte njė bosht tė qėndrueshėm ēfarė shkaktonte njė kaos tė vėrtetė ku brenda njė kohe tė shkurtėr ngricat u linin vend tė nxehtit tė madh dhe e anasjellta.



    Mendohet se dikur para katėr miliardė vjetėsh Toka ėshtė ndeshur me njė trup qiellor me madhėsi sa ajo e Marsit. Toka nė njė farė mėnyre i mbijetoi kėsaj pėrplasjeje. Copat e shkėputura si pasojė e pėrplasjes u bashkuan duke formuar Hėnėn.




    Toka pėrkul hapėsirėn

    Pėrkulja a hapėsirės, shkaktuar nga Toka, mban Hėnėn nė orbitėn e saj. Hėna me forcėn e saj tėrheqėse e bėri tė qėndrueshėm boshtin e Tokės tek rreth 23 gradėt. Kjo solli njė qėndrueshmėri edhe nė klimė. Ditėnata nė Tokė zgjat sot 24 orė. Gjithashtu forca tėrheqėse e Hėnės shkakton baticat dhe zbaticat nė bregdete. Por edhe nė stere mund tė shkaktojė njė ngritje deri nė 40 centimetra.


    Lėvizja shtegore e Tokės rreth Diellit nuk ėshtė e pandryshueshme. Ajo ėshtė mė e shpejtė kur largėsia midis Diellit dhe Tokės ėshtė mė e vogėl. Dhe ajo bėhet mė e ngadalshme kur kjo largėsi zmadhohet.

    Kjo ndikon mbi stinėt: Ato nuk janė njėsoj tė gjata. Nė fillim tė Janarit largėsia midis Tokės dhe Diellit ėshtė mė e vogla, nė Korrik Toka ėshtė mė sė largėti Diellit. Kėshtu koha midis vjeshtės dhe fillimit tė pranverės ėshtė prej 179 ditėsh dhe koha prej pranverės deri nė fillim tė vjeshtės prej 186 ditėsh. Kėshtu vera ėshtė shtatė ditė mė e gjatė se dimri.



    Vargishulli i Lofotenit, pėrgjatė bregdetit tė thepisur tė Norvegjisė, ėshtė formacioni shkėmbor mė i vjetėr tė Botės: granit i ngurtėsuar nga magma para pothuajse tre miliardė vjetėsh. Kėto guma janė dhjetėherė mė tė vjetra se vetė kontinenti tė cilit i pėrkasin sot. Peizazhet fjordike tė Norvegjisė janė mbetje tė malėsisė sė madhe tė Kaledonisė, e cila shtrihej dikur nga Skocia deri nė Norvegji.

    Nė kohėn e lindjes sė saj para 500 milionė vjetėsh Europa nuk ėshtė akoma e plotė. Pjesėt e saj janė tė hapėrdara mbi tė gjithė rruzullin tokėsor: Skandinavia tej mė nė jug tė ekuatorit, Anglia dhe Vendet e Ulėta nė rrethin polar tė jugut si dhe pothuajse tė gjithė pjesėt e tjera pėrreth polit tė jugut. Tė gjithė kėto pjesė koreje kontinentale janė nė lėvizje. Ato merrem me vete nga rryma tė fuqishme magme, tė cilat vlojnė 80 kilometra nėn sipėrfaqen e tokės.


    Dielli mban gjallė tėrė jetėn nė Tokė, ai na ndriēon, ngroh tokėn, detin, atmosferėn, nget klimėn, na sjell Periudha tė Thata dhe Periudha Akullnajash, shtyn erėn, e cila fryn nėpėr Tokė dhe vendos mbi motin.



    Qė nga lindja e jetės mbi Tokė, pėr 3 miliardė vite rrjesht, kanė jetuar vetėm organizma njėqelizorė - dhe vetėm qė prej 700 milionė vitesh ekziston njė jetė shumėqelizore, madje akoma nuk dihet me siguri dhe saktė, si ka lindur jeta njėqelizore dhe me pas kalimi i befasishem ne ate shumeqelizore.



    Para rreth 220 milionė vjetėsh Evropa gjendet larg nga brigjet e oqeanit tė vetėm tė atėhershėm. Asnjė re nuk depėrton deri nė qendėr tė saj. Nėn diellin pėrvėlues thahen pyjet tropikalė. Evropa kthehet nė shkretėtirė. 90 pėrqind e tė gjithė llojeve nė mbarė botėn vdesin. Edhe Evropa Lindore gjendet nė duna rėre tė ngurtėsuara nė Epokėn Permiane.



    Mendohet se pėrafėrsisht 210 miljonė vjet mė parė Toka ėshtė goditur nga diēka jashtėtokėsore. Efektet e pėrplasjes sollėn asgjėsimin apo pakėsimin e shumė lloje qeniesh tė gjalla tė cilat ishin nė konkurim me dinozaurėt duke u hapur kėtyre tė fundit rrugėn pėr t'u pėrshtatur dhe shumuar rrėzė shkretėtirave.



    Epoka e amfibėve ka pėrfunduar. Zvarranikėt mposhtin sfidėn e mbikontinentit Mbarėdheu (Pangeas). Ata kanė njė lėkurė tė papėrshkueshme nga uji dhe vezėt e tyre mund tė zhvillohen edhe nė rėrė tė thatė.



    Ato pjesė tė Mbarėdheut qė do tė ndėrtonin mė vonė Evropėn e Mesme
    pėrmbyten herė pas here nga njė det i cekėt. Ēdo vėrshim lė prapa njė
    shtresė tė re kripe.



    Shumė shkencėtarė besojnė sot se njė pėrplasje tjetėr masive mbi gadishullin Yucatan (Jukatan) nė Meksikė 65 milionė vjetė mė parė (nė fundin e periudhės Cretaceous) e shndėrroi klimėn nė Tokė, duke e bėrė tė pamundur pėr dinozaurėt tė vazhdonin tė sundonin; ishin gjitarėt ata qė pėrfituan nga ky rast.



    Dinozaurėt e mbretėruan tokėn pėr 140 milionė vjet, por kurrė nuk evoluan drejtė njė jete inteligjente. Shumė krijesa tė tjera e kanė banuar Tokėn pėr qindra miliona vite dhe nuk kaluan kurrė nė qenie inteligjente.



    Nėse u besohet krijimistėve atėherė Toka u krijua si prodhim i gatshėm para rreth 6 000 vjetėsh. Planeti ynė nuk paska ndryshuar aspak qė nga krijimi, as kontinentet dhe oqeanet. Ndonjė rrjedhė gjeologjike nuk paska pasur. Nė kundėrshtim me njohuritė e shkencave tė Tokės, Alpeve nuk iu deshėn miliona vjet pėr tė marrė trajtėn e sotme por vetėm disa orė. Nė botėn e krijimistėve tė gjithė kafshėt janė krijuar nė tė njėjtėn kohė. Edhe kjo e pambėshtetur nga njohuritė shkencore. Vetė njeriu paska jetuar nė tė njėjtėn kohė me gjigandėt parahistorikė si dinozaurėt.



    Filozofi Poseidon (Poseidonius 135 - 51 p.e.s.) ka shkruar: "Dielli ndriēon krejt botėn pothuajse tė pafundmė. Pėrmes plotnisė sė fuqisė sė tij ai i hukat Tokės jetė..." Por ndonėse ia njihnin atij domethėnien e jashtėzakonshme pėr botėn, filozofėt grekė e mbanin Diellin tė ishte, si pasqyrim i pėrpiktė i asaj qė shihnin, njė trup i vogėl. Pėr njė kohė tė gjatė Dielli mbahej tė ishte mė i vogėl se Toka. Toka qėndronte nė qendėr tė botės, e rrethuar nga trupa nė qiell, qė quheshin planetė. Ptolemeu (Claudius Ptolemeus rreth 75 - rreth 160 ) ishte pėrpjekur, tė formulonte lėvizjen e planetėve nė njė teori tė ndėrlikuar. Kėshtu kishte shtatė planetė - Dielli dhe Hėna numėroheshin gjithashtu si tė tillė - tė cilėt silleshin rreth Tokės. Toka "qėndronte e palėvizur" dhe Dielli endej gjatė njė viti pėrqark kubesė sė yjeve tė palėvizshėm. Tė gjithė yjet e palėvizshėm duken si tė mbėrthyer pikėrisht nė kėtė kube, e cila njė herė nė ditė sillej rreth e qark Tokės.

    Ky lloj pėrfytyrimi i Botės njihet si Sistemi Dheqendror (Gjeocentrik). Ai ėshtė mbajtur si i vėrtetė deri nė shekullin e 16-tė, pra deri nė kohėn e Nikolaus Kopernikus (shqip. Nikollė Kopernikut). Koperniku (1493-1543) e zhvendosi Diellin duke e sjellur atė nė mes. Ai hodhi dyshime mbi botėkuptimin dheqendror dhe e ktheu mbrapsh: Sipas mendimit tė tij ishte Toka ajo qė rrotullohej rreth Diellit dhe jo e kundėrta.



    Harten greke per boten i pari e solli Anaksimandri. C.Ptolemeu (rreth 150 pas.e.s.) vizatoi harta boterore, harta te pjeseve te tokes dhe vendeve te caktuara. Me e vjetra kopje e mbetur eshte e shek. 12. Ptolemeu me punen e madhe gjeografike zuri vend ne perjetesi. Me shume se nje milenium sistemi i tij ishte i pazevendesueshem dhe edhe per shkak te shume gabimeve paraqet bazen e zbulimeve gjeografike deri ne ditet e sotme. Megjithate, 6 shekuj para Ptolemeut, Pitagora njohu qe toka eshte e rrumbullaket. Matematikantet dhe filozofet e shkolles se madhe te Pitagores e njihnin levizjet e tokes me ane te vezhgimit dhe matjeve. Fatkeqesisht kjo njohuri prapė u la ne harrese. Me shume se nje milenium pas Ptolemeut asnje shkenctar nuk e vinte ne dyshim qe toka te kete forme tjeter, pervec se forme disku. Erastosteni i Krienes nxorri harten e botes antike me shkalle te gjeresise dhe gjatesise. Kartografia romake ishte rregulluar sipas pakėpamjes praktike: harta rrugore, harta boterore ne forme te rrumbullaket dhe matje te pjeseve te largeta. Per romaket me me rendesi ishin rruget, rregulli dhe ligji se sa e verteta se cfare forme, madhesie apo mase ka toka.

    Rilindja, zgjimi i kultures antike qe nga shek.15, lulezoi kartografine parasegjithash ne Itali, Gjermani dhe Hollande dhe poashtu zhvillimi i makines per shtypje ndikoi ne perhapjen e hartes. Pervec hartave detare, u botuan edhe harta te vendeve, atlase dhe globe. Qe nga shek. 18 hartat u botuan, kryesisht ne France, me bazen e matjeve ekzakte trigonometrike. Aeroplanet dhe kamerat sot jane mjetet ndihmese kryesore te kartografise. Matjet ajrore mundesojne matjen e cdo pjese me nje precizion i cili veshtire qe mund te tejkalohet. Kartografia satelitore nxjerr harta 3 dimensionale (3D) te sakta ne cdo meter nga informacione dhe pamje me ane te kompjuterit.



    Koperniku (1493-1543) e zhvendosi Diellin duke e sjellur atė nė mes. Ai hodhi dyshime mbi botėkuptimin dheqendror dhe e ktheu mbrapsh: Sipas mendimit tė tij ishte Toka ajo qė rrotullohej rreth Diellit dhe jo e kundėrta. Njė teori e guximshme tė cilėn e bėri tė ditur mė 1543.

    Pra ishte njė rrugė e gjatė derisa njerėzimit iu bė e qartė se Toka nuk ishte nė qendėr tė Botės.



    Dukuria e cilėsuar si "errėsimi global" shkakton nė mbarė botėn qė nga vitet '50-tė njė rėnie tė dritės sė diellit mbi sipėrfaqen e tokės me mė shumė se 10 %. Nė disa qytete tė mėdha, si nė Hongkong, ėshtė regjistruar madje njė rėnie e dritės sė diellit me 35 %.



    Fshehur thellė nėn siperfaqen e tokės shtrihet njė nga fenomenet natyrorė mė shkatėrrues nė botė supervullkanet. Vetėm njė numėr i vogėl egzistojnė nė botė por kur njėri prej tyre tė shpėrtheje do tė ndodhė diēka krejt e paparė deri me sot. Shpėrthimi do tė dėgjohet pėrreth gjithė botės, qielli do tė errėsohet, do tė bjeri shi i zi dhe pasojat nė Tokė do tė jenė tė njėjta me tė ashtuquajturin dimėr atomik.



    Vullkanet e zakonshem formohen nga njė varg magme e cila ngrihet nga brenda Tokės pėr tė shpėrthyer nė sipėrfaqe.

    Supervullkanet e fillojnė jetėn e tyre kur magma ngrihet nga manteli pėr tė krijuar njė rezervuar values nėn koren e Tokės. Rezervuari rritet nė njė masė gjigande, duke krijuar njė trysni kolosale derisa mė nė fund shpėrthen.



    Nėse njeriu do tė kishte madhėsinė e njė atomi dhe Toka jonė tė njė qershie (me njė diametėr prej 1,3 cm), atėherė deri nė planetin Mars do tė ishin 230 metra, pėr tek Plutoni i cili do tė kishte madhėsinė e njė kokrre piperi do tė ishin 6 kilometra. Dhe deri tek qendra e Udhės sonė Qumėshtore do tė ishin 280 kilometra tė pakapėrcyeshme.



    Njė simulim grafik mbi se ēfarė do tė ndodhė me galaksinė tonė tregon se mbas 3 bilionė vjetėsh ajo do tė pėrplaset me galaksinė fqinje, tė quajtur Andromeda. Apokalipsi do tė nxjerrė nga orbita e tyre Tokėn dhe Diellin tonė. Shansi ėshtė pesėdhjetė me pesėdhjetė (pėrqind) qė Toka tė marrė me shpejtėsi tepėr tė madhe rrugėn pėr nė drejtim tė Gropės sė Zezė qė ndodhet nė qendėr tė galaksisė sonė.

    Imazhet E Bashkangjitura Imazhet E Bashkangjitura  
    Ļŀvē FяÉỂ...đįČ ρяǾŭĐ...HåVé ךּŨמ...ŽĹĄצּ ĺÕטŠ

    If your MIND isn't OPEN ,
    Keep Your MOUTH shut TOO.
    Sue Grafton

  2. #2
    llahtaria vete Avatari i njoni
    Anėtarėsuar
    Aug 2008
    Vendndodhja
    periferi
    Mosha
    33
    Postime
    907
    Rrespekti
    59

    Gabim

    Po sjell edhe une disa Studimet mbi rruzullin.

    1. Forca Tėrheqėse e Tokės

    Nėse do tė ishte mė e madhe, atmosfera e Tokės do tė akumulonte sasi tė mėdha amoniaku dhe metani, tė cilat do tė ishin negative pėr jetėn.

    Nėse do tė ishte mė e vogėl, atmosfera e Tokės do tė humbte sasira tė mėdha uji qė do ta bėnte tė pamundur jetesėn.

    2. Largėsia nga Dielli

    Nėse do tė ishte mė e madhe, planeti do tė ftohej shumė, duke krijuar efekte negative mbi qarkullimin e ujit nė atmosferė, si pasojė planeti do tė hynte nė epokėn e akullit.

    Nėse do tė ishte mė e vogėl, planeti do tė skuqej nga rrezet e Diellit duke shkaktuar efekte negative mbi qarkullimin e ujit nė atmosferė, gjė qė do ta bėnte tė pamundur jetesėn nė tė.



    3. Trashėsia e Kores sė Tokės

    Nėse do tė ishte mė e madhe, do tė transportohej nga atmosfera pėr nė koren e Tokės mė tepėr oksigjen.

    Nėse do tė ishte mė e vogėl, do tė kishte aq lėvizje vullkanike sa do ta bėnin tė pamundur jetesėn nė planet.


    4. Shpejtėsia e Rrotullimit tė Tokės rreth vetes

    Nėse do tė ishte mė e madhe, erėrat atmosferike do tė fitonin shpejtėsi tė mėdha, tufanet dhe ciklonet do ta bėnin tė pamundur jetesėn.

    Nėse do tė ishte mė e vogėl, ndryshimi i temperaturės midis ditės dhe natės do tė ishte shumė i madh.


    5. Forca Tėrheqėse midis Hėnės

    Nėse do tė ishte mė e madhe, forca tėrheqėse e fuqishme e Hėnės do tė ndihej shumė efektive mbi kushtet atmosferike, rrotullimin e Tokės rreth vetes dhe mbi baticat e zbaticat nė dete.

    Nėse do tė ishte mė e vogėl, do tė shkaktonte ndryshime negative tė klimės pėr jetėn.


    6. Fusha Magnetike e Tokės

    Nėse do tė ishte mė e madhe, do tė formoheshin furtuna tė fuqishme elektromagnetike.

    Nėse do tė ishte mė e vogėl, do tė hiqej ajo mburojė e Tokės kundrejt erėrave tė Diellit dhe rrezatimit tė dėmshėm tė tij.


    7. Albedo (Rrezet e Diellit qė reflektojnė nė sipėrfaqe tė Tokės, pėrqindja e rrezeve tė Diellit qė arrijnė deri nė sipėrfaqe tė Tokės)

    Nėse do tė ishin mė tė mėdha, me njė shpejtėsi tė rrufeshme do tė hynim nė epokėn e akullit.

    Nėse do tė ishin mė e vogėl, pasojat "serė" do ta rrisnin shumė nxehtėsinė ku Toka fillimisht do tė mbetej poshtė ujit nga shkrirja e akullnajave dhe mė pas do tė nxehej tej mase.


    8. Pėrqindja e Oksigjenit dhe e Azotit nė Atmosferė

    Nėse do tė ishte mė e madhe, funksionet jetėsore do tė shpejtėsoheshin negativisht.

    Nėse do tė ishte mė e vogėl, funksionet jetėsore do tė ngadalėsoheshin negativisht.


    9. Pėrqindja e Ujit dhe Dioksidit tė Karbonit nė Atmosferė

    Nėse do tė ishte mė e madhe, atmosfera do tė ngrohej tej mase.

    Nėse do tė ishte mė e vogėl, temperatura atmosferike do tė ulej.


    10 Trashėsia e Shtresės sė Ozonit

    Nėse do tė ishte mė e madhe, temperatura nė rruzullin tokėsor do tė ulej.

    Nėse do tė ishte mė e vogėl, rruzulli tokėsor do tė nxehej shumė dhe do tė mbetej i pambrojtur pėrballė rrezeve tė dėmshme ultravjollcė tė Diellit.



    11
    Lėvizjet Sizmike (Tėrmetet)


    Nėse do tė ishin mė tė mėdha, do tė ishte njė shkatėrrim i vazhdueshėm pėr gjallesat.

    Nėse do tė ishin mė tė vogla, lėndėt ushqimore nė fund tė oqeanit nuk do tė pėrziheshin nė ujė, gjė qė do tė ndikonte negativisht nė jetėn nė oqeane dhe dete, si rrjedhojė edhe nė tė gjitha gjallesat e Tokės.

    Inteligjenca tek personat eshte e limituar, por budallalleku ska kufij. (© Une)

Thread Information

Users Browsing this Thread

There are currently 1 users browsing this thread. (0 members and 1 guests)

Tags for this Thread

Bookmarks

Rregullat E Postimit

  • You may not post new threads
  • You may not post replies
  • You may not post attachments
  • You may not edit your posts
  •  

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52 53 54 55 56 57 58 59 60 61 62 63 64 65 66 67 68 69 70 71 72 73 74 75 76 77 78 79 80 81 82 83 84 85 86 87 88 89 90 91 92 93 94 95 96 97 98 99 100 101 102 103 104 105 106 107 108 109 110 111 112 113 114 115 116 117 118 119 120 121 122 123 124 125 126 127 128 129 130 131 132 133 134 135 136 137 138 139 140 141 142 143 144 145 146 147 148 149 150 151 152 153 154 155 156 157 158 159 160 161 162 163 164 165 166 167 168 169 170 171 172 173 174 175 176 177 178 179 180 181 182