Dislikes Dislikes:  0
Faqja 5 nga 5 I parėI parė 12345
Duke shikuar rezultatet 121 ne 143 nga 143

Teme: Ashpersi

  1. #1
    Closed Avatari i Odeon
    Antarėsuar nė
    Aug 2015
    Mosha
    100
    Postime
    278
    Post Thanks / Like
    Forca e Rrespektit
    132

    Ashpersi

    Kush di te thithe ajrin e shkrimeve te mia, e di qe ai eshte ajer i lartesive. nje ajer i fresket. Duhet te jesh krijuar enkas per te, perndryshe rreziku qe te ftohesh nuk eshte i vogel. Akulli eshte afer, vetmia e pamase. Por.... sa qetesisht qendrojne gjerat ne drite! Sa shume gjera sdegjohen brenda vetes! filozofia, te cilen une deri me sot kam synuar dhe jetuar, eshte e te jetuarit vullnetarisht mes akujsh e mbi malet e larta, te kerkosh gjithcka eshte e cuditshme dhe problematike ne egzistence. Por perseri une kerkoj e kerkoj. Une nuk jam aspak nje gogol, nje perbindesh moral, perkundrazi jam nje natyre e kundert me ata lloj njerezish qe gjer me sot jane nderuar per te virtytshem, eshte pikerisht kjo arsyeja e krenarise sime. Une jam nje dishepull i filozofit Nietzsche dhe per kete preferoj te jem nje djall sesa nje shenjt. Ne kete dite te perkryer jo me kot varrosa vitin tim te 41. Kisha te drejte ta varrosja gjithcka qe tek ai ka qene jete ka shpetuar eshte bere e pavdekshme, per kete arsye do t`i tregoj vetes jeten time.
    Thanks Passion thanked for this post
    Likes Passion, WxP liked this post

  2. #121
    Closed Avatari i Odeon
    Antarėsuar nė
    Aug 2015
    Mosha
    100
    Postime
    278
    Post Thanks / Like
    Forca e Rrespektit
    132
    Miqėsi kozmike : ne ishim miq dhe me vonė ne u bėm tė huaj… ne jemi dy flota detare, ēdo njeri nė kendin e tij dhe nė rrugė tė ndryshme… me siguri forca e qėllimeve tona tė forta, na ben qė tė ndahemi, duke naviguar nėpėr detra tė ndryshme dhe me siguri kurrė mė nuk do tė takohemi…
    Arratisu, o miku im, nė vetmi! Unė tė shoh tė shastisur nga poterja e njerėzve tė mėdhenj e tė pickuar nga thumbat e tė vegjėlve.
    Pylli dhe shkėmbi do tė dinė tė heshtin denjėsisht pėr ty. Ji i ngjashėm me atė pemė qė aq shumė e do, atė pemė tė hijes sė gjėrė, qė e varur rri mbi det dhe rri e dėgjon nė heshtje.
    Formula e lumturisė sime: njė Po e vetme, njė Jo e vetme, njė vijė e drejtė, njė qėllim… .

  3. #122
    Closed Avatari i Odeon
    Antarėsuar nė
    Aug 2015
    Mosha
    100
    Postime
    278
    Post Thanks / Like
    Forca e Rrespektit
    132
    I avashtė ėshtė proēesi i pėrvojės nė tė gjitha puset e thella; duhet tė presėsh gjatė pėr tė kuptuar se ē’ka ndodhur nė thellėsi tė tyre. Tė gjitha gjėrat e mėdha ndodhin jashtė tregut dhe famės. Arratisu o miku im nė vetminė tėnde! Unė tė shoh tė pickuar nga miza tė helmėta. Arratisu atje lart, ku ka njė atmosferė tė fortė e tė ashpėr! Arratisu nė vetminė tėnde! Ke rrojtur kaq gjatė afėr tė vegjėlve dhe meskinėve.
    Arratisu nga hakmarrja e tyre e padukshme; se me ty ata veēse mund tė hakmerren!
    Edhe kur je i butė me ta, tė pėrēmuar ndihen ata gjithsesi dhe, t’i shkėmbejnė mirėsitė e tua me ligėsi tė fshehta.
    Krenaria jote e heshtur shkon gjithmonė kundėr shijes sė tyre; janė tė lumtur kur t’i shfaqesh ndonjėherė aq modest sa tė tregohesh mendjemadh.
    .... ndaj ruhuni nga tė vegjlit.
    Formula e lumturisė sime: njė Po e vetme, njė Jo e vetme, njė vijė e drejtė, njė qėllim… .
    Likes NeVertiti liked this post

  4. #123
    Closed Avatari i Odeon
    Antarėsuar nė
    Aug 2015
    Mosha
    100
    Postime
    278
    Post Thanks / Like
    Forca e Rrespektit
    132
    Si eshte e mundur qe ne mal, mendja ime zhytet thelle ne mendimet me te thella letargjike, pikerisht ne kete vend qenia ime perthith gjithēka, Syte e mi ngjyrat e pyllit i cili po vdes i zverdhelluar, Veshet e mi ēdo kukatje e cicerime, Hunda ime perfton afshin e luleve dhe eren e myshkut neper drure, Lekura e trupit tim ndjen ajrin e fresket dhe ngrohtesine pa kushte te rrezeve diellore. Ēuditerisht keto ndjesi jane bashke me mua ēdo dite por kushtezohen nga diēka hyjnore qe shfaqen vetem ne male ne masen e tyre te plote. Mbase e kam gjetur nje pergjigje; Malet jane lartesite qe jo gjithkush i deshiron, mbase vetem shpirtrat e etur per ashpersi dine ti perjetojne.
    Sa shume flas me ty i larti, i ashpri, Ne fakt nuk te therres kurre i ashper, dhe nuk e di pse kur shkruaj per ty te quaj i ashper, Shume me thua me eren, stuhine, deboren, dhe ne fund ne grindemi me acarin, dhe me ne fund serish puthemi ne pranveren e rradhes.
    Jemi miq dhe armiq, e ne fund ne duhemi, duhemi se falim drejtesi, duhemi se perjetojme pasterti, i bukuri, madheshtori, Mali im.
    Formula e lumturisė sime: njė Po e vetme, njė Jo e vetme, njė vijė e drejtė, njė qėllim… .

  5. #124
    Closed Avatari i Odeon
    Antarėsuar nė
    Aug 2015
    Mosha
    100
    Postime
    278
    Post Thanks / Like
    Forca e Rrespektit
    132
    Filozofia eshte fitore, filozofia eshte liri, filozofia eshte te njohesh vetveten, filozofia eshte te flasesh shume edhe ato, qe kur nuk kishe menduar se do te thoje. Folozofi, eshte te zgjedhesh, te seleksionosh, te jetosh boten, qe te rrethon. Filozofi eshte te shohesh dhe te vezhgosh cdo gje edhe ato, qe kur nuk kishe kaq kohe ti vezhgoje. Filozofia eshte te ndjesh cicerimen e embel te zogjve, ne rruget e gjata kur kthehesh nga malet, duke ecur me kembe me hap te shpejte dhe duke perpire gjithe bukurine e kesaj bote, me koken lart dhe gjoksin e lumturuar. Filozofia eshte te shohesh kalimtaret dhe t'u japesh nje buzeqeshje te lehte dhe ti pershendesesh. filozofia eshte kur ti i afrohesh shtepise tende, e sodit nga larg dhe nuk le detaj te saj pa vezhguar, ku mund te besh nje riparim te vogel dhe gjitoni duke ujitur bacen, te pershendet "Hi, another nice day today, neighboor. Have a good night".

    Filozofia eshte, qe ti sa arrin ne shtepi, mendon si t'u japesh pak pjese nga dashuria jote njerezve te tu te dashur, duke shkrire talentin ne krijimtarine tende te pergatitjes se tavolines per nje darke te thjeshte...

    Filozofia eshte te rrish ne ballkonin e maleve dhe mos lesh syrin tend te dembeloset, te lexoje dhe vezhgoje cdo gje .... te kenaqe te tera ngjyrat e universit dhe te mendoje se keto ngjyra duhet te shkojne bukur ne rrobat e mija...... ne floket e mij, ne orendite e mija.... ne shpirtin tim, pikerisht atje dua ti vendos keto ngjyra, ne shpirtin tim, qe me ne fund u mesua me kete vetmine e bekuar.

    E pra, ne qofte kjo vetmia, vertet vetmia qenka flori, flori i pashperblyeshem...


    Kushtuar Krijuesve.
    Formula e lumturisė sime: njė Po e vetme, njė Jo e vetme, njė vijė e drejtė, njė qėllim… .

  6. #125
    Closed Avatari i Odeon
    Antarėsuar nė
    Aug 2015
    Mosha
    100
    Postime
    278
    Post Thanks / Like
    Forca e Rrespektit
    132
    Per ju une mund te ve bast
    Pėr ju unė mund,
    tė shkoj jashtė pėr tė lypur,
    Dhe tė mbaj ēdo turp,
    Pėr ju unė mund tė dal nė rrugė lakuriq,
    Nė kundėrshtim me ligjet dhe ēdo sakrilegj,
    Pėr ju unė mund tė pres venat e mia,
    tė lė tė rrjedhė gjakun tim si ujė,
    Per ju unė mund,
    Atdheun ta tradhtoj,
    Perendi sa turp me vjen,
    Por per ju une mundem.

    Per ju une mundem,
    Vrasesin ta adhuroj,
    Lebrozin ta puth,
    Po! per ju une mundem,
    Nga andet te zbres,
    Dhe malit me te larte ti ngjitem,
    Per ju une mundem,
    Ne nje beteje te saponisur te shkoj,
    Dhe te qesh sikur shkoj ne feste,
    Ta le gjakun tim te rrjedhe si uje,
    pa thene asnje fjale po/jo dhe as perse,
    Por une smundem kurre jo,
    Apostujt te tradhtoj.
    Heren e fundit u redaktua nga Odeon; 3 Jave Me Pare ne 20:24.
    Formula e lumturisė sime: njė Po e vetme, njė Jo e vetme, njė vijė e drejtė, njė qėllim… .

  7. #126
    Closed Avatari i Odeon
    Antarėsuar nė
    Aug 2015
    Mosha
    100
    Postime
    278
    Post Thanks / Like
    Forca e Rrespektit
    132
    Si Krijoj Une: Une besoj se ne e zoterojme vetveten. E komandoj doren te pushtoj pelhuren ose fleten, Shqisat e mia perjetojne sensacionin stinor ngrohtesi, nxehtesi, lageshti e nganjehere edhe acar. Eshte ceshtje shpirterore gjithashtu; I bej bashke trurin, trupin dhe mendjen time, per t'i dhene jete nje tregimi. Qe nje dite mund ta ze syrin e dikujt, te arrij veshin e dikujt, te prek zemren e dikujt, dhe te kete jete permes mendjes se dikujt. Sepse virtyt dhe dhurate eshte kjo per njerezimin, te jesh ne gjendje te krijosh dhe inspirosh.
    Formula e lumturisė sime: njė Po e vetme, njė Jo e vetme, njė vijė e drejtė, njė qėllim… .

  8. #127
    Closed Avatari i Odeon
    Antarėsuar nė
    Aug 2015
    Mosha
    100
    Postime
    278
    Post Thanks / Like
    Forca e Rrespektit
    132
    Dikur e pyeta Ashpersine; Si shkruan kaq fort.... E vura ne siklet dhe mu pergjigj me sinqeritet; Linda ne nje epoke ku gjerat nuk hidheshin por riparoheshin, dhe pikerisht nga kjo mendova qe rrudhat formojne shkrimet me te bukura te jetes. ..... E keshtu mbuloj ligesine time te zhveshur, me fjale te embla te ashpra te pakuptimta per mua, te vjedhura ne shkrimet e shenjta e me bejne te duket si nje engjell kur luaj rolin e djallit, Dhe kur njeriu nuk ndien as mall, as brengė, as dhimbje Nuk ndien as gaz, as hidhėrim, as shpresė. Njė gjė ju them me ndershmėri dhe bindje: lereni tė vdesė.... Por gjithsesi do ta kerkosh kete djall serish; Do t’a kėrkosh gjithnjė, ėshtė e kotė ta mohosh! Dhe nė mes tė njerėzve do ta ndjesh nevojėn ta takosh si herėn e parė qė e ke parė. Dhe si herėn e fundit, kur e humbe...
    Formula e lumturisė sime: njė Po e vetme, njė Jo e vetme, njė vijė e drejtė, njė qėllim… .

  9. #128
    Closed Avatari i Odeon
    Antarėsuar nė
    Aug 2015
    Mosha
    100
    Postime
    278
    Post Thanks / Like
    Forca e Rrespektit
    132
    Hyj ne kete teme dhe tortura ime eshte qe te rri pa shkruar ne te, sepse filozofia per mua eshte nje vegel muzikore dhe une mbase nuk rri dot pa luajtur muzike me te. perpiqem te krijoj muzike me te bukur mė notat e saj dhe s'di nese ja dal?!

    Nese mund te humbas betejat,
    Pa u trishtuar ne deshperim,
    Nese mund te jetoj maje malesh prane ashpersise se forte,
    Pa mė ēmendur krijimtaria,
    Nese mund te jem i ashper,
    Pa humbur kurre butesine.
    Nese ndjej urrejtje, por kurre nuk urrej.
    Nese luftoj duke u mbrojtur,
    Nese di te mendoj, te thumboj,
    Pa qene shkaterrues e dyshues,
    Nese enderroj,
    pa mu bere endrra padroni im,
    Nese mendoj
    Pa u bere mendimtar, mund te kem guxim, te jem i menēur dhe bujar,
    Pa qene moralist dhe i dobet,
    Nese takoj fitoren dhe humbjen me te njejtin respekt dhe ruaj qetesine e gjakftohtesine kur te tjeret e humbasin.
    Atehere mbreterit, perendite fati dhe suksesi do te jene sklleverit e mi, dhe mbase do meritoj te jem nje dishepull i maleve filozofike pa gjunjezim.
    Formula e lumturisė sime: njė Po e vetme, njė Jo e vetme, njė vijė e drejtė, njė qėllim… .
    Likes NeVertiti liked this post

  10. #129
    Closed Avatari i Odeon
    Antarėsuar nė
    Aug 2015
    Mosha
    100
    Postime
    278
    Post Thanks / Like
    Forca e Rrespektit
    132
    Hej ti Ashpersi; Njė ashpersi e tmerrshme shembi idhujt. Disa i u bene pluhur e disa mbeten pa koke. Ashpersia e tmerrshme nuk fryn as nga njė anė e horizontit, dhe as nga qielli, por del nga zemra e dheut... Idhujt pa koke! Shėmtim i natyrės! E njerėzit qė jetojnė nė mes tė tyre enden si tė harlisur... Duan t’adhurojnė, po ēfare t’adhurojnė? Idhujt pa koke? Kush mund tė adhurojė tė ashperit?

    Shpesh enderrova qe te largohesha nga ashpersia por perseri nuk mund te mos ta pershendes kete teme qe vetem mendje te veēanta kane ēelesin te hyjne ne te.
    Formula e lumturisė sime: njė Po e vetme, njė Jo e vetme, njė vijė e drejtė, njė qėllim… .
    Likes NeVertiti liked this post

  11. #130
    Closed Avatari i Odeon
    Antarėsuar nė
    Aug 2015
    Mosha
    100
    Postime
    278
    Post Thanks / Like
    Forca e Rrespektit
    132
    Ėshtė natė: pikėrisht tani zgjohen tė gjitha kėngėt e tė dashuruarve. Edhe shpirti im ėshtė kėnga e njė tė dashuruari.
    Ka tek mua diēka tė pashpėrblyer dhe tė pashpėrblyeshme qė do tė flasė me zė tė lartė. Ka tek mua njė dėshirė dashurie qė flet gjuhėn e dashurisė.
    Unė jam dritė: ah sikur tė isha natė! Po kjo ėshtė vetmia ime, qė jam i pėshtjellė nga drita. Ah tė isha i errėt si nata! Si do t'i thithja farat e dritės!
    Dhe ju vetė do t'ju bekoja, ju o yje tė vegjėl vezullues, xixėllonja tė qiellit! Dhe do tė isha bekuar nga dhuratat tuaja prej drite. Po unė jetoj me dritėn time, unė pėrthith brenda meje flakėt qė shpėrthejnė prej teje.
    O fatkeqėsi e tė gjithė dhuruesve! O eklips i diellit tim! O dėshirė pėr tė dėshiruar! O uri e tėrbuar nė ngopje! Ata marrin prej meje, po a e prek unė shpirtin e tyre? Mes dhėnies dhe marrjes, dhe humnera mė e vogėl kapercehet e fundit. Nga bukuria ime lind uria; do tė doja t'u bėja keq atyre qė ndriēoj, t'ju vidhja atyre qe u kam dhene: - kam shume uri per ligesine. Hakmarrje tė tillė kėrkon plotėsia ime, ligėsi tė tilla burojnė nga vetmia ime. Lumturia ime pėr tė dhėnė vdiq bashkė me dhėnien, virtyti im u lodh nga tepria e tij! Rreziku i atij qė jep ėshtė gjithnjė humbja e turpit; dora e atij qė jep gjithnjė bėhet me kallo nga puna e shpėrndarjes. Syri im nuk mbushte me lot para turpit tė atij qė kėrkon; dora ime ėshtė bėrė tepėr e ashpėr pėr dridhjet e duarve qė janė plot.
    Ku shkoi loti i syrit tim dhe penda e lehtė e zemres sime? O vetmi e tė gjithė atyre qė japin! O Heshtje memece e tė gjithė atyre qė ndriēojnė. I padrejtė nė thelb tė shpritit,me ēdo gjė qė ndriēon, i ftohtė me diejt- kėshtu ecin tė gjithė diejt nė qiell. Si stuhi fluturojnė diejt nė rrugėt e tyre. Ata ndjekin vullnetin e tyre tė paepur: kjo ėshtė ftohtėsia e tyre.
    Oh veē ju jeni , ju tė errėtit, ju tė natės, qė krijoni ngrohtėsinė nga ajo qė ndriēon! Ju, veē ju, pini qumėsht e acar nga gjinjtė e dritės! Ah, ka akull rreth meje, dora ime digjet kur prek akullin! Ah kam etje qė ankohet e dėshiron etjen tuaj!

    Ėshtė natė: ah, sikur tė ishte dritė ! Dhe etje pėr natė!

    Dhe vetmi!........
    Ėshtė natė: si burim gurgullon prej meje dėshira ime- dėshira pėr tė folur.
    Ėshtė natė: tani zgjohen tė gjitha kėngėt e tė dashuruarve. Edhe shpirti im ėshtė kėnga e njė tė dashuruari.
    Formula e lumturisė sime: njė Po e vetme, njė Jo e vetme, njė vijė e drejtė, njė qėllim… .
    Likes NeVertiti liked this post

  12. #131
    Closed Avatari i Odeon
    Antarėsuar nė
    Aug 2015
    Mosha
    100
    Postime
    278
    Post Thanks / Like
    Forca e Rrespektit
    132
    Mesuesi im....
    gjithmone i kam dashuruar stuhite dhe furtunat !!
    kthjelltesine, pastertine, freskine, aq me pak acarin ...
    e urreja kur me merdhihnin gishtat teksa perpiqesha t'i vidhja librat sa me shpejt ne biblioteken tende dhe me pas te vrapoja si i cmendur nga ana tjeter e malit me friken se mos dikush me shihte ... derisa nje dite rashe ne rrjeten e shikimit tend...i skuqur, me duart qe me dridheshin dhe librin qe u shkeput lehtas dhe puthi token pa zhurme, te kerkova falje mesuesi im, dhe me gjysme zeri te thashe se i pelqeja se tepermi librat e tu...
    me ironizove si shume vjet me i madh qe ishe. !! ... dhe mendove ē'kerkon nje adoleshent ne boten e filozofise dhe ashpersise.... i turperuar, duke te kerkuar ndjese, ula koken dhe vazhdova rrugen me fjalet e tua qe me gufonin ne vesh si jehone !! ....
    ndoshta kishe te drejte, isha vertet nje adoleshent ose i ēmendur pas librave te tu !!
    vitet kaluan dhe librat e tu po zverdheshin, mezi prisja shtatorin te vija ne biblioteken tende...
    Pikerisht ne nje shtator kur une erdha serish ne bankat e shkolles, ty nuk te gjeta me, kishe shkuar ne lartesine tende mbushur plot drite, por ende sot kujtoj qe mekove plot dituri dhe dashuri per filozofine, artin e te qenit prane realitetit.
    Ishe pikerisht ti qe brymose tek mua ndienjen e drejtesise pa meshire per ēdo aspekt antihuman
    '' e kupton tani se sa me ka dhembur mungesa jote,mesuesi im '' ...
    Formula e lumturisė sime: njė Po e vetme, njė Jo e vetme, njė vijė e drejtė, njė qėllim… .

  13. #132
    Closed Avatari i Odeon
    Antarėsuar nė
    Aug 2015
    Mosha
    100
    Postime
    278
    Post Thanks / Like
    Forca e Rrespektit
    132
    Ah, ēfarė jeni ju, mendimet e mia tė shkruara dhe tė shprehura! Nuk ka kaluar shumė kohė kur ishit ende aq tė larmishėm, tė rinj dhe tė kėqinj, tė mbushur plot me thumba dhe gjėra tė fshehta sa tė mė bėnit tė teshtija dhe tė qeshja; po tani? Tani jeni zhveshur nga risia juaj dhe kam frikė se disa nga ju janė tė gatshėm pėr t'u bėrė e vėrteta: aq shumė tė pavdekshėm duken tashmė, aq shumė tė ndershėm sa tė kėpusin shpirtin, aq shumė tė mėrzitshėm! Por a ka qenė vallė ndryshe ndonjėherė? Ēfarė shkruajmė dhe pikturojmė ne mandarinėt me penel kinez, ne tė pėrjetshmit e gjėrave qė lihen tė shkruara, ēfarė jemi tė zotė ne tė pikturojmė vetė? Ah, gjithmonė vetėm atė qė dėshiron tė fishket dhe qė fillon tė humbasė erėn! Ah, gjithmonė vetėm stuhi qė davariten, ndjenja tė vonuara, tė mbaruara dhe tė zverdhura! Ah, gjithmonė vetėm zogj qė kanė fluturuar dhe fluturuar deri sa janė lodhur dhe qė tani e lėnė veten tė kapen edhe me dorė, me dorėn tonė! Ne pavdeksojmė atė qė nuk mund tė jetojė dhe tė fluturojė pėr njė kohė tė gjatė: vetėm gjėrat e lodhura dhe tė fishkura! Dhe ėshtė vetėm mesdita juaj, o mendimet e mia tė shkruara dhe tė pikturuara, pėr tė cilat vetėm kam ngjyra, ndoshta shumė ngjyra, shumė delikatesa tė larmishme dhe pesėdhjetė ngjyra tė verdha, kafe, jeshile dhe tė kuqe: por askush nga ata nuk e merr me mend se ē'pamje kishit ju nė mėngjesin tuaj, ju shkėndija tė papritura dhe mrekulli tė vetmisė sime, ju mendimet e mia tė lashta, tė dashura... tė kėqija!
    Formula e lumturisė sime: njė Po e vetme, njė Jo e vetme, njė vijė e drejtė, njė qėllim… .

  14. #133
    Closed Avatari i Odeon
    Antarėsuar nė
    Aug 2015
    Mosha
    100
    Postime
    278
    Post Thanks / Like
    Forca e Rrespektit
    132
    Ne aeronautėt e tjerė tė shpirtit.
    - Pėr tė gjithė kėta zogj guximtarė qė fluturojnė drejt hapėsirave tė largėta, gjithnjė e mė tė largėta, me siguri qė do tė vijė njė ēast ku ata nuk do tė mund tė shkojnė mė larg, ku do tė qėndrojnė mbi njė direk, apo mbi ndonjė gumė tė shkretė, shumė tė lumtur qė gjetėn kėtė vend prehjeje tė mjerė! Por, kush do tė kishte tė drejtė tė nxirrte pėrfundimin se pėrpara tyre nuk ka mė rrugė tė lirė dhe pa fund dhe se ata fluturuan aq larg sa mund tė fluturohej? Megjithatė, tė gjithė nismėtarėt tanė tė mėdhenj dhe tė gjithė pararendėsit tanė janė ndalur, dhe kur tė ndal lodhja, nuk i merr mė qėndrimet mė fisnike dhe me tė hirshme: kėshtu do tė jetė edhe pėr ty dhe pėr mua! Po ē'rėndėsi kemi ti dhe unė! Zogj tė tjerė do tė fluturojnė mė larg! Ky mendim, ky besim qė na jep jetė, nis fluturimin e tij, ai konkuron me ata, ai fluturon gjithnjė e mė larg, mė lart, lėshohet drejt nė ajėr, pėrmbi kokėn tonė dhe pafuqinė e kokės sonė dhe, nga aty lart, nė qiell, vėshtron nė largėsitė e hapėsirės, ai shikon grupe zogjsh shumė mė tė fuqishėm se ne qė do tė lėshohen nė drejtimin ku lėshoheshim ne, ku gjithēka nuk ėshtė ende veēse det, det dhe pėrsėri det! Po ku duam tė shkojmė vallė? Duam tė kapėrcejmė detin? Ku na tėrheq ky pasion i fuqishėm, qė pėr ne del nė pah mbi ēdo pasion tjetėr? Pėrse ky fluturim i zjarrtė nė kėtė drejtim, drejt pikės ku deri tani tė gjithė diejt binin dhe shuheshin? Ndoshta pėr ne do tė thonė njė ditė qė, tė drejtuar gjithnjė drejt perėndimit, shpresojmė tė arrijmė njė Indi tė panjohur, por qė ishte fati ynė tė dėshtonim para pafundėsisė? Apo, o vellezėrit e mi, apo...?
    Formula e lumturisė sime: njė Po e vetme, njė Jo e vetme, njė vijė e drejtė, njė qėllim… .

  15. #134
    Closed Avatari i Odeon
    Antarėsuar nė
    Aug 2015
    Mosha
    100
    Postime
    278
    Post Thanks / Like
    Forca e Rrespektit
    132

    Tė mėsosh vetminė.
    - Oh, ju qyqarė qė jetoni nė qytetet e mėdha tė politikės botėrore, njerėz tė rinj shumė tė zgjuar, tė martirizuar nga ambicja, ju kujtoni se e keni pėr detyrė tė thoni fjalėn tuaj lidhur me ēdo ngjarje (sepse ndodh gjithmonė diēka)! Ju besoni se, ngaqė po bėni kėshtu pluhur dhe zhurmė, jeni ju karroca e historisė! Ju dėgjoni gjithnjė dhe prisni pa pushim ēastin kur mund tė hidhni fjalėn tuaj nė publik, dhe humbisni kėshtu tė gjithė prodhimtarinė tuaj tė vėrtetė! Cilado qoftė deshira juaj pėr vepra tė mėdha, heshtja e thellė e inkubacionit nuk vjen deri tek ju! Ngjarja e ditės ju gjuan para saj si byk tė lehtė, ndėrkohė ju kujtoni se po gjuani ngjarjen - o ēapkėnė tė gjorė! Kur dėshiron tė jesh njė hero nė skenė, nuk duhet tė mendosh pėr tė luajtur nė kor, madje as duhet ta dish si luhet nė kor.
    Formula e lumturisė sime: njė Po e vetme, njė Jo e vetme, njė vijė e drejtė, njė qėllim… .
    Likes NeVertiti liked this post

  16. #135
    Closed Avatari i Odeon
    Antarėsuar nė
    Aug 2015
    Mosha
    100
    Postime
    278
    Post Thanks / Like
    Forca e Rrespektit
    132
    A e dini ju se ēfarė ėshtė pėr mua “bota”? Mos vallė duhet t’ua tregoj atė nė pasqyrėn time? Kjo botė ėshtė njė mrekulli force, pa fillim, pa fund, njė madhėsi e bronztė dhe e palėvizshme force, qė nuk bėhet as mė e madhe, as mė e vogėl, qė nuk harxhohet por vetėm shndėrrohet, si njė e tėrė dhe pashmangshmėrisht e madhe, ėshtė njė gjė pa harxhime as humbje, por edhe pa rritje, e pėrfshirė nė rrotullim nga “asgjėja” si nga kufiri i saj, nuk ėshtė njė gjė qė shuhet dhe shkatėrrohet, nuk ėshtė pafundėsisht e shtrirė, por e futur si forcė e pėrcaktuar nė njė hapėsirė tė pėrcaktuar, jo nė njė hapėsirė qė nė ndonjė pikė ėshtė “boshe”, por mbi tė gjitha e futur, si forcė, si lojė forcash dhe valė forcash qė ėshtė njėkohėsisht njė e vetme dhe e shumėfishtė, qė kėtu grumbullohet dhe njėkohėsisht zvogėlohet, njė det forcash rrjedhėse dhe lėvizėse brenda vetes, pėrjetėsisht nė shndėrrim, rrjedhėse nė pėrjetėsi nė drejtimin prapa, njė botė qė ka vite tė panumėrt kthimi, njė tallaz i pavdekshėm i formave tė saj, qė zhvillohet nga mė e thjeshta te mė e ndėrlikuara, njė botė qė nga ajo qė ėshtė mė e qeta, e ngurta, e ftohta, kalon te ajo qė ėshtė mė e zjarrtė, e egėr, kontradiktore, dhe pastaj nga bollėku kthehet pėrsėri te thjeshtėsia, nga loja e kundėrthėnieve kthehet te shija e harmonisė dhe pohon vetveten edhe nė kėtė barazi tė rrugėve dhe tė viteve tė saj, dhe bekon vetveten si ajo qė duhet tė kthehet pėrjetėsisht, si njė bėrje qė nuk njeh as ngopjen as neverinė e as lodhjen. Kjo bota ime dionisiake e tė krijuarit pėrjetėsisht tė vetes, e shkatėrrimit pėrjetėsisht tė vetes, kjo botė e mistershme e kėnaqėsisė sė dyfishtė, kjo “pėrtej sė mirės dhe sė keqes” imja, pa qėllim, veēse kur nuk gjendet njė qėllim nė lumturinė e rrethit, pa vullnet, veēse kur njė unazė nuk provon vullnet tė mirė nga vetvetja – pėr kėtė botė doni tė dini njė emėr? Njė zgjidhje pėr tė gjitha enigmat e saj? Si dhe njė dritė pėr ju, o tė fshehur, o tė fortė, o tė patrembur, o “njerėz tė mesnatės”? Kjo botė ėshtė vullneti pėr pushtet, dhe asgjė tjetėr! Edhe ju vetė jeni ky vullnet pėr pushtetin, dhe asgjė tjetėr!
    Formula e lumturisė sime: njė Po e vetme, njė Jo e vetme, njė vijė e drejtė, njė qėllim… .

  17. #136
    Closed Avatari i Odeon
    Antarėsuar nė
    Aug 2015
    Mosha
    100
    Postime
    278
    Post Thanks / Like
    Forca e Rrespektit
    132
    Ne, njerėzit e rinj, pa emėr, me nje pseudonim te thjeshte Nikola Tesla, Game4you, Sopoti, Ana_Gend, Puhiza, Beaute, Emaa, etj.. tė vėshtirė pėr t’u kuptuar, ne, tė lindurit para kohe tė njė tė ardhmeje ende tė patreguar, kemi nevojė pėr njė qėllim tė ri dhe pėr njė mjet tė ri, pra pėr njė shėndet tė ri, pėr njė shėndet mė tė fortė, mė tė lartė, mė tė qėndrueshėm, mė tė guximshėm dhe mė tė hirshėm nga sa ka qenė ndonjėherė shėndeti. Pėr atė pėr tė cilėn shpirti ka etje qė tė pėrshkojė gjithė shtrirjen e vlerave dhe dėshirave deri mė sot tė lejuara, pėr tė lundruar nėpėr tė gjitha plazhet e kėtij “Mesdheu” ideal, pėr tė mėsuar nga aventurat e pėrvojės sė vet se cili ėshtė shpirti i njė pushtuesi dhe zbuluesi tė idealit, pėr mė tepėr, edhe shpirti i njė artisti, i njė shenjti, i njė ligjvėnėsi, i njė tė urti, i njė tė dituri, i njė tė devotshmi, i njė hyjnori tė shmangur nga stili i vjetėr, pėr tė gjithė kėtė ėshtė e nevojshme vetėm njė gjė, shėndeti i madh, njė shėndet qė jo vetėm e ke, por edhe duhet ta sigurosh e ta fitosh nė mėnyrė tė njėtrajtshme, sepse shpenzohet dhe duhet ta shpenzosh vazhdimisht... Dhe tani, pasi kemi ecur pėr shumė kohė, ne argonautėt e idealit, ndoshta mė tė guximshėm nga sa kėshillon edhe kujdesi, dhe mjaft shpesh duke pėrjetuar edhe ndonjė mbytje apo fatkeqėsi, por siē ėshtė thėnė, mė tė shėndetshėm nga sa duhet t’ia lejonim vetes, rrezikshmėrisht tė shėndetshėm, gjithnjė pėrsėri tė shėndetshėm, besojmė se kemi si shpėrblim para nesh njė tokė ende tė pazbuluar, tė cilės ende askush nuk ia ka parė kufinjtė, njė pėrtej tokave tė njohura, njė qoshe tė idealit, njė botė kaq tė mbushur me bukuri, me gjėra tė ēuditshme, problematike, tė tmerrshme dhe hyjnore, saqė kureshtja dhe dėshira jonė pėr ta zotėruar kanė dalė jashtė vetvetes. Ah, tashmė asgjė nuk mund tė na ngopė mė!... Por pasi kemi parė kėtė gjė dhe me kėtė uri tė llahtarshme pėr dije dhe pėr vetėdije, si mund tė kėnaqemi ende me njerėzit e sotėm? Ėshtė mjaft e trishtueshme, por ėshtė e pashmangshme qė ne tė na duket e vėshtirė tė ruajmė seriozitetin, apo dhe tė mos i hedhim mė sytė mbi qėllimet e tyre mė tė denja dhe mbi shpresat e tyre... Njė ideal tjetėr vrapon para nesh, njė ideal i mrekullueshėm, tundues, i rrezikshėm, pėr tė cilin nuk mund t’i mbushim mendjen askujt, sepse askujt nuk ia njohim lehtė tė drejtėn pėr kėtė ideal; ideali i njė shpirti qė, i patėkeq, pra pa e dashur, dhe pėr shkak tė plotėsisė dhe fuqisė sė tij vėrshuese, luan me gjithēka qė deri tani ėshtė quajtur e shenjtė, e mirė, e paprekshme, hyjnore, pėr tė cilin gjėrat mė tė larta e me arsye i shėrbejnė popullit si masė pėr vlerat, por kjo do tė thotė edhe rrezik, dekadencė, rėnie, ose tė paktėn pushim, verbėri, harrim i pėrkohshėm i vetes; ideali i njė mirėqenieje dhe i njė dashamirėsie njerėzore dhe mbinjerėzore qė mjaft shpesh shfaqet si jonjerėzore, pėr shembull, kur vendoset pėrballė gjithēkaje qė deri tani ka qenė serioziteti i botės, pėrballė ēdo solemniteti nė qėndrim, nė fjalė, nė tinguj, nė vėshtrim, nė moral dhe nė detyra, sikur tė ishte parodia e tyre e pavullnetshme e mishėruar dhe me tė cilėn, megjithatė, fillon ndoshta serioziteti i madh, atėherė pikėpyetja e vėrtetė vendoset, fati i shpirtit ndryshon, akrepi lėviz, tragjedia fillon...
    Formula e lumturisė sime: njė Po e vetme, njė Jo e vetme, njė vijė e drejtė, njė qėllim… .
    Thanks Passion thanked for this post
    Likes Passion liked this post

  18. #137
    Closed Avatari i Odeon
    Antarėsuar nė
    Aug 2015
    Mosha
    100
    Postime
    278
    Post Thanks / Like
    Forca e Rrespektit
    132
    Filozofia ime, ik nese do te ikesh, me fjale une ste mbaj dot, ik nese do te ikesh, nuk te ndjek pas, nuk te lutem, ik se ketu do mbetem mbi kete shkrep te larte me dimrin shok dhe boren mike, vetem para se te ikesh beme dhe nje nder, shuaje henen time, shuaje nga qielli im, shuaji yjet e mi, mbyllmi syte e mi, merrmi edhe fjalet qe mos te te therras perseri, shuaje henen time thyeje copash qe mos te shoh ku do shkosh, qe mos te te dua me.
    Por do te kem si perendi, edhe nese do jem ne nje qeli, je per mua flake kandili, dhe une vaji ne te,
    Formula e lumturisė sime: njė Po e vetme, njė Jo e vetme, njė vijė e drejtė, njė qėllim… .
    Likes Passion liked this post

  19. #138
    Closed Avatari i Odeon
    Antarėsuar nė
    Aug 2015
    Mosha
    100
    Postime
    278
    Post Thanks / Like
    Forca e Rrespektit
    132
    Brenda detit te madh blu dy delfine... Silver dhe Misie po shkojne,... Drejt bluse se madhe duke rreshqitur pertej ēdo pengese tė fundit tė nje jete burg, Brenda bluse se kthjellet, brenda nje dallge, me ne fund kercime te medha mes valesh dhe miqsh, nen shkelqimin e diellit, po shkojne, i liruan sot e per gjithe te tjeret dite te reja do vijne, po shkojne, ndonjehere fitojne edhe endrrat.! Te burgosur te pafajshem nuk do te jene mė. Brenda detit blu, brenda nje vale blu, sa histori si kjo sa pranga kane mbetur per te keputur, sa qiell, sa drite e horizont per tu pare, qe nuk duket as i vertete per tu arrire. Po shkojne si dy te rinj te dashuruar Silver dhe Missie asgje tashme smund ti ndaje, oh po marrin detin, Oh po rishohin detin, duke ndenjur prane. Rigjeten detin dhe delfine te tjere.
    Tashme ne thellesite blu, brenda valeve blu, me ne fund te lire.....
    Formula e lumturisė sime: njė Po e vetme, njė Jo e vetme, njė vijė e drejtė, njė qėllim… .
    Likes Passion liked this post

  20. #139
    Anėtar i Nderuar Avatari i Passion
    Antarėsuar nė
    May 2010
    Postime
    6,133
    Post Thanks / Like
    Forca e Rrespektit
    4227
    Citim Origjinale Postuar nga Odeon Shfaq Poten
    Ne, njerėzit e rinj, pa emėr, me nje pseudonim te thjeshte Nikola Tesla, Game4you, Sopoti, Ana_Gend, Puhiza, Beaute, Emaa, etj.. tė vėshtirė pėr t’u kuptuar, ne, tė lindurit para kohe tė njė tė ardhmeje ende tė patreguar, kemi nevojė pėr njė qėllim tė ri dhe pėr njė mjet tė ri, pra pėr njė shėndet tė ri, pėr njė shėndet mė tė fortė, mė tė lartė, mė tė qėndrueshėm, mė tė guximshėm dhe mė tė hirshėm nga sa ka qenė ndonjėherė shėndeti. Pėr atė pėr tė cilėn shpirti ka etje qė tė pėrshkojė gjithė shtrirjen e vlerave dhe dėshirave deri mė sot tė lejuara, pėr tė lundruar nėpėr tė gjitha plazhet e kėtij “Mesdheu” ideal, pėr tė mėsuar nga aventurat e pėrvojės sė vet se cili ėshtė shpirti i njė pushtuesi dhe zbuluesi tė idealit, pėr mė tepėr, edhe shpirti i njė artisti, i njė shenjti, i njė ligjvėnėsi, i njė tė urti, i njė tė dituri, i njė tė devotshmi, i njė hyjnori tė shmangur nga stili i vjetėr, pėr tė gjithė kėtė ėshtė e nevojshme vetėm njė gjė, shėndeti i madh, njė shėndet qė jo vetėm e ke, por edhe duhet ta sigurosh e ta fitosh nė mėnyrė tė njėtrajtshme, sepse shpenzohet dhe duhet ta shpenzosh vazhdimisht... Dhe tani, pasi kemi ecur pėr shumė kohė, ne argonautėt e idealit, ndoshta mė tė guximshėm nga sa kėshillon edhe kujdesi, dhe mjaft shpesh duke pėrjetuar edhe ndonjė mbytje apo fatkeqėsi, por siē ėshtė thėnė, mė tė shėndetshėm nga sa duhet t’ia lejonim vetes, rrezikshmėrisht tė shėndetshėm, gjithnjė pėrsėri tė shėndetshėm, besojmė se kemi si shpėrblim para nesh njė tokė ende tė pazbuluar, tė cilės ende askush nuk ia ka parė kufinjtė, njė pėrtej tokave tė njohura, njė qoshe tė idealit, njė botė kaq tė mbushur me bukuri, me gjėra tė ēuditshme, problematike, tė tmerrshme dhe hyjnore, saqė kureshtja dhe dėshira jonė pėr ta zotėruar kanė dalė jashtė vetvetes. Ah, tashmė asgjė nuk mund tė na ngopė mė!... Por pasi kemi parė kėtė gjė dhe me kėtė uri tė llahtarshme pėr dije dhe pėr vetėdije, si mund tė kėnaqemi ende me njerėzit e sotėm? Ėshtė mjaft e trishtueshme, por ėshtė e pashmangshme qė ne tė na duket e vėshtirė tė ruajmė seriozitetin, apo dhe tė mos i hedhim mė sytė mbi qėllimet e tyre mė tė denja dhe mbi shpresat e tyre... Njė ideal tjetėr vrapon para nesh, njė ideal i mrekullueshėm, tundues, i rrezikshėm, pėr tė cilin nuk mund t’i mbushim mendjen askujt, sepse askujt nuk ia njohim lehtė tė drejtėn pėr kėtė ideal; ideali i njė shpirti qė, i patėkeq, pra pa e dashur, dhe pėr shkak tė plotėsisė dhe fuqisė sė tij vėrshuese, luan me gjithēka qė deri tani ėshtė quajtur e shenjtė, e mirė, e paprekshme, hyjnore, pėr tė cilin gjėrat mė tė larta e me arsye i shėrbejnė popullit si masė pėr vlerat, por kjo do tė thotė edhe rrezik, dekadencė, rėnie, ose tė paktėn pushim, verbėri, harrim i pėrkohshėm i vetes; ideali i njė mirėqenieje dhe i njė dashamirėsie njerėzore dhe mbinjerėzore qė mjaft shpesh shfaqet si jonjerėzore, pėr shembull, kur vendoset pėrballė gjithēkaje qė deri tani ka qenė serioziteti i botės, pėrballė ēdo solemniteti nė qėndrim, nė fjalė, nė tinguj, nė vėshtrim, nė moral dhe nė detyra, sikur tė ishte parodia e tyre e pavullnetshme e mishėruar dhe me tė cilėn, megjithatė, fillon ndoshta serioziteti i madh, atėherė pikėpyetja e vėrtetė vendoset, fati i shpirtit ndryshon, akrepi lėviz, tragjedia fillon...
    Ngushellohen teksa verehet ajo blu pafundesie lart,duke e nderthurur me ate blu detesh e pse dallget ua trazojne mendimet,si per te deshmuar pranine ,e kembane lajmerimi(kthjellohu).

    Njeri nga ata te falenderon shume,e me bindjen qe Ashpersia u mungon shume atyre qe e adhuruan,deshen e repsektuan.
    E vrava Ēezarin jo se nuk e doja por doja mė shumė Romėn.
    *Bruti*
    Likes Odeon liked this post

  21. #140
    Closed Avatari i Odeon
    Antarėsuar nė
    Aug 2015
    Mosha
    100
    Postime
    278
    Post Thanks / Like
    Forca e Rrespektit
    132
    Mė pyeten dikur pse ka kaq shume trishtim dhe ashpersi nė shkrimet e tua, Shume e thjeshtė u thashė; Tė lumturit nuk u duhet shumė imagjinate ta shkruajne lumturinė e tyre, kėshtu qė tė vuajturit kanė shumė pėr tė thėnė. A sjam une nje i vuajtur tek i cili njohuria dhe arsyeja flasin, e ndersa tek te tjeret injoranca, gabimi bertasin! Dhe nese do perpiqem te jem si nje tjeter, kush do te jete si une? Nuk ka lumturi as fitore me te madhe se te qenurit i dobishem, e nese dikush me lexon, ende pretendoj qe jam i dobishem paēka se i ashper dhe moralist. Mund edhe te shtirem me nje buzeqeshje fallco per pseudo lexuesit dhe mund t'ia jap kujdo, por respektin jo. Sepse ai i takon atij lexuesi qe sheh universin qe nuk ka fund, po besoni kur ju them edhe filozofia e njeriut nuk ka fund, nese ke guxim, ke besim, ke vullnet, dhe ke dashuri, atehere librat per ty jane o njeri.
    Nuk lejoj zhurmen e krijuar nga opinionet e te tjereve te mbyse mendimin dhe idete e mia, Forca shpirtėrore s'ėshtė gjė tjetėr, veēse arti per tė mbajtur mbyllur nė zemer trishtimin. Gjithcka qe te tjeret mendojne rreth meje, eshte problemi i tyre, sepse me mire te mungoj se sa te jem i tepert. Sa qesharake ėshtė kjo botė, dikujt i mungon buka, dikujt i mungon dashuria, e dikujt i mungon filozofia, mbase mua me mungojne te gjitha, Eh jo.... Gjerat me vlere mbahen ne zemer, atje nuk humbasin kurre. I mbaj ne zemer sepse edhe nese bie nga maja e malit qe po ngjitem nuk dua te bie ne meshiren e njerezve, sepse nje optimist si une shikon nje mundesi ne ēdo fatkeqesi. Te gjithe e kane nje zemer por jo te gjithe njelloj, dikush e ka si akulli e dikush si dielli, por mos u ankoni sepse ajo eshte gjithēka keni.... Ruajeni.
    Formula e lumturisė sime: njė Po e vetme, njė Jo e vetme, njė vijė e drejtė, njė qėllim… .
    Likes NeVertiti, Passion liked this post

  22. #141
    Closed Avatari i Odeon
    Antarėsuar nė
    Aug 2015
    Mosha
    100
    Postime
    278
    Post Thanks / Like
    Forca e Rrespektit
    132
    Qetesi...... Shpesh mendoj pse njerezit fillojne te gjykojne kur nuk marrin nga ty ate qe deshirojne. Nje dite do shkojme dhe pas do mbesin kujtimet, i vetmi ndryshim eshte sa te rendesishme jane kujtimet qe do leme pas, Nėse nuk di diēka, mė pyet. Nėse nuk bie dakort me mua, diskuto, nėse s'tė pėlqen ajo qė bėj, mė thuaj hapur, pa i bėrė kėto, mos fillo direkt tė gjykosh. Ajo qė ėshtė e jotja.. do tė vije tek ti pa marė parasysh dobėsinė tėnde, dhe ajo qė nuk ėshtė e jotja, nuk mund ta arrish atė me forcėn tėnde. Ndonjehere e mendoj largimin prapa per te pare nese a je diēka, dhe nuk deshperohem qe shkoj mbrapa sepse edhe shigjeta ne hark shkon mbrapa qe te niset vrullshem para, sepse bota do ndryshoje nga shembulli im dhe jo nga opinioni im. I thashe te gjitha keto nga nje udhetim ne vatikan dhe degjova papen te thosh qe Kisha ishte e shqetesuar per femijet neper bote qe vuajne urie.... Vertete! por pashe shume tavane te varur dhe statuja prej ari ne pallatin e tij..... Do doja ti thosha; Shiti pra, bej diēka.....
    Formula e lumturisė sime: njė Po e vetme, njė Jo e vetme, njė vijė e drejtė, njė qėllim… .
    Likes NeVertiti, Passion liked this post

  23. #142
    Closed Avatari i Odeon
    Antarėsuar nė
    Aug 2015
    Mosha
    100
    Postime
    278
    Post Thanks / Like
    Forca e Rrespektit
    132
    E di! Jeta nuk pėrsėritet, e vetmja gjė qė nuk duhet shpenzuar kot ėshtė koha sepse nuk ka virtyt dhe as fitore me te bukur sesa te dish te komandosh e te zoterosh jeten. Ka dritė tė mjaftueshme pėr ata qė duan ta menaxhojne, por edhe errėsirė tė mjaftueshme pėr ata qė duan tė humbin ne humnere, dhe une ketyre te fundit i kujtoj qe mos kujtojne ēkane humbur qe te gezojne ate qe tashme kane, e di qe realiteti eshte ajo qe shohin syte e tyre dhe jo ajo qe i tregoj une, por ndoshta digjem perbrenda dhe i fundit u them; pakez optimizem askujt si ben keq. Jeta eshte nje kenge e shkurter dhe e bukur neqoftese e degjon me kujdes dhe ngadale do kenaqesh perndryshe i vjen fundi te gjithave shume shpejt, dhe nje nga armet e fuqishme per te luftuar eshte meditimi dhe filozofia sepse njeriu i zgjuar nxjerr drite nga erresira, nxjerr buzeqeshje nga loti, nxjerr miresi nga shpirti. Gjithsesi mos vrapo nė jetė kaq shpejt, sa tė harrosh jo vetėm ku ke qenė, por edhe ku po shkon, jeta nuk ėshtė njė garė, por njė udhėtim pėr tu shijuar nė ēdo hap. Filozofia mė ka mėsuar, qė nuk duhet ti tregoj detin qė kam brenda meje, dikujt qė nuk di tė notoj, andaj ju keshilloj qe moralin tim flakeni tutje nese nuk ju pelqen.
    Formula e lumturisė sime: njė Po e vetme, njė Jo e vetme, njė vijė e drejtė, njė qėllim… .
    Likes Passion liked this post

  24. #143
    Closed Avatari i Odeon
    Antarėsuar nė
    Aug 2015
    Mosha
    100
    Postime
    278
    Post Thanks / Like
    Forca e Rrespektit
    132
    Kur kuptoj se jam shume mire vetem, atehere vuaj jashtezakonisht shume, Hiq dore nga fuqia jote per te me terhequr VETMI, dhe une do heq dore nga vullneti im per te te ndjekur, ndaj ndihem pak si deti, mjaft e qetė pėr tė nisur raporte tė reja njerėzore, por herė pas here nė stuhi pėr t'i larguar tė gjithė e pėr tė qėndruar i vetem. Kisha harruar ē'ishte vetmia, por kur e gjeta e kuptova qe thyhej ēdokush lehte si kristali sepse ka gjera qe kurre sdo marresh vesh si do perfundojne, por do te dish si filluan. Ndoshta vetmia nuk eshte ngjyra ime e preferuar por nje dite do e kerkoj serish per te mbaruar portretin tim sepse nuk do lejoj zemren te me diktoje presje atje ku mendja me thote ver pike.
    Jam ketu midis malesh me debore dhe nuk do lejoj askend qe ate qe me fal me prezencen e saj qetesine, te krijoje zhurmen me te madhe me largimin e saj.

    E dua ate njeri qe hesht gjithmone, por kur flet ai heshtin te gjithe, kete mund ta fale vetem meditimi i thelle.
    Formula e lumturisė sime: njė Po e vetme, njė Jo e vetme, njė vijė e drejtė, njė qėllim… .
    Likes Passion liked this post

Faqja 5 nga 5 I parėI parė 12345

Informacionet e Temes

Vizitoret qe po Shikojne Kete Teme

Momentalisht aty jane 1 vizitor duke lexuar kete teme. (0 anetare dhe 1 vizitore)

Leja e Postimit

  • Ju nuk mund te postoni tema te reja
  • Ju nuk mund tju postoni pergjigje
  • Ju nuk mund te postoni bashkangjitje
  • Ju nuk mund te ndryshoni postimet tuaj
  •