![]() |
|
|||||||
| Portali | Rregullorja | Regjistrohuni | Stafi Pergjigjet | Lista e Anėtarėve | Albumi | Lojra | Kėrko | Postime te reja | Shėnoji Forumet si tė Lexuar |
Misteri i mitit te "Hollandezit fluturues" |
![]() |
|
|
LinkBack | Veglat e Temės | Kėrko nė Temė |
|
|
#1 | ||
|
Moderatorė
Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: Duke ngjitur Himalajen time personale.
Seksi:
Statusi:
![]()
Postime: 1,451
Rrespekti: 9
![]() ![]() ![]() ![]() ![]() |
Historia e ēuditshme mes sureales dhe tė vėrtetės qė i ka mbijetuar katėr shekujve
I mallkuar tė lundronte nėpėr detra deri nė pėrjetėsi Ėshtė njė personazh qė ka ekzistuar vėrtetė, apo thjesht njė figurė letrare? Miti i kapitenit tė mallkuar, qė drejtonte njė anije fantazmė, ka shumė pasardhės dhe jo vetėm nė Holandė Pikat kyēe 1 - Njė anije fantazmė dhe kapiteni i saj, i cili ishte i dėnuar tė udhėtonte pėrjetė, janė personazhet e shumė legjendave dhe veprave letrare 2 - Kanė ndodhur shumė ēudira, mes tyre edhe dy vrasje angleze 3 - Ndoshta pas origjinės sė mitit, fshihet njė personazh historik, kapiteni holandez Bernard Fokke, i viteve 1600 "Nė orėn katėr tė mėngjesit, na preu rrugėn njė anije e madhe, Holandezi fluturues. Lėshonte njė dritė tė ēuditshme tė kuqėrremtė, si njė anije fantazmė, mbi tė cilėn dalloheshin qartė pemėt, flamujt dhe velat e njė brigantimi (lloj anijeje) tė gjatė 200 metra, e cila po na vinte pėrballė". Ata qė i tregojnė kėto pamje misterioze, tė cilat kanė ndodhur mė 11 korrik tė vitit 1881, janė Eduardi, Duka i Klarencit dhe vėllai i tij, princi Xhorxh, mbreti i ardhshėm i Anglisė. Gjendeshin nė bordin e Madhėrisė sė Tij "Inconstant", duke lundruar pėrmes ngushticės sė Bass-it, nga Melburni pėr nė Sidnej, nė Australi. Shfaqe tė vėrteta Gjithsesi, kur "Inconstant", iu afrua pranė pikės sė pėrshquarjes, nuk gjeti asgjė. "Nuk kishte asnjė shenjė tė ndonjė anije tė madhe", vazhdon tregimi. "Nata ishte e qartė dhe deti i qetė. Trembėdhjetė persona e panė atė qė ndodhi. Nė orėn 10:45 tė mėngjesit, marinari qė kishte parė nga larg Holandezin fluturues ra nga pema e parroketės, mbi kėshtjellėn pėrballė dhe u bė copė e ēikė". Anija e mallkuar kishte bėrė njė tjetėr viktimė. Origjina e legjendės sė Holandezit fluturues, anija fantazmė qė ēan detet nė pėrjetėsi, nuk ėshtė e qartė. Sipas disa historianėve, legjenda lidhet me Holandėn, ndėrsa disa tė tjerė mendojnė se e gjithė kjo ka njė datė tė saktė fillimi, maj i vitit 1821, qė i korrespondon publikimit nė "Blackwoods Magazine", revista historike angleze, njė tregimi tė shkurtėr kushtuar anijes fantazmė. Gjithsesi, nė pak vite, historia e "Holandezit fluturues" u bė mjaft e njohur falė librave tė shumtė dhe sidomos falė veprės lirike tė Richard Wagner "Anija fantazmė". Sipas njė versioni tė legjendės, sjellė edhe nga shkrimtari Auguste Jan nė 1832-in nė romanin e tij "Historitė e njė jete marine", anija drejtohej nga njė komandant holandez, i cili njihej pėr karakterin e tij mospėrfillės, qė nuk kishte frikė asgjė dhe askėnd. Ndėrkohė qė ishte i angazhuar tė kaplonte Kepin e Shpresės sė Mirė, njė erė e fortė "qė ishte e aftė ndalonte edhe njė dem" e vuri nė rrezik anijen. Ekuipazhi iu lut kapitenit tė ndėrronte drejtim, por ky i fundit, ndoshta ishte ēmendur ose kishte pirė, u lidh pas timonit tė anijes dhe filloi sėrish tė lundronte duke kėnduar kėngė tė turpshme. Kur anija filloi tė humbiste nėpėr stuhi, kapiteni iu drejtua Zotit dhe i kėrkoi qė ta fundoste. Ai, anija e tij dhe ekuipazhi ishin tė mallkuar dhe tė dėnuar tė udhėtonin nė pėrjetėsi pa arritur kurrė nė njė port, duke u shndėrruar kėshtu nė njė parashikues fatkeqėsish, pėr tė gjithė marinarėt qė do ti takonin. Pėr disa, nė origjinė tė kėsaj legjende ėshtė njė kapiten i cili ka ekzistuar vėrtet, komandanti holandez Bernard Fokke, qė ka jetuar nė shekullin XVII. Bernard ishte mjaft i njohur pėr aftėsinė e tij mes marinarėve anglezė, francezė dhe holandezė. Duke i forcuar trarėt me marrje metali dhe duke sjellė risi nė vendosjen e velave, Fokke arriti tė bėnte udhėtime tė shpejta nė drejtim tė Indisė. Duket se 200 vjet mė vonė, disa prej novacioneve teknologjike tė adaptuara nga Fokke, do tė ndihmonin nė ndėrtimin e anijeve tė famshme tė ēajit, punėtorėt e Lindjes. Kur gjatė njė udhėtimi anija e Fokke-s u zhduk nė mėnyrė misterioze, filluan tė qarkullonin zėra se komandanti kishte bėrė pakt me djallin, pėr tė siguruar suksesin e punėve tė tij detare, dhe se nė fund tė fundit djalli kishte ardhur pėr ta marrė. Nė versionin e historisė gjermane, kapiteni quhet Herr von Falkenburg, ndėrsa nė versionin holandez quhet Van Straaten. Sipas historianėve tė tjerė, emri i tij ėshtė Vanderdecken dhe Ramhout van Dam sipas disa tė tjerėve. Nė fakt nuk ėshtė e qartė nėse nofka "Holandezi fluturues" i referohet anijes apo kapitenit tė saj. Miti i udhėtimit tė pafund Kushdo qė tė jetė historia e vėrtetė e kėsaj legjende, gjithmonė nėse ekziston, njė burrė i mallkuar, i detyruar tė udhėtojė nė pėrjetėsi, ėshtė e shumė e vjetėr. Prototipi i kėtij kapiteni, i cili udhėton pa u kthyer kurrė nė shtėpi, ėshtė Uliksi i Homerit. Nė mitologjinė e krishterė, njihet figura e njė hebreu endacak, njė burrė qė goditi Jezusin gjatė rrugės pėr nė kryqėzim. Kjo ishte arsyeja qė u dėnua tė ecte pėrjetėsisht deri sa Jezusi tė kthehej nė Tokė. Kur Wagner, vendosi tė shkruante njė vepėr mbi kėtė histori mė 1840-ėn, i shpjegoi kėshtu arsyet e tij: "Figura e Holandezit fluturues ėshtė njė krijim popullor legjendar. Nė kėtė histori njė pjesė kryesore e natyrės njerėzore na flet me njė forcė qė tė prek nė zemėr. Kjo pjesė, nė domethėnien e saj mė tė gjerė, ėshtė dėshira pėr tė arritur paqen dhe pushimin, ndėrkohė qė gjendet mes stuhive tė jetės". Mbreti mjekėrgjatė dhe zana Legjenda tė ngjashme gjenden edhe nė kulturat e tjera. Pėr shembull nė Kili, ėshtė e famshme rasti i "Caleuche"-s, njė anije fantazmė qė lundron natėn nė rrethinat e ishullit tė ChiloĆ©-sė, duke u ardhur nė ndihmė gjatė stuhive anijeve qė janė nė vėshtirėsi. Ndėrsa nė New England lundron "Palatine", njė anije me tratė tė djegur nga flakėt nė vitin 1752. Kjo e fundit ėshtė parė sėrish nga banorėt e Ishullit Rode. Nėse shumė prej kėtyre historive tregohen si legjenda dhe pėrralla brez pas brezi nga marinarėt, ndonjė prej tyre mund tė jetė edhe e vėrtetė. Por, pėr ta shpjeguar nuk ėshtė e nevojshme tė trazojmė botėn e shpirtrave, mjafton ajo pamore. Nė fakt ekziston njė lloj mirazhi, njohur ndryshe si "Zana Morgana", ku njė imazh i reflektuar (njė bregdet apo anije), duket sikur qėndron pa lėvizur nė horizont dhe ndryshon menjėherė formė, pikėrisht siē bėnte personazhi homonim i mitologjisė kelte. Bėhet fjalė pėr njė efekt qė vėrehet kur sipėrfaqja e ujit ėshtė shumė mė e ftohtė se atmosfera dhe arrin tė ftohė shtresat mė tė ulėta tė ajrit. Rrjedhimisht, ndryshimi nė dendėsinė e ajrit, prish kėshtu treguesin e pėrthyerjes dhe modifikon analogun ku reflektohen rrezet e diellit, duke krijuar imazhe tė cilat duken sikur qėndrojmė mbi det. Sipas njė legjende, e cila ėshtė mjaft e pėrhapur nė Mesinė, ku mirazhi ėshtė i zakonshėm, nė kohėn e pushtimeve barbare, njė mbret i barbarėve qė kishte arritur nė ujėrat e Rexho Emilias, u arrestua sepse nuk kishte anije. Mbreti dėshironte tė pushtonte Siēilinė, por nuk dinte se si tė arrinte nė kėtė vend. Thonė se u shfaq njė grua, e cila i ofroi ishullin, duke e bėrė qė ky i fundit tė dukej disa metra larg. Mbreti u zhyt nė ujė, i bindur se do ta arrinte me not, por shpejt pamja iu venit dhe kėshtu ra nė kurth. Nė atė rast bėhej fjalė pėr njė mirazh tė krijuar pikėrisht nga Zana Morgaba pėr tė gėnjyer mbretin. "Anije me spektra nga e djathta"... Shfaqet e fundit Qė kur ka lindur legjenda, pėrshquarjet mbi "Holandezin fluturues" kanė qenė tė shumta. Ja versionet mė tė "besueshme", pėrveē, atij tė "Inconstant", qė kishte nė bord mbretin e ardhshėm tė Anglisė, Xhorxhin. 24 janar 1923 - Katėr persona panė nga larg njė anije pa vela qė shkėlqente nė mjegull. 1939 - Dhjetėra njerėz pohuan se e kanė parė "Holandezin fluturues" tu presė rrugėn nė False Bay, nė Afrikėn e Jugut. 3 gusht 1942 - Nė orėn 9 tė mėngjesit, dy zyrtarė tė anijes luftarake "HMS Jubilee" panė "Holandezin fluturues". Thuajse nė tė njėjtėn kohė, njė pamje e ngjashme u sinjalizua edhe nga njė nėndetėse gjermane. Shfaqje e frikshme Nė foto, anija fantazmė, pikturuar pėr veprėn me tė njėjtin titull tė autorit Richard Wagner, nė njė prezantim tė 1939-ės Kapiteni i frikshėm Kapiteni i anijes fantazmė nė serinė e dytė tė filmit "Pirati i Karaibeve" I dėnuar tė lundrojė "Holandezi fluturues" nė njė ilustrim tė vitit 1900 Ndoshta ishte Vasko de Gama, ai qė frymėzoi mitin e anijes fantazmė Letėrsia "Holandezi fluturues", nuk ėshtė anija e vetme e mallkuar e letėrsisė. Anije tė ngjashme, qė mishėrojnė shpirtin e shqetėsuar tė romanticizmit, shfaqen tė paktėn nė 20 vepra tė viteve tetėqind Historia Kėshtu e interpretoi Wagner "Anija fantazmė", kryevepra e kompozitorit Richard Wagner, ėshtė vepra qė e ka bėrė tė famshme legjendėn e "Holandezit fluturues". Vepra lirike frymėzohet totalisht nga miti. Mallkimi - Anijen e drejton Holandezi fluturues, qė i tregon kapitenit tė anijes historinė e tij: njė forcė e mbinatyrshme e komandon qė tė lundrojė nė pėrjetėsi. Deri sa Holandezi tė gjejė njė grua e cila do ti dhurojė dashuri tė vėrtetė, anija nuk do tė ndalet. Tradhtia! - Kėshtu lindi njė dashuri e madhe mes Holandezit fluturues dhe vajzės sė kapitenit, Sentės. Por krejt rastėsisht Holandezi zbuloi se vajza kishte qenė e fejuar njė herė. Ai mendon se ėshtė tradhtuar nga Senta dhe zhduket me anijen e tij. Tė bashkuar - E dėshpėruar, Senta, hidhet nė det duke u betuar pėr besnikėrinė e saj. Kėshtu sakrifica e saj e prish mallkimin dhe anija mbytet. Shpirti i Sentės dhe Holandezit shfaqen nė horizont tė bashkuar pėrgjithmonė nė vdekje. Holandezi fluturues kishte bėrė pakt me djallin qė tė lundruar me shumė shpejtėsi Kur luante me skuadrėn italiane tė futbollit "Milan", Marko Van Basten, thėrritej ndryshe "Holandezi fluturues" Njė anije fantazmė i pasqyruar nė pikturė __________________ |
||
|
|
|
|
|
#2 | ||
|
Bordi Drejtues
|
Nuk e di nese behet fjale tamam per kete histori por une kam degjuar per nje histori te reflektimit te imazhit (ndoshta kjo dukuri ndodh edhe me perthyerjen e kohes).
Disa udhetareve, u ishin shfaqur pamje te nje anije te vjeter piratesh, qe ne fakt ne anen tjeter te bregdetit(mijera km larg), po realizohej nje film dhe ky imazh ishte reflektuar per disa sekonda duke i tmerruar te gjithe.
__________________
Prezenca juaj s'do te jetė kurrė nė lartėsinė e mungesės suaj. ![]() Fetė janė si xixėllonjat, pėr tė ndriēuar kanė nevojė pėr errėsirė ![]() Dituria mė pėrndjek, por unė jam mė i shpejtė
!!! |
||
|
|
|
|
|
#3 | ||
|
Anėtar Aktiv
|
I papare fare
...ketu kan ngecur piratet e karaibeve, te "hollandezi fluturues"...te shikojme ca do behet me vone ![]()
__________________
Ļŀvē FяÉỂ...đįČ ρяǾŭĐ...HåVé ךּŨמ...ŽĹĄצּ ĺÕטŠ![]() ![]() |
||
|
|
|