Kėta janė dhjetė njerėzit qė formėsuan teorinė konspirative mbi Iluminati



Ėshtė thėnė qė macet sundojnė internetin, por ka njė forcė edhe mė tė keqe pėr tė cilėn ndoshta keni dėgjuar: Iluminati. Thuhet se ata qėndrojnė prapa ēdo nisme tė rėndėsishme njerėzore, qėkur njeriu u ndėrtua gjenetikisht pėr herė tė parė nga alienėt e hapėsirės. Iluminatėt janė me siguri duke u dhėnė njė dorė miqve tanė felinė nė garėn e tyre si sunduesit supremė tė hapėsirės kibernetike.

Ekzistojnė teori tė panumėrta, tė ēuditshme dhe kontradiktore nė internet lidhur me organizatėn hije. Edhe pse Iluminati Bavarez qe njė shoqėri e vėrtetė e fshehtė gjatė fundit tė shekullit XVIII, subjekti ėshtė shndėrruar nė njė objekt shakaje nė mesin e skeptikėve, teksa historitė mbi politikanėt jashtėtokėsorė dhe rritet satanike gjatė ceremonive tė shpėrndarjes sė ēmimeve, janė tė gjithėpėrhapura nė tė gjithė rrjetin. Por tė gjitha historitė duhet tė fillojnė diku, dhe ju mund tė falėnderoni njerėzit qė po rendisim nė kėtė listė pėr Epokėn aktuale tė Artė tė paranojės Iluminati.

Agustin Baryel

Njė jezuit francez gjatė fundit tė shekullit XVIII, Agustin Baryel, ėshtė padyshim autori i parė qė botoi njė libėr mbi njė komplot tė Iluminati. Nė vėllimin e tretė tė “Kujtimeve qė ilustrojnė historinė e jakobinizmit”, Baryel shpjegoi se si Masonėt e Lirė ishin infiltruar nga Iluminati Bavarez, me organizatėn e re hibride qė luajti njė rol kyē nė Revolucionin Francez.

Pėr tė ndėrtuar akuzat e tij kundėr Iluminati, Baryel citoi gjerėsisht dokumente origjinale tė organizatės sekrete tė sekuestruara nga qeveria bavareze gjatė viteve 1780. Shqetėsimet kryesore tė klerikut qenė politika radikale dhe ndjenjat anti-fetare. Urdhri jezuit tė cilit i pėrkiste, ishte shtypur nė shumė vende tė Evropės Perėndimore, pėrfshirė edhe vendlindjen e tij Francėn, nga sundimtarėt qė e shihnin pushtetin e tyre ndėrkombėtar dhe besnikėrinė ndaj Papatit, si njė kėrcėnim i mundshėm.

Adam Vajshop, themeluesi i Iluminatit Bavarez, u konfliktua shpesh me Jezuitėt dhe e themeloi organizatėn pjesėrisht edhe pėr tė luftuar ndikimin e kėtyre tė fundit nė Bavari, ku ai qe profesori i parė jo-jezuit i ligjit kanonik nė Universitetin e Ingolshtadit. Sot, teoria se Iluminati luajti njė rol tė rėndėsishėm nė Revolucionin Francez, kontestohet nga shumica e historianėve, dhe besohet gjerėsisht se vepra e Baryel qe produkt i motiveve tė fshehta politike. Megjithatė, ajo mbetet njė nga teoritė mė tė mundshme rreth Iluminatit, tė paktėn nė njė rrafsh relativ.

Xhon Robison

Xhon Robison ishte njė fizikan, matematikan dhe profesor filozofie skocez, qė bashkėpunoi ngushtė me figura tė tilla tė shquara si Xhejm Vat. Mund tė thuhet se kontributi i tij mė i madh qe shpikja e njė sirene mekanike, edhe pse vepra e tij mbi Iluminati i dha mė tepėr famė. Nė vitin 1797, Robison publikoi librin me titull “Provat e njė komploti kundėr tė gjitha feve dhe qeverive tė Evropės”.

Libri u botua nė tė njėjtin vit me Kujtimet e Baryelit, dhe pėrmbante pretendime pothuajse identike se Masoneria e Lirė ishte infiltruar nga Iluminati Bavarez, si pjesė e njė komploti pėr tė nisur Revolucionit Francez. Natyrisht, studiuesit e historisė i shqyrtuan me shpejtėsi kėto pretendime, duke arritur nė pėrfundimin se qenė tė pabazuara nė fakte.

Nga 1830, ishte “shumė-pranuar nė pėrgjithėsi qė Baryel, Robison, dhe autorė tė tjerė, qenė tė detyruar ta pėrshkruanin kėtė organizatė nė njė pėrmasė masė dhe ndikim qė nė realitet nuk e kishte”. Pėrveē kėsaj, shumė Masonė tė Lirė hodhėn poshtė ēdo lloj lidhje me Iluminati, dhe njė pjesė e madhe provash ėshtė grumbulluar pėr kėtė qėllim nė internet.

Madje edhe Xhorxh Uashingtoni, qė ishte njė mason dhe tanimė akuzohet shpesh se ka qenė njė anėtar i Iluminatit, do tė vihej nė dijeni bi teorinė e konspiracionit, kur iu dėrgua njė kopje e librit tė Robisonit. Nga pėrgjigja, del e qartė se Uashingtoni nuk pajtohej me pretendimet se Masoneria qe e prekur nga Iluminati. Ėshtė interesant fakti qė ai besonte se parimet e Iluminatit bavarez ndaheshin gjerėsisht edhe nė Shtetet e Bashkuara:

Nuk ishte qėllimi im tė dyshoja qė doktrinat e Iluminatit dhe parimet e Jakobinizmit nuk qenė tė pėrhapura nė Shtetet e Bashkuara. Pėrkundrazi, askush s’ėshtė mė shumė i kėnaqur se unė pėr kėtė fakt. Ajo qė doja tė thosha, ėshtė se nuk besoj qė Lozha e Masonėve tė Lirė nė kėtė vend ėshtė pėrpjekur tė pėrhapė parimet e kėqija tė kėtyre tė fundit. Individė tė tyre tė veēantė mund tė kenė bėrė kėtė, apo edhe intrumente tė pėrdorur pėr tė themeluar Shoqėri Demokratike nė Shtetet e Bashkuara, mund tė kenė patur kėto objekte; dhe aktualisht ka njė ndarje tė Popullit nga Qeveria nė kėndvėshtrime. Kjo ėshtė shumė e qartė pėr t’u vėnė nė pikėpyetje.

Nesta Helen Vebsterbuf

Qėkur Adam Vajshopi ndaloi haptazi anėtarėsimin e hebrenjve nė organizatėn e tij, mund tė konsiderohet e ēuditshme qė teoritė e konspiracionit mbi Iluminati, janė pėrdorur shpesh pėr tė ēuar pėrpara njė axhendė anti-semite. Njė nga shembujt e parė tė tyre mund tė gjenden nė shkrimet e Nesta Helen Vebsterit, aktiviste politike e krahut tė djathtė radikal, dhe anėtare e Unionit Britanik tė Fashistėve.

Ajo ka luajtur njė rol kyē nė ringjalljen e teorisė sė konspiracionit tė Iluminatit, pas njė shekulli ndėrprerje. Vebster mėsoi pėr Iluminatin pėr shkak tė interesit tė saj mbi Revolucionin Francez, ku u njoh me veprat e Baryel dhe Robisonit. Vebster vazhdoi tė propagandojė punėn e tyre dhe mbėshtesė njė botėkuptim anti-semit tė bazuar kryesisht tek Protokollet e tė Urtėve tė Zionit, njė falsifikim rus i projektuar si propagandė anti-semite.

Interesante ėshtė se edhe Uinston Ēėrēilli u josh nga teoritė e Vebsterit, dhe nė njė artikull nė “Illustrated Saunday Herald” shkruan:”Kjo lėvizje nė mesin e Hebrenjve nuk ėshtė e re. Qė nė ditėt e Spartakut-Vajshop tek ato tė Karl Marksit, dhe mė tej tė Trockit (Rusi), Bela Kunit (Hungari), Roza Luksemburgut (Gjermani) dhe Ema Goldmanit (Shtetet e Bashkuara), kėtij komploti mbarėbotėror pėr pėrmbysjen e qytetėrimit aktual dhe rindėrtimin e shoqėrisė nė bazė tė zhvillimit tė ndalur, keqdashjes ziliqare, dhe barazisė sė pamundur, ka qenė vazhdimisht nė rritje. Ajo ka luajtur, siē e ka thėnė njė shkrimtare modern, zonja Vebster, njė rol tė njohur nė tragjedinė e Revolucionit Francez”.

Xherėlld Barton Uinrod

I njohur si “Nazisti Jayhaėk” (njė zog mitik i zonės) predikuesi nga Kansasi Xherėlld B. Uinrod, mund tė konsiderohet si njė homologu amerikan i Nesta Vebsterit pėr punėn e tij nė ringjalljen teorisė sė konspiracionit Iluminati gjatė fillimit tė shekullit XX-tė. Ashtu si Vebsteri, besimi i Uinrod tek njė Iluminati hebre, binte nė kontadiktė me politikėn reale tė mohimit tė anėtarėsimit tė hebrenjve nė Iluminati-n Bavarez.

Uinrod e pasoi Vebsterin, nė pėrdorimin e Protokolleve tė gėnjeshtėrta tė Pleqve tė Sionit pėr tė mbėshtetur teoritė e tij. Nė vitet 1920, ai themeloi njė botim fondamentalist tė krishterė tė quajtur “Defender”, e cila do tė jetė platforma e tij kryesore pėr pėrhapjen e pikėpamjeve ekstremiste. Pėr shkak tė “Kursit tė Ri” tė Ruzveltit, qė kėrcėnonte besimin e tij mbi njė qeveri tė vogėl, Uinrod vendosi tė kandidojė pėr nė Senat nė vitin 1939.

Ai hartoi njė platformė prej 7 pikash, ku inkurajonte njė bazė tė fortė fetare dhe mbronte tė drejtat e shtetit tė Kansasit. Ai bėri ndėrkaq thirrje pėr t’i dhėnė fund “Kursit rė Ri”. Gjatė zgjedhjeve, Uinrod u pėrpoqėn tė zbusė retorikėn e tij anti-katolike dhe anti-semite, nė pėrpjekje pėr tė fituar mė shumė vota. Nė fund, ai nuk arriti tė marrė mbėshtetje tė mjaftueshme nga Partia Republikane dhe fitues u shpall ish-guvernatori i Kansasit, Kladjs Rid.

Nė vitin 1942, Uinrod u akuzua pėr rebelim, pėr shkak tė pikėpamjeve tė tij pro-naziste. Gjyqi vazhdoi deri nė vitin 1944, kur kryetari i trupit gjykues vdiq papritur, njė ngjarje qė Uinrod ia atribuoi Zotit. Departamenti i Drejtėsisė vendosi tė nisė njė tjetėr gjyq, duke e liruar nga akuzat nė vitin 1947.

Elis Bailej

Ndėrsa Elis Bailej nuk e pėrmendi kurrė Iluminatin nė ndonjė nga shkrimet e veta, kontributi i saj nė lėvizjen Epoka e Re, ėshtė njė nga ato mė me ndikim tek mitologjia moderne mbi Iluminati’n. Edhe pse fillimisht njė teosofiste, ripunimi i materialeve tė tilla rezultoi nė njė botėkuptim tė dallueshėm nga ai i Helena Blavackit, qė do tė siguronte strukturėn pėr shumė nga kultet moderne tė Epokės sė Re.

Brenda komunitetit tė teoricienėve tė konspiracionit, Bailej ėshtė njė figurė polarizuese. Shumica e atyre qė janė pjesė e misticizmit tė Epokės sė Re e admirojnė, ndėrsa fondamentalistėt e krishterė e konsiderojnė shpesh si figurė satanike dhe subversive, e prirur nė nxitjen e Rendit tė Ri Botėror. Shumė aspekte tė mėsimeve tė Bailejit, janė keqinterpretuar apo ekzagjeruar nga kritikėt e saj, dhe ngjan tė ketė njė keqinformim tė madh mbi materialet qė gjenden rreth saj sot nė internet.

Pjesa mė e madhe e diskursit nė rrjet ka tė bėjė mė tė “Planin e saj 10 pikėsh” , qė thuhet se ėshtė zbatuar nga Iluminati ose OKB-ja, dhe lexohet si njė karikaturė e dėshirės sė supozuar ultra-liberale pėr tė shkatėrruar traditėn perėndimore. Nė realitet, nuk ekziston absolutisht asnjė tregues se ajo ka hartuar ndonjėherė njė plan tė tillė.

Ndėrsa shumica e pretendimeve tė atribuara Bailejit ėshtė sigurisht e pabazuar, kjo s’do tė thotė se ajo nuk ėshtė e denjė pėr kritika. Ajo qe shumė kritike ndaj popullit hebre, dhe pėrhapi mitin e superioritetit arian. Pėr pasojė, Bailej referohet shpesh si nga shkrimtaret bashkėkohorė tė Epokės sė Re, qė u atashuan njė forme mė tė hapur tė anti-semitizmit. Nė kėtė pikė, tė paktėn mėsimet e saj nuk janė shumė larg prej cilitdo nga kritikėt e saj.

Uilliam Gaj Kerr


Sot, imazhi qė vjen ndoshta nė mendjen e njė njeriu mesatar nė pėrmendjen e Illuminati, ėshtė Vula e Madhe e Shteteve tė Bashkuara qė shfaqet nė anėn e pasme tė dollarit. “Syri qė sheh gjithēka” nė piramidė, ėshtė bėrė sinonim i morie tė shumėllojshme komplotesh tė errėta. Si autori origjinal i teorisė se simbolika e Iluminati-t ka depėrtuar jetėn tonė tė pėrditshme, Uilliam Gaj Kerr ka pasur njė nga ndikimet mė tė mėdha tek dija moderne mbi Iluminatin.

Njė zyrtar i marinės kanadeze, qė shėrbeu nė tė dyja luftėrave botėrore, prodhimtaria e pasluftės e Kerr qe e ndarė ndėrmjet betejave mes nėndetėseve dhe teorive tė konspiracionit. Ai mori njė qasje fondamentaliste kristiane ndaj ēėshtjes sė Illuminatit, dhe shkrimet e tij janė interpretuar shpesh si anti-semite. Me gjithė kujdesin qė tregoi pėr tė bėrė dallimin ndėrmjet hebrenjve dhe atyre qė i identifikon si pjesėtarė tė “Sinagogės sė Satanait” (njė term i huazuar nga Libri i Zbulesės), referencat e tij ndaj njė fjalimi tė njė rabini imagjinar, tė sajuar nga autori i njohur anti-semitik dhe apologjeti nazist Eustas Mallins ėshtė ndoshta tregues i ndjenjave tė tij.

Kerr identifikoi liberalizmin, komunizmin dhe okulten si tre elementėt tė sulmit tė Iluminati-t mbi Krishterimin. Sipas Kerr, “njerėzit qė dėshirojnė tė mbeten tė lirė mund tė ndjekin vetėm njė plan veprimi. Ata duhet tė mbėshtesin krishtėrimin, pėrkundrejt tė gjitha formave tė ateizmit dhe laicizmit”.

Njė nga pretendimet kryesore tė Kerr, kishte tė bėnte me ekzistencėn e njė komploti nga ana e gjeneralit tė Konferatės Albert Pajk, pėr tė shkaktuar 3 luftėra botrėrore me qėllimin lehtėsimin e synimit tė Iluminatit pėr dominimin e botės. Me sa duket, Lufta e Parė Botėrore qe njė mjet pėr tė vendosur komunizmin ateist, e dyta pėr tė forcuar kauzėn sioniste, dhe Lufta e Tretė Botėrore do tė zhvillohet ndėrmjet sionistėve dhe botės myslimane.

Pėrveē kėsaj, Kerr deklaroi se Pajk pėrdori rrjetin e komunikimit me radio, qė supozohet te jetė shpikur nga Iluminati shumė vite para se njė teknologji e tillė tė shfaqej zyrtarisht. Duke iu referuar tre luftėrave botėrore, Kerr citoi njė letėr nga korrespondenca mes Pajk dhe Xhuzepe Mazinit, e cila nė fakt ėshtė pranuar se shkruar nga mashtruesi Leo Taksil.

Robert Uelsh

Si themelues i shoqėrisė radikale tė krahut tė djathtė “John Birch”, Robert Henri Uinborn Uelsh Xhunor, ishte njė ativist i vendosur anti-komunist qė besonte se amerikanėt qenė ndarė nė katėr kategori:”Komunistėt, simpatizantėt e tyre, tė painformuarit qė duheshin zgjuar mbi rrezikun komunist, dhe injorantėt”. Pas daljes nė pension si njė prodhues karamelesh (Uelsh shpiku karamelet dhe mentet pėr fėmijė), ai themeloi Shoqėrinė “John Birch”, e cila sė shpejti pretendoi tė kishte 100.000 anėtarė, duke pėrfshirė industrialistė tė rėndėsishme si Fred Koh.

Pavarėsisht retorikės sė ējerrė anti-komuniste, Uelsh arriti tė shkaktojė shpejt talljen e konservatorėve si Uilliam F.Bakli Xhunior, qė i pėrshkroi teoritė e tij si “pallavra”. Politika e tij ekstremiste, do tė tėrhiqte edhe vėmendjen e FBI-sė. Ata qė shfaqeshin mė tepėr nė botėkuptimin e Uelsh qenė Iluminati-t. Nė mendjen e tij, komunizmi ishte thjesht njė front pėr “tė brendshmit” e organizatės Illuminati pėr krijimin e njė qeverie totalitare.

Agjentėt qė ai identifikoi si bashkėpunėtorė tė komunistėve ishin Udrou Uillson, Duajt D. Ajzenhauer, dhe sigurisht familjet Rotēajlld dhe Rokefeler. Libri i Uelsh “Politikani”, u kritikua pėr shpalljen e Ajzenhauerit tradhtar, ēka e detyroi tė heqė paragrafin mė tė diskutueshėm para publikimit. Mbėshtetja pėr Shoqėrinė “John Birch” pėrfundimisht u zbeh, pėr shkak tė kundėrshtimit tė konservatorėve.

Xhon Tod

Kohėt e fundit, disa njerėz kanė pretenduar se kanė njė lidhje personale me Illuminati, zakonisht tė vetė-pėrshkruar si tė larguar nga organizata dhe tashmė nė rolin e informatorėve. Pjesa mė e madhe e tyre janė dukshėm mashtrues, qė injorohen edhe nga teoricienėt mė tė ndikueshėm tė komploteve. Por Xhon Tod merret ende seriozisht nga shumica e komunitetit tė konspiracionistėve, pavarėsisht nga rrethanat e dyshimta tė jetės sė tij.

Nė vitin 1973, Tod tronditi qarqet ungjillore me njė tregim tė ēuditshėm e tė detajuar mbi jetėn e tij tė hershme si njė magjistar i lindur nė njė familje satanike Iluminati, dhe konvertimin mė pas nė krishtėrim. Faktet e jetės sė tij tė hershme janė tė vėshtira pėr tė verifikuar, edhe pse konsensusi i pėrgjithshėm ėshtė se ai thjesht i shpiku pretendimet e tij tė ēuditshme mbi rininė e tij.

Ndoshta historia mė e paharrueshme e Tod, kishte tė bėnte me shėrbimin si magjistar personal ndaj njė Xhon Kenedi tėrėsisht tė shėndetshėm pas atėntatit tė Dallasit, edhe pse asokohe motra e tij shkaktoi njė valė sinjalizimesh nga UFO-t, teksa thėrriti mė pas dėmonėt. Edhe pse pretendimet e tij u morėn seriozisht nga individė si Xhek Ēik (Tod ishte njė burim kryesor pėr pamfletet e shumėqarkulluara tė kėtij tė fundit), bashkėsia e krishterė ishte kryesisht indiferente.

Nė vitin 1979 revista “Krishterimi Sot” botoi njė kundėrshti tė ashpėr tė punės sė Tod. Dėshmitė e pėrdorur kundėr tij pėrfshinin dokumentet e gjyqit ushtarak, tė cilat kundėrshtonin dshminė e tij se qe mbrojtur nga Iluminati, pasi ai vrau oficerin e tij komandues.

Por ndoshta faktet mė domethėnėse pėr tė vlerėsuar karakterin e Todd, janė dėnimet e tij penale pėr krime seksuale. Akuzat pėr akte tė tilla filluan tė qarkullojnė qė nė vitin 1973. Njė vit mė pas, Tod pati njė pėrvojė tė shkurtėr nė Uika, ku u pėrjashtua nga komuniteti pasi pati marrėdhėnie seksuale me vajza tė mitura si pjesė e ritualit tė fillimit tė ceremonive, ndėrsa nė fund u dėnua pėr abuzim seksual me tė miturit. Nė vitin 1988, Tod u dėnua sėrish, kėtė herė pėr pėrdhunimin e njė gjimnazisti, ndėrsa u akuzua edhe pėr ngacmimin e dy fėmijėve. Ai u lirua nga burgu nė vitin 2004, dhe vdiq nė njė spital pėr tė sėmurėt mendorė 3 vjet mė vonė.

2. Dora e Fshehtė

Nė vitin 2008 njė individ me nofkėn “Hidden Hand” (Dora e Fshehtė) mbajti njė sesion pyetje-pėrgjigje nė forumin e faqes sė teorive tė konspiracionit abovetopsecret.com. Duke pretenduar tė ishte njė anėtar i Iluminatit, “Hidden Hand” tha se ishte detyra e tij tė mbante kontakte me publikun dhe u pėrgjigjur pyetjet qė kėta tė fundit kishin mbi organizatėn e tij.

Me sa duket, “Ligji i Krijuesit Tonė” kėrkon nga sundimtarėt e fshehtė tė Tokės qė herė pas here tė thyejnė murin e tyre pakalueshėm tė sekretit, pėr t’iu pėrgjigjur pyetjeve nė forumet e internetit. Gjatė dy ditėve, “Hidden Hand” prezantoi tregimin e tij fantastik nė jo mė pak se 27.567 fjalė me mbi 154 postime. Ndėrsa shumė pėrdorues qenė dyshues, mėnyra e pėrpiktė nė tė cilėn ishin postuar pėrgjigjet, si dhe kompleksiteti dhe vazhdimėsia e tregimit, nxiti tė tjerėt

tė mbėrrijnė nė pėrfundimin se “Dora e Fshehtė” tė ishte tamam ai qė thoshte se ishte.

Ka shumė tė ngjarė qė “Hidden Hand”, tė jetė njė burim kryesor i dijeve bashkėkohore mbi Illuminati pėr njė tė ardhme tė parashikueshme. Sigurisht pretendimet e jashtėzakonshme, kėrkojnė prova tė jashtėzakonshme. Edhe pse pjesa mė e madhe e asaj qė shkroi “Hidden Hand” qe origjinale, kushdo me njė njohje tė kulteve tė Epokės sė Re, do tė identifikojė njė numėr referencash tė drejtpėrdrejta mbi elemėntėt e dyshimtė si “Star Seeds” , “Confederation of Planets”, dhe 21 Dhjetor 2012 dhe miti “Ascension”.

Nė fakt, pėr shkak se qe shumė afėr nė kohė,“Hideen Hand” pretendonte se ishte udhėzuar tė bėnte tė ditur informacionin e tij. (Fakti qė asgjė nuk ka ndryshuar shumė qė nga 21 dhjetori 2012, sigurisht qė ka ndikuar tek besimi i shumė njerėzve nė njė numėr besimesh tė ndėrlidhura me besimet fetare tė Epokės sė Re dhe teorive tė konspiracionit.)

Ėshtė e vėshtirė tė imagjinohet dikush qė pėrjeton tė gjitha problemet duke studiuar kėto tema dhe sajuar njė histori tė tilla, thjesht pėr tė mashtruar komunitetin e teorive tė konspiracionit nė internet, por gjėra tė ēuditshme kanė ndodhur nė internet. Askush nuk ėshtė krejtėsisht i sigurtė se cila qe axhenda e “Hidden Hand”, dhe ka ėshtė tė ngjarė tė mos e zbulojmė kurrė.

1. Majkėll Akuino


Gogoli kryesor i teorive moderne konspirative Iluminati, puna e Majkėll Akuinos tek Operacionet psikologjike (PSYOP) pėr ushtrinė e Shteteve tė Bashkuara, do tė kishte tėrhequr padyshim vėmendjen e teoricienėve tė konspiracioneve, po tė mos ishte pėr lidhjet e tij me Kishėn e Djallit. Nė fakt, Akuino nuk ishte dakord me pikėpamjet ateiste tė Kishės origjinale tė Satanait, ndaj dhe themeloi Tempullin e Setit pėr besimtarėt e vėrtetė nė fuqinė e Satanait.

Nuk ėshtė ēudi qė ai u bė njė objektiv kryesor gjatė valės sė “Panikut Satanik”tė viteve 1980-1990. Nė karrierėn e tij profesionale, Akuino punoi nė PSYOP pėr ushtrinė amerikane.

Nė vitin 1980,
ai bashkė-shkroi njė dokument tė titulluar “Nga PSYOP tek lufta e mendjes”, e cila spekulonte rreth teknikave tė tilla si armatimet elektromagnetike, tė projektuara pėr tė ndėrhyrė tek sistemet neurologjike. Dokumenti nė fund u zbulua, dhe shumė teoricienė konspirativė kėmbėngulin tanimė se kjo teknologji ėshtė duke u pėrdorur kundėr qytetarėve amerikanė.

Nė vitin 1987, kapelani i ushtrisė Lorenc Adams-Tomas aludoi pėr abuzime me ritualet satanike dhe ngacmime seksuale ndaj Akuinos dhe gruas sė tij. Megjithatė kundėr Akuonios nuk u ngritėn kurrė akuza, dhe shumė teoricienė tė konspiracionit e cilėsojnė kėtė si provė tė mbulesės sė identitetit tė tij. Ėshtė e rėndėsishme tė theksohet se s’ka asnjė tregues qė akuzat ishin mė tė besueshme, se sa pretendimet e tjera tė panumėrta tė pabaza tė abuzimeve me ritualet satanike nė atė kohė, transmeton bota.al.

Nė vitin 2013, Akuino publikoi “Lufta e mendjes”, njė libėr qė detajon pėrvojat e tij nė ushtarake dhe Tempullin e Setit. Nė lidhje me publikimin e librit tė tij, Akuino ka dhėnė njė intervistė tė rrallė pėr anėtarėt e forumit abovetopsecret.com. Edhe pse kjo nuk bėri asgjė pėr tė pėrmirėsuar reputacionin nė mesin e kritikuesve tė tij mė kokėfortė, ai ėshtė njė ligjėrim interesant mes konspiracionit ndjellės dhe njė njeriu qė shpesh e barazonte veten me djallin.
b;telegrafi.com