Thanks Thanks:  0
Likes Likes:  0
Dislikes Dislikes:  0
Duke shikuar rezultatet 1 ne 3 nga 3

Teme: Bletėn e zė hashashi, shkatėrrohen 40% e koshereve; 60 mln euro humbje

  1. #1
    Super Moderator Avatari i Abis
    Antarėsuar nė
    Feb 2016
    Postime
    8,938
    Post Thanks / Like
    Forca e Rrespektit
    2849

    Bletėn e zė hashashi, shkatėrrohen 40% e koshereve; 60 mln euro humbje

    koshere-jpg


    Viti 2016 ka qenė njė vit dramatik pėr bletėrritėsit. Sipas tė dhėnave nė shkallė kombėtare, kėtė vit janė shuar 40 pėr qind e koshereve. Shoqata e Bletėrritėsve tė Shqipėrisė pohon se nga 360 mijė koshere qė numėroheshin gjithsej nė tė gjithė vendin pėr vitin 2016, mė shumė se 144 mijė koshere nuk e kanė kaluar dimrin. Humbjet llogariten 58 milionė euro. Bletarėt e kontaktuar nga “Monitor” bėnė si shkaktar kryesor tė humbjeve kultivimin masiv tė hashashit nė vend

    Refik Kutrelli, nga komuna Orenje e Librazhdit, humbi kėtė vit tė 27 kosheret e bletėve. Bleta e fundit iku javėn e kaluar dhe tani kanė mbetur kosheret me mjaltė.

    Familja Kutreli, pėrveē bagėtive, e kishte burim kryesor tė ardhurash mjaltin. Prej vitesh, Refiku ėshtė marrė me mbarėshtimin e bletėve, por ajo qė i ka ndodhur nė vitin 2016 e ka befasuar. Ėshtė i shqetėsuar nga fakti se ende nuk po kupton shkaqet se pse bletėt i kanė ikur nga kosheret e nuk janė kthyer mė. “Nuk kam bėrė analiza se pse bletėt vdiqėn, pasi ato kanė ikur pėr kullotė dhe nuk janė kthyer mė. Tė gjitha mjekimet i kam bėrė. Ilaēet mė vinin nga Greqia”, – thotė bletėrritėsi. Fenomeni, sipas tij, ėshtė i pėrhapur nė tė gjithė Librazhdin kėtė vit dhe vetėm nė komunėn Orenje, rreth 2000 bletė nuk e kanė kaluar dimrin. Humbjet pėr familjet fermere qė sigurojnė jetesėn nė kėtė mėnyrė janė tė mėdha. Bletėrritėsit e zonės nė shumė raste bėjnė me faj kultivimin e drogės nė kodrat pėrreth, e cila i ka harlisur bletėt, tė cilat nuk kanė gjetur mė rrugėn pėr t’u kthyer nė koshere.

    Viti 2016 ka qenė njė vit dramatik pėr bletėrritėsit. Sipas tė dhėnave nė shkallė kombėtare, kėtė vit janė shuar 40 pėr qind e koshereve. Shoqata e Bletėrritėsve tė Shqipėrisė njofton se nga 360 mijė koshere qė numėroheshin gjithsej nė tė gjithė vendin pėr 2016, mė shumė se 142 mijė nuk e kanė kaluar dimrin. Kryetarja e Shoqatės sė Bletėrritėsve tė Shqipėrisė, Lejla Shehu, ndėrthur shumė faktorė qė kanė ēuar nė kėtė humbje. Dimri i acartė, mungesa e standardeve nė mjekim dhe pėrhapja masive e rriqrės kanė qenė faktorėt kryesorė qė kanė ēuar nė humbje. Ajo nuk e pėrjashton faktin se kultivimi i drogės ka ndikuar negativisht, por shpjegon se nuk ka fakte shkencore ose tė dhėna laboratorike pėr kėtė fakt. Por Shehu thotė se era e bimės mund tė ketė ndikuar nė trullosjen e tyre, duke bėrė qė bletėt tė humbin rrugėn pėr nė koshere. Nga ana tjetėr, bletarėt tė cilėt kanė humbur bletėn nė kullotė, nuk gjejnė arsye tjetėr, veē efekteve ēoroditėse tė hashashit.

    Fenomeni i humbjes sė bletėve ka pėrfshirė tė gjithė vendin pa pėrjashtim. Shyqyri Poēi, nga Komuna e Malit tė Zi nė Kukės, inxhinier pyjesh dhe qė merret me bletarinė nė njė zonė ku dominon gėshtenja, tha se ky vit qė dramatik pėr komunėn. Ai tha se rreth 80 pėr qind bletėve nuk e kanė kaluar dimrin. E gjithė komuna llogaritet tė ketė humbur rreth 1500 bletė.


    Humbjet pėr bletarėt arrijnė 60 milionė euro

    Biznesi i bletarisė ka marrė hov vitet e fundit, pasi numri i koshereve ėshtė trefishuar gjatė dekadės. Mirėpo ky biznes ėshtė zhvilluar tėrėsisht spontanisht, pasi mungojnė politikat pėr zhvillimin e standardizuar tė tij, mbėshtetja financiare dhe pėr mė tepėr specialistėt. Sot, Ministria e Bujqėsisė nuk ka njė specialist qė tė njohė sektorin e bletarisė dhe tė kujdeset pėr politikat e sektorit. Prandaj humbjet e fermerėve, jo vetėm qė kanė ngelur jashtė vėmendjes tė institucioneve, por nė fakt i kanė krijuar njė humbje kolosale ekonomisė sė vendit.

    Sipas pėrllogaritjeve, humbjet nga bletėt e vdekura nė rang kombėtar arrijnė nė rreth 60 milionė euro. Sipas tė dhėnave nga Shoqata e Bletarisė, njė koshere kushton rreth 20 mijė lekė. Ndėrsa rendimenti i vjetor i njė blete nga sasia e mjaltit qė prodhon mesatarisht (12-20 kilogramė) llogaritet 36 mijė lekė nė vit. Pėr rrjedhojė, vlera e kosheres sė bashku me vlerėn e munguar e fitimit vjetor nga mjalti pėr 144 mijė koshere llogaritet mbi 8 miliardė lekė ose 58 milionė euro.

    Pėr shumė familje qė jetesėn e tyre e kanė tė lidhur me fitimet qė vijnė nga mjalti, humbja sado e vogėl qė tė jetė nė vlerė ėshtė e lartė pėr ekonominė familjare.

    Mbarėshtimi i bletės ėshtė shtuar shumė vitet e fundit thotė Kryetarja e Shoqatės sė Bletėrritėsve, Lejla Shehu, por ajo shprehet se mungesa e pėrvojės dhe mungesa e njohurive nė shumė raste kanė sjellė dėshtim. Shumė persona, nisur nga mundėsitė e kufizuara pėr punėsim apo pėr biznes, e kanė parė bletėn si mjet fitimi tė shpejtė. Por ėshtė krejt e kundėrta, – thotė Shehu. Bleta kėrkon pėrkushtim, pėrkujdesje dhe pėr mė tepėr duhet tė kesh njohuri tė thelluar pėr insektin nė mėnyrė qė tė realizosh pritshmėritė. Shumė biznese kanė investuar disa prej fondeve tė lira nė blerjen e bletėve duke punėsuar persona, por shumica prej tyre nuk ia kanė dalė, thonė bletėrritėsit. Insekti kaq i dobishėm pėr njerėzimin kėrkon pėrvojė dhe pėrkujdesje tė veēantė.

    Hashashi si shkaktar

    Pėr disa zona, humbja e bletėve kėtė vit ka qenė atipike. Banorėt janė tė tronditur pasi bleta ka ikur nė kullotė dhe nuk ėshtė kthyer mė. Por edhe mbi kėtė fenomen, bletarėt kanė pikėpamje tė ndryshme. Nė kohėn kur hashashi mbillej nė Lazarat, nė tė njėjtėn kohė lazaratasit kishin edhe bletė. Madje mjalti i Lazaratit nisi tė marketohej si mjaltė hashashi dhe shitej shumė shtrenjtė nė treg, pėr shkak tė efekteve qė karakterizojnė bimėn. Por disa bletarė tė tjerė mendojnė se ėshtė pikėrisht hashashi qė po i vret bletėt. Nė Lazarat kjo nuk ka ndodhur pasi bima ka qenė relativisht e shkurtėr dhe jo e dėmshme.

    Por Kutrelli nga Orenja e Librazhdit thotė se bletėt ishin tė shėndetshme, por kanė lėnė zgjojet plot me mjaltė dhe nuk janė kthyer nga kullota. Kemi dyshime pėr hashashin, por nuk kemi kryer analiza shprehet ai.

    Shyqyri Poēi nga Kukėsi, ekspert pyjesh dhe bletėrritės, pohon se janė disa varietete tė hashashit qė kanė hyrė nė vend vitin e kaluar qė kanė dėmtuar bletėn. Mė tej, ekspertėt nga Shoqatat e Bletarisė pohojnė se bima dhe era qė lėshon nė kullota i ka harlisur insektet qė mė pas nuk kanė gjetur rrugėn pėr nė koshere.

    Bletarėt pohojnė se njė fermer nga Tirana, i cili humbi tė 171 kosheret e tij ka bėrė analiza laboratorike nė Turqi dhe ka gjetur se bletėt kanė vdekur pikėrisht nga kullota nė bimėt e hashashit. Vitin e kaluar, nė tė gjithė vendin, sidomos nė pyje dhe zonat rreth tyre u mboll hashash. Vendet ku u mboll droga ishin mė sė shumti kullota tė bletėve. Bletarėt nga zona e Pėrmetit nė fshatin Frashėr kanė shprehur shqetėsime mė herėt se bletėt kishin braktisur kosheret nė kohėn e lulėzimit tė hashashit. Nė kėtė rreth, mbjellja e drogės ka qenė mė masive, fakt ky i konfirmuar edhe nga tė dhėnat policore mbi sasitė e kapura.

    Shqip
    ____Nichts ist unmöglich____

    https://youtu.be/QiQxIm2sWcs

  2. #2
    Super Moderator Avatari i Aver
    Antarėsuar nė
    Feb 2014
    Postime
    7,661
    Post Thanks / Like
    Forca e Rrespektit
    4058
    Ėshtė i shqetėsuar nga fakti se ende nuk po kupton shkaqet se pse bletėt i kanė ikur nga kosheret e nuk janė kthyer mė.
    Shkaku dihet o vella, bohen dru dhe e humbin orientimin.
    I walk slowly, but I never walk backward

  3. #3
    Anėtar i Respektuar Avatari i Eugeneral
    Antarėsuar nė
    Oct 2016
    Mosha
    31
    Postime
    1,383
    Post Thanks / Like
    Forca e Rrespektit
    289
    Po peshkun qe s'e ze hashashi, pse nuk ka peshk Shqiperia?!...
    ...harrova, peshkun e ze dinamiti!!!

    Ikni o se leni nam, per shkaterrime e hajdutesi i kini trrute vetem... nuk thone dot qe vodhen me kulture 60 milione euro, thone i dhimte barku bletes se qe me barr!

Informacionet e Temes

Vizitoret qe po Shikojne Kete Teme

Momentalisht aty jane 1 vizitor duke lexuar kete teme. (0 anetare dhe 1 vizitore)

Leja e Postimit

  • Ju nuk mund te postoni tema te reja
  • Ju nuk mund tju postoni pergjigje
  • Ju nuk mund te postoni bashkangjitje
  • Ju nuk mund te ndryshoni postimet tuaj
  •