Faqja 13 nga 13 I parėI parė ... 345678910111213
Duke shikuar rezultatet 361 ne 367 nga 367

Teme: Momente me veten!!((krijime personale te anetarve)

  1. #1
    Kohe & Stine Avatari i NeVertiti
    Antarėsuar nė
    Apr 2011
    Vendodhja
    Pertej Horizontit
    Postime
    32,835
    Post Thanks / Like
    Blog Entries
    6
    Forca e Rrespektit
    10

    Momente me veten!!((krijime personale te anetarve)

    Po hap kete teme,per copeza dhe mendime personale te antarve.
    Jeni te lutur mos ta ktheni temen ne copy paste.
    Siq ndodhi me temen e KAtias.."zhgarravina dedikuar vetes."
    Pra ketu hidhni,ato mjegullnaja casti,emocione,te kaluar,apo te enderruar real apo shpirteror,ama te
    jene rrjeshtat, mendimet tuaja te shkruara nga ju..



    Ishte nje nate si gjithe te tjerat,por ca buleza shiu filluan ta embelzonin atmosferen e saj.
    Pak nga pak ato u shtuan,ra nje erresire, pak sa e friskshme,se di se si..por pash veten tek..vrapoja..
    E ndjekja jeten ne nje nate me shi,,,ishte nje erresir "utopike",ku shifja vetem shpirtin tim ne nje rrebesh.
    Ajo me shfaqej neper pasqyra endrrash shpirterore,,te lagura nga shiu..
    Vrapoja neper nje rruge si e hedhur ne ajrin e atmosferes, trysnia e shiut i jepte forme dhe turtuare,, shpejtoja hapat e lagur e zbathur,,pa nje cader,,pa nje neon drite.
    Shikoja diku larg larg ,vetem nje neon te shpirtit qe me therriste ,neper ca pika shiu qe ngjanin si xixellonja nen driten e atij neoni.
    Kapja gjethet e lagura rreth meje i shtrengoja ne duart e mija deri ne "dhimbjen e tyre",,,per te me mbrojtur nga shiu dhe nga erresira...e asaj nate.
    Ato rreshkisnin te lenduara siper trupit tim te lagur,por te pakten qendronin ne prehrin ,supet e mija me shoqeronin,ashtu te lagshta te lenduara por ama afer ...
    Por une kerkoja te kapja jeten,vrapoja si e cmendur pas atyre filizave elektriciteti,te asaj nate me rrebesh shiu.
    Perdora shikimet per te pare qofte dhe diku cepin e jetes qe kerkoja,por ajo s"dukej,,s"dukej..ishte arratisur,,dhe me kishte vjedh nje "enderr",,ma kishte borxh dhe duhej te ma kthente..
    Pop..por..asgjeee,,shiu vazhdoj te binte,,,fryma e ftohte ju shtua asaj nate,gjethet filluan te qanin nga lendimet e zbathur.
    E lodhur,,ngrita shikimi i humbur ne te pakapshpen e kohe.
    U perpoqa dhe njehere te kapja nje shikim afer,afer,afer me veten. Pash neonet e ndezura per-rreth,njerez qe kaloni afer meje..
    Pyeta veten me nje retori nervozizmi:-duke i then nga ishe?!
    Ajo mu pergjigj: Atje ku me cove ti..
    I perqafova gjethet qe kisha siper trupit tim, falenderova per ato caste shoqerie,mora cadren qe kisha ne cepin e stolit dhe u largova ,,,
    Nen driten dhe shiun e atyre kujtimeve qe ajo nate shiu mi rrembej pergjithmone...
    Ndoshta nje dite do kthehem prap dhe do "hakmerrem" dhe une me ate nate,me ate rrebesh erresire ne cepin e nje kohe ne te njejten forme qe ajo me beri duelin mua..ate nate...
    Ishte nje nate "utopik"e erret por e drejte...
    Ai cep jete,,eshte diku ne ate nate me shi..ne ate nate qe kaloj,,qe iku,,qe mergoj..
    Ndoshta ne nje nate tjeter do ti kthehem prape..por dua qe te jete shi...
    Me pelqen nata ,me pelqen shiu,,me pelqen ti ndjek zbathur ,copezat qe jeta mi vene ne "erresire"..per ti kaluar ne nje dirte agimi,ne shkelqimin e nje vese endrrash shpirterore...
    Tashme duhej te prisja dhe pak .Pak apo shume?! POre duhej te prisja mengjesin e nje agimi te lageshte...


    Heren e fundit u redaktua nga NeVertiti; 20-09-2015 ne 08:37.
    Likes LeVoyageur, E3, diku diku, chika, Nikita and 9 others liked this post

  2. #361
    Kohe & Stine Avatari i NeVertiti
    Antarėsuar nė
    Apr 2011
    Vendodhja
    Pertej Horizontit
    Postime
    32,835
    Post Thanks / Like
    Blog Entries
    6
    Forca e Rrespektit
    10
    ...do doje ta ktheje kohen dhe kujtimet!?
    Eh iken ato,tashme dite te reja lindin,deshira te reja, endrra te brishta dhe qiej te rinj.
    Mos u ndje keq,as lendim mos provo e tille eshte jeta,seleksioniste dhe e pa meshire.
    Treni i kohes nuk pret,nuk fal dhe nuk korrigjon asgje nga ato qe ne shkruajme.
    Eh ,u pendove per te gjith guret qe levize gabim,luajte me ego dhe u humbe ne nenvetdijen tende te semur.
    E kur u gjende aty, pastaj shikove veten neper shume pasqyra , kuptove se sa je shperftyruar para vetes.
    U pendove por vone.
    koha eshte kalores i fuqishem dhe hijet i zbeh,gjurmet i fshine dhe memorizon vetem shpirtrat e vertet.
    Mos u trishto ,stinet do te falin perseri shpirtra te rinj ,ku mund te lulezosh bollshem neper syth.
    Thjesht ki kujdes kur te zbresesh ne nenvetdijen tende heren tjeter, zbrit paster , qe te mund te njohesh veten ne thellsin tende dhe ta pranosh ate.
    Likes dangerous, jana80 liked this post

  3. #362
    oNcE... Avatari i Soulmind
    Antarėsuar nė
    Dec 2011
    Postime
    12,008
    Post Thanks / Like
    Forca e Rrespektit
    9108
    Lotet e mi thahen
    duke endur rrugeve te botes,
    perqafimet i le pergjysme
    per ti perfunduar pas nje kohe
    Uratat me mbeten pengje
    te pa thena plotesisht.
    Ndahemi trishtueshen per tu takuar
    rishtaz nje nje tjeter jete!
    Kjo bote nuk qenkershka perjetesi.

    "Be Kind! For everyone you meet is fighting a harder battle you know nothing!" ~Plato~
    Likes dangerous, NeVertiti, jana80 liked this post

  4. #363
    Kohe & Stine Avatari i NeVertiti
    Antarėsuar nė
    Apr 2011
    Vendodhja
    Pertej Horizontit
    Postime
    32,835
    Post Thanks / Like
    Blog Entries
    6
    Forca e Rrespektit
    10
    Pershendeten ditet krejt nostalgji.
    Ndahen stinet ,sic u ndame une dhe ti.
    Ndahen vitet ,sic na ndajne dhe ne te dy.
    Puthen kujtimet dhe shuhen.
    Vdesin shpirtrat dhe ne te errten e kohes shuhen.
    Pershendetet cdo gje i dashur, sic u pershendetem une dhe ti .
    Pershendetemi tani me perultesi dhe nga ky moment qe sapo hodha keto shkronja as per mua e as per ty.
    I hodha sic hidhen mijera mendime neper nje gjithesi.


  5. #364
    Avatari i Bukowski
    Antarėsuar nė
    Jan 2017
    Vendodhja
    Asgardia
    Postime
    80
    Post Thanks / Like
    Forca e Rrespektit
    1
    Pas nje dite pune te lodhshme e te ftohte, mora metron per tu kthyer ne shtepi. Njerzit me fytyrat e tyre ishin shume te zenepas celularve. Gjithsecili me ate makineri te qelbur, thua se ishin te martuar me makinerit.Te pakt ishin ata qe veshtronin erresiren nga xhamat e dritares me nje fytyre te lodhur.

    Ishte erresuar goxha, i ftohti dhe mjegulla arriten te boshatisin rruget e qytetit nga njerzit. Tek-tuk shikoje persona qe nxitonin per ti shpetuar te ftohtit dhe erresires.
    Une nuk e kisha me kaq nxitim sa te tjeret, thash me vete ndoshta ata i pret dikush ne shtepi. Po mua? kush me pret mua?
    E di shume mire qe pas kesaj porte te madhe dhe te vjeter me pret heshtja.

    Nuk eshte askush qe me pret,
    asnje qe t'me perqafoj, asnje qe t'me puthe dhe te me thote,: mire se erdhe, si e kalove sot a u lodhe?

    Lahem, shikohem ne pasqyre kam ndryshuar, nuk po e njohe me personin perball meje, jeta ecen me ritme te shpejta dhe pasqyra po ma tregon.

    E kam me medyshje te gatuaj apo ta shmang dhe sot darken ashti si me ndodh shpesh ta bej, gjithsesi askush nuk do ta marr vesh,
    asnje nuk do te pyes se cfare ka per te ngren per darke.

    Ne medyshjen per te vendosur per darken shkoj ndez televizorin.
    Filluan lajmet me kronikat e zeza, shperthime, vjedhje, vdekje ,vdekje oh sa shume vdekje.
    Nuk paska asgje terheqse per ta thyer sado pak kete vetmi.

    Hidhem ne sallon ndez kompjuterin, pak kohe me miqte e mi virtual, ahh sa larg qe jane, nuk arrijne ta ndiejn vetmin time. Ndoshta dhe ata lajne hesapet me vetmin e tyre. A thua tu peshoj dhe atyre po aq shume sa me peshon dhe mua vetmia ime?
    Ndiheshim shume larg, mesazhet nuk ngarkoheshin.
    Po e fik!
    Dhe ja ku e shikoj krah meje vetmine, sikur te me thoshte "eja se u be vone" qenka shume e veshtire te largohesh nga vetmia mendova. Shume vetmi rreth meje, alegria dhe lumturia nuk ndihen vec ndonje doze e vogel, duken si nje drite e zbehte qe nuk ka mjaftushem rryme per te ndricuar plotsisht.
    Shkoj te fle, dhoma e gjumit boshe, dhe vetmia qe me shikon si me cudi, cfare ke sot vall? A nuk do te flesh, cfare po te tremb? Zhvishem, shtrihem i bej perseri nje rikthim dites se sotme se cfare kisha kaluar, mos kisha harruar dicka pa bere. mu kujtua qe nuk gatova, ngrihem ha nje cokollate pi dhe nje gote me qumesht dhe shkoj perseri ne shtrat. Fiksoj tavanin, mundohem te kujtoj caste te gezuara, kujtime te bukura. Por nuk mundem, zhduken kur vetmia me kujton qe jam i vetem me te.

    Mbuloj Koken, Erresire!
    Thanks Ketrush thanked for this post
    Likes Monique, Soulmind, Ketrush liked this post

  6. #365
    oNcE... Avatari i Soulmind
    Antarėsuar nė
    Dec 2011
    Postime
    12,008
    Post Thanks / Like
    Forca e Rrespektit
    9108
    Haiku

    100 vjecar donte te ishte!
    Ah sikur te pakten vec
    Nje gllenjke njeri te Ish!

    p.s.Bukowsi.. shume i bukur shkrimi me siper
    "Be Kind! For everyone you meet is fighting a harder battle you know nothing!" ~Plato~
    Likes jana80 liked this post

  7. #366
    Super Moderator Avatari i Abis
    Antarėsuar nė
    Feb 2016
    Postime
    10,314
    Post Thanks / Like
    Forca e Rrespektit
    2901
    O Zot, s'dija qe kaq shpejt do ndjenja kenaqesine e te parit ndersa vuan ne harresen e nje kohe qe po shkon..kenaqesine e te parit qe Zoti kthen gjithcka ne vend,edhe te fut ne rruge plote labirinthe..qe i ndertuam enkas,per te ngritur kurthe ndaj te tjereve,ku te mos gjenin nje drejtim,e te humbisnin neper rrugica,ashtu sic humbin edhe kujtimet e nje kohe qe lame pas.
    Them fort,ka nje Zot.
    ____Nichts ist unmöglich____

    https://youtu.be/PEhjphZ6T9o



    🐾

  8. #367
    Avatari i Bukowski
    Antarėsuar nė
    Jan 2017
    Vendodhja
    Asgardia
    Postime
    80
    Post Thanks / Like
    Forca e Rrespektit
    1
    Zgjohu! Zgjohu dhe shiko sa shume veta te kane ardhur ne shfaqen tende te fundit!
    Zgjohu dhe falenderoi ti vet, nje e nga nje, te gjithe me radhe.

    Cohu!
    Mblidhi forcat dhe cohu per here te fundit! Jane mbledhur te gjithe per ty!

    Ehhhhhh zonja vdekje sa shume rendon, para gjithe ketij populli te zemer vrar.

Faqja 13 nga 13 I parėI parė ... 345678910111213

Informacionet e Temes

Vizitoret qe po Shikojne Kete Teme

Momentalisht aty jane 1 vizitor duke lexuar kete teme. (0 anetare dhe 1 vizitore)

Tema te Ngjashme

  1. Higjiena personale
    Nga prizrenka ne forum Keshilla Mjeksore
    Pergjigje: 7
    Postimi i Fundit: 20-08-2009, 00:13

Leja e Postimit

  • Ju nuk mund te postoni tema te reja
  • Ju nuk mund tju postoni pergjigje
  • Ju nuk mund te postoni bashkangjitje
  • Ju nuk mund te ndryshoni postimet tuaj
  •