Kompleksi - Ventus - Sport Center - Pishina
Faqja 1 nga 5 12345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatet 1 nga 20 e 96

Temė: Ese

  1. #1
    VIP Avatari i Nostra_22
    Anėtarėsuar
    Jul 2008
    Vendndodhja
    Loading...
    Mosha
    32
    Postime
    3,428
    Post Thanks / Like
    Rrespekti
    96

    Post Ese

    Nė kėtė temė mund tė postojmė dhe tė lexojmė ese, shkrime dhe analiza tė ndryshme, me ose pa objekt, me ose pa subjekt,tė cilitdo anėtari. Krijime tė njė casti, tė asnjė arsyeje apo qėllimi, tė njė mllefi apo njė brenge. Shtrat i ngrohtė pėr cdo talent qė dėshiron tė afirmojė apo jo veten.


    Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga bella : 31-08-08 nė 14:51
    Prezenca juaj s'do te jetė kurrė nė lartėsinė e mungesės suaj.:kokes:

    Fetė janė si xixėllonjat, pėr tė ndriēuar kanė nevojė pėr errėsirė:syze:

    Dituria mė pėrndjek, por unė jam mė i shpejtė !!!

  2. #2
    VIP Avatari i Nostra_22
    Anėtarėsuar
    Jul 2008
    Vendndodhja
    Loading...
    Mosha
    32
    Postime
    3,428
    Post Thanks / Like
    Rrespekti
    96

    Gabim Brezi 80'

    Qėllimi i kėsaj letre ėshtė drejtėsia qė duhet t'i kthehet njė brezi. Brezit qė na pėrket ne, tė lindurve nė fillim tė viteve '80 (njė vit mė shumė njė vit mė pak nuk ka rėndėsi). Ne qė shtėpitė e blera nga prindėrit tanė i shohim sot tė kushtojnė tridhjetė apo dyzet herė mė shumė. Tani qė ka hyrė nė modė financimi nėpėrmjet bankave jemi aq tė zgjuar sa ta kuptojmė qė kush guxon ta blejė kėtė shtėpi do paguaj interesat ndaj bankės tė paktėn deri sa ai vetė tė jetė bėrė gjysh...

    Luftėn partizane, ne, nuk e kemi bėrė, as zbritjen nė Hėnė nuk e kemi parė, nuk kemi jetuar miqesinė me popullin rus ose kinez dhe kujtesa jonė historike fillon pak a shumė me Botėrorin USA 1994. Duke qenė se nuk kemi bėrė ndėrtimin e hekurudhave dhe aksionet e zboret shpesh na thonė qė s'dimė se cfarė ėshtė lodhja...askush nga ne nuk mėrzitet se na thonė edhe qė nuk kemi ideale sepse lexojmė shumė mė pak libra se prindėrit tanė. Gjithėsesi e kuptojmė politikėn shumė mė mirė se prindėrit tanė (tė paktėn ne nuk shkojmė mė per tė votuar).

    Tė shumtėn e rasteve Plaku i Vitit tė Ri nuk na sillte ēfarė dėshironim, por sot e kėsaj dite mė tė mėdhnjtė na pėrsėrisin se ne i kemi patur tė gjitha, edhe pse janė ata mė te vegjėlit se ne qė me tė vertete i kanė te gjitha (por atyre asnjeri nuk ju thotė gjė).

    Jemi brezi i fundit qė luajtėm me peta, me karroca me kuzhinjeta, e ka kush e ka, pas-spres dhe nė tė njėjtėn kohė tė parėt qė mėsuam tė luajmė me Play-station, Nintendo (kush nga ne nuk i ka urryer tė paktėn njė herė mustaqet e Mario Bross.)dhe nė tė njėjtėn kohė tė parėt qeė panė kukllat me ngjyra nė televizor dhe shkėmbyen makinat Turbo.

    Kemi veshur pantallona tė gjėra, tė ngushta, kauboj , tė grisura dhe tė zhubrosura (sepse moda kėshtu urdhėronte). Tutat e para qė kemi veshur ishin blu me vija tė bardha por nė rrugė s'para i vishnim edhe pse ishin tė rehatshme sepse kjo donte tė thoshte se ti ishe fshatar.

    E kemi kaluar shkollėn fillore duke shkuar atje edhe tė shtunėn ndėrsa pėr tė ndejtur pak vonė darkave nė fundjavė u shpiknim prindėrve se do flinim tek shokėt. Ende nuk e kemi kuptuar se ku nė fund tė fundit pėrfundonim pasi edhe shokėt e tjerė perdornin tė njėjtin justifikim ndaj prindėrve tė tyre. Nejse, nė fund tė fundit mbetemi ata qė pėr tė fundit u ēonim lule mėsuesve pėr 7 mars dhe tė parėt qė u ēonim dhurata tė shtrenjta qė t'na kalonin klasėn. Shkonim nė shkollė pėr Shėn Valentin dhe nuk bėnim mėsim duke bredhur rrugėve single. Kemi aplikuar si studenta jashtė shtetit dhe kemi parė sesi mund tė bėhesh arkitekt, historian dhe mjek me provime tė blera.

    Etiketa qė kemi patur pas shpine ka qenė ajo e "Brezit tė shthurur" dhe pėr shumė kohė kemi qenė viktima tė telenovelave dhe telebingove. Ngushėlloheshim pak duke parė Beverly Hills (atėhereė, se po ti shohėsh tani vė duart nė kokė). Disi mė tė rritur u ndiem kur filluam tė ndiqnim Daēson Creek (edhe pse nuk e kuptonim pse pikėrisht ky personazh ishte kryesori nė film)

    Kemi qarė pėr Lady Oscar, jemi zgėrdhyer me arushin Tao Tao dhe me aventurat e Nils Holgersonit, kemi ėndėrruar tė kishim njė skuadčr si ajo e Holly dhe Benjit dhe jemi futur nė dilemat mė tė thella rreth ēėshtjes nėse Mila dhe Shiro nė fund fare shkojnė nė krevat apo jo. Jemi gjenerata qė kemi parė Ardit Gjebrenė tė paraqitet si kėngėtar dhe mė vonė ta shohim veēse tek Miss Albania dhe jemi ne qė kemi parė e bėrė kėngėt e para rrep shqiptare (e ka kush guximin ti dėgjojė pėrsėri?)

    Jemi tė parėt qė mėsuam tė punojmė si kamarjer nėpėr lokale dhe jemi po neve qė i kthyem kėto lokale nė shtėpi tė dytė (ose mė mirė tė parė pasi ende sot kush rri mė shumė se disa orė nė shtėpi). Jemi ata qė prenotonim ditėlindjet nėpėr disko dhe ata qė merrnin parfum me vete pasi kur dilnim prej andej qelbeshim era duhan. Jemi brezi qė i pari shijoi pub-et e hapura qė nė 10 tė mėngjesit dhe ata qė ende nuk e kuptojnė ku ėshtė ndryshimi nė Shqipėri mes pub-it dhe diskos. Filluam ne ti pinim cigaret e para hashash dhe tė gjithė na tregonin me ndot si mallista, ndėrsa sot nqs nuk je ekspert bari askush nuk tė perfill mė.

    Gjithmonė na kujtojnė se ē'ka ndodhur para se ne tė lindnim, sikur brezi jonė nuk ka asnjė djeni pėr ngjarjet historike.

    Jemi tė parėt qė i pamė prindėrit tanė tė fusnin para nėpėr firmat piramidale dhe mesa duket jemi po ne qė u habitėm (ata e morėn me qejf) sesi mund tė fitohen kaq shumė lekė pa punuar fare. Pėr faj tė mė tė mėdhenjve, ata qė na pėrsėrisin se ne nuk lexojmė aq saē duhet, pėrjetuam '97, pamė sesi digjej atdheu jonė dhe mėsuam qė i trembim kaq shumė popujt e tjerė sa shpesh herė na lenė tė mbytemi nė det. Ishim ende tė vegjėl dhe na pėrsėrisnin se paraja ēan kudo kur na dhanė makinat e para dhe filluam tė falsifikojmė patentat.

    Mėsuam se ēfarė ėshtė terrorizmi por asnjėri nga ne nuk e mban mend rėnien e Murit tė Berlinit. Pamė sesi Bill Clinton shkėmbente pikpamje gojore me segretaren e tij dhe sesi njė popull qė aq shumė na ngjante pėrzihej nga vendi i vet. Brezi jonė e ka parė dhe nė disa raste na kanė dėrguar nė luftė pasi ushtarėt nė kėto vende thuhet se marrin rroga tė mira. Kemi ulėritur edhe ne se Europa ėshtė e mrekullueshme por e kemi parė edhe tė vėshtirė kur nėpėr ambasada e kufinj kemi kaluar netė tė tėra pasi kompiuterat ishin tė prishur.

    Jemi brezi i fundit qė shijuam kasetat qė kur prisheshin i rregullonim me stiaps dhe brezi parė qė u hodhėm me krahėhapur nėpėr Cd e internet. Hanim hamburger dhe ne pėr tė parėt mėsuam sesi mund tė ndryshojė emri edhe pse shija ėshtė po ajo (sufllaqe, doner etj.). Kemi pirė aq shumė Cola dhe ishim ne qė shpikėm poncin me qumėsht (kishte njė ngjyrė portokalli shumė tė lezetshme). Jemi ne qė dilnim nėpėr lokale vetėm me lekėt pėr kafe dhe pėrsėri ne qė ndiheshim tė pasur kur kėto lekė na mjaftonin pėr tė marrė njė biter. Pėrsėri ishim ne tė fundit qė shijuam shėtitjet rreth bulevardit dhe tė parėt qė provuam bukosjen nėpėr lokale. Brezi jonė u edukua me cigare slims (ato tė hapurat) dhe jemi brezi i fundit qė pėrdor ende shkrepsen pėr ta ndezur.

    Brezi jonė qė vit pas viti shpreson tek kualifikimet e kombėtares shqipėtare dhe qė preferon tė ndjeki kampionatin italian pasi ai shqipėtar ėshtė i gjithi i shitur. Tė parėt qė provuam turpin e tė qėnit shqipėtar por jemi pėrsėri ne qė bėhemi si grifsha nėse dikush prek nderin e vendit tonė.

    Tė fundit qė pushimet e verės i shijonim nga qershori nė shtator dhe tė parėt qė e kuptuan se vera e vėrtetė ėshtė 15 ditėt e para tė gushtit. Tė parėt qė panė Durrėsin e pushtuar nga vėllezerit kosovare gjatė verės dhe tė fundit qė i mbajnė mend kabinat prej kompesate nė plazhėrat e Jugut. Tė fundit qė mbajtėm pėrparėsen nė fillore dhe tė parėt qe e kuptuam se veshja e bukur dhe sidomos makina tė japin tjetėr pamje pėrpara njė vajze.

    Po ti kthejmė sytė prapa pyesim veten si kemi mbijetuar vallė? Nuk kemi patur celulare dhe msn. Iknim nė shkollė me ēanta plot me libra dhe askush nuk na jepte mė shumė se nje byrek 200 leksh nė drekė. Mjeti jonė i komunikimit ishte telefoni i shtėpisė dhe kur e bllokonim pėr orė tė tėra tė paktėn njė herė nė muaj kishte sherr nė shtėpi pėr faturėn telefonike. Ndonjėherė mbyteshim me ėmbėlsira por nuk ndiheshim mbi peshė dhe as qė e kishim idenė se ē'ishte dieta. Mė e shumta qė mund tė ndodhte ishte qė dikush tė ishte pak topēe, po puna merrte fund atje. Nga e njėjta shishe pinim 15 veta dhe asnjeri nuk u infektua ndonjėherė. E vetmja gjė qė ndodhte ishte qė ti hidhnim morrat njėri tjetrit nė shkolla e kopėshte por mamatė rregullonin gjithshka me ato krėhrat e tmerrshėm. Kur lidheshim me dikė, pak si me turp, ecnim rrugės dorė pėr dore,ndonjėherė edhe putheshim, edhe pse po t'na shihte ndonje vėlla ose baba thuhej se do t'na vriste. Po ja qė mbetėm gjallė dhe tė dashuruar...dikush sot edhe ėshtė martuar.

    Counter strike e mėsuam kur brezat e rinj kishin lojrat mė tė zhvilluara elektronike. Ndėrkaq ne jemi rritur me kompiterat me marshėn e zezė dhe butonin e kuq (mė lojė e shpifur!). Nuk kishim as 200 kanale televisive, as dolby surround, as dvd e as wireless po gjithsesi kėnaqeshim dhe bėnim me tė vėrtet pallė. Nuk kishim fiksimin e adoleshentėve tė sotėm pėr veshjet firmato por ama kur bėnim dashuri zhveshur as qė na shkonte nė mend se moda ėshtė kaq e rendėsishme. Djemtė ishin gjithmonė si tė fortė por kur dashuroheshin bėheshin mė tė urtė e tė ėmbėl se qengji. Kurse vajzat na torturonin duke i ndjekur kudo, vetėm pėr njė qčllim: ti propozonim pak dhe t'ju ofronim njė kafe.

    Kemi patur liri, dėshtime, suksese dhe pėrgjegjesira...pak e nga pak edhe ne jemi rritur!

    Ti je njėri prej nesh? Urime atėhere!
    !


    Imazhet E Bashkangjitura Imazhet E Bashkangjitura  
    Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga bella : 31-08-08 nė 14:47
    Prezenca juaj s'do te jetė kurrė nė lartėsinė e mungesės suaj.:kokes:

    Fetė janė si xixėllonjat, pėr tė ndriēuar kanė nevojė pėr errėsirė:syze:

    Dituria mė pėrndjek, por unė jam mė i shpejtė !!!

  3. #3
    Administrator Avatari i CoNNecT
    Anėtarėsuar
    Jul 2008
    Vendndodhja
    Diten midis njerezish, naten ne univers.
    Mosha
    29
    Postime
    646
    Post Thanks / Like
    Rrespekti
    25

    Gabim

    Tek forumi i vjeter ky tekst ka qene i paraqitur dhe me nje video ne youtube... E ke gje nostra?

    Mos u mundo kurre te bindesh te tjeret perderisa do te kete nje shumellojshmeri mendimesh...

    Jetoj ne boten reale por nuk kuptoj pse endrrat jane aq te ngjashme me kete realitet...

  4. #4
    Vogėlushe Avatari i Elushe
    Anėtarėsuar
    Jul 2008
    Postime
    4,370
    Post Thanks / Like
    Rrespekti
    6308

    Gabim

    Citim Postimi origjinal ėshtė bėrė nga CoNNecT Shiko postimin
    Tek forumi i vjeter ky tekst ka qene i paraqitur dhe me nje video ne youtube... E ke gje nostra?
    Kujtese te forte paske CoNNecT

    Video ja ku eshte



    Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Karamele Zana : 18-03-12 nė 06:26

  5. #5
    VIP Avatari i Nostra_22
    Anėtarėsuar
    Jul 2008
    Vendndodhja
    Loading...
    Mosha
    32
    Postime
    3,428
    Post Thanks / Like
    Rrespekti
    96

    Lightbulb Heshtja E Intelektualit

    Sipas Vaclav Havelit "Bota, e rrethuar nga kanosje pafund dhe mesa duket e paaftė ti pėrballojė ato, kėrkon qė intelektualėt, njerėzit qė kuptojnė dhe dinė se ēfarė duhet bėrė pėr kėtė botė, tė nisin ta ndikojnė jetėn politike". A ėshtė
    Havel njė moralist sentimental i pakurueshėm? A mundet qė intelektuali ta ndikojė jetėn politike? Sė pari kush ėshtė intelektuali?
    "I pari ishte logos- mendimi i shprehur" thotė Bibla qė nė frazėn e saj tė parė. Duke i atribuuar mendimit tė shprehur ngjizjen fillestare tė materies. "Truri ėshtė materia qė e ka fituar koshiencėn e vetvetes" vijon njė postulat mė i arritur se ai i Marksit, i cili pėrcakton mjetin e punės tė intelektualit, trurin, me produkt final logos-in e Biblės, mendimin e shprehur konstruktiv.
    Sipas Said–it intelektuali ėshtė "autori i gjuhės qė pėrpiqet t'i thotė tė vėrtetėn pushtetit"; sipas cinikut Benjamin njė "karakter destruktiv, i cili kėrkesėn pėr ajėr tė pastėr dhe hapėsirė tė lirė e ka mė tė fortė se ndjenjėn e urrejtjes"; sipas Adorno-s, pėr tė cilin Ajnshtajni nuk ishte intelektual kur formulonte teorinė e relativitetit, por vetėm pasi nisi diskutimet pėr pėrgjegjėsitė morale tė fizikanit para njerėzimit, "intelektuali ėshtė njė person me aftėsi krijuese dhe abstraguese, kurrsesi indiferent ndaj zhvillimeve shoqėrore". Duke shtuar thėnien e Konfuci-t se "i ditur ėshtė ai qė pranon se nuk i njeh ato qė nuk i njeh dhe qė i bind tė tjerėt pėr ato qė njeh", intelektuali rezulton cilėsi dhe jo sasi, krijues dhe abstragues, pajtues dhe qytetar, diskutues i themeleve tė sė sotmes pėr arritjen e impaktit pozitive tė sė nesėrmes. Detyrė e tija nuk ėshtė konstatimi si ėshtė, por sugjerimi si duhet tė jetė; nuk ėshtė zbulimi si funksionon, por sugjerimi si duhet tė funksionojė. Roli i tij nuk ėshtė ai i reagjentit, por i katalizatorit qė frenon reaksionin kur ai bėhet i egėr dhe e pėrshpejton kur mbetet nė vend. Si i tillė intelektuali nuk ėshtė nė opozitė me partitė dhe shtetin, por me gabimet dhe mangėsitė e partive dhe shtetit.
    Kėto pėrkufizime pėrjashtojnė nga kategoria e intelektualit tė mirėfilltė "intelektualin organik" tė Antonio Gramsci-t "tė lidhur organikisht me partinė qė ja nėnshtron idetė dhe bindjet analizave kolektive tė partisė". Si i tillė, "Intelektuali organik" nuk mund tė ushtrojė kryefunksionin social tė intelektualit, kritikėn e lirė tė cilėn Habermas e quan "publicitet kritik", pasi "centralizmi demokratik" nuk e lejon atė tė ngrihet mbi vendimet e partisė edhe kur ato bien ndesh me bindjet e tija personale. Rasti i KOP-it tė PD-sė dhe sprova e pasukses e PS-sė pėr krijimin e njė think-tank-u tė pėrafėrt, dėshmon se oponenca e pavarur nuk ka mundėsi tė funksionojė brenda strukturave partiako/ shtetėrore shqiptare. Paralelja think tank KOP- Komitet i Orientimit tė Politikave, qė u fik menjėherė pas zgjedhjeve, me simotrėn franceze think tank COP- Comité d'Orientation Politique, i cili funksionin e plotė e nisi pas zgjedhjeve, e ilustron mirė dallimin e strukturave europiane nga ato shqiptare.
    2. Njė nga gabimet e pafalshme tė perėndimit ishte qė pas Big Bang-ut komunist i plazmoi ish vendet komuniste pa ndjenjėn dhe fantazinė e Marshall Plan-it amerikan. Duke u transplantuar me ngut atyre njė sistem ku ekuilibri demokratik do arrihej thjesht nėpėrmjet pluripartitizmit, pa treguar asnjė kujdes pėr mekanizmat rregulluese. Duke harruar historinė e tija tė dy shekujve mė parė kur demokracia lindi nga "publiciteti kritik" intelektual dhe jo pushteti, aksiomė e tė cilit ėshtė « l'état c'est moi- Shteti jam Unė".
    Perėndimi investoi keq dhe pa kontroll nė medie, rrėmujshėm nė Shoqėrinė Civile dhe aspak pėr mendimin e pavarur intelektual. Pa e kuptuar se pėrgjigja e drejtė e pyetjes "mė mirė njė Sokrat i uritur apo njė derr i ngopur?" ėshtė "mė mirė njė Sokrat i ngopur". Ēelėsin e suksesit ai e kėrkoi tek kėputja formale e vazhdimėsisė, ndėrkohė qė liqeni i acartė i komunizmit tė vitit 45, nė vitet 90 kishte degjeneruar nė njė moēal tė populluar nga fantazmat xombe: nga egėrsia, nepotizmi, klanet dhe mungesa e skrupullit.
    Europa Qendrore me zhvillim qytetar, pėrkatėsisht me ekonomi dhe kurajė qytetare, u vetplazmua lehtė. Europa Jugperėndimore e MAP-it, mėnyrės aziatike tė prodhimit, pėrkatėsisht sistemit ekonomiko- social bizantin, vijimit tė tij osman dhe komunizmit, tė quajtur nga Pol Lemerl "Bysance aprčs Bysance- Bizant pas Bizantit", pati njė plazmim hibrid. Veēanėrisht Shqipėria e komunizmit totalitar ku plazmimi morri trajtėn e njė bimonizmi vir, ku njėra anė e binomit ishte tėrėsisht e paketuar nga punishtja komuniste ndėrsa ana tjetėr pjesėrisht.
    "Nuk dėshiroj tė mė vini mė nė zyrė pėr grindjet e juaja" mė hoqi vėrejtjen Ministri i Brendshėm Gjerman pas shkapėrfytjes me zhargon Brake tė liderėve shqiptarė nė zyrėn e tij. "Ju lutem mos u zini se keni nevojė pėr unitet" mė tha tė nesėrmen Kryetarja e Parlamentit Gjerman Rita Sūsmuth pas seancės sė dytė tė shkapėrfytjes nė rezidencėn e saj. "Vėllezėr duajeni njeri tjetrin, nė tė kundėrt nuk do t'ju dojė askush" u lut zemėr-dredhur Nėnė Tereza pas vizitės nė Shqipėri. Mirė do tė qe.
    3. Nė njė leksion me pėrfaqėsuesit diplomatikė, Presidenti Roman Hercog ngulmoi nė thėnien "Janė tė domosdoshėm debati dhe kundėrshtia, janė tė domosdoshme pyetjet dhe hipotezat e intelektualit tė pavarur. Nė tė kundėrt Gjermania nuk mund tė ecė para". Nė pushim ai mi quajti ato "kondita sine qua non pėr funksionimin e demokracisė reale". Pyetja ndaj vetvetes "po pėr ne nuk qenkan tė domosdoshme kėto?", mė ēoi nė kundėrshtinė e mendimit nė qarkullim se intelektuali shqiptar tashmė e ka humbur funksionin dhe ėshtė zėvendėsuar suksesshėm nga politikani dhe analisti rrogėtar. Mendim ky pėr mua jo vetėm i gabuar, por amoral dhe me pasoja tepėr tė rėnda pėr kombin.
    "Kur ka shumė brutalitet intelektualėt druhen... Diskutimet janė shumė tė egra dhe i heqin ēdo dėshirė intelektualėve tė marrin pjesė nė tė" e justifikon kėtė heshtje Kadareja. Me njė fjalė si nė komedinė e Shekspirit "Shumė Zhurmė pėr Asgjė". Rrjedhimisht njė problem qė do zgjidhej lehtė nėse intelektuali nuk do tė ishte aq sqimatar dhe do pėrvishte mėngėt. Po sikur problemin ta kundrojmė nga e pėrkundėrta, nga koka dhe jo nga bishti? Pėrse intelektuali nuk u kthye nė "vox popoli- vox dei, nė zėrin e popullit- zėrin e Jehovės" pėr ta ndaluar kėtė egėrsi dhe brutalitet ? Pėrse intelektuali nuk e zėvendėsoj binomin stadiumoid tė politikės "ne-ata" me pėremrin "ne"? Cilat janė shkaqet e heshtjes dhe dorėjashtėsisė sė intelektualit, objektive apo filistino-subjektive?
    Heshtja e intelektualit gjatė periudhės sė mizorisė komuniste pa asnjė mėdyshje qė ėshtė objektive. Komunizmi e preu egėr dhe deri nė rrėnjė filizin e mendimit tė pavarur intelektual qė kishte nisur tė bleronte nė vitet 20-30. Qė nė '45 kur pushkatoj dhe burgosi 43 deputetė tė pavarur dhe intelektualė, qė nė '51 kur pushkatoj dhe burgosi 22 intelektualė tė pafajshėm. Ligji "nė raste tė veēanta gjykimi bėhet pas ekzekutimit tė vendimit" krijoi frikėn primogjenitare pėr jetėn dhe e copėtoi shoqėrinė nė atome, e shumta nė molekula mendimi opozitar. Nė '68, kur falė mendimit intelektual ēek lindte Pranvera e Pragės, intelektuali shqiptar futej nė burg po tė lexonte ēekun Kundera. "Mirė e gjeti, pse llapi" gjykonte rruga e ndėrsyer nga diktatura. Duke barasvlersuar pexhorativin "llapi" me guximin pėr t'ju kundėrvėnė sė keqes. Kėto dhe kultivuan genin e frikės dhe e implantuan kėtė gen nė ADN-nė e intelektualit. "Do lindin gjeni, por nė emėr te barazisė se kazermės do zhdukim mendimin e pavarur" e parashikonte me saktėsi Kasandre kėtė tip socializėmi heroi socialist i Demonėve tė Dostojevskit.
    Filozofija e "shkopit dhe bananes" vlen edhe pėr intelektualin: Sipas eksperimentit tė Milgramit "shumė pak njerėz, pavarėsisht nga inteligjenca dhe kapaciteti i tyre intelektual, janė tė aftė ti rezistojnė urdhrave nė kundėrshtim me standardet e tyre bazikė moralė". Nėse ky eksperiment vlen pėr intelektualin e Universitetit tė Yale-s nuk mund tė mos ketė vlerė edhe pėr intelektualin shqiptar. Nuk mund ti kėrkohet kujtdo qė pėr hir tė idesė tė pijė gotėn e helmit si Sokrati, tė digjet nė turrėn e druve si Xhordano Bruno a tė pushkatohet si deputeti Kokoshi. "Epur si muove"-n e famshme tė Galileut e dėgjoi vetėm Galileu i cili e shqiptoi atė pa zė.
    Ndėrkohė geni i frikės dhe tradicionalizmi i dorėjashtėsisė nuk i pėrket thjesht sė shkuarės, por rrezikon tė ardhmen. Konfuci dhe Aristoteli, Makiaveli dhe Thompson, Lottes dhe Habermas theksojnė dhe ritheksojnė se nė mungesė tė oponencės civile, tė publicitetit kritik, pushteti synon instinktivisht drejt absolutizmit.
    4. Intelektuali shqiptar e gjeti aftėsinė pėr ta shprehur lirshėm mendimin e tij tė lirė nė "periudhėn heroike" tė viteve '90. E cila, pėr hir tė vėrtetės, nuk ishte dhe aq heroike: Tigrit nė grahmat e fundit edhe i bihet me shkelm, madje mė me forcė nga ata qė pėr sė gjalli ishin me tigrin. Kuraja intelektuale shqiptare e viteve '90 nuk mund tė krahasohet kurrsesi me kurajėn e "Klubit Petöfi" qė ndezi flakėn e revolucionit hungarez tė '56. Si i tillė pėr tu shqyrtuar mbetet vetė qėndrimi i tij pas rrėzimit tė shtatores sė bronztė tė diktaturės.
    Pas '90 intelektuali u rikthye sėrish i pasigurt, i ēorientuar, nė mes tė njė deti tė errėt ku nuk arrin tė shohė fenerin ndriēues. Pa e kuptuar se falė kapacitetit mendor dhe moral fener ndriēues duhet tė jetė ai vetė. Si e tillė kriza e identitetit tė shoqėrisė shqiptare nė radhė tė parė ėshtė kriza e identitetit tė ndėrgjegjes sė tij sociale, kriza e intelektualit.
    Intelektuali hesht pėr problemet sociale, hesht pėr problemet ekonomike, hesht kur politika ripėrsėrit nė pafundėsi refrenin bimonist "atje nxin njė gjė e bardhė- atje zbardh njė gjė e zezė". Hesht nė vend qė tė shprehet me forcė se "e bardha-zbardh dhe e zeza-nxin". Duke u dhėnė shkas tė tjerėve ta kundrojnė si tė ardhur nga njė botė e shkuar dhe e perėnduar, tė paaftė pėr t'iu pėrshtatur ekonomisė sė tregut, si "velė tė njė anijeje qė tanimė punon me avull" siē vėren me trishtim Ardian Vehbiu. Pėrse intelektuali nga opinion maker- gatues opinioni u rikthye nė "pesimist pragmatik"? Duke e zbritur "Jo"-nė e tij kritike tavolinave tė kafeneve. Duke e kthyer tė tėrėn nė njė shaka makabre xombėsh, ku njėra gjymtyra e prerė e trupit vajton trupin e vrarė.
    Sipas stereotipit sociologjik "intelektuali nuk i nėnshtrohet presioneve sociale, financiare, dhe politike. Ai i qėndron besnik fakteve dhe bindjeve tė tija". Vėrtet?
    "Pėrrallė dimri" do ta quante Heinrich Heine kėtė stereotip. Ndėrkohė presioni material ėshtė maksimal; presioni i administratės, riprodhueses rutinore tė logjikės sė pushtetit, i pamasė; intoleranca ndaj "publicistikės kritike" e kudo-gjindshme. Dhe ē'ėshtė mė e trishtueshmja pushteti ekzekutiv, i cili tradicionalisht synon drejt subordinimit tė 3 pushteteve tė tjerė, nuk arrin tė kuptojė se busull pėr korrigjimin e rrugės ėshtė "pushteti i pestė", pushteti moral i arsyetimit intelektual i cili do ta kishte desintoksikuar nga toksinat qė komunizmi i depėrtoj nė damarė, do ta kishte frenuar vulgaritetin politik, do t'ja kishte qartėsuar dhe zgjeruar vizionet ekonomike, sociale dhe politike.
    4. Arsyeja kryesore e heshtjes sė intelektualit sė pari duhet kėrkuar tek mosgjetja e "unit" nė realitetin ekonomik shqiptar: "Terapia e Shokut dhe Shoku pa Terapi" ishte titulli i artikullit tim tė '92 pėr zbatimin amator tė neoliberalizmit tė Milton Friedman-it qė skartoi pjesėn dėrmuese tė intelektualėve tė brezit tė parė dhe pa pėrjashtim tėrė studentėt qė pėrmbysėn diktaturėn. Autobusi ekonomik i '92 u mbush me shpejtėsi me antikomunistė tė flaktė- ish anėtarė tė partisė komuniste dhe bėzhdile: me politikanė dhe shoferė maunash, aparatēikė dhe brigadierė, sekretarė partie dhe shitėse.
    Brezin e dytė intelektual, atė tė diplomantėve tė rinj me nocione perėndimore, e skartoi dhe po e skarton orteku piramidal i '97. I cili me ndėrrimin e pushtetit bashkėsolli triumfin e mediokritetit partiako-burokratik: state capture- kapjen e shtetit, klanizimin dhe nepotizimin e skajshėm. Duke e shpėnė Shqipėrinė, siē shkruan "Southeast European Politics", "Not from plan to market, but from plan to clan- jo nga ekonomia e planifikuar nė treg, por nga ekonomia e planifikuar nė klan".
    "Pyetjes sa bėjnė 2 + 2 konkurrenti i parė ju pėrgjigj 4, i dyti 22 dhe i treti sa dėshironi ju. Kush e fitoi vendin e punės, i treti? Jo, konkurrenti jashtė konkursit, kushėriri i titullarit. Ē'farė ėshtė kjo? Anekdotė, meritokraci, nepotokraci totale? Ėshtė thjesht esenca e qerthullit vicioz: "Qė tė konsolidohet demokracia duhet qė tė zhvillohet jeta social-ekonomike; qė tė zhvillohet jeta social-ekonomike duhet qė tė tėrhiqet mendimi i elitės intelektuale; qė nė jetėn social-ekonomike tė tėrhiqet mendimi i elitės intelektuale duhet qė tė jetė konsoliduar demokracia". Rrethi i maces qė kafshon bishtin e saj dhe ulėret nga dhimbja pa e kuptuar se ka kafshuar bishtin e saj mbyllet bukur-mirė.
    Kėto dhe janė shkaqet e primatit tė trishtė botėror shqiptar tė "Albanian brain drain-it hemorragjisė sė trurit", tė mėrgimit biblik tė intelektualit tė aftė, tė papunė a keqpaguar, tė dhunuar nga rreshterėt e kazermės administrative, tė thyer nga konkurset e tipit "2 + 2". Kjo dhe sjell eksportin shqiptar nė botė tė argjendit nė mėnyrė qė bota tė bėjė me kėtė argjend gozhdė kovaēi. Qė profesorėt dhe PhD-tė shqiptarė ti pėrdorė si pjatalarės. Pėr tė shpėtuar Shqipėrinė nga kolapsi, politika vendosi tė mos furnizojė me gjak trurin. "Mė iku gjysma e trurit" thotė njeriu i rrugės kur sheh tmerr me sy. Ndėrkohė Shqipėrisė i ka ikur mė shumė se gjysma e trurit, 2/ 3 e tija. Tragjedia ėshtė se procesi tashmė po bėhet ireversibėl, i pakthyeshėm. Ēdo tė ndodhte nėse nė Shqipėri do rikthehej papritmas thuaj dyfishi i intelektualit qė ndodhet nė vend? Ku do punėsohej 60 % i profesorėve dhe studiuesve nė emigracion? Ku do punėsohej 65 % i PhD-ve tė diplomuar nė perėndim?
    "Albanian brain drain ėshtė kthyer nė njė proces me pėrmasa tė papara" shkruajnė raportet ndėrkombėtare "Pasojat e tija fatale pėr zhvillimin ekonomik, social dhe kultural tė Shqipėrsiė rrezikojnė seriozisht proceset demokratike dhe elektorale". Po pastaj? Sipas sloganit tė dikurshėm "Partia ėshtė truri dhe zemra e popullit" populli nuk ka nevojė pėr tru.
    5. Kryepyetja pėrse hesht intelektuali? lind pyetjen ku vallė mund tė shprehet dhe tė kthehet nė opinion maker intelektuali? Nė qershor '96- janar '97 pata sprovuar, i vetėm dhe pa sukses, qė ti kundėrvihesha nėpėrmjet medies mė shqiptare tė pasluftės, Dita Informacionit, marrėzisė sė firmave piramidale. Kur kjo marrėzi kolektive e ēoi Shqipėrinė buzė greminės vėllavrasėse dhe nxori ekonominė nga shinat e zhvillimit normal, e ndjeva Kombin tė anashkaluar nga politika miope dhe brutale; nga media servile dhe e vasalizuar, dhe nga intelektuali filistin. "Unė nuk paguhem nga Deutsche Welle por nga partia e ime" ju pėrgjigj lutjes pėr tė ndalur pėrkrahjen e firmave Kryeredaktori i Zėrit tė Popullit. Pėrgjigje qė mė ndriēoj se intelektuali, pre klasike e vobegėsisė, jo vetėm qė nuk gėzonte pavarėsi ekonomike por dhe se atij i ishte mbyllur ēdo hapėsirė pėr t'ju kundėrvėnė sė keqes. Deri dhe ajo e medies opozitare, tė klientelizuar keqas nga firmat sė bashku me partinė. Ahere unė qė i gėzoja tė dy kėto privilegje, pavarėsinė ekonomike dhe mundėsin e tė shprehurit, kuptova se fajėsimi i intelektualit ishte subjektiv dhe i padrejtė.
    Ku mund tė shprehet intelektuali? Nė medien elektronike e cila, me pak pėrjashtime, riprodhon sipas parimit tė cultur industrie-sė Adorno-s "pėrjetėsisht po tė njėjtėn me synim vartėsimin e pandėrprerė psikik nga partitė". Tre vjet mė parė, kur desha tė kritikoja njėrėn nga figurat qendrore politike, kryeredaktori mė tha "Shkruaj kundėr flamurit dhe do ta botoj. Pėr atė nuk mundem". Ēka mė krijoi imazhin e njė "Totem dhe Tabu-je" frojdiane, tė kobshme nė inversin e saj. Me njė politikan vasalizues si tabu- figurė e paprekshme dhe njė flamur simbol Kombi si antitotem, me barasvlerė mėsallėn e mejhanes.
    Cila nga kėto medie shfrytėzoi "publicitetin kritik" intelektual pėr tė zgjidhur problemet e dhimbshme kardinale tė kombit ? Tė gjakmarrjes sė shpėrfytyruar qė ngujon fėmijė dhe vret gra, tė 1001 halleve tė emigracionit falė tė cilit mbijeton Shqipėria, tė hemorragjisė sė braindrain-it qė po shkatėrron trurin Kombit, tė papunėsisė ngjethėse 37 pėrqindėshe, tė asfiksimit tė bujqėsisė nga anti-dumpingu, tė vobekėsinė migjeniane tė fshatit.
    E theri, e dogji, u rrėzua. A analizoi kush pse e theri dhe pse e dogji dhe ē'duhet bėrė pėr ta kėputur zinxhirin makabėr tė vrasjeve? A analizoj kush pse jemi tė parėt nė botė pėr aksident/ kilometėr dhe ē'duhet bėrė pėr ndaljen e kėtij primati tė frikshėm?
    Ndėrkohė Cultur industrie-a nuk lė ti shpėtojė fjalė shterpė politikani. Nuk lė ditė pa show ku superanalistėt u bėjnė politikanėve po tė njėjtat pyetje, marrin nga politikanėt po tė njėjtat pėrgjigje, i zbardhin ekranit po tė njėjtėt dhėmbė dhe u kreshpėrohen spektatorėve po me tė njėjtat poza "tribunėsh populli". Duke harruar se ndėr shkaqet kryesorė tė vrasjes sė 2100 vetėve, tė humbjes sė 1,5 miliard dollarėve, tė deformimit tė pakthyeshėm ekonomiko-social ishte vasalizimi i kėtyre superanalistėve nga piramidat. "Artikuj tė pėshtirė" titullohej nė '97 replika e njėrit syresh ndaj shkrimeve tė mia kundėr piramidave, "do tė ta thyejmė kafkėn me levė" mė pati premtuar me bujari kolegu kryeredaktor, "ē'ja bėnė mirė" tha njė redaksi e tėrė kur mėsoi se isha plagosur.
    5. Gjatė periudhės sė monarkisė Shqipėria njohu njė cipė kualitative intelektuale tė stampės perėndimore qė sprovoj grupimin rreth ndonjė "Pėrpjekja Shqiptare" dhe sprovoi ti kundėrvihet me idealizėm diktaturės. Sot intelektuali ėshtė shtuar: Bruto nė raportin 187:1 dhe neto, nė kuptimin e sasisė cilėsore, rreth 70:1. Ndėrkohė intelektuali i ri, pėrfshirė edhe intelektualin e mirėfilltė tė brezit tė pėrparshėm, ka vizion perėndimor dhe kryesorja nė ADN-nė e tij mungon geni i frikės sė periudhės komuniste. "Tempulli i Intelektualizmit", Akademia e Shkencave, si mekanizėm i sistemit social tė kaluar, dėshtoi tėrėsisht nė promovimin e kushteve themelore tė demokracisė reale. "debatit dhe kundėrshtisė, pyetjeve dhe hipotezave tė intelektualit tė pavarur". Ndėrkohė, sipas fizikės, pėr kalimin e ujit nga gjendja agregate e lėngėt nė gjendje agregate tė ngurtė, nė akull, janė tė domosdoshme "nuklet e mpiksjes", grimcat a fijezat. Pėr Wehler, Dülmen, Williams, Paterman krijimi i shoqėrisė demokratike kėrkon detyrimisht grupimin "rreth nukleve intelektualė" "Nė fundin e shek. 18 nė Gjermani u krijuan shoqatat vullnetare intelektuale qė praktikonin diskutimin egalitar dhe shquanin pėr frymėn kritike" shkruan Habermas. "Kėto shoqata plazmuan barazinė politike tė shoqėrisė sė ardhme demokratike". "Proceset e qytetarizimit dhe struktura demokratike nė Angli pėrkon me krijimin e voluntary associations- shoqatave vullnetare intelektuale nė shek. 18" shkruan Eley.
    Nėse Europės sė diktaturave iluministe ju deshėn 5 shekuj pėr krijimin e volontary associations, pėr Shqipėrinė e diktaturave absolutiste 15-17 vjet nuk janė shumė pėr lindjen e njė Instituti Sociologjie, njė Forumi tė Mendimit tė Lirė, njė Instituti pėr Demokraci dhe Reformim, njė Instituti Liberal, njė Shoqate Studentėsh tė Dhjetorit tė cilėve Shqipėria i detyron demokracinė, njė "Mjafti". Me njė fjalė tė atyre volontary associations-ėve 100-500 anėtarė vullnetarė, ēka nė kushtet e blackout-it tė brendshėm dhe tė jashtėm nuk janė aspak pak.
    Duke ju pėrmbajtur figuracionit tė akullit, pas formimit kristalet e akullit tentojnė bashkimin pėr krijimin e masės kompakte. Si tė tilla edhe kėto struktura- kristale do synojnė detyrimisht ndaj bashkimit nė njė lidhje a forum intelektual mbarėshqiptar me pėrfshirjen nė te tė diasporės dhe pritshėm tė Kosovės dhe Maqedonisė.
    Njė forum i tillė i dalė prej Kombit do tė fitonte pėrmasėn dhe peshėn reale tė "ndėrgjegjes sė Kombit" pėr tė mirėn e Kombit. Duke shėnjuar fundin e heshtjes sė intelektualit dhe fillimin e kalimit nga faza parademokratike e shoqėrisė shqiptare nė fazėn e demokracisė reale.


    Prezenca juaj s'do te jetė kurrė nė lartėsinė e mungesės suaj.:kokes:

    Fetė janė si xixėllonjat, pėr tė ndriēuar kanė nevojė pėr errėsirė:syze:

    Dituria mė pėrndjek, por unė jam mė i shpejtė !!!

  6. #6
    VIP Avatari i Nostra_22
    Anėtarėsuar
    Jul 2008
    Vendndodhja
    Loading...
    Mosha
    32
    Postime
    3,428
    Post Thanks / Like
    Rrespekti
    96

    Talking Nostalgji

    Ka pas qene njoni qe shiste akullore dhe gerthiste:
    Akullore me kajmak krem e cokollate, I bo xhaxhi per merak, mer parat dhe zbrit me vrap.
    Dhe kur ta blejshin akulloren (kuptohet per raste festash) ja futshe vrapit per n'shpi qe ta shijoje avash avash.
     Po kur e lynim macen me vajguri ne i vejshim zjarrin (ca katilash kena pas qen).

    Te liqeni tu hyp neper pisha si moca me kap bocet, llastiqet qe nuk i lejshim kumriet me mor fryme
    Shkojshe me ble buk ne perfundoje m'shpi me gjys buke se fillote lagjja: na tja fus nji cap
    Po komisar Katanin ku e late? Ky serial filmi ka qene legjende ne ate kohe, edhe mo e forta ka qene kur e vrane ket Katanin edhe per nja i jave a dy boshin llogarine kalamojt se me sa pluma e kane vra
    Mu kujtu nje e forte me Hilalet. Ne qofte se keni kalu andej nga banka, atje ku ka stacionin autobuzi qe vjen nga kombinati per ne kinostudio, dhe keni degjuar nje cerr te vogel te bertasi "HIIIIIILAL! 100 lek copa! HIIIIIILAL! 100 lek copa" ai isha une. Perdite e perdite pas shkolle t'u bertit HIIIILA 100 lek copa. Kur nje dite, ne klase, sa mbaroi ora e trete e mesimit, para fillimit te pushimit te gjate, ndjeva nje clirim qe e ndjeja gjithmone ne kete ore, nje nga ato clirimet qe jane aq te kendshme sa qe shoqerohen me ndonje pordhe. Vetem se ne vend te pordhes, me shpetoi goja dhe bertita HIIIIILAL 100 lek copa! Nejse mo, pata aq turp edhe aq frike se do ma ngjitshin emrin Hilali ne klase pas asaj, po bereqarvers, po t'ma vinin mua emrin Hilal, Xonit duhet t'ia vejshim Banana, Mandit Faraluledielli, ndersa Eltonit Paqeta Cumcakiza. Fukarallek hesapi, solidarizim
    Ke "It's my life" e Dr.Alban, deri vone na u ka duk sikur thosh "Stop Agimi, stop Bashkimi, stop Pajtimi, Stop Blerimi, stop Qerimi, it's my life"
    Po kur flinim me cumcakiz thuaj edhe ne mengjes kur coheshim ishte ngjitur te floket e duhet te prisnim floket. Ose e futnim ne gote me uje gjate nates dhe te nesermen prape te njejtin cumcakiz
    Jemi dhe brezi i pare qe provuam Koka Kolen…shishja e pare mbijetoj gati 4 muaj …po e para fare ama!!…andej nga 89a! Vetem i merrnim ere dhe kenaqeshim, dikush e fuste ne vitrinen e bufese me e tregu me krenari…
    Ah brez i uritur, thuaj! Era e mandarinave na kujtonte Vitin e Ri, gjithmone, se kush kishte te blinte gjithe vitin? Nje dite, mesuesja e fillores na pyeti "Cfare keni ngrene per mengjes?" dhe njeri qe u pergjigj: "Mish, mėsuese." Gjithė klasa e qeshi tė shkretin… Kurse atė qė tha "bukė me ēaj" s'e pėrfilli njeri.
     Ju kujtohen akulloret "EVGA"? Ah, ato frigoriferėt e bukur. "O ma, ēfarė ka aty te ai frigoriferi?" (A thua se s'e dinim.) "Mish tė ngrirė, tė keqen mami. Hajde, ikim."
    Xixellonjat. Sa bridhja per t'i kapur e pastaj benim trupin me to qe te shndriste, sa ere e shpifur vinin
    Ne jemi brezi i fundit qė kemi bėrė dituri makinash dhe qė kemi pasė fatin tė dėgjojmė shprehjen "a t'ta saldoj zysha 'i katėr?"
    Po aranxhata vapik? Vapikun nuk e pija por e haja ashtu pluhur, e shkulshim me dhom cepin e qeses dhe e thithnim si biberon…Ime me kur i kerkojsha najehre Vapik ndonje jave jashte "sezonit" ,dmth kur sa kish dale vera, thoshte "Cer vapiku mre, tani s'eshte me per vapik, eshte per vape-hajde". Une ashtu e hajsha shumicen e kohes, pluhur. Ama dileme e madhe ishte, pluhur a te trazume ne uje….une gjithsesi pishman u bejsha kur mbaronte…ah, ta kisha bere me uje me mire dreqin
    Po leng trendafili keni pire ju? Bohesh me petalet ne shishe qumeshti me uj e sheqer. -Jo mer me sheqer, i futshim ne shishe petalet e trendafilit me uje e limontoz, masanej kur ishte bere uji i kuq ne petaleve u kishte dale ngjyra, e merrshe ujin, ne i vijshe sheqer. Limonate e cer limonate, s'ka shume qe me kishte shku menjda po me cer ta besh ketu, keta trendafilat ketu nga ne vijne ere po.rdhe…-ku ma gje tė vijnė erė pordhė por s'vijnė erė hiē
    Hmm po kur me bente mami buke me gjalpe e sheqer e mblidheshin kalamajte e lagjes "me jep nje kac", te gjithe hanin nga nje kafshate, ose buke me vaj e sheqer.
    Me kujtohen edhe farat lule dielli, tere kohen ne klasa ato hanim, mbushej poshte bankes plote edhe vete i pastronim klasat Ej, po 15-diteshin e pushimit nė plazh nė ato kabinat njė dhomė e njė aneks me hale kolektive 50 metra larg? Dhe tė shplamen me ujė shishesh? Dhe tė lymen me domate e me kos?
    Po kur conim mishin tek komshiu qe kishte frigorifer. I vinim dhe emrin siper qe mos ngaterrohej me te tjeret.
    Po topa zhytesi? Te lagja jone luanin "me te medhenjte" topa zhytesi (ne te vegjelit ishim kota biskota) dhe kur nje cun gjuante nje goce me top dmth qe e pelqente
    Po pra, e pelqente… Po kur e hapje krahun fort me zhyt dhe hante ndonje top ballit ajo goca qe e linte me nje sy mbyllur dhe me nje rreth te kuq ne fytyre a e pelqente kete cunin?-O rrot ka qene kohe gangsteresh o burre ... Kane qene ne mode ata qe gjujshin fort
    Ve bast qe jemi te funit qe ziheshin kush bohej gjermoni dhe kush partizoni ne loje luftash Apo nuk e keni lujt
    Kush e mban mend kete le ta thote titullin se mu kujtua tani rastesisht…"jam ari gjuetari, ari peshkatari Do ha mushtin e do pi mishin" Ditelindja e Pinokut
    Kush s'i ka perdor nanjehere veprat e Enverit per leter higjenike te ngreje doren…Ishin ca te serta ato dreqi e mori, dynjane hajshim….
    Ku i lanim kėmbėt e? me zorrė, nė haletė allaturka, ku tjetėr?… po si shkretohej qyteti kur jepej skllavja Izaura? po emrat brazilianė qė vlonin nė atė kohė?—Si kemi qen t'gjith isoj…edhe ne kishim nje zorre nga lavamani ne allaturken…dhe ime me qe me bertiste se dilja nga banja pa i thare kembet dhe linja shenja ne pllakat…
    Po po, hec e t'u thush robve ketu qe u lajshim i here ne jave, ne zijshim morra mesatarisht ka i here ne vit….koka ere vajguri te kerrmonte i ore larg.
    Po ne vere, ne darke kur mblidheshit ne shtepi, ku i lanit kembet qe m'i kishit zhul deri ne rreze?
    I mbani mend si na therrisnin: -Blendi! Hajde brenda.
    -Po edhe pak o ba…
    -Hajt se filloi fimi me herkulin…
    -Yyyyy filloi fimi…dhe u shperndashim te gjithe..
    Ne ishim te paret qe pame "Hirushen" dhe "Borebardhen" ne televizor me ngjyra, kuptohet te komshiu….turqisht. "O Ēiēķ, o pasha".
    Po kasatat 10 lekshe ne plazh qe sa ta mershe ke karroca me shume u shkrite se e hajshe, ene t'arrite qumshti deri ke brryli? Mire kasatat, po dhe akulloret ama, ta sillshin shpirtin m'ven. Tu i gjemu xhaxhit me karrocen e akullores ka prapa, qe gerthiste sa ja kishte ne koke: akuuullloooorreeeeeeeeeeeeeeee; se mazalla se ndalonte pa mberrit der ke sheshi maskarai. Ato kaushet e shkrete o u squllshin ka siper, o u squllshin ka poshte, na pikojshin qamet...
    I mbani men ato rreshkitset e tuneleve "strehimet" (ka nji per lagje ku duhet tu futshim kur vite armiku) tu lujt me kalamojt me top te kuq me pika te bardha u hap kapaku rreshkitses ene rash mrena ku u cava e u bona pis. Kur erdhi mami n'shpi ma mori topin ene dote me ma ca me sqepar, Ajo i bite, topi kercete perpjet, vazhdoi kshu nja 4 -5 here dhe kur pa qe une ene pse kisha honger dru qeshja qe nuk cate topin i t'mor i thike ene nji ta ca n'4 pjese. 2 jave lagja pa top, po shyqyr qe ishte vere ene do shkojshim ne plazh ke plepat n'Durres ene ma bleu prap.
     ishim brezi i pare i rrujtjes ne krrujtjes masive. Kaluam nga breket e Korces, tek trikotazhet e huja, deri ke tangat. Ne sasia e leshit per pasoje gjithmone ne renie e siper simas modelit. per breket e korces qe nga madhesia ngatarrohen me kellefat e jastikut.
    Raqi, raqi - kiki ko ka qene loje e forte fare. Me vone u zevendesua nga loja shtyllash, shkopa xinkthi…topa-rasa dhe topa-djegesi i kishim luajtur me te vegjel, me gocat…me vone pastaj gocat na pelqenin dhe prej kesaj u rrinim larg. E shumta i sulmonim tek shkallet e pallatit ne behar dhe u rrembenim librat me letra cumcakizi qe koleksiononim. ua flaknim……ato therrisnin me te madhe…i tallnim qe mblidhnin letra, deri sa dolen "Turbo"-t dhe nisem dhe ne koleksionin e makinave. Luanim me pulla, kopaca,
    Pse me harrut qe nga byreku me presh kena kalu ke pica, nga kacurreli ke HIVI (arancata).
    Na thotė "zhulc" po ne jemi krenarė se jemi brezi i parė qė filloi tė lahej edhe tė mėrkurėn, megjithėse na bėrtisnin tė mos e zbraznim depozitėn e ujit.
    …respekte, per brezat poshte viteve '80…..
    Ik o gjyshi..se ta shtriva nje me karate te te coj ne vitet para prishjes me jugosllavet.
    Po Leonard Bombaj, Disko-Klub Albania dhe ajo bjondja qė thoshte "Jetė makabre, pa pikė intimiteti!" dhe ne qe shkriheshim, megjithese nuk e dinim as ēfare ishte makabriteti, se per intimitet nuk behej llaf te kishim zhvilluar ndonje ide brenda apartamentit 1 dhome e 1 kuzhine…
    Adi Krasta tek 12 vallezime pa nje te shtune…Eli Fara te ai konkursi me kenge popullore kendonte "25 gershetat" dhe fitoi nje manjetofon "Sherebel".
    Jemi brezi i fundit qe kemi bere patina/motor (spo e permend karrocen hic) me dru dhe kuzhineta.
    Jemi brezi qe e mesuam italishten nga televizori duke pare Bud Spencer dhe Terense Hill (Kembemadhi ne Egjipt, Me mire nje mik se nje thesar etc).
    Brezi qe e ka pare Rambo'n dhe Terminatorin turqisht.
    Jemi brezi i fundit qe kemi pare rradhet per buke, qumesht etj dhe tollonin.
    Brezi qe u kenaq duke ngrene cokollata turke "HILAL".
    Filmat : Kallamishte dhe balte. Arriten titanet. Thanasi, Skllavja Izaura !
    Sallami tophat (mami sallami)
    Asaj kenges "dancing with an angel" njeri te lagja ime qe nuk kuptonte anglisht i thoshte 'genci me valixhe'
    Emisioni me kenge dhe pershendetje (Silvana Brace):
    Gimja, rrefugjat ne itali, pershendet nenen Mereme, babane Shefqet, tre motrat Sanije, Zylyfe, Sadete, burrat e tyre Hasan, Hamit, Xhemal, femijet e tyre Vera, Goni, Ina, Ola, Eri, Toni, Tani, Ani, Eni, Beni, dhe Genti, shoket Tomi, Taqi, Raqi, Tonce, Gonce, Gimce e Like me kengen "Ooo Xhimi Xhimi" nga Madona.
    Po librat me Tipin e Cufon, teatrin e kukllave te djelen ne dreke, prrallat te shtunen ne darke?
    E sa nostalgji per ato vite per simite me djathe qe te thote mami: mos dil ha i her buken n'shpi, po te shijote me shume perjashta ku te gjithe shoket e grupit te thoshin me jep i cap, me jep i cap se edhe une sa here te kam dhone ty?
    Jeta rreth nesh
    Trupi e Shendeti

    Brezi i pare qe kaloi nga sapuni i Rrogozhines ke Duru-ja e turkut, tek Palmolive-ja, nga kanocja tek dushi i vajgurit, tek dushi "moderrn", e masanej nje hap prape ke kanocja kur s'ka uje.
    "Po ku i grrise pantallonat keshtu more gomar?" "Ne ferra usta! Usta u bene gati?!" (Arushi qe kerkonte babane)
    Po celsi m'qafe me llastik brekesh te blem te kinkaleria? Cer llastiku mer ti, ushkur thuj, se me qene llastik tamom e kishe zevendesu ushkurin e brekeve te Korces qe sa vinte e behej si tespije nga gonglat e ushkurit. S'e kam marre vesh najhere pse breket e korces i kishin gjithmone i kembe me te gjere se c'duhej (ndoshta per ajrosje), tjetren te ngushte sa ta ndante mollaqen me dysh.
    (bisede telefonike)
    -Hello? Aj uont tu flaj from finiks tu jurop, tirana, allbenja. A`jm amerikan sitizen…
    -Ooook…and your name is?
    -xhi, xhej, uaj, ell, i and…
    (gets interrupted by the clerk)
    - Po fol, mi Gjyle, fol…
    Nga viti 90 e tutje, cdo xhep i pantallonave s'ishte me xhep, po traste farash luledielli. Me 10 leke te vjetra shtyjshe nja dy ore, ama me 30 leke te vjetra hikte dita e mesimit pa u marre vesh hic. Ama biznesmenet e farave ishin hilexhinj te medhenj, sa vinte e hynte ne uje ai filxhani i shkrete i mases, derisa e kthyen ne gote rakie.
    Ca me ke kujtu ti mu me reklamat…KAMAKROUUUUUUUUUN !!! TV qe i nevojitet familjes tuaj
    Conclusion: ju keni nevoje te shkoni 12 here ne vit ne atdhe..
    PS . dhe te rrini nga rreth 30-31 dite


    Prezenca juaj s'do te jetė kurrė nė lartėsinė e mungesės suaj.:kokes:

    Fetė janė si xixėllonjat, pėr tė ndriēuar kanė nevojė pėr errėsirė:syze:

    Dituria mė pėrndjek, por unė jam mė i shpejtė !!!

  7. #7
    VIP Avatari i Nostra_22
    Anėtarėsuar
    Jul 2008
    Vendndodhja
    Loading...
    Mosha
    32
    Postime
    3,428
    Post Thanks / Like
    Rrespekti
    96

    Gabim Me kallsh drejt NATO-s (Zhaku)

    Me fotografinė me njė tufė lule nė dorė, nėn lavdinė e tė ndenjurave tė kalit tė Skėnderbeut me jakė tė bardhė, pėrparėse tė zezė, flokė tė prera shkurt e me balluke, sandale e ēorape tė bardha, ēelet cikli mėsimor i vetes time! Ēdo kujtim, bardhė e zi! Edhe tufa e luleve marrė borxh njė shoqes sime, sa pėr njė fotografi. Edhe ajo, ndonėse atėherė me ngjyra, sorollatet nėpėr kujtimet e mija, si njė tufė krizantemash bardhė e zi.
    Nė ditėn e parė tė shkollės, unė shtrėngoja nė grusht, borxhin tim tė parė. Ah! Borxhi i parė nuk harrohet kurrė!
    Nisa tė marr yjet e parė, pikturuar pėr merak nga vetė dora e mėsueseve nėpėr fletore diktimesh. Flamujt e parė i mbaj mend tė kuq, pa asnjė pikė tė zezė nė mes.
    Mėsuesit e parė, i mbaj mend skematikė e tė drejtė deri nė vdekje! Ēuditėrisht, edhe pse De Jure, veshjet e mėsuesve shqiptarė quheshin Fustane ose Kostume, De Facto ato ngjanin si Uniforma! Tani qė po e mendoj mė mirė, nuk qe faj i fotografisė kapturimi bardhezi i ēdo ēasti tė atėhershėm, por i vetė realitetit.
    Mėsuesit e dytė, i kujtoj tė ēoroditur nga shpėrtheci i Demokracisė. Tė gjithė veshur e mbathur me lloj-lloj cikurriash! Mėsueset u shndėrruan pothuajse tė gjitha nė Samanta Foxe, ndryshimi i vetėm mes Mėsonjėtoreve dhe Semit qenė: cilėsia e lėkurės sė fytyrės, e flokėve tė shkumosur me sapun 15-ē dhe e audiencės, e cila nė rastin e Zyckave shihte si protagonistė tufa tė tėra me nxėnės tetėvjeēareje, ndėrsa nė rastin e Semit anėtarė NATO–je dhe BE-je. Mbaj mend se familjet shqiptare mė tė privilegjuara nuk qenė mė familjet e dėshmorėve, por tė emigrantėve.
    Shqiptarėt e zėvendėsuan Skėnderbeun, tė vetmin STAR shqiptar me famė botėrore me komisar Katanin!
    Asnjė hero i mėparshėm nuk ka nxjerrė mė shumė lot prej syve tė shqiptarėve me vdekjen e tij, sa Katani kur vdiq, kur mbaroi Oktapodi! Ēuditem se si NDONJĖ ministri tė Kulturės, Rinisė sė Valleve e konkurseve tė bukurisė, sė Turizmit me rroba banjoje blerė tek Gabi qė tė jenė D&G, sportit tė fshirjes nga listat e INTER Federatave, nuk i ka shkrepur ende ideja e investimit tė gjithė buxhetit tė vitit nė realizimin e njė skulpture parku me trupin e fytyrėn e komisar Katanit! Shtatorja e Katanit do t'i shtonte shumė hijeshi parkut pėrreth Parlamentit. Aty prehen tė gjithė ata qė derdhėn lot e qyrre pas vdekjes sė komisarit euroatlantik.
    Mėsuesit e tretė, i kujtoj agresivė! Nė vend tė fshikullonin veten me njėmijė kamxhikė si ndėshkim pėr paaftėsinė e tė shpjeguarit shkencėn njė fėmije, rrihnin fėmijėt deri nė gjakosje, shoqėruar me qortime fyese e rėnduese. Nuk do ta harroj kurrė fluturimin e njė shoku klase, nga njėri krah i dėrrasės sė zezė nė tjetrin, dendur me grushtet e mėsuesit tė matematikės, njė farė... Shyqyriu, vetėm sepse nuk dinte tė ndante 4-ėn nė dysh!
    Burrat u shndėrruan nė Van Dama, Arnolda dhe Rocky Balboa!
    Ndėrsa gratė, nė personazhet dramatikė tė telenovelave si Dinastia (edhe pse i pėrkon njė periudhe pak mė tė hershme se koha nė fjalė, qe njė influencė e madhe nė krijimin e modelit tė gruas shqiptare), Beautiful, Santa Barbara etj... etj...
    Televizori nisi tė bllokojė Kohėn e Albaniansave, vėmendjen e tyre, dashurinė e tyre, paratė e tyre. Tė gjithė nuk ngurruan tė investojnė ēdo kursim nė krijimin e njė trofeu Ginesesk siē njihet ndryshe, SAĒI! Mbi ēdo ēati shqiptari, Saēi hidhte hijen e lavdisė sė tij. Prej ēdo dritareje, Saēi spiunonte ē'bėnte bota, e ia nxirrte ēdo shqiptari nė ekran! Kėtė herė, jo mė, bardhė e zi! Ngjyra, ngjyra, ngjyra...! Shqiptarėt iu dedikuan ngjyrės me besnikėri e devotshmėri. Ēdo thua gruaje me bojėra qė flakėrinin me kilometra larg. Ēdo flok femre u zveeeeerdh e u skuq! E zeza u largua pėr shumė kohė nga Shqipėria! Burrat, meqė janė me TABON, u morėn me imazhin e familjes. Imazh, i cili shoqėrohej me ndonjė 240-ē tė verdhė, ose jeshil, ose tė kuq, ose blu, me njė apartament me tė paktėn njė kat tė shtuar pa pyetur pėr Shtetin, lyer nga jashtė vetėm katrorėt e metrave personale, me ndonjė ngjyrė rozė, ose tė blertė, me Saēin qė thithte gjithė llumin e botės e ia pėrcillte nėpėrmjet kabllove tė sajuar mrekullisht ēdo SHQIPTARI!
    Mė pas, televizionet shqiptare nisėn tė fuqizohen papritur aq shumė, saqė konkurruan sypatrembur ēdo televizion ndėrkombėtar qė u kish treguar Saēi nė TV. BingoMania u shndėrrua nė kult! Shqiptarėt e zėvendėsuan ditėn e diel nga ditė Altaresh e lutjesh fetare, nė ditė BINGOTEKE! Tė gjithė shqiptarėt ėndėrronin tė bėheshin milionerė nėpėrmjet njė bilete bingoje. Ose prej ndonjė fature autografuar nga Hasudet, Shemsiet e Vehbiėt!
    Tė gjithė punonin pėr tė blerė sa mė shumė bileta bingoje. Sa mė i madh numri i biletave, aq mė tė larta shanset pėr miliona!
    Bingotekat i shtrinė filialet e tyre nė ēdo institucion shtetėror, si p.sh.: Teatri Kombėtar, Estrada e Tiranės, Pallatet e Sporteve, Pallati i Kulturės, kinematė shpeshherė premionin dishepujt e Bingos edhe me ndonjė hardcore porno film!
    Mė pas, shqiptarėt iu lėshuan KALLASHIT ......me KALLASH, drejt NATO-s!


    Prezenca juaj s'do te jetė kurrė nė lartėsinė e mungesės suaj.:kokes:

    Fetė janė si xixėllonjat, pėr tė ndriēuar kanė nevojė pėr errėsirė:syze:

    Dituria mė pėrndjek, por unė jam mė i shpejtė !!!

  8. #8
    VIP Avatari i Nostra_22
    Anėtarėsuar
    Jul 2008
    Vendndodhja
    Loading...
    Mosha
    32
    Postime
    3,428
    Post Thanks / Like
    Rrespekti
    96

    Gabim Dashuria



    Ēėshtja ėshtė kjo: duke qėnė se nuk kam asgjė mė tė mirė pėr tė bėrė, po filloj e po shkruaj. Ēėshtja ėshtė kjo: duke qėnė se nuk di pėr ēfare tė shkruaj, sepse nė kėtė moment nė jetėn time nuk po ndodh asgjė e jashtėzakonshme... Ēeshtja ėshtė kjo: nė jetėn time aktualisht nuk po ndodh asgjė e jashtėzakonshme!
    Ėshtė kjo: nėse ti qė po lexon je i/e dashuruar, ka shumė mundėsi qė ti po kėrkon tė ndryshosh dikė. Ėshtė kjo: pėrse dashurohemi pas dikujt nėse mė pas duam ta ndryshojmė? Ėshtė kjo: sikur tė kish qėnė ashtu siē do tė donim ta ndryshonim, do ishim dashuruar prapė sė prapė pas tij/saj? Dua tė pyes: e sheh ndokush absurditetin e dashurisė? Sepse ēėshtja ėshtė kjo: sikur tė ishte ashtu sic do tė donim ta ndryshonim, thjesht do kish qėnė dikush tjetėr. Dua tė pyes: do ishim dashuruar prapė sė prapė? Tė pyes: po si ėshtė e mundur??
    Ēėshtja ėshtė kjo: e vetmja mėnyre pėr tė ndryshuar dikė ėshtė ta braktisesh. Eshte kjo: ah po, nė fillim na pėlqente si ishte, por mė pas... ėshtė kjo: mė pas duam ta ndryshojmė. Atėherė nuk na pėlqente me tė vėrtetė? Ose mund tė jetė kjo: hmm.. po, na pėlqente, por ndėrruam mėndje. Dua tė pyes: atėherė i bie tė mos jesh mė i dashuruar, apo jo? Tė pyes: ai/ajo nuk ėshtė tamam ashtu si do tė donim tė ishte, dmth ai/ajo tani duhet tė ndryshojė ashtu si themi ne, atėherė pyes: por nėse nuk ndryshon, nuk do jemi mė tė dashuruar, apo jo?
    Pasi ta kesh braktisur, nėse tė ka dashur vėrtetė, do ndryshoje. Dhe situata bėhet kjo: ti nuk do e shijosh dot mė ndryshimin. Situata ėshtė bėrė pikėrisht kjo: duheshit por nuk jeni mė bashkė, ai/ajo mund tė kish ndryshuar - sepse nė fakt ndryshoi (mė pas) - por nuk e bėri (mė parė), por sikur tė kish ndryshuar nuk do kish qėnė mė ai/ajo pas tė cilit/cilės ishe dashuruar nė fillim dhe "ohh! Mė zhgėnjeve! Po ti kush je? Nuk tė njoh mė!".. sikur tė kish ndryshuar nuk do e kishe dashur mė.
    Dua tė pyes: ndokush e sheh absurditetin e dashurisė apo jo?
    Ēėshtja ėshtė kjo: nėse nuk je i/e dashuruar, asgjė nuk vlen. Tė dashurohesh ėshtė gjėja mė e bukur qė mund tė tė ndodhur nė jetė. Ėshtė, e them me tė vėrtetė! Kur dashurohesh ėshtė sikur tė shihje gjithēka pėr herė tė parė. Pa dashuri ėshtė njė llahtar i vėrtetė. Por ēėshtja ėshtė kjo: dashuria ėshtė njė iluzion.
    Romeo vdiq sepse dashuroi. Por cėshtja ėshtė kjo: lum si Romeo qė vdiq!





    Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga bella : 31-08-08 nė 15:11
    Prezenca juaj s'do te jetė kurrė nė lartėsinė e mungesės suaj.:kokes:

    Fetė janė si xixėllonjat, pėr tė ndriēuar kanė nevojė pėr errėsirė:syze:

    Dituria mė pėrndjek, por unė jam mė i shpejtė !!!

  9. #9
    Vogėlushe Avatari i Elushe
    Anėtarėsuar
    Jul 2008
    Postime
    4,370
    Post Thanks / Like
    Rrespekti
    6308

    Gabim Lamtumirė Londėr...erdha nėnoke

    Dy oshetima. Zeri i fuqishem i atij qe iken duke thėnė Lamtumire Londer dhe zėri i mekur i atyre qe pyesin. Dy tonė, qindra shpirtra dhe zemra. Zeri qe iken ėshtė zėri i Punes, Ditėt e Javes, se kėshtu dua t'i quaj. Ndėrsa zerat qe pyesin, do t'i quaj thjeshtė - Fundjave, pėr me gjatė: Mesnata e Premte, e Shtuna dhe e Diela. A janė djem a vajza, kjo s'ka rėndėsi, rėndėsi ka qe janė te rinj, moshataret tanė.

    Tani, me thjeshtė akoma: Zeri i parė: Ku po shkon more djalė, ku? - pyet Fundjava. Njerezit atje ...ne Shqipėri janė te uritur pėr Lekė, korrupsioni ėshtė i madh. Duhet te japėsh para te futesh ne pune. Ku po shkon, pra more ēun valle? Kėtu je i lumtur, ke punėn tėnde, ke makinen tėnde, ke shtepine tėnde...

    Mami, soooonte ėshtė e Premte....Tė lutem bije, me blej njė bostan. Nene - vjen zėri i zgjatur dhe paksa frikesues. Friiiiday Night....

    Kjo nuk ėshtė njė loje me ditet, por ėshtė loja e vėrtetė e imja. Ja, iku edhe njė ditė si te tjerat. Pak janė ata qe i gėzohen ditės se re te punės. Shumė ata qe i gėzohen fundjaves.

    "Edhe unė jam i pėrfshirė ne kėtė gezim, realisht, - me thotė njė shoku im, edhe mjaft shokė te tjerė. Nganjėherė je i sforcuar te besh pune shumė te madhe dhe nuk merr atė qe te takon, se nuk ke kualifikimin e duhur, apo ajo qe na bren te gjithėve Anglishtja. Nuk vlen shumė gezimi yt kur prindėrit pastrojne tėrė ditėn....

    Ku po shkon more djalė, ku po shkon? - ushtojne zerat e fundjaves ne Londer me standardin e lartė te jetesės, me kushte te mira, pa kokecarjen e mungesės se dritave, ujit, parase, pa hallin e mungesės se ndihmes kualifikuar mjekesore, pa... Kjo ėshtė mėse e vėrtetė. Dhe zėri i Diteve te Punes, Zeri i Perspektives vjen i fuqishem si oshetima e lumenjve qe zbresin nga mali dhe sjellin freskine dhe bukurite e bjeshkeve, te gjithė Shqipėrisė.

    - Shoqeria e ngrohte ėshtė ne vendindjen tėnde, shoqėria e sigurtė ėshtė ne vendin tėnd; kėtu shoqėria ėshtė e akullt, sot mund te flesh me te dashuren tėnde dhe nesėr e shikon ne shtrat me dike tjetėr. E ti mund tė pėrfundosh ne burg...

    - Jo, - thotė Nata e Premte, mua nuk mė vjen turp qe dashnori me tradheton.

    S'kam pėrse ta mbys veten, siē veprohet ne Shqipėri.

    - Po nėse do t'i ndodhte femijes tėnd? - pyet Java e Punes.... Ne kėtė rast e Premtja sheht, bėhet serioze, dhe me e bukur sec ėshtė, skuqet paksa dhe bėhet nervoze pse shoferi para saj bėn ndalesa te panevojshme, nuk ndjek ritmin e rrjedhes se lumit (trafik). Ndaj kembengul me marrjen e pergjigjes para se biseda te ndėrroje temėn e blerte. -... Do te ndiqte kulturėn e prinderve, pra te rinve ku po kthehet djali. Ja, pra kurrė nuk humbasin rrenjet. Se ka njerėz qe japin shembuj, se ka njerėz qe frymezojne. Ajo, e Premtja, nis te qeshe me sinqeritetin e bukur te njė vajzė qe rritet duke mėsuar, qe nxitet nga kultura e konkurenca, por qe edhe reflekton me sinqeritet. I pėlqen debati dhe logjika e fakteve, por edhe thotė; unė pėr veten time nuk kthehem kurrė mbrapa.

    Ti, i dashur miku im nuk ke fituar ndonjė llotari qe te kthehesh, apo jo? Po llogarine e ke tė hapur ne Shqipėri, pėr kėtė ke te drejtė qe je i ndėrgjegjshėm. Kaq mund te them, as mė pak e as me shumė. Unė e di ashtu si dhe qindra te tjerė se njerėzitė tuaj edhe mund te te kėrkojnė lek pasi ke shumė vite qe jeton ne Angli. Por t'i je i pėrgatitur pėr kėtė. E di rendesine sė pari te punės dhe pastaj te parase. Shpirti kthehet drejt te bukures, drejt rrenjeve. Reflektimi yt provon dashuri, ndaj unė e kam shumė te lehtė teksa shkruaj kėto rrjeshta te gjej kornizen e protretit tėnd, o mik. Ti nuk kėrkon faqet e gazetave, por synon hapėsirat e punės ne Atdheun tėnd, hapėsirėn e madhe te turizmit shqiptar dhe te sportit gjithashtu. Kornize me te bukur nuk ka dhe s'mund te kėtė se ajo e Atdheut, qe aq fort te tėrheq. Vendlindja ėshtė pikėrisht ajo dashuria e madhe e shiprtit tėnd, ėshtė piedestal i monumentit te njeriut tė ri shqiptar qe po gjen vetveten pikėrisht atje, mes tyre njerėzve zemerbardhe qe na rriten me aq mund e sakrifica. Ne moshen kur ti erdhe ne tokėn e endrruar ishe i vogėl. Periudha e qendrimit ne Angli te dha mesimin me tė madh tė mos harroje kurrė se nga vjen e, aq me tepėr moshen kur erdhe ne Angli. Tė dha kuptimin me te mirė se ku po shkoje. Shpesh, shumė te rinj nuk kanė qenė gjithnjė te mirė, edhe kanė gabuar, nuk kanė qenė te pėrkryer, mbase edhe....Por, rėndėsi ka, qe te reflektosh dhe te veprosh.

    Unė nuk e ve ne dyshim perspektiven e tij. Se ai ėshtė plot energji dhe forca rinore. Ai beson fort te Shqipėria dhe shpirti punėtor i shqiptarit.

    Kėshtu ndodh kur e nderon deren e shtepise. Ajo bėhet me e fuqishme dhe s'ka dallge qe e tund e jo si shumė shtepi kėtu, "ndertuar" mbi baze letrash e kontratash, qe ēdo ere mund t'i shemb. Dhe dihet se dallget me te forta ne Perėndim fryjne, sė pari. Ererat me te forta kėtej nisin e bėhen ciklone dhe uragane. Pyetja bėhet: "Pse u shua Guri i Veriut?", por pėrgjigjja nuk dihet. Por unė di se shembinjte janė mijėra vjeēare. Edhe "anija" - Amerikė po lekundet dhe shumė njerėz por pergatiten te kercejne ne te. "Oh my god, not my goce!" - i thashė se Premtes qe vazhdonte te me degjonte me vėmendje.

    Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Elushe : 26-07-08 nė 12:39

  10. #10
    Vogėlushe Avatari i Elushe
    Anėtarėsuar
    Jul 2008
    Postime
    4,370
    Post Thanks / Like
    Rrespekti
    6308

    Gabim Statujat kane mish te ftohte

    Njerezimi e pranon se bota eshte pak e shtypur pikerisht prej te ftohtit ne te dy veshkat e saj. Gjithashtu pranohet se mendimi nuk mund te kthehet ne rrenoje te hapsires se ngushtuar nga njerezit prej 'mbiune'-simit duftesisht te kalbesuar. Mbi statuja ka vetem rreze te bardha. Rralle shkelqejne. Ato jane te prajshme. Detyrohen te pranojne qe te maskohen apo duke u hequr edhe koken, vetem per te deshmuar bukurine e trupit krejtesisht amorf. Eshte pak e cuditshme historia e vjedhjes se kokave. Ne te vertete eshte mania njerezore per te pasur fillin e gjithckaje qofte edhe te parendesishme pasi ketu fillon etja, uria per pak me teper 'une'. Per t'u ndjere pak me teper njerez prej mishi, te shkeputur prej amorfitetit paqesisht, te paedukuar me ndonje mospelqim ndaj shkelqimit te tyre. Statujat mund t'i lidhin floket sipas ritit te sirenave te detit qe humben ne perballjen e madhe me ujin e kripur. Dhe atje mbetet vetem deshira. Ata marinaret, ishin larguar dhe ato nuk ndryshuan asgje ne deshiren e tyre. Por statujat humben vetem kembet dhe me kelliren e pasosur u bashkuan perjetesisht. Ndonjehere mbesin edhe brigjeve, perkohesisht, ndonjehere rrjedhin deri ne ndonje muze, pas kujdesit njerezor per te deshmuar pak me shume njerezi, per te ndrequr nje ure te prishur, si rredhoje e carjes se tokes. Me arsyet se pse toka cahet nuk merret askush.
    Llogariten demet, rrjedhojat, shprehen ngushellime, shpallen dite zie, por per token pak se mendohet. Dikush mendon per statujat. Nuk besohet se kot nis te germoje, e i nxjerr prej zemres se tokes. Dikush tjeter i rras ne ndonje muze apo vend tjeter per dekoracion. Dikush pret shpalljen e tenderit per te shitur ate qe ka blere, pasi e ka perdhunuar per te mijten here me shikimit e tij te palengshme. Dhe vetvetiu inati behet me i madh me i dukshem, krejt kollaj per tu kapur.
    Njerezit nderrohen behen te huaj per statujat. Harrohen virtytet dhe hapen shkolla vesesh dhe shumica nuk shqetesohet per perversitetin qe ulet kemb mbi kembe ne balle te oxhakut te mbyllur. Ne mur mbetet vetem nje vrime e madhe e tymosur prej zjarrit qindravjecar. Edhe catia ndryshon pamje dhe fshehet vendi ku ngrihej oxhaku, per t'u zevendesuar me nje hapesire te qete apo plane te tjera hapsire ku rralle nderthuren me ndonje gjethe, dege peme per te shpetuar pa u korrur neper stinet e plotujshme. Qenia njeri i jep te drejte mekatit te pasur qartshem si trashegimeri, detyre dhe shpesh edhe amanet. Arrihet te flitet edhe per domosdoshmerine e te qenurit i patjetersueshem.
    Mekati mbetet faqebardhe dhe nuk ndryshon asgje pervecse zbutet. Ate e argumentojne si forme bindese se e keqja eshte krejt ekzistenciale ne nje ballafaqim mes ndryshimit te se mires dhe te keqes. Rralle here po flitet per nje sistem te ri vlerash. Njerezit jane ne agoi per te zgjedhur se kush mund te ishte me e mira e te mirave dhe yshten te zgjedhin ekstremin si plotmbushje te etjes se vjere, qe u paska trasheguar prej statujave. Kurre statujat nuk deshen te flasin. Humben edhe koken per t'u ndergjegjesuar mbi misionin per te mos folur. Dikush akuzoi edhe diellin, driten qe u jep shkelqimin, por nuk arriti te botonte kurgje mbi kete pasi edhe muzgu e zhgenjeu, edhe nata. Edhe ne nate statujat jane krejt te bardha. Edhe shkurtesia e drites se syrit te paperlotur e dallon qarte menyren e vecante te shprehjes statujore. Ato edhe buzeqeshin. Nuk perdorin as parfum as kremera, buzekuq tualete, thjerreza, paruke, limim thonjesh dhe nuk buzeqeshin merdhishem.
    Ato jane shenja qe u pervetesuan nga pasuesit si menyra te miresjelljes moderne. Njerezit buzeqeshin, perqeshin, hapin gojen, nxjerrin dhembet dhe rreken deri ne frymepushim me cmendurine e statujave.
    Ato mbeten te vetme. Kane mish te ftohte, ndersa ne floke mbartin ledhatueshmerine. Koken edhe mund t'ua kene mare, pra sepse paska veti te vecanta joshese, cburrerimi. Ka raste qe rreth tyre ngrijne edhe shatervane fresukese. Eshte absurditet kur ato jane te ftohta. Jane bardhesisht te bukura. Por a eshte e bardha ngjyre padliresie?
    Thjesht nje tekst i marreveshjes mes njerezve dhe diellit, thjesht per te mbartur kete ngjyre ne petkat e tyre per te mos u mundur nga dielli ne ditet e nervave te tij, kur rritet dhurata e nxehte qe dielli i jep tokes. Kjo ndodh rralle ne stinen e caktuar 'Vere' dhe njerezit kujtohen pak per ftohtesine statujore. E pranojne se statujat kane mish te ftohte, por nuk e thone nga ndjesia e ngushtimit, te botes, globit, tokes, kokes. Njerezit jane lindur per te qene paresore. Jane te gatshem te mbartin edhe shpirtin e tyre si hajmeli, apo te vjedhin kryet e nje statuje. Por askush nuk e di se pse shume qenie te latuara si njerez si pasoje e afshit te nxehte marrezor, shtyhen te thyejne mishin e ftohte te statujave.


    Egoizmi i ben njerezit skllever te vetvetes....
    Likes xhebrail1 liked this post

  11. #11
    Anėtar i Nderuar Avatari i Ghost
    Anėtarėsuar
    Jul 2008
    Vendndodhja
    Kosovė
    Mosha
    23
    Postime
    3,259
    Post Thanks / Like
    Rrespekti
    87

    Post Hija qe le Gjurm

    Nat magjepsese.Nje fantazm e pameshir po shetit sonte neper koridoret e zemres sime, po tejkalon qdo penges e po thyen qdo ligj mbi dashurin.Era po me peshperit per ketet fantazm te bukur, e cila flet e kendon m shum mall per tingujt mallengjyes.Tinguj qe po terheqin fort telat me te holl te zemres sime.Nuk i kepusin dot keta tela zemreje qe jan gezim e shpirtit, e qe kendojn per dashurin aq lart por jo ne lartesin ne te cilen ajo ngritet.Tinguj mallengjyes, qe po zgjojn ne shpirtin tim nje pasuri ndjenjash, at pasuri qe zemra ime e fshihte ne thellesit me te fshehta te saja.Nje art i bukur qe premton lumuturi e dergon vuajtje.Nje zjarr i pameshir qe u ndez , djeg e do te shuhet ne zemer.Nje pik uji ne oqean q epo shuan etjen e shum zemrave.Nje kenge e amshuar qe i drejtohet qdo shpirti te pervuajtur.Nje piktur shpresdhenese qe don te dal nga korniza per ta kerkuar fatin e vet.Nje gjuh qe nuk ka nevoj per perkthime, ngase i drejtohet zemres e e godet shpirtin.Nje betej me shpirtera te zemruar posi shiu i pranveres.Nje trendafil i bukur qe helmon me helmin per sherim.Nje anije piratesh qe lundron ne detin e zemeruar e lufton per jet a vdekje.Nje rrufe e shpejt, q endryshe nga te tjerat te ngrit ne qiellin e shtat per ti ndezur yjet e henen per ta stolisur.Nje or qe nuk pushon se rrahuri deri ne sekondin e fundit te kesaj boteje genjeshtare..Nje merimang qe me shpetoi per tme roberuar e per ta shoqeruar skllaven e iluzionit.Nje e verbuar me sy te zjarrt.Nje semundje e pasheruar... eshte kjo nje dashuri e ndaluar...
    Askush nuk don te degjoj per kete dhimbje te shpirtit, per kete plag te pasherueshme, askush jo askush nuk degjon.Po udhetoj me eren pa brenga e mall ne zemer.Po udhetoj ne detin e pafund me lot e me enderra magjepsese.Po udhetoj neper koh, e po ndalem tek pallatet me shum pasuri ku pishina eshte e mbushur nga lotet e dashuris.Po udhetoj nesper male, me perbuzin bishat e egra.Po udhetoj neper fusha, era e terbuar nuk po ka te ndalur.Po udhetoj e prap po kthehem tek ferri i kesaj bote.Dielli po fshihet pas reve te zeza, e shiu i terbuar nuk po ka te ndalur.Jan keto netet e ngrohta nga dashuria e te ftofta nga vuajtja, kur vetem nje puthje do te shkrinte gjith kete mall.Vuajtja qe ngriu eshte puthja qe do te shkrij ne kete ankth.Ankth q epo me ndalon te enderroj, me ndalon te dashuroj, e qa me pak te shpresoj, por zemra ime e thyer nuk pyet dot.Eh, kjo zemer enderron prap per at syrin e zi, dashuron prap at zemer hyjnore e shpreson qe me te do te jet pergjithmon ne perjetesi.Ishte nje shikim qema fiki driten ne ate rrug te gjat e na at tunel te pafund.E roberoi zemren time e nuk pyeti dot se kush ishte pronarja e saj,Vallezoi nen tingujt e zemres sime ne ato netet e gjata e te frikshme siq eshte vet nata, ku dashuria ishte hija qe linte gjurm.Ishin ata syt e zi plot zjarr qe me djegnin me flak pandal, sa qe edhe ai shiu i terbuar i gushtit nuk e shuante dot at zjarr te dashuris.Nuk mundi apo nuk donte ta flakte ate zjarr kjo, ishte dhe do te mbetej nje sekret perjetesisht.Ishe ajo nat vere, ishte ajo magji, qe me genjeshtra si vet jeta me shpuri ne perjetesi.Vuaj, vuaj, a thua kur do te pushoj se rrahuri kjo zemer e ndertuar nga dhembja, kur do te ndalet ku lot kristali, kur do ti mbylli syt per te mos u zgjuar me kurr deri sa te perfundoj kjo genjeshter e bekuar.Era po fryen, si duket per ti tharr lotet e mir enderron, por jo lotet nuk thahen se paku derisa te perfundojn te nesermet e vuajtjet e pafundme.Jan te padukshme vuajtjet e shkreta, por udheheqin brendesin time, nga to zemra qesh nga ti zemra plagoset e nga to nje diot do te varroset.Degjoj nje kenge, shkruaj nje histori, ndjej nje mall te pafundmem dashuri.Dashuri e pafundme si kjo nat e shkret dhe e frikshme.Gabova jo e frikshme, ngase dashuria te jep forc megjithese jo edhe kur ndodhesh edhe pran atij qe dashuron.Dashurin e paster e mbuluan syt e zi.Ajo ngjyr e zez mbuloi jeten e fatin tim e nuk e di se a do ringjallem ndonjeher qoft edhe ne amshim.Tingujt e kitares me shoqeruan qdo nat, derisa vdekja jote i keputi telat e asaj endrreje. U shuan enderrat, u shuan shpresat, po kujtimi e dashuria nuk shuhen dot.Nuk shuhen dot as vuajtjet qe jan mbreteria e loteve te kristalt.Ajo mbretri, qe me nje shikim do te humbiste nga historia e dashuris,.Histori e mallkuar moj e shkreta dashuri.E din me ka marr malli per ty, o engjull dashuror.Vdiqe per te vdekur me lumturin time.Gjithqka me mesove sa ishim se bashku, por si te qaj nuk me mesove dot jo.Shkove ne rrugen e pakthim, pa e ditur se po e le nje shpirt, nje zemer qe rreh per ty dhe qe ne netet e frikshme ti je krenaria e saj.Gitar mos pusho,diell mos perendo, yje shkelqejeni edhe kete rrug te pakt qe me ka mbetur.Edhe pak jepmeni drit per kete zemer te pervuajtur.Vdiqe per te mos u takur me kurr,nga syt e tu te shangur fiillun netet e gjata,hena e dielli me nuk ndriquan,as yjet me te zjarrta nuk jan se ti vetem me ke lene.Po e vazhdoj rrugetimin e pafund neper shtigjet e vjetra te femijeris,Ishin ato shtigje qe te fshehnin ty dashuri, e mua me rrefenin mbi sekrete e tua o engjull i fjetur.Ishuin ato shtigje qe ma falen lumturin per tma marrurr prap.Pse nuk mundem te te harroj, pse ike e trete posi rinia se bashku me te po te kujtoj edhe ty, e engjull.Ti je ai qe me ben te qaj te qesh te gezohem te hidherohem.Mjafton per meu ti shof syt e tu.Shkove pa me treguar se afer ishte dashurioa.As un nuk munda te tregoja per inspirimin e jetes, eh tash kur po te shkruaj po me shkon nder mend te te tregoj per hyjnin e njerzimit. do ta dergoj si nje leter per ne rrugen e amshimit kete qe po e shkruaj.mos e humb letren mos harro gjithomn kujto e duro se edhe une nje fdit do te vij tek ti mbaje ne mend dashuria eshte lulja me e bukur, dashuria eshte engjull mbrojtes, dashuria eshte shkak jetesor, dashuria eshte enderra me e bukur, dashuria eshte ndjenja me e pakuptimt, dashuria edhte dallg jetesore, dashuria eshte shkendoj qe i jep zjarr njerzimitm, dashuria eshte kandil i pafikur, dashuria eshte lot i paster, dashuria eshte drit parajse, dashuria eshte bregdet i palagur, dashuira eshte gremin e pambyllur, dashuria eshte embelsir te cilen e shijojm kur jemi ne vetmi, dashuria eshte plag e pasheruar, dashuria eshte dallendyshe e humur ne shtegetim, dashuria eshte akull i pathyeshem, dashuria eshte enigme e pazgjidhur, dashuria eshte ndjenja qe vdes e fundit, mos i harro keto, edhe pse ike e me le te vetmur une nuk jam i zmeruar me ty. do te dua ne heshtje dashuri, do e mbush em zemra kete leter qe po e dergoj vdiqe per te lirindur ne zemeren time per te jetuar aty deri ne pafundesi ti dashuri.....

    I have no special talent.
    I am only passionately curious...
    A question that sometimes drives me hazy:
    am I or are the others crazy ? (A.E)

  12. #12
    Anėtar i Nderuar Avatari i Ghost
    Anėtarėsuar
    Jul 2008
    Vendndodhja
    Kosovė
    Mosha
    23
    Postime
    3,259
    Post Thanks / Like
    Rrespekti
    87

    Post Sonte

    Sonte jam ne mes te marrzis qe ka qendisur jeta.Mungon gjithqka, madje edhe e shemtuara ka humbur rrugen dikund ne pafundesine e te qenit ngadhnjimtare.Fati rrokulliset rreth boshtit te hiēit, rrokulliset per krijesat e harruara ne melodin e kėputur.
    Dua te pushoj ne krahet e nates dhe te zbuloj sekretin e henes, por edhe ajo vet fshihet pas nje sekreti,pas nje gjurme neper netet e kthjelleta,pas hijes se te padukshmit,pas romances se shpirterave plot dashuri,pas ēelsit te ferrit, qe hap dyert e parajses,pas tingujve plot mallengjim te kitares,pas....Dhe prap vazhdon e shkelqen me plot enigma te pazgjidhura,por une dua ta zbuloj sekretin e jetes,perndryshe jeta do te me shkaterroj.Do te me hedh ne humneren me te tmerrshme,por prap fati do te vazhdoj te rrotullohet pa e gjetur ende qendren e bukurise,ngase do t'i bej rezistence e shemtuara.Kam thurrur me mijera rregulla se si te vazhdoj jeten,por jeta ende nuk me beson.Nuk me fal fat,ngase humaniteti i saj ka perfunduar.Nuk gjendet me shpirtbardhesia ne komponimin e tingujve,qe do te vallezoj une ne te adhmen.Ditet vazhdojne te kalojne,duke na e dhuruar nga nje rrudh ēdo minut te kesaj oreje te merzitshme,ngase jeta pos rrudhave e fijeve te bardha te flokut nuk ka mesuar te dhuroje asgje.Tik-taket e kesaj ore,pothuajse me vrasin me gjakftohtesine e nje kulqedre qe hedh zjarr mbi shpirtin tim.Lotet e psheretimat nuk kan te ndalur.Ndoshta syt e mi jan ujevar e pashterrshme e vuajtjeve qe sjell kjo jete plot genjeshtra,jete qe leviz pas amshimit,ne jeten plot te verteta.Nata hedh me butesi pelhuren e saj,por fati e jeta jane te ashper.Nje luft e tmerrshme po zhvillon mendja e zemra ime.Nuk di se ciles t'ia jap te drejten per udheheqje.Dikund lexova qe duhet ta degjosh zemren,kurse ne librin e te pathenave thuhej se kush i beson zemres se tij eshte budalla.Dilem,por mendja nuk me ka tradhtuar,e zemra per mua eshte me tradhetarja nga te gjitha.Tradhtare si vet jeta,e cila po luan me fatin tone nje loje bixhozi,jeta nuk humb asgje,por ne,ne qe po durojm edhe torturen e mallkuar,qe na ka transformuar nen tingujt e valles se te ēmendurve.Jemi ne mes te grilave per moskuptimin e kesaj jete e nuk do ta kalojm leht kete denim,nuk kemi avokat,ndersa vet jeta na gjykon.Nje her na i fal te gjitha, por pastaj na i merr prap.Ėshte veshtir, por edhe veshtiresia e ka shperblimin e saj.Sikur henen qe e ndez nata, zemrat tona i ndez dashuria.Por, njerezit nuk e kan kuptuar ende misionin e shenjt te jetes, inspirimin e diteve te pakalueshmee,shkakun e loteve,levizjen e pakontrolluar te ores se madhe,rrahjet e vrullshme te zemres,s'i kan kuptuar,ngase te gjitha keto varrosen ne shpirt.Aty ku kan kaluar mijera luftera e luftetar,te cilet kan luftuar me plot trimeri e dashuri e te cileve iu eshte ngritur permendorja ne thellesin e fsheht te egos sime,e cila qarkullon me emocione ne hekurudhen e shpirtit tim.Ne ate hekurudh,pa hekur,qe shtrihet ne pafundesine e krijimtaris sime gjat viteve te mundimshme te jetes.Mirepo,ndonese jetoj me plot pengesa ne siperfaqen e te ashtuquajtures jet ne tregun e shitjes se moralit nuk me kan kaluar kembet.Do te vij se shpejti edhe dita kur nuk do te rrah me kurr tik-taku i zemres, as henen e as yjet me nuk do i kem pran,do luftoj me shpirtin tim ne arenen me te madhe te lufterave, ne trupin tim, dhe do i humabs te gjitha ato luftera e do i varrosi te gjitha ato kujtime.Vet ligji i jetes eshte i ketill, ne jemi te ndertuar per te qen flijimi i krimbave qe do na e grimcojn shpirtin pak nga pak e ne nuk do i degjojm.Nuk do e degjojm me dot as zerin e bukur te bilbilit,as ardhjet e pranvera,ngase ne zemerat tona gjithmon do ta kemi dimer,akull te perjetshem,por thell dikund ne ato pole,akullin e shkrin dashuria.Por, vdekjen askush nuk mund ta ndal.Pas shum e shum betejave edhe une nje dit do e mbaroj epoken time legjendare,qe e ndertova mbi te shtrejten dashuri.Ate dit do rrenohen te gjitha,edhe kujtimet do te vdesin se bashku me mua.Momentet qe mendoja se nuk do t'i harroja kurr,do i mbuloj dheu i ftoht i vdekjes.Dal ngadal do e gris edhe pelhuren e bukur te jetes.Ajo e cila diti te jet bardh e zi, edhe ajo mbaron.Ndoshta edhe sonte jetoj me dhembje,qe jetova dikur ne hapesiren pa koh,qe dashurova edhe te shemtuaren,me shpres se edhe ajo nje dit do behej e bukur ne magjin e mendjes sime.Kalova neper shum e shum rrug,piva uj per ta shuar etjen e shpirtit tim,por ne kete nat shpirtin tim e shuan vetem vdekja.Shpirti im do te tretet,ndoshta hija ime do te sillet neper mendjen e dikujt qe me deshi dikur.Vetem kalimtare isha mbi ket tok te rrejshme.Ne kete tok ku mbolla e u ushqeva me dashuri,edhe pse ndoshta ishte dashuri e rrejshme ajo me rriti,dhe me te po shkoj ne fundin e pafundesis.

    I have no special talent.
    I am only passionately curious...
    A question that sometimes drives me hazy:
    am I or are the others crazy ? (A.E)

  13. #13
    VIP Avatari i Nostra_22
    Anėtarėsuar
    Jul 2008
    Vendndodhja
    Loading...
    Mosha
    32
    Postime
    3,428
    Post Thanks / Like
    Rrespekti
    96

    Gabim Katalizatori

    Une te therras katalizator, kur ti pickon si miza cece qelizat e trurit tim, ato qeliza qe me verbojne te ndjej e te perceptoj te bukuren, qe fusin ne vallen e mendimeve te kercejne me fort, disa arsye qe edhe pse te ver8, nuk jane perhere te lutura te drejtojne...
    Une te therras katalizator, ti qesh me mua dhe une qesh me ty. Qeshim te dy e te drejte s'kam as une e as ti. Une nuk jam une, une jam ajka ime, qe krijohet kur llumi je ti.
    Ai llum, qe ben te mundur nje lume, nje lume te rrembyer, qe kesaj rradhe shtratit s'rremben asgje te vyer. Me te vyer se vete lumi i rrembyer. I rrembyer por i matur, i matur por i pacaktueshem...


    Imazhet E Bashkangjitura Imazhet E Bashkangjitura  
    Prezenca juaj s'do te jetė kurrė nė lartėsinė e mungesės suaj.:kokes:

    Fetė janė si xixėllonjat, pėr tė ndriēuar kanė nevojė pėr errėsirė:syze:

    Dituria mė pėrndjek, por unė jam mė i shpejtė !!!

  14. #14
    Vogėlushe Avatari i Elushe
    Anėtarėsuar
    Jul 2008
    Postime
    4,370
    Post Thanks / Like
    Rrespekti
    6308

    Gabim

    Londra brenda nje topi te qelqte.

    Shkurt 2003. Kohe e gjate kalon dersai njeriu mesohet ta shkruaje ne date vitin e ri...2003. Jo vetem ta shkruaje vitin pa e gabuar, por mua definitivisht m'u desh goxha kohe edhe per t'iu kthyer jetes normale, pasiqe pjesa me e madhe e pushimeve me kaloi me dhimbje te dhembit. Besomeni qe ne mes te Londres m'u desh ta duroj dhimbjen e dhembit disa dite derisa gjeta nje dentist qe punonte gjate festave. Sistemi shendetesor edhe kete vit si duket do te vazhdoje me kengen e vjeter. Nuk e di pse, por sikur per inat, zakonisht ndodh keshtu apo jo? Ose te dhemb dhembi ose te prishet televizori! Kur mu kujtua dimri dhe festat ne Tirane se pari me doli parasysh bota dhe pastaj njerezit duke i bart televizoret ne karroce per t'i derguar tek mjeshtri. Kryesisht te mbuluar me batanije. Keshtu me kujtohen. Gjate ketyre viteve qe jetoj ketu ne Londer ra bore edhe dy, tre here )ne mos gabofsha) por kurre nuk arrinte te prekte mbi toke. Gati kisha harruar dimrin se si eshte dukur ne Shqiperi. Mu kujtuan prinderit kur ishim te vegjel qe na conin tek nena. Mami sapo kthehej nga puna na merte mua dhe vellait dhe na shetiste. Ne te vertete bora me kujtoi diten e pare te shkolles (klases pare). Shoket dhe shoqete klases, mesuesen time.

    Hartimet e gjuhes dhe oret e vizatimit me teme dimri. Po a thua si dukej Londra me bore? Vertem disa centimetra ra po ndryshoi shume gjera. Pati vonesa te jashtezakonshme te trenave, disa madje u anulluan kretesisht. Ne kete pjese ku jetoj kishte aq pak trafik sa mund te shkonte mendja se ishte dite pushimi. Pastaj edhe ata qe kishin mare guximin dhe kishin mesuar te udhetonin me makine linin pershtypjen se ishin te gjithe shofera te rinj. Pak ishin neper rruge e megjithate nje mik i babit qe ishte mekanik, tha se kurre nuk kishte patur pune me shume. Por asnje nga keto probleme nuk ndikuan ne ate disponimin qe u krijua tek njerezit.

    Nuk e keni idene se si i rrinte ky carcaf i bardhe ketij qyteti te shiut e mjegulles. Sapo u zgjova nga gjumi ate dite dhe hapa perden e dhomes se gjumit u habita kur e pashe boren, sidomos qe kesaj radhe kishte patur shans te fleje mbi keto pullaze. Thuajse dikush naten fshehurazi kishte hedhur me site sheqer pluhur mbi kete vend. Ate dite edhe zogjte ishin zgjuar me disponim tjeter. Degjohej cicerima e tyre e zhurmshe si kurre me pare. Loznin dhe shtyheshin me njeri tjetrin per te zene vend ne keto dege te pemeve qe sikur ishin stolisur posacerisht per ta. Edhe gjate udhetimit me tren i shihja njerezit qe nuk vidhnin me sy perreth, madje shume pak prej tyre kishin hapur librat e gazetat. Te gjithe i kishin drejtuar syte nga xhamat. Mos flasim per sheshin e Trafallgarit sa i bukur dukej. Edhe gazetat ditore kishin haruar "detyren e tyre", e lane rehat familjen mbreterore, azilantet, Sheri Blerin, dhe u perqendruan ne qytetin e tyre qe i kishte magjepsur te gjithe. Nje kolumnist i nje revizte te njohur ketu, qe shkruan zakonisht per poitike, tere faqen ia kishte kushtuar kesaj shtrese te bardhe. Madje thoshte se kishte filluar te besonte se po te binte bore tere kohen ne te gjithe vendet nuk do te kishte me luftera. Sikur te ishte ashtu! Plot besonin se sikur te vazhdonte moti i tille njerezit do te fillonin ta donin perseri qytetin e tyre, dhe qe eshte edhe me teper per tu cuditur, besonin qe ky mot po sjell edhe shume me shume disponim te mire tek njerzit dhe paqe mes tyre. E pershkruanin Londren si te ishte nuse me fustan te bardhe martese. Aty-ketu shihje njerez duke shetitur, disa me femije, cifte te ndaluara tek urat e njohura mbi Temzin, te tjere shetitnin qente...te gjithe se bashku ia shtonin bukurine ketij qyteti. Ndertesat e vjetra nuk i ngjanin atyre te zymtave, bora u kishte dhene jete edhe permendoreve. Te dukej se edhe Churchillit i kishte shkuar buza gaz ne bustin e tij te bronzte. Si te ishte e gjithe Londra brenda ne nje top te qelqete. E brishte. Si ndonje shfaqje baleti ku secili dhe gjithcka perreth ka rolin dhe vendin e vet deri ne hollesite me te imta. Londra dukej magjike, si ne perralla!

    Egoizmi i ben njerezit skllever te vetvetes....

  15. #15
    Anėtar i ri Avatari i con man
    Anėtarėsuar
    Aug 2008
    Vendndodhja
    Luginė e Preshevės | Bujanoc |Breznicė
    Postime
    243
    Post Thanks / Like
    Rrespekti
    49

    Red face Rinia jonė , kah po ja mbanė?



    Kjo asht Kosova.
    Nji vend i vogėl nė Gadishullin Ballkanik e popullume kryesisht me shqiptarė musliman tė cilėt pėrbajnė rreth 92% tė popullsisė sė saj.
    Historia e saj lė pėr tė njohun Kosovėn si njė vend tė shtypun e cunguem.
    Shumllojshmėria asht nanė e qdo gjaje , e kombeve , feve , politikave dhe kulturave.
    Edhe sot evidentojmė plagėt e sė kaluarės sė hidhun nga shtypėsit qė nuk pushuen e po vazhdojnė.
    Po bahen dhjetė vjet qė kur gėzojmė diqka qė se kemi , por ata na pėrfytyrojnė nė mėnyra tė shumllojta.
    Fill pas tėrheqjes sė forcave serbe nga Kosova , politikanėt tanė kishin qėndrime serioze e tė sigurta pėr ni Kosovė tė pavarun e me teritor tė pacėnueshėm.
    Dhe po bahen dhjetė vjet qė Kosva nuk ushtron kontroll mbi pjesėn veriore tė Mitrovicės.
    Populli i lodhun nga gjendja e randė ekonomike , nuk le vend tė mendoj pėr qashtje madhore se ato ja ka dorėzue duarve tė "sigurta" t'njerėzve tė korruptuem tė cilėt shiten ma lirė se gjanat ushqimore nė sezonėn e zbritjeve gjatė festave tė fundvitit.
    E populli ushqehet me premtime boshe qė ndėrrojnė ngjyrėn e shijen po prap mbeten boshe.
    Europa , bota perėndimore tėrheqėse si gjithmonė , andėrr e q'do tė riu qė po humbet sporteleve tė stėrmbushuna me qindra kandidatė pėr punėn qė u jepet 20 punonjėsve , fakultetet gjėmojnė ditėn e provimit pranues , e tė dėshpėruem kthehen ma shum se 10000 maturant qė pėrbajnė rreth 50% .
    Qysh thoni? Q'i shkrepet nė krye nji 18 vjeqari pėr tė cilin dyert e fakultetit janė tė ngushta , punėn se gjen as nė andėrr e gjendja ekonomike po e gllabėron tė gjallė?
    Gjermania , Zvicrra , pa dyshim janė zgjidhja e fundit para litarit.
    Gjatė vizitave tė verės qė na bajnė bashkė atdhetarėt tanė , ministrat u premtojnė atyne rrugė te reja pėr t'ju lehtėsue ardhjen dhe shkuarjen , pasaporta tė reja , ahengje , e gjana tė imta por jo kushte tė mira jetese pėr kthimin e tyne , se ato kushte s'po arrijnė t'ia ofrojnė familjarėve qė kanė mbetur kėtu .
    Nėpėr fjalimet e matuna flasin njerėzit eminent nga jeta politike me fjalorė tė zgjedhun pėr ti lanė pėrshtypje opinionit tė gjanė sidomos rinisė duke i'u drejtue me fjalėt si :
    "Ju jeni ardhmėria e Kosovės" ose "Fati i kosovės ėshtė nė duart tuaja" etj , po ato mbeten veqse fjalė foltoreje qė vdesin me tė dalė nga salla e stolisun.
    Jo qė rinisė nuk po i jepet shkollim e punėsim po as kulturė , t'rinjtė e t'rejat e Kosovės jan ba robė tė ni tv-je qė nė programin e saj nuk gjenė vend pėr tjetėr gja veq serialeve tė degjenerueme latino amerikane qė po e katranosin fare k'te pak rini qė po arrinė me mbet pėrmbrenda kufijve tė kėsaj Kosove "martire" qė s'la gja pa pėrjetue.

    Thirrje

    Po e shfrytėzoj rastin me ba ni thirrje te t'gjith ata qė po e vėrejnė se k'shtu spo shkohet kėrkah , th'rras tė rinj't sidomos , qė tė zgjohen e ta ndryshojnė k'te gjendje me aq sa munden se edhe historinė e kemi dėshmitare pėr shembujt e mahershėm kur asht shkel e drejta jonė , kurr asgja s'ka ndryshue populli vet pa u zgjue...


    Tokė e qiell po u bashkuen,edhe diellit ju afruen,un te mirat si harroj,sa te vdes e sa te rroj!

  16. #16
    VIP Avatari i Nostra_22
    Anėtarėsuar
    Jul 2008
    Vendndodhja
    Loading...
    Mosha
    32
    Postime
    3,428
    Post Thanks / Like
    Rrespekti
    96

    Post NE

    Ne jemi shume te ngjashem. Jemi te mesuar te mos lejojme qe ndjenjat dhe emocionet tona te dalin ne dukje, jemi mesuar te mos zhvishemi kurre. Jemi mesuar te germojme thelle ne shpirtin e atyre qe na ngjallin interes, dhe te leme ne indiference totale te tjere qe nepermjet fare pak gjesteve i percaktojme si “anonime”. Jemi mesuar qe te presim nga te tjeret hapin e pare, e te mos dhurojme kurre dicka nga vetja pa qene te sigurte qe ne kembim do marrim dicka. Kjo eshte arma jone mbrojtese, ngurtesia, ftohtesia, indiferenca (te gjitha keto vetem ne pamje te pare mendoj une...). Por ja qe na mjafton fare pak ndonjehere te zhvishemi nga gjithe keto veshje, te braktisim kete rol te lodhshem. E na shijon aq shume kur arrijme ta bejme, sidomos kur gjejme ku, si dhe me ke te “zhvishemi”. Une jam mesuar te “zhvesh” te tjeret, e per vete te rri e mbuluar deri ne gryke. Po ja qe kur flasim bashke dua te rri me lakuriq se kurre..! Kam bindjet e mia, por pas tyre fshihen shume pasiguri. Mund te jap shume, kam shume per te dhene... por me mjafton fare pak, fare pak, per t’u terhequr e per te ri-veshur “mbrojtjen” time. Te lutem mos u tremb nese ndonjehere vendos te mbulohem deri ne gryke, edhe kur temperaturat e momentit do kerkonin nje zhveshje totale. Mos u tremb edhe nese vendos qe te zhvishem krejt edhe ne mes te acarit. Kjo jam une. E njoh veten pjeserisht, nuk dua ta njoh plotesisht... kam frike se po e njoha, atehere do kerkoj ta braktis e t’i largohem. E di qe me kupton, te thenat dhe te pathenat. Nuk di pse vendosa te te shkruaj tani. Ndoshta sepse dje kisha aq shume deshire per t’u zhveshur e per te te zhveshur, po ai instikti im me tha te merrja dhe shallin e te largohesha... Une jam ketu, edhe kur duket sikur nuk jam. Me fol, me shkruaj... Do ndihesh me pak i dobet. Edhe sikur te mos kesh per te thene asgje te vecante, mos u shqeteso... ti vetem me shkruaj, me fol. Koha ndonjehere luan kunder nesh, e ne shnderrohemi ne spektatore melankolike te lumturive te te tjereve. Dhe ne hiqemi indiferente, edhe pse brenda perpiqemi te kuptojme nese nuk kemi bere zgjedhjet e duhura. Por harrojme ndonjehere sa vlejme. Do te doja te te jepja syte e mi per te pare ate cfare nuk arrin te shohesh. Te te fshihja rete dhe ate dimrin qe here pas here shfaqet e te vret. Mos e ler veten te humbase pas heshtjeve, vetja jote nuk e meriton kete. Te gjitha keto, e shume me teper, doja te t’i thoja mbreme... folem pak por te pashe disi te plogesht.

    Nuk po i jap nje mbyllje, nuk i kam dhene as nje fillim.. nuk eshte nje leter, nuk di as si ta quaj. Po c’rendesi ka! Flasim...


    Prezenca juaj s'do te jetė kurrė nė lartėsinė e mungesės suaj.:kokes:

    Fetė janė si xixėllonjat, pėr tė ndriēuar kanė nevojė pėr errėsirė:syze:

    Dituria mė pėrndjek, por unė jam mė i shpejtė !!!
    Likes kreta flakita liked this post

  17. #17
    Anėtar i ri Avatari i shaban cakolli
    Anėtarėsuar
    Aug 2008
    Postime
    126
    Post Thanks / Like
    Rrespekti
    47

    Gabim Esse

    SHKRONJAT E PAFJETURA

    ( O dorė qė mė shkruan, mos mė lė vetėm, mos mė lė mbyllur, mė fut nė

    zarf, ose nė kutinė postare, qė ky shkrim i zemrės tė shpėrndahet ! )


    Letėrsia jonė ēdo ditė po bėhet mė e bukur, mė e dashur, mė e pasur.Poetė tė rinj ēdo ditė po sjellin vepra me vlera tė kohės.Njėra nga poetet tona bashkėkohore padyshim ėshtė edhe Hasije Kryeziu – Selishta. Libri i saj „ Pėrtej ēmendisė“ ėshtė njė libėr me frymė tė kohės. Nė kėtė libėr Hasija shprehė dhimbjen e ashpėr tė jetės, qė asesi tė zgjidhet. Kohėn qė po jetojmė shkruan Hasija, secili e pėrjeton ashtu s“i e ndienė.Mirėpo, poeti ėshtė ndryshe nga tė tjerėt, ai e ndien me pasion tė nxehtin e gjakut qė ngrihet. Pakėz po e jetojmė kėtė kohė shkruan
    Hasija.Mbase, rrethimet shumė kohė na kanė zvogėluar. Mbrėmė kam pėrkthyer Ēiklopin/ Apollonin/ dhe perendive u jam lutur/ kthema medalonin..atė pjesė tė ujvares sime. Kėto dhe qindėra vargje tė tjera shprehin opusin poetik tė Hasijes. Libri“Pėrtej ēmendisė” qė po i jepet
    komunitetit tone letrar nė duar , ėshtė edhe njė e arrirė letrare.Njeri, unė s“jam vetėm njė gur/ nė gurin e dhimbjes sime/ edhe gur tė tjerė ngrihen mbi mua/ zemra ime/ shpirti im/ una
    tė ndezura etjen ma shtojnė!..Poezia e Hasije Kryeziut-Selishta ėshtė poezi e kohės qė po jetojmė. Betejat tona veē sa kanė filluar. Shumė janė fillimet. Nė disa poezi shprehet poetja,
    edhe shkronjat i kam tė pagjumė. Puset e poezisė thotė Hasija, janė tė pafund. Kėtė largėsi pafundėsish asesi ta arrijmė.E bukura nė poezi shkruan Hasija nuk preket, po ndjehet,ndjehet
    nga Brenda, nga tė kundėrtat e pėrditshmėrisė. Nuk ėshtė vetėm ky vend i bukur ,
    ka edhe vende tė tjera, ku e bukura herė fshihet, herė arratiset. Hėna sonte nuk ėshtė ndonjė
    risi nė qiellin tim.Me atė ka kohė qė unė njihem, qahem, dehem. Tė gjithė kėta prindėr e prindėresha sot janė tė afėrmit e mi, gjaku im i epėrm. Libri „Pėrtej ēmendisė“ pėrveē dhimbjes, krejt brenda vetes ,ka edhe zemėrimin,dorėn e bėrė grusht. Njeri, e gjithė ajo natė ishte prej territ, prej lotėsh tė zi, prej vrasjeve. Nė atė kohė pa kohė , edhe koha e rėndomtė ishte e rrezikuar dhe nė rrezik. Sespse nė disa poezi edhe shkronjat janė tė pafjetura.Uroj poeten pėr kėtė libėr tė bukur. Sukses.


    Rrustem G e c i - Dortmund

    Imazhet E Bashkangjitura Imazhet E Bashkangjitura  

  18. #18
    Vogėlushe Avatari i Elushe
    Anėtarėsuar
    Jul 2008
    Postime
    4,370
    Post Thanks / Like
    Rrespekti
    6308

    Gabim Njė natė vjeshte nė mėrgim

    Ndodhem brenda shtėpisė time, qė ndodhet diku nė njė cep tė qytetit tė Londrės, lart mbi njė kodėr tė butė dhe tė vogėl, ku nga dritarja mund tė shikoj ngjyrėn e errėt tė liqenit. Nė shtėpi, kam ndezur kaloriferin pėr t’u ngrohur, sepse sonte qenka paksa ftohtė.
    Jashtė, qielli ėshtė i errėt dhe me vranėsira, rrugėt janė tė lagura, sepse herė pas here bie shi i vrullshėm. Ky pėrshkrim ėshtė mė se normal, sepse kėto janė netėt e fundit tė vjeshtės, qė po i lėnė radhėn stinės sė dimrit.
    Para se tė ulesha kėtu para kompjuterit po studioja diēka qė ka tė bėj me drejtimin tim profesional dhe meqė nuk po mė vinte gjumė, mendova tė shkruaja disa rreshta, sepse herė pas herė e ndjej tė nevojshme tė shkruaj ato qė mendoj se pėr ndryshe nuk mė zė gjumi.
    Kjo sjellje thonė se ėshtė me e bukura e tė shkruarit, kur tė vjen muza pėr tė shkruar, duhet ta bėsh me ēdo kusht se ndryshe nuk ndjehesh mirė me veten dhe mendimet mposhtin kushtin e nevojės fizike - nevojėn pėr gjumė.
    Kinezėt kanė njė thėnie - "tė ecėsh tė bėn mirė pėr reflektuar" - kurse unė do tė thosha se nėse do tė reflektosh dhe tė mendosh, duhet tė qėndrosh qoftė edhe pėr pak ēaste vetėm.
    Thonė se: kur dikush qėndron vetėm, nė njė qetėsi absolute, kalon nė njė fazė tė drejtpėrdrejt ėndėrrimi, ku mė shumė mendon gjėra tė mira dhe kritikon ndoshta edhe me eufori gjerat negative, ato gjėra qė me pa tė drejtė kushtėzojnė njė apo disa persona pėr tė mos pėrjetuar shumė lumturi, qė i lėndojnė si dhe i bėjnė tė ndjehen jo shumė mirė por tė pėrmalluar.
    Kur je vetėm, mendja udhėton aq shumė nė labirintet e imagjinatės, ėndrrave, dėshirave saqė nuk je e vėmendshme ti japėsh urdhėr tė kthehet nė pikėn fillestare tė nisjes dhe mund tė harrojė se duhet tė rikthehet pėrsėri nė realitetin e prekshėm drejtpėrsėdrejti.
    Mendoj se: horizonti i labirinteve tė imagjinatės, ėshtė mė i gjėrė, kur njeriu ka nė zotėrim mė shumė dituri tė pėrfituara nga leximi i lirė, nga studimi profesional, nga pėrvojat jetėsore si dhe nga kultura apo ambienti shoqėror dhe familjar - kėtu mund tė ketė njė rol vendimtar qoftė edhe njė histori e vogėl apo njė pėrrallė e treguar me dashuri dhe ėmbėlsi nga prindėrit e dashur.
    Sa mė i gjerė tė jetė labirinti i imagjinatės tonė aq mė shumė vėzhgues tė kujdesshėm jemi pėr fenomenet qė bien mbi ne, rreth nesh dhe qė na kanė ose jo neve si objekt. Nė momentin qė ēdo kush nga ne arrin nė statusin e vėzhguesit vigjilent pėr gjithēka qė ndodh afėr dhe larg nesh, aq mė shumė ėshtė i ndjeshėm dhe i lidhur mbi ato qė ka vėzhguar.
    Po ndiqja njė program televiziv qė nė qendėr tė mendjes kishte fenomenin Obama. Pasi e ndoqa me vėmendje po thosha po sikur tė kishim edhe ne shqiptarėt njė “Obama”!
    Pasi analizova mirė faktet, thjeshtė natyrshėm mė lindi pyetja por pėrse duhet tė kemi pikėrisht njė “Obama”? Fare mirė mund tė kemi njė “Shpėtimtar”. Jo pėr gjė, por tingėllon mė mirė, sepse ėshtė emėr shqiptar dhe ne flasim Shqipen tonė tė mrekullueshme.
    Shqiptarėt nuk kanė nevojė realisht pėr njė “Shpėtimtar”, por duhet te jenė tė zotė pėr tė shpėtuar nga realiteti qė kanė, duke u pėrpjekur me ēdo kusht qė ta ndryshojnė atė. Pėr ta realizuar atė duhet tė besojnė thellė tek vetja e tyre se janė shpėtimtar tė vetės sė tyre.
    Besimi i ndryshimit duhet tė lind nė zemrat tona, nga dėshira qė kemi pėr tė realizuar tė ardhmen tonė me plotė ėndrra tė bukura dhe nga forca qė gjejmė tek e kaluara e frikshme dhe e errėt qė kemi pėrjetuar jashtė dėshirave, ėndrrave dhe aspiratave qė kemi pasur realisht nė labirintet e imagjinatės tonė.
    Pas programit, u shtriva qė tė pushoja pak, por papritur dėgjoj njė zhurmė tė vrullshme qė vinte nga jashtė. Nga ku reshtja largova njė ēikė perden e dritares pėr tė parė se ē’po ndodhte jashtė?! Po binte shi me vrull. Mu duk diēka e natyrshme, sepse nuk e pėrjetoja pėr herė tė parė njė fenomen tė tillė. Prandaj, me mospėrfillje pėr atė qė pashė u shtriva pėrsėri.
    Sapo u shtriva dhe trupi im mė ra nė qetėsi tė plotė fizike, duke qenė se jam larg vendit dhe te afėrmve tė mi. Nė mėnyrė instiktive po mendoja nėse nė Shqipėri bie shi si kėtu?! Isha kureshtare me tė vėrtet tė dija nėse binte shi dhe nė Shqipėri, dhe nėse familjarėt e mi dhe bashkėkombėsit e mi ishin brenda si unė ose qė halli dhe puna i ka nxjerrė jashtė dhe ndoshta nga shiu i vrullshėm po lagen dhe po bėhen qullė.
    Po mendoja se nėse ka ndonjė shqiptarė tė gjorė qė pėr njė mi e njė arsye nuk mund te ketė njė ēati, ku tė fus kokėn. Po mendoja se nėse rrugėt e qyteteve tona janė po me gropa, me puseta tė hapura, me baltė dhe tė mbushura me pellgje me ujė dhe me makina qė kalojnė me shpejtėsi jo sikur tė udhėtonin nė zona urbane, por sikur tė jenė nė pista garash, ku nuk ėshtė i nevojshėm respektimi i vijave tė bardha dhe semaforėve.
    Nga kjo qė ndodhi fare nė ēast, nxora njė mėsim shumė tė rėndėsishėm se: nuk duhet tė jemi mospėrfillės pėr ēdo gjė qė ndodh mbi ne dhe rreth nesh, sepse ajo mos pėrfillje mund tė na bėjė indiferent pėr tė analizuar tė kaluarėn dhe pėr tė projektuar tė ardhmen.
    Ashtu siē ndėrtohet njė pallat duke rrjeshtuar tullat njė mbi njė, ashtu edhe e ardhmja jonė mund tė ndėrtohet nė njė nga ēdo moment qė ne pėrjetojmė dhe ėndėrrojmė.
    Nė qoftė se jemi mospėrfillės qoftė edhe ndaj njė momenti tė vogėl, pallati i ardhmėrisė tonė do tė ketė njė tullė mangėt dhe struktura nuk do tė jetė e plotė dhe kompletė, ku nė njė tė ardhme tė largėt do tė ēalojė duke e ndjerė mungesėn e asaj tulle, sepse erozioni duke gjetur pikėn e dobėt - mungesėn e asaj tulle te vetme - ka bėrė tė veten, ku me kalimin e viteve dhe me ciklin e vazhdueshėm tė stinėve vrima me pėrmasat e tullės mund tė zmadhohet aq shumė sa njė ditė mund tė vėr me tė vėrtetė nė rrezik qėndrimin nė kėmbė tė gjithė strukturės.
    Duke shkruar dhe menduar, fare pa e ndjerė kaloj edhe kjo natė, sepse tani ka filluar tė zbardhė, kjo ėshtė shenja se dhe njė ditė e re sa po ka filluar. Gjithmonė mė ka magjepsur dhe mė ka zhytur nė mendime fakti, kur nisja njė udhėtim nė tė gdhirė tė mėngjesit dhe largohesha nga Tirana ime e dashur.
    Mė ka magjepsur udhėtimi nė tė gdhirė, sepse fillimin e njė gjallėrie e pėrshėndet duke u larguar, sepse vėzhgon se si fillon jeta e njė qyteti, por qė pastaj pėr faktin qė largohesh nuk je dėshmitarė si do tė zhvillohet ajo. Maksimumi thjeshtė mund tė pėrdoresh imagjinatėn pėr tė qenė afėr sė vėrtetės.
    Kur isha fėmijė, kishte raste qė sapo kisha nisur tė luaja nė mėngjes me shoqet dhe papritur prindėrit me shkėpusni nga loja e mė merrnin me vete nė ndonjė udhėtim qė kishin vendosur tė bėnin.
    Nė fillim tė udhėtimit filloja tė mendoja se: nėse kėto momente shoqet e mia po bėjnė tė njėjtėn lojė qė po bėnin kur isha edhe unė? Se nėse loja ka mbaruar dhe se kush mund ta ketė fituar atė?
    Pra, isha kureshtare tė dija se ēfarė po bėjnė ato? Fakti qė unė nuk isha aty, mė kushtėzonte, qė thjeshtė tė pėrdorja imagjinatėn time, e cila ndoshta nuk pėrputhej me realitetin, por thjeshtė kėnaqte dėshirat e mia tė atij ēasti si dhe mė bėnte tė ndjehesha sikur vazhdoja tė luaja bashkė me ata edhe pse realisht vetėm largohesha nga ata nė njė drejtim krejtėsisht tė ri.
    Prandaj, nė kėto momente po mendoj se edhe nė Shqipėrinė time tė dashur ka filluar tė zbardhė, se nėse tė dashurit e mi kanė bėrė njė gjumė tė qetė dhe se tani duhet tė zgjohen dhe tė bėjnė mėngjesit, tė pėrgatiten dhe pastaj tė fillojnė punėt e tyre.
    Po mendoj, sepse nuk mund tė jem e pranishėme se nėse nė Tiranėn time, ka filluar tė gjallėrohet jeta, ku njerėzit ndoshta nė rrugėt e lagura nga shiu po ecin me duar nė xhep pėr tė filluar punėt e ditės.
    Po mendoj se nėse politikanėt shqiptarė kanė parė ėndrra se si mund tė ndihmojnė qytetarėt dhe vendin e tyre qė tė jetė i mrekullueshėm dhe i begatė.
    Shpresoj se edhe nėse nuk kanė parė ėndrra tė tilla, sepse kanė aq shumė impenjime nė mendjet e tyre dhe nuk kanė shumė hapėsira tė mendojnė pėr qytetarėt qė i kanė zgjedhur, tė paktėn tė jenė ngritur nė krah tė djathtė, qė edhe pse nuk i ndihmojnė dot, tė paktėn t’iu mos u prishin punė dhe t’iu mos u bėjnė keq.
    Ja kjo ėshtė njė natė vjeshtė qė njė emigrante pėrjeton, ku nga kjo qė lexuat kuptuat se ajo mė shumė ėndėrron se sa fle gjumė, ajp mė shumė ndodhet mes jush se e vetme, ajo natėn nuk ėshtė larg jush por tek ju, nė ėndrrat dhe imazhet tuaja.
    Ėndrrat e saj janė po tė njėjtat me tuajat, sepse ėndrrat e saj jeni pikėrisht ju.
    Shpresoj qė ju tė dashurit e mi tė keni parė ėndrra tė bukura dhe dėshiroj shumė t’iu bėhen realitet, dua shumė qė edhe unė tė kem qenė pjesė e ėndrrave tuaja sepse ju ishit nė ėndrrat e mia.
    Ndėrsa ti Shqipėria ime e dashur dhe ti Tirana ime e mrekullueshme qė tė dedikova fėmijėrinė time, ju uroj tė keni vazhduar njė ditė me plot gjallėri, lumturi dhe sa mė me pak dhimbje dhe lėndime tė mbyllet kjo ditė qė sapo kemi nisur.
    Nata sapo kaloi, na solli njė ditė tė re, e cila me siguri do tė jetė e ndryshme nga ajo qė lamė pas, sepse ndryshe nga dje, mbrėmė kemi parė ėndrra tė reja qė na frymėzuan me shpresė dhe na ushqyen me forcė tė re pozitive duke na bėrė tė ditur se ndryshimi tek ne sapo ka filluar.
    Prandaj, duhet tė punojnė sė bashku pėr ta ēuar pėrpara atė, sepse aspiratat i kemi pozitive dhe nė favorin tonė.
    Ditė e re dhe kismet i ri, shpresojmė qė kjo ditė qė sapo kemi vazhduar nė tė njėjtėn kohė por me mėnyra tė ndryshme tė jetė me oportunitete te reja pėr tė gjithė ne.

    Egoizmi i ben njerezit skllever te vetvetes....

  19. #19
    Vogėlushe Avatari i Elushe
    Anėtarėsuar
    Jul 2008
    Postime
    4,370
    Post Thanks / Like
    Rrespekti
    6308

    Gabim Lere vetveten te lire...

    Disa vite me pare mbaj mend nje kartoline qe me erdhi nga nje mikeshe, ku me shkruante “une jam duke bere ski me eren”. Une atehere mendoja me vete se ēfare do te thoshte ajo me kete. Sot e kuptova qe ajo donte te thoshte qe po bente ski me stil te lire, teper e lumtur, e kenaqur dhe me shume konfidence. Edhe pse une nuk kisha shpresa te beja ski ne ate menyre, une enderroja te jetoja me lirine e njeriut qe zoteron mrekullisht skite. Keshtu duke imagjinuar ate pra miken time “skiatore” une besoj se burrat dhe grate e te gjithe koherave qe kane bere nje jete te suksesshme dhe te lire, kane zoteruar 5 sekrete te jetes.

    1. Respekto vetveten. Kjo do te thote te kesh nje sens pergjegjesie te madhe per mendimet dhe veprimet e tua. Do te thote te mbash premtime dhe te jesh besimplote tek vetja, familja dhe puna. Do te thote te besosh tek ēfare ti ben, te besosh tek puna dhe profesioni yt dhe te jesh nje punetor I mire. Do te thote te vendosesh standartet e tua dhe jot e krahasosh veten me te tjeret. Nuk eshte pyetja qe te jesh me mire se te tjeret, respekti dhe teresia kerkojne qe te jesh me mire sesa vete ti kujton se je ne fakt. Ketu ne Britani te Madhe kam mesuar se Winston Churchill ishte nje shembull I teresise dhe I respektit, duke qene nje njeri I perballur me kundershtarin ne menyra te ndryshme. Ja nje fakt qe lidhet me kete. Gjate vitit te fundit te tij ne zyre si kryeminister, ai shkoi ne nje ceremoni zyrtare. Pak rrjeshta pas tij dy burra filluan me ze te ulet. “Ai eshte Winston Churchill”, “thone se ai po behet I matufosur”, “Thone qe ai duhet te lere detyren e kryeministrit per burra me te zote se ai, se ashtu duan ata qe nuk ia kuptojne gjuhen, se ashtu duan ata qe edhe e kuptojne, por s’kane ku ta trazojne”. Kur ceremonia ishte duke u mbyllur, Churchill u kthye atyre dhe u tha: “Burra, ato thone qe ai eshte edhe shurdh. Me nje fjale po ti degjosh ata, do te thote qe edhe te mos ju kisha degjuar se ēfare thate juve”. Churchill e dinte qe nje sekret te respektit ndaj vetes ishte te zgjidhje nje veprim te bazuar ne ēfare ti beson se eshte e drejte dhe jot a ndryshosh mendjen kur je I kritikuar.

    2. Perkushto veten ndaj te tjereve. Beso tek te tjeret dhe ndihmoji ata qe te realizojne endrrat e veta, edhe kur ti di se ata kane dicka qe nuk shkon. Nje burre I menēur I historise Shqiptare te kohes se Pavaresise ne Elbasan, Aqif Pashe Elbasani, njehere tha: “Po te duash perparim per nje vit atehere kultivo grure. Po te duash perparim per dhjete vjet atehere stervit burra dhe gra qe te kultivojne grure”. Ju mund te ndertoni jeten dhe endrren e miqve, kolegeve dhe dashamiresve te udhes se perbashket te letrave duke u dhene ‘ushqim’ te mirenjohjes dhe inkurajimit. Nese nje peme I jepet vetem nje ushqim minimal, atehere ajo do te jetoje por nuk do te rritet. Por, nese ‘ushqimi’ I jepet me shume sesa I duhet per te jetuar, atehere pema do te rroje dhe do te rritet e madherishme duke prodhuar fruta. Dhe pastaj eshte gje tjeter suksesi I frutave…

    3. Shnderroje zhgenjimin ne fuqi. Personat qe jetojne me lirine e perfytyruar kane zbuluar se gjykimet personale I kane bere ata shume te ndjeshem dhe u kane tendosur me shume qenien personale duke forcuar rezistencen dhe karakterin. Ata kane mesuar se arritjet jane te lyera me njollen e gjakut te zellit dhe te fryera me shenja te plageve te zhgenjimit. Faqet e historise shqiptare jane te mbushura me tregime heroike te burrave dhe grave qe kane triumfuar ndaj pengesave dhe veshtiresive.

    4. Gezo proceset e jetes dhe jo vetem dekoratat e saj. Ne jetojme ne nje shoqeri me pikesynime te caktuara qe deshiron te zgjidhet ēdo gje nemoment. Ne e duam tashme ushqimin te jete siē e quan Perendimi “ushqim I shpejte” dhe larjet kimike per nje ore, ndersa shtojme kersherine tone per sukses te menjehershem, ashtu sic deshirojme te kemi pallate, vila, prona, makina apo ku dine une ne pak muaj, apo edhe ne dite. Por te jetosh me lirine neve duhet te jetojme ēdo dite njera pas tjetres, duke kuptuar se jeta eshte nje udhetim I pafundshem drejt vetezbulimit dhe plotesimit te endrrave personale. Kjo nenkupton qe te gjesh kohen qe te perqafosh femijet, te respektosh partnerin e jetes dhe te lejosh tjetrin qe te te parakaloje ne rruge. “Une isha njeri nga ata persona qe asnjehere nuk shkoja ne asnje vend pa termometrin, xhupin dhe ēanten”, - shkruajti autori amerikan Don Harold. “Po te kisha nje jete te dyte q eta rijetoja prape, do te ecja zbathur ne fillim te Pranveres. Do te hipja perdite ne rrethrotullimet lodra te femijeve dhe do te shpenzoja me shume kohe qe te gjeja shanse jete”.

    5. Behu pjese e nje diēkaje qe eshte me e vlefshme se jeta jote. Nuk besoj se do te jeni te lumtur, nese juve shpresoni te jetoni nje jete egoiste dhe tejet personale. Zgjidhni diēka me te madhe sesa qenia juaj dhe punoni q eta kryeni ate me shpirt te sacrifices. Ajo do te behet pjese e jotja ashtu siē do ta shikoni ate te pandashme deri ne fund. Matni suksesin jo me ate qe ju keni bere, por me ate qe ende mund te besh.

    Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Elushe : 12-11-08 nė 22:50
    Egoizmi i ben njerezit skllever te vetvetes....

  20. #20
    Vogėlushe Avatari i Elushe
    Anėtarėsuar
    Jul 2008
    Postime
    4,370
    Post Thanks / Like
    Rrespekti
    6308

    Gabim Femra Shqiptare dhe opinioni i saj!

    Femra shqiptare ėshtė Mbifemra!

    E them, mbifemra, jo pse ėshtė e kombit tim, por sinqerisht ekziston njė fshehtėsi, a sekret i genit gjenealogjik, qė pretendon prore tė mbijetojė nė ēdo kohė e situatė sado e vėshtirė dhe e kobshme tė jetė! Pikėrisht ajo fshehtėsi gjenetike ėshtė nė femrėn shqiptare, e cila me durimin e saj, vuri mbi vete gjithēka me vlerė e pozitive pėr dashurinė, familjen, farėfisin dhe ruajti nderin e familjes e fisit kurdoherė, pėr atė quhet FISNIKE, ajo qė mbanė gjallė fisin e njeriut, qė askush tjetėr nuk ka kėtė epitet madhor! Dikush ende nuk mund ta kuptojė, kur e kanė kuptuar edhe tė huajt, qė popullzuam njė botė, as kėtė nuk mund ta kuptojė ende dikush...

    Ėshtė lehtė ta ketė njė opinion tė vet tė lirė, femra e njė populli tė lirė e tė civilizuar - por ėshtė krenari qė femra shqiptare mbijetoi aq fuqishėm me genin e saj trashėgues, nė njė popull tė robėruar e tė shtypur e tė shkatrruar me themel, shkrumb e hi nėpėr mijėvjeēarėt histerik! Edhe sot, pas mijėra diskriminimeve deri nė pragzhdukjeje ndaj kombit shqiptar, femra shqiptare mbetet Hyjnia e Botės, ku vetėm me pak kujdes e vetpohim personaliteti, arrinė tė renditet edhe mbi femrat e popujve ma tė civilizuar, nė ēfarėdo aspekti pozitiv, qė nuk qėndron aspak ma ultė nė asnjė aspekt, se secila femėre botės! Bukuria, Menēuria, Nderi, Besa Shqiptare, Zgjuarsia, Guximi nė njė jetės aq tė vėshtirė (si me bre hekur e ēelik me dhėmb), Guximi ndaj edhe gjakpirėsve ma tė egjėr barbarė - Femra Shqiptare, kurrė nuk iu pėrkul me Nderin e saj - as pushtuesve, as mbretėrve as shtat' krajlave - por e ruajti genin e vet trashėgues edhe nė momentet ma kritike tė jetės - duke sakrifikuar edhe vet Jetėn para pushtuesve, ēnderuesve, e edhe krijoi histori pėr zili pėr njė botė!...

    Nuk duhet tė merremi me shembujt e rrugėve, bareve, a ēkado tjetėr, kur masovikisht Femra Shqiptare, kudo ndodhet pa e treguar Vetveten Shqipetare, nuk e len, as do ta lejė kurrė edhe nė opinione tė huaja! Dihet se ēdo kohė ka ngritjet e rėniet e veta, shkundjet e jetės, e nuk ėshtė ēare pa rėnė gjethe e ndonjė degė Lisash, por kurrė lisa tė rrėxuar pėrdhe! Ndikimet e huaja e qėllimkėqija, mund tė vyshkin edhe lule shumė tė bukura erėkėndshme, po kopshti shqiptar, ėshtė i ruajtur nga Geni Trashėgues, sado rėnie e sakrifica tė ketė! Paramendoni: cila femėr vetflijohet, para njė ēnderimit tė huaj? - Po cila femėr nuk e lė embrionin e huaj as tė lindet gjallė? Po, cila femėr i bindet, e shtrohet me durimin paskaj, qoftė edhe njė burri aq tė ndruejtur edhe tė shėmtuar nė mendje e trup, kur njė bukuroshe shqiptare e tillė, lindi e rriti bijė shqiponjash, kur vet edhe emri - shqipja, i takon femrės shqiptare, ku Bijtė e Shqipes, nuk e lan pa e treguar vetveten, e pa bėrė histori ndėr ma tė rrallat botėrore - sa nga zilia e madhe edhe i pėrvehtėsuan tė huajt historikisht, sepse tė gjithė perandorėt e shtetformuesit, strategėt ma tė mėdhenjė botėror - ishin padyshim bijtė e femrės shqiptare!

    Femra shqiptare ėshtė Hyjnia illiro-pellgasgjike, ėshtė poajo hyjnia antike, po ato perėndeshat olympike, po ata ''pellgasėt Hyjnorė'', qė ndėrtuan nga Akropoli, Aleksandria, e Hindi, e gati tė gjitha mrekullitė e botės! Dikujt mund t'i duket kjo njė humoreskė rasti, por le ta dij se vetem shqipja, lind bijė tė shqipes!

    Vetėm Shqipja lind bijė tė shqipes dhe femra shqiptare sot, e ka nė vetėdijen e saj tė mrekullishme, aftėsinė e mbijetesės kudo ndodhet dhe opinioni i saj ėshtė i lirė dhe i hapur, sido qė tė jetė: fėmij, vajzė, nuse, grua a e moshuar - por, qė ajo don t'i hapet udha e opinionit, se e ka trashėgim nderin e themelit tė personalitetit, ėshtė themeltare, qė nuk mėsyen turr e nė opinion pėrpara si tjerat pėrrreth atdheut shqiptar - sepse ka Maturinė e Shqiponjes! -

    Vetėm Shqipja Lind Bijė Tė Shqipes dhe opinioni i saj ėshtė i hapur me kohėn!

    Egoizmi i ben njerezit skllever te vetvetes....

Faqja 1 nga 5 12345 FunditFundit

Thread Information

Users Browsing this Thread

There are currently 1 users browsing this thread. (0 members and 1 guests)

Tags for this Thread

Bookmarks

Rregullat E Postimit

  • You may not post new threads
  • You may not post replies
  • You may not post attachments
  • You may not edit your posts
  •