Forumi Virtual
   

Kethu Mbrapa   Forumi Virtual > Karakteret shpirtėrore > Besimtarėt musliman

Tė drejta tė allahut tė madhėruar



Pėrgjigju
 
LinkBack Veglat e Temės Kėrko nė Temė
Vjetėr 23-08-08, 22:43   #1
Tė drejta tė allahut tė madhėruar
 
Avatari i braziljania
braziljania
Moderatorė
Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: rreth e rrotull forumit
Postime: 2,831

Shfaq Versionin E Printimit Dėrgoje me e-mail kėtė faqe
braziljania braziljania nuk ėshtė nė linjė 23-08-08, 22:43
Vleresimi: (0 votes - average)

Allahu krijoi njerėzimin dhe iu dha begati tė dukshme e tė padukshme, nė tokė e nė det, nė trup e nė horizont. Thotė Allahu:

“A nuk e dini ju se All-llahu nėnshtroi pėr tė mirėn tuaj ē'ka nė qiej e ē'ka nė tokė dhe plotėsoi ndaj jush tė mirat e Tij tė dukshme e tė fshehta, e megjithatė prej njerėzve ka qė polemizojnė ēėshtjen e All-llahut duke mos pasur as dituri, duke mos qenė i udhėzuar dhe duke mos pasur libėr tė ndritshėm”. [1]

“Dhe Ai ju dha gjithatė qė e kėrkuat (qė kėrkoi nevoja juaj) dhe, edhe nė qoftė se pėrpiqeni t'i numėroni tė mirat e All-llahut, nuk do tė mund tė arrini t'i pėrkufizoni (nė numėr). Vėrtet, njeriu ėshtė i padrejtė dhe shumė pėrbuzės”. [2]

“Po edhe nėse pėrpiqeni t'i numėroni dhuntitė (tė mirat) e All-llahut, nuk do tė mund tė arrini t'i pėrcaktoni ato. Me siguri All-llahu shumė fal dhe shumė mėshiron”. [3]

Begatia mė e madhe, padyshim, konsiderohet dėrgimi i pejgamberėve dhe zbritja e librave si dhe udhėzimi ne fenė islame. Mu pėr kėtė -muslimanė tė nderuar- neve e kemi obligim qė Allahut t’ia njohim tė drejtat e Tij dhe tė jemi kureshtarė e gjithnjė tė gatshėm nė pėrmbushjen dhe kryerjen e tyre. Tė drejtat mė tė theksuara tė Allahut Fuqiplotė janė:

1. Besimi ne Allahun e Lartėmadhėruar. Besimi nė Allahun pėrmban katėr gjėra thelbėsore:

- Besimi nė ekzistencėn e Allahut tė Lartėsuar dhe kėtė me argument tė ekzistimit tė krijesave. Logjikisht, nuk ka mundėsi tė ekzistojė krijesa pa Krijues ngase gjė-ja nuk krijon vetveten meqė mė parė nuk ishte asgjė. Po kėshtu, edhe rastėsisht, nuk mund tė ekzistojnė gjėrat ngase ēdo e shpikur duhet ta ketė shpikėsin. Nėse nuk ekzistuaka mundėsia e kėtyre krijesave pėr shpikjen e vetvetes, atėherė, rrjedhimisht, vie opsioni i vetėm i qėlluar se ato janė tė krijuara nga Allahu, Zoti i botėve.

- Besimi nė Rububijjetin (tė qenit Zot) e Allahut, se Ai krijon, ka nė pronėsi ēdo gjė, urdhėron e udhėheq; nuk ka krijues pėrveē Tij. Thotė Allahu:

“... Ja, vetėm Atij i takon krijimi dhe sundimi...”. [4]

“Ai ėshtė qė zgjat natėn nė pjesė tė ditės dhe e zgjat ditėn nė pjesė tė natės, i nėnshtroi diellin dhe hėnėn qė secili lėviz (udhėton) deri nė afatin e caktuar. Ky ėshtė All-llahu, Zoti juaj, i tėrė sundimin ėshtė i Tij, e ata qė i lutni nė vend tė Tij, nuk posedojnė as sa njė cipė (e hurmave, fije)”. [5]

Nuk ėshtė e ditur nėse ndokush prej krijesave ia ka mohuar Allahut tė Madhėruar kėtė veēori pėrveē ca mendjemėdhenjve, siē ėshtė rasti me Faraonin, i cili i pati thėnė populli te vet:

“E u tha: "Unė jam zoti juaj mė i lartė!”. [6]

“...O ju pari, unė nuk njoh ndonjė zot tjetėr pėr ju pos meje...”. [7]

Kjo, edhe pse ėshtė regjistruar si mohim dhe pretendim hyjnie, megjithatė nuk ka qenė besim. Thotė Allahu:

“Dhe, edhe pse bindshėm tė besueshėm nė to (se ishin nga Zoti), i mohuan nė mėnyrė tė padrejtė e me mendjemadhėsi, pra shikoje se ēfarė ishte fundi i shkatėrrimtarė ve”. [8]

Musai, alejhi’s selam i kishte thėnė Faraonit:

“Ai (Musai) tha: "Po ti e di se ato (mrekullitė) nuk i zbriti kush tjetėr pos Zotit tė qiejve e tė tokės, i zbriti tė dukshme, e unė besoj, o faraon, se ti je i shkatėrruar”. [9]



Mu pėr kėtė, politeistėt, edhe pse i shoqėronin Allahut tė Madhėruar zota nė adhurim, megjithatė pranonin se vetėm Allahu ėshtė krijues. Thotė Allahu:

“Thuaj: "E kujt ėshtė toka dhe ēdo gjė qė ka nė tė, nėse jeni qė e dini? Ata do tė thonė: "E All-llahut". Atėherė thuaju: "Pėrse pra nuk mendoni? Thuaj: "Kush ėshtė Zoti i shtatė qiejve dhe Zot i Arshit tė madh?" Ata do tė thonė: "All-llahu!" . Thuaju: "E pse nuk frikėsoheni pra? Thuaj: "Nė dorėn e kujt ėshtė i tėrė pushteti i ēdo sendi, dhe Ai ėshtė qė mbron (kė tė do), e qė prej Atij nuk mund tė ketė tė mbrojtur; nėse jeni qė e dini? Ata do tė thonė: "Nė dorė tė All-llahut!" Thuaj: "E si mashtroheni pra?”. [10]

“Nėse ti i pyet ata: "Kush i krijoi qiejt e tokėn?" Me siguri do tė thonė: "Ato i krijoi i gjithėfuqishmi, i dijshmi!”. [11]

“Po nėse ti i pyet: Kush i krijoi ata, me siguri do tė thonė: "All-llahu!" E si pra, i kthejnė shpinėn?”. ([12])

- Besimi nė Uluhuijjetin e (adhurimin e vetėm) Allahut. Kjo d.t.th.: qė nuk ka zot qė pėrveē Allahut adhurohet me dashuri dhe nėnshtrim. Thotė Allahu:

“Zoti juaj (qė meriton adhurim) ėshtė Njė, All-llahu, nuk ka zot pos Atij qė ėshtė mėshirėplotė, gjithnjė mėshiron”. [13]

“O ju dy shokėt e mi tė burgut, a ėshtė mė mirė tė adhurohen zota tė ndryshėm ose All-llahu, i vetmi ngadhėnjimtar? " Ata qė ju adhuroni pėrveē All-llahut, nuk janė tjetėr vetėm se emra qė i pagėzuat ju dhe prindėrit tuaj. All-llahu nuk shpalli ndonjė fakt pėr ta...”. [14]

Allahu zhvleftėsoi arsyet e adhurimit tė putave nga politeistėt me dėshmi logjike, si:

a) Nė ato gjėra qė adhurojnė nuk ka asnjė veēori hyjnore; janė tė krijuara qė nuk krijojnė dhe nuk sjellin dobi por as dėm nuk largojnė. Nuk kanė nė dorė as jetė dhe as vdekje, nuk posedojnė asgjė nga pasuria e tokės dhe qiejve si dhe nuk janė ortakė tė Allahut nė asgjė. Thotė Allahu:

“Mirėpo, ata (idhujtarėt) nė vend tė Tij adhuruan zota tė tjerė, tė cilėt nuk krijuan asgjė, sepse ata edhe vetė janė tė krijuar. Ata nuk posedojnė pėr vetvete as dėm as dobi, ata nuk kanė nė dorė as vdekje as jetė, e as ringjallje”. [15]

“A i pėrshkruajnė shok atė ēka nuk mund tė krijojė asnjė send, e ata (idhujt) vetė janė tė krijuar. 192. Ata (idhujt) nuk mund t'u sjellin atyre ndonjė ndihmė e as veten e tyre ta ndihmojnė”. [16]

Nėse kjo qenka gjendja e atyre “zotave tė adhuruar” atėherė adhurimi i tyre ėshtė vetėm njė mendjelehtėsi e papjekuri injoranti.

b) Politeistėt pranonin se Allahu ėshtė Krijuesi i vetėm, nė dorėn e tė Cilit ėshtė ēdo gjė. Thotė Allahu:

“Po nėse ti i pyet: Kush i krijoi ata, me siguri do tė thonė: "All-llahu!" E si pra, i kthejnė shpinėn? ”. [17]

“Thuaj: "Kush ju furnizon me ushqim nga qielli e toka, kush e ka nė dorė tė dėgjuarit e tė pamėt (tuaj), kush e nxjerr tė gjallin nga i vdekuri e kush e nxjerr tė vdekurin nga i gjalli, kush rregullon ēdo ēėshtje?" Ata do tė thonė: "All-llahu". Ti thuaj: "A nuk i frikėsoheni?" (dėnimit)”. [18]

Kur ata pranuan kėtė, atėherė, logjikisht, do tė duhej qė Allahun ta veēonin me adhurim.

- Besimi nė emrat dhe cilėsitė e Allahut tė Madhėruar. Besimtari duhet tė besoj nė emrat dhe cilėsitė e Allahut duke ia vėrtetuar ato qė Allahu ia vėrtetoi Vetes nė Kur’an apo i dėrguari i Tij nė Sunnet nė pėrputhje tė plotė me madhėrinė e Tij duke mos shtrembėruar, zhvleftėsuar, adoptuar (dhėnie formė) e pėrngjasuar. Thotė Allahu:

“All-llahu ka emrat mė tė mirė, andaj Atė thirreni me ata e hiquni nga ata qė bėjnė shtrembėrime me emrat e Tij. Ata kanė pėr t'u shpėrblyer (me dėnim) pėr veprimet e tyre”. [19]

“... Asnjė send nuk ėshtė si Ai; Ai ėshtė dėgjuesi, shikuesi”. [20]
__________________
Love is like a butterfly
Hold it too tight,it will crush
Hold it too loose,it will fly
Lexime: 13
Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 23-08-08, 22:44   #2
Moderatorė
 
Avatari i braziljania
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: rreth e rrotull forumit
Seksi: Femer
Statusi: Single
Postime: 2,831
Rrespekti: 8 braziljania will become famous soon enough
Gabim

2. Adhurimi i sinqertė i Allahut tė Madhėruar. Sinqeriteti realizohet kur njeriu me veprėn e tij synon vetėm kėnaqėsinė e Allahut tė Madhėruar, gjė tė cilėn e kėrkon Allahu i Madhėruar prej nesh. Thotė Allahu i Madhėruar:

“Ne ta shpallėm ty librin pėr hirė tė sė vėrtetės, andaj ti adhuroje All-llahun duke qenė i sinqertė nė adhurimin e Tij!”. [21]

“Thuaj: "Namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime janė thjesht pėr All-llahun, Zotin e botėve. Ai nuk ka shok (nuk adhuroj tjetėr). Me kėtė (thjeshtėsi tė adhurimit vetėm pėr Zotin) jam i urdhėruar dhe jam i pari i muslimanėve (i pari qė pranoj dhe bindem)!”. [22]

Ndėrsa nė hadithe, pėrkitazi me kėtė tematikė, kemi argumenta tė panumėrta. Thotė Pejgamberi, alejhi’s selam nė njė hadith kudsijj: “Ka thėnė Allahu i Madhėruar: Unė mė sė paku nga ata qė i adhuroni kam nevojė pėr shoqėri. Kush bėn njė vepėr dhe ma shoqėron dikė, do tė lė atė dhe shirkun (putin-idhullin- tė adhuruarin) e tij (pa mėshirė dhe do t’i gjykoj me drejtėsinė Time)”. [23]

Muadhi rrėfen: Isha ulur nė gomar pas Pejgamberit, alejhi’s selam, gomar tė cilin e quanim Ufejr, me ē’rast Pejgamberi, alejhi’s selam mė tha: “O Muadh! A e di se cila ėshtė e drejta e Allahut tė Madhėruar tek robėrit dhe cila ėshtė e drejta e robėrve tek Allahu? Allahu i Madhėruar dhe i dėrguari i Tij e dinė!- u pėrgjigja. E drejta e Allahut tė Madhėruar tek robėrit ėshtė qė ta adhurojnė dhe tė mos i shoqėrojnė asgjė nė asgjė ndėrsa e drejta e robėrve ėshtė, qė nėse e adhurojnė me sinqeritet pa i pėrshkruar shok nė asgjė, tė mos i ndėshkojė- tha Pejgamberi, alejhi’s selam. A t’i pėrgėzoj njerėzit me kėtė- tha Muadhi. Mos i pėrgėzo ngase do tė mbėshtetėn ne kėtė- i tha Pejgamberi, alejhi’s selam.”. [24]

“Allahu i Madhėruar nuk shikon nė trupat dhe as nė pamjet tuaja por shikon nė zemrat dhe punėt tuaja”. [25]

“Kur Allahu i Madhėruar t’i bashkojė njerėzit nė Ditėn e Kiametit, ditėn pėr tė cilėn nuk ka dyshim, thėrret njė thirrės: Kush ia ka shoqėruar dikė Allahut tė Madhėruar nė ndonjė vepėr qė e ka bėrė pėr Tė, le tė mos kėrkojė shpėrblim prej Allahut tė Madhėruar ngase Allahu i Madhėruar mė sė paku ka nevojė pėr t’ia shoqėruar dikė”. [26]

Pikėrisht pėr kėtė, njeriut i mbetet obligim kureshtja pėr kėtė sinqeritet si dhe pėrmbushja e sė drejtės sė Allahut duke mos anashkaluar kujdesin maksimal ndaj politeizmit. Ndoshta ky ėshtė sekreti i vėshtirėsisė sė sinqeritetit pėr njerėzit.
__________________
Love is like a butterfly
Hold it too tight,it will crush
Hold it too loose,it will fly
braziljania nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 23-08-08, 22:44   #3
Moderatorė
 
Avatari i braziljania
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: rreth e rrotull forumit
Seksi: Femer
Statusi: Single
Postime: 2,831
Rrespekti: 8 braziljania will become famous soon enough
Gabim

3. Pėrfillja e urdhrave dhe shmangia ndalesave. Respektimi i Allahut tė Madhėruar duke iu pėrmbajtur urdhėresave tė Tij dhe duke u larguar nga ndalesat e Tij ėshtė prej tė drejtave mė tė theksuara tė Allahut tė Madhėruar ndaj robėrve tė Tij. Thotė Allahu i Madhėruar:

“O ju besimtarė, respektojeni All-llahun dhe respektojeni tė dėrguarin, e mos i ēoni kot veprat tuaja!”. [27]



“Dhe ruajuni zjarrit qė ėshtė pėrgatitur pėr pabesimtarėt. E bindjuni All-llahut dhe tė dėrguarit, ashtu qė tė mėshiroheni”. [28]

“Thuaj: "Bindjuni All-llahut dhe tė dėrguarit, e nėse ata refuzojnė, atėherė All-llahu nuk i do pabesimtarėt "!”. [29]

“Bindjuni All-llahut dhe bindjuni tė dėrguarit e kini kujdes (mos kundėrshtoni) . E nėse refuzoni, atėherė pra, dijeni se obligim i tė dėrguarit Tonė ėshtė vetėm komunikimi i qartė”. [30]

“... E kush respekton All-llahun dhe tė dėrguarin e Tij, Ai atė e shtie nė xhennete ku rrjedhin lumenj, e kush mbetet prapa, Ai atė e ndėshkon me njė dėnim tė dhėmbshėm”. [31]



“Kur All-llahu ka vendosur pėr njė ēėshtje, ose i dėrguari i Tij, nuk i takon (nuk i lejohet) asnjė besimtari dhe asnjė besimtareje qė nė atė ēėshtje tė tyre personale tė bėjnė ndonjė zgjidhje tjetėrfare. E kush e kundėrshton All-llahun dhe tė dėrguarin e Tij, ai ėshtė larguar shumė larg sė vėrtetės”. [32]

Neve, muslimanė tė respektuar, na duet tė nxitojmė nė pėrmbushjen e kėtij haku apo tė kėsaj tė drejtė nė mėnyrė qė tė jemi pjesė e atyre qė Allahu i Madhėruar i pėrshkruan:

“...dhe thanė: "Iu pėrgjigjėm thirrjes dhe respektuam urdhėrin. Kėrkojmė faljen tėnde o Zoti ynė! Vetėm te Ti ėshtė ardhmėria jonė”. [33]
__________________
Love is like a butterfly
Hold it too tight,it will crush
Hold it too loose,it will fly
braziljania nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 23-08-08, 22:45   #4
Moderatorė
 
Avatari i braziljania
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: rreth e rrotull forumit
Seksi: Femer
Statusi: Single
Postime: 2,831
Rrespekti: 8 braziljania will become famous soon enough
Gabim

4. Madhėrimi i Allahut Fuqiplotė. Ky madhėrim realizohet nėpėrmjet disa gjėrave:

® Zhveshja e Allahut tė Madhėruar nga ēdo cilėsi qė nuk i pėrshtatet Madhėrisė sė Tij, nė njėrėn anė, dhe pėrshkrimi me cilėsi tė urtėsisė dhe madhėrisė ashtu siē Ai e pėrshkroi Veten nė Kur’an apo e pėrshkroi Atė i dėrguari i Tij nė hadithe.

® Madhėrimi i urdhėresave dhe ndalesave tė Tij duke mos kaluar kufijtė e caktuar prej Tij. Thotė Allahu i Madhėruar:

“...Kush madhėron atė qė All-llahu e bėri tė shenjtė, ajo ėshtė mė e dobishme pėr te Zoti i vet...”. [34]

“...E kush madhėron dispozitat e All-llahut, ajo ėshtė shenjė e devotshmėrisė sė zemrave”. [35]

5. Dashuria pėr Allahun e Madhėruar, shpresa nė Tė dhe frika prej Tij. Allahu i Madhėruar i krijoi njerėzimin qė ta adhurojnė e tha:

“Unė nuk i krijova xhinėt dhe njerėzit pėr tjetėr pos qė tė mė adhurojnė. Unė nuk kėrkoj prej tyre ndonjė furnizim e as s'dėshiroj tė mė ushqejnė ata. All-llahu ėshtė furnizues i madh. Ai, fuqiforti”. [36]

Adhurimi pėr Allahun pėrbėhet nga tri pjesė: dashuri, shpresė dhe frikė.
__________________
Love is like a butterfly
Hold it too tight,it will crush
Hold it too loose,it will fly
braziljania nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 23-08-08, 22:45   #5
Moderatorė
 
Avatari i braziljania
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: rreth e rrotull forumit
Seksi: Femer
Statusi: Single
Postime: 2,831
Rrespekti: 8 braziljania will become famous soon enough
Gabim

6. Falėnderimi pėr Allahun e Madhėruar pėr mirėsitė e dhuruara. Mirėsitė e Allahut tė Madhėruar janė tė panumėrta dhe janė nė rrjedhė gjithnjė. Mirėsia e krijimit, udhėzimi, shėndetit, ujit, ajrit, mendjes, gruas, fėmijėve, etj. Falėnderimi pėr kėto dhunti bėhet me tri gjėra:

® Pranimi shpirtėror i dhuntisė. Kjo d.t.th.: se thellė nė shpirt duhet tė jetė besimi dhe pranimi i pastėr se begatia ėshtė prej Allahut tė Madhėruar si mirėsi ndaj nesh. Thotė Allahu i Madhėruar:

“Dhe ēdo tė mirė qė e keni, ajo ėshtė prej All-llahut.. .”. [37]

Pranimi ka edhe kuptimin qe njeriu, shpirtėrisht, te pėrulet para Allahut tė Madhėruar si nevojtar dhe i varfėr pėr Allahu e Madhėruar.

® Lavdimi dhe falėnderimi haptas pėr Allahu e Madhėruar pėr kėtė dhunti. Derisa pranimi ishte i fshehte, lėvdimi duhet tė jetė i hapur, duke adresuar ēdo dhunti tek Allahu dhe duke folur pėr tė. Thotė Allahu i Madhėruar:

“E me tė mirat qė t'i dha Zoti yt, trego (udhėzo njerėz)!”. [38]

Nė kuadėr tė kėsaj hynė edhe pėrshkrimi i Allahut tė Madhėruar si Bujar, Bamirės, Fisnik, etj.

® Distribuimi i dhuntisė nė gjėra qe i do Allahu i Madhėruar. Kjo bėhet duke pėrdorur dhuntinė dhe mirėsinė nė gjėra qė Allahu i Madhėruar urdhėron e i dėshiron dhe ikja nga ēdo rrugė a mėnyrė qė shfrytėzimin e dhuntisė do ta devijonte nė haram, nė mėkate dhe nė gjėra qė Allahun e Madhėruar e hidhėrojnė.
__________________
Love is like a butterfly
Hold it too tight,it will crush
Hold it too loose,it will fly
braziljania nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 23-08-08, 22:46   #6
Moderatorė
 
Avatari i braziljania
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: rreth e rrotull forumit
Seksi: Femer
Statusi: Single
Postime: 2,831
Rrespekti: 8 braziljania will become famous soon enough
Gabim

7. Nėnshtrimi dhe pranimi i caktimit tė Allahut tė Madhėruar. Disa njerėz sprovohen me fatkeqėsi e sprova nga Allahu i Madhėruar, siē qėndron nė Kur’an:

“Ne do t'ju sprovojmė me ndonjė frikė, me uri, me ndonjė humbje nga pasuria e nga jeta e edhe nga frytet, po ti jepju myzhde durimtarėve”. [39]

“Ne do t'u sprovojmė juve, derisa t'i njohim (tė dihen konkretisht) luftėtarėt dhe ata qė ishin tė qėndrueshėm nga mesi juaj, po edhe do t'i sprovojmė veprat tuaja”. [40]

Obligimi i robit karshi kėtyre sprovave e fatkeqėsive ėshtė durimi dhe nėnshtrimi absolut Allahut tė Madhėruar duke pėrfillur kėshtu urdhrin e Tij:

“O ju besimtarė, bėni durim, bėhuni tė qėndrueshėm kundėr armikut, rrini tė pėrgatitur...”. [41]



Burimi: www.muslimuzbekista n.net/ar/ islam/mavsum/ article.php? ID=13145

Pėrshtati nė shqip: Sedat Islami
__________________
Love is like a butterfly
Hold it too tight,it will crush
Hold it too loose,it will fly
braziljania nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju

Bookmarks

Latex Maths & Physics Editor ...

Latex Maths & Physics Editor ...



Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Veglat e Temės Kėrko nė Temė
Kėrko nė Temė :

Kėrkim i Avancuar

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF
Trackbacks are ON
Pingbacks are ON
Refbacks are ON


Te gjitha kohėt janė nė GMT +3. Ora tani ėshtė 15:00.


Mundesuar nga vBulletin
Copyright ©2000 - 2008, Jelsoft Enterprises Ltd.
LinkBacks Enabled by vBSEO 3.1.0
Tė Drejtat ©2008 Forumi Virtual