Nga_GĖZIM TUSHI
(Liria individuale nuk ėshtė anarki sociale)
Njerėzit tanė kanė filluar tė mėrziten seriozisht nga situatat e paqarta sociale dhe ekseset individuale tė njerėzve qė cėnojnė staturėn e qytetėrimit, vlerat e lirisė dhe individualizmit si shprehja mė elokuente e saj. Dhe duke e parė situatėn nė mėnyrė empirike, pa zbukurime filozofike dhe ambalazhe sociale tė duket se njerėzit kanė tė drejtė. Kjo ka bėrė qė tė rriten dozat e kundėrshtimit tė vlerave universal dhe tė pacėnueshme tė lirisė si vlerės sociale dhe tė individualizmit si shfaqje e saj nė jetėn e njeriut konkret.
Njė problem qė nė shoqėrinė tonė shfaqet i komplikuar dhe problematik. Fakti qė kritikat pėr kėto dy instrumente themelorė tė demokracisė janė nė rritje, tregon se diēka qė nuk ėshtė nė vendin e duhur apo qė nuk shkon nė jetėn e shoqėrisė, me siguri qė ekziston dhe duhet vlerėsuar seriozisht. Meqėnėse me kėto ēėshtje jam marrė me prioritet, kam ndeshur nė kundėrshtime me fakte qė sjellin njerėzit nė biseda private, nė media, nė tubimet politike pėr situatėn qė po zhvillohet nė shoqėrinė tonė dhe pėr pasojat qė po sjellin nė jetėn e njeriut tė lirė. Dozat e kritikės nė rritje tė shoqėruara me skepticizmin e natyrshėm ndaj vlerės sė lirisė dhe individualizmit, duke i konsideruar ato si shkaktare dhe pėrgjegjėse tė teprimeve sociale qė ato po sjellin nė shoqėrinė tonė, i kanė vėnė ato nė shėnjestrėn e kritikės herė tė hapur dhe herė tė tėrthortė. Unė besoj se nuk mund tė jemi aq naivė sat ė mos kuptojmė atė qė fshihet pas tė vėrtetave qė duken dhe qė duhen vlerėsuar me ndjenjė realizmi. Sepse megjithėse duhen respektuar kritikat pėr ekseset e lirisė dhe teprimet eksentrike dhe ekzibicionale tė individualizmit nė jetėn tonė, unė besoj se nuk mund tė bėhemi aq naivė sa tė biem dakord me irracionalitetin dhe paradoksalitetin e ideve anti-liberale dhe kundėrindividualiste tė disa njerėzve moralist apo konservatorė, qė pėrpiqen tė hedhin gurin dhe tė fshehin dorėn duke hedhur gurė mbi lirinė apo duke tentuar ti thurin lavde tiranisė dhe paternalizmit social tė hipetrofizuar tė sė kaluarės, qė tashmė kanė vdekur pėrfundimisht.
Qė nė fillim duhet ta them atė qė ndjej. Kėsaj radhe fare hapur, pa dorashka sociale apo eufemizma filozofike. Tė sulmosh nė kėtė mėnyrė vlerėn e papėrsėritshme tė lirisė qė mezi e kemi arritur, qoftė edhe ashtu tė brishtė siē ėshtė apo tė mohosh vlerėn esenciale tė individualizmit si esencė e parė e lirisė, do tė thotė qė nė mėnyrė tė tėrthortė tė sulmosh dhe tė mos pranosh thelbin e vėrtetė tė shoqėrisė sė lirisė. Kėtu nuk kam ndėrmend fare tė bėjė teori pėr lirinė, pėr format e saj pozitive apo negative. Pse ato janė teorikisht dhe filozofikisht janė tė qarta pėr kėdo qė ka njė nivel tė caktuar tė kulturės filozofike, apo qė sė paku ka lexuar nė shqip, librat e shkėlqyer tė Kantit, Hegelit, Millit, Sartrit, Izaiah Berlinit, etj, etj. Qė nga koha e Hegelit e deri tek idetė e Habermasit dhe Dahrendorfit, ka njė perceptim tė tillė pėr lirinė, nė tė cilėn esenca e individualizmit ėshtė konsideruar si thelb i lirisė qė pėrfshin zotėrimin e njė mundėsie pėr realizimin e vetes (ose mbase, edhe presupozon arritjen e saj). (John Gray, Liberalizmi, faqe 87)
Por le ta lėmė teorinė pėr nė shkollė dhe tė shohim problemet e lirisė dhe individualizmit nė jetėn tonė. Duke parė realitetin e shfaqjes sė tyre, njė gjė duket se ėshtė bėrė fare e qartė nė shoqėrinė tonė. Nė se liria ėshtė vlerė autonome qė punon pėr tė gjithė, zotėrimi i burimeve tė saj dhe realizimi nė praktikė i lirive tė veēanta, konkrete, tė prekshme, tė matshme dhe tė vlerėsuara sipas Xhon Rollsit si liri themelore tė njeriut, si kusht qė tė bėjnė atė tė sigurt dhe tė lire, ėshtė njė ēėshtje qė nuk lidhet aq shumė me lirinė si autonomi se sa me mundėsitė dhe aftėsitė individuale me aftėsitė e njerėzve tanė, me punėn e tyre konkrete pėr zotėrimin e tyre. Nė kėtė kontekst, liria nė kuptimin social ėshtė njė parakusht social i dhėnė nė shoqėrinė tonė demokratike, i cili megjithė difektet mbetet njė aset i pėrbashkėt qė nuk ka vlerė dhe nuk mund tė realizohet, pa synimet konkrete, luftėn individuale dhe pėrpjekjet e personalizuara pėr realizimin e vėrtetė tė saj.
Unė mendoj se ende nuk jemi shėruar nga disa sindroma supersociale dhe paternaliste tė raporteve tė njeriut me veten dhe shoqėrinė. Kjo ėshtė arsyeja sipas mendimit tim qė ndihet i fortė ndikimi dhe ndeshet shpesh perceptimi nė pėrmasa tė ekzagjeruara sociale i vlerės sė lirisė e kuptuar mė sė shumti jo si mundėsi por si realitet qė sjell nga jashtė barazi kushtesh pėr tė gjithė njerėzit e lirė, pavarėsisht nga aftėsitė dhe lufta individuale. Ky kuptim i deformuar i lirisė dhe individualizmit ėshtė shkaku pse nė shoqėrinė tonė nė disa raste liria shfaqet si iluzion social dhe nė raste tė tjera, shoqėrohet me zhgėnjime tė mėdha individuale. Tani ėshtė koha qė tė vėrtetat ti kuptojmė ashtu siē duhet dhe realitetet ti marrim ashtu sic janė dhe jo ashtu siē i dėshirojmė. Kjo do tė thotė qė sė pari njerėzit tanė ti mėsojmė qė tė kuptojnė sė pari esencėn e lirisė si vlerė sociale dhe mėnyrat mė shumė individualiste tė realizimit tė saj. Sepse nė kohėt modern zotėrimi social apo pėrfitimet e pėrbashkėta joindividuale tė lirisė, janė gjithnjė e mė shumė tė tėrthorta, nganjėherė edhe tė padukshme. Kjo ėshtė arsyeja pse vlerat sociale tė lirisė (nė kuptimin material) duken me mundėsi tė kufizuara pėr ti vlerėsuar individualisht dhe pragmatikisht. Ndėrsa ato qė arrijmė dhe realizojmė individualisht janė tė dukshme, tė prekshme, tė matshme, me vlerė utilitare pėr njeriun individualisht.
Shoqėria e lirė shqiptare tani ka krijuar burime dhe ka bėrė tė kapshme resurset e lirisė politike, ekonomike, kulturore, morale, estetike e tė ēdo lloji tjetėr. Por ajo qė duhet kuptuar dhe qė duhet tua sqarojmė me durim njerėzve tanė ėshtė kuptimi i plotė i faktit qė zotėrimi i kėtyre burimeve, qė janė parakushte qė tė bėjnė tė lirė apo tė aftė tė shijosh frytet e lirisė, janė mė shumė veēori individuale, tė lidhura me aftėsitė e natyrėn individuale tė ēdo njeriu. Kjo ėshtė ēėshtja, kėtu ėshtė burimi i asaj tė vėrtete qė pėrse unė vazhdimisht kėmbėngul nė mėnyrė veēantė, pėr tė kuptuar vlerėn dhe thelbin e shėndoshė tė individualizmit, si mjet me vlerė dhe kusht i panegociueshėm pėr kėdo qė kėrkon tė jetė i lirė. Kjo ėshtė esenca e mėnyrės modern tė tė jetuarit, kushti themelor qė e bėn njeriun individualisht tė lirė. Natyrisht, unė nuk mendoj se duke zgjeruar vlerat dhe mundėsitė e njeriut dhe vlerat individuale pėr tė siguruar brenda kufijve tė lirisė si autonomi, kushtet e realizimit tė lirive tė veēanta themelore, nė tė njėjtėn kohė nuk mund tė mohohet as roli i shtetit social, as vlerėsimi i kushteve qė krijon shoqėria pėr realizimin e lirisė si mundėsi dhe vlerė e pėrbashkėt. Por jetojmė nė kohė tė reja, kur shteti social, mekanizmat e jetės sociale dhe respektimi i vlerave tė pėrbashkėta siē po duket, edhe nė shoqėrinė tonė kanė prirje tė reduktohen nė favor tė vlerave realizuese dhe mundėsive personale tė individit. Nė kėto kushte ėshtė iluzion dhe demagogji neto tė tentosh ti mėsosh njerėzit me ide utopike, se vlerat dhe tė mirat e lirisė mund ti presim tė gjithė bashkė qė tė realizohen mė shumė nė rrugė tė pėrbashkėt sociale dhe jo me pėrpjekje tejet individuale. Nuk duhet tė jesh I ndershėm me veten dhe shoqėrinė tėnde tė mos thuash tė vėrtetat qė po bėhen kokėforta dhe tė paluajtshme nga dėshirat e lirisė komunitariste tė mos thuash tė vėrtetėn jetėsore. Hapėsira ligjore dhe kushtet politike tė barabarta pėr tė qenė tė gjithė tė lirė nė lirinė e tyre, nuk janė mė tė mjaftueshme pėr tė realizuar lirinė konkrete pa aftėsinė e duhur dhe pėrpjekjet personale pėr tė qenė individualisht i lirė dhe i suksesshėm. Pa kėto dy kushte nuk mund tė realizohet as liria, as tė funksionojė individualizmi. Por ky i fundit, sipas meje mbetet kushti mė prioritar i lirisė sė cdo njeriu, qė ka synim tė bėjė gjėra tė mira pėr jetėn e vet dhe nė mėnyrė tė tėrthortė edhe pėr shoqėrinė. Madje nė kushtet kur shoqėritė e tranzicionit, sic ėshtė shoqėria jonė nuk janė ende tė harmonishme dhe tė integruara, vlera e individualizmit si kusht pėr sukses personal ėshtė akoma mė e madhe. Nė se ngul kėmbė dhe vlerėsoj shumė individualizmin, kjo ide pėrveē tė tjerave mė duket nxitėse, e dobishme pėr njerėzit individuialisht dhe shoqėrinė tone nė tėrėsi, nga qė duam apo nuk duam jetojmė nė kohėn, kur liria sociale dhe vetėrealizimi individual i saj nuk janė as nė tė njėjtin nivel, madje as e njėjta gjė. Pa ndjenjė tė fortė individualizimi, nuk ėshtė i mundur realizimi i vetes dhe arritja e suksesshme e qėllimeve personale dhe sociale.
Pa kėtė ndjenjė tė fortė tė synimit pėr realizim individual, ėshtė e vėshtirė qė njeriu tė mposhtė pengesat me tė cilat ai ndeshet, qoftė ato qė janė jashtė apo brenda tij. Koha moderne e ka korrigjuar ekuacionin klasik tė lirisė, si njė ideal i mundur qė tė realizohet pasivisht dhe nė mėnyrė tė barabartė nga tė gjithė. Liberalėt e kohės sonė kanė bėrė korrigjimet e duhura formulave klasike dhe iluministe tė Kantit dhe Hegelit, pėr lirinė si barazi pėr tė gjithė, duke zbuluar trajtėn e re tė ekuacionit tė lirisė qė ėshtė kompatibėl me kohėn moderne, si kusht qė e lidh lirinė me aftėsitė dhe mundėsitė e njeriut pėr tė vepruar individualisht. Nė kohėn tonė liria ėshtė njė mundėsi qė nuk mund tė shpėrndahet nė mėnyrė tė barabartė, por sipas mundėsive dhe aftėsisė individuale. Ndėrkaq, duke vlerėsuar sociologjikisht shfaqjet dhe trajtimet e shpėrpjestuara dhe subjektiviste tė lirisė nė shoqėrinė tonė, sipas mendimit tim, njė pjesė jo e vogėl e tyre ėshtė e lidhur me shkaqe konceptuale apo paqartėsitė qė kanė njerėzit, nė lidhjet e tyre me lirinė e vetes dhe lirinė e tė tjerėve. Ndihet se nė kėto momente tek njerėzit tanė ėshtė mė shumė sunduese ideja e vjetėr e lirisė negative, qė favorizon konceptin e lirisė sė individit si vetėqeverisje e lirė e njeriut, me njė masė tė konsiderueshme pavarėsie nga shoqėria dhe tė tjerėt.
Kjo do tė thotė se prirja e thellė liberale e jetės nė shoqėrinė tone, bashkė me thellimin e shpejtė tė mėnyrės individualiste tė jetės, kanė bėrė dominante idenė se liria ėshtė njė vlerė qė shfaqet nė marrėdhėniet krejt tė lira ndėrpersonale tė njeriut me tė tjerėt, por duke mos pėrfillur as detyrimet e brendshme tė lirisė, as pengesat e natyrshme shoqėrore, qė bėjnė nė njė farė mėnyre disiplinimin e saj. Por unė mendoj, se nė kushtet e shoqėrisė tonė pengesat e lirisė janė edhe ato qė i vijnė njeriut nga jashtė, nga shoqėria por edhe ato qė i vijnė nga vetja. Pėrballė kėtyre pengesave ėshtė hapėsira individuale e lirisė, e cila mė shumė se sa nė dorė tė shoqėrisė, ėshtė nė duart e individit qė pėrpiqet ta realizojė atė. Pa mohuar vlerėn e pengesave qė vijnė nga ambicja, egoizmi social, nepotizmi, politizmi dhe faktorė tė tjerė tė jashtėm, qė bėhen pengesė pėr realizimin nė kushte tė barabarta tė lirisė si mundėsi pėr tė gjithė, ai qė vendos pėr lirinė e vet ėshtė vetė njeriu, me dėshira tė qarta, ide tė sakta dhe vullnet tė fortė.
Lirinė individuale ēfarėdo tė bėjė shteti dhe shoqėria nuk e arrin njeriu qė ka pėrtaci mendore, nivele tė ulta angazhimi social, forcė tė ulėt rezistence individuale pėrballė vėshtirėsive, apo ai qė jeton me iluzione dhe mbytet nėpėr fantazitė sociale tė parealizueshme, qė lirinė e pret si dhuratė nga tė tjerėt. Mund tė jetė e drejtė ideja qė vjen nga teza klasike e lirisė si moskufizim i mundėsive dhe e lirisė si autonomi qė ėshtė njė tezė e kritikuar nė tė kaluarėn. Sepse nė kushtet e jetės post-moderne, ideja e liberalėve klasikė pėr lirisė si vlerė e brendshme, e natyrshme dhe e pakufizuar brenda njeriut, qė individualisht lufton dhe siguron autonominė e duhur nga tė tjerėt, shoqėria dhe ndikimet penguese tė tyre, duhet parė mė ndryshe, duke vlerėsuar edhe normat konvencionale tė jetės sociale dhe sidomos pėrvetėsimin dhe respektimin e formave tė trashėguara tė jetės, pėrtej tė cilave liria e njeriut mund dhe duhet tė jetė e kufizuar qoftė nga vetja apo edhe nga tė tjerėt qė janė jashtė tij. Nė kohėn moderne ėshtė e vėshtirė tė procedosh me koncepte tė mbyllura teoriko-filozofike, sepse ėshtė e vėshtirė qė ato tė kenė vlerė dhe influencė sociale nė kushtet e shoqėrisė sė hapur. Nuk ka mė tė vėrteta tė kulluara nė njė shoqėri tė pėrzier nga pikėpamja konceptuale dhe vlerėsimi pluralist i gjėrave tė jetės.
Liria individuale nuk mund tė jetė pa asnjė kufi, nuk mund tė ekzistojė pa respektuar nė tė njėjtėn kohė njė grup tė vėrtetash sociale, qė janė tė barabarta dhe tė vlefshme pėr tė gjithė, brenda tė cilave njeriu ka mundėsi tė sigurojė dhe garantojė lirinė e vet, pa cėnuar lirinė e tė tjerėve. Sepse edhe liria si autonomi pėr njeriun, nuk ka asnjė vlerė konkrete nė se nuk ėshtė e lidhur me kushtet pėr tė plotėsuar sė pari liritė e veēanta, qė janė liritė themelore tė njeriut si ajo e fjalės, shprehjes, punės, tubimit, protestės, etj. Por nuk ėshtė e vėrtetė ajo qė thonė super liberalėt, se liria e njeriut si autonomi ėshtė njė ndjenjė e tillė ultra e personalizuar qė nuk duhet tė pėrfillė as traditėn e qėndrueshme morale dhe as konvencionet e pėrbashkėta tė jetės sė pėrbashkėt shoqėrore. Nuk besoj se ėshtė normale, po qe se vazhdojmė tė mbėshtesim tezėn e lirisė tė konceptuar vetėm nė trajtėn e mbyllur dhe tė personalizuar tė saj jashtė ēdo limiti social, apo duke e interpretuar nė shoqėri vetėm si formė ekstreme tė individualizimit tė lirisė si vlerė individuale. Kėto perceptime tė deformuara tė lirisė kanė krijuar kushtet qė nė shoqėrinė tonė tė ndeshemi me perceptime banale tė lirisė, tė shfaqura shpesh herė nė formėn e anomisė dhe pse jo edhe tė anarkisė sociale.
Nė kohėn tonė ėshtė e nevojshme qė nė shoqėrinė tonė tė pėrpiqemi qė tė rregullojmė mekanizmin e funksionimit dhe mėnyrėn e pėrdorimit tė lirisė si autonomi e njeriut nga faktorėt e jashtėm pengues apo disiplinues tė saj. Sepse ajo qė ndihet se ėshtė deformuar nė shoqėrinė tone, ka tė bėjė me qėndrimin dhe kuptimin e njėanshėm tė lirisė, duke e parė atė vetėm nga njėra anė, vetėm si autonomi individuale dhe mohim tė nevojės pėr tė njohur dhe respektuar konvencionet e pėrbashkėta sociale, vlerat e njohura tė mėnyrės sė jetės, traditės, qė janė kushtet e jashtme determinuese apo pse jo edhe kornizat morale tė funksionimit tė lirisė. Prirja e shfaqur nė shoqėrinė tonė, tregon qartė deformimet e kėtij raporti, sepse liria nuk ėshtė e barabartė me tendencėn e njeriut pėr tu kthyer nė vetvete, as prirjen e mbylljes nė guackėn personale. Ne kemi nevojė jo pėr qėnie vegjetative, por pėr njerėz qė lirinė e pėrdorin nė mėnyrė racionale, duke qėnė nė tė njėjtėn kohė kritik me ambientin e jashtėm, por edhe vetėkritik me veten e tyre. Kjo ndjenjė komplekse, bipolare, ėshtė kusht thelbėsor pėr tė gjetur kufijtė e lirisė, duke mėsuar tė vėrtetėn universale se asnjėherė nuk ka liri tė pakufizuar, se liria e ēdo njeriu mbaron atje, ku fillon liria e tjetrit dhe e drejta e shoqėrisė si tėrėsi sociale
B.botime shqiptar
There are currently 1 users browsing this thread. (0 members and 1 guests)
Bookmarks