Forumi Virtual
   

Kethu Mbrapa   Forumi Virtual > Tema shoqėrore > Diskutime shoqėrore

Rrefim trondites femrat e dhunuara gjate luftes ne Kosove



Pėrgjigju
 
LinkBack Veglat e Temės Kėrko nė Temė
Vjetėr 16-08-08, 20:15   #1
MACOKJA :p
 
Avatari i Shpirti_I_Njerit
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: TE ISHA PRAN SPARTACUT TIM
Seksi: Femer
Statusi: E Dashuruar
Mosha: 19
Postime: 1,144
Rrespekti: 6 Shpirti_I_Njerit has a spectacular aura aboutShpirti_I_Njerit has a spectacular aura about
Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek Shpirti_I_Njerit
Gabim Rrefim trondites femrat e dhunuara gjate luftes ne Kosove

RREFIM TRONDITES TE FEMRAVE TE DHENUARE GJATE LUFTES NE KOSOVE

Duke kerkuare ne Internet si gjithmon me del nje faqe dhe me beri shume kurioze ishte nje liber qe e ka shkruajtur Autorja: Luljeta Selimi Titulli i Librit
Rrefimet e femrave

Dhe do doja te veja disa RRefime te ketyre femrave qe jan dhunuare brutarishte nga Ushtrija Serbe
Dhe kur i kam lezuare tju them te verteten kam qare si as nje her nuk e di mendoja sa kan vuajtur keto nenat keto vajzat qe ushtrija serbe i ka dhenuare i kan vrare .

Nese nuk keni deshir ti publikoj rrefimet e vajzave dhe te grave me thon ?? dhe nuk e bej dhe tema le te mbyllet.

Me rrespekte Ilda







__________________
Te dua ne mengjes
te dua naten vone
te dua se je si yll
S TE DUA pergjithmone

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Shpirti_I_Njerit : 16-08-08 nė 22:49.
Shpirti_I_Njerit nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 16-08-08, 20:37   #2
MACOKJA :p
 
Avatari i Shpirti_I_Njerit
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: TE ISHA PRAN SPARTACUT TIM
Seksi: Femer
Statusi: E Dashuruar
Mosha: 19
Postime: 1,144
Rrespekti: 6 Shpirti_I_Njerit has a spectacular aura aboutShpirti_I_Njerit has a spectacular aura about
Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek Shpirti_I_Njerit
Unhappy

Thot Autorja Luljeta Selimi

Kėtij libri specifik tė kėtyre rrėfimeve tronditėse, s’duhet shtuar absolutisht, kurrfarė parathėnie e as pasthėnie. Kėto rėfime flasin vetė. Me gjuhėn mė tė pastėr , me argumentin mė tė vrazhdtė, flasin me shpirtin e vrarė tė njė femre,tė njė nėneje,tė njė motreje, tė njė tė fejuareje, tė njė nuseje. “ Fytyrėn e zotit do ta shohėsh , kur tė mos jesh mė nė jetė “ po shkuante nė Bibėl. Edhe kėto femra mė s’kanė ēka tė fshehin. I kanė pėrjetuar tė gjitha tė ligat qė mund ti bėjė qenja apo antiqenja njerėzore.Kanė prekur fundin e detit dhe kulmin e qiellit. I kanė parė tė gjitha, i kanė dėgjuar tė gjitha. Ua kanė vrarė shpirtin , prandaj s’ėshtė rastėsi kur me ngulm kėrkojnė qė ti lėmė tė qeta nė bėrjen edhe tė gjysmės sė rrugės tjetėr, vdekjen e trupit. Ato, mė mirė e kėrkojnė vdekjen komplete se gjysma-gjysma. Dhe absolutisht nuk kanė tė drejtė. Sepse, a jeton njeriu vetėm pėr vete? A nuk kanė shumica e tyre fėmijė , pėr tė cilėt vlen secila sakrificė? A s’ėshtė ky shkrim (libėr)shkrim shėrim pėr to, vuajtje jona, e turpi ynė lehtėsim pėr to? A s’jemi dhunuar tė gjithė me dhunimin e tyre? Edhe nėnat tona , edhe motrat tona edhe nuset tona? Edhe ne vėllezėrit e tyre, edhe ne bijtė e tyre, edhe ne burrat apo burrecat e tyre? Dhe ato e dinė kėtė ,dhe janė tė forta, sikurse i dinė dhe sakrificat e atykėtushme tė njerėzve tanė, tė njerėzve tė thjeshtė, burra e gra pėr ndihmėn e dhėnė atyre nė fotografinė e familjes nga Peja, fytyrėn e “mjekes sė re” qė sakrifikon ēdo gjė pėr ti ndihmuar fatėkeqes sė lėnduar (edhe fizikisht). Prandaj, ylberi ėshtė shumėngjyrėsh. Edhe jeta. Edhe njerėzit,edhe kėto rrėfime tė cilat marrė veē e veē secili e pėrballon peshėn e njė skenari filmik, pėr t’mos u harruar. Ky libėr dėshmon se kėto qenie tė lėnduara, nuk janė edhe tė lėna terėsisht nė harresė. Borgjet janė tė shumėta tė secilit prej nesh. Pa dyshim vlen tė pėrmendet me kėtė rast, puna e palodhshme, por edhe inventive e gazetares sė vyeshme, autores sė librit, Luljeta Selimi, e cila edhe nė rastet e tjera ka dėshmuar pėrkushtim nė hulumtimin e fateve (tragjike) njerėzore sidomos tė femrės. Bie nė sy njė sintaksė e rrjedhėshme nė rekonstruimin e rrėfimeve me njė gjuhė tė pastėr me plot variacione letrare –artistike. Por medet,vetėm kur tė bie ndėrmend se fatkeqėsia e treguar nuk ėshtė krijuar nga mendja e krijueses, por nga dora (gjakatare) e (anti)njeriut. Tė rrokė trishtimi pėr fatet e kėtyre njerėzve dhe tė rrokė pikėllimi dhe brenga pėr fatet e tė dhunuarave. A thua ēfarė pėrfundime do tė kenė ato si njerėz dhe si kolektivitet? Prandaj nevoja qė ndėrgjegjja njerėzore tė jetė e zgjuar gjithmonė, sikurse rojtari –ushtari, sepse e keqja ėshtė gjithmonė permanente,
gjithnjė e ke afėr si jakėn e kėmishės.
A.Azemi


DHUNIMET

Dhunimet sipas tė drejtės ndėrkombėtare dhe Statutit tė Tribunalit tė Hagės, janė vepra penale, tė cilat radhitėn nė Krime kundėr njerėzimit. Sipas Statutit tė Tribunalit tė Hagės (neni 5) dhunimet janė krime kundėr popullsisė civile tė cilat kryhen nė konfliktet e armatosura, qofshin ato ndėrkombėtare apo tė karakterit tė brendshėm. Njė ndėr format mė tė rėnda tė krimit kundėr njerėzimit, tė cilėn e ka pėrdorur regjimi serb ishte edhe dhunimi masiv i femrave shqiptare. Kjo formė e dhunės ėshtė pėrdorur si mjet lufte dhe ka qenė e planifikuar nga vetė shteti serb, si dhe ėshtė kryer nė forma tė ndryshme. Nė kėto raste nuk mund tė flitet vetėm pėr cenim tė integritetit fizik dhe psiqik tė femrės, por para sė gjithash edhe pėr cenim direkt tė integritetit moral dhe shpirtėror tė popullit, pėr kėtė edhe kjo formė e dhunės dėnohet me tė gjitha rregullat ndėrkombėtare. Dhunimet seksuale tė cilat forcat policore-ushtarake dhe paramilitare serbe i bėnė kundėr femrave shqiptare, kanė pasur karakter poshtrues, politik, hakmarrės, si dhe kanė pasur karakter tė thyerjes morale dhe shpirtėrore tė popullit shqiptar, si dhe ka qenė njė ndėr format mė tė rėnda tė krimeve tė luftės nė Kosovė, para dhe gjatė luftės nė Kosovė.Nė bazė tė tė dhėnave nga tereni, intervistave tė ndryshme, dėshmive tė vetė viktimave por edhe nga dėshmitarėt e rastit shihet se, dhunimet seksuale kanė qenė tė pėrhapura nė krejt Kosovėn. Ato kanė qenė tė organizuara dhe tė planifikuara nga regjimi serb, kanė qenė mjaft masive dhe kanė atakuar femrat e tė gjitha moshave. Shumica e viktimave kanė qenė tė moshės prej 12-13 deri 40-45 vjeēare. Ndėrsa struktura e tė dhunuarave ka qenė e shumllojshme, kėshtu nė mesin e tė
pėrdhunuarave ka pasur tė mitura, nuse, gra shtatzėna, gra tė moshuara, fshatare, qytetare, studente etj.Karakteristikė e kėtyre dhunimeve ėshtė se ato janė bėrė:
1. Nė mėnyrė masovike.
2. Se ato janė bėrė nė prezencėn e tė afėrmve tė tė dhunuarave.
3. Se ato janė bėrė nė objekte dhe kampe tė ndryshme.
4. Se ato kanė qenė tė programuara nga regjimi serb, dhe tė kryera nga
forcat policore-ushtarake dhe paramilitare serbe, pėr qėllime politike,
hakmarrėse, dhe thyerjes morale dhe shpirtėrore tė popullit shqiptar.
5. Se kėto akte janė manifestuar me sadizėm, bizariteti, mizori dhe me vrazhdėsi tė paspjegueshme.
6. Ka pasur raste kur viktimat mbas kryerjes sė aktit tė dhunimit janė vrarė pėr fshehjen e gjurmėve.
7. Dhunimet janė bėrė ndaj tė gjitha shtresave tė femrave shqiptare.
Edhe pse pėrmenden shifra tė ndryshme tė tė dhunuarave, prap se prap ėshtė vėshtirė tė dihet numri i saktė i tė dhunuarave, pėr shkak tė pasojave qė mund ti kenė viktimat nė tė ardhmėn, si dhe pėr shkak tė turpit qė e ndjejnė ato nga familjarėt etj. Nga tė dhėnat e mia nga tereni kam mbledhur shėnime pėr 857 femra tė dhunuara: 126 prej tyre iu dihet identiteti, vendi, koha, dhe nė disa raste edhe emrat e dhunuesve tė tyre.
1. 28 femra pasi janė dhunuar janė vrarė.
2. 8 femra pasi janė dhunuar, janė marrė nga dhunuesit dhe nuk dihet mė pėr fatin e tyre.
Nė fund duhet theksuar se njė pjesė e madhe e femrave tė dhunuara janė nė gjendje tė rėndė psiqike, materiale, sociale etj. fati i tyre nė tė ardhshėm ėshtė vėshtirė tė prognozohet…
__________________
Te dua ne mengjes
te dua naten vone
te dua se je si yll
S TE DUA pergjithmone
Shpirti_I_Njerit nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 16-08-08, 20:38   #3
MACOKJA :p
 
Avatari i Shpirti_I_Njerit
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: TE ISHA PRAN SPARTACUT TIM
Seksi: Femer
Statusi: E Dashuruar
Mosha: 19
Postime: 1,144
Rrespekti: 6 Shpirti_I_Njerit has a spectacular aura aboutShpirti_I_Njerit has a spectacular aura about
Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek Shpirti_I_Njerit
Unhappy

Cilat janė shifrat e vrasjeve dhe dhunimeve?

Nė Kosovė, numri i femrave tė dhunuara sipas statistikave kap shifra tė ndryshme varėsisht nga organizatat e ndryshme tė cilat kanė bėrė hulumtime nė kėtė drejtim. Ato shifra sillen nga dymijė deri nė dhjetėra mijėra! Unė, gjatė punės sime me Organizatėn Joqeveritare “Jeta nė Kastriot” mund tė flasim pėr 2018 femra tė dhunuara pėr tė cilat pėrveq dėshmive gojore, videogjirimeve, dėshmive me shkrim dhe fotografive kemi edhe raportet e mjekėve: gjinekologė, infektologė, neoropsikiatėr, si dhe raportet mujore tė tė gjithave sė bashku pėr ta konstatuar gjenedjen e tyre momemntale si dhe diagnozat e secilės veq e veq bashkė me tėrapinė e pėrdorur. Mosha e kėtyre femrave ėshtė kryesisht e re duke filluar nga 14 e deri tė 44 vjeq. Ne, pėrveq se i vizitojmė sė paku njė herė nė muaj dhe kontrollojmė gjendjėn momentale te tyre, vazhdimisht kujdesemi qė 209 prej tyre tė cilat janė nė gjendje mė tė rėndė shėndetėsore t`iu sigurojmė barna dhe ilaqe tė nevojshme. Poashtu saherė na jipet rasti ushtrojmė ndikimin tonė mbi organizatat e ndryshme qofshin ato tė huaja apo vendase, qeveritare apo joqeveritare nė mėnyrė qė tė kuptohet domosdoshmėria e ndihmimit dhe trajtimit tė kėsaj kategorie tė braktisur nga shoqėria! Prej rreth 24.000 tė vrarėve gjatė luftės nė Kosovė 31.2 pėr qind janė femra tė tė gjitha moshave dhe nė bazė tė tė dhėnave tona vetėm 1,3 pėr qind nga numri i pėrgjithshėm kanė qenė nė moshė tė shtyer. Ndėrsa tek ata qė kanė pėrjetuar trauma tė tė gjitha llojeve, problemet e shėndetit mental janė tejet aktuale. Sipas hulumtimeve tona tė bėra pas luftės, del se 62 pėr qind tė tė hulumtuarėve kanė qenė buzė vdekjes, 49 pėr qind viktima tė torturave apo abuzimit, 42 pėr qind tė ndarė nga familjet e tyre, 26 pėr qind kanė pėrjetuar vrasjėn e ndonjė anėtari tė familjes apo farefisit, 10 pėr qind kanė qenė tė burgosur dhe 4 pėr qind tė abuzuar seksualisht. OJQ-ja jonė ka ndihmuar aq sa ka patur mundėsi megjithatė jemi tė vetėdijshėm sė nuk kemi mundur as pėr sė afėrmi t“i pėrmbushim nevojat e tė dhunuarave. Projektet tona pėr tė bėrė mė tepėr nė kėtė drejtim shpesh injorohen prandaj edhe njėherė shfrytėzojmė rastin t`i thėrrasim tė gjitha shoqatat dhe individėt qė kanė mundėsi dhe vullnet tė mirė qė nė tė gjitha format e mundėshme t`iu dalin nė ndihmė kėtyre femrave nė mėnyrė qė t`ua rikėthejmė kuptimin e jetės me gjithė bukurinė e saj. Me duhet tė them se pėrveq punės sime, njė ndihmesė shumė tė madhe e ka dhėnė edhe bashkėdrejtuesja Myrvete Morina si dhe stafi ynė mjekėsor dhe profesional. Gjatė punės sime nė teren kamė parė nga afėr gjendjėn e rėndė shpirtėrore tė tė dhunuarave! Ato shpesh, duke ngurruar tė tregojnė, i ndryjnė nė shpirt brengat dhe vuajtjet derisa u keqėsohet aq shumė gjendja saqė edhe ndihma dhe trajtimi mjekėsor ėshtė i vėshtirė. Prandaj ato duhet hapur zemrėn sepse nė kėtė mėnyrė mė sė shumti e sherojnė vetvehtėn por edhe ndihmojnė tė tjerėt qė t`iu ofrojnė ndihmė atyre. Gjatė punės sonė me kėto femra por edhe gjatė punės sime si gazetare kamė mundur tė konstatoj se pėrveq femrave tė dhunuara dhe atyre tė vrara ekziston edhe njė numėr i madh i atyre qė konsiderohen tė zhdukura! Fatkeqėsisht tė dhėnat flasin se shumica e femrave tė vrara sė pari janė dhunuar e mė pas janė vrarė, prandaj ndėrkombėtarėt kur gjykojnė pėr krimet e luftės nė Kosovė duhet ta kenė parasyesh se plagėt e vdekjės sė shumicės se femrave bartin me vete edhe plagėt e dhunimit. Dhe prandaj gjenocidi dhe dhuna e ushtruar mbi popullin e Kosovės ka pėrmasa shumė mė tė mėdha sesa qė japin tė dhėnat dhe hulumtimet tona...

Autorja Luljeta Selimi
__________________
Te dua ne mengjes
te dua naten vone
te dua se je si yll
S TE DUA pergjithmone
Shpirti_I_Njerit nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 16-08-08, 20:42   #4
MACOKJA :p
 
Avatari i Shpirti_I_Njerit
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: TE ISHA PRAN SPARTACUT TIM
Seksi: Femer
Statusi: E Dashuruar
Mosha: 19
Postime: 1,144
Rrespekti: 6 Shpirti_I_Njerit has a spectacular aura aboutShpirti_I_Njerit has a spectacular aura about
Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek Shpirti_I_Njerit
Unhappy Rrėfimi i vogėlushes nga Dukagjini

Rrėfimi i vogėlushes nga Dukagjini


Ajo ishte ulur nė sheshin “Skėnderbeu” dhe shikonte lėvizjet e njerėzve. Ndonėse dita ishte e nxehtė, ato lėvizje sa vinin e shtoheshin. Ajo shikonte sikur pėrpiqej tė shihte pėrtej maleve e kodrave, sikur donte ta shifte Kosovėn e saj. Ai shikim do tė vazhdonte ashtu nė pafundėsi, sikur tė mos i afrohej e ėma e ta luste pėr tė ngrėnė diēka. “Nuk dua tė ha, mos mė mundo tė lutem, jeta ime mė s’ka kuptim”- tha ajo dhe kafshoi buzėn, ndėrsa lotėt i rrodhėn faqeve.
E ėma e shikoi dhėmbshėm ndėrkohėqe edhe ajo dukej e pėrlotur. Nėnėzeza po e shikonte tė bijėn qė ndrydhte vehtėn mes jetės dhe vdekjės. Trupi i saj qėkurė kishte kaluar nėpėr duartė e kriminelėve serbė dhjetė ditė me radhė, e mė pas tri javė nė spitalin e Tiranės, nuk dukej mė i freskėt. Sė paku asaj i dukej ashtu. Natyrisht, ajo kishte nevojė pėr trajtim psikiatrik por ngulte kėmbė tė dilte dhe tė rrinte me orė tė tėra duke i vėshtruar njerėzit. Nuk ishte vetėm vėshtrimi i njerėzve, ajo qė i bėnte kalimtarėt ta vėrenin, por edhe bukuria e saj pėrrallore. Mjekėt, e kėshillonin qė tė mos shqetėsohej, tė ushqehej dhe ta merrte terapinė me rregull. Tė kota ishin pėrpjekjet e mjekėve ta bindnin tė flasė pėr atė qe I kishte ndodhur, por atė ditė tė nxehtė nė mesditė kur dy vajza tė vogla iu afruan dhe po ia pėrkėdhelnin flokėt e saja tė gjata sikur gjithēka ndryshoi. Asaj sikur iu kėthye pėr njė ēast buzėqeshja e humbur. E pėrkėdheli kokėn e njėrės, pastaj tjetrės ia kapi dorėn dhe e puthi nė faqe. I shikoi disa minuta e pastaj nga sytė e saj tė kaltėr filluan ti rrjedhin lotėt si nga dy burime. Vajzat e vogla u strukėn, dhe asnjėra nuk u largua. Kur njėra nga vogėlushet po ia fshinte lotėt, mjekja qė kishte ardhur nga spitali vetėm u ul afėr tyre dhe po e shikonte.
“E di pse ke ardhur doktoreshė. Ēka do tė fitoni nga unė, nga ajo qė unė do tė flas me ju? Pse po mė mundoni? A nuk ju mjafton ajo qė nė tė njejtėn tavolinė ku u dhunova unė, vdiqėn edhe tri vajza tė tjera qė u dhunuan si unė?”… “Unė e kam humbur shpresėn se ndoshta ka diku shkėndija jete pėr mua! E vetmja shkėndi ėshtė tė bėjė diēka pėr atdheun, pėr ato qė vdiqėn nga dora e fėlliqur e shkaut. Kur e tha fjalėn “shka”, ajo u shtang, dhe nofullat iu shtangėn, shtrėngoi grushtat e vegjėl e tė dobėt… Lotėt qė i rridhnin si shi, sikur e bėnin edhe mė tė mjerė vogėlushen nga Dukagjini siē e quanin tė gjithė vajzėn e bukur dukagjinase. “Dua tė mė thuash, se si ndodhi qė ratė nė duartė e kriminelėve, kur ndodhi saktėsisht dhe sa veta ishin me ty atje”- i tha doktoresha, e cila mė parė kishte aktivizuar aparatin pėr inqizim.
Vogėlushja prapė shikoi kah malet e Kosovės, sikur atje tė shihte atė qė ndodhi, apo vetėm ashtu deshi ti rikujtonte tė gjitha ato tė zeza qė i kishin ndodhur dhe tha: “Shikoni, po flas, por mė premtoni se do tė mė ktheni shpejt atje”, dhe vazhdoi, “Kur na e dogjėn fshatin, ato ditė tė ftohta janari e tėrė popullata filluan tė ikin. Megjithėse UĒK-ja insistonte tė rrinim atje, dhe tė ishim nėn mbrojtjen e saj, ne femrat e fshatit qė nuk ishim mobilizuar vendosėm tė niseshim pėr nė Shqipėri. Nė afėrsi tė Smolicės na ndalėn ushtarė e paramilitarė serbė dhe pasi na plaēkitėn ne nėntė femrave na ndanė nga kolona. Tri ishin mė tė reja se unė, kurse tri ishin mė tė vjetra, nė mesin e atyre edhe njė nuse shtatėzėnė. Kur na morėn me vete, na thanė se do tė na pyesin pėr UĒK-nė. Disa minuta mė vonė, pasi na futėn nė bodrumin e errėt, e morėn nusen dhe ne dėgjonim vetėm klithjet e saj pa e ditur se cfarė po ndodhte. Klithjet u dėgjuan edhe disa minuta mė pas, dhe nė fund u dėgjua vetėm njė rafal i shkurtėr automatiku. Aty kishte pėrfunduar edhe jeta e saj, dhe kėtė e kuptova pas tri ditėsh, vetėm atėherė kur mė erdhi radha edhe mua tė hyjė nė bodrumin ku ishin dhunuar edhe tė tjerat para meje. Pasi mė futėn aty, mi shkyen rrobat, mė shtrinė dhe mė lidhėn nė atė tavolinė tė mallėkuar dhe ashtu, me duar e kėmbė tė lidhura, mė ē’nderoi njėfarė gjeneral Vujiq sa munda tė lexoj nė uniformėn e tij. Ditėn e pestė arrita ti zgjidh duartė, dhe me sopatėn qė kisha me vete, arrita ta lėndoj pak nė dorė atėfarė “gjenerali” tė fėlliqur, qė luftonte me gra, dhe si denim, mė derguan tė lidhur jashtė dhe mė lanė nė shi, derisa erdhėn edhe shumė tė tjerė pėr t’mė ē’nderuar. Ditėn e parė qė mė dhunuan mua mbi tavolinėn e bukės, pėrballė meje i ēnderonin edhe tri vajza tė tjera dhe atyre ua prenė edhe organet gjenitale tė cilat mė vonė vdiqėn. As mua nuk mė kujtohet kur mė lanė, kush mė solli nė Tiranė, por e di se e kam shumė tė vėshtirė tė jetojė. Ndoshta, mė lehtė e kam tė vdes dhe tė zhdukėm nga faqja e dheut. Mė thuaj, si ta ngushėlloj vetėn, si ti dal pėrpara tė dashurit tim, familjes , miqėve. Ata e dinė ēka ka ndodhur me mua. Unė e di se do ta kem pėrkrahjen e tyre, por tani trupi im ėshtė i ndotur, i fėlliqur. Dhe, jeta ime nė kėtė mėnyrė mė duket mė e vėshtirė se ēdo vdekje” - tha vajza e Dukagjinit, e cila shikimin prapė e drejtoi kah horizontet e Kosovės ku mbrohej nderi i shqiptarėve dhe nderi i Kosovės .
__________________
Te dua ne mengjes
te dua naten vone
te dua se je si yll
S TE DUA pergjithmone
Shpirti_I_Njerit nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 16-08-08, 20:52   #5
MACOKJA :p
 
Avatari i Shpirti_I_Njerit
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: TE ISHA PRAN SPARTACUT TIM
Seksi: Femer
Statusi: E Dashuruar
Mosha: 19
Postime: 1,144
Rrespekti: 6 Shpirti_I_Njerit has a spectacular aura aboutShpirti_I_Njerit has a spectacular aura about
Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek Shpirti_I_Njerit
Unhappy Ankthi qė nuk po pėrfundon

Ankthi qė nuk po pėrfundon



R.S. qė ishte strukur nė parkun e qytetit assesi nuk donte tė fliste. Vazhdonte ta gėrrithte me duarė fytyrėn, ndėrsa thikėn qė mbante afėr vehtės e merrte nė dorė vetėm kur i afrohej dikush.
”Mos mu afro, unė jam e turpėruar, unė jam e turpėruar sa askush, jam e dhunuar nga kriminelėt serbė dhe, kėtė mė duhet ta pranoj para burrit, para fėmijėve, para tė gjithėve”, thoshte ajo dhe qante e dėneste pandėrprerė sapo vėrente tek i afrohej njeri!
”Po mirė, pse ikė nga unė, nga fėmijėt, ne nuk themi asgjė”, i fliste ngadalė burri, ndėrsa dy vajzat binjake qė ishin tani nė klasėn e gjashtė dhe tashmė e kuptonin ēka ishte dhunimi dhe e kuptonin poashtu se, pse nėna e tyre sillej ashtu ēuditshėm. “Do tė doja tė zhdukėm! Do tė doja tė mos jetoj, te mos kurrė mė shohin shqiptarėt. Nuk mund ta imagjinosh se si ėshtė tė tė mbajnė tė lidhur pėr dy muaj e tė luajnė me ty si tė duanė kriminelėt! Nuk e di se si ua shkulnin thonjtė grave dhe vajzave, se si rrahnin e torturonin. Ashtu bėnė edhe me mua, ashtu bėnė me tė gjitha. Ishin njėmbėdhjetė tė gjitha nėn moshėn 35 vjeēare. Dy vdiqėn, i pashė me sytė e mij tek ua prenė gjinjtė! I pashė me sytė e mi, se si pinin gjakun e tyre. I pashė se si e detyruan njėrėn prej vajzave qė tė vallėzonte lakuriq qė tė mos e prisnin, por prapė e prenė se e prenė.
”Zot,zot”, thėrriste R.S. dhe nuk pranonte tė hynte nė shtėpinė e saj edhepse e gjetėn njerėzit tri ditė pasi kishin shkuar forcat serbe. Ajo mbeti ashtu pėr ditė me radhė, sepse nuk donte tė ndjehej viktimė, tė jetonte me turp, por fati deshti, qė ajo pas disa ditėve tė qetėsohet, por jo plotėsisht, ajo ende jeton me shpirtin e lėnduar, me plagėn-dhembjet e se cilės kurrė nuk pushojnė, me turpin qė e shoqėron apo siē thoshte vetė: “Unė jetoj e vdekur dhe mė marrin pėr tė gjallė! Unė jam vetėm njėra, vetėm njėra nga ato qė kriminelėt u tallėn me mua! Mė s’dua tė jetoj! A nuk e sheh se ato kujtime tė hidhura po mė cmendin dhe se jeta mė ėshtė bėrė ferr! Pse po mė mundoni? Pse nuk po mė vrisni? Ju lutėm mos mė mundoni, unė mė nuk kam forcė tė jetoj, unė mė nuk mund tė sillem sikur asgjė nuk ka ndodhur: Pėr tė treguar pėrjetimet tona tė hidhura, mė duhet edhe njė jetė e tėrė” -fliste ajo nė ankth, dhe ankthi vazhdonte ta ndrydhte jetėn e saj…
__________________
Te dua ne mengjes
te dua naten vone
te dua se je si yll
S TE DUA pergjithmone
Shpirti_I_Njerit nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 16-08-08, 21:00   #6
MACOKJA :p
 
Avatari i Shpirti_I_Njerit
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: TE ISHA PRAN SPARTACUT TIM
Seksi: Femer
Statusi: E Dashuruar
Mosha: 19
Postime: 1,144
Rrespekti: 6 Shpirti_I_Njerit has a spectacular aura aboutShpirti_I_Njerit has a spectacular aura about
Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek Shpirti_I_Njerit
Unhappy Atė ditė qante edhe Prishtina

Atė ditė qante edhe Prishtina


”As vetė nuk e di sa ditė kishte qė kur kishin filluar bombardimet”- e filloi rėfimin vajza nga Prishtina.” Ne rrinim tė strehuar nė bodrumin e shtėpsė. Ishim i gjithė farefisi mbi 20 veta. Ushqim kishim siguruar, por frika nuk na linte as tė hanim e as tė rrinim tė qetė. Rrallėkush po dilte nga shtėpia pėr tė parė se ēka po ngjante me tė tjerėt. Kuptonim nga diēka vetėm nga radio dhe TV-tė e huaja. Pas masakrės sė Obiliqit, frika e bėri tė vetėn, ajo na kaploi tė gjithėve. Kishte ditė qė po prisnim se kur do tė na dėbonin edhe neve nga shtėpia. Unė, dhe dy nuset e vėllezėrve frigoheshim tė dilnim dhe tė iknim jashtė Kosovės. Nuk ikėm as atėherė kur ikėn pjesa mė e madhe e Kosovės. Ishte mėngjes i ftohtė dhe si pėr inat, tė gjithėve na kishte zėnė gjumi. Trokitja nė derė ishte aq e fortė dhe aq e tundėshme, sa pėr njė moment mu duk se u lėkund e gjithė shtėpia! Kur babi e hapi derėn, disa policė me shpejtėsi u futėn brenda, dhe, mė sė pari e rrotulluan dhe pėrmbysėn djepin ku ishte foshnja. Nusja klithi dhe kur iu afrua djepit tė pėrmbysur, polici i ra me kondak tė pushkės dhe ajo u alivanos, e foshnja vazhdonte tė qante e trembur. Unė edhepse e frikėsuar, iu afrova djepit . Kur provova ta marrė foshnjėn, njėri nga policėt mė kapi pėr flokėsh dhe mė nxorri jashtė shtėpisė. Aty pashė se nė oborrin tonė kishte sjellur edhe shumė meshkujė tė tjerė. Ishin tė rrahur e tė pėrgjakur, kishte edhe tė plagosur, kishte fqinjė dhe tė tjerė qė nuk i njifja. ”Lidhi me kėtė”- mė urdhėroi njė polic - e unė vetėm dridhesha. Nuk kisha fuqi, por edhe nuk doja ta bėjė njė gjė tė tillė. Kur ai pa se unė po hamendesha, filloi ti godasė ata me zingjirė, por ata nuk kishin fuqi t’u bėnin rezistencė, ngase pėrreth tyre kishte edhe dhjetėra policė dhe ushtarė tė tjerė serbė qė ishin vėnė nė gjendje gatishmėrie me armė nė dorė. Unė kujtova se me atė skenė do tė pėrfundonte ēdo gjė, por befas erdhi njė kamion i mbyllur nė tė cilin i futėn meshkujtė njė nga njė. Mendova se aty do ti fusnin tė gjithė, por barbarėt i ndanė meshkujtė nga femrat, dhe pas pak i sollėn edhe disa tė tjera. Nuk di sa femra ishin saktėsisht, por kur hyra nė bodrum pashė se aty ishte plot femra, dhe se brenda ishin edhe pesė policė serbė. “Sikur tė kishim ndonjė armė“ i pėshpėrita njė gruaje qė nuk e njihja, nė sytė e sė cilės e pashė trimėrinė.
”Tani edhe ju nė Prishtinė po kėrkoni armė, e ne nė Drenicė na akuzuat pse po pėrballemi me armikun, pse i kemi burrat nė luftė. Tani ėshtė vonė, vazhdoni edhe mė tutje me mėnyrėn paqėsore”- mė tha ajo.
Unė po rrija ashtu e shtangur pa kuptuar asgjė, kur nė dhomė na u futėn edhe disa policė tė tjerė. Ata na ndanė nė dy grupe. Grupin e parė e dėrguan dikah, e ne, gjashtė femra tė tjera mbetėm aty. Me grupin e parė qė e dėrguan ishte edhe nusja me foshnjėn. Nuk e di as sot ku i dėrguan, nuk i gjetėm as ato as kufomat dhe nuk dihet se ēfarė saktėsisht ndodhi me to. Vetėm zoti mund ta di atė. Kur po binte muzgu njeri nga policėt na urdhėroi qė tė zhvishemi, dhe aty erdhėn disa policė qė na lidhėn njė nga njė. Mua mė dėrguan nė dhomėn e pritjes, dhe vetėm kur erdhi polici gjysėm i zhveshur e kuptova se do tė mė dhunonte. Vetėm atė ditė e arsyetova luftėn e UĒK-sė, vetėm atė ditė e kuptova ēka do tė thotė kur populli nuk ėshtė i bashkuar, kur po duhej qė ne, me trupin tonė, ta paguanim mosunoitetin e udhėheqėsve tanė. Sikur tė ishim tė organizuar mė mirė, nuk do tė ndodhnin dhunimet. Nuk do tė ndodhnin tė gjitha ato burgosje qė u bėnė. Oh zot, sa e dėshirova vdekjen vetėm e vetėm mos t’a pėrjetoja ankthin dhe mos tė isha viktimė e dhunės sė atyre qė vranė e prenė, dhe qė mua bashkė me shumė femra tė tjera na dhunuan barbarisht. E lidhur qaja e thėrrisja, por askush nuk mė dėgjonte! Askush s’mundi tė mė ndihmonte. Policėt ndėrroheshin njėri pas tjetrit, e unė duhej tė duroja gjithēka, pasi nuk kisha mundėsi tė rezistoja. Nė ato momente, mė tė rėndat nė jetėn time, mu kujtua edhe ajo gruaja qė mė tha, se nuk e kisha pėrkrahur Drenicėn dhe UĒK-nė. Ditėn e shtatė i dėgjova dy policė qė po flisnin pėr njė tė vdekur, por nuk kuptova a flitej pėr ndonjė femėr apo pėr ndonjė polic. Atė natė kur e dėgjova derėn qė po hapej nuk e di pėr tė satėn herė lotėt ma mbuluan fytyrėn, dhe trupi im filloi tė dridhej edhe mė shumė. Unė frikėsohesha nga policėt, por kur dera u hap aty ngadalė hyri gruaja nga Drenica, e cila ma hodhi njė pallto dhe mė tha: “Nėse nuk mund tė ecėsh, mos u nis me mua sepse, sė pari duhet ti vrasim rojet”. E di se jam ngritur nė kėmbė, e mė pas jam ulur pėrsėri. Ajo doli. Kur mendova se kishte ikur, erdhi dhe mė tha: “Tė tjerat janė nė duartė e tyre dhe s’mund ti shpėtojmė”. U nisėm, por nuk mund tė ecja shpejtė si ajo. Rrugicės pashė se edhe nė shtėpitė e fqinjėve kishte ende shumė policė. Kur dolėn nga lagjia kishte zbardhur drita. U futėm nė njė shtėpi,nė tė cilėn gjetėm veshmbathje dhe ushqim por nuk mė hahej. Aty kah mesdita dolėm dhe shkuam nė stacionin e trenit. Prishtina ishte mė e heshtur se kurrė mė parė. Tė dukej se nuk kishte asgjė shqiptare nė tė. Unė qaja pėr tė, e pėr vete, pėr njerėzit qė ishin aty. Pėr tė vdekuritė dhe pėr tė gjallėt, dhe kur arriti treni filloi tė bie njė shi i imtė. Atė ditė, mė bėhėj sikur qante edhe Prishtina…
__________________
Te dua ne mengjes
te dua naten vone
te dua se je si yll
S TE DUA pergjithmone
Shpirti_I_Njerit nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 16-08-08, 21:13   #7
MACOKJA :p
 
Avatari i Shpirti_I_Njerit
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: TE ISHA PRAN SPARTACUT TIM
Seksi: Femer
Statusi: E Dashuruar
Mosha: 19
Postime: 1,144
Rrespekti: 6 Shpirti_I_Njerit has a spectacular aura aboutShpirti_I_Njerit has a spectacular aura about
Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek Shpirti_I_Njerit
Unhappy Ajo do tė mbetet e ēmendur pėgjithmonė

Ajo do tė mbetet e ēmendur pėgjithmonė


Atė mengjes, Drita nuk vėrehej se a rrinte e heshtur apo e kishte zėnė gjumi, pas natės sė rėndė qė kishte kaluar. Ndonėse e motra i rrinte te koka, ajo nuk i hapi sytė edhe pėr disa orė. Edhe kur i qeli sytė mė nuk fliste ajo. Shikimin e kishte drejtuar pėrtej dritares, dhe sikur po e analizonte lojėn e zogjėve qė po luanin afėr dritares sė saj. Atė ditė ajo as nuk provoi tė lėvizte, se, ndoshta kishte nevojė tė pushonte. Njė medikament qė e kishte gėlltitur nė mėngjes, besonte se mund tė ketė ndikuar kaq shpejt, sepse njė natė mė parė e kishte marrė tė njejtin ilaē, por kishte pasur njė natė tė rėndė dhe me shumė dhembje. Mjeku, i alarmuar, i kishte thirrur edhe familjarėt e saj. Mendonte se pas atij ankthi vėshtirė e kishte tė ringjallej edhe njė herė. Ajo qė binte nė sy nė shikim tė parė ishte gėrvishja e fytyrės dhe njė plagė qė nuk mund ti hiqej kurrė, pastaj flokėt e prera nė mėnyrė tė ēuditshme. Edhe plagėt nė kokėn e saj, sikur ia bėnin mė tė vrazhdtė sytė e saj tė kaltėr si dy burime. Ajo, tani e ndjente veten si njė figurė qė luhatej nė mes jetės dhe vdekjes, prandaj edhe fjalėt e saj ishin tė tilla. Ajo fliste pėr jetėn, pėr atė qė kishte pėrjetuar, por edhe pėr vdekjen, si dhe pėr shumė gjėra tė paqarta tė cilat ne nuk i kishim parė e pėrjetuar si ajo. Derisa mjekja nuk u afrua qė t’ia pėrkėdhelte dorėn, ajo vetėm shikonte dhe njė gurrė lotėsh ia kishte mbuluar fytyrėn. Kur e pa e motra, vetėm kafshoi buzėn dhe iku nga aty, nė mėnyrė qė ajo tė mos e shihte duke qarė. Unė, kurrė mė nuk do tė mund tė bėhem nėnė, nuk do tė mund tė lindi fėmijė, nuk do ta kem familjen time, s’do tė kem mundėsi ta dij se ē’ėshtė dashuria dhe jeta e lumtur, kurrė mė...E tėra me ēka do tė pėrballem do tė jetė vetėm zbraztėsia shpirtėrore, jeta pa njerėz pėrreth, gjithmonė do tė jem si e lidhur me litar si tani, me duar nė pranga. Duart nuk mund ti lėvizė,- dhe ti mjeke kėrkon qė unė tė qetėsohem! Dhe ti kėrkon qė unė tė jetoj. “Kjo ėshtė e pamundur”, fliste ajo sikur tė ishte ndonjė njeri tjetėr e jo ajo qė njė natė mė parė qante e klithte, thėrriste e bėrtiste aq, sa jo vetėm nė spitalin neuropsikiatrik, por dėgjohej edhe mė tej. Nuk ishte e vėshtirė ta dėgjosh vetėm vajin e saj, por edhe fjalėt. Mė e tmerrshmja ishte kur fliste pėr fėmijėn qė ia kishin mbytur gjatė dhunimit. Ajo, ndonėse dihej qė tashmė ishte ēmendur, asgjė nuk kishte arritur t’ia largoj dhimbjen e ėmėsisė. Dhe, kur askush nuk e priste njė gjė tė tillė, ajo e filloi rrėfimin e saj tė trishtė: “Kur na ndalėn, na nxorėn tė gjithave nga vetura. Vjehrra qė priste nipin e saj tė parė, mė pėshpėriste ngadalė qė tė mos frikėsohesha, dhe kur ata mė vėrejtėn se jam shtatėzanė mė thanė:
“Tė gjitha stolitė e arit nėse don tė jetosh”. Natyrisht, ua dhashė tė gjitha, e kur nuk mė mbetėn mė, njėri prej tyre mė tha:
”Ky fėmijė, ėshtė edhe i imi, jo vetėm i burrit tėnd”. Nuk thashė asgjė qė tė mos i nxisja edhe mė. Kur njeri nga ata erdhi dhe tha se do tė mė ketė, sepse nuk paska patur kurrė nė dorė grua shtatėzane, e aq mė parė njė shqiptare shtatėzanė. Kur e pashė se ai i zhveshur po mė afrohej, mė lėshoi fuqia dhe po mbahesha pėr vjehrrėn. Dua ta kem, briti ai dhe i urdhėroi dy ushtarė tė mė mbajnė. Ma shploi barkun dhe mė tha se ose duhej tė shtrihesha, ose do ma vriste fėmiun nė bark. Kjo ishte e tmerrshme dhe shumė-shumė e rėndė. Isha nė muajin e tetė tė shtatzėnisė! E luta nė gjuhėn e vet, duke thėnė se, zoti ėshtė mbi tė gjitha dhe se pėr hir tė tij tė ketė mėshirė, por ai mė ra fort nė gjoks, e pastaj nė bark dhe u alivanosa. Kur u kėndella pak, pashė se
ai po mė dhunonte, nė prezencėn e vjehrrės dhe burrit tim! Ndėrsa kunatin e kishin vrarė, dhe kunata po qante vajtonte pėr tė! Ai mė pėshtyu, dhe kur desha tė ngritesha, katili serb mė ra fort me kondak nė bark! Nuk di ta pėrshkruaj si u ndjeva, dhe se a matet ajo dhembje me ndonjė dhembje nė botė. Qė nga ajo ditė dhembja dhe tmerri nuk mu ndanė kurrė. Disa ditė mė vonė linda nė Luginėn e Bllacės por fėmija im ishte i vdekur. Gjakderdhja nuk mu ndal, ndėrkaq, kur mė dėrguan nė Shkup mė kishin operuar dhe ma kishin hequr mitrėn, me arsyetimin se ajo ishte e vetmja mėnyrė qė unė tė mund tė jetoja. Burri im kishte thėnė qė jeta ime vlen mė shumė, por e di se ai mė nuk do tė mund tė jetoj me mua dhe as tė mė dojė! Nuk kam mė pse tė jetoj, nuk kam pse tė qetėsohem, andaj mos mė thoni tė jem e qetė, ju lutėm,- tha ajo dhe prapė filloi tė shqetėsohet, dhe sikur ta mirrte magjia ajo filloi ta kėrkonte fėmiun e vdekur, i cili vdiē pėr shkak tė dhunimit qė iu nėnshtrua e ėma nga ushtarėt dhe policėt serbė. Dhe, asnjė ngushėllim asnjė fjalė nuk kishte kuptim pėrballė dhembjes sė saj.
__________________
Te dua ne mengjes
te dua naten vone
te dua se je si yll
S TE DUA pergjithmone

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Shpirti_I_Njerit : 16-08-08 nė 21:16.
Shpirti_I_Njerit nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 16-08-08, 21:14   #8
MACOKJA :p
 
Avatari i Shpirti_I_Njerit
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: TE ISHA PRAN SPARTACUT TIM
Seksi: Femer
Statusi: E Dashuruar
Mosha: 19
Postime: 1,144
Rrespekti: 6 Shpirti_I_Njerit has a spectacular aura aboutShpirti_I_Njerit has a spectacular aura about
Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek Shpirti_I_Njerit
Unhappy Mė shpėtoi shiu qė binte rrėmbyeshėm

Mė shpėtoi shiu qė binte rrėmbyeshėm



Shtatėmbėdhjetė vjeēarja R.S. e cila ėshtė nga rrethi i Obiliqit, ndonėse nuk e ngriste kokėn, plagėt qė i kishin mbetur nė fytyrė nga tė prerat e thikave nuk mund t’i fshehte dot. Ato prerje nė fytyrė, jo vetėm atė, por ēdo gjė rreth saj, sikur e bėnin mė tė mjerė dhe mė tė merzitur. Ajo, e mėrzitur shtrėngonte duartė, kurse dridhjet qė i shfaqeshin nė trup ia ndalnin fjalėt. Edhepse dridhjet po i bėheshin gjithnjė e mė tė papėrmbajtura, ajo mblodhi forcėn e fundit, kafshoi buzėn dhe tha: “ Rrethina e Obiliqit e ndjeu luftėn menjėherė pas masakrės sė Prekazit. Meqė nuk kishim mundėsi tė shkonim nė ndonjė vend mė tė sigurtė qėndruam nė shtėpi. Kishte ditė qė vetėm prisnim radhėn, kur do tė na futej policia nė shtėpi. Ēdo ditė kalonin tanke dhe mjete tė tjera luftarake. Ata, kur pėsonin humbje rrugės bėnin gjithēka: vrisinin, kidnaponin, dhunonin dhe krejt ēka u tekej. Tė gjithė banorėt e vendbanimeve buzė magjistrales Prishtinė - Mitrovicė ishin shumė tė frikėsuar, edhe ne poashtu. Nga granatimet qė bėheshin pėrreth, shpesh nuk mund ta bėnim asnjė sy gjumė, e as tė fusnim bukė nė gojė. Disa ditė para se tė fillonin bombardimet, shkuam nė njė fshat mė tej, andej kah zona e Llapit. Atje kishte pasur mė tepėr se dhjetė mijė banorė . Kur filluan bombardimet atje numri u rrit edhe mė shumė, nuk dihej ēfarė po ndodhte. Nga tė gjitha anėt ishim tė rrethuar. Shtėpitė e fshtatit Barilevė, ishin shumė tė vogla pėr t’i pranuar tė gjithė ata njerėz, ndaj ditė e natė qėndronim vetėm ulur, nuk kemi pasur mundėsi qė asnjė natė tė shtrihemi dhe tė flejmė. Por, edhe po tė kishim vend ndonjė i rritur vėshtirė do tė fuste gjumė nė sy. Tė gjithė prisnim tė pashpresė, tė gjithė shikonim kah fėmijėt dhe ndonėse askush nuk thoshte asgjė me gojė, tė gjithė e shqiptonin vetėm njė fjalė me vete: “Sikur tė na shpėtonin fėmijėt”. Dhe erdhi dita tė cilės iu druam aq shumė. Bishat serbe arritėn nė fshat. Sė pari na i morėn tė gjithėve stolitė earit dhe paratė e pastaj filluan t’i ndajnė burrat nga gratė. Para syve ma vranė vėllanė, sepse nuk kishte asgjė tė vlefshme t’ju jipte policėve tė tėrbuar. Unė vrapova drejt vėllaut, i cili mė shikoi sikur deshi tė mė thoshte diēka, dhe ai, i mbylli sytė pėrgjithmonė. Kraharorin ia kishin marrė disa plumba, kėmisha iu skuq shpejt nga gjaku, kurse unė shtrėngoja grushtat dhe mallėkoja nepėr dhėmbė e pafuqishme. Nuk di si nuk mė pėlciti zemra nė ato momente. Njė nga policėt mė tėrhoqi pėr flokėve dhe mė largoi nga kraharori i vėllait. Nga aty na drejtuan pėr nė Prishtinė. O zot, si ndjehej motra e cila po braktiste trupin e vėllait tė pavarrosur, dhe si do ta donte ajo jetėn kur ia vranė vėllaun para syve. “Mė mirė do ta kishte po tė shkonte ushtar”- foli nėna nepėr dhėmbė dhe vazhdoi rrugėn duke e tėrhequr pėr dore motrėn e vogėl. Ajo nuk e kėtheu kokėn mė as kah unė. Pėr krahu mė mori njė grua e atij fshati, por hapat e mij sa ecja e bėheshin mė tė vegjėl. E di qė nė njė moment, dikush mė dha njė pikė ujė dhe sikur u kėndella pak, por ajo kėndellje mė ndihmoi shumė pak.
Nė hyrje tė Prishtinės kishte dalė grupi tjetėr i policėve. Ata, kėtė herė, nga kolona ndanin vetėm femrat. Aty mė ndanė edhe mua. Gruaja qė mė mbante pėr krahu kur po mė ndanin mė kėshilloi: “Bėhu gjakftohtė, mos iu trego se ta vranė vėllanė”.Dhe kur kolona po ikte njė nga policėt mė lidhi dhe mė dėrgoi nė njė nga shtėpitė e afėrta buzė rrugės. Kur mė solli aty, e luta tė mi zgjidhte duartė, por ai vetėm mė shikoi dhe mė pėrplasi pėr tokė. Nė mbrėmje njė tjetėr mė mori me veturė dhe mė dėrgoi nė pjesėn tjetėr tė Prishtinės. Aty kishin qenė edhe tre policė tė tjerė. Njėri nga ata, sa arritėm aty filloi tė mė zhvishte. I kisha duartė e lidhura. Vaji dhe lutja ime nuk iu bėnte as pėrshtypje. Mė ē’nderuan dy dhe i treti u afrua dhe filloi tė ma presė fytyrėn, si tė isha djath e jo njeri. Gjaku i nxehtė rridhte vrullshėm nė flokėt e mi, dhe unė i lutesha zotit qė ai mos tė ndalej por tė rridhte sa mė shumė, qė tė vdisja sa mė parė. Por, atėherė kur unė mendova se atyre nuk iu duhesha mė, njėri nga ata u sul mbi mua dhe pėrveē se mė ē’nderonte, lėpinte gjakun tim, dhe u thoshte shokėve:
“Ja unė po pi gjak shqiptari”. Vetėm Zoti mund tė di edhe sa kohė ata do tė loznin me mua, sikur mos tė fillonte njė shi i rrėmbyeshėm. Ikėn ata dhe unė mbeta gjallė. Sot, edhe po tė pėrpiqem ti kėthehem jetės, e di qė ēdonjėri qė me njeh e di tė vėrtetėn. E unė sa herė e prek fytyrėn time , kujtimet e hidhura mė rishfaqėn, dhe jeta ime bėhet e pavlerė”.
__________________
Te dua ne mengjes
te dua naten vone
te dua se je si yll
S TE DUA pergjithmone
Shpirti_I_Njerit nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 16-08-08, 21:34   #9
MACOKJA :p
 
Avatari i Shpirti_I_Njerit
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: TE ISHA PRAN SPARTACUT TIM
Seksi: Femer
Statusi: E Dashuruar
Mosha: 19
Postime: 1,144
Rrespekti: 6 Shpirti_I_Njerit has a spectacular aura aboutShpirti_I_Njerit has a spectacular aura about
Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek Shpirti_I_Njerit
Unhappy Ecja nė vdekjen e paralajmėruar

Ecja nė vdekjen e paralajmėruar



Arbenita nuk kishte arritur ta shihte kurrė mė trupin e tė motrės, qė kur i ndanė serbėt nga kolona qė ishte drejtuar pėr nė stacionin e trenit. Ajo, pėr ditė me radhė, nuk kishte mundur tė besonte se motra e saj 16-vjeēare ka vdekur pas torturave qė ajo kishte pėrjetuar nga serbėt. Arbenita rrinte e ulur ēdo ditė me orė tė tėra te dera e shtėpisė dhe priste! Priste, t’i kėthehej e motra. Gjatė kishin pritur hetuesit e Tribunalit tė Hagės qė ajo ta fillonte rrėfimin e saj pėr atė qė i kishte ndodhur asaj dhe sė motrės mė tė re. “Kur na ndanė policėt e ushtarėt serbė, me ne, kishte edhe dhjetėra femra tė tjera dhe as qė mė shkoi mendja se ata do tė mund tė na dhunonin tė gjithave. Me vete kisha pak para, me tė cilat shpresoja t’i shpėtoja vdekjes. Kur na futėn nė njė shtėpi tė bukur nė lagjen e Arbėrisė, mendova se vetėm do na plaēkisin dhe do na lirojnė. Kur po binte nata, nė dhomėn ku ishim ne, pesė femra, erdhėn papritmas dhjetė policė. Na urdhėruan qė tė zhveshemi. Motra ime provoi tė kėrcejė nga dritarja. Por, policėt e kapėn dhe filluan ta rrahin. I mėshonin aq shumė sa mundnin gjoksit, barkut dhe organeve gjenitale. Kur ajo mbeti e shtrirė nė tokė, njėri me thikė ia hoqi tė gjitha rrobat. Ajo, tani mė, nuk kishte as zė tė klithte. Ne shihnim me ankth se si ajo gėrrithte tokėn me gishtrinjė dhe kur provonte t’i mėshonte ndonjėrit prej tyre, polici tjetėr i mėshonte me kondak nė kokė. Kur ajo e humbi vetėdijen, unė arrita t’i iku nga duart policit qė mė mbate mua dhe tė tjerave nė dhomė dhe na detyronim ta shikonim. Ajo nuk jepte shenja jete dhe kur i hodha pak ujė, u pėrpoq tė thoshte diēka. Unė po qaja dhe polici qė mė mbante m’u afrua dhe mė detyroi me maje tė thikės tė shtrihėm. Kur e pashė se edhe mua do tė mė ē’nderoj, shpejt e mora njė vazo,qė ishte pranė meje dhe i rashė nė kokė. Ai u ngrit shpejt, mė lidhi pėr tavoline dhe e bėri atė qė deshi... Nuk ka diēka mė tė rėndė qė mund tė tė ndodhė nė jetė! Diēka mė tė turpshme dhe mė fatale. Isha dhe mbeta e vdekur, edhepse vazhdoj tė jetoj! Kur desha tė ikė, kur tė njėtėn gjė po ia bėnin edhe njėrės nė dhomė, filluan tė m’i heqin thonjtė me dana. I sheh duart e mia? Ndoshta mė beson! Po shpirti im nuk mund tė shifet dhe askush nė botė kurrė nuk mund tė besojė se si ndihet ai… O zot, sa dhembje bartė me vete ky shpirti im i molisur, o zot….” –pėrfundoi rrėfimin e saj Arbenita. Nga ajo kurrė mė nuk e pashė motren time. Shumė ditė mė mbajtėn aty dhe as vetė nuk di tė tregoj se sa herė me dhunuan e sa vajza pashė tek vdisnin nė duartė e gjelatėve, ushtarė e policė. Nuk mė kujtohet se kush na nxorri nga aty. E di se pas luftės frigohesha tė kėthehėsha nė shtėpi. Ende nuk mund tė besoj se lufta ka mbaruar...
__________________
Te dua ne mengjes
te dua naten vone
te dua se je si yll
S TE DUA pergjithmone
Shpirti_I_Njerit nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 16-08-08, 21:36   #10
MACOKJA :p
 
Avatari i Shpirti_I_Njerit
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: TE ISHA PRAN SPARTACUT TIM
Seksi: Femer
Statusi: E Dashuruar
Mosha: 19
Postime: 1,144
Rrespekti: 6 Shpirti_I_Njerit has a spectacular aura aboutShpirti_I_Njerit has a spectacular aura about
Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek Shpirti_I_Njerit
Unhappy Plagėt e cigares

Plagėt e cigares



R.N.-nė nga rrethi i Prishtinės, pas mbarimit tė luftės e kishin gjetur tė lidhur nė lokalet e Fakultetit Juridik. Ajo muaj tė tėrė nuk e kishte marrė vetėn. Herė pas here kur i vinte vetėdija, ishte e thyer shpirtėrisht. Qante dhe fillonte rrėfimin e saj tė tmerrshėm…
“ Pasi mė nxorėn nga shtėpija, mė dėrguan drejt nė lokalet e Fakutetit Juridik. Aty mė futėn nė njė zyrė tė profesorėve dhe mė vunė prangat e mė mbanin tėrė kohėn tė lidhur. Nuk mė kujtohet sa ditė me radhė nuk kam ngrėnė asgjė. Pėr ēudi nuk kisha uri, por vetėm etje edhe atė etje tė madhe. Nga nevoja pėr ujė mė ishin qarė e pėrgjakur edhe buzėt. Pas disa ditėsh, kur mė morėn gjoja nė pyetje, njėri nga barbarėt serbė mė urdhėroi tė zhveshėm. Unė refuzova. Njėri nga policėt mė ra shuplakė dhe pėrnjėherė mė pėlciti gjaku nga buzėt e shkrumuara. Tjetri nga “bosėt” mu afrua dhe mori nga buzėt e mia me gisht gjakun dhe e lėpiu. “ Si duket, tė gjitha shqiptaret e kanė gjakun e ėmbėl, dhe unė me kėtė thikė, do t’i shijoj tė gjitha…” tha me ironi, dhe me thikėn e cila vezulloi para syve tė mi, filloi tė mi prente rrobat, njė nga njė dhe… pėr njė moment mbeta e tėra lakuriq. Tentova tė bėja diēka, por isha e pafuqishme. Dy nga ata mė mbanin, ndėrsa njėri mė dhunoi. Rezistenca ime e vetme, ishin disa gėrvishje me thonjė nė fytyrėn e dhunuesit…
”Do ta paguash shtrenjtė kėtė, ti dhe shqiptaret tjera qė janė kėtu, si dhe tė gjithė ata qė do tė mbesin nė Kosovė” mė tha paksa i hidhėruar, ndėrsa njėri nga dhunuesit sėrish mė lidhi dhe mė la ashtu lakuriqe, ashtu si isha e rrahur dhe e dhunuar… Pas pak ēastesh, ai e urdhėroi njėrin nga kolegėt e tij t’ia ndiznin cigaren. Mė ofroi edhe mua njė cigare… Ndihesha aq keq sa qė pėr ēdo sekond nė vijim mė bėhej se
vinte e mė lėshonte fuqia. Pasi pushoi pak, u afrua dhe mė tha:
”Me quajnė Nenad Stojanoviq, dhe nga unė do ta kesh njė kujtim qė do tė shoqėrojė tėrė jetėn. Ndoshta ti do tė dėshirosh tė jetosh jetėn si e re dhe e bukur qė je, por unė nuk do tė lė gjatė kėshtu. Do tė tė vras ngadalė-ngadalė...” dhe ma ofroi cigaren mbi gjinjtė e mi dhe e fiku ate duke mė shkatuar plagė tė rėndė tė djegies.
Pastaj e ndezi cigaren tjetėr dhe sa herė donte ta fikte cigaren, e fikte nė trupin tim atė, dhe mė digjte pak nga pak. Ashtu ma dogji trupin pėr disa orė. Ishte njė mizori e pėrcjellė me dhimbje ofshamė e britma, ishte njė torturė nga mė tė tmerrshmet qė nuk e kisha parė as nė filma e as nuk kisha mundur tė paramendoja se “njeriu” mund tė veprojė ashtu kundėr njeriut, pa qoftė ai edhe armiku mė i madh! Natėn qė pasoi mi zgjidhėn duart dhe disa veta, tė tjerė mė dhunuan me radhė. Nuk e di saktėsisht sa vetė kanė luajtur me trupin tim, por sot e shoh se nė tėrė trupin tim ka me qindra plagė qė mė kanė mbetur nga djegiet me cigare, dhe nga thikat e tyre qė prenin e shkruanin fjalė nė trupin tim…” R.N. e ndėrpreu rrėfimin, sepse emocionet ishin tė rėnda pėr njė rrėfim tė tillė dhe filloi tė ofshajė duke qarė. Pėr R.N. jeta ka njė kuptim tė hidhur sepse ajo mban vulėn e cigares nga ato ditė prilli tė thyer tė vitit 1999 .
__________________
Te dua ne mengjes
te dua naten vone
te dua se je si yll
S TE DUA pergjithmone
Shpirti_I_Njerit nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 16-08-08, 21:41   #11
MACOKJA :p
 
Avatari i Shpirti_I_Njerit
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: TE ISHA PRAN SPARTACUT TIM
Seksi: Femer
Statusi: E Dashuruar
Mosha: 19
Postime: 1,144
Rrespekti: 6 Shpirti_I_Njerit has a spectacular aura aboutShpirti_I_Njerit has a spectacular aura about
Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek Shpirti_I_Njerit
Unhappy Mė braktisi mua dhe fėmijėt

Mė braktisi mua dhe fėmijėt


Kur filluan bombardimet, prishtinasitė filluan tė ikin. Unė nuk kisha para, dhe mė mungonte edhe guximi. Edhe gruaja e shtėpisė ku banoja nuk iku, ngase ishte e shtyrė nė moshė. Djalin dhe nusen i kishte dėrguar disa muaj mė parė nė Turqi. Ditėt e para tė bombardimeve frikėsohesha shumė nga bombat. Ndėrsa pėr atė se ēfarė po ndodhte nė qytet, se si po ikte populli, se si njerėzit po dėboheshin e detyroheshin t’i lėshonin shtėpitė dhe se ēka po ndodhte nė Prishtinė dhe gjithė Kosovėn, nuk isha e informuar ngase nuk kisha as televizor e as radio. Ushqim kisha pak, kurse nė atė shtėpi ku isha unė kishte edhe qiraxhi tė tjerė. Ata, njė ditė para bombardimeve, kur kishin vendosur tė ikin, mė thanė:
“Nė kuzhinė i ke tė gjitha, shėrbehu, si tė ishin tuajat”. Aty kah mesi i prillit mu hargjuan thuajse tė gjitha ushqimet dhe u detyrova tė hyjė shtėpi mė shtėpi qė tė mos mė vdisnin fėmijėt nga uria. Atje i gjeta tė gjitha, por, pas disa ditėve, filloi ankthi i vėrtetė. Atė mėngjes po i dėgjoja klithmat e zonjės sė shtėpisė dhe ēirrjet e policėve. Sa ēel e mbyll sytė, ata ma thyen derėn dhe u futėn brenda. Fėmijėt morėn vajin dhe njėri nga policėt serb i mbylli nė banjo. Fėmijėt qanin, kurse dy nga barbarėt mė dhunuan dhe nė krah ma vizatuan kryqin serb. O Zot, sa herė iu luta zotit tė vdes nė ato qaste tragjike. Mė mbyste vetvetiu turpi, nėnēmimi. Isha nėnė e pesė fėmijėve, grua e burrit, e ata loznin me mua. Pas afėr njė ore ata shkuan, kurse unė ua hapa derėn fėmijėve. Ata nuk mė pyetėn asgjė, sadoqė fėmiu i madh ishte 9 vjeē. Por, tė gjithė shikonin plagėn nė krahėrorin tim. Pak mė vonė erdhi edhe zonja e shtėpisė dhe nė praninė e fėmijėve, mė pyeti: “a tė kanė dhunuar?”. Unė nuk iu pėrgjigja, por ia tregova plagėn. “Mirė keni shpėtuar”, mė tha ajo, “dy fqinjėt tanė i pushkatuan”. Policėt serbė erdhėn prap tė nesėrmen. Kėtė herė, pėrveq dhunimit, mė rrahėn mua dhe fėmijėt. E mora sopatėn dhe provova ta vras nėjrin prej tyre, por kot. Ishin katėr dhe njėri prej tyre mė ra me kondak tė pushkės nė kokė. Kur mė erdhi vetėdija, fėmijėt po qanin mbi mua duke menduar se kam vdekur. Pas disa orėve mblodha fuqinė dhe kaluam nė njė lagje tjetėr. Njė plak e njė plakė mė strehuan dhe m’i mjekuan plagėt. Aty qėndrova derisa forcat serbe u larguan nga Kosova. E mora vetėn pak a shumė por nė shpirt kurrė s’munda t’i harroj ato qė mė kishin ndodhur. Kah fundi i qershorit u kėtheva nė Deēan. Tani, ēdo gjė qė kisha patur, ishte djegur e bėrė shkrum, ndaj ngrita njė tendė nė oborr. Kur mė erdhi burri, ia tregova tė gjitha. Fillimisht nuk mė tha asgjė, por pas disa ditėve kur vėrejti ankthet e mia nė gjumė, mė tha: “Grua, ti duhet tė shėrohesh te psikologu. Ndoshta ti edhe je mėsuar pa mua, por unė nuk jam mė burri yt i dikurshėm. Ajo qė tė ka ndodhur e di se ka ndodhė pa dėshirėn tėnde, por ankthet e tua nė gjumė mė pėrkujtojnė ēdo gjė qė tė ka ndodhur dhe e kam vėshtirė tė pajtohem me jetėn”. Deshti tė thotė edhe diēka, por tė dy u shkrehėm nė vajė me orė tė tėra. Tė nesėrmen muk ishte nė shtrat, s’mė kishte lėnė as letėr, as fjalė. Iku duke na braktisur edhe mua edhe fėmijėt dhe vetėm zoti mund ta dijė a i ka shėruar ai plagėt. “Unė do tė jetoj me ato kujtime tė hidhura qė mė plagojnė mė shumė se plumbi qė vret”, tha nė fund deqanasja, e cila edhe pse me shumė probleme, nuk ua ktheu shpinėn fėmijėve.
__________________
Te dua ne mengjes
te dua naten vone
te dua se je si yll
S TE DUA pergjithmone
Shpirti_I_Njerit nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 16-08-08, 21:43   #12
MACOKJA :p
 
Avatari i Shpirti_I_Njerit
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: TE ISHA PRAN SPARTACUT TIM
Seksi: Femer
Statusi: E Dashuruar
Mosha: 19
Postime: 1,144
Rrespekti: 6 Shpirti_I_Njerit has a spectacular aura aboutShpirti_I_Njerit has a spectacular aura about
Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek Shpirti_I_Njerit