Nga Lluiza Pinderi

Keni dėgjuar tė flitet shpesh pėr arin e zi, naftėn. Mund t’u ketė zėnė veshi edhe fjalėn ari i kuq, shafranin. Por rrallė herė keni dėgjuar pėr diamantin e kuzhinės. Kėshtu e quajnė italianėt.


Po flasim pėr tartufin.

Si tė gjitha gjėrat me vlerė, edhe tartufi vjen nga toka. Ai ėshtė njė lloj kėrpudhe, qė rritet nėntokė, atje ku ka pemė, pisha, lisa, lajthi, shelgje apo dushk. Nuk e sheh dritėn e diellit, nuk ka as gjethe e kėrcenj. Ėshtė thjesht njė zhardhok qė ushqehet nga rrėnjėt e pemėve.

Quhet diamanti i kuzhinės pasi ka vlera tė larta ushqimore. Ka njė aromė karakteristike, ndihmon tretjen, pėrmban magnez e kalcium. I varfėr me vitamina, por shumė i pasur me proteina, madje ia kalon edhe mishit.

Ka veti antioksidante dhe elastizuese pėr indet. Disa e quajnė edhe molekula e lumturisė pėr shkak tė efekteve qetėsuese, e tė tjerė e kanė cilėsuar si viagra natyrale.
Janė tė paktė ata qė merren me gjuetinė e zhardhokut, por grua ėshtė vetėm njė. Evgjeni Pano ėshtė e vetmja grua nė Shqipėri qė gjuan tartuf.

Ajo ėshtė nga Fieri, burri nga Gjirokastra.

U takuan nė Kretė, u martuan para 7 vjetėsh dhe sot kanė njė djalė. 5 vjet mė parė vendosėn tė ktheheshin nė Gjirokastėr e tė gjuanin tartuf. Evgjeni tregon pėr Dritare.net se si lindi ideja e kėsaj nisme gati aventurė, por qė rezultoi e suksesshme.

“Ishte ideja e bashkėshortit. Kishte parė nė Greqi njė dokumentar pėr gjuetinė e tartufit, ku e mblidhnin me derra, pasi ata kanė nuhatjen mė tė fortė pėr tartuf. Nė atė kohė nuk ishin stėrvitur ende qentė. Aty tregohej se ku gjendej, nė cilat pemė dhe nė ēfarė dheu. Im shoq ishte 1000% i sigurt se nė fshatin e tij kishte tartuf. Nė fillim qeshnim me tė, ndėrsa ai thoshte “do mė kujtoni njė ditė”. Pastaj kėrkova vetė nė internet dhe m’u duk shumė interesante si punė. Fillova tė ndiqja disa seminare online. U informova pėr llojet e tartufit. Por kur mėsova ēmimet marramendėse, nuk e mendova gjatė, vendosa ta nisnim kėtė pune”.

Evgjeni tregon se gjėja e parė qė bėnė, ishte blerja e qenit. U kushtoi 3500 euro, sepse qentė e racės lagoto manjolo nuk janė tė zakonshėm. Ata janė tė stėrvitur pėr gjetjen e tartufit dhe kėrkojnė trajtim tė mirė.

“Qenin e parė e blemė nė Itali. Ndėrsa qenin e dytė e stėrvitėm vetė. Qentė lagoto janė qenė tė urtė dhe tė bindur. Sa herė qė gjejnė tartuf duhet t’i ushqesh dhe t’i lavdėrosh. Nuk duan kafshė tė tjera nė shtėpi dhe duhet tė kenė orarin e tyre pėr ushqim. Nė gjueti qentė duan qetėsi dhe nuk duan asnjė lloj arome, as duhan”.

“Fillimi i mbarė, gjysma e punės”, thotė njė shprehje popullore. Dhe pėr ēiftin Pano, fillimi ishte mėse i mbarė. Qeni ishte shumė i aftė dhe kėrkimi i tartufit ishte i frytshėm. Kjo gjė i motivoi qė tė vazhdonin.

“Nė fillim gjetėm tartufin e zi beharor (estivum). Nė internet ai kushtonte 300-600 euro pėr kg, por nė tregun qė gjetėm ne, na kushtoi vetėm 30-35 euro. Gjithsesi ishim me fat, pasi gjenim 10-15 kg nė javė.
Tashmė u bėnė 6 vjet qė gjuajmė dhe ėshtė bėrė punė normale. Dalim pothuajse ēdo ditė dhe kėrkojmė pėr 6-7 orė, varet nga koha dhe lloji i tartufit. Por nuk shkojmė pėrditė nė tė njėjtin vend, pasi duhet tė kalojnė 2 ditė, pėr tė shkuar te vendi i parė”.

Evgjeni ėshtė njė eksperte e tartufit, di ēdo gjė pėr tė. Di ku rritet, kushtet qė kėrkon, di mėnyrat e gjetjes dhe mbi tė gjitha llojet e kėtij zhardhoku. Ajo tregon pėr Dritare.net, se ka disa lloje tartufi, qė ndryshojnė jo vetėm nga ēmimi por edhe nga koha, kur mblidhen.

“Ka 120 lloj tartufi. Vetėm 7 lloj konsumohen (5 tė zeza 2 tė bardha). Ēdo lloj tartufi ka sezonin e tij dhe dallohet nga aroma dhe prerja e damarėve. Tuber estivum (i ziu beharor) mblidhet gjatė kohės prill- gusht. Tuber uncinatum (i ziu dimėror) e ka sezonin e tij nė shtator-janar. Tuber biancheto (e bardha e rėrės) mblidhet nė periudhėn janar-mars. Tuber piko (e bardha e shtrenjtė) e ka sezonin e vet nė shtator- dhjetor. Tuber brumale mblidhet nė nėntor-shkurt. Tuber mesenderikum nė tetor-shkurt dhe tuber melanosporum nė janar-prill”.

Sekreti nuk ėshtė vetėm tė kesh njė qen. Ka shumė sekrete kjo punė. Sepse pas gjetjes duhet ta dish se si ta pastrosh dhe ku ta ruash. Prandaj Evgjeni ka tartufin mė tė mirė. Di ta kėrkojė mirė, por mbi tė gjitha ta ruajė mirė, tė freskėt dhe plot aromė, ashtu siē del nga toka.


“Kėrkimi i tartufit ėshtė gjueti. Nuk mund tė nxirret me vegla pune, pasi e dėmton. Duhet tė nxirret vetėm me qen, sepse kėshtu ruan aromėn dhe ėshtė i pjekur. Pas mbledhjes nuk duhet tė lahet, thjesht pastrohet dhe kontrollohet pėr krimba. Mbahet nė njė rrobė pambuku, tė cilėn e ndėrrojmė ēdo 2-3 ditė. Vendoset nė njė kovė me kapak qė tė mos i ikė aroma nė frigorifer dhe kėshtu qėndron i freskėt pėr 10-15 ditė”.

Diamanti i kuzhinės pėrdoret nė njė sėrė ushqimesh, makarona, rizoto, omleta e tė tjerė. Italianėt ia dinė sekretin dhe vijnė e kėrkojnė nė Shqipėri. Pėr shkak se e njohin mirė, e paguajnė edhe mirė. Aq i vlefshėm ėshtė sa ēmimi vendoset nė ankand. Krejt ndryshe ndodh nė Shqipėri. Tė paktė janė ata qė e njohin, mė tė paktė ata qė e kanė luksin ta blejnė dhe konsumojnė.

“Ēmimi i tartufit varet nga lloji dhe nga klienti. Nė Shqipėri pėrdorin mė shumė estivum dhe biancheto, e cila nuk kushton mė shumė se 100 euro, ndėrsa jashtė kushton 300-600 euro. Kėtu nuk ka treg me shumicė dhe ne kemi gjetur nėpėrmjet internetit vetėm klientė familjarė qė blejnė 200-400 gram. Prandaj pėrgjithėsisht e shesim nė vende tė tjera, si: Greqi, Itali, Francė. Kontaktojmė organizata qė blejnė tartuf dhe ata na lajmėrojnė ēdo javė pėr ēmimin, i cili vendoset nė ankand. Porositė i marrim qė jashtė dhe brenda 1-3 ditėsh duhet tė plotėsojmė sasinė e kėrkuar”, tregon Evgjeni. Ajo ka hapur edhe njė faqe nė Facebook me emrin “Thesari i Tokės- Tartufi”, ku publikon tartufin qė mbledh dhe mėnyrat si ta kontaktoni.

Evgjenia nuk e njeh konkurrencėn. Sipas saj, kush punon mirė, pėrzgjidhet nga klientėt. Ėshtė aq profesioniste, saqė e kanė pėrgėzuar pėr punėn qė bėn. Problemi i saj ėshtė ēmimi i ulėt nė Shqipėri. Prandaj edhe ndonjėherė ka menduar t’i largohet tartufit. “Ēmimi ėshtė po aq i rėndėsishėm sa qeni. Po aq i vėshtirė ėshtė edhe kultivimi i tartufit, pėr tė gjetur tokėn e duhur dhe qė tė jetė e sigurt”, thotė Evgjeni.
Pėr shkak tė kėtyre arsyeve, kėto pasuri na i rrėmbejnė tė huajt.
Ėshtė e rėndėsishme qė ne tė vetėdijėsohemi, pėr vlerat qė mbart toka jonė. Shqipėria zotėron thesare, uji, ajri, toke e nėntoke. Duhet tė zgjohemi e tė kuptojmė se ēfarė kemi./Dritare.net