Thanks Thanks:  0
Dislikes Dislikes:  0
Duke shikuar rezultatet 1 ne 9 nga 9

Teme: Bulezim pranvere ..

  1. #1
    plak gjufurrak Avatari i kitrra 123
    Antarėsuar nė
    Jul 2008
    Vendodhja
    jam tu nxe i kusi me uje se du mej nrru teshat
    Mosha
    38
    Postime
    16,979
    Post Thanks / Like
    Forca e Rrespektit
    8080

    Bulezim pranvere ..

    Ka enderr edhe ne zhgjenderr ashtu siq ka zhgjenderr edhe ne enderr njashtu siq ka pranvere ne dimer dhe dimer ne pranvere megjithate duhet te jeshe i verbuar teresishte apo i shkermoqur plotesishte qe te mos ndjeshe se pranvera ka ardhe.

    Me pranveren vjen dhe shpresa, apo vete gjalleria njom shpresen. Pas nje kohe kur rrenjet nuk thithin leng jete, kur trupi dhe deget nuk percojne asnje ditherime jete vjen shpresa kur sythat, mbushur me endrra bulezojne, per te thithur ajrin jetedhenes. Dhe kjo shprese e ringjalljes miklon gjithandej si nje zgjim nga nje pergjumje.

    Ka bulezuar pranvera andej nga ju o akullnaja?
    - I TAKOJ LUFTETARIT NE TE CILIN BASHKOHET E SHKUARA DHE E ARDHMJA -

    -Kashta noton e diamanti fundoset!

    Likes Nikita liked this post

  2. #2
    VIP Avatari i bella
    Antarėsuar nė
    Jul 2008
    Vendodhja
    Aty ku nuk je ti!
    Postime
    8,460
    Post Thanks / Like
    Forca e Rrespektit
    5798

    Titulli: Bulezim pranvere ..

    Me ardhjen e pranveres celin jo vetem lulet qe leshojne arome ne rruget me smog, por pranvera nxjerr ne pah romanticizmin dhe shpresen per dashuri, per te jetuar. Dielli shkrin akujt e shpirtit dhe njerzit edhe pse te zhgenjyer nga nje realitet i renduar qe prekin cdo dite, mbajne e ushqejne shpresen se nje ardhme e mire do te vi per ta.

    Vihet re nje buzeqeshje qe ti e ke cdo dite dhe me te hapur sa here qe muajt ikin dhe pranvera eshte prane. Dalim nga ai gjumi letragjik i dimrit ku jemi mbyllyr, fillon shpresa dhe ndryshimi qe ne rrobat tona..ato jane me me ngjyra, me te lehta..kjo eshte shenje e nje pozitiviteti.... nuk ka akull qe nuk shkrin edhe me te ngurtin e sheh me te bukur.
    " Mm-hmm. Oh, so typical. Ooo, I'm a man. Ooo, I have a penis. Ooo, I have to win money to exert my power over women."

    UNE JAM KESHTU, NUK DO ME NDRYSHONI KURRE....Njihmeni NESE KENI DURIM.
    Likes Nikita liked this post

  3. #3
    Supergirl Avatari i Nikita
    Antarėsuar nė
    Oct 2012
    Postime
    19,809
    Post Thanks / Like
    Forca e Rrespektit
    11129

    Titulli: Bulezim pranvere ..

    Keto rrjeshta ju te dy pse smi dergoni per konkursin e letersise ee :p
    ............................ She's whiskey in α teαcup.

  4. #4
    oNcE... Avatari i Soulmind
    Antarėsuar nė
    Dec 2011
    Postime
    11,880
    Post Thanks / Like
    Forca e Rrespektit
    9106

    Titulli: Bulezim pranvere ..

    Mua mka marre malli te perjetoj ndrrimin e stineve...
    "Be Kind! For everyone you meet is fighting a harder battle you know nothing!" ~Plato~

  5. #5
    plak gjufurrak Avatari i kitrra 123
    Antarėsuar nė
    Jul 2008
    Vendodhja
    jam tu nxe i kusi me uje se du mej nrru teshat
    Mosha
    38
    Postime
    16,979
    Post Thanks / Like
    Forca e Rrespektit
    8080
    Ka enderr edhe ne zhgenderr ashtu siq ka zhgenderr edhe ne enderr njashtu siq ka pranvere ne dimer dhe dimer ne pranvere megjithate duhet te jeshe i verbuar teresishte apo i shkermoqur plotesishte qe te mos ndjeshe se pranvera ka ardhe.

    Me pranveren vjen dhe shpresa, apo vete gjalleria njom shpresen. Pas nje kohe kur rrenjet nuk thithin leng jete, kur trupi dhe deget nuk percojne asnje ditherime jete vjen shpresa kur sythat, mbushur me endrra bulezojne, per te thithur ajrin jetedhenes. Dhe kjo shprese e ringjalljes miklon gjithandej si nje zgjim nga nje pergjumje.

    Ka bulezuar pranvera andej nga ju o akullnaja?
    - I TAKOJ LUFTETARIT NE TE CILIN BASHKOHET E SHKUARA DHE E ARDHMJA -

    -Kashta noton e diamanti fundoset!

    Likes NeVertiti liked this post

  6. #6
    Kohe & Stine Avatari i NeVertiti
    Antarėsuar nė
    Apr 2011
    Vendodhja
    PerTej HoriZontit
    Postime
    29,966
    Post Thanks / Like
    Blog Entries
    4
    Forca e Rrespektit
    10
    Citim Origjinale Postuar nga kitrra 123 Shfaq Poten
    [COLOR=#333333]

    Ka bulezuar pranvera andej nga ju o akullnaja?
    ahahhahaha,shiko me paska pas marre malli me te lexu neper forum,pasi ke pase mungesa keto kohe.

    Per temen;

    I kaplova stinet ne gjoks ,duke thithuj ajrin e dimrit te ftohte,kaluan ngricat dhe acaret dhe une mbahesha akoma ngrohte.
    Kur dielli buzeqeshi ne ato maje, te thepisura e plot gjelbrim,e pash shpirtin permbi to, tek ikte larg ne fluturim....
    Likes kitrra 123 liked this post

  7. #7
    Anėtar i Nderuar Avatari i Passion
    Antarėsuar nė
    May 2010
    Postime
    6,299
    Post Thanks / Like
    Forca e Rrespektit
    4240
    Citim Origjinale Postuar nga kitrra 123 Shfaq Poten
    Ka enderr edhe ne zhgenderr ashtu siq ka zhgenderr edhe ne enderr njashtu siq ka pranvere ne dimer dhe dimer ne pranvere megjithate duhet te jeshe i verbuar teresishte apo i shkermoqur plotesishte qe te mos ndjeshe se pranvera ka ardhe.

    Me pranveren vjen dhe shpresa, apo vete gjalleria njom shpresen. Pas nje kohe kur rrenjet nuk thithin leng jete, kur trupi dhe deget nuk percojne asnje ditherime jete vjen shpresa kur sythat, mbushur me endrra bulezojne, per te thithur ajrin jetedhenes. Dhe kjo shprese e ringjalljes miklon gjithandej si nje zgjim nga nje pergjumje.

    Ka bulezuar pranvera andej nga ju o akullnaja?
    Ftohte,minus temperature para dy ditesh ,thash se me ngriu e shpirtin

    Bora dje sythat e kumbullave,thaneve u shpalli lufte.

    Asnje bulez rakie s'do kete kete vit
    E vrava Ēezarin jo se nuk e doja por doja mė shumė Romėn.
    *Bruti*

  8. #8
    oNcE... Avatari i Soulmind
    Antarėsuar nė
    Dec 2011
    Postime
    11,880
    Post Thanks / Like
    Forca e Rrespektit
    9106
    Pranvera vjen e
    puhiza ngrohtesie shperndan.
    Aroma dehese prek mijera gjokse.
    Shperthejne ujvara ndjenjash
    E shpirtrat mbushen me fryme.
    Shtrihen duar e krahe sa oqeane.
    Pranvera buzeqesh,
    E hap dritare dashurie .
    "Be Kind! For everyone you meet is fighting a harder battle you know nothing!" ~Plato~
    Likes NeVertiti liked this post

  9. #9
    plak gjufurrak Avatari i kitrra 123
    Antarėsuar nė
    Jul 2008
    Vendodhja
    jam tu nxe i kusi me uje se du mej nrru teshat
    Mosha
    38
    Postime
    16,979
    Post Thanks / Like
    Forca e Rrespektit
    8080
    Shkriju edhe TI!

    Rrezja e diellit kishte qare permes perdeve duke rene mbi qepallat e renduara, qe dergjeshin, mbi syte e mi nga lodhja e nates se mbremshme. Dola nga erresira e kesaj nate te pafund, me trupin e vrare egersishte, nga beteja ne erresire, qe kishin bere mendja dhe shpirti. Te cakorduara si asnjehere me pare te vendosura perballe njera tjetres kishin perdorur trupin tim si arene luftimi duke e dermuar plotesisht.
    Mendja, kjo akullnaje frikesuese, kishte ngrire ate nate kur dashuria u thye si nje kristal, duke shenderruar, nga keto copza, nje iceberg qe te ngjalte friken. Ruante acarin e saj, ftohtesine e akullt, dhe nuk donte ndryshimin. E shpirti, si shpirti i ngrohte, aq me shume me rrezet e kesaj pranvere kishte marre gjallerine, duke u fryre si nje syth pranveror dhe donte te ikte nga ngrirja, per tu shkrire, per te filluar serish, per te shperthyer si bulezim. Eshte koha e ndryshimit. E ringjalljes.

    ‘’O mendje akull, pa degjo cicerimat e dallendyshes prane dritares. U kthyen. Po ndertojne folene e re. Degjo zerat e holla me te dridhurat e kendshme. Ta hap dritaren dhe shif njehere se si cicerojne sqep me sqep.’’
    ‘’O mendje akull, mos mi trishto luleboret se ato nga toka sollen deliresine dhe freskine e tyre. A nuk te shqeteson dritherima e tyre? Dritherima e tyre ndjell pranveren per te shkrire akujt. Ato cdo vite njohin fundin per tu ktheyr perseri’’.

    ‘’O mendje akull, me pranveren vjen dhe shpresa, apo vete gjalleria njom shpresen. Pas nje kohe kur rrenjet nuk thithin leng jete, kur trupi dhe deget nuk percojne asnje dritherime jete vjen shpresa kur sythat, mbushur me endrra bulezojne, per te thithur ajrin jetedhenes dhe per te shperthyer te gjitha endrrat. Dhe kjo shprese e ringjalljes miklon gjithandej si nje zgjim nga nje pergjumje’’.

    ‘’O mendje akull, ka enderr edhe ne zhgjenderr ashtu sic ka zhgjenderr edhe ne enderr njashtu siq ka pranvere ne dimer dhe dimer ne pranvere megjithate duhet te jeshe i verbuar teresishte apo i ngrire plotesishte qe te mos ndjeshe se pranvera ka ardhe’’

    ‘’O mendje akull, po te hape perden qe te shohesh se dhe maja malit te bardhe eshte dorezuar. Po shkrihet cdo dite duke nxjerre, ne lumin qe rrjedhe, tere turbullirat qe do t’i leshojne vend pastertise si loti. Dhe kush si dorezohet pranveres?’’.

    Andaj, shkriju dhe ti se nuk reziston dot! Aq me shume prane nje shpirti vullkan. Te dalim te mbledhim lule t’i bejme kurora shume aromeshe dhe shumengjyreshe, e te dalim tek shtegu i vjeter. Une e di! Ajo ka per te ardhur per tu shkrire ne shpirtin tim, per tu shkrire ne mendjen tende, per tu shkrire te gjithe ne nje.
    - I TAKOJ LUFTETARIT NE TE CILIN BASHKOHET E SHKUARA DHE E ARDHMJA -

    -Kashta noton e diamanti fundoset!


Informacionet e Temes

Vizitoret qe po Shikojne Kete Teme

Momentalisht aty jane 1 vizitor duke lexuar kete teme. (0 anetare dhe 1 vizitore)

Leja e Postimit

  • Ju nuk mund te postoni tema te reja
  • Ju nuk mund tju postoni pergjigje
  • Ju nuk mund te postoni bashkangjitje
  • Ju nuk mund te ndryshoni postimet tuaj
  •