Thanks Thanks:  0
Likes Likes:  0
Dislikes Dislikes:  0
Duke shikuar rezultatet 1 ne 2 nga 2

Teme: Pse feja islame nuk e duron vizatimin e profetit Muhamed?

  1. #1
    ♫! Stuck On You ♫! Avatari i AnGeLiC
    Antarėsuar nė
    Nov 2014
    Postime
    15,854
    Post Thanks / Like
    Forca e Rrespektit
    5507

    Pse feja islame nuk e duron vizatimin e profetit Muhamed?


    Zyrtarėt francezė ende janė duke u pėrpjekur pėr gjetur motivin e sulmit tė armatosur nė revistėn satirike nė Paris, nė tė cilin mbetėn tė vrarė 12 persona. Por, sipas mediave franceze, tė armatosurit thėrrisnin, “Ne morėm hak pėr Pejgamberin!” derisa po kryenin sulmin.

    Charlie Hebdo, revista satirike franceze e sulmuar tė mėrkurėn, ka njė histori tė diskutueshme nė pėrshkrimin e Profetit Muhamed, shpesh nė njė mėnyrė tė pafavorshme, e kjo ka zemėruar shumė myslimanė nė mbarė botėn.

    Ndalimi i ilustrimit tė Profetit Muhamed filloi si njė pėrpjekje pėr tė shmangur adhurimin e idhujve, qė ishte i pėrhapur nė vendlindjen e Islamit, nė Arabi. Por nė vitet e fundit, ky ndalim ka marrė njė ngjyrim vdekjeprurės.

    Njė parim themelor i Islamit ėshtė qė Muhamedi ėshtė njė njeri, jo Perėndia, dhe portretizimi i tij mund tė ēojė nė adhurimin e njė njeriu nė vend tė Allahut.

    “E gjithė kjo ėshtė e rrėnjosur nė nocionin e adhurimit tė idhujve”, thotė Akbar Ahmed, i cili kryeson departamentin e Studimeve Islame nė Universitetin Amerikan.

    “Nė Islam, nocioni i Perėndisė kundrejt ndonjė pėrshkrimi tė Perėndisė apo ndonjė figure tė shenjtė ėshtė shumė i fortė”.

    Nė disa mėnyra, Islami ishte njė reagim kundėr krishterimit, tė cilin myslimanėt e hershėm besonin se ėshtė udhėhequr nė rrugė tė gabuar duke besuar te Krishti, jo si njeri, por si Perėndi. Ata nuk donin qė e njėjta gjė tė ndodhė edhe me Profetin Muhamed.
    “Profeti vetė ishte i vetėdijshėm njerėzit nė qoftė se do tė shihnin fytyrėn e tij tė portretizuar nga njerėzit, ata do tė fillonin adhurimin ndaj tij”, thotė Ahmed. “Kėshtu qė ai vetė ka folur kundėr kėtyre imazheve, duke thėnė: “Unė jam vetėm njė njeri”.

    Pėr ironi edhe mė tė madhe, sulmet nganjėherė tė dhunshme kundėr portretizimit tė profetit janė lloj adhurimi, duke vrarė dhe adhuruar nė mungesė tė njė imazhi, thotė Said Hussein Rashid, njė profesor i studimeve islamike nė Universitetin Hofstra nė Nju Jork.

    Nė tetor tė vitit 2011, zyra e Charlie Hebdo qe djegur nė tė njėjtėn ditė kur revista planifikonte tė lėshonte njė numėr me njė ballinė qė ngacmonte ligjin islamik.

    Ballina kishte njė karikaturė me figurėn e Profetit Muhamed, me njė mbishkrim qė thoshte, “100 goditje nė qoftė se ju nuk jeni duke vdekur nga tė qeshurat”.

    Nė shtator tė vitit 2012, Franca mbylli ambasadat nė rreth 20 vende nė mes tė zhurmės globale mbi filmin anti-Islam “Pafajėsia e Myslimanėve”, revista botoi njė numėr duke shfaqur njė karikaturė ku pėrshkruhej njė Profeti Muhamed gjysmė lakuriq i mbuluar me vetėm njė mbulesė, nė njė karrocė duke u shtyrė nga njė ortodoks.

    Gazetari i Charlie Hebdo, Laurent Leger mbrojti revistėn nė atė kohė, duke thėnė se karikatura nuk pati qėllim tė provokojė zemėrim ose dhunė.
    “Qėllimi ėshtė pėr tė qeshur”, pati thėnė Leger nė vitin 2012. “Ne duam tė qeshim me ekstremistėt – ēdo ekstremistė. Ata mund tė jenė myslimanė, hebrenj, katolikė. Gjithkush mund tė jetė fetar, por mendimet ekstremiste dhe veprimet e tyre ne nuk mund t’i pranojmė…”

    Por, pėr shumė myslimanė, pamje pėrqeshėse tė Profetit Muhamed, jo vetėm si njė profet, por edhe si njė ekzemplar i moralit, nuk janė ēėshtje pėr tė qeshur.

    Paraqitjet satirike tė Profetit Muhamed nuk janė tė reja, ato janė shumė moderne, tha Rashid.

    “Nė kontekst tė Evropės, ku nė shumė vende myslimanėt ndjehen sikur ata janė tė rrethuar, imazhet nuk janė parė si kritikė, por si ngacmim. Dhuna, si pėrgjigje, ėshtė qartėsisht e gabuar dhe jo proporcionale. Megjithatė, kjo nuk ka shumė lidhje me zemėrimin fetar, mė shumė ajo ėshtė parė si hakmarrje”.

    Por edhe nė Shtetet e Bashkuara, ku myslimanėt janė pėrshtatur mė shumė me klimėn, ekstremistėt kanė kundėrshtuar portretizimin e Profetit Muhamed nė “South Park”, emisionin satirik e gjithashtu edhe me “Vizatoni Ditėn e Mohammedit”, qė shpėrtheu njė reaksion.

    Mohamed Magid, imam i cili udhėheq Shoqėrinė Islamike tė Amerikės sė Veriut, thotė se ndalimi mysliman nė vizatimin e profetėve pėrfshin edhe Jezusin dhe Moisiun, qė Islami i trajton si profetė.

    Disa vende myslimane kanė ndaluar filmat “Noe” dhe “Eksodi” kėtė vit, sepse karakteret e tyre kryesorė janė profetėt hebrenj.

    Nė xhamitė suni, dega mė e madhe e besimit, nuk ka imazhe tė njerėzve tė ēdo lloji. Hapėsirat janė zbukuruar shpesh me ajetet e Kur’anit.

    “Piktura dhe imazhet janė tė ndaluara tė adhurohen”, thotė Magid.

    Por ka pasur raste historike qė pėrshkruanin profetin mysliman, sidomos nė degėt jo-sunite tė Islamit, thotė Omid Safi, profesor pėr studimet fetare nė Universitetin Duke.

    “Ne kemi pasur pamje vizuale tė profetit nė formėn e miniaturave dhe fotot nė kontekstin iranian, kontekstin turk, dhe kontekstin qendrore tė Azisė”, thotė Safi, autori i librit “Kujtimet e Muhamedit”.

    “Njė konteksti i rėndėsishėm ku pamjet e profetit nuk kanė qenė tė pėrshkruara ka qenė nė kontekstin arab”.

    “Nėse shkoni mė larg nė lindje, larg nga Gadishulli Arabik, ju mund tė gjeni pamje tė profetit nė art,” tha Johari Abdul-Malik, imam pėr Qendrėn Islame Dar Al-Hixhra nė Falls Church, Virxhinia.

    Ai thotė se imazhe tė mėsimeve tė profetit nganjėherė pėrdoren pėr tė mbushur boshllėqet nė analfabetizėm.

    Por edhe pėrshkrimi i Profetit Muhamed nga artistėt myslimanė kanė qenė njė ēėshtje e ndjeshme.

    Ahmed, njė ish-ambasador i Pakistanit nė Mbretėrinė e Bashkuar dhe Irlandė, thotė se artistėt myslimanė vepruan nė shekujt e 15 dhe 16 do tė pėrshkruanin profetin por ata nuk pėrshkruanin fytyrėn e tij.

    “Do tė ishte sikur ai tė ishte i veshur me njė velo mbi fytyrėn e tij, kėshtu qė me tė vėrtetė ortodoksėt nuk mund tė kundėrshtojė se ēfarė zgjidhje ata gjetėn”, thotė Ahmed.

    Nė njė film mysliman tė quajtur “Messenger”, i cili qarkullonte nė gjithė botėn myslimane nė vitet 1970 dhe 1980, Muhamedi pėrshkruhej vetėm si njė hije.

    Adbul-Malik ka thėnė se nė Kur’an, nuk ka “asnjė deklaratė nga profeti qė kėrkon qė imazhet e tij tė mos regjistrohen.”

    Vargjet qė ndalojnė krijimin e imazheve tė profetėve kanė ardhur nga hadithi, tė dhėna prej thėnieve tė Profetit Muhamed dhe shokėve tė tij mė tė ngushtė. Hadithet konsiderohen dytėsore pėr Kuranin nė aspektin e autoritetit tekstual, por tė dhėnat nganjėherė kontradiktore kanė ēuar nė shekujt me debate brenda ummetit, ose bashkėsisė globale myslimane.

    Dijetarėt e fesė thonė se kundėrshtimi mysliman pėr tė mos portretizuar Muhamedin nuk ishin shkelur nė shekujt mė herėt: pėr shkak tė njė hendeku tė madh nė mes botės myslimane dhe perėndimit.

    Nė kohėn e globalizimit, jo-myslimanėt dhe kritikėt e Islamit janė ndjerė tė lirė tė pėrshkruajnė Muhamedin, duke pėrfshirė edhe disa mėnyra ofenduese.

    Nė vitin 2006 pėrshkrimi nga njė karikaturist danez i profetit veshur me njė bombė si njė ēallmė me njė fitil tė ndezur provokoi demonstrata nė tė gjithė botėn.

    Ahmed thotė se deri relativisht nė kohėt e fundit, pamje tė Jezusit qenė tė prirura pėr tė qenė me nderim, por Krishterimi ka pasur njė dekadatė qė ėshtė marrė me trajtimet e me portretizimet negative tė Jezusit nė film dhe art. /kallxo.com/Marrė nga CNN.com/
    Mos lejo asnje te ndjehet rehat duke mos te respektuar ty..

  2. #2
    Donatorė Avatari i Lauri
    Antarėsuar nė
    Jul 2008
    Postime
    8,905
    Post Thanks / Like
    Blog Entries
    1
    Forca e Rrespektit
    6068
    Nje pjese nuk duan qe te paraqitet portreti i Muhametit. Disa te tjere e paralelozojne me figurime vizatimesh ne episode te kronikave te ndryshme.
    ps. Edhe Yaweh ne Testamentin e vjeter thote ne menyre te prere qe te mos paraqitet asnje imazhe i tije.

Informacionet e Temes

Vizitoret qe po Shikojne Kete Teme

Momentalisht aty jane 1 vizitor duke lexuar kete teme. (0 anetare dhe 1 vizitore)

Leja e Postimit

  • Ju nuk mund te postoni tema te reja
  • Ju nuk mund tju postoni pergjigje
  • Ju nuk mund te postoni bashkangjitje
  • Ju nuk mund te ndryshoni postimet tuaj
  •