![]() |
|
|||||||
| Regjistrohuni | Stafi Pergjigjet | Lista e Anėtarėve | Albumi | Lojra | Kalendari | Kėrko | Postime te reja | Shėnoji Forumet si tė Lexuar |
| Jurisprudence Jurisprudenca cfare perben ne teresi Jurisprudenca. Te qenit Avokot, Jurist, dhe Trup gjykues |
Antarsohu tani falas!
|
![]() |
|
|
LinkBack | Veglat e Temės | Kėrko nė Temė |
|
|
#1 |
|
Anėtarėsuar: Jul 2008
Postime: 29
Rrespekti: 0
![]() |
I. ēfarė ėshtė e Drejta Ndėrkombėtare?
Krijimi i shteteve moderne sovrane, solli nevojėn e krijimit tė njė grumbulli rregullash pėr rregullimin e marrėdhėnieve midis tyre. Ky grup rregullash - i pėrbėrė nga zakonet dhe traktatet - ėshtė ajo qė ne e quajmė e drejta ndėrkombėtare. Zakoni e ka origjinėn nė ndjekjen nga ana e shteteve tė njė praktike tė pėrgjithshme qė ndjehej e detyrueshme. Ai aplikohet nė tė gjithė shtetet dhe disiplinon nė njė mėnyrė tė pėrgjithshme njė numėr tė kufizuar ēėshtjesh, siē janė pėr shembull pėrdorimi i forcės, imuniteti diplomatik, pėrdorimi i detit dhe i qiellit dhe e drejta e traktateve. Traktati ėshtė njė instrument qė shtetet pėrdorin kur dėshirojnė tė punojnė sė bashku dhe tė vendosin mė shumė rregulla tė detajuara midis tyre.Marrėveshje ndėrkombėtare janė nėnshkruar pėr tregtinė dhe mbrojtjen e mjedisit, pėr problemet financiare dhe bujqėsore, si dhe nė ēdo fushė tė veprimtarisė qeveritare ku ka vend pėr njė bashkėpunim tė suksesshėm. Nė disa raste, traktatet kanė krijuar instrumenta tė pėrhershėm tė bashkėpunimit ndėrqeveritar. Kjo ka ēuar nė lindjen e organizmave ndėrkombėtarė, siē janė Organizata e Kombeve tė Bashkuara (OKB), njė organizatė botėrore qė ka pėr detyrė ruajtjen e paqes dhe sigurisė ndėrkombėtare, Kėshilli i Evropės, tė cilit i ėshtė besuar promovimi i demokracisė, tė drejtave tė njeriut dhe zbatimit tė ligjit, Komuniteti Evropian (EC), i cili krijoi njė treg tė pėrbashkėt dhe njė bashkim gjithnjė e mė tė ngushtė tė njė numri nė rritje vendesh evropiane, Organizata pėr Sigurim dhe Bashkėpunim nė Evropė (OSBE),e angazhuar nė pėrmirėsimin e marrėdhėnieve midis Botės Pėrėndimore dhe demokracive tė reja tė Evropės Qėndrore dhe Lindore, dhe shumė tė tjera me njė kompetencė mė tė kufizuar. Qėllimi i tė drejtės ndėrkombėtare, ndonėse shumė i gjerė, ndikon edhe nė veprimtarinė e qeverive dhe organizatave ndėrkombėtare, duke nxjerrė tė drejta, detyrime dhe rregulla mbi tė cilat shtetet do tė ngrenė marrėdhėniet e tyre. Zakonisht kjo e drejtė nuk i shqetėson individėt. Sidoqoftė, kėta tė fundit mund tė kenė liri dhe tė drejta tė mbrojtura nga instrumenta ndėrkombėtarė, kur qeveritė marrin pėrsipėr garantimin e tyre pėr secilin qė ėshtė brenda juridiksionit tė tyre. Marrėveshjet ndėrkombėtare janė pėrdorur gjithashtu edhe pėr ngritjen e gjykatave pėr zgjidhjen e kundėrshtive midis shteteve, sipas ligjit ndėrkombėtar. Kjo favorizon ruajtjen e paqes, dhe kufizon pėrdorimin e forcės. Institucioni mė i lartė gjyqėsor nė kėtė drejtim, ėshtė Gjykata Ndėrkombėtare e Drejtėsisė. Gjykata Ndėrkombėtare e Drejtėsisė Gjykata Ndėrkombėtare e Drejtėsisė, ėshtė organi gjyqėsor kryesor i Kombeve tė Bashkuara. Eshtė njė organizėm i pėrbėrė nga gjykatės tė pavarur, tė zgjedhur, dhe njė institucion ndėrkombėtar i pėrhershėm. Funksioni i saj, ėshtė qė tė vendosė nė bazė tė ligjeve ndėrkombėtare mbi mosmarrėveshjet e njė natyre ligjore, qė i janė paraqitur asaj nga shtetet. Asnjė ēėshtje nuk mund t'i paraqitet Gjykatės n.q.s. tė dy palėt nuk janė shtete. Njė individ ose organizatė, mund tė ēojė njė ēėshtje pėrpara Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė, vetėm nėse shteti i tyre - duke u bazuar nė tė drejtėn ndėrkombėtare - e merr pėrsipėr njė gjė tė tillė. Nė kėtė mėnyrė mosmarrėveshja kthehet nė njė midis shteteve. Njė ēėshtje mund t'i paraqitet Gjykatės vetėm me pėlqimin e shteteve tė interesuara. Nė fjalė tė tjera, asnjė shtet sovran nuk mund tė bėhet palė nė njė proces pėrpara Gjykatės pa dhėnė, nė njė mėnyrė apo njė tjetėr, pėlqimin e saj pėr kėtė. Pėr shembull, nė rastin e Arit tė Marrė nga Roma nė vitin 1943, i cili i takonte Shqipėrisė, Italia aplikoi nė Gjykatė, duke pretenduar shpėrndarjen e arit si shpėrblim i pjesshėm pėr dėmin e pėsuar nga njė ligj shqiptar. Shqipėria nuk bėri aplikim nė Gjykatė. Nė vendimin e saj mė 15 Janar 1954, Gjykata vendosi se nuk mund tė trajtohej mosmarrveshja midis Italisė dhe Shqipėrisė, pėrderisa Shqipėria nuk kishte dhėnė pėlqimin e saj pėr kėtė gjė. Nė fakt, ky ar iu dha Anglisė me Vendimin e Gjykatės sė vitit 1949 mbi ēėshtjen e Kanalit tė Korfuzit, dhe i ėshtė kthyer Shqipėrisė kohėt e fundit. Vendimet e Gjykatės, janė tė detyrueshme, pėrfundimtare dhe tė paapelueshme pėr palėt. Vendimi i Gjykatės, nuk ka fuqi pėr mosmarrėveshje midis shteteve apo palėve tė ēėshtjes tė cilat janė tė ndryshme nga ato pėr tė cilat vendimi ėshtė marrė. Megjithatė, Gjykata kur plotėsohen disa kritere, ka juridiksionin qė tė interpretojė ose tė rishqyrtojė vendimet e saj. Sot, Gjykata ėshtė e hapur praktikisht pėr tė gjitha shtetet e botės, duke pėrfshirė edhe Shqipėrinė. Nė fakt, Shqipėria ishte njė nga palėt e ēėshtjes sė parė qė duhet tė trajtonte kjo Gjykatė; (Mbretėria e Bashkuar v. Shqipėria). Nė kėtė ēėshtje, disa anije britanike u dėmtuan rėndė dhe anėtarė tė ekuipazhit tė saj u vranė nga njė eksplozion minash, ndėrsa po kalonin nėpėr njė hapėsirė tė ujrave shqiptare tė ē'minuara mė parė. Mbretėria a Bashkuar e akuzoi Shqipėrinė se kishte kryer ose kishte lejuar njė palė tė tretė qė tė shtronte mina pasi ishin kryer operacionet e pastrimit tė tyre. Shqipėria, nga ana e saj, i drejtoi njė kundėr-akuzė Mbretėrisė sė Bashkuar pėr dhunim tė sovranitetit tė Shqipėrisė, nėpėrmjet dėrgimit tė anijeve luftarake nė ujrat shqiptare dhe pėr kryerjen e operacioneve tė pastrimit tė minave nė ujrat shqiptare pas shpėrthimit. Gjykata dha tre vendime pėr kėtė ēėshtje dhe tė gjitha ato ishin tė detyrueshme pėr tė dy vendet. Gjykata vendosi qė Shqipėria ishte pėrgjegjėse pėr shpėrthimet, por nuk e pranoi tezėn sipas sė cilės Shqipėria i kishte vendosur vetė minat. Nga ana tjetėr u vendos se minat nuk mund tė vendoseshin pa dijeninė e qeverisė shqiptare. Gjykata vendosi qė Mbretėria e Bashkuar kishte ushtruar tė drejtėn e kalimit tė pafajshėm nė rrugėt ujore ndėrkombėtare, por nga ana tjetėr u gjykua se pastrimi i minave kishte dhunuar sovranitetin e Shqipėrisė, sepse ishte kryer nė kundėrshtim me vullnetin e qeverisė shqiptare. Gjykata vendosi qė Shqipėria tė paguante njė shihėr prej 844.000 paund. III. Mbrojtja Ndėrkombėtare e tė Drejtave tė Njeriut E gjitha kjo ėshtė, ose mund tė duket se ėshtė shumė larg interesave tė qytetarit tė zakonshėm, i zėnė me preokupimet e tij tė pėrditshme. E drejta ndėrkombėtare - mund tė thotė dikush - mund tė jetė e pėrdorshme nė zgjidhjen e mosmarrėveshjeve midis shteteve sovrane dhe tė imponojė zbatimin e ligjit nė vende tė mėdha e tė vogla. Ajo mund tė mbrojė paqen dhe sigurinė, tė nxisė bashkėpunimin dhe drejtėsinė midis kombeve, por a ėshtė ajo vėrtet e lidhur direkt me njė qytetar tė zakonshėm? E drejta ndėrkombėtare, mund tė ndihmojė shqiptarin apo francezin, gjermanin apo ēdo qytetar tjetėr evropian, qė t'i respektohen tė drejtat e tij njerėzore. Shumė gjėra qė ne pėrfitojmė nė jetėn e pėrditshme, janė tė bazuara nė ato qė ne i quajmė "tė drejtat e njeriut". Kėto tė drejta pėrfshijnė tė drejtėn pėr tė jetuar tė lirė, pėr tė shprehur opinionet dhe idetė, pėr t'u trajtuar ndershmėrisht dhe me dinjitet nga tė tjerėt, dhe pa asnjė diskriminim mbi baza tė tilla si seksi, raca, feja, mendimi politik apo i ndonjė lloji tjetėr. Tė drejtat e njeriut janė zakonisht njė pjesė themelore e ēdo kushtetute moderne, por ato janė gjithashtu tė garantuara nga njė numėr tekstesh ndėrkombėtare, duke pėrfshirė Konventėn e Kėshillit tė Evropės pėr Mbrojtjen e tė Drejtave tė Njeriut dhe Lirive Themelore, e nėnshkruar mė 1950. Shqipėria ėshtė pjesė e Konventės qė nga 29 Korrik 1996. Me anė tė kėtij traktati, Shqipėria dhe 39 vende tė tjera evropiane, janė angazhuar tė garantojnė respektimin e disa tė drejtave themelore tė njeriut pėr tė gjithė qytetarėt qė ndodhen nėn juridiksionin e tyre. Kėto tė drejta duhet tė jenė, dhe sigurisht janė, tė siguruara mė mirė nė nivel kombėtar. Dispozitat e Pėrkohshme Kushtetuese shqiptare, dhe pa dyshim kushtetuta e ardhshme, pėrmbajnė dhe do tė pėrmbajnė kryesisht tė njėjtat tė drejta me ato tė Konventės. Kontrolli ndėrkombėtar, i zbatuar nga institucionet e pėrcaktuara nga Konventa, ėshtė dhe duhet tė jetė vetėm dytėsor. Megjithatė roli i tij ėshtė shumė i rėndėsishėm. Rėndėsia e Konventės Evropiane pėr tė Drejtat e Njeriut Rėndėsia e kėsaj konvente nuk qėndron vetėm nė numrin e tė drejtave tė pėrfshira nė tė, por gjithashtu nė mekanizmat mbrojtės tė vendosura nė Strasburg pėr tė hetuar shkeljet e kallėzuara dhe pėr tė respektuar respektimin e detyrimeve qė rrjedhin nga Konventa. Ajo mbahet nėn shqyrtim tė vazhdueshėm nė mėnyrė qė tė pėrmirėsohet mbrojtja qė jep Konventa si nėpėrmjet zgjerimit tė numrit tė tė drejtave tė garantuara ashtu edhe nėpėrmjet pėrmirėsimit tė strukturave ekzistuese. Qėllimi i Konventės ėshtė dhėnia e njė njė garancie ndėrkombėtare, nė vijim tė mbrojtjes nė shtete tė veēanta. Pėr mė tepėr, ēėshtjet gjyqėsore tė Komisionit Evropian dhe tė Gjykatės sė tė Drejtave tė Njeriut, kanė zhvilluar mė shumė dispozitat e Konventės dhe kanė ushtruar njė influencė gjithnjė e mė tė thellė mbi ligjet dhe realitetet shoqėrore tė shteteve anėtare. Gjykatat kombėtare tė shteteve anėtare tė Konventės, kur vendosin mbi njė ēėshtje tė tė drejtave tė njeriut, i referohen tashmė gjithnjė e mė tepėr vendimeve tė Strasburgut, dhe zbatojnė standartet dhe parimet e vendosura atje. Gjithashtu, mund tė pėrmenden shumė raste tė modifikimit tė legjislacionit tė shteteve dhe tė praktikave administrative pėrpara ratifikimit tė Konventės nga ana e tyre, veēanėrisht nė rastin e atyre shteteve qė i janė bashkuar sė fundmi Kėshillit tė Evropės. Nė vitin 1994, Kėshilli i Evropės i kėrkoi Shqipėrisė dhe 10 vendeve tė tjera nė tė cilat ishte ende nė fuqi dėnimi me vdekje, ta anullonin atė. Si rrjedhim, Shqipėria ndėrmorri ruajtjen e njė moratoria prej tri vjetėsh para ekzekutimit. Ankesat pranė Gjykatės Evropiane, mund tė bėhen si nga shtetet ashtu edhe individėt. Ankesat e individėve pėrbėjnė pjesėn mė tė madhe. Numėrohen mė tepėr se 30.000 tė tilla qė nga hyrja nė fuqi e Konventės nė vitin 1953. Gjykata Evropiane, ka dhėnė mė tepėr se 600 gjykime qė nga krijimi i saj nė vitin 1959. Ankesat e individėve i pėrkasin njė numri nė rritje ēėshtjesh, duke pėrfshirė pėrdorimin e dėnimit trupor, izolimin e pacientėve mendorė, ndalimin e endacakėve, tė dyshuarve terroristė dhe redicivistėve, tė drejtat e tė burgosurve, disiplinėn ushtarake dhe profesionale, mundėsinė e hyrjes nė gjykata, gjatėsinė e procedurave ligjore dhe ndershmėrinė e gjykatave, rregjistrimin e telefonatave, ndalimin e divorcit, ligjet mbi aktivitetin homoseksual dhe abortin, statusin e transeksualėve, lirinė e shtypit, radios dhe televizionit, kujdestarinė dhe pėrkujdesjen e fėmijėve, statusin e fėmijėve jashtė ligjit, veprimtaritė sindikaliste, emigracionin, deportimin dhe ekstradimin, tė drejtat e pronėsisė, kompensimin pėr shtetėzimet. Procedura Rritja e numrit tė shteteve anėtare si dhe ndėrgjegjėsimi qytetarėve evropianė mbi mundėsitė e ofruara nga Konventa, sollėn nevojėn e ndryshimeve tė procedurės dhe tė strukturės sė institucioneve tė Strasburgut. Kėto ndryshime duhet tė sigurojnė njė reduktim tė ngarkesės dhe njė funksionim mė tė shpejtė dhe efikas tė sistemit. Qė nga 1 Nėntori 1998, do tė ketė njė Gjykatė tė vetme tė pėrhershme, me njė numėr gjykatėsish tė barabartė me atė tė shteteve anėtare tė Konventės. Gjykata do tė ketė juridiksion nė tė gjitha problemet qė i pėrkasin interpretimit dhe zbatimit tė Konventės. Gjithashtu, Gjykata do tė jetė e aftė tė japė mendime kėshilluese, kur njė gjė e tillė i kėrkohet nga Komiteti i Ministrave tė Kėshillit tė Evropės. Gjykata do tė pranojė aplikime nga ēdo person, organizatė joqeveritare ose grup individėsh qė ankohen se janė viktimė e njė shkelje tė konventės, d.m.th. i tė drejtave tė tyre njerėzore, nga njėri prej shteteve anėtare. Aplikimi individual do tė shqyrtohet nga njė trup gjykues prej tri gjykatėsish, i cili do tė ketė kompetencėn, qė me votė unanime, tė deklarojė si tė papranueshėm njė aplikim. Gjykata mund tė marrė nė shqyrtim njė ēėshtje vetėm pasi tė jenė pėrdorur tė gjitha shkallėt gjyqėsore vendase, dhe brenda njė periudhe gjashtė mujore nga data nė tė cilėn ėshtė marrė vendimi pėrfundimtar. Gjykata nuk duhet tė merret me aplikime anonime, aplikime qė nė thelb janė tė njėjta me njė ēėshtje tė trajtuar mė parė ose qė janė tė pabazuara. Rreth 90% e rasteve tė rregjistruara deri tani, janė hedhur poshtėė si tė papranueshme. Megjithatė, ėshtė e rėndėsishme tė theksohet se Gjykata ėshtė e hapur pėr kėdo qė dėshiron tė paraqesė njė ankesė. Pėr paraqitjen e njė aplikimi pėrpara Gjykatės nuk kėrkohet asnjė lloj shpenzimi apo pėrfaqėsimi ligjor, megjithėse asistenca e njė juristi ėshtė e kėshillueshme. Nė tė njėjtėn kohė, ėshtė e mundshme qė aplikantėt tė marrin njė ndihmė tė pjesėshme ligjore. Nėse njė aplikim nuk deklarohet i papranueshėm nga komiteti, ēėshtja do t'i transferohet Trupit Gjykues, tė pėrbėrė nga shtatė gjykatės, tė cilėt do tė shqyrtojnė pranueshmėrinė dhe meritat e ēėshtjes. Gjykatėsi, i zgjedhur nga shteti kundėr tė cilit ėshtė paraqitur ēėshtja, do tė jetė gjithmonė i pranishėm nė Trupin Gjykues. ēdo aplikim i regjistruar, do t'i jepet njė gjykatėsi raportues (rapporteur) i cili do tė komunikojė me palėt duke synuar arritjen e njė zgjidhje miqėsore. Procedura normalisht do tė jetė e shkruar dhe gojore. Nėse nuk arrihet njė zgjidhje miqėsore, atėherė Trupi Gjykues do tė marrė njė vendim. Pas tri muajsh, nėse nuk ėshtė ėshtė kėrkuar referimi i ēėshtjes nė Trupin e Lartė Gjykues tė pėrbėrė nga 17 gjykatės, vendimi merr formė tė prerė. Referimi i ēėshtjes nė Trupin e Lartė Gjykues do tė lejohet vetėm nė rrethana tė jashtėzakonshme, kur ēėshtja ngre probleme serioze tė njė rėndėsie tė madhe. Gjykimi duhet tė jetė i argumentuar dhe i detyrueshėm pėr shtetin. Komiteti i Ministrave duhet tė sigurojė zbatimin e vendimit tė Gjykatės nga ana e qeverive. Mė Shumė Instrumenta pėr tė Mbrojtur tė Drejtat e Njeriut Konventa pėr tė drejtat e njeriut ėshtė plotėsuar nga Konventa Evropiane pėr Parandalimin e Torturės dhe Trajtimit ose Dėnimit Jonjerėzor dhe Degradues, anėtare e sė cilės ėshtė edhe Shqipėria. Nė vazhdim, shumė marrėveshje dhe rekomandime tė tjera tė arritura nė fushėn e tė drejtave tė njeriut, nga Ministrat e Jashtėm dhe Asamble Parlamentare, tė cilat mund tė ketė njė ndikim domethėnės mbi politikat e shteteve anėtare nė kėtė fushė. Instrumentat e Kėshillit tė Evropės mishėrojnė njė numėr parimesh tė rėndėsishme tė aplikueshme nė shtetet e drejtuar nga ligji si: parimi i ligjshmėrisė, e drejta e administrimit tė bazuar tė drejtėsisė, mundėsia e hyrjes nė gjykata, garantimi i njė dėgjimi tė drejtė dhe publik, paanshmėria e gjykatėsve dhe proporcionaliteti i dėnimeve. Kėto parime duhet tė udhėheqin veprimtarinė e qeverisė dhe autoriteteve tė tjera, si dhe atė tė pushtetit gjyqėsor dhe legjislativ. Konventa nuk ėshtė diēka e fiksuar dhe pėrfundimtare, por diēka qė ka evoluar nė mėnyrė tė vazhdueshme, qysh prej arritjes sė saj nė vitin 1950. Vetė tė drejtat kanė evoluar pėrgjatė historisė njerėzore. Ato evoluojnė ende, dhe janė njė trashėgimi e ēmuar por e brishtė pėr tė cilėn kanė luftuar gra e burra tė guximshėm. Varet gjithashtu nga ne, tė kujdesemi pėr to, nė mėnyrė qė tė ketė gjithnjė e mė pak njerėz tė cilėve u mohoen kėto tė drejta.
__________________
Presheva Networks Internet Web Hosting Provider |
|
|
|