Duke shikuar rezultatet 1 ne 18 nga 18

Teme: Higjena e gojes

  1. #1
    Anėtar i ri
    Antarėsuar nė
    Jul 2008
    Postime
    108
    Forca e Rrespektit
    52

    Post Higjena e gojes

    Si te kujdesemi per dhembet dhe mishin e dhembeve? Larja e dhembeve rregullisht dhe perdorimi i fillit dentar ndihmon ne shendetin e dhembeve dhe mishit te dhembeve, dhe parandalon kariesin dentar dhe semundjet e mishit te dhembeve.

    Pse eshte higjiena e gojes e rendesishme?

    Higjiena e gojes parandalon problemet dentare – kryesisht formimin e pllakes dentare dhe gurezave, te cilat jane faktoret kryesore ne krijimin e problemeve te mishit te dhembeve si dhe kariesit (prishja e dhembeve)

    Pllaka dentare eshte nje depozitim i bardhe dhe i bute i cili krijohet ne siperfaqet e dhembeve. Formohet kur bakteriet (sporet) bashkohen me peshtymen dhe ushqimin. Pllaka permban rreth 400 lloje bakteriesh. Ju mund te hiqni ate duke mbajtur nje higjene te mire te gojes.

    Kalkulus, ose ndryshe gurezat, eshte pllake e kalcifikuar dhe e forcuar. Ngjitet fort pas dhembeve. Ne pergjithesi largohet nga dentisti me instrumenta te vecante.

    Kariesi (prishja e dhembeve) jane vrimat te cilat krijohen ne smaltin(enamel) e dhembeve. Nje nder shkaqet kryesore te kariesit eshte mbledhja e pllakes. Bakteriet ne pllake formojne acid pas reaksionit te tyre me sheqerin dhe nishesten qe ndodhet ne ushqime. Acidet mbahen ne kontakt me dhembet me ndihmen e pllakes dhe me kalimin e kohes shkaterrojne smaltin dhe dentinen.

    Semundjet e mishit te dhembeve (paradontozat) jane infeksioni dhe inflamimi i indeve qe rrethojne dhembet. Pllaka dentare eshte shkaku kryesor per formimin e ketyre semundjeve. Pllaka permban disa lloje bakteriesh te cilat shtohen me zhvillimin e semundjeve periodontale. Semundjet periodontale ndahen ne dy lloje sipas shkalles se zhvillimit te semundjes.

    Gingivitis eshte inflamimi i mishit te dhembeve. Ka shume lloje por ne shumicen e rasteve jane te shkaktuara nga pllaka dentare.
    Periodontitis ndodh ne qofte se gingivitisi keqesohet dhe progreson drejt indeve mbeshtetes te dhembit si membrana periodontale dhe procesi alveolar (kocka rreth dhembit).

    Semundjet e mishit te dhembeve jane shkaktaret kryesore ne humbjen e dhembeve ne moshat e vjetra. Eshte gjithashtu shkaktari kryesor i eres se keqe te gojes(halitosis). Megjithate semundjet e mishrave te dhembeve ne shumicen e rasteve jane te sherueshme.

    Higjera rutine e gojes

    Eshte e rendesishme qe te behet zakon pasja e nje higjene te mire te gojes duke perdorur furcen dhe fillin dentar cdo dite.

    Larja e dhembeve

    Dhembet duhet te lahen te pakten dy here ne dite. Perdorni furce me fije te buta. Koka e furces duhet te jete aq e vogel sa te futet ne te gjithe pjeset e gojes. Furca si rregull duhet te nderrohet cdo 3-4 muaj. Shume veta mendojne se nje furce elektronike kryen nje pastrim me te mire prandaj ato jane bere kaq shume popullore kohet e fundit. Eshte e keshillueshme qe te perdoret nje paste dhembesh qe te permbaje fluorid. (fluoride ndihmon ne parandalimin e kariesit)

    Filli dentar

    Filli dentar duhet te perdoret te pakten nje here ne dite pasi te lahen dhembet. E preferueshme eshte dy here ne dite.(Shume njerez te cilet nuk e kane perdorur me pare habiten se sa shume copera mund te hiqet duke perdorur fillin dentar si suplement i furces)
    Ditet e para kur fillon perdorimi i fillit dentar nga mishi i dhembeve mund te dale pak gjak. Duhet te ndaloje brenda disa ditesh. Ne qofte se dalja e gjakut vazhdon kontaktoni dentistin tuaj sepse gjaku nga mishi i dhembeve eshte tregues i fillimit te semundjeve te mishit te dhembeve.

    Cfare mund te beni tjeter?

    Zakonisht masat e mesiperme jane te mjaftueshme. Por :
    -Shume njerez perdorin gjithashtu gargara antiseptike cdo dite per te parandaluar semundjet. Per individet qe nuk jane te afte te perdorin furcen e dhembeve gargarat antiseptike luajne nje rol te rendesishem ne pastrimin e dhembeve.

    -Gjuha mund te pastrohet pasi te lani dhembet. Ky veprim mund te kryhet me ane te furces se dhembeve ose me ane te disa furcave te vecanta per gjuhen.

    -Ne qofte se jeni duhanpires duhe te keni si qellim lenjen e duhanit. Pirja e duhanit eshte faktor risku per semundjet e mishrave te dhembeve.

    -Ushqehuni me nje diete te shendetshme. Evitoni ushqimet dhe lengjet qe kane permbajtje te madhe sheqeri. Sheqernat jane ushqim per bakteriet i cili me vone kthehet ne acid nga keto te fundit duke shkaktuar karies.

    -Ne qofte se do i jepni ilace femijeve, sipas mundesive perdorni ilace qe nuk permbajne sheqer.

    -Perdorimi i cimcakezave pa sheqer pas ushqimit rrit rrjedhjen e peshtymes e cila luan nje rol te rendesishem ne pastrimin e gojes.

    Disa pika te tjera te rendesishme

    -Femijeve duhet ti mesohet higjena e mire e gojes sa me heret qe te jete e mundur.

    -Beni kontroll dentar sipas intervaleve te rekomanduara nga dentisti juaj (te pakten nje here ne vit).

    -Per ndihme dhe keshilla te metejshme kontaktoni dentistin tuaj


  2. #2
    Anėtar Aktiv
    Antarėsuar nė
    Jul 2009
    Vendodhja
    Rep.Kosoves Lipjani
    Mosha
    23
    Postime
    589
    Forca e Rrespektit
    57

    Default

    Bravo Arber per kete tem qe keni haper ju lutem
    tung nga Qendrimi.


  3. #3
    Anetar Avatari i fshatari
    Antarėsuar nė
    Aug 2009
    Vendodhja
    A thua valle ?Ky ishte ligji i mashtrimit
    Mosha
    21
    Postime
    924
    Forca e Rrespektit
    49

    Default Si tė heqim erėn e pakėndshme tė gojės?



    -Mbajtja erė e gojės ėshtė diēka qė mund ta kemi pėrjetuar tė gjithė tė paktėn njė here.
    Por nė raste tė tilla ju nuk keni pse tė kufizoni aktivitetet tuaja sociale dhe tė ndryshoni standardin e jetesės.

    Njė lajm i dhėnė nė faqen e njohur tė internetit Ehow shpjegon se ēfarė mund tė bėjmė pėr kurimin e erės sė gojės. Ja disa metoda:

    1. Duke mbajtur ēamēakėz dhe mendėr ose duke pėrdorur sprej tė cilėt freskojnė gojėn mund tė shpėtoni pėrkohėsisht nga era kronike e gojės. Por kėta nuk janė kura tė sakta. Ndėrkohė qė ju kėrkoni rrugėt dhe mėnyrat definitive tė shpėtimit nga era e gojės mund ta mbani tė fshehur problemin pėr njė fare kohe.

    2. Nėse i keni hundėt e zėna dhe keni vėshtirėsi nė frymėmarrje kjo mund tė jetė shkak pėr mbajtjen erė tė gojės. Sepse njė gojė e thatė mban erė. Konsumimi i rregullt i ujit ndihmon mbajtjen tė freskėt tė gojės dhe gjallėron rrjedhjen e pėshtymės. Gjithashtu larja e dhėmbėve dhe pastrimi i mbetjeve qė mund tė mbesin mes dhėmbėve ndihmon nė largimin e erės sė gojės.

    3. Era kronike e gojės krijohet dhe nga mungesa e higjienės sė saj. Mund tė mendoni se dhėmbėt i lani ashtu siē duhet por a e keni pastruar ndonjėherė gjuhėn ? Pas ushqimeve me erė tė rėndė apo pas pirjes sė njė kafeje gjuha i ruan mikrobet dhe bakteret nė shtresėn e sipėrme tė saj. Prandaj pėr tė kuruar erėn e gojės pėrveē larjes sė rregullt tė dhėmbėve duhet dhe njė pastrim i rregullt i gjuhės.

    4. Disa sėmundje mund tė jenė shkaktarė tė erės sė gojės. Kemi folur rreth problemeve tė sinozitit por edhe sėmundja e diabetit ndonjėherė mund tė shkaktojė njė erė jo tė kėndshme goje. Prandaj para se tė kurojmė erėn e gojės duhet tė kurojmė sėmundjen nga e cila vuajmė.

    5. Edhe dietat e mbajtura pėr t’u dobėsuar janė shkaktare tė erės sė gojės. Veēanėrisht nėse si metodė dobėsimi zgjidhni dietėn e varfėr me karbohidrate , jeni tė humbur. Nė dietat me karbohidrate tė pakta trupi prodhon dhe pėrdor lėndė tė quajtura keton. Vetėm se njėra prej tyre del jashtė trupit me anė tė frymės dhe mund tė shkaktojė njė erė tė pakėndshme goje. Pėr tė parandaluar diēka tė tillė e vetmja rrugė ėshtė tė konsumoni ushqime tė pasura me karbohidrate.

    Ai qė ėshtė i pasur, jep nga teprica, ai qė nuk ėshtė i pasur jep nga zemra

    Ai qė ėshtė nė fuqi bėhet se din ēdo gjė

    Ai qė han hudėr nuk e ndien erėn e vet, por ia ndijnė tė tjerėt

    Ai qė i mbėshtetet pemės sė madhe, gjen hijė gjithmonė

  4. #4
    Dum spiro, spero くる Avatari i sweetzzinna
    Antarėsuar nė
    Jul 2008
    Vendodhja
    Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ
    Postime
    18,860
    Blog Entries
    53
    Forca e Rrespektit
    25

    Default Titulli: Higjena e gojes

    Me dhėmbė tė bukur deri te njė trup i shėndoshė

    Duke i kushtuar vėmendje higjienės sė gojės, para sė gjithash tė dhėmbėve dhe mishit tė dhėmbėve, ju jo vetėm qė do tė keni njė buzėqeshje tė bukur, por edhe njė shėndet tė pėrgjithshėm shumė mė tė mirė. Nė fakt, trupi i shėndoshė dhe dhėmbėt e shėndoshė nuk shkojnė pa njėri-tjetrin. Kurrė nuk ėshtė vonė qė tė filloni t’i mėsoni fėmijėt se sa e rėndėsishme ėshtė higjiena e dhėmbėve dhe e gojės nė pėrgjithėsi.
    Higjiena e gojės rritė vetėbesimin
    Dhėmbėt e prishur dhe mishi i sėmurė i dhėmbėve, pėrpos qė paraqesin problem shėndetėsor, janė edhe njė siklet i madh estetik, qė ndikojnė nė uljen e vetėbesimit. Me siguri se kur ke erė tė keqe nga goja, tė tjerėt do tė ikin nga ti dhe, nė kėtė mėnyrė, do tė ndihesh i izoluar dhe i lėnė anash.

    Higjiena orale – efikase kundėr sėmundjeve tė zemrės
    Mendohet se inflamacionet kronike, tė shkaktuara nga inflamacioni i mishit tė dhėmbėve, mund tė ēojnė deri te sėmundjet kardiovaskulare, ku pėrfshihen edhe sėmundjet e zemrės, tė rrezikshme pėr jetė.

    Higjiena e gojės pėr njė memorie tė mirė
    Tė rriturit qė kanė mish tė inflamuar tė dhėmbėve,
    ku shfaqet edhe gjakderdhja, sipas studimeve, kanė edhe njė memorie mė tė keqe, gjė qė ėshtė parė nė testet e ndryshme tė memories.
    Pra, brushėn nė dorė dhe lani dhėmbėt pas ēdo shujte.KS

    Think Pink! Say NO to breast cancer!

  5. #5
    Dum spiro, spero くる Avatari i sweetzzinna
    Antarėsuar nė
    Jul 2008
    Vendodhja
    Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ
    Postime
    18,860
    Blog Entries
    53
    Forca e Rrespektit
    25

    Default Titulli: Higjena e gojes

    Shkaktarėt e erės sė gojės

    A ju ka ndodhur ndonjėherė qė ndonjė mik apo partneri tė ju bėjė me dije qė “hm…pakėz po tė vie era e gojės”?. Shumica e njerėzve me halitozė (erė tė gojės) nuk e dinė qė u vjen era. Edhe nėse i lani dhėmbėt rregullisht, nuk jeni larg rrezikut. Mė poshtė ju paraqesim tetė shkaktarė tė erės sė gojės qė ndoshta nuk i keni ditur.Mėnyra e ushqimit
    Ushqimet me sasi tė larta tė proteinave apo produkteve tė qumėshtit japin sasi tė mėdha tė aminoacideve, tė cilat janė livadh me lule pėr baterie. Njė studim shkencor i bėrė vitin e kaluar ka treguar qė ekziston lidhje nė mes tė erės sė keqe tė gojės dhe obezitetit.
    Frymėmarrja me gojė
    Secili proces qė i than indet e gojės, duke e ndaluar pėshtymėn t’i largojė bakteret nga gjuha, e inkurajon erėn e keqe tė gojės. Kandidatėt qė mė sė shumti e pėrjetojnė kėtė proces janė personat qė vuajnė nga astma dhe ata qė gėrhasin natėn.

    Ilaēet
    Pėshtyma i largon bakteret qė i japin erėn e keqe gojės. Shumė ilaēe, pėrfshirė kėtu edhe antidepresivėt, diuretikėt, bile-bile edhe aspirina mund ta thajnė gojėn. Kėshtu qė, me mė pak pėshtymė do ta keni mė vėshtirė t’i largoni bakteret qė ju japin erė.
    Mos-ngrėnia e mėngjesit
    Ndoshta jeni tė informuar pėr pėrparėsitė qė ka mėngjesi i mirė pėr trupin dhe mendjen e njeriut. Pėrveē kėtyre, ai ndihmon nė largimin e erės sė gojės duke e stimuluar prodhimin e pėshtymės e cila i largon bakteret nga gjuha. Era e gojės do ju vijė prapėseprapė nėse do tė hanit mėngjes tė pėrgatitur me qepė ose hudhėr.
    Alkooli
    Konsumi i lartė i alkoolit shkakton dehidrimin e trupit (largimin e lėngjeve nga trupi).Kėshtu qė, nėse konsumoni alkool, goja juaj do tė thahet dhe bakteret erė-kėqija do t’ju shkaktojnė erė tė gojės.
    Bakteret
    Lloji i baktereve qė ju jep erė mė sė shumti rri nė gjuhė, duke liruar gazra gjatė procesittė mbėrthimit tė copėzave tė ushqimit dhe substancave tė copėtuara nga pėshtyma. Kėto baktere shumohen gjatė natės, sepse nė atė kohė gjėndrat pėshtymore e ngadalėsojnė prodhimin e pėshtymės (pėr kėtė arsye neve na vjen era e gojės kur zgjohemi nga gjumi). Disa njerėz kanė numėr mė tė madh tė kėtyre baktereve erė-kėqija, qė e shpjegon faktin se pse disa njerėzve u vjen era e gojės mė shumė se tė tjerėve. Njė studim i tanishėm tregon qė bakteri H.pylori e cila ėshtė pėrgjegjėse pėr ulcerat e lukthit, mund tė shkaktojė erė tė gojės dhe sėmundje tė mishrave tė dhėmbėve nėse e gjen rrugėn deri te gjuha juaj.
    Sėmundjet e brendshme
    Nėse keni erė tė gojės shumė tė rėndė, ju keni mundėsi qė jeni duke vuajtur nga ndonjė sėmundje e brendshme. Pėr shembull, insuficienca renale (e veshkave) i jep gojės njė erė tė rėndė. Po ashtu edhe diabeti i pakontrolluar mund t’ju dėrgojė sinjale duke shkaktuar njė erė tė pazakontė tė gojės.

    Infeksionet e rrugėve tė frymėmarrjes
    Infeksionet e dhėmbėve apo mishit tė gojės janė shkaktar i njohur i erės sė gojės. Ajo ēka shumica e njerėzve nuk e dinė ėshtė qė erėn e gojės mund tė ta japė edhe bronkiti, sėmundja e sinuseve apo thjeshtė njė ftohje. Infeksionet e rrugėve tė frymėmarrjes i copėtojnė indet duke e filluar njė rrjedhje tė qelizave dhe qelbit qė i ushqejnė bakteret erė-kėqija. /Telegrafi/

    Think Pink! Say NO to breast cancer!

  6. #6
    VIP Avatari i braziljania
    Antarėsuar nė
    Jul 2008
    Vendodhja
    Butterfly flying away
    Postime
    9,609
    Blog Entries
    1
    Forca e Rrespektit
    151

    Default Titulli: Higjena e gojes

    SHĖNDETI I DHĖMBĖVE

    Mėnyra mė e mirė pėr tė parandaluar shfaqjen e sėmundjes sė dhėmbėve, mishit tė dhėmbėve (gingivės) dhe hapėsirės sė gojės nė pėrgjithėsi, ėshtė tė fitojmė shprehi tė duhura dhe njė zakon tė rregullt rreth mirėmbajtjes sė higjienės orale. Ėshtė shumė e rėndėsishme tė krijomė njė rutinė pėr sa i pėrket larjes sė dhėmbėve dhe atė pas ēdo tė ngrėni dhe nė darkė para fjetjes. Tek fėmijėt e vegjėl duhet tė kemi kujdes qė ti ndėrgjegjėsojmė ata dhe ti bėjmė tė vetėdijshėm qė nė fėmijėri tė hershme rreth rėndėsisė sė madhe qė ka mirėmbajtja e higjienės orale. Nė pesėvjeēarin e parė te jetės sė fėmijės duhet tė kemi kujdes qė ti ndihmojmė dhe ti mėsojmė rreth larjes sa mė tė rregullt tė dhėmbėve dhe mishit tė dhėmbėve deri sa fėmija tė fitojė siguri nė vetvehte qė larjen mund ta bėjė vet.

    Nė ditėt qė jetojmė gjithnjė e mė tepėr i kushtohet kujdes, madje i jepet njė vėmendje dhe rėndėsi tė veēantė larjes sė dhėmbėve dhe mirėmbajtjes sė higjienės orale si dhe theksi gjithmonė vendoset nė faktin se e rėndėsishme ėshtė qė kėto shprehi tė fitohen qė nė fėmijėri tė hershme. Shėndeti i dhėmbėve ka njė ndikim tė madh nė cilėsinė e jetės sonė. Njė buzėqeshje e bukur e plotėson madje e zbukuron pamjen tonė tė jashtme, ndėrsa dhėmbėt e shėndetshėm mundėsojnė tė kemi njė ushqyerje sa mė tė shėndetshme.

    PASTAT E DHĖMBĖVE

    Zgjedhja e njė paste sa mė tė mirė nuk ėshtė aspak njė detyrė e lehtė. Nėpėr vitrina nė dyqane shpesh gjejmė me dhjetra lloje pastash pėr dhėmbė nga dhjetra prodhues. E rėndėsishme ėshtė tė zgjedhim pastėn e cila pėrmbanė fluor. Disa nga pastat ofrojnė edhe mbrojtje nga depozitimet e mundshme tė disa mineraleve tė forta. Nė qoftė se zgjedhni pastė dhėmbėsh pėr fėmijėn tuaj, atėherė kini kujdes qė pasta tė ketė shije tė mirė, nė mėnyrė qė larja e dhėmbėve tė jetė sa mė e kėndshme pėr fėmijėn.

    Mėsoni dhe kėshilloni fėmijėt tuaj qė pasta e dhėmbėve nuk ėshtė ushqim qė gėlltitet dhe se ėshtė shumė e rėndėsishme qė pas larjes pasta tė nxirret jashtė me pėshtymė dhe tė shplahet sa mė mirė goja. Gjithmonė tė pėrdoret sasi e vogėl e pastės, sa madhėsia e kokrrės sė bizeles, nė mėnyrė qė gjatė larjes sė dhėmbėve tek fėmijėt, nė rast gėlltitjeje, fėmija tė mos gėlltisė sasi tė madhe fluori.

    FURĒAT E DHĖMBĖVE

    Problemi i zgjedhjes sė njė furēe sa mė tė mirė e tė pėrshtatshme nuk ėshtė aspak mė i vogėl se ai i zgjedhjes sė pastės. Gjatė zgjedhjes sė furēės duhet tė kemi kujdes qė fijet e furēės tė jenė tė buta dhe nė fund tė mos jenė tė ashpra por tė lakueshme. Nė varėsi tė madhėsisė sė hapėsirės sė gojės kini kujdes nė zgjedhjen e madhėsisė sė kokės sė furēės.

    Koka e furēės do tė duhej tė ishte e vogėl nė mėnyrė qė tė ketė mundėsi tė depėrtojė nė tė gjitha pjesėt e kavitetit oral dhe nė tė gjithė dhėmbėt.Ēdo tre ose katėr muaj zėvendėsoni furēėn tuaj me njė tė re.
    Kur tė blini furēėn pėr fėmijėn tuaj, kini parasyshė qė dhėmbėt e tyre janė shumė tė ndjeshėm dhe se zgjedhja dhe pėrdorimi i njė furēė tė gabuar do tė ēonte nė dėmtime serioze tė indit dhėmbor. Kėshtu qė ėshtė tejet e rėndėsishme qė furēa pėr fėmijė tė ketė fije tė buta. Derisa fėmija tė jetė i vogėl edhe furēa duhet tė jetė shumė e vogėl qė tė pėrshtatet me kavitetin oral tė fėmijės. Kur fėmija tė rritet, furēa le tė jetė aq e madhe sa qė tė mund tė furēohen (lahen) njė deri nė dy dhėmbė njėkohėsisht. Furēa duhet tė ketė vetinė tė pėrfshijė edhe hapėsirat interdentare nė mėnyrė qė pastrimi i dhėmbėve tė jetė sa mė i plotė.
    Furēat elektrike mund tė jenė argėtuese pėr fėmijėt. Pėrparėsi tjetėr ėshtė se pėr njė kohė tė shkurtėr bėjnė mė shumė lėvizje, ēka bėn qė tė shkurtohet koha e furēimit aktiv. Mund tė kenė rėndėsi praktike edhe tek fėmijėt me probleme tė veēanta, tek tė cilėt qėndrimi i gjatė dhe i disciplinuar gjatė pastrimit me furēė mund tė jetė i bezdisshėm dhe kjo paraqet problem.

    :fluturoze:"The future belongs to those who believe in the beauty of their dreams.:fluturoze:

  7. #7
    VIP Avatari i braziljania
    Antarėsuar nė
    Jul 2008
    Vendodhja
    Butterfly flying away
    Postime
    9,609
    Blog Entries
    1
    Forca e Rrespektit
    151

    Default Titulli: Higjena e gojes

    SOLUCIONET PĖR SHPLARJEN E KAVITETIT ORAL

    Ekziston njė diferencė e madhe midis solucioneve tė thjeshta ujore pėr shplarjen e gojės dhe solucioneve tė cilat pėrmbajnė fluor. Tė parat ēlirojnė fytin dhe frymėmarrjen si dhe i japin gojės freski, por nuk ofrojnė mbrojtje pėr dhėmbin. Shumica e kėtyre preparateve pėrmbajnė alkool dhe nuk janė tė pėrshtatshme pėr fėmijėt nėn moshėn gjashtėvjeēare, sepse mund ti gėlltisin.

    Solucionet qė pėrmbajnė fluor formojnė rreth dhėmbit njė shtresė mbrojtėse tė fluorit, e cila parandalon kariesin. Gjithsesi e rėndėsishme ėshtė tė konsultoheni me stomatologun e fėmijės tuaj, lejohet apo jo qė fėmija juaj tė pėrdorė tė tilla solucione. Gjithashtu vėrtetohuni qė fėmija juaj ėshtė vėrtetė nė gjendje tu pėrmbahet rregullave tė pėrdorimit tė solucioneve, dmth: pas shplarjes solucioni tė nxirret jashtė, jo tė gėlltitet!

    FILLET DENTARE

    Filli dentar ėshtė njė pjesė shumė e rėndėsishme e higjienės orale. Me fillė dentar ju mund tė pastroni vende ku shpesh mund tė formohen depozitime tė ndryshme nga mbetjet ushqimore, tė cilat aty mbesin edhe pas larjes sė dhėmbėve me furēė dhe me pastė dhėmbėsh. Filli dentar pėr vetitė qė posedon ėshtė nė gjendje ti eliminojė kėto depozitime edhe nė vende ku furēa nuk depėrton dot. Kėshillohet qė filli dentar tė pėrdoret tė paktėn njė herė nė ditė, ndėrsa lloje tė ndryshme tė fillit dentar janė bėrė pėr t’ju pėrshtatur nevojave tė ndryshme dhe gjendjes sė kavitetit oral. Kėshtu psh: nėse keni njė gjendje tė mirė tė gojės, dmth. i keni tė gjithė dhėmbėt, poashtu i keni tė ruajtur tė gjitha kontaktet fiziologjike okluzale mes dhėmbėve, atėherė ėshtė mirė tė pėrdorni fill dentar tė prodhuar prej mėndafshi tė butė, i cili i ruan edhe papilat interdentare dhe nuk i dėmton ato me fijet e veta. Pra zgjidhni fillin dentar qė ju pėrshtatet mė shumė. Fillė dentar pėr fėmijė mund tė gjeni nė farmaci duke u konsultuar sė pari me mjekun tuaj stomatolog.

    EDHE PRODUKTET USHQIMORE JANĖ TĖ RĖNDĖSISHME

    Sikurse ėshtė e rėndėsishme tė mbahet higjienė e rregullt orale, nė luftėn kundėr sėmundjes sė dhėmbėve dhe mishrave tė tyre rėndėsi ka edhe kujdesi pėr njė ushqim tė ekuilibruar. Kėshillohet qė ushqimi tė pėrmbajė sa mė shumė pemė dhe perime dhe sa mė pak yndyrė dhe kripė.

    Ēimēakezat pa sheqer (posaēėrisht ata qė pėrmbajnė ksilitol) janė shumė tė mira pėr dhėmbė dhe kėshillohet tė konsumohen pas ēdo tė ngrėni, si mjet ndihmės nė mirėmbajtjen e higjienės orale, sidomos nė rastet kur nuk kemi mundėsi ti pastrojmė dhėmbėt. Ato na ndihmojnė nė pastrimin e pjesėve tė ndryshme tė kavitetit oral dhe nė eliminimin e sheqerit tė dėmshėm si dhe na mbrojnė nga depozitimet e mbetjeve ushqimore. Evitoni sa mė tepėr produktet qė pėrmbajnė shumė sheqer si, ėmbėlsira, akullore, deserte tė ndryshme, karamele, etj.

    Mos hani nė darkė vonė pėrpara se tė flini, sepse ushqimi qė mbetet nėpėr dhėmbė gjatė natės mund tė shkaktojė karies. Gjatė natės sekretohet mė pak pėshtymė, kėshtu qė goja pastrohet mė pak sesa gjatė ditės.


    SI TI PASTROJMĖ DHĖMBĖT

    Deri tani folėm pėr rėndėsinė e mirėmbajtjes sė higjienės orale dhe mjetet qė na duhen pėr ta bėrė kėtė, por tani do flasim pėr mėnyrė se si duhet tė pastrojmė dhėmbėt nė mėnyrė sa mė tė saktė dhe sa mė tė rregullt. Nė fakt nuk ėshtė e rėndėsishme vetėm tė lahen dhėmbėt pas ēdo tė ngrėni por edhe mėnyra se si e bėjmė ate. Koha e mjaftueshme pėr tė larė dhėmbėt ėshtė minimum pesė minuta. Sė pari pastrojmė pjesėn e pėparme (vestibulare) tė dhėmbėve duke i dhėnė furēės drejtimin poshtė-lartė, pastaj me lėvizje rrotulluese duke i mundėsuar furēės tė futet nė hapėrirat interdentare (ndėrdhėmbore).

    Pasi tė kemi pėrfunduar me pjesėn e pėrparme, futemi nė pjesėn e brėndshme tė kavitetit oral duke bėrė sėrish lėvizje, fillimisht poshtė-lartė pastaj lėvizje rrotulluese me furēė. Pastaj furēohet sipėrfaqja okluzale (pėrtypėse) e dhėmbėve. Pastrimi i kavitetit oral pėrfundon me pastrimin e hapėsirave interdentare me anė tė fillit dentar.

    STOP GURĖZAVE

    Kur tė paraqitet sėmundja menjėherė duhet kėrkuar ndihma e mjekut, i cili nė bazė tė stadit tė sėmundjes do tė pėrcaktojė edhe mėnyrėn e mjekimit. Heqja e gurėzave, tė cilat janė formuar si pasojė e mbivendosjes sė pllakės dentare, ėshtė parimi themelor i terapisė mjekuese tek pacientėt qė vuajnė nga sėmundja e mishrave tė dhėmbėve. Gurėzat e dhėmbėve janė depozitime tė forta tė lokalizuara nė sipėrfaqen e rrėnjės dhe tė kurorės sė dhėmbit, ato formohen me mineralizimin e pllakės dentare. Gurėzat duhet tė hiqen tė paktėn dy herė nė vit, por mė e mira do tė ishte katėr herė nė vit./imjek/

    :fluturoze:"The future belongs to those who believe in the beauty of their dreams.:fluturoze:

  8. #8
    angels walk among us Avatari i Yellow Redhead
    Antarėsuar nė
    Jun 2009
    Postime
    4,757
    Blog Entries
    2
    Forca e Rrespektit
    3218

    Default Titulli: Higjena e gojes

    eshte e keshillueshme perdorimi i pastes qe nuk permban sapun,per kte drejtohuni neper klinikat dentare

    SHINE ON!

    Sęglópur

    be young , be dope , be proud

  9. #9
    Anėtar i Nderuar Avatari i Hostel
    Antarėsuar nė
    Jul 2008
    Vendodhja
    Google maps aty e gjen nese kerkon
    Postime
    4,113
    Forca e Rrespektit
    402

    Default Titulli: Higjena e gojes

    Meqenese po flasim per dhembet. Mbyllni gojen ne pozicjonin e pushimit i cili eshte buzet e mbyllura dhe dhembet nuk duhet te jene ne kontakt me njeri tjetrin. Nese dhembet tuaj jane ne kontakt atehere keni nje problem. Kjo gje mund tju shkaktoj bruksizem. Eshte nje anormali e gojes e cila ben qe dhembet te demtojne njeri tjetrin ne siperfaqen e siperme te tyren. Kjo gje mund te shkaktoje probleme tek nje person. Pra nese keni dhembet ne kontakt kur keni gojen mbyllur shkoni tek dentisti dhe tregojuni kete gje.

    And I was shakin' at the knees
    Could I come again please.
    Yeah the ladies were too kind
    You've been - thunderstruck, thunderstruck

  10. #10
    VIP Avatari i braziljania
    Antarėsuar nė
    Jul 2008
    Vendodhja
    Butterfly flying away
    Postime
    9,609
    Blog Entries
    1
    Forca e Rrespektit
    151

    Default Titulli: Higjena e gojes

    Dhėmbėt nxihen nga vera dhe ēaji

    Nėse i shmangeni verės sė zezė dhe kėnaqeni me tė bardhėn pėr ta ndaluar nxirjen e dhėmbėve, ėshtė koha pėr ta menduar njė strategji tjetėr. Njė hulumtim i ri tregon se edhe vera e bardhė, edhe ēaji ndikojnė nė nxirjen e dhėmbėve.

    Vera e bardhė pėrmban thartirė, e cila rrit rrezikun e mbetjes sė njollave nė dhėmbė, kurse tė njėjtin ndikim e ka edhe ēaji dhe disa pije tė tjera. Njė universitet nė Nju- Jork kishte kryer njė hulumtim nė tė cilin kishin krahasuar ndikimin e mbetjes sė njollave nė dhėmbė gjatė konsumimit tė verės sė bardhė dhe verės se zezė. Hulumtimi ishte kryer nė dhėmbėt e lopės, ngase zmalti i tyre ėshtė shumė i ngjashėm me ata tė njeriut.
    Dhėmbėt sė pari ishin zhytur nė verė pėr disa orė, qė ka efektin e kėnaqėsisė gjatė njė darke duke pirė verė. Pastaj tė njėjtėn e kanė pėrsėritur edhe me ēajin. Nė krahasim me ujin, konsumimi i verės sė bardhė dhe ēajit kishte rezultuar se ato janė tė dėmshme pėr dhėmbėt, duke lėnė njolla nė zmaltin e dhėmbėve. Vera e bardhė ėshtė mė pak e dėmshme se e zeza, por konsumimi i cilėsdo verė rrit mundėsinė pėr nxirjen e dhėmbėve. Edhe pse hulumtimi nuk kishte pėrfshirė ndikimin e pirjes sė kafesė, qė moti dihet se ēaji lė pas njolla nė dhėmbė mė shumė se ēdo pije tjetėr e mėngjesit qė e preferoni. Nėse keni menduar se problemin do ta zgjidhni nėse menjėherė pas konsumimit pastroni dhėmbėt, atėherė ky ėshtė veprimi mė i keq qė mund tė bėni. Pėshtyma juaj ka mundėsi qė tė mbrojė dhėmbėt tuaj, prandaj porosia jonė do tė ishte qė dhėmbėt t’i pastroni sė paku 40 minuta pas konsumimit. Por, disa ekspertė dyshojnė se ky hulumtim ka ndikim te pacientėt, pra ata nuk do t’i preferojnė askujt qė tė ndalojnė konsumimin e kėtyre pijeve dhe t’i largojnė nga kėto pije tė preferuara pėr ta./ikubinfo

    :fluturoze:"The future belongs to those who believe in the beauty of their dreams.:fluturoze:

  11. #11
    missing you.... Avatari i ERA_VL
    Antarėsuar nė
    Sep 2008
    Vendodhja
    ne mendjen dhe zemren e tij...
    Postime
    1,391
    Forca e Rrespektit
    68

    Default Titulli: Higjena e gojes

    po nese veren e bardhe e perdorim ne gatim, te njejtin efekt duhet te kete serish tek dhembet??

    e di si eshte puna....te bashkohet qielli me token, une s'ndryshoj mendje....

  12. #12
    Dum spiro, spero くる Avatari i sweetzzinna
    Antarėsuar nė
    Jul 2008
    Vendodhja
    Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ
    Postime
    18,860
    Blog Entries
    53
    Forca e Rrespektit
    25

    Default Titulli: Higjena e gojes

    Nuk besoj Era....

    Po duhanin... ku e le Brazilu? Nr 1 per zverdhjen e dhembeve

    Think Pink! Say NO to breast cancer!

  13. #13
    VIP Avatari i braziljania
    Antarėsuar nė
    Jul 2008
    Vendodhja
    Butterfly flying away
    Postime
    9,609
    Blog Entries
    1
    Forca e Rrespektit
    151

    Default Titulli: Higjena e gojes

    Nr 1 per zverdhjen e dhembeve
    ai eshte kryesori...dhe besoj se eshte nje nga shkaqet me kryesore pse sduhet filluar duhani..
    gjithsesi pervec atij jan dhe ato te dyja me siper...

    :fluturoze:"The future belongs to those who believe in the beauty of their dreams.:fluturoze:

  14. #14
    Anėtar i Nderuar Avatari i Hostel
    Antarėsuar nė
    Jul 2008
    Vendodhja
    Google maps aty e gjen nese kerkon
    Postime
    4,113
    Forca e Rrespektit
    402

    Default Titulli: Higjena e gojes

    Eshte per te vene re qe ne asnjerin nga keto shkrime nuk flitet per stimulim e mishit te dhembeve,gje kjo qe duhet shtuar sepse ka nje vlere te madhe. Te gjithe e dime qe shumica e ushqimeve qe konsumojme jane te bute nese mund te themi keshtu,jane ushqime qe nuk e stimolojne shume mishin e dhembeve,dhe kjo gje ben qe mishi yne i dhembeve te semuret, ndonjehere kur te lajme dhembet dhe te ēahet,mund te ndodh qe te terhiqet dhe te le te eksopozuar rrenjet e dhembeve. Per te evituar keto gjera eshte mire qe ne te ngrenin tone te perditshem te perdorim ushqime pak me te forte se normal gje kjo qe ndihmon ne forcimin e mishit te dhembeve dhe ben qe te kemi nje goje sa me te shendetshme

    And I was shakin' at the knees
    Could I come again please.
    Yeah the ladies were too kind
    You've been - thunderstruck, thunderstruck

  15. #15
    Dum spiro, spero くる Avatari i sweetzzinna
    Antarėsuar nė
    Jul 2008
    Vendodhja
    Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ
    Postime
    18,860
    Blog Entries
    53
    Forca e Rrespektit
    25

    Default Titulli: Higjena e gojes

    Higjiena e gojės

    Duke i kushtuar vėmendje higjienės sė gojės, para sė gjithash tė dhėmbėve dhe mishit tė dhėmbėve, ju jo vetėm qė do tė keni njė buzėqeshje tė bukur, por edhe njė shėndet tė pėrgjithshėm shumė mė tė mirė. Nė fakt, trupi i shėndoshė dhe dhėmbėt e shėndoshė nuk shkojnė pa njėri-tjetrin.
    Kurrė nuk ėshtė vonė qė tė filloni t’i mėsoni fėmijėt se sa e rėndėsishme ėshtė higjiena e dhėmbėve dhe e gojės nė pėrgjithėsi.
    Higjiena e gojės rritė vetėbesimin.Dhėmbėt e prishur dhe mishi i sėmurė i dhėmbėve, pėrpos qė paraqesin problem shėndetėsor, janė edhe njė siklet i madh estetik, qė ndikojnė nė uljen e vetėbesimit.
    Me siguri se kur ke erė tė keqe nga goja, tė tjerėt do tė ikin nga ti dhe, nė kėtė mėnyrė, do tė ndihesh i izoluar dhe i lėnė anash.
    Higjiena orale – efikase kundėr sėmundjeve tė zemrės
    Mendohet se inflamacionet kronike, tė shkaktuara nga inflamacioni i mishit tė dhėmbėve, mund tė ēojnė deri te sėmundjet kardiovaskulare, ku pėrfshihen edhe sėmundjet e zemrės, tė rrezikshme pėr jetė.
    Higjiena e gojės pėr njė memorie tė mirė.
    Tė rriturit qė kanė mish tė inflamuar tė dhėmbėve,ku shfaqet edhe gjakderdhja, sipas studimeve, kanė edhe njė memorie mė tė keqe, gjė qė ėshtė parė nė testet e ndryshme tė memories.Pra, brushėn nė dorė dhe lani dhėmbėt pas ēdo shujte. Sekrete bukurie

    ---------- Post added at 09:36 ---------- Previous post was at 09:36 ----------

    Bukuria kalon edhe nga dhembet. Te mbani per nje kohe te gjate dhembe te bardhe dhe te shkelqyeshem nuk eshte nje gje e lehte, metoda gjithemone e me te sofistikuara po premtojne qe te na rikthejne buzeqeshjen dhe freskin, apo te na dhurojne nje bardhesi dentare e cila do te qendroje pergjithemone.
    Zbardhja e dhembeve eshte tashme nje nga trajtimet me te pelqyera, por eshte shume e rendesishme ti drejtoheni profesionisteve, per te evituar ne kete menyre probleme me te rendesishme me dhembet tuaj.

    Think Pink! Say NO to breast cancer!

  16. #16
    Dwell in possibility
    Antarėsuar nė
    Apr 2011
    Postime
    3,693
    Blog Entries
    1
    Forca e Rrespektit
    1115

    Default Pe: Higjena e gojes

    Era e pakėndshme e gojės. Kėshilla pėr ta eleminuar !

    Sipas specialistėve higjiena e gojės, pastrimi i gjuhės, tharja e fytit, ushqimet dhe pirjet e konsumuara ndikojnė seriozisht nė shfaqjen e erės sė gojės. Ja disa rrugė tė lehta tė luftimit tė erės sė pakėndshme tė gojės:

    Kujdesuni pėr higjienėn e gojės: rruga e pare dhe mė e lehtė e mbrojtjes ėshtė higjiena e gojės. Prishjet e dhėmbėve, mbetjet ushqimore, sėmundjet e mishrave tė dhėmbėve mund tė shkaktojnė erė goje. Pastrimi i dhėmbėve dy here nė ditė dhe pėrdorimi njė here nė ditė i fijeve pėr pastrimin e mbetjeve do tė mjaftojnė pėr tė zhdukur plagėn dhe bakteret e mbledhura nė dhėmbė. Krahas kėsaj duhet tė shkoni 2 herė nė vit tek dentisti pėr kontroll dhe pastrim profesional.

    Pastroni gjuhėn dhe pėrdorni fije dhėmbėsh: sipėrfaqja e mishrave tė dhėmbėve ėshtė njė vend i mirė ushqyerjeje pėr bakteret. Krahas kėsaj pjesa mė e madhe e erės suaj tė gojės lind nga bakteret mbi gjuhė. Por shumė njerėz harrojnė tė pastrojnė gjuhėn. Pėrpiquni ta pastroni gjuhėn njė here nė ditė para dhe mbrapa.

    Pėrdorni ēamēakėzė pa sheqer: nėse dėshironi tė shpėtoni nga era e gojės atėherė duhet tė pėrdorni ēamēakėzė me mendėr ose mente. Por kemi njė problem nėse ky ēamēakėz ėshtė me sheqer. Bakteri nė gojėn tuaj fryhet me anė tė sheqerit dhe shkakton erė tė pakėndshme. Prandaj duhet tė pėrdorni ēamēakėzė pa sheqer pėr tė shmangur erėn e pakėndshme tė gojės.

    Lagni fytin: pėshtyma juaj pėrmban dhe enzima ndihmėse pėr tė zhdukur bakteret e kėqija nė gojėn tuaj. Pėr kėtė arsye njė gojė e thatė mund tė mbajė erė. Lagia e gojės do tė aktivizojė gjėndrat tuaja tė pėshtymės. Prandaj duhet ta mbani gojėn vazhdimisht tė njomė. Edhe ilaēet qė mund tė pėrdoren pėr shkak tė sėmundjeve mund tė shkaktojnė tharje tė gojės. Pyesni doktorin tuaj pėr kėtė dhe konsultohuni me tė pėr sa i pėrket pėrdorimit tė ndonjė kolinozi tė veēantė dhe gargarės sė gojės. Krahas kėsaj nėse vuani nga sinusiti apo i keni hundėt e bllokuara goja do t’ju thahet shumė gjatė natės pėr shkak tė qėndrimit hapur pėr njė kohė tė gjatė.

    Kujdes ushqyerjen: ushqyerja me pak karbohidrate dhe shumė proteina mund tė cenojė trupin tuaj dhe t’ju shkaktojė erė goje. Kjo lind nga djegia e yndyrės, gjatė djegies sė yndyrės nė trupin tuaj mblidhen kimikate tė njohura si keton tė cilat pėrhapen mė pas nė frymė. Meqė kjo erė e pakėndshme lidhet me stomakun dhe jo me gojėn atėherė e vetmja gjė qė mund tė bėni ėshtė tė ekuilibroni ushqyerjen. Duhet tė vendosni kush ėshtė mė i rėndėsishėm pėr ju shėndeti apo aroma e gojės?

    Konsumoni ēaj: sipas tė dhėnave tė Fondacionit amerikan pėr mikrobiologjinė konsumimi i ēajit shėrben pėr shumė gjėra. Ju ndihmon nė heqjen e erės sė gojės. Bazuar nė njė studim tė zhvilluar nė Universitetin Illinois tė Chicagos pėrbėrėsit kimikė si polifenoli tė gjendur nė ēajin e zi dhe jeshil parandalojnė zhvillimin e baktereve pėrgjegjėse pėr erėn e pakėndshme tė gojės suaj.

    Provoni bimėt popullore: veēanėrisht bima e njohur si Kakule e gjendur nė Indi dhe e pėrdorur si erėz pėrmban veēori antibakteriale dhe mund tė pėrdoret tek ēdo grupmoshė si njė pastrues natyral i aromės sė gojės. Bima Kakule pėrmban sasi tė mėdha tė pėrbėrėsit sineol. Kėta pėrbėrės janė antiseptikė qė zotėrojnė fuqinė e zhdukjes sė baktereve dhe lehtėsimit tė erės sė gojės. Ju mund tė pėrtypni disa fara Kakule si njė alternative zėvendėsuese e ēamēakėzėve me mente ose mund tė provoni farėn rezene qė ėshtė mė efektive mbi erėn e gojės.

    Kujdes shėndetin: era kronike e gojės mund tė jetė dhe shenjė e shumė ērregullimeve shėndetėsore tė lidhura me zorrėt, stomakun, veshkat , mėlēinė, infeksione serioze tė sinusitit, diabetit. Nėse keni ndonjė nga kėto probleme atėherė duhet tė kėshilloheni me mjekun rreth mėnyrave tė parandalimit tė erės sė pakėndshme tė gojės.
    //lajme.gen//



  17. #17

    Antarėsuar nė
    Jul 2012
    Postime
    35
    Forca e Rrespektit
    23

    Default Titulli: Higjena e gojes

    Meqenese po flasim per dhembet. Mbyllni gojen ne pozicjonin e pushimit i cili eshte buzet e mbyllura dhe dhembet nuk duhet te jene ne kontakt me njeri tjetrin. Nese dhembet tuaj jane ne kontakt atehere keni nje problem. Kjo gje mund tju shkaktoj bruksizem. Eshte nje anormali e gojes e cila ben qe dhembet te demtojne njeri tjetrin ne siperfaqen e siperme te tyren. Kjo gje mund te shkaktoje probleme tek nje person. Pra nese keni dhembet ne kontakt kur keni gojen mbyllur shkoni tek dentisti dhe tregojuni kete gje.
    Cfare do te thuash me kete se nuk po arrije ta kuptoj si behet kjo mbyllja. Sepse nese ti mbyll gojen patjeter qe dhembet do kene kontakt me njeri-tjetrin.


  18. #18

    Antarėsuar nė
    Jul 2012
    Postime
    35
    Forca e Rrespektit
    23

    Default Titulli: Higjena e gojes

    Po une qe kam aciditet te tepert... dhe kjo me shkakton eren e gojes. Bera madje edhe Sonden dhe me tha qe ke aciditet te tepert dhe kjo te shkakton eren ..
    U Vizitova dhe me thane qe vjen nga Bajamet ok mire i thash i heqim sepse ishin bere per tu hequr.
    Pas heqjes se bajameve te grykes era nuk u hoq por u rrit ndjeshem ndjeshmeria e aromave me hunde dhe degjimi u rrit shume, por era nuk u hoq...
    Si mendon cfare do te me duhet te beje tani...
    Ju faleminderit


Informacionet e Temes

Vizitoret qe po Shikojne Kete Teme

Momentalisht aty jane 1 vizitor duke lexuar kete teme. (0 anetare dhe 1 vizitore)

Tema te Ngjashme

  1. Era e keqe e gojės
    Nga Deuid ne forum Dhėmbet dhe kujdesi tyre
    Pergjigje: 1
    Postimi i Fundit: 31-08-12, 10:24
  2. Largoni erėn e keqe tė gojės me ēaj tė gjelbėr
    Nga Loverboy ne forum Dhėmbet dhe kujdesi tyre
    Pergjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-04-12, 22:05
  3. Hapja e gojės rregullon temperaturėn e trurit
    Nga NeVertiti ne forum Stil jete
    Pergjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-09-11, 11:08
  4. Probiotikė pėr shėndetin e zgavrės sė gojės
    Nga E3 ne forum Dhėmbet dhe kujdesi tyre
    Pergjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-12-09, 21:04

Etiketa per kete Teme

Leja e Postimit

  • Ju nuk mund te postoni tema te reja
  • Ju nuk mund tju postoni pergjigje
  • Ju nuk mund te postoni bashkangjitje
  • Ju nuk mund te ndryshoni postimet tuaj
  •  

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52 53 54 55 56 57 58 59 60 61 62 63 64 65 66 67 68 69 70 71 72 73 74 75 76 77 78 79 80 81 82 83 84 85 86 87 88 89 90 91 92 93 94 95 96 97 98 99 100 101 102 103 104 105 106 107 108 109 110 111 112 113 114 115 116 117 118 119 120 121 122 123 124 125 126 127 128 129 130 131 132 133 134 135 136 137 138 139 140 141 142 143 144 145 146 147 148 149 150 151 152 153 154 155 156 157 158 159 160 161 162 163 164 165 166 167 168 169 170 171 172 173 174 175 176 177 178 179 180 181