Kompleksi - Ventus - Sport Center - Pishina
Duke shfaqur rezultatet 1 nga 14 e 14

Temė: Vlora, qyteti i dy ngjyrave.

  1. #1
    Anėtar i Nderuar
    Anėtarėsuar
    Feb 2009
    Postime
    8,808
    Post Thanks / Like
    Rrespekti
    2576

    Gabim Vlora, qyteti i dy ngjyrave.

    Atje ku shkrihet kaltėrsia e detit me gjelbėrimin e pėrhershėm.

    Vlora ėshtė njė nga qytetet mė tė bukur tė Shqipėrisė dhe ka me se tė krenohet. E quajtur si “Qyteti i flamurit’’, “qyteti me dy dete” apo “porti jugor i Adriatikut’’ ajo konsiderohet si perla e turizmit shqiptar, me brigjet e saj, Karaburunin, Sazanin, Llogoranė, kalanė e Kaninės, Lagunėn e Nartės, plazhet e shumtė, monumentet, njerėzit, prodhimet e tokės dhe tė detit. Vlora zė njė vend tė merituar nė historinė e Shqipėrisė duke gėzuar edhe statusin e qytetit hero.

    Qyteti ku u martua Skėndėrbeu, ku u shpall Pavarėsia e Shqipėrisė, arenė e luftėrave pėr liri dhe qėndresės shqiptare, Vlora ka edhe njė status tjetėr si atelje natyrore e piktorėve, vatėr e artistėve dhe urė lidhėse e Shqipėrisė me botėn. Tė vizitosh Vlorėn, do tė thotė t’i japėsh vetes privilegjin e tė shijuarit ndjesinė mė tė kėndshme e mė mbresėlėnėse tė shijes sė mirė, humorit gjithnjė nė nivele tė larta dhe natyrės sė mrekullueshme. Duke zgjedhur Vlorėn pėr pushimet tuaja, natyrisht qė do tė bėni njė zgjedhje inteligjente por duhet tė keni parasysh se Vlora ėshtė njė qytet magjik qė ta bėn tė vėshtirė kthimin. E ashpėr nė dukje, me shkrepa e natyrė tė sertė mes detit tė trazuar, ajo ka njėkohėsisht njė zemėr tė butė, njerėz tė dlirė si dielli, ushqim tė shėndetshėm e karakteristik e mbi tė gjitha njė lloj sugjestioni tė pashpjegueshėm qė tė bėn pėr vete me pėrmbajtjen plot shije. Natyra e rrėmbyer e lebėrve, ėshtė njėkohėsisht e nxehtė por edhe mikpritėse, plot dinamizėm e dėshirė pėr jetėn, karakteristika kėto me efekte ngjitėse qė do t’ju rrėmbejnė edhe juve pėr tė shijuar gjallėrisht ditėt plot jetė tė verės vlonjate. Por mos harroni se Vlora nuk ėshtė e bukur vetėm nė verė. Pėrveē atraksioneve tė shumta kulturore dhe historike, ju mund tė vizitoni nė ēdo stinė tė vitit detin e saj tė mrekullueshėm, panoramat e tė cilit krijojnė momente tė papėrsėritshme kėnaqėsie dhe relaksi.

    Vlora ndodhet nė J-P tė Shqipėrisė pėrgjatė bregdetit tė ulėt tė Adriatikut dhe atij shkėmbor tė Jonit. Me njė sipėrfaqe prej 1609 km2 dhe njė popullsi prej 200 000 banorėsh, rrethi i Vlorės kufizohet nė veri me Fierin, nė lindje me Mallakastrėn dhe Tepelenėn, ndėrsa nė jug me Sarandėn dhe Gjirokastrėn. Nė perėndim ujėrat e ngrohta tė Adriatikut dhe Jonit lagin njė vijė tė larmishme bregdetare, ku mund tė ndeshėsh laguna, gjire, ishuj, gadishuj dhe plazhe tė shumtė. Vlora ėshtė rrethi ku alternohen midis tyre tė gjitha format e relievit, si ai i ulėt fushor, kodrinor dhe malor. Relievi pėrbėhet nga fusha e Myzeqesė sė Vlorės , luginat e Dukatit dhe Shushicės, disa masive kodrinore, malėsia e Kurveleshit dhe vargmalet Shashicė-Lungarė-Cikė (2045 m), si dhe Gribė-Ēipin-Pleshevicė. Hidrografia pėrfaqsohet nga rrjedha eposhtme e lumit Vjosa, lumi i Vlorės apo i Shushicės, pėrroi i Dukatit, etj. Pjesė tė tjera tė hidrografisė sė pasur janė edhe dy liqenet detare tė Nartės dhe Orikumit, si dhe njė sėrė pėrrenjsh malorė.

    Klima ėshtė tipike mesdhetare me verė tė nxehtė dhe tė thatė dhe dimėr tė butė dhe tė lagėsht, ku gėrshetohen ndikimi zbutės i detit nė perėndim dhe ai i relievit malor nė lindje.Temperaturat mesatare arrijnė nė 16o, ku ajo e korrikut dhe janarit kapin shifrat 24 dhe 6 gradė celcius. Klima regjistron 2000 orė rrezatim diellor nė vit, ndėrsa reshjet bien pėrgjithėsisht nė formė shiu dhe pjesėrisht nė formė dėbore nė malet e larta. Sasia maksimale e tyre arrin nė shpatet e maleve tė larta shifrėn 2405 mm.

    Qyteti i Vlorės ėshtė qendra administrative e Qarkut. Ai shtrihet buzė gjirit detar me tė njėjtin emėr duke nisur nga pusi i Mezinit nė veri dhe deri nė Ujin e Ftohtė nė jug. Githsej me njė sipėrfaqe prej 30 km 2 qyteti ka njė gjatėsi veri-jug prej 19 km dhe gjerėsi lindje-perėndim prej 16 km.

    Popullsia. Dialekti tipik, kultura dhe traditat i dallojnė lehtėsisht vlonjatėt, tė cilėt shquhen dhe pėr temperamentin e zjarrtė dhe humorin e hollė dhe plot shije. Qyteti sė bashku me rrethinat ka njė popullsi prej 200 000 banorėsh shumica e sė cilės banon nė katėr bashkitė e kėtij rrethi si Vlora, Orikumi, Selenica dhe Himara. Vlora ėshtė njė nga 12 qarqet e Republikės sė Shqipėrisė dhe pėrfshin rrethet e Vlorės, Sarandės dhe Delvinės. Vetė Vlora pėrbėhet nga katėr bashki, dhe 96 fshatra tė pėrqendruara nė nėntė komuna. Njerėzit janė mikpritės, komunikues, tė ngrohtė dhe me njė botė tė pastėr shpirtėrore. Ndoshta natyra ka krijuar si askund tjetėr njė ekuilibėr midis malit, detit dhe gjelbėrimit, duke ndikuar drejtėpėrdrejt tek karakteri i njerėzve. Mjedisi gjeografik dhe shoqėria e bėjnė Vlorėn njė vend tė dashur qė i tėrheq si me magji vizitorėt dhe turistėt. Nga ky komunitet kanė dalė njė sėrė personalitetesh dhe njerėzish tė shquar, ku mund tė pėrmendim emrat e Ismail Qemalit, Jani Mingės, Eqrem Vlorės, Ali Asllanit, Petro Markos, Drita Pelingut, Shaban Demirajt, Fatos Arapit, Liza Laskės, Bardhosh Gaēes, Mexhit Haxhiut, etj

    Transorti Duke qenė porti i dytė i vendit, Vlora gjendet 72 km larg nga Otrantoja (Itali) dhe 123 km nga ishulli i Korfuzit (Greqi). Transporti detar funksionon rregullisht nė linjat me portet e Barit dhe Brindizit. Nė funksion tė transportit tė mallrave dhe udhėtarėve nė kėtė port pėrpunohen 3 milion ton mallra nė vit. Gjithashtu Vlora komunikon me Tiranėn (135km) dhe Durrėsin (100) edhe nėpėrmjet autostradės dhė arteries sė Hekurudhės Shqiptare. Nė linjat e brendshme kryhet nėpėrmjet mjeteve autobus, taksi dhe furgon. Itinerarėt turistikė mė tė rėndėsishėm janė Vlorė-Kaninė, Vlorė-Llogora-Himarė dhe Vlorė-Amantia dhe Vlorė-Zvėrnec. Shėrbimi postar bėhet nga Posta Shqiptare e cila kryen disa shėrbime, ndėrsa kompanitė e njohura ofrojnė shėrbimet postare DHL, Visa Card, Money Gram, Western Union,etj.

    Kultura dhe Trashėgimnia. Vlora njihet si njė nga qytetet qė ka dhėnė kontribut tė shquar nė kulturėn kombėtare. Janė tė shumta fushat nga ku ky qytet ka nxjerrė personalitete. Kėtu u hap muzeu i parė arkeologjik nė vitin 1936, nė tė cilin u ekspozuan objektet e zbuluara nė Apoloni nga arkeologu francez Leon Rei. Gjithashtu Vlora ėshtė quajtur edhe qyteti i statujave dhe monumenteve ku mund tė pėrmendim atė tė Luftėtarit Kombėtar, Avni Rustemit, Monumentit tė Pavarėsisė, Marigo Poisos, Jani Mingės, etj. Sot Vlora ėshtė qytet universitar dhe janė tė shumta institucionet arsimore, kulturore dhe sportive si Biblioteka Shevqet Musaraj, Teatri Petro Marko, Gjimnazi Ali Demi, muzetė e shumtė, si ai historik, etnografik apo ai I pavarėsisė. Ēdo vit kėtu zhvillohen aktivitete tė rėndėsishme kombėtare si Festivalii i Polifonisė Mesdhetare, Panairi i librit, Festivali Kombėtar i Teatrove tė Estradave. Dy nga vlerat e trashėgimnisė kulturore qė mbart rajoni i Vlorės janė edhe Polifonia Labe, e vlerėsuar si pasuri e UNESKOS, apo kėngėt qytetare vlonjate. Vlora pėr vlerat e shumta qė mbart dhe falė vendodhjes gjeografike vizitohet nga turistėt gjatė gjith vitit, duke ofruar disa lloje turizmi si atė kulturor, historik, malor, sportive, bregdetar, etj.

    Historia. Nė periudhėn e antikitetit qyteti i Vlorės njihej me emrin Aulona dhe shtrihej atje ku sot ndodhet vendi i quajtur Treport. Nė njė pozicion tė favorshėm gjeografik, Aulona u pėrfshi shpesh herė nė territorin e shtetit Ilir, Epirot dhe tė Maqedonisė. Pas vitit 229 pk, kur Roma theu mbretėreshėn Ilire Teutėn, Aulona u bė pjesė e kėtij shteti. Mė pas ajo dhe rajona pėrreth pėrmendet si ‘’teatėr’’ i luftėrave civile tė zhvilluara midis Ēezarit dhe Pompeut tė madh, ku qytetet e Thronit (Kaninės), Amantias dhe Orikut, u bėnė baza tė Ēezarit gjatė operacioneve tė tij ushtarake. Gjeografi nga Aleksandria, Klaud Ptolemeu, e pėrmend Aulonėn nė shekullin e II-tė, ku thekson edhe koordinatat e saj gjeografike prej 40o45'. Peshkopata e Vlorės u krijua gjatė shekullit tė II-tė dhe kėtu ushtroi aktivitetin e tij Shėn Lefteri, njė nga shėnjtorėt e Kishės. Rėndėsia e Aulonės u rrit sidomos nė fund tė shekullit tė V-tė, kur pas braktisjes sė Apolonisė ajo doli si piknisje rrugės Egnatia. Ndėrkohė qė gjatė mesjetės sė hershme qyteti zhvendoset nga Treporti duke u vendosur atje ku ėshtė sot duke vijuar jetėn qytetare pa ndėrprerje. Burimet historike e pėrmendin nė shekullin e IX pėrsėri me emrin Aulona si njė ndėr qytetet e Themės bizantine tė Durrėsit . Do tė jenė fushatat e Dinastisė normane Altavila ku ky rajon do tė jetė pėrsėri ‘’teatėr’’ i pėrplasjeve midis Bizantit dhe normanėve. Mė pas pushtimet normane do tė pasohen nga ato tė Despotatit tė Epirit, princi Mihali i II-tė, ja dha Vlorėn dhe rajonin e saj si prikė tė martesės tė sė bijės me Manfredin mbretin e Napolit nė vitin 1258. Nė vitin 1345 Vlora do tė pushtohet nga Perandoria Serbe e Stefan Dushanit. Me vdekjen e Stefan Dushanit nė vitin 1455 do tė krijohet Despotati i Vlorės. Nė vitin 1468 nė prani tė despotit Aleksandėr tė Vlorės nėnshkruhet dokumenti me Republikėn e Raguzės, nė tė cilin pėrmendet edhe i pari i familjes sė Kastriotėve si kėshtjellar i Kaninės. Mė pas Vlora bie nė duart e Muzakajve, Balshajve dhe sė fundi Arianitėve. Nė kalanė e Vlorės, nė Kaninė u zhvillua edhe dasma e Donikės, vajzės sė princit Gjergj Arianiti, me Heroin tonė kombėtar Skėndėrbeun. Turqit e pushtuan Vlorėn nė 1417 duke e zotėruar deri nė vitin 1912. Gjatė shekujve tė mėvonshėm Vlora u bė bazė e marinės turke pėr pushtimin e Italisė. Nė 28 Nėntor 1912 nėn drejtimin e Ismail Qemalit Kuvendi Kombėtar shpalli Pavarėsinė e Shqipėrisė dhe Vlora u bė nė vitet 1912-1914 kryeqyteti i parė i Shtetit Shqiptar. Gjatė Luftės sė Parė Botėrore Vlora u pushtua nga Italia. Gjatė vitit 1920 lufta e Vlorės si luftė popullore i detyroi Italianėt tė tėrhiqeshin nga ky rajon. Gjatė Luftės sė Dytė Botėrore krahina e Vlorės shėrbeu si baza kryesore e rezistencės antifashiste, ndėrsa gjatė viteve tė luftės sė ftohtė regjimi komunist e ktheu Vlorėn nė bazėn mė tė madhe ushtarake detare tė traktatit tė Varshavės nė detin Mesdhe.

    Pėr tu vizituar. Kurora e Uliinjve ndodhen nė hyrje tė Vlorės nė kodrat e Bestrovės, pėrgjatė rrugės sė vjetėr automobilistike. Janė me dhjetra ullinj shekullorė, tė cilėt tė japin njė kėnaqėsi mbresėlėnėse tė kėsaj mrekullie njerėzore. Midis tyre gjejmė edhe llojet e tipit kalinjot dhe vlonjat tė pėrmendur pėr frutat dhe vajin.

    Sheshi i Flamurit


    pėrbėhet nga disa objekte kulturore. Nė qėndėr ndodhet Monumenti i Pavarsisė, simbol i qėndresės kombėtare. I ndėrtuar nė vitin 1972 ai ėshtė 17 m i lartė dhe konsiderohet si njė nga kryeveprat e skulpturės monumentale. Midis gjashtė figurave tė bronzta spikat ajo e Ismail Qemalit, arkitektit tė Pavarėsisė Kombėtare. Nė tė majtė tė monumentit ndodhet shtiza e flamurit, njė piedestal nė formė kolone me faqe tė dekoruara nga data e pavarėsisė dhe shqiponja kombėtare. Ajo u ndėrtua nė vitin 1937 nėn kujdesin e kryetarit tė atėhershėm tė bashkisė, poetit lirik Ali Asllani. Pas shtizės sė flamurit, disa metra brenda lulishtes ndodhet varri i Ismail Qemalit.

    Varri ėshtė ndėrtuar nė vitin 1932, kur eshtrat e tij u zhvendosėn kėtu nga Kanina. Sipėr tij qėndron skulptura e Luftėtarit Kombėtar, vepėr e skulptorit Odise Paskali.

    Nė kėndin perėndimor tė Sheshit tė Flamurit nė vitin 1988 arkeologėt nxorėn nė dritė njė pjesė tė murit tė kėshtjellės romake tė qytetis tė Aulonės. Nga gėrmimi doli njė trakt i gjatė muri prej 40 m, i cili mund tė shihet nga vizitorėt edhe sot.

    Xhamia e Muradies

    ndodhet nė qendėr tė qytetit, nė fillim tė zonės sė vjetėr historike tė qytetit. Ėshtė ndėrtuar nė vitin 1537 nga arkitekt Sinani, i cili shoqėronte nė Vlorė sulltan Sulejman Madhėshtorin. E ndėrtuar me njė teknikė tė pėrzier ku gurėt e bardhė tė ndėrtesės janė kombinuar me tulla tė kuqe dhe llaē. Xhamia ėshtė e paisur me kupolė tė mbuluar me tjegulla tė kuqe e cila bėn kontrast me minaren tė ndėrtuar krejtėsisht me gurė tė bardhė.

    Kuz-Babai ėshtė nė Vlorė kodra mė e lartė e cila bie thikė nė pjesėn lindore tė qytetit. Ndėrkohė qė nė kėto vite tė fundit ėshtė rindėrtuar edhe tyrbja–mauzoleum e Kuzum babait, njė kleriku tė mbėshtjellė nga legjenda, arkitektura monumentale e sė cilės ku mbizotėron ngjyra jeshile, ėshtė njė nga simbolet e sektit bektashi.

    Muzeu i Pavarėsisė

    ndodhet nė Skelė pėrballė portit detar. Pėrbėhet nga njė ndėrtesė e thjeshtė me disa dhoma, e cila ka shėrbyer si seli e Qeverisė Shqiptare nė vitet 1912-1914. Midis sallave dhe relikeve nė katin e dytė ndodhet edhe studjoja e kryeministrit Ismail Qemali.

    Stadiumi Flamurtari

    bie lehtė nė sy nga ngjyrat kombėtare kuq e zi. Me njė kapacitet prej 15 000 vendesh ai ėshtė i njohur pėr triumfet e Flamurtarit nė vitet 1980 dhe ndeshjeve tė paharruara nė pėrballjet historike me Barcelonėn.

    Universiteti teknologjik Ismail Qemali u themelua nė 10 tetor 1994. Pėrbėhet nga disa fakultete nga tė cilėt mund tė veēojmė atė tė lundrimit detar.

    Tė tjera objekte me vlera pėr tu vizituar nė qytet janė edhe rruga historie Justin Gotard, ku kaluan delegatėt e kuvendit tė pavarėsisė; shtėpia e familjes Vlora, e cila sundoipėr 400 vjet qytetin; rruga e Hebrenjve, Kulla e Sahatit, Bashkia, e ndėrtuar nė stilin neoklasik, Teatri Petro Marko, etj.

    Kalaja e Kaninės

    ndodhet nė pjesėn J-L tė qytetit tė Vlorės nė njė kodėr tė lartė 380 m. Ka patur funksion mbrojtės pėr bashkėsinė e ilirėve amantė qysh nga periudha antike. Arkeologėt kanė specifikuar mure tė periudhave tė ndryshme historike qė I pėrkasin stileve dhe teknikave tė ndyshme. Sipėrfaqja e konsiderushme prej 3.5 ha tregon pėr arsenalin ushtarak dhe njerėzit qė mund tė strehonte. Nga bedenat e saj kontrollohej gjiri i Vlorės, fusha bregdetare dhe lugina e poshtme e Shushicės. Janė tė shumta historitė e mbėshtjella nė formė legjendash pėr kėtė kėshtjellė, tė cilat bėjnė fjalė pėr gruan vrastare tė kėshtjellarit, pėr princeshėn Rugina, apo pėr martesėn e Donikės me Skėndėrbeun.

    Gjiri i Vlorės.

    Gjiri i Vlorės ėshtė gjiri mė i madh i bregdetit shqiptar, qė nis qė nga Kepi i Pllakės nė Treport dhe vazhdon drejt jugut, duke krijuar formėn e njė krahu tė hapur deri nė gjirin e Shėn Janit nė veri tė Karaburunit. Nė hyrje tė tij gjendet ishulli i Sazanit me njė largėsi prej 17 km nga qyteti i Vlorės. Gjiri i Vlorės ka njė gjatėsi prej 19 km, gjerėsi prej 9.5 km dhe thellėsi 54 m. Pjesa perėndimore e tij qė shtrihet pėrgjatė gadishullit tė Karaburunit pėrbėhet nga njė bregdet shkėmbor ndėrsa pjesa lindore pėrbėhet nga njė bregdet i ulėt ranor, I pasur me disa plazhe. Ujėrat e Adriatikut qė pėrbėjnė kėtė gji arrijnė temperatura qė variojnė nga 13oC nė stinėn e ftohtė tė dimrit e deri nė 25oC nė muajt e nxehtė tė verės, tė cilat mundėsojnė banjat detare dhe peshkimin pothuajse gjatė gjith vitit. Relievi pėrreth i mbart tė gjitha format, duke nisur nga kurrizi i kodrave tė Treportit, pasqyra e Lagunės sė Nartės, Kodrat e Zvėrnecit, gropa e Vlorės, kodrat rreth saj, kalaja e Kaninės, mali i Shashicės, mali i Lungarės, Llogoraja, pėr tė vazhduar mė tej me Rrėzėn e Kanalit, luginėn e Dukatit, Karaburunin duke e mbyllur unazėn nė Sazan, pikėn mė perėndimore tė Shqipėrisė. Gjiri i Vlorės ėshtė pėrdorur dhe vazhdon tė pėrdoret edhe sot si njė vend me mundėsi tė shkėlqyera pėr strehimin e anijeve tė tipeve tė ndryshme. Nė tė funksionojnė gjithsej gjashtė porte, tė gjithė specifik pėr nga pėrdorimi. Porti i Vlorės ėshtė porti mė i madh i Shqipėrisė Jugore dhe i shėrben tė gjithė rajonit pėrreth, nė transportin e mallrave dhe udhėtarėve. Pėr nga karakteristikat ai ėshtė njė port i hapur i pėrbėrė nga dy mole kryesore, ku mbahen mjetet lundruese si: anije transporti dhe tragete. Nuk ka rryma tė forta dhe zbatica qė mund tė ndikojnė nė navigimin e mjeteve, prandaj ankorimi mund tė bėhet edhe pranė tij jashtė sistemit tė moleve. Nė veri-perėndim tė kėtij porti ndodhet porti i Zvėrnecit, i cili shėrben pėr ankorimin e anijeve tė flotės tė peshkimit. Ndėrsa nė Jug tė qytetit tė Vlorės ndodhet porti i vogėl i Radhimės, i cili u shėrben anijeve tė vogla tė transportit. Nė pjesėn mė Jugore tė gjirit, atje ku fillon gadishulli i Karaburunit ndodhet porti ushtarak i Pasha Limanit. I quajtur me kėtė emėr nga Marina turke nė shekullin e XVI, ai u bė njė bazė e madhe ushtarake e Traktatit tė Varshavės nė vitet e luftės sė ftohtė. Aty sovjetikėt investuan miliona dollarė dhe pėr njė periudhė disa vjeēare ajo u bė gati pėr ti shėrbyer njė skuadre detare tė pėrbėrė nga 12 nėndetėse dhe dhjetra anije tė tjera ndihmėse. Sot ky port nė kuadrin e marrėdhėnieve tė partneritetit me Naton ėshtė marrė nėn kujdesin e marinės turke. Edhe Porti qė ndodhet nė Ishullin e Sazanit ėshtė pėrdorur pėr qėllime ushtarake. Sot ai pėrdoret nga Guardia di Finanza Italiane, pėr tė patrulluar brigjet shqiptare, duke parandaluar trafiqet e paligjshme. Nė Orikum ndodhet porti mė i ri i gjirit tė Vlorės i cili ėshtė i vetmi port Turistik i Jahteve nė Shqipėri, quajtur Marina e Orikumit.

    Karaburuni

    Karaburuni ėshtė gadishulli mė i madh qė ndodhet nė territorin e Republikės sė Shqipėrisė, i cili ndodhet midis detit Adriatik( gjirit tė Vlorės) dhe detit Jon . Me njė gjatėsi prej 16 km, Karaburuni shėrben si kufiri ndarės midis midis kėtyre dy deteve. Peisazhi i ēuditshėm i tij ofron forma nga mė tė ndryshmet si gjire tė vegjėl, pllaja, shpella karstike, kepe, plazhe, shpate tė zhveshur, maja malesh, etj. Midis tyre mund tė pėrmendim gjiret me emra tė ēuditshėm si ai i Ariut, Dafinės, Raguzės sė parė, Raguzės sė dytė, Ravenės, Shėn Janit, Shėn Vasilit,etj, Maja mė e lartė e Karaburunit ėshtė Koreta me lartėsi 826m, kurse fare pranė saj ndodhet pllaja karstike e Ravenės me lartėsi qė varion nga 200-300 m, nė lartėsinė e tė cilės Sovietikėt mendonin tė instalonin raketat e tyre nė fund tė viteve 1950. Pėrhapja e dukurisė gjeografike tė Karstit ka bėrė qė nė gadishull tė zhvillohet dukuria e shpellave. Janė gjithsej 20 tė tilla pėrgjatė gjithė vijės bregdetare, nga ku mund tė pėrmendim shpellėn e Haxhi Aliut, atė tė Dukė Gjonit, shpellėn pranė gjirit tė Ariut, Shpellėn e pėllumbave, shpellėn e Inglizit, shpellėn e thellė, etj. Por shpella mė e madhe dhe mė interesante e Karaburunit ėshtė ajo e Haxhi Aliut, e cila ka formėn e njė tuneli me lartėsi 60 m dhe gjatėsi 40 m. Sipas legjendės shpella dikur ėshtė pėrdorur nga pirati i njohur i shekullit tė XVII-tė Haxhi Aliu. Kėtu ai strehohej sė bashku me anijen dhe njerėzit e tij. Pozicioni i favorshėm i Karaburunit i ofronte atij mundėsinė e sulmit ndaj anijeve napolitane, turke, veneciane, apo dalmate. Nė Karaburun midis gjireve tė shumtė tė bie nė sy edhe ai i Gramatės. Gramata nė greqisht do tė thotė "shkrime". Me kėtė emėr njihet ky gji i vogėl qe ndodhet nė pjesėn perėndimore tė Karaburunit. Qysh nė periudhėn antike kėtu ankoroheshin anijet, tė cilat dallgėt e detit mund ti pėrplasnin nė shkėmbinjtė e gadishullit. Tė strehuar kėtu udhėtarė tė shumtė nga vende tė ndryshme tė mesdheut kanė lėnė shėnimet e tyre, tė cilat i kanė gdhendur nė faqet e shkėmbinjve, qė janė pėrdorur edhe si gurore Mbishkrimet e para ju kushtohen perėndive dhe janė lutje pėr shpėtim nga furtuna nė det. Ndėrsa nė tė tjera mbishkrime pėrmendet figura historike tė Romės si Pompeu, Dolabela, Mark Antoni ose Konsulli Tit Statit Tauri. Ndėrkohė qė interes paraqet edhe njė mbishkrim i vitit 1396, i cili tregon se gjatė udhėtimit tė tij pėr nė Francė u strehua nga stuhia nė Gramata, vetė Perandori Bizantin Joani i V-tė Paleolog. Mbishkrimet janė bėrė kryesisht nė gjuhėn antike greke, latine, dhe greqishten Bizantine. Shpesh herė ato janė tė shoqėruara edhe me vizatime tė ndryshme dhe simbole nga mė tė larmishmet.

    Oriku

    Atje ku Karaburuni bashkohet me luginėn e Dukatit ndodhen rrėnojat e Orikut antik, i cili lindi si koloni e themeluar nga grekėt e Eubesė nė shekullin e VI.pk. Njė nga autorėt antikė, Plini, thotė se Oriku u themelua nga Kolkasit. I ndėrtuar sipas stilit tė Polisit grek ai mbėshtetej nė shpinė tė kodrės sė Paleokastrės me pamje tė gjerė nga gjiri i Vlorės. Gėrmimet arkeologjike qė janė kryer dikur kanė nxjerrė nė dritė midis objekteve tė tjera edhe njė teatėr tė vogėl, qė merrte nė shkallaret e tij rreth 500 spektatorė, disa shtėpi banimi, njė mol disa shkallare, etj. Pėr tu pėrmendur nė historinė e tij janė luftimet midis Ēezarit dhe Pompeut gjatė vitit 48 pk. Interesante ėshtė pėrshkrimi qė i bėn Ēezari dorėzimit tė qytetit nė librin e tij Belli Civilis (lufta civile), ku midis tė tjerave thotė: "Ēezari zbarkoi ushtrinė po atė ditė u nis pėr nė Orik. Kėtu Luc Torkuati qė sundonte nė qytet me urdhėr tė Pompeut mbylli portat dhe u mat tė mbronte qytetin, duke urdhėruar grekėt tė hipnin nė mure, dhe tė rroknin armėt, por orikasit nuk donin tė luftonin kundėr Romės, bile qytetarėt pėrpiqeshin tė pranonin Ēezarin vullnetarisht. Atėherė Torkuati ēeli portat dhe u dorėzua tek Ēezari me gjithė qytet.

    Kisha e Marmiroit ėshtė njė kapelė e njė manastiri tė vogėl ndėrtuar nė shėkullin e XII-tė. Quhet me kėtė emėr pėr shkak tė gurėve tė bardhė, dmth tė mermertė (Marmiro) tė marrė nga rrėnojat e Orikut antik. Me njė arkitekturė tipike pėr kishat bizantine nė formė kryqi me kupolė, ajo ruan pėrreth edhe rrėnojat e manastirit tė dikurshėm.

    Sazani

    Fare pranė Karaburunit ndodhet ishulli i Sazanit i cili njihet nga tė gjithė si Ishulli mė i madh i Shqipėrisė. Me njė sipėrfaqe prej 5.5 km2 ai ndodhet nė hyrje tė gjirit tė Vlorės, 16 km larg kėsaj tė fundit dhe ndahet nga Karaburuni prej ngushticės sė Mezokanalit, 4.8 km e gjerė, ndėrsa largėsia e tij nga kepi i triporteve ėshtė 8.5 km. Iėrbėrė nga dy kodra pothuaj "binjake", Sazani ka njė lartėsi maksimale prej 342 m, dhe njė vije bregdetare tė lartė e shkėmbore, tė pasur me gjire tė vegjėl. Mė i rėndėsishmi ndėr ta ėshtė ai i Shėn Kollit ku ndodhet edhe Porti ushtarak i Sazanit. Dikur autorėt grekė dhe romakė e quanin me emrin Sason. Njėri prej tyre Ptolemeu jep edhe koordinatat e tij gjeografike prej 44o51’. Kurse Plini e pėrmend ishullin si qendėr piratėsh. Si pjesė e Perandorisė Romake e mė vonė asaj Bizantine Sazani nuk do tė ketė ndonjė rėndėsi tė madhe. Ndėrsa gjatė mesjetės do tė bjerė nėn sundimin e Venedikut. Nė shekullin e XV ai do tė pushtohet nga turqit, tė cilėt nė vitin 1815 do tja dorėzonin atė Anglisė, qė e mbajti deri nė vitin 1864, kur Mbretėria e bashkuar do tja kalonte Greqisė Gjatė viteve tė luftės sė I-rė Botėrore pikėrisht nė vitin 1915 ishulli u pushtua nga Italia, e cila e mbajti atė deri nė 8 Shtator tė vitit 1943, kur Sazani u pushtua nga Gjermanėt, tė cilėt u larguan qė aty nė 14 Tetor 1944. Qė prej kėsaj kohe e deri tani Sazani ėshtė pjesė e pandarė e shtetit Shqiptar, i cili e pėrdori atė vetėm pėr qėllime ushtarake. Gjatė viteve tė komunizmit kėtu u ngrit njė bazė ushtarake detare dhe njė qytezė ku banonin familjet e ushtarakėve. Ato u larguan nga ishulli kur baza u braktis nė vitin 1992 nga ushtria shqiptare, e cila mė vonė e vuri Sazanin nė dispozicion tė Natos. Fakt interesant ėshtė se nė Sazan rritet edhe njė lloj lepuri i egėr, i cili u soll nė ishull midis dy luftėrave botėrore nga Italianėt. I quajtur Lepuri i gropave, kjo specie ka ardhur duke u shtuar sepse nė Sazan nuk ka kafshė grabitqare.

    Parku kombėtar i Llogorasė

    shtrihet atje ku nis lugina e Dukatit pėrgjatė shpateve tė Lungarės dhė Rrėzės sė Kanalit. Me njė sipėrfaqe prej 1010 ha kjo hapėsirė shtrihet nga lartėsia 500 m duke u ngjitur deri nė lartėsinė 1100 m. Brenda tij ndeshim njė bimėsi tė dendur qė nis nga shkurret mesdhetare, halorėt e ndryshėm, drurėt gjethegjėrė, kullotat, etj. Llogoraja pėrmendet edhe pėr faunėn e pasur tė saj ku mund tė pėrmendim shpendė tė rrallė dhe gjitarė tė ndryshėm. Brenda parkut, buzė rrugės nė lartėsinė 910 m ndodhet edhe monument culture shumė I veēantė, siē ėshtė pisha flamur, e quajtur kėshtu nga forma e degėve tė pėrpunuara nga era.

    Poshtė Llogorasė ndodhet fshati i Dukatit

    i pėrmendur pėr folklorin, historinė dhe traditat. Kėtu ndeshim njė nga monumentet e kulturės popullore siē janė kullat e Dervish Aliut, njė shtėpi-kėshtjellė e shekullit tė XVIII-tė.

    Laguna e Orikumit

    ndodhet midis Karaburunit dhe qytetit tė Orikumit. Dallohet pėr shpendėt dhe speciet e shumta tė liqeneve detare, ku nga veprimtaritė ekonomike mund tė veēojmė peshkimin.

    Kisha e Marmiroit

    nė Orikum Kalaja e Gjon Boēarit

    nė Tragjas ndodhet pranė rrugės atomobilistike. Ėshtė ndėrtuar nė shekullin e XVII-tė dhe ka njė formė klasike katrore e pajisur me dy kulla. Funksioni I saj ishte ruajtja e rrugės Vlorė-Himarė.

    Zvėrneci

    ėshtė njė nga zonat turistike tė Vlorės. Kėtu ndodhet Triporti njė bukuri natyrore e paeksploruar nga vizitorėt. Nė vitet 1970 arkeologu Vasil Bereti kreu kėtu disa fushata gėrmimesh, ku dolėn nė dritė porti detar, disa mure rrethuese, disa ndėrtesa, karkasėn e njė anijeje dhe qeramika tė ndryshme.

    Manastiri i Zvėrnecit

    ndodhet nė njė nga dy ishujt e lagunės sė Nartės. Kisha ndodhet nė ishullin mė tė madh i cili lidhet me bregun nga njė urė druri me gjatėsi prej 200 m. Ajo i pėrket shekullit tė XII-tė dhe ka shėrbyer edhe si mauzoleum, sepse brenda saj ndodhet varri i gjeneralit bizantin Argjiro Karanxhas, varrosur kėtu nė shekullin e XI-tė. Nė varrezėn e kėtij manastiri ndodhet qė nga viti 1932 varri i qėndistares sė flamurit Marigo Pozios.

    Laguna e Nartės

    me sipėrfaqe 45 km2 ėshtė liqeni i dytė detar pėr nga madhėsia nė Shqipėri. Veēori e saj ėshtė numri i madh i shpendėve dhe peshqve qė jetojnė nė tė. Prej disa shekujsh kėtu jeton edhe njė koloni pelikanėsh. Edhe sot nė kėtė lagunė ruhet tradita e peshkimit me varka druri. Nė kodrat pėrreth peshkatarėt nartiotė kanė treguar se janė kultivues tė famshėm edhe tė vreshtarisė, e cila prodhon verėn e njohur tė Nartės.

    Nė brendėsi tė territorit tė Vlorės gjendet edhe qyteti ilir i Amantias, 35 km larg qytetit. Sot ai pėrbėn njė nga parqet mė interesantė arkeologjikė tė Shqipėrisė, nė tė cilin ndodhen objekte unikalė siē ėshtė rasti i stadiumit tė saj. Rrėnojat e qytetit tė dikurshėm ndodhen nė njė kodėr me sipėrfaqe prej 20 ha, e cila rrethohej nga njė mur me perimetėr prej 2100 m. Autorėt antikė qė japin tė dhėna pėr amantėt janė tė shumtė. Njėri ndėr ta Stefan Bizantini tregon se qyteti kishte si legjendė themelimin nga abantėt e luftės sė Trojės. Pavarėssht historive tė shumta monumentet e Amantias si tempulli dorik i Afėrditės, stadiumi, muret rrethues, bazilika, etj, pėrbėjnė njė tur tėrheqės pėr vizitorėt.




    albtravel


    Likes Love, sweetzzinna, ida angel, Didi, ReNdEx liked this post

  2. #2
    Kate 💖 Avatari i ida angel
    Anėtarėsuar
    Jul 2008
    Vendndodhja
    ^.^
    Mosha
    29
    Postime
    8,261
    Post Thanks / Like
    Rrespekti
    2055

    Gabim Titulli: Vlora, qyteti i dy ngjyrave.

    Shume bukur ,tjeter ske c'shton ne kte artikull perveēse infrastruktures qe te le per te deshiruar.
    Vlora ka bukuri natyrore ,qe eshte dhurat e veēante...


    I love you daddy
    :flamuri:

  3. #3
    ujk ne FV Avatari i con_uk
    Anėtarėsuar
    Jul 2008
    Vendndodhja
    Chelsa_FC
    Postime
    2,094
    Post Thanks / Like
    Blog Entries
    2
    Rrespekti
    673

    Gabim Titulli: Vlora, qyteti i dy ngjyrave.

    desha te shtoj Sikur benin nje autostrade nga tirana te ishte me afer do ishte mire sikur e cuajne ''rruga e kombit'' kjo te jete 2

    What really counts is not the word of your enemies but the silence of your friends

  4. #4
    Anėtar i Nderuar
    Anėtarėsuar
    Feb 2009
    Postime
    8,808
    Post Thanks / Like
    Rrespekti
    2576

    Gabim Titulli: Vlora, qyteti i dy ngjyrave.

    Qyteti turistik i Vlores

    Vlora eshte porti I dyte me I madh ne Shqiperi pas Durresit. Qyteti ndodhet ne pjesen jug-perendimore te vendit, ne nje zone piktoreske pergjate bregut te detit.Perballe qytetit shtrihet gadishulli I Karaburunit dhe ishulli I Sazanit. Vlora ka lidhje te drejtperdrejta detare me portin Italian te Brindizit, si edhe lidhje sezonale me ate te Barit.

    Qyteti ka nje histori te pasur. Ne kohet antike njihej me emrin Aulona, qe iu vendos nga kolonite e hershme helene. Ne mesjete rajoni I Vlores u be objekt grindjesh midis pushteteve te ndryshme nderkombetare per ta mbajtur ate. Gjate pushtimit Osman ajo perfaqesonte nje qender te atij pushteti.

    Kjo deshmohet edhe nga ndertesat e gjera osmane ne qytet sic eshte xhamia e madhe ne qender te qytetit, e ndertuar ne vitin 1542 nga arkitekti I njohur turk, Sinan Mimar. Nje moment I rendesishem ne historine e Vlores eshte Deklarata e Pavaresise, me 28 nentor te vitit 1912, nga Ismail Qemali, nje bej lokal. Ngjarja shenoi fundin e 500 viteve te sundimit Osman ne Shqiperi.

    Ndertesa qe ka qene selia e qeverise se pare te nje Shqiperie te pavarur, sot eshte nje vend turistik. Ne qender te qytetit ndodhet dhe Monumenti I Pavaresise I ndertuar ne Sheshin e Flamurit (The Square of the Flag).

    Nje vend tjeter interesant eshte dhe kalaja e Kuz Babase, qe ofron pamje te mahnitshme jo vetem te qytetit, por te gjithe gjirit te Vlores. Persa I perket deteve te Vlores rezultojne nder me te pastrat ne Shqiperi dhe te pasura me dhjetera specie, ambjente koralore, peshq te llojeve te ndryshme, etj. Vlora ka shume brigje te prekura ose jo, plazhe me rere koraline, shkembore, etj. Gjithashtu ajo kultivon bime te ndryshme bujqesore qe jane te njohura edhe per vlerat kurative. (R.T)


    Likes sweetzzinna, ReNdEx liked this post

  5. #5
    Il Silenzio Avatari i BoOoMBaStiCk
    Anėtarėsuar
    Jun 2011
    Postime
    1,725
    Post Thanks / Like
    Rrespekti
    665

    Gabim Titulli: Vlora, qyteti i dy ngjyrave.

    Ne jetojm, kemi prejardhjen, duam 1 Perle kaq te bukur si SHQIPERIA.

    Politikanet (banditat) po na e shesin, privatizojn, shkaterrojn, shfrytezojn...

    ...kur Kanuni ishte ligj qe prodhoj ket BURRNI... ky koncept shkoi pertej detit ne Sicili,Arbresht u msun Kanunin italiant e qujn MAFI !
    Likes ida angel liked this post

  6. #6
    Anėtar i Nderuar
    Anėtarėsuar
    Feb 2009
    Postime
    8,808
    Post Thanks / Like
    Rrespekti
    2576

    Gabim Titulli: Vlora, qyteti i dy ngjyrave.



    Likes sweetzzinna, ida angel liked this post

  7. #7
    Catch me if you can... Avatari i GLOOM
    Anėtarėsuar
    Apr 2011
    Postime
    15,685
    Post Thanks / Like
    Rrespekti
    1344

    Gabim Pe: Vlora, qyteti i dy ngjyrave.

    Pamje te bukura...

    Ndonjehere me vjen te godas disa njerez,por me pas mendoj qe : Nuk lejohet abuzimi ndaj kafsheve...

  8. #8
    C'est la vie. Avatari i Didi
    Anėtarėsuar
    Nov 2008
    Vendndodhja
    Cappellaio matto!
    Postime
    5,507
    Post Thanks / Like
    Blog Entries
    5
    Rrespekti
    2943

    Gabim Titulli: Vlora, qyteti i dy ngjyrave.

    Ato pamjet e Karaburunit sjane keq mire do ishte qe ta vizitonin te gjithe personat. Po kushedi kur do na bjeri kjo mundesia..

    "Io non sarņ mai nessuno,
    ma nessuno sarą mai come me."

  9. #9
    wish me well... Avatari i ZHIGO
    Anėtarėsuar
    Oct 2011
    Postime
    1,423
    Post Thanks / Like
    Blog Entries
    14
    Rrespekti
    965

    Gabim Titulli: Vlora, qyteti i dy ngjyrave.

    me ato drerėt kam dhe un foto.

    te hanin dhe krahun se doren sdiskutohej . i linin pa ushqim me pretekstin te shisnin ato kokrrat e misrit qe ti ushqenin njerzit . por ne pergjithsi ishte kendshem ti shikoje kur te vinin tek dora si tuf te babziturish dhe ta perlanin ushqimin ne te qintat e sekondit.


  10. #10
    Kate 💖 Avatari i ida angel
    Anėtarėsuar
    Jul 2008
    Vendndodhja
    ^.^
    Mosha
    29
    Postime
    8,261
    Post Thanks / Like
    Rrespekti
    2055

    Gabim Titulli: Vlora, qyteti i dy ngjyrave.

    Sa vende te bukura qe ka Shqiperia ...........


    I love you daddy
    :flamuri:

  11. #11
    VIP Avatari i Endrra
    Anėtarėsuar
    Sep 2011
    Postime
    5,537
    Post Thanks / Like
    Rrespekti
    4749

    Gabim Titulli: Vlora, qyteti i dy ngjyrave.

    E bukur Po cf hoqa me Auto te marre ato te perpjetat e Dhogarase.... Vetem Po u be aeroport ne kalane e lekuresit do vi prap. Perndryshe kam veriun <3 Time

    Likes E3 liked this post

  12. #12
    Anėtar Aktiv Avatari i *Ginna*
    Anėtarėsuar
    Aug 2011
    Postime
    595
    Post Thanks / Like
    Rrespekti
    128

    Gabim Titulli: Vlora, qyteti i dy ngjyrave.

    S'ka si perla Shqiptare, eshte e tera "WONDERFUL"....

    Likes ReNdEx liked this post

  13. #13
    wish me well... Avatari i ZHIGO
    Anėtarėsuar
    Oct 2011
    Postime
    1,423
    Post Thanks / Like
    Blog Entries
    14
    Rrespekti
    965

    Gabim Titulli: Vlora, qyteti i dy ngjyrave.

    Pamjet eklusivisht falas .

    Laura...


    foto miks tu miks...






    ps . zinni . nuk e kuptoj pse nje her i nxjerr sagllom , nje her tjeter me pas nevoj per dylbi . gjithsesi kto jan fotot . kush ka mundesine ti rreguloj , bujrum .

    Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga sweetzzinna : 02-08-12 nė 23:17

  14. #14
    Nada é por acaso!
    Anėtarėsuar
    Mar 2012
    Postime
    2,272
    Post Thanks / Like
    Rrespekti
    1712

    Gabim Titulli: Vlora, qyteti i dy ngjyrave.

    Fiksim e kam te vizitoji 1 here Vloren..

    Wherever you stand, be the soul of that place.

    Likes ReNdEx liked this post

Thread Information

Users Browsing this Thread

There are currently 1 users browsing this thread. (0 members and 1 guests)

Bookmarks

Rregullat E Postimit

  • You may not post new threads
  • You may not post replies
  • You may not post attachments
  • You may not edit your posts
  •