Thanks Thanks:  0
Dislikes Dislikes:  0
Duke shikuar rezultatet 1 ne 3 nga 3

Teme: The Telegraph: Berati, qyteti i dyte me i bukur ne Europe

  1. #1
    Anėtar i Nderuar Avatari i legjenda
    Antarėsuar nė
    Sep 2015
    Vendodhja
    tetova
    Postime
    3,254
    Post Thanks / Like
    Forca e Rrespektit
    86

    The Telegraph: Berati, qyteti i dyte me i bukur ne Europe

    Berati ka mbi 24 shekuj histori art dhe kulturė. Ai ėshtė njė nga qytetet e rrallė qė i takon agimit tė njerėzimit. Berati ishte qytet kur Londra ishte fshat! Kėshtjella ėshtė monumenti i ndėrtuar qė nė shek. e 4 para Krishtit. Ajo ngrihet mbi njė kodėr 187 m tė lartė. Gurė tė tillė gjenden vetėm nė Jeruzalem.

    Gazeta prestigjioze “The Telegraph” publikoi disa ditė mė parė njė listė me 30 qytetet mė tė bukura nė Europė. Lista ėshtė pėrgatitur nga njė shoqatė japoneze e agjentėve tė udhėtimit, ku janė paraqitur 30 destinacionet qė nuk duhet humbur. Berati vlerėsohet i dyti. Kuptohet m’u bė qejfi, mbasi jam nga Berati, kam jetuar nė kėtė qytet, gjysmė shekulli. Pėr mua ėshtė i bukuri i dheut. E njoh mirė kėtė qytet. S’ka lagje e shtėpitė qė tė mos kem shkelur. Punova 30 vjet s’i mėsues. Ai mė ka pėrgatitur me njohuri tė tilla qė mė janė rrėnjosur pėr vete e pėr t’ja transmetuar tė tjerėve. Berati qytet turistik, i artit e i kulturės. Berati mbetet qytet tėrheqės pėr vizitoret vendas, por sidomos pėr ata tė huaj. Stili i veēantė, arkitektura e lagjeve, “Kala”, “Mangalem” e “Goricė” tė befasojnė. Kjo ėshtė njė nga arsyet qė shumė aktivitete artistike – kulturore janė organizuan nė Kalanė historike tė Beratit. Tė gjitha kėto kanė bėrė grupet turistike tė mos largohet pa vizituar Beratin! Beratasit e duan shumė qytetin e tyre. Ata i kanė thurur kėngė, vjersha, legjenda qė tė befasojnė!

    Berati ka mbi 24 shekuj histori art dhe kulturė. Ai ėshtė njė nga qytetet e rrallė qė i takon agimit tė njerėzimit. Berati ishte qytet kur Londra ishte fshat! Kėshtjella ėshtė monumenti i ndėrtuar qė nė shek. e 4 para Krishtit. Ajo ngrihet mbi njė kodėr 187 m tė lartė. Gurė tė tillė gjenden vetėm nė Jeruzalem. Berati pėrmendet pėr Kodikėt qė me njė fanatizėm tė denjė pėr ta quajtur tė shenjtė. Kishat pėrbėjnė margaritarė tė arkitekturės mesjetare nė Berat. Ato pėrmbajnė vepra tė artistėve tė ndryshėm nga tė panjohur tė shekujve XII-XIV gjer tek mjeshtėrit e mėdhenjtė tė shek XVI me Onufrin. Nga ndėrtimet e Kultit mysliman janė Xhamia e Kuqe e shek XIV dhe Xhamia e Bardhė e shek.XV nė Kala. Nga mė tė bukurat ėshtė Xhamia e Plumbit. Kjo xhami ėshtė mė e madhja e kėtij tipi nė Shqipėri. Dy lagje: “Mangalemi” dhe “Gorica” shquhen pėr lidhjen dhe harmonizimin e hijshėm me terrenin duke shfrytėzuar mjeshtėrisht gjuhėn arkitektonike qė ėshtė pėrdorur. Kėto lagje bashkė me kėshtjellėn pėrbėjnė tri ansamblet mė karakteristike tė qytetit. – Ura e Goricės e kthyer nga njė urė druri nė njė urė guri nė shek.XVII. Ajo ėshtė ndėrtuar me 1780, nėn kujdesin e Ahmet Kurt Pashės dhe e rindėrtuar nė vitet 1920 -1930. Tomorri e Shpiragu. Dy male ballė pėr ballė me histori e legjenda, tė habitshme. Kėto ishin pak nga shumė vlerat historike, kulturore e artistike tė qytetit tė Beratit, i cili gjendet nė njė lartėsi 59 m mbi nivelin e detit dhe me tre lagje muze: “Kalaja”, “Mangalemi” e “Gorica”.

    Qė para 300 vjetėve gjeografi turk Evlia Ēelebi ka shkruar: “Beratasit janė popull me karakter tė butė e tė urtė. Me edukatė e tė drejtė. Nga ky qytet kanė dalė shumė njerėz tė shquar e tė famshėm; Si burra shteti, vezirė, sundimtarė, ministra, dietarė, e filozofė. Ata ndihmojnė njėri-tjetrin dhe janė misionarė dhe qytetarė tė drejtė e tė pastėr”. Beratasit e pėrsėrisin shpesh se tė ardhurit janė mirėpritur nė Berat. Kjo tregon fisnikėrinė e tyre. Shkrimtari Xhevahir Spahiu nė njė takim tha: “Ne skraparlinjtė kemi njė privilegj: Kemi dy kryeqytete. I pari ėshtė Berati”. Nė vitin 1942 nė Berat u vendosėn jo mė pak se 600 hebrenj. Ata u gjendėn tė ekspozuar ndaj rrezikut nazist. Mbi 50 familje tė kėtij qyteti, pritėn, strehuan, ushqyen e fshehėn hebrenjtė e ardhur. Asnjė i vdekur, asnjė i dorėzuar tek gjermanėt! Duhet theksuar se Beratasit historikisht nuk e kanė pėlqyer kurbetin. Numėroheshin me gisht ata qė ishin larguar nga Berati pėr tė punuar gjetkė. Arsyeja (si thonė prindėrit tanė ) ishte se ai vend, ajo tokė e ka mbajtur kėtė popull, jo vetėm me prodhime, duke i krijuar njė mirėqenie, por edhe me dashuri, mirėkuptim dhe harmoni. Gjatė viteve tė diktaturės nė Berat mė tepėr kanė ardhur banor se sa janė larguar. Beratasit e pėrsėrisin shpesh se tė ardhurit kanė bėrė hajėr nė Berat. Mė shumė gjėnė nga Jugu. por sidomos nga zona e Skraparit. I tillė ka qenė e mbetet Berati.

    Periudha e tranzicionit, sidomos ’97-ta e goditi Beratin mė tepėr se ēdo qytet tjetėr. Dhuna, terrori, frika, arsyet ekonomike, detyruan qindra familje, qė kundėr dėshirės sė tyre tė largohen. Shumica nė Tiranė, Durrės, por edhe jashtė vendit kryesisht Greqi, Itali etj. Ē’ka ndodhi nė ’97-tėn nė Berat e besojnė vetėm ata qė e kanė jetuar. Pasojat e kėsaj ēmendurie Berati e beratasit duken edhe sot. Dua tė theksoj se u larguan ato familje tė zėna ekonomikisht qė po investonin pėr qytetin e tyre, duke punėsuar mijėra punėtorė. Largimi i tyre la pėr gjysmė ēdo lloj ndėrtimi e zbukurimi, duke e varfėruar kėtė qytet e lėnė nė mes tė rrugės mijėra njerėz! Me Beratin po ndodh ajo qe s’ka ndodhur shekuj me radhė. Kemi njė emigracion tė detyruar nga faktorė social – ekonomik qė s’kishin ndodhur nė historinė mijėra vjeēare tė tij. Malli i tė larguarve ėshtė i pa treguar. 3-Beratit i ėshtė kthyer qetėsia. Tė larguarit kanė detyrėn jo vetėm ta kujtojnė, por dhe ta ndihmojnė jo vetėm me mendje e me zemėr, por edhe me investime. Dhe rastet nuk mungojnė. Gazmend Toska industrialist francez nga Berati i ka kthyer sytė nga qyteti i lindje. Aktualisht banon nė Francė,por investimet e mija thekson do tė jenė vetėm nė Berat. Nė Berat ka ngritur njė Fason me mbi 200 punėtore. Prodhimet shkojnė nė Francė, por asnjė euro nga fitimi nuk do tė shkojnė atje thekson Gasmeni. Nė Berat ka hapur fondacionin ” Toska ” Ka ndihmuar 10-tra familje nė nevojė. “Berat ka mundėsi tė bėhet” thekson Ai ! Pranė “Albania University”, sė shpejti do tė hapė njė mensė pėr njerėzit nė nevojė. Mbi 50 tė varfėr ēdo ditė do t’i jepet dreka falas. -Pikėrisht kėta njerėz i duhen Shqipėrisė nė stadin e rėndėsishėm tė Rilindjes. Kėtu folėm pėr njė Gasmen Toska, por ka dhe tė tjerė Berati si: Krito Prendi, Arben Kazazi e Maks Ēuedari qė prodhojnė pėr eksportin duke punėsuar qindra punėtorė. Dėshirėn pėr ta ndihmuar Beratin janė tė shumta.


    Midis tyre pėrmendim: Kita Sallabanda, Ariana Cane, Rezarta Qose (Francė), Erjon Koshi, Linda Banaj, Kastriot Dervishi (Kanada), tre motrat Lefta. Ilir Ikonomi, Erjona Durdia (SHBA) etj. Me Beratin bashkohen, mjeku, inxhinieri, financieri, menaxher hotelesh me emėr nė botė, artisti, shkrimtari, gazetari, sociologu, antropologu etj., pėr tė cilėt Berati ka shumė nevojė. Beratasit pėrpiqen tė kontribuojnė nė zhvillimin e qytetit tė lashtėsisė dhe mrekullisė. Ndėrkohė dhe qeveria ta shoh mė me dashamirėsi kėtė qytet. Pedonalja ėshtė shumė e bukur, por ka mė shumė kohė qė vazhdimi i saj deri tė stadiumi po ecėn shumė ngadalė. Berati po rilind e integrohet! Vetėm vitin e kaluar Beratin e kanė vizituar mbi 10.000 turistė. Kėtė vit mė shumė. Shumė shtėpi nė “Mangalem” e “Kala” janė kthyer nė hotele karakteristike, interesante e tėrheqėse pėr turistėt e huaj. Beratasit presin ēdo tė huaj me fjalėt: “Mirė se vini nė Berat”. Ishulli mbi lumin Osum do t’ja shtoi bukurinė qytetit. Por ai, pėr tė qenė origjinal nuk do ndėrtoje ishull artificial, por atje ku nuk ja priste mendja njeriu dhe pikėrisht nė lumin Osum.

    Pėr ndėrtimin e ishullit u zhvillua konkursi, tė cilin e fitoi studio famoze e Lungomares. Pedonalja po ia shton bukurinė kėtij qyteti tė pazakontė. Berati ėshtė i bukur pėr tė qenė pėrjetėsisht i bukur! Berati muze pėrtej tė kaluarės e tė ardhshmes ka forcėn e shekujve, pavarėsisht problemeve qė ka. Kur je nė Berat tė kap njė joshje magjike duke tė ftuar forcėrisht tė biesh nė ėndėrr e nė ēast s’do tė duash tė zgjohesh nga lumturia qė ndjenė qė je nė Berat! Berati, qyteti i harmonisė fetare e qytetare. Kurrė nė Berat s’janė vėrejtur ndasitė fetare e qytetare. Nė kėtė drejtim japim njė shembull mjaft pozitiv pėr gjithė Botėn. Duhet theksuar se Berati ka dhe probleme. Berati ka nevojė pėr punė. Duhet pranuar s’e ka varfėri. Beratin e mbajnė emigrantėt kudo nė botė dhe disa fabrika fasoni nė ish-Kombinatin. Kjo duhet parė. Secili tė kontribuojė nė fushėn dhe me pėrvojėn e vet. Jo vetėm nė ekonomi, por edhe nė art, kulturė, arsim, sport dhe nė drejtime tė tjera. Ēdo beratas kudo qoftė e ka pėr detyrė pėr tė vendosur njė gurė nė Kalanė 187 m. Pėr ta rindėrtuar pėrsėri s’i ka qenė, kėshtjellėn e historive tė mėdha dhe e vetme e banuar nė Ballkan me vlerat e shquara, artistike e kulturore.http://www.botasot.info
    Heren e fundit u redaktua nga Monique; 12-05-2017 ne 14:04.
    Bir, bjeri botės anė e mbanė!
    Veq Shqipėrinė e ki nėnė!

  2. #2
    RDM33 Avatari i LeVoyageur
    Antarėsuar nė
    Jul 2011
    Vendodhja
    Me kembe te ngulura mire mbi......re :-)
    Postime
    7,154
    Post Thanks / Like
    Forca e Rrespektit
    3319
    O Berat ce pate fat............
    I live 'cause... i love!
    What does not kill me makes me stronger!!!

  3. #3
    VIP
    Antarėsuar nė
    Feb 2014
    Postime
    25,064
    Post Thanks / Like
    Blog Entries
    6
    Forca e Rrespektit
    7804
    o legjende shihi mire ato titujt se na lodhe


    Citim Origjinale Postuar nga LeVoyageur Shfaq Poten
    O Berat ce pate fat............
    ngrite goxha kombinat .......
    Likes LeVoyageur liked this post

Informacionet e Temes

Vizitoret qe po Shikojne Kete Teme

Momentalisht aty jane 1 vizitor duke lexuar kete teme. (0 anetare dhe 1 vizitore)

Leja e Postimit

  • Ju nuk mund te postoni tema te reja
  • Ju nuk mund tju postoni pergjigje
  • Ju nuk mund te postoni bashkangjitje
  • Ju nuk mund te ndryshoni postimet tuaj
  •