Kryeqyteti shqiptar, mes gjurmėve tė kulturės otomane dhe qendrės sė Europės, plagėve tė diktaturės dhe hovit tė ri elektronik

Nga LUCA MORINO

Njė nga mėnyrat pėr tė mbėrritur shpejt nė zemrėn e njė qyteti ėshtė tė bėsh njė vizitė nė tregun ushqimor, e po ashtu edhe Tirana, te Pazari i Ri, ka pikėn e saj tė referimit, sa i pėrket shitjes sė produkteve tė freskėta ushqimore; pėrkufizohet edhe si tregu qendror dhe aty mund tė gjesh edhe zonjat e lagjes qė bėjnė pazar, po ashtu edhe ndonjė turist kureshtar, i cili edhe pse jo me shumė dėshirė blen duhan tė hapur apo ndonjė gjel tė gjallė. Nuk ėshtė nė nivelin e Boqueria tė Barcelonės, por nė fakt pazari ėshtė shumė i lezetshėm: ėshtė rikonstruktuar kohėt e fundit duke fshirė pėrfundimisht gjurmėt e pazarit tė vjetėr, po ashtu janė ribėrė edhe ndėrtesat qė e rrethojnė.

Pazari i Ri


Pra, Pazari i Ri pėrfaqėson mė sė miri njė qytet i cili, qė nga dalja e tij nga blloku komunist, me zgjedhjet e para tė lira nė 1991, nisi njė proces rinovimi dhe rindėrtimi tė thellė, edhe nė zonat mė qendrore, siē ėshtė sheshi “Skėnderbej”. Ėshtė e vėshtirė tė gjesh gjurmė tė “Tiranės sė vjetėr”, qė kanė atė “shijen” ballkanike me sheshe tė tejmbushura, karroca e xhami, njė ndėrthurje mes kulturės otomane e asaj europiano-qendrore. Kėto janė zėvendėsuar tėrėsisht nga ndėrhyrje qė kanė vendosur rregull, duke ngurtėsuar ndoshta disi hijeshinė e vendit. Nė sheshin e tregut dallon edhe njė restorant peshku, Markata e Peshkut, ku mund tė zgjedhėsh peshkun, e gatuan nė ēast, ndėrkohė qė rreth e rrotull gjenden disa rostiēeri qė japin idenė e lokaleve tė kebab-it.



Blloku

Poshtė shkallėve, nė njė dyqan tė pėrshtatur si tė tillė, takoj z. Emir, i cili mė ēon nė njė tjetėr dimension: ėshtė njė inxhinier nė pension qė shet CD origjinale tė artistėve si «Mariola & Nazif Ēela» apo «Kurora Labe» dhe nė vėshtrimin e tij dallon njė pasion qė, sigurisht, nuk ka tė bėjė fare me biznesin. Si shumė tiranas, flet pak italisht dhe mė tregon pėr udhėtimet e tij nė Itali. Thjeshtėsia qė vė re nė sytė e shumė njerėzve, duke shėtitur nėpėr rrugė, balancon nė njė farė mėnyre njė tjetėr mėnyrė tė jetuari nė Tiranėn e re; mbrėmjeve mjafton tė shkosh nė njė nga zonat mė chic, moderne, tė pasura, tė hareshme e tė zhurmshme nė qytet, Blloku. Kjo zonė gjendet kryesisht pėrgjatė rrugės “Ismail Qemali” dhe kėtu mund tė shikosh ende vila tė diktatorit Enver Hoxha, i cili u nda nga jeta nė 1985. Nė epokėn komuniste, Blloku ishte zonė rezidenciale e nomenklaturės shqiptare dhe atje mund tė hyje vetėm me leje tė posaēme. Nga ’91 u kthye nė qendrėn e jetės sė natės, ku sheh tė kalojnė djem shumė tė rinj tė cilėt ngasin makina luksoze. Njė qarkore e shkurtėr, jo keq pėr njė vend i cili deri 26 vite mė parė jetonte nė njė izolim thuajse tė plotė.

Nė kėtė kontekst, ėshtė e detyrueshme njė vizitė tek Bunk’Art, njė bunker antiatomik i kėrkuar nga Enver Hoxha dhe qė tani pėrdoret si hapėsirė artistike e muze qė dokumenton veprimtarinė e kontrollit tė Sigurimit, policisė sekrete tė regjimit; njė reflektim drithėrues i cili nxjerr nė pah sisteme tė spiunazhit dhe torturave dhe qė asnjėherė nuk u treguan plotėsisht, nė vitet kur kryheshin. Paradoksi i asaj kohe tregohet tek “Parrullat”, njė film i regjisorit shqiptar Gjergj Xhuvani i cili mori ēmim nė Kanė, nė 2001.

Qarku i shkurtėr

Nėse do tė vazhdosh lojėn e qarkut tė shkurtėr mjafton tė shkosh nė rrugėn “Ibrahim Rugova”, n.5, nė Bllok nė krah tė klubit supermodern @Telekom; atje gjendet njė lloj taverne me dysheme prej druri dhe muret e veshura e foto tė vjetra tė ish-lojtarit tė Partizanit, Gjergji Thaka, vėlla i pronarit. Lokali duket se ėshtė i njėjti prej dhjetėra vitesh dhe ia vlen tė ulesh e tė pish njė birrė, nė krah tė njė peme gjigande qė del nga dyshemeja, kalon pėrmes ēatisė dhe ia beh jashtė si pa tė keq. Ndoshta ėshtė vendi i vetėm nė botė, ashtu sikurse ėshtė edhe Piramida, prej xhami dhe mermeri e cila gjendet nė bulevardin Dėshmorėt e Kombit, ndėrtuar nė 1987, pėr tė nderuar memorien e diktatorit; pas rėnies sė regjimit u transformua nė qendėr kulturore, por nė kushte tejet tė papėrshtatshme, ndėrsa Kėmbana e Paqes, e realizuar duke grumbulluar gėzhojat e mbledhura nga fėmijėt shqiptarė nė 1997 duket se ėshtė monumenti i vėrtetė domethėnės, nė shėtitore.

Muzikanti

Gjatė ditėve tė Bienales sė artistėve tė rinj tė Mesdheut performoi nė Piramidė njė artist i ri dhe kompozitor i cili punon prej kohėsh nė botėn e muzikės elektronike, Ilir Lluka. “Kam lindur nė 1984 dhe kam studiuar shkenca politike, por gjithmonė kam qenė i “fiksuar” me muzikėn.; kam jetuar njė periudhė kur dėgjoja death metal, por mė pas kalova tek muzika bashkėkohore dhe nisa tė interesohem pėr elektroniken, gjithnjė me njė qasje eksperimentuese dhe eksploruese. Nisa tė studioj programacionet software, gjė e cila mė bėri tė kem kontakte edhe me shumė emra tė huaj, ndėr tė cilat, “Manyfeetunder».

Programacioni, nė aspektin krijues, shprehet Lluka, “do tė thotė t’i krijosh ti vetė software-in e prejardhjes dhe drejtimit tė tingullit. Tashmė kam albumin e gjashtė, kam realizuar muzikė pėr filma me metrazh tė shkurtėr, por skena elektronike kėtu, praktikisht nuk ekziston; tė krijosh muzikė tė impostuar mbi baza “organike”, pra edhe analogjike, mė bėn ta jetoj intensivisht qytetin dhe vė re sikletin e madh tė kėsaj epoke tė ēuditshme, edhe pse ka humbur pothuajse fare vetėdija mbi rrethanat qė e kanė shkaktuar”.

Iliri pėrfaqėson hovin qė ka pasur Shqipėria nė vitet e fundit, tė kaluarėn dhe historitė qė pėrēojnė muret e qytetit kanė tė bėjnė kryesisht me ndryshime tė kohėve tė fundit, si tė ishte njė barrierė e cila pengon tė shikosh pas nė kohė. Edhe pėrgjigjja pėr pyetjen se cili ėshtė sipas tij, vendi qė e pėrfaqėson mė mirė Tiranėn konfirmon kėtė ndjesi. “Ajo ēka mbaj nė zemėr, tani quhet parku Rinia, por njėherė e njė kohė, le tė themi nė fillim tė viteve 2000, ishte njė zonė tėrėsisht e okupuar nga lokale tė vegjėl, edhe tė improvizuar tė cilėt ishin nė tė njėjtėn linjė me shpėrthimin ekonomik dhe kulturor tė asaj kohe”. Tashmė, nė fakt kanė kaluar thuajse 20 vjet.

(gazeta-Shqip.com)