Dislikes Dislikes:  0
Faqja 2 nga 2 I parėI parė 12
Duke shikuar rezultatet 31 ne 46 nga 46

Teme: Grate shqiptare jane gra te palumtura !

  1. #1
    VIP Avatari i Endrra
    Antarėsuar nė
    Sep 2011
    Postime
    6,411
    Post Thanks / Like
    Forca e Rrespektit
    6050

    Grate shqiptare jane gra te palumtura !

    Shkruan: Ada Halilaj

    Gratė shqiptare janė gra tė palumtuna.
    Kjo asht e zeza mbi tė bardhėn, asht e vėrteta qė jena msu me ndry primitivisht nė dhomat ma tė fjetuna tė ndėrgjegjes, e vėrteta krudo, e papėrpunume, e pazbutun, e vėrteta qė ka zą dhe kėrkon ząnin tonė.
    Edhe pse personalisht kam besu gjithmonė tek liria dhe jo tek lumtunia, kjo shpikje urbane ngujuese dhe ndoshta ma e sikletshmja nė antologjinė e shpikjeve tė njeriut, kam gjet nė historitė e nėndheshme tė grave, tė ulun stoikisht kambkryq, antagonisten e saj tė betume, palumtuninė…, tė dorėzohesh, tė dėnohesh, tė vritesh me heshtjen e jetės.
    Kjo palumtuni prej mishi e gjaku, mi ka hap sytė.

    80% e grave shqiptare (statistikė e mbajtun me shumė hatėr, guxoj me thanė pa ngushėllim) jetojnė nėn dhambėt e mprehtė tė njė realiteti tė kurdisun nga marrėdhanie tė sėmura, abuzive dhe fatkeqėsisht tipike shqiptare…marrėdhanie tė prejardhuna nga fraza klasike: ”ti je gruaja, unė jam burri e si rrjedhojė do tė bahet kėshtu, sepse kėshtu them unė dhe pikė”.
    Kjo mbivendosje e pushtetit gjinor zeron komunikimin, e shndėrron bashkėjetesėn nė njė akt mekanik, tė shterptė ku burrat janė dominatorėt e ēdo shqise, krijon individė tė mbėrthym nga frika dhe amputon ēdo ceremoni lirie. Kjo origjinė e pėrbashkėt i ka ba jetėt tona po aq tė pėrbashkėta.

    Gratė shqiptare janė gjithmonė gratė e dikujt. Kanė gjithmonė njė tutor mbi krye qė i dikton tė vishen aq sa mos me ra nė sy; tė lyhen aq sa tė mos duken si prostituta; tė flasin aq sa mos tė duken llapazane; tė qeshin aq sa tė mos duken qesharake; tė porosisin ujė dhe jo venė; tė rrinė nėn shoqninė e grave dhe mos tė pėrzihen ma shumė se nė njė pėrshėndetje tė rrufeshme me burrat e tjerė; tė lavdėrojnė nė sy tė tė tjerėve fėmijėt e mbarė (tė parėt e klasės padyshim); tė krenohen me familjen e shėndoshė qė gėzojnė; tė flasin pėr perdet e reja qė kanė ble nė njė dyqan mallrash italiane; tė mbushin mendjen e botės se nėse kanė arrit diēka nė jetė asht falė mbėshtetjes absolute tė prindėrve dhe bashkėshortit perfekt sepse ndryshe vetėm nuk do t’ja kishin dalė kurrė; tė kėmbėngulin se tani pėr tani mendjen e kanė tė marrun vetėm nga shkolla dhe librat; tė refuzojnė kategorikisht tėrheqjen nga atmosfera e klubeve tė natės; tė refuzojnė ftesėn e kolegut burrė pėr kafe nė punė; tė parfumosin ajrin me frymėn e vajzes sė ”mirė” shqiptare; tė gjithėpėrfshirė nga tradita, zakonet dhe tė gatshme pėr t’ju dhanė atij burri i cili jeton akoma me nanė e babė; qė nuk shpjegon dot pse rrobat me ngjyra lahen veēmas nga ato tė bardhat dhe qė ka alergji imagjinare nga hekuri me avull.

    Jeta e grave asht njė limonatė qė nuk zbut kurrė etjen e lirisė…
    Nuk besoj se ka grua shqiptare qė nuk asht braktis nga njė andėrr, njė mundėsi, njė projekt personal apo profesional, vetėm sepse ka pas fatin me lind Grua.
    Disa prej grave qė njohim ēojnė pėrpara njė jetė tė ndryshkun, qė i ngjan njė gozhde nė mur.Ku e kanė ngul, aty rrin. Disa tė tjera kanė hek dorė nga shkollimi, janė privu nga mundėsitė e rritjes nė karrierė apo specializimit nė njė vend tė huaj vetėm pėr tė mos peshu nė shtėpinė e babės pėr ma shumė kohė se ”ē’duhet”, por me u ”rahatu”si ”gjithkush” nė krah tė burrit. Gra tė tjera janė lidh deri nė fyt me rolin e nanės. S’fryn erė tjetėr ndėr flokėt e tyne, veē frymės sė bijve. Mishit i ka vdek epshi, mendjes i janė ngrit mure, kambve iu asht humb vrapi. Mbi ketė tokė edhe flirtimi me burrin tand ngjall dyshime hollywood-iane.

    Disa e presin lirinė tė kėrcejnė pa prit e pa mendu nga tufa e luleve nė dorėn e princit tė kaltėr. Pjesa tjetėr e grave qė i ka dhanė fund martesės pėr sė gjalli, qė i rrisin vetė fėmijėt, punojnė kameriere ndoshta e si tė tilla deduktohet thjeshtė qė klientat e lokalit janė edhe klientat e shtratit, apo ato vajza qe nuk kanė finalizu asnjė fejesė me sukses apo qoftė larg ma shumė se njė burrė u ka zbulu trupin e shenjtė, duhet tė rezistojnė ēdo ditė nė njė luftė pa paqe, u duhet tė kalojnė me sytė pėrdhč para veshtrimeve tė theruna me neveri e pėrbuzje. Duhet tė druhen e tė fshihen nga vėrsuljet e puritanėve.
    Janė gra qė pajtohen me planin qė shoqnia i ka rezervu pa ndez shumė polemika dhe zbathen nga vetja po aq lehtėsisht sa heken sytė nga njė fustan i papėrballueshėm ekonomikisht. Janė gra nė prag. Gra qė presin diēka me vetėdijen e stėrplotė qė s’ka me u duk kurrė. Janė gra tė msume sistematikisht me panoramėn e martesės, riprodhimit, familjes, devotshmėrisė. Gra tė udhėzume me pretendu heshtjen si notėn ma tė naltė ne rregjistėr. Gratė e njėmijė e njė pengjeve.

    Gratė shqiptare janė tė palumtuna.
    E nėse ua shtroni pyetjen edhe njėherė gratė kanė me shpejtu me zgjedh para vedit lėnduesin e rradhės, sepse tė pranosh njė gjėndje tė tillė zbraztie do tė thotė tė djegėsh tana maskat mbrotjėse e tė zbulosh tė vėrtetėn nė natyrėn e saj ma tė pastėr e nė kėtė art gratė shqiptare kanė njė sedėr fort tė ēuditshme dhe njė instikt mbyllės befasues: nuk mund t’i prekėsh familjen as edhe me fjalė, pavarėsisht se edhe vetė e dinė burgun nė tė cilin flenė ēdo natė.
    Edhe njėherė gratė do zbardhin dhambėt teatralisht e do sigurojnė bindshėm se s’ka asgja qė nuk shkon me to, se asht e bekume me burrin e andrrave, se jeta e saj s’do kishte kuptim pa tė, se do jepte gjithēka tė mirė pėr njė tė keqe.

    Gratė shqiptare nuk gjejnė zgjedhje tė zgjidhshme.
    Jeta e tyne asht njė orgazėm e tejzgjatun, e tejshtirun….njė rol i luajtun aq imtėsisht, sa nuk i ndahet ma lėkurės.

    Gratė mbarojnė gjithēka kanė nė pjatė, pėr mos me u duk keq.
    Pranojnė ēdo plagė sepse ”ky ishte rrisku”.
    Kanė duart e tyne nė fyt e ky autlezionizėm pėr hir tė tė tjerėve i pėrthith, i tėhuajėzon, i tkurr.
    Palumtunia shpallet si gjėndje e zakonshme, pronė kolektive dhe dalja prej saj propagandohet si njė shteg naiv, utopik, i predestinum mos me ndodh kurrė.

    Shpesh mendoj se ndoshta gratė qė burrat mendojnė se kanė uzurpu dhe lepijnė mustaqet tė kėnaqun, nė fakt janė gra tė daluna nga furra surreale e imagjinatės nė momentin e duhun e nuk e di sesi tė katapultume midis nesh. Pushteti mbi qėnie imagjinare, asht logjikisht pushtet imagjinar…, e prap asht pushteti i vetėm qė njohim. Njė pushtet i atyne njerėzve qė tė indinjum nga barazia gjinore kėrkojnė me turr uniformėn e ndame pėr gratė dhe burrat. Tė rregullta, tė urta, tė hijshme, tė paankushme, tė pėrmbajtuna, gratė janė pėr ”tu pirė nė kupė”.
    Nė tė kundėrt nxirrini jashtė, rrahini, digjini, vritini sepse ”s’na duhen asnjė qindarkė gratė qė na marrin ftyrėn”.

    Realisht nuk jam as shumė e sigurt a e gėrvisht ndjeshmėrinė e burrave britma fizike e kėsaj palumtunie meqė vėrej masivisht se interesi nė lojė asht minimal: pėrsa gratė tė pėrmbushin detyrat e roleve dhe tė plotėsojne kėrkesat e burrave duke i leju me shtri kambėt tej jorganit, burrat nuk ngarkohen me pikėpyetje tė vėshtira, nuk dalin nga zona e rahatisė, nuk ndėrtojnė.
    Burrat shqiptar nuk i duan gratė e tyne nėse nuk marrin mundimin me i njoft dhe nėse pėrfshihen qėllimisht nė sfidėn e posedimit, nė garen e trofeut si: ”burri matet me burrni”
    Kjo i jep virilitetit tė shumėpėrfolun njė kėnaqėsi me efekt spektakli…, njė kėnaqėsi qė vjen e para nė listė, mbi gjithēka dhe mbi gjithkėnd…, njė kėnaqėsi e fitume egėrsisht mbi shpindėn e grave.

    Megjithatė, edhe pse pėr ndryshime radikale lypet muza e njė kohe radikale, gratė duhet tė vrapojnė jashtė membranės romantike qė kafazi i artė, xhelozia e pakontrolluar, litari nė qafė tė lirisė, janė dėshmi dashnie.Ndjenja qė ka si rrėfim prangat, asht ndjenja qė kurrė, askush s’duhet me meritu dhe gratė shqiptare, gratė e palumtuna, gratė pa revoltė, gratė pa zhurmė e dinė mirė pėr ē’ka po shkruaj. E dinė mirė qė prandvera vjen me lulet qė marrin guximin me ēel e me ngroh kryet nėn dielli…, pėrndryshe, kjo stinė, vdes pa ardhė.

    Morali i ”fabulės”?I vetmi kontroll qė na pėrket asht kontrolli mbi jetėn tonė.
    Fund.

    ©Revista Barazia
    Likes Monique, Danay liked this post

  2. #31
    Moderatorė Avatari i Danay
    Antarėsuar nė
    Nov 2014
    Postime
    13,635
    Post Thanks / Like
    Forca e Rrespektit
    5496
    Citim Origjinale Postuar nga Nicktjeter Shfaq Poten
    Une nuk mbroj abuzuesin o Moni dihet ajo
    Une thjeshte qe femra nese do ta ndryshoje nje situate e ndryshon.
    Sepse Rea te ben pytje per moshen e i dukem adoleshente sepse verte edhe adoleshente te njejten parime kam pasur une spyes per opinion...dhe sa per Shqiperine u bene gati 3 vite dhe po e shoh si funksionon. Dhe vende per tia dalur ka

    Tani mua sigurisht me peshtiroset mashkulli por edhe femra kur i pelqen te beje viktimen e sleviz atehere le ta gezoje.
    Ja moj po i sheh sa femra ja kane dale si,qysh e tek...dhe ku kane perfunduar madje....Ah pervecse te gjitha jane nga ato rastet e "pa mendt" qe ke thene,, eh kete e kam pohuar me kohe dhe vete se jemi popull qe vuajme menderisht e psikologjikisht...E mja tani na shitet p..... vetem per like se fshati qe duket s'do kallauz...

    Jam thjeshte teper por teper realiste ne ato qe them .
    Mos lejo asnje te ndjehet rehat duke mos te respektuar ty..

  3. #32
    Supergirl Avatari i Nicktjeter
    Antarėsuar nė
    Oct 2012
    Postime
    19,010
    Post Thanks / Like
    Forca e Rrespektit
    11114
    Ok Rea ok aman.
    Ciao.
    ............................ She's whiskey in α teαcup.

  4. #33
    Anėtar i Nderuar Avatari i Passion
    Antarėsuar nė
    May 2010
    Postime
    5,938
    Post Thanks / Like
    Forca e Rrespektit
    4222
    O Nick !

    A ka recete si te jemi te lumtur t'ua tregojme grarise?

  5. #34
    Moderatorė Avatari i jana80
    Antarėsuar nė
    Sep 2015
    Postime
    5,886
    Post Thanks / Like
    Forca e Rrespektit
    4784
    ne jemi te palumtura kur duam te jemi te tilla... mazokiste...viktimiste....tragjike.. koha per ndryshim..
    duhet bere sic ben budistet te nisim me nje ehmmmm ...ehmmmmm..... nje frymarrje te thelle e te perveshim menget per te dite cduam e te mesojme te "luftojme" per ta arritur.. parazitet qe jetojne fale krijesave te tjera mund te ju thithin gjakun por nese ne ate qe bejne sndihen te realizuara me kot ushqehen se jo vetem sdo ndihen mire por do krijojne edhe "semundje" aty ku marrin jete.....

  6. #35
    Administrator Avatari i Monique
    Antarėsuar nė
    Feb 2014
    Postime
    23,980
    Post Thanks / Like
    Blog Entries
    21
    Forca e Rrespektit
    10
    [QUOTE=Passion;897135]O Nick !

    A ka recete si te jemi te lumtur t'ua tregojme grarise?



    Prano cdo kaprico te saj dhe do jete jeta funit hahaha
    E kam zemren aq te mbushur me lot , sa s'qaj dot...!

    Faik Konica.
    Likes Passion liked this post

  7. #36
    Supergirl Avatari i Nicktjeter
    Antarėsuar nė
    Oct 2012
    Postime
    19,010
    Post Thanks / Like
    Forca e Rrespektit
    11114
    Une them te jete e lire e te jete vetvetja.
    Pastaj lumturia edhe mund te jete relative
    ............................ She's whiskey in α teαcup.
    Likes Passion, Monique, Abis liked this post

  8. #37
    Kohe & Stine Avatari i NeVertiti
    Antarėsuar nė
    Apr 2011
    Vendodhja
    PerTej HoriZontit
    Postime
    28,536
    Post Thanks / Like
    Blog Entries
    4
    Forca e Rrespektit
    10
    jini realiste!
    Ne shqiperi nje shumic e popullsise jeton neper fshatra ose e quajtur ndryshe racionet rurale.
    Me falni te nderuar por cfare shanci mund ti afrohet nje vajze qe lind ne keto zona?
    Kur ne shumicen e rasteve ajo paragjykohet qe ne momentin e lindjes,ku shihet si nje problem qe mund te rrezikoje moralin e familjes kur te rritet.
    Shkon ne klase te 8-te dhe te shpise i thone,tani boll ketu ndalon shkollimi jot,dhe ne pak muaji apo vite ata i gjejne burre.
    Burri nga ana e ti merr vajzen qe do beje femije,do laj shplaj sdo flas,do pres mysafiret,do shikoj lopen dhent dhite nese jane zona malore...etj etjjj...
    Me falni po si te jete e lire nje femije qe rritet neper ato familje katundi apo fshati apo zonat e thella,(jo te gjitha sigurisht)ku pervec drites diellit dhe ndonje rrobe per pashk apo bajram ,,nuk ka privilegjin e te pasurit as mundesine as endrren e as iden.
    Sepse jeta eshte e thepisur,me probleme ekonomike deri ne varferi ekstreme,sepse prinderit e ti/saj ne moshen 30-te japin si me qene nga 60 nga vuajtjet e veshtersit..
    Me falni nese u prisha lumturin e nje % ku abuzojne me mundesine,abuzojne me formen e jetes se tyre,cyrraviten kot.,..
    Per keto skam komente,,sepse eshte ceshtje zgjedhje tek gjithesecili,,
    Por ndaloni pak hapin, e kapeni si funksionon nje shoqeri patriarkale deri ne palc...?!!
    Pastaj flasim se pse nje femer nuk, eshte e lumtur?!
    Se pse nje femer perfundon rrugeve..?
    Se pse nje femer perfundon ne depresion..?
    Etj etj...
    Te jesh femer eshte mrekulli!
    Por te qendrosh e ndihesh e tille ka pune dhe sakrifice!
    Qe shpesh shoqerit nejrzore ua kane veshtersuar jeten,perparimin ,civilizimin deri ne shtypje te tyre brutalisht!
    E pse ne kohe avancimi ka bere te veten,Po ne nje % te madhe ne shqiperi akoma ekziston pastertisht sundimi patriarkal ne forme placke apo sendi mbi qenien femer.
    Tani qe nje femer ben viktimen qe humbi dashnorin me leke,dhe ben si vemje se si pelqen te punoje duke pasur mundesine?!
    Keto jane degradime mendje e jo mundesie.
    Se ka femra qe duan marka makinash edhe pse pleq jargavac qe u ka ikur dhe ereksioni me vite e perdorin kokerra,,edhe kjo eshte sintom e zier injorance ,pafuqie dhe mos ndergjegjsimi te asaj vemje qe quhet e duhet te quhet" Femer"
    Pra qe te kemi nje shoqeri te shendetshme duhet qe bashkpunimi apo ndergjegjesimi te behet ne grup,ne tersi si shoqeri ,sepse nese behet ne individ,rrezikon te beje pikerisht diferencimin qe ka shoqeria shqiptare brenda saj ne keto shkalle.
    Thanks Danay thanked for this post
    Likes Danay liked this post

  9. #38
    Moderatorė Avatari i Danay
    Antarėsuar nė
    Nov 2014
    Postime
    13,635
    Post Thanks / Like
    Forca e Rrespektit
    5496
    Nev ta jap i kiss me pelqejne njerezit qe flasin pa dorashka dhe thone gjithmone te verteten.

    Vec mos me flit per zona jo,se veshtiresite i has kudo akoma dhe ne kryeqytet dhe kemi shembuj plot edhe pse menyra e jeteses ndryshon..!
    Mos lejo asnje te ndjehet rehat duke mos te respektuar ty..
    Thanks NeVertiti thanked for this post
    Likes NeVertiti liked this post

  10. #39
    Anėtar i Nderuar Avatari i Passion
    Antarėsuar nė
    May 2010
    Postime
    5,938
    Post Thanks / Like
    Forca e Rrespektit
    4222
    U ndreq e kjo pune!

    Jetoni te lumtura tash.

  11. #40
    Kohe & Stine Avatari i NeVertiti
    Antarėsuar nė
    Apr 2011
    Vendodhja
    PerTej HoriZontit
    Postime
    28,536
    Post Thanks / Like
    Blog Entries
    4
    Forca e Rrespektit
    10
    Citim Origjinale Postuar nga Passion Shfaq Poten
    U ndreq e kjo pune!

    Jetoni te lumtura tash.
    ahhahahahaha pse ku e shikove ti qe u ndreq

  12. #41
    Anėtar i Nderuar Avatari i Passion
    Antarėsuar nė
    May 2010
    Postime
    5,938
    Post Thanks / Like
    Forca e Rrespektit
    4222
    Citim Origjinale Postuar nga NeVertiti Shfaq Poten
    ahhahahahaha pse ku e shikove ti qe u ndreq

    Pashe se ne karvan kish nga ata qe terhiqeshin ,pashe e nga ata qe kaloronin.

    U leshuan lutje per te dy palet
    Likes NeVertiti liked this post

  13. #42
    Anėtar i Nderuar Avatari i Jetesa
    Antarėsuar nė
    May 2011
    Postime
    4,299
    Post Thanks / Like
    Forca e Rrespektit
    1266
    Citim Origjinale Postuar nga Passion Shfaq Poten
    U ndreq e kjo pune!

    Jetoni te lumtura tash.

    nuk u rregullu ende...

    duhet gjithsesi ti ndermirrni masat per te drejtat tuajaaaa...

    Kur i kulturuari hesht nga edukata,

    Injoranti mendon se e la pa fjalė...

    I Love Kosovo: Kosova ime, zemra ime....


    Bashkimi i Shqipėrisė Etnike gjindet duke ecur dhe jo duke pritur..…



  14. #43
    VIP Avatari i Endrra
    Antarėsuar nė
    Sep 2011
    Postime
    6,411
    Post Thanks / Like
    Forca e Rrespektit
    6050
    Citim Origjinale Postuar nga dangerous Shfaq Poten
    Mos arsimimi i gruas sjelle mosbarazin.
    Si pasojč mbeten pa profesion e tč mvarura nga burrat.
    Cila femer deshiron tč mbyllet nč shtepi gjithč diten e nč darkč čnderron per nje jetč mč tč bukur mč tč lumtur duke u ushqyer nepermjet filmave serial .
    Duke ushqyer nepermjet filmave serial?...Besoj se di te them per vete qe une nuk kam pare filma serial. Madje ky brez sheh filma serial. Por di te them qe u rrita me frymen per te menduar ndryshe qe vajza ime te mendoj ndryshe. Qe mos te jete nje skllave e mendimeve te te shoqit por te jete e zonja e vetes bashke ose njesoj si djali. E per me teper ne kohen time e me heret ,ne Shqiperi thuhej: paja me e mire per vajzen eshte arsimi. Cdo njeri mendon per me mire po jo sipas Filmave serial. Se ne te vertet filmat jane shume me pak te bukur se jeta reale. Gjithsesi une uroj qe ti femijes tend ti edukosh dinjitet e jo frik. Ti edukosh force e jo plogeshti. Ti edukosh dhimbje per te tjeret por jo viktimizem .
    Likes Passion, Danay liked this post

  15. #44
    Moderatorė Avatari i dangerous
    Antarėsuar nė
    Oct 2013
    Postime
    6,556
    Post Thanks / Like
    Forca e Rrespektit
    1983
    Citim Origjinale Postuar nga Endrra Shfaq Poten
    Duke ushqyer nepermjet filmave serial?...Besoj se di te them per vete qe une nuk kam pare filma serial. Madje ky brez sheh filma serial. Por di te them qe u rrita me frymen per te menduar ndryshe qe vajza ime te mendoj ndryshe. Qe mos te jete nje skllave e mendimeve te te shoqit por te jete e zonja e vetes bashke ose njesoj si djali. E per me teper ne kohen time e me heret ,ne Shqiperi thuhej: paja me e mire per vajzen eshte arsimi. Cdo njeri mendon per me mire po jo sipas Filmave serial. Se ne te vertet filmat jane shume me pak te bukur se jeta reale. Gjithsesi une uroj qe ti femijes tend ti edukosh dinjitet e jo frik. Ti edukosh force e jo plogeshti. Ti edukosh dhimbje per te tjeret por jo viktimizem .
    Ne po flasim per gratč - femrat shqiptare qe sh.nk kanč mundesi as sot tč arsimohen.
    E ver8 čshtč qe martohen e bčhen shtepijake .
    Jooo ēdo femer me shqiperi ka shans te vazhdojč shkollen e lartč e qendrojč e ta ndertoje vetč jeten si nje mashkull.Tč marrim nje nga zonat e thella te alb.si do arsimohet ajo , kush do e perkrah nga ana financiare etj etj ...shkurt e sakte jane viktima te jetes shqiptare .

    Unč jam pro arsimimit tč femres POR ne Shqiperi kjo čshte sh.large realitetit., e vonč do bčhet si perendimi

  16. #45
    oNcE... Avatari i Soulmind
    Antarėsuar nė
    Dec 2011
    Postime
    11,731
    Post Thanks / Like
    Forca e Rrespektit
    9101
    Normal qe jane te palumtura!
    Sidomos nese flasim per grate e fshatrave!
    "Be Kind! For everyone you meet is fighting a harder battle you know nothing!" ~Plato~

  17. #46
    RDM33 Avatari i LeVoyageur
    Antarėsuar nė
    Jul 2011
    Vendodhja
    Me kembe te ngulura mire mbi......re :-)
    Postime
    6,900
    Post Thanks / Like
    Forca e Rrespektit
    3316
    Fatkeqesisht shume te verteta ato qe thote autorja.
    Nese grate nuk ndergjegjesohen per rolin e tyre ne jete e ne shoqeri e mbi te gjitha nese nuk i kundervihen mentalitetit mesjetar shqiptar zor se ndryshon gje.
    Nga ne burrat shqiptare mos prisni gje, aq me pak nga politika, jeni ju vete qe mund dhe duhet te fitoni te drejtat tuaja, me lufte e mund e fatkeqesisht ndonjehere edhe me gjak e jete, perndryshe do mbeteni qytetare te dores se dyte qe neperkemben si te ishin mall tregtie.
    I live 'cause... i love!
    What does not kill me makes me stronger!!!
    Likes Monique liked this post

Faqja 2 nga 2 I parėI parė 12

Informacionet e Temes

Vizitoret qe po Shikojne Kete Teme

Momentalisht aty jane 1 vizitor duke lexuar kete teme. (0 anetare dhe 1 vizitore)

Leja e Postimit

  • Ju nuk mund te postoni tema te reja
  • Ju nuk mund tju postoni pergjigje
  • Ju nuk mund te postoni bashkangjitje
  • Ju nuk mund te ndryshoni postimet tuaj
  •