Duke shfaqur rezultatet 1 nga 13 e 13
Like Tree21Likes
  • 2 Post By sweetzzinna
  • 2 Post By sweetzzinna
  • 3 Post By sweetzzinna
  • 3 Post By sweetzzinna
  • 3 Post By sweetzzinna
  • 2 Post By sweetzzinna
  • 2 Post By sweetzzinna
  • 2 Post By sweetzzinna
  • 2 Post By sweetzzinna

Temė: Zonat me te rendesishme arkeologjike ne Shqiperi

  1. #1
    Dum spiro, spero くる Avatari i sweetzzinna
    Anėtarėsuar
    Jul 2008
    Vendndodhja
    Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ
    Postime
    18,949
    Blog Entries
    53
    Rrespekti
    25

    Gabim Zonat me te rendesishme arkeologjike ne Shqiperi

    BUTRINTI DHE APOLLONIA si dhe shume zona tė tjera arkeologjike nėse jeni tė interesuar pėr arkeologjinė
    QYTETET HISTORIKE:
    BERAT, GJIROKASTER, KRUJE
    PLAZHET E VIRGJERA
    DURRES, VLORE, SARANDE

    BUTRINTI
    Njė rrugė e ngushtė e kėndshme me pamje nga deti tė ēon drejt Butrintit pėrmes plantacioneve tė ullinjve dhe pemėve tė portokalleve. Butrinti ndodhet 15 kilometra nė jug tė Sarandės. Qyteti i lashtė i Butrintit, i shpallur nga UNESKO pasuri ndėrkombėtare, banohej nė kohėt e hershme nga ilirėt. Qyteti i lashtė i Butrintit preferohet tė vizitohet si qendėr arkeologjike, ku antikiteti dhe bukuria ndėrthuren me njėra-tjetra. Gėrmimet arkeologjike tregojnė se Butrinti ka qenė njė zonė e rėndėsishme e kaonėve ilirė, njė ndėr fiset mė tė mėdha tė Ilirisė. Sipas zbulimeve tė bėra nė kėtė zonė, ėshtė vėrtetuar se zona ishte populluar qė nė periudhėn paleolitike. Nė shekullin e gjashtė para Krishtit grekėt e Korfuzit u vendosėn nė kėtė zonė, krahas ilirėve dhe kolonia e re eci pėrpara si rezultat i tregtisė.
    Nė shekullin e pestė para Krishtit, Butrinti ishte njė qytet i fortifikuar. Nė shekullin e katėrt ra nėn sundimin e Epirit, ndėrsa nė vitit 167 para Krishtit ra nėn regjimin romak. Nė shekullin e dhjetė ai ishte selia e njė kishe bizantine. Butrinti u mor nga normanėt nė shekullin e 11-tė dhe i kaloi Venedikut nga viti 1690 deri nė vitin 1797 kur u mor nga Ali Pashė Tepelena. Me rėnien e Pashallėkut tė Janinės nė vitin 1822, Butrinti i kaloi regjimit osman deri nė vitin 1913. Disa gėrmime qė datojnė nė shekullin e parė dhe tė katėrt pas Krishtit mund tė vizitohen tashmė mes tė cilėve; amfiteatri i vjetėr, tempulli i Asklepios apo Asekulapius, muret e qytetit tė vjetėr, Baptisteri, Nymfaeumi, etj.

    APOLLONIA
    Apollonia ndodhet 12 kilometra larg qytetit tė Fierit. Apollonia u zbulua nė fillim tė shekullit tė shtatė para Krishtit nga kolonizatorėt grekė qė vinin nga Korinti. Por, gjurmėt e para tė pranisė sė tyre nė kėtė vend I perkasin vitit 588. Gjatė viteve tė para tė ekzistencės sė saj, Apollonia ruajti kontaktet me Korintin dhe Korkyrėn si dhe luajti njė rol tė madh si ndėrmjetėse tregtare mes helenėve dhe ilirėve. Apollonia ishte nė atė kohė njė qytet i madh e i rėndėsishėm nė afėrsi tė lumit Aos (Vjosė). Me interes tė madh kėtu janė muri rrethues, monumenti i Agonetit, Biblioteka, Odeoni, Portiku, shtėpia e mozaikėve, muzeu i Apollonisė, Kisha e Shėn Mėrisė. Fatkeqėsisht, disa nga objektet arkeologjike dhe statujat u pėrvetėsuan nga vendet e tjera para vitit 1945. Ato qė kanė mbetur janė vendosur nė njė muze qė ndodhet nė njė manastir tė shekullit 13-tė. Nė kopshtin e manastirit ndodhet edhe njė kishė qė I perket shekullit te 14-tė. Tė huajve qė janė tė interesuar pėr kėrkime arkeologjike nė Shqipėri u duhet shumė mė tepėr kohė pėr tė eksploruar gjurmėt e hershme tė popullimit tė territoreve shqiptare, qė janė zbuluar nė Xarė tė Sarandės dhe Gajtan tė Shkodrės, qė I perkasin periudhes se paleolitit, 100 000 vjet mė parė, ndėrsa nė periudhėn e Neolitit 7 000-3 000 vjet para Krishtit pėrfshihen zbulimet nė Dunavec dhe Maliq tė Korēės.
    Zona tė tjera arkeologjike qė mund tė vizitohen nė Shqipėri janė: Amantia, Bylisi, Antigonea, Albanopoli, Selca e Poshtme, Lisi.

    AMANTIA
    Emri i saj u pėrmend pėr herė tė parė nė shekullin e 4-t para Krishtit. Ajo ndodhet nė njė kodėr dhe ėshtė e fortifikuar me mure. Nė shekullin e 3-tė para Krishtit qyteti u forcua ekonomikisht dhe nxori monedhat e tij tė para. Ka ende gjurmė tė tempullit tė Afėrditės, teatrit dhe stadiumit.

    BYLIS
    Ishte qendra e fisit ilir, Bylis dhe njė nga qytetet mė tė mėdha dhe mė tė rėndėsishme ilire tė zhvilluara gjatė shekullit tė 4-t para Krishtit. Gjatė shekullit tė 3-tė para krishtit u ndėrtua teatri, stadiumi etj. Nė shekullin e parė pas Krishtit u bė koloni romake, ndėrsa gjatė shekullit tė pestė dhe tė gjashtė u bė qendėr dioqeze, qė u vertetua nga zbulimi i gjashtė bazilikave dyshemetė e tė cilave kanė mozaikė me motive romake.

    ANTIGONEA
    Eshtė njė qytet i zbuluar nė shekullin e 3-tė para Krishtit.

    ALBANOPOLI
    Ndodhet nė njė kodėr nė afėrsi tė fshatit Zgerdhesh tė Krujės. Qyteti ishte qendra e fisit ilir, albanėt, qė jetuan aty nė shekullin e dytė dhe tė tretė pas Krishtit. Nga emri i kėtij fisi ilir vjen edhe emri i vendit, Shqipėri.

    SELCA E POSHTME
    Rrėnoja tė qyteteve ilire tė shekullit tė 4-t dhe tė 3-tė. Nė fillim tė shekullit tė 3-tė para Krishtit, ajo u bė qendra e rajonit tė Ilirisė, Dasaretias.

    LISI
    Njė qytet i themeluar nė shekullin e 4-t para Krishtit. Muret e tij rrethues gjatė shekullit tė 3-tė dhe tė 2-tė P.K e ndanin atė nė tre zona Akropoli, Qendra dhe Periferia e qytetit, tė cilat shtriheshin pėrgjatė lumit Drin. Muret e tij, 12 portat dhe kullat e shumta janė tė ruajtura mjaft mirė.

    Think Pink! Say NO to breast cancer!

  2. #2
    Dum spiro, spero くる Avatari i sweetzzinna
    Anėtarėsuar
    Jul 2008
    Vendndodhja
    Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ
    Postime
    18,949
    Blog Entries
    53
    Rrespekti
    25

    Gabim Titulli: Zonat me te rendesishme arkeologjike ne shqiperi

    Qytetet historike

    TIRANA
    Tirana ėshtė kryeqyteti i Republikės sė Shqipėrisė, me popullsi prej 700 000 banorėsh dhe shtrihet nė rrėzė tė Malit tė Dajtit, 110 metra mbi nivelin e detit. Zona e Tiranės ka qenė e populluar qė nga periudha neolitike. Ajo ėshtė themeluar nė vitin 1614. Ndėrtimi i xhamisė sė Ethem Beut nė sheshin Skėnderbej filloi nė vitin 1789, ndėrsa Tirana u shpall kryeqytet i Shqipėrisė nė vitin 1920. Nė atė kohė popullsia e Tiranės ishte 17 000 banorė.

    BERATI
    Berati njihet si qyteti i njė mijė e njė dritareve pėr shkak tė arkitekturės karakteristike tė shtėpive. Origjina e qytetit ka qene ilire, ashtu siē mund tė dallohet pėr shkak tė blloqeve tė mėdha tė gurėve dhe mureve. Si qytetet e themeluara nė shekullin e 4-t dhe tė 5-tė para Krishtit nė territorin e fisit ilir tė desaretėve, Berati u shndėrrua nė fillim tė shekullit tė 3-tė tė erės sonė nė njė qytet tė fortifikuar tė njohur me emrin Antipatrea. Berati ėshtė qytet muze i ndėrtuar nė rrėzė tė njė mali, ku ndodhet edhe njė kala. Brenda mureve tė kalasė ndodhet njė lagje e banuar me njė numėr tė madh shtėpish karakteristike, kalldrėme dhe kisha qė u pėrkasin periudhave tė ndryshme historike. Kishat mė interesante janė Kisha e Shėn Marisė dhe Kisha e Trinitetit tė Shenjtė, qė ėshtė njė nga shembujt mė tė spikatur tė arkitekturės bizantine nė Shqipėri.Katedralja e Shėn Marisė u rindėrtua nė vitin 1797 mbi rrėnojat e kishės sė mėparshme. Berati u pushtua nga osmanėt dhe xhami tė ndryshme u ndėrtuan poshtė kalasė, si xhamia e mbretit dhe xhamia e plumbit. Muzeu i Onufrit ia vlen tė vizitohet pėr pikturat dhe ikonat e tij e vetė Onufrit, piktorit tė njohur tė shekullit tė 16-tė. Qyteti pėrbėhet nga tre pjesė: Gorica, Mangalemi dhe pjesa e banuar brenda fortesės qė njihet si Kalaja.

    GJIROKASTRA
    Gjirokastra ėshtė njė nga qytetet mė tėrheqėse tė Shqipėrisė, ajo quhet ndryshe "qyteti i njė mijė hapave" ose "qyteti i gurtė". Eshtė njė qytet me interes tė veēantė pėr arkitekturėn e tij karakteristike. Shtėpitė rreth kalasė janė ne vetvete fortesa tė vogla. Panorama e mrekullueshme e maleve tė thepisura dhe atmosfera e mistershme i japin qytetit njė pamje shumė tė bukur.Rrugėt e ngushta me kalldrėm tė qytetit muze tė Gjirokastrės tė japin njė ndjesi mesjetare. Kalaja ėshtė vendi nga ku mund tė shohėsh tė gjithė qytetin.

    KRUJA
    Kruja ėshtė njė qytet mesjetar, edhe pse u pėrmend pėr herė tė parė si qendėr fetare kristiane nė vitin 879. Kruja ndodhet 32 kilometra nė verilindje tė Tiranės dhe 560 metra mbi nivelin e detit rrėzė malit Sari-Salltiku. Qyteti u ofron vizitorėve pamje tė mrekullueshme dhe objekte tė shumta historike. Pėr shkak tė rėndėsisė sė saj strategjike ajo ka njė kėshtjellė, ku ndodhet muzeu i Gjergj Kastriot Skėnderbeut. Kėshtjella e Krujės u ndėrtua gjatė shekullit tė 5-tė dhe tė 6-tė. Brenda mureve tė saj gjenden ende rrėnojat e disa shtėpive, ndėrsa nė rrugėn pėr nė kala ndodhet njė pazar ku mund tė gjesh shumė objekte tė vjetra historike, punime artizanale, etj.


    BREGDETI I VIRGJER
    Bregdeti i Adriatikut dhe Jonit ka njė bukuri tė rrallė. Bregdeti shqiptar ka njė gjatėsi prej 427 kilometrash dhe ėshtė shumė i pastėr. Bregdeti i Adriatikut ėshtė 300 kilometra dhe ka ujė tė pastėr dhe plazhe me rėrė deri nė 5 kilometra. Pjesa mė e madhe e bregdetit ka edhe pyje pishe. Bregdeti jugor jonian ėshtė rreth 150 kilometra dhe ka shumė shkėmbinj dhe plazhe qė nga ato me gurė deri tek ato me rėrė tė bardhė. Thellėsia e ujit nis qė nė breg tė detit.
    Rruga nga Vlora pėr nė Sarandė kalon pėrmes maleve tė mrekullueshme tė mbuluara nga pyje pishe dhe fshatra tradicionalė. Rruga ngjitet nė Qafėn e Llogarasė. Kjo zonė ėshtė park kombėtar dhe ka edhe pamjen mė tė bukur tė tė gjithė bregdetit shqiptar.

    DURRESI
    Durresi ėshtė njė nga qytetet dhe portet mė tė mėdha nė Shqipėri. Ka popullsi prej 95 400 banorėsh dhe ėshtė 39 kilometra larg Tiranės. Durrėsi ėshtė njė nga qytetet mė tė lashta nė Shqipėri. Ai u themelua nga Epidamnusi, mbreti ilir nė kėtė zonė qė i dha atij edhe emrin e nipit tė tij, Dyrrah. Nga vitin 1914 deri nė vitin 1920 Durrėsi u bė kryeqyteti i Shqipėrisė. Vetėm pesė kilometra larg Durrėsit ndodhet zona e plazhit.

    VLORA
    Vlora ėshtė qytet bregdetar. Ky qytet nuk ėshtė vetėm porti i dytė mė i madh nė vend por edhe njė qendėr me rėndėsi tė veēantė historike. Nė kohėt e lashta ai njihej me emrin Aulona. Nė kėtė qytet u mblodh nė vitin 1912 njė asamble qė e shpalli Shqipėrinė tė pavarur, duke formuar kėshtu qeverinė e parė kombėtare tė kryesuar nga Ismail Qemali, mė 28 nėntor tė vitit 1912. Nė atė kohė Vlora u bė kryeqytet i vendit deri nė vitin 1914.
    Nė jug tė Vlorės, duke ndjekur rrugėn pėr nė Sarandė mund tė zbulosh mjaft plazhe tė virgjėra, Gjirin e Portopalermos dhe disa fshatra karakteristikė si Dhėrmiu, Himara apo Piqerasi.

    SARANDA
    Saranda, porta jugore e Shqipėrisė, ėshtė njė qytet i vogėl qė ndodhet mes maleve edhe detit Jon. Emri Saranda vjen nga njė manastir i hershėm kristian qė i kushtohet Dyzet Shenjtėve (Santi Quaranta).E vendosur nė bregdetin jonian, pėrballė ishujve tė Korfuzit, Saranda karakterizohet nga klima mesdhetare.pėr shkak tė vendndodhjes sė saj , ajo ėshtė njė nga qytetet qė tėrheqin mė shumė turistė nė Shqipėri.
    Saranda mund tė vizitohet nga turistėt qė vijnė nga Korfuzi. Zona arkeologjike e Butrintit dhe qytetit historik i Gjirokastrės ndodhen fare pranė Sarandės, ndaj edhe turistėt nga Korfuzi kanė mundėsinė t'i vizitojnė kėto zona.

    Think Pink! Say NO to breast cancer!

  3. #3
    C'est la vie. Avatari i Didi
    Anėtarėsuar
    Nov 2008
    Vendndodhja
    Cappellaio matto!
    Postime
    5,506
    Blog Entries
    5
    Rrespekti
    2814

    Gabim Titulli: Zonat me te rendesishme arkeologjike ne Shqiperi

    Nė Berat, Gjirokastėr dhe Sarandė nuk kam qėn tek tė tjerat po.
    Shumė vende tė bukura plotė histori.

    "Io non sarņ mai nessuno,
    ma nessuno sarą mai come me."

  4. #4
    Dum spiro, spero くる Avatari i sweetzzinna
    Anėtarėsuar
    Jul 2008
    Vendndodhja
    Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ
    Postime
    18,949
    Blog Entries
    53
    Rrespekti
    25

    Gabim Parqet arkeologjike ne Shqiperi

    FINIQI


    Finiqi ndodhet 8 km nė lindje tė qytetit tė sotėm tė Sarandės dhe rreth 20 km larg kufirit Grek. Nė antikitet territori pėrreth zonės i pėrkiste Kaonisė, pjesė e Mbretėrisė Epiriote, dhe u zgjerua mė tej gjatė periudhės Bizantine, ndėrkohė qė nė drejtim tė jugut tė qytetit shtrihet liqeni i Butrintit.


    Burime antike pėrmendin pasuritė e qytetit, vecanėrisht gjatė periudhės Helene, ndėrmjet shekullit tė tretė dhe tė dytė para K., ku Finiqi ishte kryeqėndra e Lidhjes Epiriote.
    Brenda mureve tė Finiqit u nėnshkrua fundi i Luftės sė Parė Maqedonase, dokumenti mori emrin “ Paqja e Finiqit”.
    Mirėqėnia e qytetit vazhdoi edhe gjatė periudhės sė Perandorisė Romane, ndėrkohė qė gjatė periudhės Bizantine qyteti regjistron rreth 10 shekuj vazhdimėsi jete. Pushtimi Osman i Finiqit erdhi papritur dhe qyteti u dorėzua duke marrė pamjen e njė qyteze tė vogėl.
    Ndėrkohė qė viziton Finiqin mund tė shikoni njė tempull tė vogėl, teatrin, shtėpi Helene, disa vaska Romane dhe njė kishė Bizantine./ AlbaniaTourism

    Zana1 and E3 like this.
    Think Pink! Say NO to breast cancer!

  5. #5
    Dum spiro, spero くる Avatari i sweetzzinna
    Anėtarėsuar
    Jul 2008
    Vendndodhja
    Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ
    Postime
    18,949
    Blog Entries
    53
    Rrespekti
    25

    Gabim Titulli: Parqet arkeologjike ne Shqiperi

    LEZHA



    Qyteti antik i Lezhės ndodhet diku nė mes tė rrugės antike Epidam- Dyrrah (Durrės) dhe Shkodrės, ndėrtuar nė njė kodėr me pamje nga rrjedhja e lumit Drin. Deodarėt e Siēilisė e lidhin themelimin e qytetit me Dionisin e Sirakuzės, (385 para K). Lezha shfaqet pėrsėri nė burimet e lashta vetėm nė fund tė Luftės sė Parė Iliro- Romake, kur mbretėresha Teuta i`u desh tė firmoste njė traktat paqeje tė detyruar me Romanėt. Nė 213 para K. Lezha u bė porti i Maqedonisė nė detin Adriatik dhe vetėm nė 209 para K. Ilirianėt e morėn pėrsėri nėn zotėrimin e tyre. Gjatė 169 para K. qyteti ishte gjithashtu njė prej rezidencave tė mbretit ilirian Gent. Gjatė luftrave ndėrmjet Cezarit dhe Pompeut, Cezari kontrollonte qytetin dhe pėrforcoi mbrojtjen.

    Vazhdoi tė ishte njė qendėr urbane e njohur me emrin Lezha deri nė fillim tė periudhės sė Mesjetės.

    Deri nė vitin 1398, qyteti ishte nėn regjimin e familjes feudale tė Dukagjinėve, tė cilėt mė vonė ja dorėzuan Venecias. Nė kėtė qytet u mbajt Lidhja e Lezhės mė 2 Mars 1444, nėn drejtimin e Gjergj Kastriot Skėnderbeut, heroit kombėtar Shqiptar. Lidhja krijoi njė bashkim politiko- ushtarak tė princėrve shqiptarė dhe njė ushtri tė pėrbashkėt shqiptare me 10,000 trupa, tė gatshėm pėr t’iu pėrgjigjur kėrcėnimit Osman. Pas vdekjes, Gjergj Kastrioti u varros nė Katedralen e Shėn Kollit mė 1468, edhe pse varri i tij u shkatėrrua me pas nga Turqit. /AlbanianTourism

    Zana1 and E3 like this.
    Think Pink! Say NO to breast cancer!

  6. #6
    Dum spiro, spero くる Avatari i sweetzzinna
    Anėtarėsuar
    Jul 2008
    Vendndodhja
    Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ
    Postime
    18,949
    Blog Entries
    53
    Rrespekti
    25

    Gabim Titulli: Parqet arkeologjike ne Shqiperi

    SHKODRA




    Shkodra ėshtė njė nga qytetet mė tė lashta nė veri-perėndim tė Shqipėrisė. U themelua nė shekullit e 4 para K. si qendra e fisit Ilirian tė Labeatėve.


    Nėn sundimin e mbretit Ilirian Gent, u bė kryeqyteti i mbretėrisė Ilire. Kjo ėshtė periudha ku u shfaqėn monedhat e para tė qytetit. Nė 168 para K. ra nėn sundimin Roman , ndėrsa gjatė shekullit tė parė pas K. u bė koloni Romane nėn sundimin e Klaudit.

    Nė 395 pas K. Shkodra u bė qendra Bizantine e provincės sė Prevalit, ndėrsa nė 1040 u sundua nga Serbia./AlbaniaTourism

    Zana1, E3 and Quku like this.
    Think Pink! Say NO to breast cancer!

  7. #7
    Dum spiro, spero くる Avatari i sweetzzinna
    Anėtarėsuar
    Jul 2008
    Vendndodhja
    Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ
    Postime
    18,949
    Blog Entries
    53
    Rrespekti
    25

    Gabim Titulli: Parqet arkeologjike ne Shqiperi

    BUTRINTI



    Butrinti ndodhet nė gadishullin e ulėt nė bregun jugperėndimor tė Shqipėrisė, nė jug tė qytetit tė sotėm tė Sarandės pėrballė ishullit Grek tė Korfuzit. Zona ka qenė e pushtuar tė paktėn nė shekullin e tetė para K., edhe pse legjendat qė lidhen me origjinėn flasin pėr themelimin e qytetit nga Trojanėt. Nė shekullin e 4 para K., u ndėrtua njė rrethim me mur dhe qyteti u bė njė zonė kulti e njohur, dedikuar Aesklepidit. Augusti themeloi njė koloni nė Butrint dhe qyteti mendohet tė jetė kthyer nė njė port tė vogėl deri nė shekullin e 6 pas K. Ka pak tė dhėna pėr zonėn nga shekulli 7 deri nė shekullin e 9 pas K. Periudha e Mesjetės ishte e paqėndrueshme pasi qyteti u pėrfshi si fillim nė luftėrat midis Bizantit dhe Normanėve, shteteve tė Angevin dhe Venecias dhe konflikti i dytė ndėrmjet Venecias dhe Turqve. Nė fillimet e shekullit 19, u kthye nė njė qytezė tė vogėl peshkimi, i rrethuar nga njė kėshtjelle Veneciane.
    Monumentet kryesore rreth Butrintit pėrfshijnė padyshim teatrin elegant Grek me arenėn dhe fronet romane me njė kapacitet prej 1500 spektatorėsh, nė lidhje me objektin e shenjtė Grek tė Asklepidit. Menjėherė pas kėsaj nė perėndim, nė rrugėn Romane ndodhet lagjia e shtėpive, nė lindje tė tij ndodhen gėrmadhat e Trikonkut afėr me kanalin e Butrintit, njė pagėzore Bizantine e madhe me njė dysheme mozaik qė daton nė fillimet e shekullit tė 6 para K., rrėnoja tė shekullit 2 pas K., njė shatėrvan pas bazilikės dhe muret shumė tė lartė qė nga koha e Grekėrve, Romanėve, Bizantinėve, dhe pushtimeve gjatė mesjetės./Albaniatourism

    E3, Arfenilla and Zana1 like this.
    Think Pink! Say NO to breast cancer!

  8. #8
    Dum spiro, spero くる Avatari i sweetzzinna
    Anėtarėsuar
    Jul 2008
    Vendndodhja
    Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ
    Postime
    18,949
    Blog Entries
    53
    Rrespekti
    25

    Gabim Titulli: Parqet arkeologjike ne Shqiperi

    Bylisi

    Bylisi ka qėnė qyteti mė i madh nė Ilirinė e Jugut, por pavarsisht kėtij fakti, ėshtė pėrmendur relativisht vonė nga historianėt dhe gjeografėt antikė. Muret e tij kanė njė gjatėsi prej 2250m dhe rrethojnė njė zonė prej 30 ha. Nė vitet 49-48 para K. qyteti i`u dorėzua forcave tė Cezarit dhe u pėrdor si njė bazė pėr ushtrinė e tij tė madhe.
    Stefani i Bizantit, shkroi se Bylisi u themelua nga Neoptolemusi, i biri Akilit.
    Pavarėsisht kėsaj tė dhėne, teknikat e ndėrtimit datojnė jo mė herėt se 370-350 para K. Rreth 270 para K. qyteti ishte qėndra e njė organizate politike tė kohės, duke mbuluar rreth 20 km katror.
    Bylisi u bė njė koloni Romane, gjatė viteve tė para tė dominimit tė Augustit, dhe emri i tij u kthye Kolonia Julia Augusta. Gjatė periudhės sė Antikitetit tė Hershėm, Bylisi u bė njė qendėr e rėndėsishme ku u ndėrtuan njė sėrė bazilikash tė mėdha Paleo- Kristiane, tė gjitha pėrmbanin njė numėr tė konsiderueshėm mozaikėsh./AlbaniaTourism


    E3, Call and Zana1 like this.
    Think Pink! Say NO to breast cancer!

  9. #9
    Dum spiro, spero くる Avatari i sweetzzinna
    Anėtarėsuar
    Jul 2008
    Vendndodhja
    Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ
    Postime
    18,949
    Blog Entries
    53
    Rrespekti
    25

    Gabim Titulli: Parqet arkeologjike ne Shqiperi

    ANTIGONEA




    Gėrmimet e drejtuara nga arkeologėt shqiptarė pranė fshatit tė sotėm tė Saraginishtit, kryesisht nė vitet 1960-1980, nė kodrėn e Jermit, nė lindje tė luginės sė Drinos, ēuan nė identifikimin e qytetit tė rrethuar tė Antigonės. Identifikimi u bazua nė zbulimin e 14 pjesė mozaiku prej bronxi me mbishkrimin ANTIGONEON, nė njė prej shtėpive tė peridhės Helenistike.
    Burimet e literaturave tė hershme nuk pėrmendin rrethanat e themelimit tė Antigonės apo arsyet qė mban kėtė emėr. Opinione tė ndryshme nga Antigonėt Gonatas pėrmendin Mbretin e Maqedonisė si themelues por mė bindėset flasin pėr Pirron, mbretin e Molosėve, i cili ndėrtoi qytetin nė 296 para K., nė nder tė gruas sė tij Antigona.
    Antigona shtrihet nė njė kodėr rreth 600m mbi nivelin e detit dhe muri rrethues mendohet tė ketė patur njė gjatėsi prej 4 km, duke mbuluar njė hapėsirė prej 35 hektarėsh. Nga gėrmimet janė gjetur Kuvendi dhe Shėtitorja, 59 m e gjatė dhe 9 m e gjerė. Monedha nga qytete tė ndryshme tė shtetit janė gjendur, tė cilat vinin nga Korkyra ( Korfuzi i sotėm), Apollonia, Dyrrahu, Orikumi, Ambrakia por gjithashtu dhe nga Lidhja Epirit, pjesa mė e madhe e tė cilave ėshtė prej bronxi dhe njė pjesė e vogėl prej argjendi./AlbaniaTourism

    Zana1 and E3 like this.
    Think Pink! Say NO to breast cancer!

  10. #10
    Dum spiro, spero くる Avatari i sweetzzinna
    Anėtarėsuar
    Jul 2008
    Vendndodhja
    Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ
    Postime
    18,949
    Blog Entries
    53
    Rrespekti
    25

    Gabim Titulli: Parqet arkeologjike ne Shqiperi

    APOLLONIA


    Oratori i fashmėm roman Ciceroni, u mrekullua nga bukuria e Apollonisė duke e quajtur ate “magna urbs et gravis”- njė qytet madhėshtor dhe i rėndėsishėm. Themeluar nė shekullin e 7-tė para K., nga grekėt e Korintit dhe Korfuzit, qyteti antik ndodhet 11 km nė perėndim tė qytetit tė Fierit.
    Gėrmimet arkeologjike tregojnė se Apollonia arriti kulmin e saj nė shekujt 4-3 para K. Nė shekullin e parė para K., Oktavian Augusti studioi filozofi aty deri sa mori lajmin pėr vrasjen e Cezarit nė Senat dhe u largua pėr tė trashėguar fronin e perandorisė Romane.
    Qyteti kishte njė mur rrethues prej 4km gjatėsi, duke mbuluar njė hapėsirė prej 137 hektarėsh. Mendohet se gjatė fazave tė zhvillimit tė qytetit jetonin 60.000 banorė brenda mureve tė tij. Sipas tė dhėnave tė hershme, ndėr monumentet interesante me vlerė qė mund tė vizitohen janė Bouleterioni (kėshilli qytetit). Biblioteka, harku triumfues, tempulli i Artemisės, Odeoni ndėrtuar nė shekullin e 2 para K., shėtitorja prej 77m e gjatė, teatri me kapacitet prej 10.000 spektatorėsh, si dhe shatėrvani qė mbulonte njė hapėsirė prej 2000 m katrorė, i cili u vizitua nga perandori roman Sulla. Nė shekujt 3-4 pas K., njė pjesė e konsiderushme e Apollonisė u shkatėrrua si pasojė e njė numri tė madh tėrmetesh, kjo u pasua edhe nga njė ndryshim nė jug, tė shkaktuar nga lumi Vjosa. E lodhur dhe e dėmtuar nga ndryshimet nė port, tėrmetet si dhe pushtimit Gotik, Apollonia shkoi drejt njė rėnie tė shpejtė, duke humbur gjithė madhėshtinė e sė shkuarės.
    Sot zona mund tė vizitohet lehtėsisht nga qyteti i Fierit dhe ofron njė pamje unike tė detit Adriatik dhe rrethinave./AlbaniaTourism





    Zana1 and E3 like this.
    Think Pink! Say NO to breast cancer!

  11. #11
    Dum spiro, spero くる Avatari i sweetzzinna
    Anėtarėsuar
    Jul 2008
    Vendndodhja
    Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ
    Postime
    18,949
    Blog Entries
    53
    Rrespekti
    25

    Gabim Titulli: Parqet arkeologjike ne Shqiperi

    AMANTIA

    Kryeqytet i fisit Ilir tė Amantiave. Mbetjet e qytetit janė nė fshatin e Pllocės pranė luginės sė lumit nė Vlorė. U themelua nė shekullin e 5 para K. dhe ka njė hapėsirė prej 13 hektarėsh. Qyteti ka patur Akropolin e tij dhe njė tempull me stil Dorik dedikuar Afėrditės, ndėrtuar nė shekullin e 3 para K. Monumenti mė i vecantė ėshtė stadiumi, i cili ėshtė 60m i gjatė dhe 12.5 m i gjerė. Stadiumi ka 17 shkallė nė njėrėn anė dhe 8 nė anėn tjetėr. Njė nga zbulimet mė interesante nė Amantia ėshtė statuja e Zotit tė Pjellorisė qė daton nė shekullin e 3 para K. Ky objekt mund tė shihet nga afėr nė sektorin e arkeologjisė nė Muzeun Kombėtar tė Historisė, ndėrsa gjetje tė tjera nga Amantia janė ekspozuar nė Muzeun Arkeologjik tė Tiranės./AlbaniaTourism

    Zana1 and E3 like this.
    Think Pink! Say NO to breast cancer!

  12. #12
    Anėtar i Nderuar Avatari i Zana1
    Anėtarėsuar
    Feb 2013
    Postime
    4,861
    Rrespekti
    1145

    Gabim Titulli: Parqet arkeologjike ne Shqiperi

    po parku I Antigones?

    Historia me e bukur.....

    Some people feel the Rain, others just get Wet,

  13. #13
    Dum spiro, spero くる Avatari i sweetzzinna
    Anėtarėsuar
    Jul 2008
    Vendndodhja
    Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ
    Postime
    18,949
    Blog Entries
    53
    Rrespekti
    25

    Gabim Titulli: Parqet arkeologjike ne Shqiperi

    Vendet arkeologjike




    Vendet arkeologjike

    Territori i Shqiperise, si pasoje i pozicionit te favorshem ne pellgun e Mesdheut, i cili njihet si nje prej djepeve me te rendesishme te civilizimit boteror ruan ne brendesi te tij nje numer te konsiderueshem te pikave arkeologjike te cilat jane deshmi e ketij qyteterimi. Keto pika jane te shtrira nga veriu ne jug perbejne destinacione te rendesishme turistike

    Durresi i Lashte

    Qyteti i Durrėsit daton nė shek e VII para Kr., bazuar nė dokumentat dhe burimet antike tradicionale nė vitin 627. Qyteti modern ėshtė ndėrtuar mbi rrėnojat e Epidamnit ose Dyrrachion-it tė lashtė, qė mė vonė u transformua nė Dyrrachium-in e periudhės Romake.

    Sipas Tukididit, qyteti u themelua nga Korkyras dhe Korintas, tė cilėt e quajtėn qytetin Epidamn. Ai qė e themeloi (oikisti) ishte Phalius, njė Bakiad, i biri i Eratoklidit nga Korinti dhe pasardhės i Herkulit. Monedhat e para tė Epidamnit nė gjysmėn e parė tė shekullit V para Kr., qenė me simbole korintike, me Athinėn dhe Pegasin dhe njė epsilon arkaik. Sipas Apianit, njė mbret jo-Grek, i cili jetonte nė kėtė vend pėrpara se grekėt tė vinin, me emrin Epidamn, ndėrtoi qytetin e parė, tė cilit i vuri emrin e tij. Dyrrahu, djali i vajzės sė tij Melisa dhe thuhet edhe i Poseidonit, ndėrtoi njė port nė qytet dhe e quajti Dyrrah.

    Gjatė viteve 435-404 Para Kr., Epidamni u pėrfshi nė Luftėn e Peloponezit, kur popullsia (demos-i) pėrzuri nga qyteti njerėzit me influencė (dynatoi) qė nga ana tjetėr u ndihmuan nga ilirėt vendas dhe sulmuan pėrsėri qytetin. Kjo luftė ndryshoi marrėdhėniet politike dhe ekonomike tė qytetit, gjė e cila ėshtė dokomentuar nga gjetjet arkeologjike. Gjatė shekullit tė III para Kr., marrėdhėniet e qytetit me Ilirėt u zhvilluan mė tej, ndėrkohė qė emrat Ilirė zinin rreth 30 % tė emrave tė gjetur nė varrezat antike, gjatė gėrmimeve arkeologjike brenda dhe rreth qytetit.



    Dyrrachium u kthye nė njė shesh kryesor beteje ndėrmjet legjioneve tė Cezarit dhe Pompeut gjatė Luftrave Civile (49-48 para Kr.) dhe u dėmtua si pasojė e veprimeve luftarake. Gjatė regjimit tė Augustit, nė vitin 30 para Kr., Dyrrachium u bė koloni romake dhe morri emrin Colonia Iulia Augusta Dyrrachinorum. Gjatė shekullit tė II pas Kr., qyteti u fuqizua si rezultat i ndėrtimit tė rrugės sė njohur me emrin Via Egnatia, e cila lidhte Adriatikun me Selanikun nė Greqinė Veriore dhe nė kohėt e vona me Kostandinopojėn.

    Godinat mė tė mėdha u ndėrtuan nė Dyrrachium gjatė gjatė shekujve tė I-II pas Kr. Amfiteatri filloi tė gėrmohej duke filluar nga viti 1960, ka njė kapacitet vendesh rreth 15.000-20.000 spektatorė dhe ėshtė i vendosur nė qendėr tė qytetit modern, ndėrkohė qė ndėrtesa tė tjera tė rėndėsishme janė dhe banjot bublike tė shek tė II pas Kr., tė zbuluara nė vitin 1966, mbetjet e ujėsjellėsit rreth 15 km tė gjatė i ndėrtuar gjatė periudhės sė Hadrianit, muret Bizantine dhe rreth forum-macellum, tė ndėrtuara nė shekujt V-VI pas Kr.

    Njė nga gjetjet mė interesante nga qyteti ėshtė mozaiku “Bukuroshja e Durrėsit”, qė gjendet nė Muzeun Historik Kombėtar nė Tiranė. Mozaiku i pėrket shekullit tė IV para Kr., dhe ėshtė njė nga mė tė bukurit tė kėtij lloji nė Shqipėri.

    Nė shekullin e IX pas Kr., u krijua Tema e Durrėsit, njė nga dy mė tė mėdhatė nė Ballkanin Perėndimor, ndėrkohė qė nė vitin 1071 dhe 1081 Normanėt pushtuan qytetin. Prej 1204 qyteti u pushtua nga Venediku dhe nga 1501 Osmanėt arritėn ta pushtonin.



    Fortifikimi i Goricės

    E ndodhur nė bashkimin e lumenjve Osum dhe degės sė tij Velabisht, ky fortifikim ka njė rėndėsi tė dyfishtė. Nga njėra anė fortifikimi mbyll plotėsisht grykėn e Osumit, duke pasur pėrballė kalanė e Beratit, nga ana tjetėr kontrollon mirė dhe nga afėr shtegun tjetėr qė ėshtė grykėderdhja e Velabishtit. Nga ana veriore kalaja ėshtė e mbrojtur nga shkėmbi natyral, kurse nė anėt e tjera dhe mė ekzaktėsisht nė atė lindore, jugore dhe pjesėrisht perėndimore ėshtė e rrethuar me mure, tė cilat mund tė ndiqen pothuaj nė tė gjithė gjatėsinė e tyre.

    Duke u nisur nga teknika e ndėrtimit si dhe qeramika, ky mur rrethues i takon shekujve 4-3 para Kr. Ekzistojnė tė dhėna pėr praninė e mbetjeve arkeologjike tė njė periudhe mė tė hershme tė cilat datojnė nė Bronzin e Vonė dhe nė atė tė Hekurit nė zonat pėrreth fortifikimit tė Goricės, qė mund tė tregojė se ky vendbanim mund tė jetė mė i hershėm se shekulli 3-tė para Kr. Ndėrprerja e jetės nė Kalanė e Goricės, lidhet me pushtimin romak, pas shekullit tė 2-tė para Kr.





    Vendbanimi i fortifikuar i Gradishtės sė Peshtanit

    Kodrina qė mban emrin e Gradishtės sė Peshtanit ndodhet pranė fshatit Peshtan. Vendbanimi ka qenė shtrirė kryesisht nė rrafshin e gjerė tė kodrės, me njė sipėrfaqe rreth 2 ha dhe nė disa tarraca tė ngushta nė faqet lindore, jugore dhe perėndimore tė saj. Kėto anė tė kodrės janė relativisht tė buta dhe me lartėsi tė vogėl, vetėm faqja veriore, qė ėshtė mė e ngushta, pėrbėn njė mbrojtje natyrale pėr pjerrėsinė e saj. Kjo linjė muri ishte e ndėrtuar me blloqe katėrkėndėshe prej guri ranor tek i cili mund tė vėrejmė teknikėn e ndėrtimit tė mureve tė periudhės ilire.

    Arkeologėt, bazuar nė teknikėn e ndėrtimit dhe tė gjetjeve sipėrfaqėsore e datojnė kėtė qytezė nė shekullin e 4-rt para Kr. Kėsaj periudhe i pėrkasin hedhje tė shumta fragmentesh qeramike nė faqen jugore tė kodrės qė ndoshta lidhen me ekzistencėn njė punishteje qeramike.




    Mbjeshovė

    Kalaja e Mbjeshovės ndodhet pranė fshatit Mbjeshovė, nė skajin verior tė malit Shpiragut. Sipėrfaqja e rrethuar e Kalasė sė Mbjeshovės arrin nė 1, 5 - 2 ha. Muri rrethues, ruhet nė njė gjendje tė mirė dhe nė tė gjithė gjatėsinė duke ndjekur konturet e majės sė kodrės.

    Fortifikimi ėshtė i dyfishtė i formuar nga njė mur i brendshėm pėrforcues duke shėrbyer nė tė njėjtėn kohė si shkallė dhe si vend vrojtimi pėr ushtarėt. Nė anėn lindore ndodhen 3 kulla dhe njė hyrje. Duke u mbėshtetur nė kostruksionet e murit rrethues, tė kullave dhe hyrjeve tipike tė periudhės sė vonė antike, kalaja daton nė shekujt 4-5 mbas Kr. Kjo kala konsiderohet si njė nga qendrat arkeologjike mė tė ruajtura tė rajonit.

    Kalaja e Vokopolės

    Kalaja e Vokopolės e cila njihet si Kalaja e Ali Pashė Tepelenės, ndodhet nė njė kodėr nė veri-perėndim tė fshatit Vokopolė pranė qytetit tė Beratit. Ky fortifikim ndodhet mbi njė kodėr 765 m mbi nivelin e detit. Pėrmasat e kalasė dhe teknikat e ndėrtimit tregojnė se kalaja mund tė ketė shėrbyer si garnizon ushtarak.

    Bazilika Paleokristiane e Shėn Mėhillit nė Arapajt

    Nė kodrėn e Shėn Mėhillit, 6 km larg qytetit tė Durrėsit, nė sondazhin e kryer nė vitin 1974 u zbuluan rrėnojat e njė kishe tė hershme kristiane. Kjo kishė, e njohur si kisha e Shėn Mėhillit paraqet njė bazilikė trenefėshe, me tre apsida, tre nefe, me atrium nė anėn perėndimore dhe njė ambient ndihmės nė anėn jugore tė naosit.

    Mozaiku me sipėrfaqe 54 m², ruhet nė gjendje tė mirė me pėrjashtim tė njė pjese tė vogėl nė skajin jugor e cila ka pėsuar shėmbje. southern part. Njė material tė rėndėsishėm pėrbėn edhe skulptura arkitektonike, qė daton nė shekujt 5-6 pasKr. Materiali numizmatik qė ėshtė gjetur nė bazilikė ėshtė mjaft i pasur dhe daton nga shekulli 5tė pas Kr., deri nė shekujt 13-14 pas Kr., duke treguar njė vijimėsi tė pėrdorimit tė bazilikės pėr rreth 10 shekuj.

    Forumi Bizantin

    Eshte nje kompleks i gjere ndertimesh qe i perket shek V – VI A.D. Ai eshte i zbukyuruar me kolona mermeri dhe ne qender gjendet nje pus.

    Termat

    I perkasin shek II.A.D. jane zbuluar ne vendin ku sot gjendet teatri “ Aleksander Moisiu”.
    Mozaiku “ Bukuroshja e Durresit” - u zbulua ne vitin 1616. Ky mozaik i perket shek IV B.C . eshte eshte nje prej me te bukurve ne Shqiperi i punuar me gure zalli.. Tashme ai ndodhet i ekspozuar ne muzeun Historik kombetar.

    Kalaja e Durresit
    Eshte fortifikuar gjate shek V- VI ne ne periudhen e Perandorit Anastas . Gjatesia e mureve ishte 3,5 km . Sot rruhen 500 metra nga muri i kalase

    Nikaia (Klos)


    Qyteti antik i Klosit (Nikaia) ndodhet 1 km larg Byllis-it. Ky qytet rrethohet nga njė mur tė gjatė rreth 1850m, duke mbuluar njė sipėrfaqe prej rreth 18 ha. Muri pėrfaqėson njė nga fortifikimet e hershme tė gjysmės sė dytė tė shek tė V para Kr. nė Shqipėri, me njė gjerėsi prej 3-3.5m me blloqe gurėsh poligonalė dhe trapezoidalė. Fortifikimi ka njė hyrje tė vetme dhe tre kulla mbrojtėse. Disa nga monumentet kryesore janė teatri i vogėl, shėtitorja (Stoa) dhe gjurmėt e stadiumit. Teatri ka patur njė kapacitet prej rreth 800-1000 spektatorė ku ruhen 14 mbishkrime pėr dhėnie qytetarie, dhe daton nė shekullin e III para Kr. Shėtitorja ishte e gjatė rreth 40 m dhe e gjerė rreth 10 m. Jeta nė Nikaia mbaron nė 167 para Kr. kur ushtria e Paulus Aemilius pushtoi Epirin dhe njė pjesė tė Ilirisė sė Jugut.




    Theatri i Sofratikes

    Ndodhet ne luginen e Drinos ne rrethin e Gjirokastres afer fshatit me te njejtim emer. Ketu ka qene nje qytet i periudhes romake i quajtur Adrianapoli , shek II A.D. Theatri ne fjale eshte zbuluar ne vitin 1984. Ai ka nje kapacitet prej 4.000 vendesh me 27 shkalle

    Dimal


    Ekspedita e parė arkeologjike filloi nė 1963 dhe prej atij viti njė stoa 30 metra e gjatė ka dalė nė dritė. Monumenti tregon njė ngjashmėri tė madhe me stoan e Apollonisė duke treguar pėr lidhjet e forta ndėrmjet dy qyteteve. Nė shumė tjegulla janė gjetur mbishkrime me emrin DIMALITAN, duke treguar qarte se punishtet ishin pronė e qytetit.

    Shkrimtari antik Polibi, thekson se lufta e dytė Iliro-Romake ndodhi gjatė viteteve 219-218 para Kr., kohė nė tė cilėn Dimali ishte fortifikuar. Historiani Romak Tit Livi, pėrmend Dimalin sėrisht nė ngjarjet e e vitit 205 para Kr., kohė nė tė cilėn qyteti drejtohej nga Romakėt. Shumė mbishkrime tė gjetura gjatė gėrmimeve hedhin dritė mbi organizimin politik tė qytetit antik.


    Gurėzeza


    I vendosur afėr qytezės sė Cakranit, vendbanimi i Gurėzezės, dominon pamjen mbi lumin e Vjosės dhe vėshtrimi shtrihet deri nė Gadishullin e Karaburunit dhe ishullin e Sazanit nė gjirin e Vlorės. Muret e ruajtura mirė mbulojnė njė sipėrfaqe prej 15 ha, ndėrkohė qė emri antik i qytetit tė lashtė ende mbetet pėr tu gjetur. Tre pjesė tė ndryshme tė rrėnojave janė tė lidhura me sitin dhe datojnė: duke filluar me fazėn protourbane duke vazhduar me periudhėn urbane dhe duke pėrfunduar mė periudhėn e vonė antike. Shumė thesare monedhash janė gjetur pranė kėtij vendbanimi, njėra me rreth 2000 monedha bronzi nga Apollonia dhe Epiri. 200 monedha argjendi, 40 prej tyre i pėrkasin mbretit Monun, madje disa arkeologė mendojnė se qyteti mund tė ketė qėnė rezidenca e tij.




    Aulona (Vlora)



    Mbetjet e kėshtjellės nė formė trekėndore ka dalė nė dritė pas monumentit tė Pavarėsisė nė Vlorė, i cili i pėrket qytetit tė vjetėr tė Aulonės. Kėshtjella duket se ėshtė ndėrtuar nė shek IV pas Kr., pėr tė pėrballuar dyndjet gotike, ndėrkohė qė gjetje tė tjera tregojnė datėn mė tė hershme tė banimit ndėrmjet shekujve V-IV para Kr. Gjetja mė e njohur e kėsaj periudhe ėshtė njė skulpturė e quajtur “Vajza e Vlorės”, e cila tregon njė vajzė tė veshur me njė fustan Ilir. Burimet historike e pėrmendin Aulonėn nė shek. II pas Kr., qė mesa duket ėshtė e lidhur me masat qė do tė ndėrmerreshin nė lidhje me fuqizimin e rrugėve tė komunikit nė pjesėn e Ballkanit perėndimor. Nė intenerare tė ndryshme Aulona ėshtė pėrmendur si njė nga vendet kryesore lidhėse tė Dyrrachiumit (Durrėsi) me Butrintin nė jug.

    Pas pushtimit gotik nė shekullin e V-tė pas Kr., njė faltore u ndėrtua brenda kėshtjellės, ndėrkohė qė gjatė regjimit tė perandorit Justinian kėshtjella u fortifikua me urdhėr tė tij. Gjatė shekullit tė VI-tė pas Kr., qyteti u dėmtua shumė nga dyndjet sllave dhe si rredhojė shumė qytetarė u larguan pėr nė ishullin e Sazanit, nė gjirin e Vlorės, ku gjurmė tė asaj periudhe e dėshmojnė kėtė lėvizje. Emri i Aulonės rishfaqet nė vitet 1082 dhe 1205 nė dokumenta bizantine pėr rėndėsia e saj vjen nė rėnie ndėrkohė qė qendra tė tjera pranė saj forcohen.


    Treport



    Gėrmime pranė kepit tė Treportit kanė gjetur gjurmė qė datojnė qė nga shekulli VII para Kr. Pėrgjatė shekujve vendbanimi u zgjerua dhe muri i ri u ndėrtua rreth shek IV para Kr. Shekujt IV-II para Kr., janė periudha kur qyteti pati njė zhvillim tė mėtejshėm ekonomik ndėrkohė qė ka spekulime rreth emrit tė tij me tė dhėna qė ēojnė drejt emrit antik Daulia. Nga ana tjetėr ėshtė ende e panjohur pse qyteti ėshtė braktisur pas shekullit II para Kr., por kjo mund tė jetė e lidhur me luftrat Iliro-Romake, si dhe me paqen relative qė u vendos.

    Onchesmos (Saranda)


    Emri i qytetit antik vjen nga trojani Anchises, lidhja e tė cilit me perėndeshėn Afėrditė solli nė jetė njė djalė me emrin Enea. Enea sė bashku me tė atin dhe djalin e tij Ascanius pasi u larguan nga Troja e shkatėrruar udhėtuan nėpėr Mesdhe. Donisi i Halikarnasit e quan Onchesm-in gjirin e Anchises, ndėrkohė qė historiani bizantin Prokopi pėrmend faktin se Anchises vdiq nė Onchesmos.

    Nė periudhėn e vonė republikane dhe perandorake tė hershme, qyteti pėrmendet pėrsėri nė lidhje me lundrimin dhe gjirin. Rreth shekullit tė VI pas Kr., qyteti ndryshon emėr nė “40 Shenjtorėt”, por ėshtė e paqartė se nė ēfarė rrethanash ka ndodhur ky ndryshim. Kjo mund tė jetė e lidhur me ndėrtimin e njė bazilike tė madhe mbi njė kodėr pranė qytetit modern tė Sarandės. Monumente tė ndryshme dhe gjetje arkeologjike nga qyteti janė zbuluar gjatė shumė viteve kėrkimi si: sinagoga/bazilika, njė pjesė e njė harku perandorak romak, njė shtėpi e antikitetit tė vonė, njė ndėrtesė apsidale, njė Odeon, njė varrezė dhe njė ndėrtesė me mozaik tė pėrsosur i ashtuquajtur “Dyshemeja e Delfinit”.

    Vendbanimi i fortifikuar i Gradishtės sė Belshit



    Vendbanimi i Gradishtės sė Belshit ndodhet pranė fshatit Belsh, nė perėndim tė lumit Devoll. Gėrmimet e para nė kėtė vendbanim filluan nė vitin 1969. Fazat kryesore tė identifikuara nė vendbanim pėrfshijnė periudhėn e Bronzit tė Vonė, pėr tė vazhduar me periudhėn e Hekurit (periudha proto-urbane Ilire), deri nė periudhėn Antike tė Vonė, duke pėrfshirė dhe rifortifikimin e vendbanimit. Nė nekropolin e qytetit janė gjetur varre tė shekujve 4-1 para Kr. dhe 4-6 mbas Kr.



    Stacioni rrugor Romak i Ad Quintium



    Stacioni rrugor Ad Quintium ndodhet pėrgjatė rrugės Egnatia, pranė qytetit tė sotėm tė Elbasanit. Rrėnojat e kėtij stacioni janė evidentuar nė fshatin Bradashesh pranė qytetit, qė ndodhet nė kilometrin e shtatė tė rrugės automobilistike Elbasan-Peqin, nė vendin e njohur nė popull me emrin "Kalaja". Bazuar nė gjetjet e ndryshme dhe teknikėn e ndėrtimit, kjo qendėr daton nė shekujt 2-4 mbas Kr.

    Fortesa e Pėrsqopit



    Fortesa e Pėrsqopit ndodhet pranė fortifikimit tė Petrelės nė malin Vilė. Faza e parė e banimit datohet nė periudhėn Ilire Urbane dhe nė faqet e kodrės janė gjetur trakte tė murit tė rrethimit tė kėsaj periudhe. Nė Periudhėn e Vonė Romake fortifikimi u rindėrtua dhe u zgjerua.
    Ndoshta ky fortifikim mund tė ketė shėrbyer si vend strehimi pėr banorėt e Petrelės qė vazhdon tė banohet gjatė Mesjetės. Nė verilindje tė fortifikimit janė gjetur mbetje tė njė ujėsjellėsi qė furnizohej me ujė nga Mali Vilė.



    Vendbanimi i fortifikuar i Rosujės



    Vendbanimi i Rosujės ndodhet 6 km nė jugperėndim tė Bajram Currit, pranė fshatit Binjaj. Vendbanimi siguron mbrojtje tė mirė natyrore me njė degėzim tė lumit Valbona qė rrjedh pėrreth fundit tė kodrės.

    Nga gėrmimet del se kjo qendėr arkeologjike tė jetė banuar nga periudha e Hershme e Hekurit deri nė shekullin e 5-tė pas Kr. Brenda zonės sė fortifikuar janė vėnė re banesa tė cilat datojnė nė periudhėn Romake dhe nė atė tė Vonė.

    Vendbanimi shpellor Eneolitik i Rrėzės sė Kanalit



    Vendbanimi shpellor me pamje nga Gjiri i Vlorės u zbulua nė 1939. Gėrmimet hulumtuese nė vendbanim zbuluan vegla guri Eneolitike, qeramikė e djegur prehistorike dhe kocka kafshėsh. Gėrmimet e fundit kanė treguar pėr prezencėn e aktivitetit mesjetar nė shpellė dhe pėr njė sipėrfaqe tė copėtimit tė veglave tė gurit, nė tarracėn jashtė shkėmbit.

    Grupi i varrezave tumulare tė Shtojit



    Fusha e Shtojit ndodhet 5 km nė verilindje tė qytetit tė Shkodrės, midis fshatrave modernė Boks, Dragoē dhe Ura e Mesit, nė krahun perėndimor tė lumit Kir. Tumat e gėrmuara kanė njė datim qė fillon nga Epoka e Bronzit tė Hershėm deri nė Epokėn e Hekurit tė Vonė. Periudha mė e pasur e aktivitetit funeral daton nė Epokėn e Hekurit (kryesisht nga shekulli i 7-tė deri nė shekullin e 5-tė para Kr.).

    Vendbanimet shpellore nė Spile, Himarė



    Nė tė dalė tė Spilesė nė faqen e kodrės tė drejtuar nga deti nė krahun e majtė tė rrugės Himarė-Sarandė ndodhen tre vendbanime shpellore. Depozitat pėrmbanin material qė nga Eneoliti dhe periudha e Bronzit, dhe vazhdonin nė periudhėn Helenistike e Romake.

    Vendbanimi i fortifikuar i Karosit pranė fshatit Qeparo



    Vendbanimi i fortifikuar i Karosit ndodhet 490 m mbi nivelin e detit nė njė kreshtė me kah veri-jug pėrgjatė luginės sė lumit Qeparo. Pllaja e kodrės sė fshatit Qeparo ėshtė 1 km e gjatė dhe vazhdon pėrgjatė shpatit perėndimor. Shpati ka njė kreshtė tė thepisur nė anėt veriore, perėndimore me pamje nga lugina e lumit dhe pėrgjatė bregut verior. Nė faqen lindore shpati ėshtė i butė dhe kėtu ėshtė pėrqėndruar vendbanimi kryesor.

    Linja kryesore e mbrojtjes ndjek konturet natyrore dhe ka njė hyrje (1.8 m gjerėsi) tė pozicionuar nė qendėr me faqe nga lindja. Ky mur ėshtė 340 m i gjatė dhe 3 m i gjerė. Lartėsia mė e madhe e ruajtur ėshtė 1, 5 m. Mbas hyrjes janė shtuar dy linja mbrojtjeje pėr ta riforcuar. Materialet e grumbulluara nga gėrmimi japin njė datim tė gjerė duke filluar me fazėn e parė tė banimit tė datuar nė Periudhėn e Hekurit tė Hershėm dhe vazhdon deri nė shekullin e 4-tė pas Kr.

    Fortifikimi i Kratulit



    Fortifikimi i Kratulit ndodhet nė majėn e kodrės me tė njėjtin emėr, 143 m mbi nivelin e detit, 6 km nė verilindje tė Shkodrės dhe 600 m larg nga ura e Mesit. Muri mbrojtės mbyll njė hapsirė nė formė elipsi me sipėrfaqe pėrafėrsisht 0.5 ha. Muri ėshtė ndėrtuar me blloqe tė mėdhenj nė dy faqet anėsore, kurse mesi ėshtė mbushur me gurė mesatarė dhe tė vegjėl. Blloqet janė tė papunuar dhe janė lidhur me njėri-tjetrin nė tė thatė. Gjerėsia e murit arrin deri nė 3,35 m ndėrsa lartėsia deri nė 2,55 m.

    Tre porta tė cilat i shėrbenin hyrjes dhe daljes sė vendbanimit jane identifikuar. Dy prej tyre gjenden pėrballė njėra-tjetrės nė anėt veriore dhe jugore ndėrsa tjetra nė anėn lindore tė fortifikimit. Nga pikėpamja tipologjike dhe teknika e ndėrtimit fortifikimi i Kratulit ėshtė i ngjashėm me atė tė Gatanit megjithatė ka edhe ndryshime thelbesore nė planimetri si kulla dhe forma e rregullt eliptike, ēka e bėjnė kėtė fortifikim tė veēantė. Brenda murit rrethues nuk janė gjetur gjurmė banesash. Materiali arkeologjik tregon se vendbanimi ka patur njė jetė tė gjatė qė fillon periudhėn e Hekurit tė hershėm dhe zbret deri nė shekullin e 1-rė pas Kr./AlbaniaTourism

    Zana1 and E3 like this.
    Think Pink! Say NO to breast cancer!

Thread Information

Users Browsing this Thread

There are currently 4 users browsing this thread. (0 members and 4 guests)

Tags for this Thread

Bookmarks

Rregullat E Postimit

  • You may not post new threads
  • You may not post replies
  • You may not post attachments
  • You may not edit your posts
  •  

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52 53 54 55 56 57 58 59 60 61 62 63 64 65 66 67 68 69 70 71 72 73 74 75 76 77 78 79 80 81 82 83 84 85 86 87 88 89 90 91 92 93 94 95 96 97 98 99 100 101 102 103 104 105 106 107 108 109 110 111 112 113 114 115 116 117 118 119 120 121 122 123 124 125 126 127 128 129 130 131 132 133 134 135 136 137 138 139 140 141 142 143 144 145 146 147 148 149 150 151 152 153 154 155 156 157 158 159 160 161 162 163 164 165 166 167 168 169 170 171 172 173 174 175 176 177 178 179 180 181 182