Duke shfaqur rezultatet 1 nga 7 e 7
Like Tree2Likes
  • 1 Post By E3
  • 1 Post By E3

Temė: Reportazh nga bregdeti i Kavajes dhe plazhet e tij

  1. #1
    VIP Avatari i braziljania
    Anėtarėsuar
    Jul 2008
    Vendndodhja
    Butterfly flying away
    Postime
    9,616
    Rrespekti
    155

    Gabim Reportazh nga bregdeti i Kavajes dhe plazhet e tij

    Nga plazhi i Spillese

    Vija bregdetare e Kavajes, e cila fillon tek perroi i Agait (kufiri me Durresin) e deri tek grykederdhja e lumit Shkumbin, ka njė gjatesi prej afro 35 kilometra. Relievi tepėr i larmishem i kėsaj gjatesie bregdeti, me brezin e reres qe shkon rreze kodrave, perrenjte e shumte qe e "copetojne" kėtė bregdet te bukur, brezi i paprekur i pishave qe e gjelberojne atė, etj., e bėjnė bregdetin e Kavajes njė nder pikat turistike bregdetare me te bukura nė vend, por me potenciale ende te pashfrytezuara ne nivelin e duhur.

    Pergjate gjithė gjatesise se bregdetit shtrihen fshatra te shumte, emrat e te cileve i kanė dhėnė emrat edhe segmenteve te caktuara te plazhit. Kėshtu, njeri pas tjetrit, shtrihen plazhi i Golemit, i Karpenit, ai i Bagose, plazhi i Spillese dhe i Grethit.

    Plazhi i Spillese dhe i Grethit, me njė gjatesi prej afro 8 kilometra, nis nė fund te zones shkembore te Bardhorit dhe zgjatet deri ne grykederdhjen e lumit Shkumbin. E gjithė gjatesia e plazhit pershkohet nga njė brez i gjelber pishash. Ndėrkohė, masivi i vargut kodrinor te Kryevidhit e ndan plazhin e Spillese nga zonat urbane (fshatrat dhe qyteti i Kavajes). Plazhi i Spillese gjendet afro 20 kilometra larg nga Kavaja.

    Plazhi i Spillese me studim urbanistik

    Pas zones turistike te Golemit, edhe zona e Spillese ėshtė "zyrtarizuar" si zone turistike. Keshilli i Rregullimit te Territorit te Republikės se Shqipėrisė (KRRTRSH) miratoi para pak muajsh termat e references pėr zhvillimin e zones turistike te Spillese. Me 7 maj 2005, KRRTRSH-ja miratoi masterplanin pėr zhvillimin e zones turistike te Spillese me siperfaqe 430 hektare.

    Miratimi i master-planit e kategorizon zonen turistike te Spillese si "zone turistike e nivelit te mesem", duke ruajtur kėshtu te njėjtin nivel me zonen turistike te Golemit dhe Malit te Robit dhe duke sjelle ne kėtė mėnyrė njė vazhdim te llogjikshem ne rritje pėr nga ana cilesore, krahasuar me zonen turistike te nivelit masiv te plazhit te Durresit. Masterplani ndalon kategorikisht ndertimet ne brezin e reres dhe ne brezin e gjelber te pishave. Ne kėtė mėnyrė, ndertimet me karakter turistik do tė kryhen vetėm ne thellesi te territorit duke mundėsuar edhe integrimin e fshatrave te zones ne zhvillimin turistik te bregdetit.



  2. #2
    VIP Avatari i braziljania
    Anėtarėsuar
    Jul 2008
    Vendndodhja
    Butterfly flying away
    Postime
    9,616
    Rrespekti
    155

    Gabim

    Monumentet e natyres ne Kavaje

    Ne vitin 2002, territore tė ndryshme ne zonen e Kavajes u shpallen "monumente te natyres". Ndonėse ato shtrihen pergjate gjithė territorit te rrethit te Kavajes, ato janė te vizitueshem dhe perbejne njė domosdoshmeri pėr t'u pare nga pushuesit. Monumente te natyres u shpallen fosilet detare te Thartorit, burimet sulfurore te Fliballijes, burimet e kripura te Golemasit, masivi me dafina i Kalase se Turres (ne plazhin e Spillese), etj.

    Burimet e kripura te Golemasit ndodhen ne lindje te fshatit Golemas, afro 110 metra mbi nivelin e detit. Uji ėshtė i ėmbėl, por kthehet ne ujė te kripur teksa kalon nėpėr shtresat e kripes se gurit ne masivin shkembor te Golemasit. Ne njė siperfaqe prej 2 hektaresh gjenden dhjetra e dhjetra pika, nga ku uji del ne ajėr me njė zhurme karakteristike pėr shkak te perzieries se trashe me argjile, duke krijuar kratere nga ku buron edhe "llave" prej argjile. Burimet konsiderohen te kenė qenė njė vend kulti i besimeve te lashta pagane pasi, edhe sot, vizitohen nga gratė qe nuk kanė fėmijė apo vajzat qe duan te martohen.

    Ndonėse rrugėt ekzistojne pėr t'i vizituar thuajse tė gjitha monumentet natyrore te Kavajes, ne pjesen me te madhe tė tyre ato janė te paasfaltuara dhe u mungon sinjalistika.
    Njė komune e rrethit te Kavajes, njė plazh buzė detit Adriatik me pisha te buta te mbjella ne kohėn e komunizmit e me disa hotele te ndėrtuara vitet e fundit.

    Spilleja ėshtė fare pranė Durrsit e Golemit plazheve te mbipopulluara nga pushues te mbarė trojeve shqipėtare. Mė poshtėė ne vijė bregdetare shtrihet Divjaka. Por Spilleja ngjan se ėshtė fshehur ne hartėn bregdetare te vendit pasi shumė njerėz nuk dinė se egziston. Dhe shkak pėr kėtė ėshtė njė gjatsi rrugė prej reth 15 kilometrash sa del nga ruga nacionale. Ruga e pashtruar dhe me shumė probleme e bėn te vezhtire udhėtimin drejt plazhit Spille por jo pak familje nga Elbasani, Kavaja dhe Tirana vine gjithsesi pėr te pushuar ne plazhin e qetė tė Spillese.

    Qetėsia e njė plazhi ndryshe nga pjesa tjetėr e plazheve te vendit tėrheq jo pak persona qe do tė pėlqenin atė qe mund te quhet njė plazh i stilit tė viteve para nėntėdhjetės. Mund te shijosh largėsine e ēadrave nga njera tjetra, freskine pishave te buta e nėse je tip tradicional do ndjehesh mirė ne te vetmin plazh te vendit ku degjon vetėm muzikė shqiptare kryesisht te Shqipėrisė se mesme, ku mund te konsumosh fruta e perime te fshatit e jo te arkave te inportuara.

    Por nėse kureshtja te nxit te eksplorosh gjatė vijen bregdetare te Spillese mund te zbulosh plazhin me te veēantė te vendit. E kėtu nuk bėhet fjale pėr ndonjė plazh privat luxsoz apo pėr ndonjė zonė ku vajzat e kohės do tė guxonin tė bėnin plazh toples njėsoj si kudo nė plazhet e vendeve fqinje nė Itali, Greqi apo Mal tė Zi. Kėsaj radhe dy vajza nga Tirana duke shėtitur pak larg zonės pėrballė hoteleve zbuluan atė qė mund tė pagėzohet si "Plazhi i ferexheve".

    Plazhi i Ferexheve...

    Nė njė gjatėsi vijė bregdeti prej 2 deri 3 kilometrash mes Spillesė dhe Karpenit, nuk shtrihen ēadrat e zakonshme tė djellit por disa tenda tė sajuara nė formė dhomash katrore. Disa prej tyre me ngjyra tė errta. Dhe pėrreth ēadrave shikon burra me mjekrra dhe me kostume banjo tė zeza deri poshtėė gjurit e gra me ferexhe tė zeza qė fillojnė pak milimetra lart vetullės e pėrfundojnė tek maja e thoit te kėmbės. Ndryshe nga ferexhetė qė shikohen nė Tiranė apo nė ambjentet e zakonshme te vendit ferexhetė kėtu janė jo vetėm tė zeza por edhe mė izoluese pėr trupin e njė gruaje pasi ekspozojnė pėr djellin vetėm sytė dhe gishtat e dorės.

    Por uniforma e zezė nuk i pengon kėto vajza apo zonja tė reja tė privuara nga dielli ti gėzohen sėpaku detit.

    Tė shoqėruara nga bashkėshortėt apo nėn shoqėrinė e njėra-tjetrės shikon secilėn prej tyre tė lahet nė det madje edhe duke notuar si ndonjė vajzė e mėsuar prej vogėlisė me detin apo tė marin pjesė nė lojrat e ujit.

    Ndėrsa me shumė kujdes nė momentin e mbėrritjes nė breg bashkėshortėt qe presin gratė me ferexhe pėr ti mbuluar me peshqirė qė pengojnė pasqyrimin e formave tė trupit nėn rrobėn e lagur. Me pak humor mund tė pėrcjellėsh edhe ndonjė moment ku ndonjėra pėr shkak tė rrobės rrėzohet nga dallgėt, dhe bashkėshorti vrapon tė ndihmojė gruan e tij.

    Me kuriozitetin e njė reportereje mbajta pak vesh se nė cilėn gjuhė flisnin pushuesit e "Plazhit tė ferexheve" dhe e folura mes tyre me tingellonte e njėjtė me gjuhėn e Tiranės. Tė njėjtin fakt mė konfirmojnė edhe targat e makinave qė mbartin kėta pushues tė veēantė tė Spillesė.

    Nuk kisha parė kaq shumė ferexhe as ne ditėt e premte pranė xhamive tė kryeqytetit. Por njė ndryshim qė tė bie nė sy ėshtė ngjyra e zezė e ferexheve tė ndryshmė nga ferexhetė me ngjyra tė ēelėta qė veshin besimtaret qė jemi mėsuar tė shohim zakonisht. Gratė kanė tė mbuluar plotsisht trupin madje mėnga e veshjes mbulon deri afėr gishtavem pjesėn e duarve, ndėrsa kėmbė kėto gra megjithse nė plazh mbajnė ēorape dhe kėpucė. Krejt uniforme duken edhe veshjet e meshkujve. Kostume banjo tė zeza deri poshtėė gjurit, mjekrra tė zeza qė i bėjnė tė dallueshėm kėta persona.

    Rreth kėtyre ēifteve nė mosha tė reja ka edhe fėmijė tė cilėt i gėzohen normal plazhi si bashkėmoshatarėt e tyre nė ēdo plazh tė vendit me kostume banje me ngjyra e me tė njėjtat lojra tė detit e rėrės.

    Spilleja mund tė konsiderohet njė plazh tradicional. Me pak njėrėz, pa shumėvizitorė nga rrethe tė tjera tė vendit pa ambjente luksoze si nė plazhe tė tjera tė shqipėrisė. Ruga e keqe pėr tė mbėrritur deri kėtu e bėn kėtė plazh pak tė populluar. E mesaduket familjet myslimane e kanė zgjedhur kėtė vend pikėrisht pėr tė pushuar nė qetėsi pa shumė kureshtarė pėrreth e pa ndonjė incident. Nė fakt zona ėshtė e populluar nga popullsi myslimane pėr tė cilėn plazhistėt me ferexhe nuk pėrbėjnė aspak ēudi.

    Por nga vinė ferexhetė e zeza!!!!

    Ferexhetė e zeza i mbajnė njė rrymėė e Islamit qė njihen si Selafi, brėnda gjirit tė Synitėve.

    Meshkujt mbajnė mjekrra tė gjata e pantallona treēerekshe. Femrat janė komplet tė veshura e nė disa raste tė mbuluara edhe tek sytė.

    Kjo lloj ryme ėshtė e shtrirė nė Arabi, Jemen, Oman e sėfundmi e pėrhapur edhe nė Irak.

    Nė Europė besimtarė tė kėsaj rrymėė janė pėrhapur edhe nė Britani, Francė, Hollandė, Gjermani, Bosnje e mesaduket sėfundmi edhe nė Shqipėri.



  3. #3
    VIP Avatari i braziljania
    Anėtarėsuar
    Jul 2008
    Vendndodhja
    Butterfly flying away
    Postime
    9,616
    Rrespekti
    155

    Gabim

    “Plazhi i Gjeneralit”, njė pikė e veēantė turistike nė zonėn e Kavajės

    Turizmi nė zonėn bregdetare tė Kavajės rezervon edhe njė pikė tepėr tė veēantė turistike, “plazhin e Gjeneralit”. Megjithėse nuk ėshtė njė plazh shumė i njohur, krahasuar me plazhet tradicionale tė Golemit dhe tė Spillesė, ai nė kėto dy vitet e fundit pėr vetė specifikėn qė ai ka po tėrheq gjithmonė e mė shumė pushues, jo vetėm nga zona e Kavajės, por edhe nga shumė qytete tė tjera tė vendit, tė cilėt duke parė bukuritė dhe resurset natyrore qe ofron ky plazh, e kanė kthyer atė ne njė adresė tepėr tė lakmueshme. Me njė vijė bregdetare prej tre kilometrash, plazhi i Gjenerali gjendet nė komunėn e Synejt. Ai ka njė harmonizim perfekt mjedisor, ku janė tė ndėrthuruar peisazhi malor me atė bregdetar, ēka e bėn tė dallueshėm kėtė plazh nga tė tjerėt, nė zonėn e Kavajės. Pjesa shkėmbore dhe ajo ranore janė nė simbiozė mė njera-tjetrėn duke ia shtuar sė tepėrmi bukuritė natyrore kėsaj zone, gjė e cila ka qenė edhe shkaku kryesor i frekuentimit nga pushuesit e shumtė, gjatė stinės turistike. Me kėtė objektiv ėshtė punuar edhe sivjet nga drejtuesit e Komunės Synej, pėr tė tė shėnuar njė rritje tė konsiderueshmė tė pushuesve qė do tė preferojnė t’i kalojnė pushimet aty. Mjedisi i pastėr, uji i kristaltė, gjelbėrimi i kodrave pėrreth i japin kėtij plazhi njė imazh tepėr interesant. Ata tė cilat i kanė shijuar bukurit e Plazhit tė Gjeneralit, jo pak herė i janė rikthyer atij pėr tė kaluar aty njė pjesė tė pushimeve, ku plazhistėve tė shumtė u shtohen edhe shumė emigrantė qė vijnė pėr tė kaluar pushimet pranė familjeve tė tyre. Me tė drejtė ky plazh ėshtė kthyer nė njė pelegrinazh pėr ta, kjo sepse bukuritė qe posedon tė joshin duke u shfaqur si njė pjesė e rivierės joniane nė brigjet e Adriatikut. “Pėr t’i dhėnė zhvillim turizmit nė plazhin e Gjenerali, pohon kryetari i komunės, zoti Pėrparim Caca, ne me anė tė fondeve tona, kemi ndėrhyre ne rehabilitimin; si tė infrastrukturės rrugore, ashtu edhe tė mjediseve tė kėtij plazhi, duke e bėrė atė funksional pėr turistėt. Frekuentuesit ditorė, sipas statistikave qė ne kemi nga viti i kaluar i kalon tė pesė mijė vetat dhe nė fundjave kjo shihėr vjen duke u rritur, si pasoje e ardhjeve tė pushuesve, jo vetėm nga qyteti i Kavajės por edhe nga Durrėsi, Tirana e qytetete te tjera. “Plazhi i Gjenerali dikur i panjohur, tashmė nuk e ka mė kėtė epitet, sepse frekuentimi i tij nga pushues tė shumtė e ka kthyer kėtė plazh nė njė zonė tė veēantė turistike. Ne si komune shpjegon kryetari i komunės sė Synejt jemi angazhuar pėr krijimin e kushteve sa mė komode tė pushuesve. Kėshtu kemi siguruar furnizimin me energji elektrike, ujė tė pishėm dhe tė gjithė aksesorėt e nevojshėm. Sipas parashikimeve tona, shton ai, nisur nga masat qė ne kemi marrė, shpresojmė tė kemi njė rritje tė konsiderueshmė tė pushuesve”.

    Gazeta 55



  4. #4
    E3
    E3 nuk ėshtė nė linjė
    Anėtar i Nderuar
    Anėtarėsuar
    Feb 2009
    Postime
    8,808
    Rrespekti
    2584

    Gabim Pe: Reportazh nga bregdeti i Kavajes dhe plazhet e tij

    Ai ishte njė gjeneral italian i Luftės sė Dytė botėrore, i cili kishte ardhur nė Shqipėri nė fillim tė viteve 40, kur Italia pushtoi Shqipėrinė. Gjatė ekspeditave nė zonėn e Kavajės pikėrisht nė fshtin Bardhor – ku edhe sot ndodhet njė nga burgjet e shtetit shqiptar – ai ndeshi nė njė gji tė mrekullueshėm rreth 400 metra tė gjerė, qė puthej nga njė det thellėsisht blu i cili copėzohej nga pjesė shkėmbore duke krijuar njė vijė tė thėrrmuar ujė-tokė e cila mbyllej me dy kepa majtas-djathtas, nė formėn e njė patkoi. Ky xhep i bruztė-blu, ishte i veshur me shkurre tė blerta e kodra tė buta qė e mahnitėn ushtarakun.

    Dhe jashtė kontekstit tė luftės ai e ndau me mendjen e tij se ky ishte njė gji i mrekullueshėm pėr tė bėrė plazh. Pak kohė pasi u kthye nė Itali, mori familjen e tij dhe e mėsyu gjirin edhe njėherė, por kėsaj radhe me jaht, nga deti. Kanė kaluar mė shumė se gjashtėdhjetė vjet qė atėherė, por edhe sot e kėsaj dite, ky gji vazhdon tė quhet Plazhi i Gjeneralit, pėr shkak tė frekuentimit qė i bėri ushtaraku i dikurshėm, pėr vite rresht, derisa mbaroi lufta.

    Tashmė ai s’mund tė quhet ndryshe, ndonėse numri i atyre qė e frekuentojnė ėshtė shumė mė i madh se thjesht njė familje e pasur e kohėrave tė luftės.
    Megjithatė, e ka sėrish njė lidhje tė vogėl, sepse vazhdon tė jetė njė vend shumė i pėlqyer edhe prej ushtarakėve shqiptarė (ish-presidenti Aleksandėr Moisiu), apo edhe prej figurave tė njohura shtetėrore qė e kanė vizituar tė paktėn njė herė kėtė vend mbresėlėnės, pa llogaritur persona te tjerė publikė qė kėtu kanė piketuar pėr ēdo verė folenė e tyre tė pushimeve.

    Plazhi i Gjeneralit ėshtė pjesa mė e bukur dhe mė tėrheqėse nė tė gjithė rivierėn Kavajase tė pėrbėrė prej 30 km vijė bregdetare, i cili tė bėn ta dashurosh qė nė momentin qė tė shfaqet befas nė horizont, sapo ke kaluar kodrat e Kryevidhit. Kepat shkėmborė qė e rrethojnė, janė konglomeratikė dhe e kanė mbushur bregun me zaje tė vegjėl shumėngjyrėsh qė formojnė njė mozaik tė mahnitshėm i cili harmonizohet me blunė e ujit, tė gjelbrėn e shkurreve dhe tė verdhėn e rėrės sė plazhit.

    Bota ujore ėshtė pasur me peshq tė llojeve tė ndryshėm dhe mė njė specie tė veēantė breshke detare e cila ka zgjedhur pikėrisht kėtė plazh tė vogėl pėr tė mbarėshtuar llojin e saj.
    Panorama e gjirit ėshtė fantastike, ajo tė krijon njė ndjesi tė plotė qetėsise e ēlodhjeje, tė bėn ta dashurosh natyrėn.

    Vitet e fundit kėtij gjiri i ėshtė qėndisur nė kurriz tė kodrave njė kompleks i vogėl turistik i cili para sė gjithash ka respektuar natyrėn, duke pėrdorur vetėm struktura prej druri, qė nga vilat e vogla, apartamentet e deri tek verandat e restorantit qė ofrojnė kuzhinė deti e peshk tė freskėt pėr pushuesit e shumtė. Ēdo gjė ėshtė plotėsisht nė harmoni dhe e vendosur aty ku duhet tė jetė duke i shtuar vetėm bukuri dhe aspak ngarkesė pesisazhit.

    Genci dhe Nardi, dy djemtė qė kanė ngritur kompleksin, janė tė lumtur qė tashmė rruga e asfaltuar ka ardhur deri nė rrėzė tė kodrave, duke lėnė vetėm pak metra rrugė toke, qė vjen deri tek gjiri. Ata thonė se edhe mė pėrpara njerėzit kanė ardhur me qejf pėr tė shijuar kėtė bukuri por tani qė rruga ėshtė e shtruar, natyrisht qė kėnaqėsia ėshtė mė e madhe. Ēdo pranverė Genci sistemon pjesėn e rrugės nga kodrat deri tek plazhi, qė thotė se e ka hapur vetė. Nuk ka kėnaqėsi mė tė madhe sesa tė shohėsh pushues tė lumtur e sidomos kur ata e shprehin kėtė gjė edhe ndaj stafit.

    Plazhi ėshtė i tė gjithėve por nga harmonia e plotė mes ēdo elementi pėrbėrės, tė krijohet pėrshtypja se ėshtė oborri i njė familjeje tė madhe ku gjėrat janė sistemuar me kujdes.
    - Ky ėshtė njė vend qė vizitohet shumė nga “Vip-at” shqiptarė – tregon Genci. – Ka qėlluar qė kanė ardhur rastėsisht ose me dikė tjetėr qė e dinte mė parė dhe kanė mbetur tė habitur se si ėshtė e mundur qė Kavaja ka edhe plazhe tė tjerė pėrveē Golemit e Malit tė Robit, e pėr mė tepėr, plazhe aq tė bukur. Pastaj kur marrin vesh historinė e gjeneralit, ndjehen tė vonuar. Dhe pėr tė kompensuar vonesėn, vijnė sėrish, kėtė herė me familjet ose miqtė. Mė pas, bėhen tė pėrhershėm.

    Edhe ne ramė dakord me kėtė pjesėn e fundit. Sepse na ndodhi e njėjta gjė kur e vizituam. Nė fillim “ua sa bukur”, pastaj “si ėshtė e mundur, kaq afėr dhe kaq pak e njohim”, e mė pas: “po, po, sigurisht qė do tė vijmė mė shpesh kėtej e tutje”. Nėse rruga ishte e mirė, vetėm 10 km nga rruga kombėtare Durrės-Rrogozhinė, plazhi ishte i mrekullueshėm, ambienti shumė miqėsor dhe mikpritės, kuzhina e shkėqlyer e mbi tė gjitha, panorama e paharrueshme, atėhere pse tė mos e vizitonim mė shpesh Plazhin e Gjeneralit?

    Plazhet

    Kavaja zotėron njė sėrė fshatrash bregdetarė, qė e kanė bėrė njė nga qytetet mė tė frekuentueshme nga pushuesit familjarė. Zona ka njė klimė tė qėndrueshme e tė ngrohtė, qė e favorizon shumė pėr turizmin e saj. Rreth 270 ditė me diell shėnohen nė kalendar dhe pjesa mė e madhe e tyre i takojnė periudhės pranverė-vjeshtė, duke shėnuar temperaturat mė tė larta gjatė periudhės korrik-gusht.

    Vija bregdetare e plazheve tė Kavajės, fillon qė nga plazhi i Golemit, pėr tė vazhduar me Malin e Robit, Qerretin, Karpėnin, e deri nė Spille. Pėrgjatė kėsaj vije bregdetare rreth tridhjetė kilometra tė gjatė, ju do tė mahniteni nga pjesa jo fort e njohur e saj, qė vijon pas plazhit tė Qerretit. Nė vijimėsi tė kėtij segmenti ndodhen plazhet e Carinės, Kepi i Lagjit, Gjiri i Forsilukut, plazhi i Gurit tė Lėmuar, plazhi i Spillesė etj.

    Ēfarė mund tė vizitoni tjetėr?

    Kalaja e Bashtovės ėshtė njė monument kulture me vlerė qė ju do ta gjeni vetėm disa km jashtė Kavajės dhe qė dėshmon pėr gjurmėt e qytetėrimit dhe civilizimit. Rrethinat e saj kanė mbetur tė plota dhe sot ruhen si njė momument kulture nga shteti shqiptar. Rreth e pėrqark kalasė lulėzon njė pyll dafinash, qė pėrveēse ėshtė i shpallur monument natyre, krijon edhe njė mjedis shumė tėrheqės pėr piknikė nė natyrė. Nga muret e kalasė mund tė vėzhgoni bregdetin si nė pėllėmbė tė dorės, qė nga Gjiri i Durrėsit e deri nė Divjakė e Karavasta. Pėr tė vizituar kalanė duhet tė shkoni nė fshatin Vilė Bashtovė, nė jug tė qytetit.

    Pak km nga Kavaja nė fshatin Ēetė, ndodhet Kisha e Shėnepremtes, njė kishė mesjetare, e zbukuruar me afreske tė shenjtorėve. Nė kėtė kishė, banorėt e qytetit vijnė tri ditė pas pashkėve pėr tė festuar dhe pėr tė uruar njėri-tjetrin. Festa shfrytėzohet nga qytetarė tė tė dyja besimeve fetare, pėr ta organizuar nė formėn e njė pikniku masiv nė natyrė, nėn hijen e ullinjve tė shumtė tė kodrave. Pėr tė shkuar nė Ēetė, duhet tė merrni rrugėn nė daljen veriore tė qytetit.

    Pylli Bedenit, ėshtė gjithashtu njė destinacion shumė i pėrshtatshėm pėr kohėn e lirė, pėr eksploruesit e natyrės, adhuruesit e aventurės dhe tė pasionuarit pas florės shqiptare. Ėshtė njė pyll shumė i pėrzier, me sipėrfaqe rreth 300 hektarė i vendosur mbi kodrat e fshatit Beden. Rruga pėr atje kalon nga fshatrat Luz i Madh, Luz i Vogėl e Kryevidh, 15 km nė jug tė qytetit.

    shqip.al



  5. #5
    Dum spiro, spero くる Avatari i sweetzzinna
    Anėtarėsuar
    Jul 2008
    Vendndodhja
    Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ
    Postime
    18,949
    Blog Entries
    53
    Rrespekti
    25

    Gabim Plazhi i Gjeneralit, kodra dhe amfiteatri qė zbresin drejt bregut

    Dikur ky fshat njihej vetėm pėr historitė rrėqethėse qė shkruante koha e regjimit komunist nėn diktaturėn e saj tė burgut, por sot ky vend njihet edhe pėr ekzistencėn e kėtij plazhi tė bukur e pėrrallor. Ai u bė i njohur nga pushuesit, vendas e tė huaj, vetėm nė dhjetė vitet e fundit.

    Vetėm pak kilometra larg kryeqytetit, nė njė zonė turistike tė gjirit tė Durrėsit, ndodhet plazhi i “Gjeneralit”. Pak veta mund tė dinė pėr tė, shumė tė tjerėt nuk dinė as nėse ekziston njė i tillė. Ai ndodhet nė periferi tė qytetit tė Kavajės, e pikėrisht nė fshatin Bardhor. Dikur ky fshat njihej vetėm pėr historitė rrėqethėse qė shkruante koha e regjimit komunist nėn diktaturėn e saj tė burgut, por sot ky vend njihet edhe pėr ekzistencėn e kėtij plazhi tė bukur e pėrrallor. Ai u bė i njohur nga pushuesit, vendas e tė huaj, vetėm nė dhjetė vitet e fundit. Mė parė askush nuk e dinte se fare pranė tyre shtrihej madhėrishėm njė perlė e tillė natyrore.

    Njė plazh i rrethuar me det dhe gjelbėrim qė mbushin kodrinat e ulėta tė Bardhores. Pavarėsisht se shumė i bukur, do tė mbetej nė kujtesėn e kujtdo pėr pak kohė pėr pastėrtinė e ujėrave larg zonave tė ndotura, dhe kodra tė gjelbra si shkallė amfiteatri qė zbresin drejt bregut. Dhe kjo deri sa tė kalojė nė njė zonė tjetėr qė tė tė imponohej me bukuri tė tjera…Po kėtu nė Bardhore do tė ndeshėsh diēka tė veēantė qė s’do tė tė shkulet mbase kurrė nga kujtesa: Ėshtė njė plazh me emėr ushtaraku “Gjeneral” dhe qė nė hyrje tė kompleksit plazhor ka tė vendosur njė minė detare mjaft tė madhe. Dhe nė fund tė plazhit, si pikė e mbarimit tė distancės, ėshtė vendosur njė bunker i prodhimeve tė ushtrisė nė vitet e bunkerizimit, 1975-1980.

    Hyrja ėshtė nė pjesėn jugore tė plazhit, i cili si gji ka njė gjatėsi prej 500 metrash dhe thellėsi 50-60metra. I ngjashėm deri nė njė farė mase me plazhin e rėrės sė hedhur nė Shėngjin. Nė pjesėn veriore tė tij ndodhet njė bunker ushtarak, pra e gjithė sipėrfaqja duket se i pėrket njė rajoni militar. Aq mė shumė se nė vitet e socializmit pak kilometra mė lart, nė kodra, pėrveē reparteve tė shumta tė ushtrisė, ndodheshin edhe forca policore pėr tė mbajtur nėn ruajtje burgun e Bardhores, i cili ndodhet tashmė i shkatėrruar plotėsisht dhe jashtė ēdo funksioni. Njė plazh i bukur dhe njė muze nė natyrė njėkohėsisht.

    Si lindi dhe pse mban kėtė emėr?!

    Kėdo do ta mundonte kėrshėria se nga e mori emrin “Gjeneral” plazhi i Bardhores. E kisha dėgjuar edhe nga banorėt, por pėr historikun e kėtij emri qe mė i saktė Shefqet Kėrcelli, ish- komandant i Regjimentit bregdetar nė kėtė rajon gjatė viteve tė izolimit. Ish- komandanti Kėrcelli gjatė njė prononcimi pėr “Agon” tha se “kėtu vinte dhe pushonte njė ushtarak i lartė fashist nė kohėn e pushtimit tė vendit tonė nga Italia. Ai e kishte vend tė preferuar edhe pėr shkak tė ujėrave tė thella, largėsisė nga zonat e banuara, dhe vendit ideal pėr peshkim me grep”.

    Madje, si amator peshkimi, vendasit thonė se kėtu vinte edhe “gjenerali” tjetėr i skenės dhe ekranit shqiptar, aktori i madh durrsak Guliem Radoja. Por, “gjeneral” Guliemi vinte pa shpurė. Vetėm me biēikletė dhe pak kohė mė vonė me njė motor tė vjetėr…Pėr gjeneralin Italian, nga ku mori emėr i gjithė plazhi, vendasit thonė se qe i thyer nė moshė, madje ka disa zėra qė thonė se ėshtė ndara nga jeta nė kėtė vend. Sidoqoftė, historia e emrit tė plazhit, mina detare amerikane e vendosur nė hyrje dhe bunkeri nė dalje tė tij, sikur tė japin idenė e veēantisė dhe qetėsisė. Po kėshtu edhe dy zemrat tė skalitura nė rėrė sikur marrin tone mė tė larta pėr bukurinė e lirizmin pranė dallgėve tė kaltra tė plazhit “Gjeneral” tė fshatit Bardhore.


    Plazhi Gjeneral, kodra amfiteatri qė zbresin drejt bregut
    Mina

    Mina e ndryshkur qė ekziston vetėm si karakasė ėshtė me njė diametėr rreth 1.5 m dhe e prodhuar me ribatina, teknologji qė i pėrket viteve tė para luftės sė II-tė Botėrore. Specialistėt thonė se ajo i pėrket prodhimit amerikan dhe janė sjellė nė Europė gjatė luftės sė II-tė. Nė Adriatik ardhja e tyre mund tė jetė bėrė kryesisht pėr mbrojtjen e rajonit tė Barit nga diapozitivi ushtarak gjerman nė Mesdhe. Nė kėtė port ushtria Amerikane kishte sjellė njė arsenal tė madh me armė kimike pėr t’i patur nė gatishmėri si kundėrpėrgjigje ndaj ndonjė goditjeje eventuale me armė kimike nga forcat e Raihut. Mina ėshtė e tipit tė prodhimit MK6, tė llojit mina me spirancė. Ato zhyteshin nė thellėsi tė detit dhe kur mjetet lundruese kėpusnin telat e zgjatur prej saj shpėrthente. Nė raste tė veēanta mina tė tilla hidhen dhe me parashuta. Ajo ishte tepėr e fuqishme pasi mbante rreth 400 kg eksploziv tė tipit RDX, por edhe me mbushje si T4 ose EXOGEN.

    Sezoni turistik

    Sa herė qė Komuna e Syneit nė Kavajė, nėn mbrojtje tė sė cilės ėshtė edhe ky plazh, hap sezonin e saj turistik ngado vėrshojnė tė rinj e tė reja jo vetėm tė shkollave 9-vjeēare dhe tė mesme tė Kavajės, por edhe nga shkolla tė ndryshme tė qytetit tė Durrėsit. Rruga qė tė ēon nė kėtė plazh ėshtė thuajse e pėrfunduar mungon vetėm njė pjesė fare e vogėl, tė cilėn bashkia e Kavajės, ka marrė iniciativėn qė ta shtroj kėtė vit.

    Aty gjithashtu nuk mungojnė as vizitorėt vendas e tė huaj tė cilėt pasi sodisin ambientet e mrekullueshme qė ka ky peizazh i natyrės, marrin (me anė tė fotografive), me vete edhe shijen e bukur qė tė lė ky ambient. Ata bėjnė fotografi edhe pranė bunkerit tashmė me kupolė tė rrėnuar, por ideja e fshehtėsisė sikur ekziston ende nė mjediset e plazhit. Nė rėrėn pranė bunkerit njė ēift tė rinjsh sikur kanė dashur tė nėnshkruajnė njė marrėveshje dashurie dhe kanė gdhendur 2 zemra njėra prej tė cilave i pėrket njė vajze. Emri i personazhit tjetėr mbetet i fshehtė, sikur kėrkon t’i ngjaj edhe historisė qė mbart ky bregdet i rrallė.

    Ky plazh i bukur tė ofron edhe gjėra tė tjera interesante qė s’i ndesh nė komunat fqinje. Me vendim tė veēantė nė plazhin e Bardhores nuk jepen leje ndėrtimi pėr banesa me gurė. Lejohen vetėm vila prej druri./ Shqiperia

    Think Pink! Say NO to breast cancer!

  6. #6
    E3
    E3 nuk ėshtė nė linjė
    Anėtar i Nderuar
    Anėtarėsuar
    Feb 2009
    Postime
    8,808
    Rrespekti
    2584

    Gabim Pe: Reportazh nga bregdeti i Kavajes dhe plazhet e tij

    Plazhi i Spillesė Mes pishave buzė detit



    Plazhi i Spillesė mund tė jetė ndėr tė paktėt, nė tė gjithė vijėn bregdetare tė Shqipėrisė, ku ėshtė mbrojtur pylli me pisha, dhe e gjithė infrastruktura pritėse, ėshtė ndėrtuar pas rrugės qė lidh plazhin dhe pishat, me pjesėn e tokave ku janė ndėrtuar hotelet.

    Ėshtė koha mė e mirė pėr tė shijuar atė pjesė tė bregdetit, qė edhe pse e fshehur, tė falė gjithė qetėsinė shpirtėrore nė kėto ditė tė ėmbla shtatori. Aty ku mes pishave tė dendura, ku dielli nuk hyn dot aq lehtė, ju pret Spilleja, e madhe, e gjerė, plot gjelbėrim e freski e gjithaq plot ngrohtėsi, mbi rėrėn e pafund.

    Gatimi, natyra, akomodimi, njohja me miq tė rinj, shqiptarė nga tė gjitha anėt, si dhe koleksionimi i “gurėve me xixa” janė disa prej gjėrave qė mund tė bėni. Ėshtė Spilleja, e ngrohtė dhe pėrkėdhelėse qė ju pret

    Jo vetėm Spille


    Pėr njė qėndrim tė qetė e tė rehatshėm, ju mund tė kėnaqeni edhe me atė qė ofron Spilleja, tė sigurt se keni marrė njė dozė tė mirė qetėsie pėr kėtė fund vere.

    Por nėse doni alternativa tė afėrta, rreth e pėrqark Spillesė, mund tė eksploroni plazhet qė ju pėrmendėm mė sipėr, gjiret e Plazhit tė Gjeneralit, Falezėn e Bardhorit, unike nė Shqipėri, si njė monument natyre,Gjirin e Forsilukut, Plazhin e Carrinės, ku kilometra tė tėra shkėmbinjsh konglomeratikė hyjnė e dalin nėpėr det, duke krijuar thyerje tė mrekullueshme.

    Ju kėshillojmė ju qė jeni koleksionistė, tė vishni njė palė atlete e tė shpenzoni pa u lodhur kohėn e bollshme tė ditės akoma tė gjatė, pėr tė pasuruar koleksionet tuaja me zaje tė tė gjitha ngjyrave, tė shijoni bukurinė e “gurėve me xixa”,

    copėra shkėmbinjsh me forma nga mė tė mahnitshmet, guaska tė rralla, kuaj deti, rrėnjė shkurresh qė duke u lėmuar prej ujit tė detit qė i rreh vazhdimisht, marrin forma tė ēuditshme zogjsh e kafshėsh.



    Bota e pasur e nėnujit, e soditur me njė palė syze tė thjeshta e me njė tub, do t’ju falė kėnaqėsi tė pamasė. Alga tė shumta e tė shumėllojshme, leshterikė, copėra shkume deti, kėrminj, oktapodė, gaforre tė vogla e tė mėdha, gjthēka poshtė e ndanė ujit, do tė pasurojė syrin dhe shpirtin tuaj.

    Po deshėt turizėm kulturor, lėreni pas Spillenė dhe dilni nė rrugėn kryesore, tė vizitoni kalanė e Bashtovės, aty ku tashmė komuna Gosė, nė bashkėpunim me ente tė ndryshme kulturore apo ministrinė e kulturės,

    nuk lė rast pa festuar e mbledhur njerėz tė interesuar, pėr tė promovuar sa mė shumė kėtė monument kulturor mjaft interesant, pjesė e trashėgimisė sė fisit tė Matrėngajve. Arbėreshėt e kėtij fisi e ndėrtuan kėtė kala nė mes tė fushės, edhe si njė fortifikatė por edhe si njė qendėr banimi tė shekullit XV.



    Tė flasėsh ende pėr detin nė tė hyrė tė vjeshtės, kur koha ėshtė akoma e ngrohtė, por vera po mpaket e nuk e ka mė joshjen e korrikut, ėshtė njėsoj si tė duash tė kapesh pas kujtimeve tė bukura,

    pėr tė provuar sadopak ndjesinė e magjishme qė tė kanė lėnė kur i ke jetuar. Mirėpo ka shumė pushues qė kėrkojnė t’i shmangen rrėmetit tė plazheve tė tejmbushura, qė duan ta shohin shtatorin si njė “muaj qetėsie” e qė i gėzohen pikėrisht kėtyre rrezeve qė nuk pėrvėlojnė por pėrkėdhelin, nė agoni tė verės.

    Njė plazh i tillė “pėrkedhelės”, ėshtė Spilleja, nė bregdetin e Kavajės.



    Si shkohet?

    Pėr tė shkuar nė Spille, ju duhet tė merrni rrugėn nė tė djathtė tė superstradės Kavajė-Rrogozhinė, aty ku nėn infrastrukturėn e rregulluar tashmė, ju orientojnė tabelat rrugore dhe turistike.

    Ėshtė njė rrugė e re prej 15 km, qė tė ēon nė plazhin shumė tė frekuentuar nga pushuesit e shumtė qė gjatė verės vijnė nga Korēa, Elbasani, Berati, Kuēova, Peqini, Kavaja,

    Rrogozhina dhe rrethinat, pėr tė shijuar resurset kurative, ujin e kristaltė, rėrėn e bardhė, rrezet e diellit me perėndimet e tij magjepsėse, pyllnajėn e pishave qė tė ftojnė pėr freski, karkalecin e rrallė,

    peshkun e freskėt, produktet bio, shėrbimin e komunitetit vendas qė nė katėrvjeēarin e fundit po shkon drejt cilėsisė dhe sigurisht, akomodimin nė hotelet e reja, qė vit pas viti shtohen e shtojnė kapacitetet.

    Rruga kalon, nėpėr fshatrat Luz i Vogėl, lė nė tė djathtė pyllin e Bedenit, ecėn pėrmes Sharrdushkut, Grethit tė Mesėm, dhe fshati i fundit para se tė mbėrrish nė plazh, ėshtė Spilleja.



    Luzi i vogėl shtrihet i gjithi mes fushės, nėpėr parcelat ku asnjėherė nuk do tė mund tė shihni toka tė shkreta apo tė pambjella e gjarpėron mė pas drejt kodrinave tė Sharrdushkut e Kryevidhit,

    ku gėrryerja e faktorėve natyrorė ka krijuar bokėrrima tė mrekullueshme plot thyerje e ngjyra. Ėshtė njė udhėtim qė do ta shijoni pa masė nė ēdo stinė tė vitit.

    Njė natyrė e pastėr, ēuditėrisht e papėrlyer me plehra, e kuruar si njė mozaik gjigant me copėza tė hirta, tė kafenjta, tė gjelbra, e nė pranverė edhe plot ngjyra tė tjera ku mbretėron e verdha aromėmirė e gjineshtrave.



    Natura e ruajtur si dikur

    Pėrmes shtėpive, thuajse tė gjitha tė reja tė fshatrave tė zonės sė Kavajės, varen vilet e rrushit qė pret tė hyjė nėpėr butet fermentuese tė verės e rakisė, shegėt, qė gati kėpusin degėt e tejmbushura, fiqtė e fundit, qė janė edhe mė tė ėmblit,

    kumbullat qė shpeshherė presin dorėn e kalimtarėve, se tė zotėt nuk i vjelin mė veēse pėr raki. E kur t’ju duket se ky udhėtim mbi kurrize kodrinash lozonjare, nuk do tė marrė fund kurrė, nė majėn mė tė lartė tė kėtyre kodrinave,

    diku pranė fshatit Greth i Mesėm, do t’ju shfaqet befasisht deti, qė ėshtė fjongoja e gjatė kaltėroshe qė kurorėzon mrekullisht gjithė ē’patė nėpėr rrugėn e bukur. Aty nuk mund tė rrini pa u ngopur me frymė,

    duke parė gropat shumėformėshe tė kodrinave dhe detin nė sfond, qė ka shkrirė i gjithi me qiellin e ėshtė strukur nė gjirin e stėrmadh tė kodrave. Duket sikur mjaft qė tė duash e mund tė hidhesh.

    Por nė fakt rruga fillon e zbret, e nuk do tė ndalet sė zbrituri, derisa tė mbėrrijė nė det, aty ku mes pishave tė dendura ku dielli nuk hyn dot aq lehtė, ju pret Spilleja, e madhe, e gjerė, plot gjelbėrim e freski e gjithaq plot ngrohtėsi, mbi rėrėn e pafund.

    Plazhi ėshtė disa kilometra i gjatė, e pėrshkohet fund e krye nga kurora pishash dhjetėravjeēare, tė cilat gjatė periudhės sė tranzicionit patėn fatin e madh jo vetėm qė tė jetonin, por edhe tė mos bezdiseshin nga ndėrtesat e shumta, hotelet e pallatet shumėkatėshe, ashtu si motrat e tyre nė Durrės e Golem.

    Plazhi i Spillesė mund tė jetė ndėr tė paktėt, pėr tė mos thėnė i vetmi nė tė gjithė vijėn bregdetare tė Shqipėrisė, qė nuk preu as edhe njė pishė, e jo vetėm kaq, por e gjithė infrastruktura pritėse, ėshtė ndėrtuar pas rrugės qė lidh plazhin dhe pishat, me pjesėn e tokave ku janė ndėrtuar hotelet.






    Komuniteti i biznesit tė kėsaj zone dhe komuna e Spillesė, e ruajtėn me fanatizėm strukturėn e plazhit, duke mos lejuar as sot ndėrtime tullash e llaēi, mes pemėve, e duke lejuar vetėm ndonjė verandė druri, a tendė prej cope, qė intonohen shumė mirė me ambientin e qė mund tė hiqen kollaj.

    Ju mund tė uleni e tė pushoni mes pishave, ashtu siē mund tė keni bėrė dikur (vetėm se jemi tė bindur qė pėrbėrja e shportave tė piknikut, nuk ėshtė e njėjtė me atė tė dikurshmen), tė pushoni nė freskinė e jashtėzakonshme e nėn aromėn dehėse tė pishave tė buta.

    Tashmė rruga qė lidh plazhin me hotelet ėshtė asfaltuar, duke e shmangur edhe prej kėtej pluhurin bezdisės, qė makinat e pushuesve e ngrinin nė mėnyrė tė pashmangshme, duke penalizuar kėmbėsorėt e shumtė. Rruga e asfaltuar e lidh plazhin nė dy drejtime, edhe nė hyrje tė tij,

    aty ku qendra e plazhit popullohet jo vetėm nga pushuesit por edhe nga shitėsit ambulantė, edhe nė dalje, njė segment i cili tė nxjerr nė mes tė pyllit tė Xhepit, pjesė e plazhit tė Spillesė.

    Nga njė fshat i dikurshėm bujqėsor, Spilleja ėshtė kthyer sot nė njė fshat turistik, qė pret pushues nga e gjithė Shqipėria e Mesme dhe Juglindore. Banorėt e rinj tė Spillesė, thuajse tė gjithė emigrantė nė perėndim, por edhe biznesmenė nga Tirana dhe Elbasani,

    kanė ditur tė dallojnė qė larg vlerat turistike dhe kuruese tė kėtij plazhi tė mrekullueshėm, dhe hodhėn aty themelet e hoteleve tė para me kushte modeste por komode pėr tė gjithė pushuesit. E mbi tė gjitha me ēmime jo tė larta. Sot kushtet e kėtyre strukturave kanė ardhur duke u pėrmirėsuar e duke rritur kapacitetin,

    nė raport tė drejtė me kėrkesat e pushuesve. Kombėsia dhe pėrkatėsia vendore e pushuesve ėshtė rritur shumė vitet e fundit nė Spille, ku tashmė gjatė verės “zbarkojnė” shqiptarėt e Kosovės, Maqedonisė, por edhe shumė tė huaj, fillimisht miq tė emigrantėve, tė cilėt vizitojnė “shtėpitė”

    dhe provojnė mikpritjen e miqve tė tyre shqiptarė, me tė cilėt ndajnė tashmė prej vitesh pėrvojat e pėrditshme tė jetės.


    Plazhi zemėrgjerė

    Vija bregdetare e Spillesė, ėshtė mjaft e gjerė, nga pesėdhjetė, nė dyqind metra gjerėsi dhe disa kilometra e gjatė. Rėra e plazhit, nuk ėshtė thjesht qetėsuese, ajo ėshtė edhe mjaft kuruese dhe shumė pushues vijnė aty vetėm pėr tė.

    Deti shtrihet pafund nė pjesėn jugore, deri nė grykėderdhjen e Shkumbinit, ndėrsa nė veri, ndahet me Plazhin e Gjeneralit, duke u lidhur me tė edhe me njė rrugė tė shkurtėr por qė nuk ėshtė e kėshillueshme pėr tė gjitha llojet e makinave.

    Plazhi ranor pėrfundon pikėrisht nė veri, aty ku pastaj vazhdojnė brigjet e pėrziera tė plazheve qė vendėsit e quajnė Guri i Lėmutė (i lėmuar), Plazhi i Gjeneralit, Gjiri i Forsilukut etj. Megjithėse nė verė tashmė Spilleja popullohet shumė, pėr shkak edhe tė rregullimit tė rrugės,

    hapėsira ėshtė aq e madhe sa ka vend tė lirshėm edhe pėr ata qė duan tė rrinė mėnjanė, e tė mos pėrzihen me njerėzit e shumtė. Ndarja e masivit tė pyjeve, me hapėsira tė vogla boshe, ku pėrrenj tė vegjėl ēajnė pėrmes fushės e derdhen nė det,

    krijon mundėsinė qė tė zgjidhni vendin tuaj tė preferuar. Nė plazh nuk ka zhurma ekstreme, nuk ka disko me altoparlantė shurdhues, ka vetėm pėrplasje dallgėsh dhe zhurma ere qė futet mes pishave. Tek-tuk, bare tė vegjėl, larg njėri-tjetrit mund t’ju ofrojnė nė hapėsira modeste pije e birrė tė ftohtė, ose ndonjė produkt zgare.

    R.Shqip



  7. #7
    E3
    E3 nuk ėshtė nė linjė
    Anėtar i Nderuar
    Anėtarėsuar
    Feb 2009
    Postime
    8,808
    Rrespekti
    2584

    Gabim Titulli: Reportazh nga bregdeti i Kavajes dhe plazhet e tij



    Plazhi i Gjeneralit ėshtė njė pjesėz prej bukurive tė panumėrta qė tė ofron bregdeti shqiptar.

    I pėrket komunės Synej tė rrethit tė Kavajės dhe ēfarė e bėn tė veēantė dhe shumė ekzotik ėshtė largėsia nga zonat e banuara dhe izolimi qė i bėjnė kodrinat dhe natyra e paprekur. Nardi Xhemani, administrator i njė biznesi lokal, tregon: “Si fillim njihej vetėm nga banorėt e zonės dhe peshkatarėt. Ka 8 vite qė shfrytėzohet, ka pushues ditorė dhe vendas. Ka edhe tė huaj qė e frekuentojnė.”

    Vizitorėt janė tė shumtė. Ka edhe nga ata qė nisen prej sė largu pėr tė pushuar deri kėtu nė kėtė gji tė vetmuar. Njė prej tyre ėshtė edhe Gianpaolo, i cili gjatė njė turi pushimesh nėpėr bregdetin shqiptar, ka vendosur tė ndalet me famijen e tij edhe tek Plazhi i Gjeneralit: “Disa miq shqiptarė mė kanė sjellė kėtu para 4 vitesh pėr herė tė parė. Mė pėlqeu dhe sivjet kam ardhur me familjen. Ėshtė bukur. Ėshtė pak si mjedis fshati kėtu, akoma pak i egėr. Pėr kėtė mė pėlqeu, megjithatė ka edhe disa shėrbime.”

    Njė breg i vogėl prej rreth 400 metrash ky plazh, e megjithatė ka shumė pėr t’i ofruar pushuesve: “Ka qetėsi dhe uji ėshtė i pastėr kėtu. Natyra ėshtė e bukur dhe ėshtė i pėrshtatshėm pėr njė pushim familjar.”

    Intrigon shumė ky plazh edhe me historinė, traditat vendase dhe toponimin qė mban.

    “Kemi dėgjuar qė njė gjeneral italian e ka pėrdorur dhe pėr kėtė arsye ka marrė kėtė emėr. Pėr ne ėshtė interesante edhe se kalojnė disa fshatra dhe ne shohim si jetojnė fsahatarėt e Shqipėrisė”, thotė njė pushues nga Kosova.

    Pėr kėdo qė dėshiron tė vizitojė kėtė plazh, distanca deri kėtu ėshtė 12 kilometra nga rruga kryesore nė Kavajė. Infrastruktura rrugore lė pėr tė dėshiruar, megjithatė ja vlen tė sakrifikosh pėr pak qetėsi.

    “Ėshtė pak i izoluar, duhet tė vish me ushqime nga shtėpia, por ėshtė pastėr, ėshtė kėndshėm”, shprehet njė pushuese.

    Me disa masa modeste edhe komuna ėshtė pėrpjekur tu vijė nė ndihmė pushuesve qė zgjedhin kėtė plazh tė vetmuar. Komuna ndihmon nė mirėmbajtjen e rrugės dhe mundėson praninė e forcave tė rendit edhe tė njė mjeku.

    Plazhi ėshtė joshės edhe pėr njė fakt. Ka njė respekt pėr natyrėn dhe anon nga plazhet familjare qė ofron qetėsi e ndryshon nga shumė plazhe tė tjera.

    Pėrtej detit kristal dhe bregut ranor, ėshtė panorama e kėtij plazhi ajo qė tė jep njė ndjesi tė plotė qetėsie dhe shplodhjeje, ēka i jep kuptimin e plotė pushimeve.


    tch

    sweetzzinna likes this.

Thread Information

Users Browsing this Thread

There are currently 1 users browsing this thread. (0 members and 1 guests)

Tags for this Thread

Bookmarks

Rregullat E Postimit

  • You may not post new threads
  • You may not post replies
  • You may not post attachments
  • You may not edit your posts
  •  

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52 53 54 55 56 57 58 59 60 61 62 63 64 65 66 67 68 69 70 71 72 73 74 75 76 77 78 79 80 81 82 83 84 85 86 87 88 89 90 91 92 93 94 95 96 97 98 99 100 101 102 103 104 105 106 107 108 109 110 111 112 113 114 115 116 117 118 119 120 121 122 123 124 125 126 127 128 129 130 131 132 133 134 135 136 137 138 139 140 141 142 143 144 145 146 147 148 149 150 151 152 153 154 155 156 157 158 159 160 161 162 163 164 165 166 167 168 169 170 171 172 173 174 175 176 177 178 179 180 181 182