Forumi Virtual
   

Kethu Mbrapa   Forumi Virtual > Tema shoqėrore > Dashuri dhe pasion

Dashuria vetem ceshtje shkence...?!!!



Pėrgjigju
 
LinkBack Veglat e Temės Kėrko nė Temė
Vjetėr 01-08-08, 22:08   #1
Maēokε.
 
Avatari i sexy_pussycat_
 

Anėtarėsuar: Aug 2008
Vendndodhja: Nε qiεllin ε 7tε.
Seksi: Femer
Statusi: E Dashuruar
Postime: 339
Rrespekti: 4 sexy_pussycat_ will become famous soon enoughsexy_pussycat_ will become famous soon enough
Question Dashuria vetem ceshtje shkence...?!!!

Kur tėrheqja fizike ofron mundėsi pėr t'u ēiftėzuar .......

Kur dikush vėrtet na pėlqen, nuk ėshtė vetėm ēėshtje ndjenje apo tėrheqje fizike: na nxisin instiktivisht genet, hormonet dhe sistemi ynė imunitar. Po perse? Sepse, qė prej miliona vitesh u nėnshtrohemi rregullave tė sakta biologjike dhe evolutive.
Gruaja e veshur me njė fustan tė hollė nėn tė cilin duket kėmisha tėrheq vėmendjen e tė tre burrave qė janė ulur nė tavolinė. Me kokėn e pėrkulur anash ajo flet dhe qesh ndėrkohė qė herė pas here kalon dorėn nė flokėt e saj tė zinj. Edhe burrat flasin e qeshin me tė. "Po sillet nė mėnyrė tė pėrkryer" pohon Deivid Givens. "Koka e pėrkulur anash, krahėt e zhveshur, tė gjitha kėto janė sinjale pritjeje". "Njerėzit nuk i zėnė besė aq lehtė njėri-tjetrit. Atėherė lind pyetja: Si ėshtė e mundur qė dy trupa arrijnė tė bashkohen aq sa tė nxjerrin nė dritė njė qenie tjetėr?" Si fillim flirtojnė. Me sytė qė kėrkojnė sy tė tjerė, njerėzit synojnė njė afrim i cili funksionon, megjithėse shpesh ngjan disi mėngjarash. Ai i ofron diēka pėr tė pirė, ajo qesh me batutat e tij. Ajo heton fytyrėn e tij, ai synon tė kuptojė qėllimet e saj. Njėri nga tė dy gjen kurajė sa tė kėrkojė njė numėr telefoni. Mė pas njė takim, njė drekė e shpejtė, njė kafe, njė film. Dhe me pas ndoshta njė takim tjetėr. Pas misterit dhe magjisė sė dashurisė qėndrojnė ligjet themelore tė biologjisė dhe gjenetikės.

Tėrheqja nė ēift
Miliona vjet mė parė paraardhėsit tanė e gjenin shokun e zemrės pa ndihmėn e internet-it, analizave tė ADN-sė, klubeve apo lokaleve publike. Thjesht niseshin nga fiziku: burrat kėrkonin gra tė gatshme pėr tė riprodhuar, me ije tė bėshme, te domosdoshme kėto pėr tė pėrballuar shtatzėninė; ndėrkohė qė gratė kėrkonin burra me gene tė shėndosha, shprehje e tė cilave janė gjatėsia dhe trupi i lidhur. Ose me njė sistem tė fortė imunitar. Simetria ėshtė njė tjetėr shenjė prove lidhur me genet e dikujt, shprehur kjo nė proporcionin e dy anėve tė fytyrės, krahėve, duarve dhe kyēeve. Tornil dhe Stiven Gangestad kanė zbuluar se simetria vlerėsohet nga tė dy gjinitė. Ideja e "genit tė sigurisė" shtrihet edhe tek sytė, duart dhe krahėt. Pra, mesa duket, simetria ėshtė kaq e rėndėsishme sa gratė jo vetėm e shohin, por edhe e nuhasin. Por, ecuria e tėrheqjes parashikon njė ndryshim interesant: megjithėse pėr ēiftėzim gratė preferojnė burrat simetrikė me shumė testosterone, pėr tė krijuar familje ato zgjedhin tipa tė tjerė fytyre. Sipas tyre, ky lloj burri ofronte siguri dhe ngrohtėsi. Por, pėr burrat ėshtė ndryshe. Burrat i tėrheq mė shumė njė femėr me fytyrė nė formė zemre, me nofulla tė vogla dhe sy tė mėdhenj. Ai ka organizuar nė internet njė program tė "krijimit tė fytyrave": ky program konsistonte nė ndarjen e fytyrave mė tė famshme nė kategori si bukuria dhe rinia, pėr t'i pėrzierė mė pas nė mėnyra tė ndryshme tė cilat votoheshin nga burrat. Rezultati i testit: bukuria ose fytyra nė forme zemre pėrputhej me rininė mė shumė rreth moshės 22-vjeēare, periudhe kjo ku gruaja arrin pjellorinė maksimale; dhe meqenėse njė grua pjellore ofron mė shumė mundėsi pėr tė transmetuar genet e saj, nisur nga pikėpamja evolutive ėshtė logjike tė ndihesh i tėrhequr nga njė grua e re e aftė tė riprodhoje.

Sjellja seksuale
Burrat dhe gratė duhet tė marrin parasysh edhe diēka tjetėr nė raportin me partnerin e tyre: rrezikun. Kėtu hyn nė lojė sjellja, e cila ofron siguri nė fazėn e njohjes midis dy njerėzve. "Ardhja rrotull ėshtė njė varg i pafund lejesh qė gjithsesi duhen marrė, pėr tė arritur aty ku duam", thotė Givens. Dikush tregon njėfarė interesi, tjetri nuk refuzon, atėherė dikushi i parė ndihet i tėrhequr pėr tė marrė vesh se ēfarė ndodh. Ėshtė pėr t'u theksuar fakti se tė dy dėshirojnė tė duken mossulmues.

Mendja dhe trupi
Hapin e parė drejt partnerit e bėn trupi ynė, i cili di ēfarė bėn. Atė e drejtojnė sinjalet qė lėshon trupi i partnerit: lėvizjet, era, tingujt, shijet, pėr tė cilat nė ato momente as qė mendojmė. Tė ndjekėsh instiktin ėshtė rruga mė e thjeshtė dhe mė e shpejtė pėr tė bėrė dashuri. Si pėrfundim nuk mund tė thuhet se qeniet njerėzore i nėnshtrohen vetėm instinkteve bazė. Pėrveē biologjisė, ėshtė eksperienca personale ajo qė i shtyn njerėzit nė drejtime tė ndryshme, pohon njė psikologe nė universitetin e Ben Gurionit ne Izrael. "Ka pjesė tė kodit tonė romantik tė cilat janė tė pėrbashkėta me kulturat e ndryshme dhe me njerėzit e tjerė, tė tjerat janė tejet personale". Veēanėrisht eksperiencat e para janė shumė domethėnėse. Sot teknologjia u lejon ēifteve tė evitojnė tėrėsisht botėn fizike. Kjo u jep shpresė atyre qė nuk kanė nofulla perfekte apo raport tė saktė bel-ije. E njėjta gjė mund tė thuhet edhe pėr njė grua e cila nuk ka sy tė mėdhenj tė mrekullueshėm. Hilja qėndron nė shprehjen e ndjenjave qė nė kontaktin e parė, duke pasur gjithnjė parasysh se nė fund tė fundit edhe simetritė e pėrsosura kanė njė kufi.

Flirtimi
Arti i flirtit drejtohet nga sinjale qė i kanė rrėnjėt thellė nė historinė tonė evolutive, me gjithė praninė e kulturave tė ndryshme. Shkencėtarėt kanė zbuluar se kėto sinjale janė rrjedhim i kodeve tė tėrheqjes tė cilat kanė ekzistuar miliona vite mė parė. Kodet, si p.sh. shigjeta e dashurisė, na drejtojnė tek shoku i zemrės. Sepse tėrheqja fizike qė provojmė ndaj dikujt ofron mundėsi mė tė mėdha pėr t'u ēiftėzuar dhe pėr t'ia transmetuar genet tona brezave tė ardhshėm. "Nuk ka bukuri pa shėndet", nėnvizon Devendra Sing, psikologe ne Universitetin e Teksasit dhe Austinit. Qė prej 20 mijė vjetėsh, burrat pėlqejnė ije dhe bel tė pėrmasave saktėsisht tė pėrcaktuara, sepse ato janė tregues tė riprodhimit. Shkencėtarėt kanė zbuluar se gratė preferojnė burrat e gjatė, sepse ata bėjnė mė shumė fėmijė se burrat e shkurtėr. Pra megjithėse dashuria mund tė jetė njė ndjenjė shumė tėrėsore nga pikėpamja psikologjike, dridhja e parė e dėshirės merr pamjen e nevojės pėr bashkim dhe pėr riprodhim.


Hormonet
Tek burrat, hormonet janė pėrcaktues pėr njė sistem tė fortė imunitar. Meqenėse ėshtė e pamundur tė kontrollosh hormonet tek njė njeri, atėherė hetohen shfaqjet e tyre tė jashtme. Tek burrat testosteroni lexohet nė fytyrė. Tornil ka zbuluar se adoleshentet me nivele tė larta tė testosteronit, kur rriten kanė mjekėr mė tė gjerė dhe fytyrė mė tė tėrhequr. Fytyra e tėrhequr flet pėr njė trup tė lidhur. Ajo qė nė fakt tėrheq vėmendjen e burrave ėshtė momenti kur estrogjenet transformojnė njė vajze nė grua duke depozituar ind dhjamor nė ije dhe duke zvogėluar rrethin e belit nė raport me ijet. Sipas eksperteve, proporcioni magjik ėshtė njė bel, rrethi i tė cilit shkon nė 60 - 70 pėrqind tė masės sė ijeve. Arsyeja pėr tė cilėn ky konfigurim ėshtė kaq tėrheqės ende nuk ėshtė e qartė, por me siguri kjo ka tė bėjė me njė dėshmi tė qėndrueshme evolutive mes kėtij lloj trupi dhe sistemit riprodhues.

Gjenetika
Ekzistenca e njė fare llojshmėrie gjenetike brenda njė trungu familjar ėshtė e domosdoshme pėr luftimin e sėmundjeve. Mesa duket, burrat dhe gratė ia dolėn mbanė pėrsėri kur pėrcaktuan mėnyrėn se si tė gjejnė njė partner jo vetėm tė shėndoshė, por edhe gjenetikisht tė aftė, pa i bėrė analizat e ADN-sė. Disa kėrkues zvicerane duke studiuar genet e sistemit imunitar kanė zbuluar se gratė tėrhiqen nga era e burrave me gene tė ndryshme nga tė tyret. Por nuk ėshtė vetėm ēėshtje ere. Elemente tė veēantė kimikė, tė paerė, tė quajtur feromone ndikojnė ndjeshėm nė sjelljen seksuale tė njerėzve. Njė kombinim i tyre zgjat ciklin menstrual dhe njė tjetėr e ndėrpret. Ky zbulim ishte prova e parė domethėnėse qė njerėzit i nėnshtroheshin lidhjes kimike e cila ndikonte nė aktivitetin seksual. Meklintok thotė se efektet e feromonit nuk janė aq te dukshme tek qenia njerėzore, pėr shkak se sjellja ėshtė mė komplekse. Megjithatė efektet kimike janė tė pranishme dhe kjo shpjegon mbase sesi ėshtė e mundur qė gratė "nuhasin" simetrinė.
__________________
I am n0t y0urs... n0t L0st in you... n0t l0st alth0ugh... I l0ng t0 bє L0st as a candlє lit at n00n, L0st as a sn0wflakє in thє sєa...Evєn Lost I'm still mє...
sexy_pussycat_ nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 01-08-08, 22:14   #2
Shqipetar aktiv
 
Avatari i alfonci
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: Ne planetin toke
Seksi: Mashkull
Statusi: Single
Postime: 1,308
Rrespekti: 7 alfonci is a jewel in the roughalfonci is a jewel in the roughalfonci is a jewel in the rough
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek alfonci Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek alfonci
Gabim

Dashuria eshte ceshtje zgjidhjeje me shume se cdo gje tjeter.
__________________
S'ban, S'ki, S'mun

Dersį t’mundem me ligjrue
E sį gjįll me frymė un jam,

Kurr Shqypni, s’kam me t’harrue,
Edhe n’vorr me t’permendė kam.


~ At. Gjergj Fishta

Gezuar Ditelindjen Memedhe!!!
alfonci nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 01-08-08, 22:34   #3
Moderatorė
 
Avatari i Lauri
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Seksi: Mashkull
Postime: 488
Rrespekti: 6 Lauri is a jewel in the roughLauri is a jewel in the roughLauri is a jewel in the roughLauri is a jewel in the rough
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Lauri
Gabim

Dashuria eshte vetem "kali i trojes"i evolucionit te njeriut.
Kafshet (femrat)leshojne nje "profum"per te terhequr vemendjen e mashkullit.
Njerzit kane dashurine(ndjenjat) qe lidhin dy persona.
__________________
Nuk ka fe mbi atdhe.
Feja e shqiptarit asht shqiptaria.
Lauri nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 08-08-08, 19:15   #4
Thpilt
 
Avatari i baby-angel
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: Brussel
Seksi: Femer
Statusi: E Dashuruar
Postime: 1,630
Rrespekti: 10 baby-angel is a glorious beacon of lightbaby-angel is a glorious beacon of lightbaby-angel is a glorious beacon of lightbaby-angel is a glorious beacon of lightbaby-angel is a glorious beacon of light
Gabim

Sme duket ceshtje shkence,dmth shkenca mund ta studioje si fenomen por qe me shume eshte ceshtje natyre,sjelljeje, krijimi..
__________________
Zoti nuk sheh ne fytyrat tuaja, por ne zemrat tuaja...
baby-angel nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 09-08-08, 12:18   #5
Anėtar i ri
 
Avatari i ricky_ch
 

Anėtarėsuar: Aug 2008
Vendndodhja: Zvicėr
Seksi: Mashkull
Mosha: 43
Postime: 185
Rrespekti: 3 ricky_ch will become famous soon enough
Gabim

Tjetėr ėshtė kur njeriu diēka mendon se ėshtė ashtu, e tjetėr
kur e din dhe ka lexuar dhe pėrdor logjikėn e vet pėr tė ardhur
deri te njė konkludim se pėrse diēka ndodh apo ėshtė ashtu si ėshtė.

Vetėm se kur e paramendojmė se si fillon njėriu: nga njė pikė e vogėl
nga mashkulli dhe femra, e qė me sy gati nuk shihet.
Tė gjitha informatat se si ka me qenė njeriu i ardhshėm gjenden aty.
Asgjė nuk del jashtė kontrollit, pėrveē se kur ndodhin anomali
qė janėr tė kushtėzuar nga kushtet jetėsore. Nganjėherė edhe themi
"edhe natyra nuk ėshtė perfekt". Psh. kur lind ndonjė fėmijė i hendikepuar
nuk ėshtė faji te sperma por te njeriu qė nuk ka dijtur tė ruhet
apo ka bėre gabime nė lidhje me ushqimin apo duhanin etj.

Njeriu ėshtė materiel, dhe se si sillet vendosin substancat qė kemi
marrė apo vet organizmi iprodhon nė situata tė ndryshme.
Vetėm shtrojeni pyetjen pėrse ose ēka ndodh kur njeriu merr alkool
apo drogė nė organizmin gjegjėsisht trurin e njeriut.
Pra, sikurse qė ka substanca qė stimulojnė trurin ashtu edhe ka qė
atė e pengojnė dhe ēojnė tė bėjė gjėra qė nuk janė normale
pėr njeriun.

Ndoshta pak dola nga tema por, desha tė tė them se edhe shkenca
nuk i din tė gjitha, por duke marrė parasysh qė nga fillimi e deri mė tani
ka arritur shumė.


Mė fal BabyAngel, ti ke drejt tė kesh njė mendim,por ai mendim
diku duhet bazuar. Ti tėrė ditėn mundesh me thėnė se nuk ėshtė shkencė,
por badihava.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga ricky_ch : 09-08-08 nė 12:23.
ricky_ch nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 11-08-08, 15:31   #6
Thpilt
 
Avatari i baby-angel
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: Brussel
Seksi: Femer
Statusi: E Dashuruar
Postime: 1,630
Rrespekti: 10 baby-angel is a glorious beacon of lightbaby-angel is a glorious beacon of lightbaby-angel is a glorious beacon of lightbaby-angel is a glorious beacon of lightbaby-angel is a glorious beacon of light
Gabim

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga ricky_ch Shiko postimin
Tjetėr ėshtė kur njeriu diēka mendon se ėshtė ashtu, e tjetėr
kur e din dhe ka lexuar dhe pėrdor logjikėn e vet pėr tė ardhur
deri te njė konkludim se pėrse diēka ndodh apo ėshtė ashtu si ėshtė.

Vetėm se kur e paramendojmė se si fillon njėriu: nga njė pikė e vogėl
nga mashkulli dhe femra, e qė me sy gati nuk shihet.
Tė gjitha informatat se si ka me qenė njeriu i ardhshėm gjenden aty.
Asgjė nuk del jashtė kontrollit, pėrveē se kur ndodhin anomali
qė janėr tė kushtėzuar nga kushtet jetėsore. Nganjėherė edhe themi
"edhe natyra nuk ėshtė perfekt". Psh. kur lind ndonjė fėmijė i hendikepuar
nuk ėshtė faji te sperma por te njeriu qė nuk ka dijtur tė ruhet
apo ka bėre gabime nė lidhje me ushqimin apo duhanin etj.

Njeriu ėshtė materiel, dhe se si sillet vendosin substancat qė kemi
marrė apo vet organizmi iprodhon nė situata tė ndryshme.
Vetėm shtrojeni pyetjen pėrse ose ēka ndodh kur njeriu merr alkool
apo drogė nė organizmin gjegjėsisht trurin e njeriut.
Pra, sikurse qė ka substanca qė stimulojnė trurin ashtu edhe ka qė
atė e pengojnė dhe ēojnė tė bėjė gjėra qė nuk janė normale
pėr njeriun.

Ndoshta pak dola nga tema por, desha tė tė them se edhe shkenca
nuk i din tė gjitha, por duke marrė parasysh qė nga fillimi e deri mė tani
ka arritur shumė.


Mė fal BabyAngel, ti ke drejt tė kesh njė mendim,por ai mendim
diku duhet bazuar. Ti tėrė ditėn mundesh me thėnė se nuk ėshtė shkencė,
por badihava.
Problemet qe mund te kete nje femije kur lind nuk varen nga ajo qe ke thene ti,ose jo gjithmone te pakten,por nga genet.
Kam degjuar nje emision shkencor ne te cilin thuhej se cdo njeri eshte bartes i 7 apo 8 semundjeve gjenetike(se mbaj mend tamam ndoshta dhe gaboj ne nr) te ndryshme,dhe vetem nese te dy partneret qellojne bartes te semundjeve te njejta atehere femija lind me probleme.

++Mė fal BabyAngel, ti ke drejt tė kesh njė mendim,por ai mendim
diku duhet bazuar. Ti tėrė ditėn mundesh me thėnė se nuk ėshtė shkencė,
por badihava++

Po ska nevoje per shpjegim tjeter,mgjth shkenca mund ta shpjegoje ndjenjen po jo ta krijoje ate.
__________________
Zoti nuk sheh ne fytyrat tuaja, por ne zemrat tuaja...
baby-angel nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 16-08-08, 21:46   #7
Maēokε.
 
Avatari i sexy_pussycat_
 

Anėtarėsuar: Aug 2008
Vendndodhja: Nε qiεllin ε 7tε.
Seksi: Femer
Statusi: E Dashuruar
Postime: 339
Rrespekti: 4 sexy_pussycat_ will become famous soon enoughsexy_pussycat_ will become famous soon enough
Gabim

po sikur te ishte e vertet...cdo ndjej xhest te komandohej nga shkenca? Do kishte kuptim me shume apo me pak?
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga baby-angel Shiko postimin
sme duket ceshtje shkence,dmth shkenca mund ta studioje si fenomen por qe me shume eshte ceshtje natyre,sjelljeje, krijimi..
__________________
I am n0t y0urs... n0t L0st in you... n0t l0st alth0ugh... I l0ng t0 bє L0st as a candlє lit at n00n, L0st as a sn0wflakє in thє sєa...Evєn Lost I'm still mє...
sexy_pussycat_ nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 16-08-08, 22:20   #8
Bordi Drejtues
 
Avatari i Nostra_22
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: Loading...
Seksi: Mashkull
Statusi: I Dashuruar
Mosha: 26
Postime: 2,268
Rrespekti: 25 Nostra_22 is a splendid one to beholdNostra_22 is a splendid one to beholdNostra_22 is a splendid one to beholdNostra_22 is a splendid one to beholdNostra_22 is a splendid one to beholdNostra_22 is a splendid one to beholdNostra_22 is a splendid one to behold
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Nostra_22
Gabim

Ndoshta autorja ka dashur te thote me titullin qe gjithcka ne dashuri eshte kimi, te cilen e studion shkenca.
__________________
Prezenca juaj s'do te jetė kurrė nė lartėsinė e mungesės suaj.

Fetė janė si xixėllonjat, pėr tė ndriēuar kanė nevojė pėr errėsirė

Dituria mė pėrndjek, por unė jam mė i shpejtė !!!
Nostra_22 nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 16-08-08, 22:37   #9
Elektron I Lir
 
Avatari i DeViL
 

Anėtarėsuar: Aug 2008
Vendndodhja: Atje ku kam 100% liri
Seksi: Mashkull
Statusi: I Dashuruar
Mosha: 19
Postime: 1,850
Rrespekti: 7 DeViL has a spectacular aura aboutDeViL has a spectacular aura about
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek DeViL
Gabim

Mendoj se eshte c`eshtje ndjenjash me shum...
__________________
Sofra Durrsake™
DeViL nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju

Bookmarks


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Veglat e Temės Kėrko nė Temė
Kėrko nė Temė :

Kėrkim i Avancuar

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF
Trackbacks are OFF
Pingbacks are OFF
Refbacks are ON



I ri nė faqe? Keni nevojė pėr ndihmė?



iSpy  .:.  Grupet Sociale  .:.  Kėrko 


Te gjitha kohėt janė nė GMT +2. Ora tani ėshtė 14:10.




Mundesuar nga vBulletin
Copyright ©2000 - 2008, Jelsoft Enterprises Ltd.
SEO by vBSEO 3.2.0
Tė Drejtat ©2008 Forumi Virtual