Forumi Virtual
   

Kethu Mbrapa   Forumi Virtual > Tema shoqėrore > Dashuri dhe pasion

A ndjeheni te lumtur ?



Pėrgjigju
 
LinkBack Veglat e Temės Kėrko nė Temė
Vjetėr 30-07-08, 17:48   #1
A ndjeheni te lumtur ?
 
Avatari i ymer
ymer
Anėtarėsuar: Jul 2008
Mosha: 17
Postime: 53

Shfaq Versionin E Printimit Dėrgoje me e-mail kėtė faqe
ymer ymer nuk ėshtė nė linjė 30-07-08, 17:48
Vleresimi: (0 votes - average)

A mund tė fshehni gėzimin e madh. Po ashtu ėshtė shumė vėshtirė tė fshehet edhe pikėllimi dhe vuajtja. Sjelljet tona janė refleksione tė botės sonė tė brendshme. Tė gjithė njerėzit dėshirojnė mė tepėr fat, lumturi. Madje edhe ata qė janė tė lumtur kėrkojnė tė bėhen dyfish mė tepėr tė lumtur. Thėnja: "Pas shiut vje dielli" apo "Pikėrisht kur ėshtė mė errėt fillon lindja e diellit", ėshtė shumė e vėrtetė pėr jetėn e njeriut. Gėzimi dhe pikėllimi, hareja dhe vuajtja, kėnaqėsia dhe dhimbja vazhdimisht janė tė pranishėm nė jetėn tonė, dhe ato vetėm ndėrrohen, zėvendėsohen pandėrprerė.
Disa psikologė qė janė marr me studimin e gjendjes sė quajtur "FAT" apo "Lumturi", kanė ardhur nė pėrfundim se lumturia apo fati nuk ėshtė ndjenjė momentale, nuk ėshtė ekstazė e pėrkohshme. Ajo ėshtė kėnaqėsi qė e ndimė njė kohė mė tė gjatė dhe qė reflektohet permes sjelljes dhe disponimit tonė tė pėrgjithshėm. Fati nuk ėshtė i kushtėzuar dhe nuk varet nga rrethanat dhe kushtet qė tė pėrcjellin nė jetė. Sipas kėtyre psikologėve ajo megjithatė ėshtė nė gjene dhe varet nga disa komponente gjenetike. Pra pa marrė parasysh se ēka ndodh nė jetėn tonė, ne do tė jemi tė lumtur aq sa ajo "ėshtė e shkruar nė gjenet tona".
Psikologu Dejvid Liken, qė kishte hulumtuar dhe studiuar "kuptimin e lumturisė" e publikoi njė libėr me kėtė temė ku jepen rezultatet e punės sė tij hulumtuese. "Ėshtė shumė mirė se shumica e njerėzve nė thelb, janė tė kėnaqur me jetėn e tyre sipas njė definimi personal tė kėnaqėsisė. Nėse pėr ndonjė person ėshtė karakteristike pakėnaqėsia, dhimbja emocionale te ai person e humb forcėn e vet - thekson Linken.
Pėr kėtė psikolog, fati apo lumturia ėshtė gjendja ku njeriu lirshėm mund tė punoj, tė rritet dhe zhvillohet lirshėm dhe me kualitet. Te shumė njerėz ekzistojnė mendime tė gabuara dhe kontradiktore mbi atė se si mund tė arijnė fatin dhe lumturinė nė jetė. Pėr shumė nga ata:"pasuria", "bukuria", "fuqia apo pozita" janė vendimtare qė mund tė bėjnė njeriun tė lumtur, gjė e cila fare nuk ėshtė e vėrtetė! Ja nė vazhdim disa shprehi tė njerėzve tė lumtur qė i thekson ky psikolog, e tė cilat ua preferoj gjithė juve t'i kultivoni nė jetėn tuaj nėse dėshironi vėrtet lumturi dhe fat:

1. Punėsoni mendjen tuaj.
Njerėzit fatlum kanė mendje creative dhe aktive

2. Mendoni si optimist.
Gjithė njerėzit fatlum janė optimist. Optimizmi mund tė kultivohet. Pesimisti vazhdimisht ankohet pėrderisa optimizmi pėrqėndrohet nė zgjidhje tė problemit.

3. Qeshuni!
Tė qeshesh ke mundėsi nė ēdo kohė dhe nė ēdo vend. Emocionet paraqesin pėrzierjen e ndjenjave tė brendshme dhe pėrgjigjen fizike nė ato ndjenja. Pra nėse qesheni, truri automatikisht reagon dhe atė informatė e bartė nė krejt organizmin tuaj.

4. Paramendoni (Imagjinoni).
Imagjinata ėshtė njė nga mėnyrat e mira pėr ta mashtruar trurin. Ndiheni shumė mė tė lumtur nėse ju kaplojnė mendimet pozitive ngase ritet niveli i serotoninės.

5. Detoksikoni mendimet negative.
Pėrpiquni qė ēdo mendim negativ ta shndėrroni nė atė pozitiv. Mendimet negative e helmojnė organizmin dhe shkaktojnė ndryshime nė tru. Si pėrgjigje pėr kėto helmime vje gjendja e apatisė, depresionit, disponimi i keq si dhe disa pengesa tjera pskofizike.

6. Zgjedhni shoqėrinė.
Ekzistojnė grupe tė ndryshme njerėzish qė veprojnė negativisht. Ata vazhdimisht ankohen pėr diēka, vazhdimisht ju kritikojnė pėr diēka. Lirohuni nga njerėzit e tillė. Shoqėrohuni me njerėz pozitiv. Tė gjithė e dijmė se jeta ėshtė "e rėndė", e ata qė janė negativ vazhdimisht e pėrkujtojnė kėtė edhe kur e kanė tė lehtė jetėn!

7. Rregulli i artė!
Mbani mend kėtė fakt. Edhe pas ngjarjes mė tė keqe tė mudshme, mė tė errėt, rikthimi i gjendjes suaj vje nė afat prej gjashtė muajve apo njė viti. Gjendja rregullohet dhe pėrmėrsohet vetvetiu.

8. Vazhdimisht merruni me gjėra tė vogla qė ju kėnaqin.
Ėshtė shumė interesante se ēelės deri te fati ėshtė qė rregullisht tė merreni me atė qė ju pėlqen. Kushtoni rėndėsi edhe relaksimit tuaj psikofizik dhe relaksimit tė shpirtit. Gjėrat e vogla kreative qė ju kėnaqin janė nė tė njėjtėn kohė pushim kreativ pėr ju.

Nė vazhdim ja edhe gjashtė kėshilla pėr zbrapsje tė lodhjes dhe mbajtjen e disponimit tė mire.

1. Pushoni para se tė lodheni.

2. Mėsohuni tė relaksoheni nė vendin e punės.

3. Femrat duhet ta kenė parasysh se relaksimi i shpeshtė i kontribuon dukjes sė tyre rinore.

4. Aplikoni kėto katėr shprehi tė mira tė punės:

a) Largoni nga tavolina e shkrimit letrat e panevojshme. Mbani vetėm ato qė kanė tė bėjnė me punėt e drejtėpėrdrejta.

b) Kryeni punėt sipas rendit tė rėndėsisė.

c) Kur tė pėrballeni me problemin nė punė, pėrpiquni qė, nėse kėtė ua lejojnė rrethanat, ta zgjidhni nė vend tė ngjarjes.

d) Mėsohuni ta organizoni punėn, tė jepni detyra bashkėpunė-torėve dhe ta mbikėqyrni punėn e tyre.

5. Punoni me entuziazėm. Entuziazmi nė punė i pėrzenė lodhjet dhe brengosjen.

6. Mbani mend se askush s'ka vdekur pėr shkak tė mosfjetjes. Shqetėsimi pėr shkak tė pagjumėsisė ėshtė shumė mė shkatėrruese pėr organizmin se vet pagjumėsia.
Lexime: 78
Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 30-07-08, 17:59   #2
MACOKJA :p
 
Avatari i Shpirti_I_Njerit
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: TE ISHA PRAN SPARTACUT TIM
Seksi: Femer
Statusi: E Dashuruar
Mosha: 19
Postime: 1,144
Rrespekti: 6 Shpirti_I_Njerit has a spectacular aura aboutShpirti_I_Njerit has a spectacular aura about
Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek Shpirti_I_Njerit
Talking

Po me habit i dashur Ymer ti futesh ne Fv dhe na jep neve disa kshilla
Po ti ke per vete nevoj per disa kshilla prandaj me avshe merri postimet te lutem sepse do ti mbyllin te gjitha qe ke hap dhe disa nga Postimet jan prandaj te lutem shiko para se te postoshe

Me rrespekte Ilda
__________________
Te dua ne mengjes
te dua naten vone
te dua se je si yll
S TE DUA pergjithmone
Shpirti_I_Njerit nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 30-07-08, 18:00   #3
Anėtar i ri
 
Avatari i kapetani79
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: ne boten time
Seksi: Mashkull
Statusi: Single
Postime: 190
Rrespekti: 3 kapetani79 is on a distinguished road
Gabim

une me dajak e smarr vesh e jo me keshilla hahahahaaaaaaaaaaaa
__________________
nese nuk me njeh mos me paragjyko
kapetani79 nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju

Bookmarks


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Veglat e Temės Kėrko nė Temė
Kėrko nė Temė :

Kėrkim i Avancuar

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF
Trackbacks are OFF
Pingbacks are OFF
Refbacks are ON



I ri nė faqe? Keni nevojė pėr ndihmė?



iSpy  .:.  Grupet Sociale  .:.  Kėrko 


Te gjitha kohėt janė nė GMT +2. Ora tani ėshtė 16:49.




Mundesuar nga vBulletin
Copyright ©2000 - 2008, Jelsoft Enterprises Ltd.
SEO by vBSEO 3.2.0
Tė Drejtat ©2008 Forumi Virtual