Si i mban mend fillimet piktori Llambi Blido: modeli i programit sipas Institutit "Rjepin" tė Leningradit, studentėt dhe pedagogėt e parė. Ēfarė ndodhi deri nė vitin 1973?
Pesėdhjetė vjet mė parė, nė janar 1960, u ēel e para shkollė e lartė e artit nė Shqipėri, Instituti i Lartė i Arteve Figurative.
Kishin kaluar vjet qė nga themelimi i shkollės sė parė tė vizatimit dhe tė pikturės si dhe disa tė tjerė qė kur kishte nisur punėn e tij Liceu Artistik "Jordan Misja" i Tiranės, kur piktori Vilson Kilica dhe skulptori Kristaq Rama, tė ardhur kohėt e fundit nga Bashkimi Sovjetik, pasi bėnė pėrpjekjet e duhura nė instancat e larta tė pushtetit, arritėn tė themelojnė Institutin.
Vendimi i qeverisė qe marrė aty nga fundi i vitit 1959 kur nė janar 1960 ndėrtesa e vogėl por simpatike ku ndodhet sot qendra katolike nė Rrugėn e Kavajės, u gjallėrua nga zėrat rinorė tė grupit tė parė tė studentėve tė artit.
Qenė Agim Faja, Avni Bilbili, Hasan Ēapari, Hasan Nallbani, Lec Shkreli, Muhamet Deliu, Minella Saro, Nelo Lukaēi, Skėnder Kokobobo, Sotir Kosta, Selim Bilali, Sigfrid Mullisi, Tahir Tahiraj, Todi Mato, studentė tė kursit tė parė pėr pikturė e skulpturė.
Pedagog kryesor ishte vetė drejtori i porsaemėruar i Institutit tė ri, piktori Vilson Kilica, si dhe piktori Guri Madhi; qė tė dy tė diplomuar nė Akademinė e Leningradit (Shėn Petėrburg) siē ishte edhe pedagogu i vetėm i skulpturės Shaban Hadėri.
Programi qe ndėrtuar sipas modelit tė programit tė Institutit "Rjepin" tė Leningradit me kėrkesa rigoroze nė studimin dhe pėrvetėsimin e ndėrtimit tė figurės njerėzore si dhe nė ushtrimin e shprehive pėr njė pasqyrim vizual objektiv tė realitetit.
Ndaj kuptohet, qė anatomisė artistike tė trupit tė njeriut tė cilėn e jepte skulptorja e njohur Kristina Koljaka i kushtohej rėndėsi.
Jo mė pak rėndėsi i jepej perspektivės hapėsinore qė e jepte arkitekti Sokrat Mosko. Pedagog pėr estetikėn qe Dalan Shapllo, dialektikėn e jepte Kristaq Angjeli, ndėrsa gjuhėn ruse Xhuhere Sela. Lėndėn e Historisė sė Artit e jepte Dhorka Dhamo. Vendin e sekretarit administartiv e kishte Nikolla Leshnja.
Ēfarė roli luajti programi mėsimor artistik mbi tė cilin u bazua shkolla jonė e parė e artit mė 1960 e nė vazhdim? Njė rol shumė tė madh.
Gjer atėhere gjithēka qe ndikuar e ndėrtuar mbi pėrvojėn e shkollės italiane, realiste sigurisht por me reflekset e pashmangshme tė sė kaluarės klasike tė Renesancės.
Pėrjashtim bėnte vetėm Abdurrahim Buza me krijimtarinė e tij, i cili nga ana tjetėr nuk mund tė ndryshonte tėrėsinė e arkitekturės sė pikturės shqiptare tė asaj etape.
Personaliteti tjetėr i rėndėsishėm i pikturės shqiptare - Zef Kolombi, nuk mundi tė ndikojė e tė dominojė, pėr shkak tė sėmundjes sė rėndė e tė jetės sė tij tė shkurtėr.
Arritjet e pikturės shqiptare si dhe tė skulpturės gjer nė atė kohė qenė reale, dhe qėndrojnė edhe sot, pėr nga vlera, por kontigjenti i artistėve tė rinj tė ardhur nga shkolla e Leningradit njėsoj si dhe programi pėrkatės, i dhanė njė hov dhe dimension tė ri pikturės dhe skulpturės shqiptare.
Fillimisht kjo qe shfaqur nė veprat e vetė piktorit tė ri Vilson Kilica si dhe nė ato tė Guri Madhit e Jakup Kerajt dhe shumė shpejt nė vitet qė pasuan piktura shqiptare fitoi njė gjerėsi vėshtrimi e sens analitik qė nuk e kishte pasur.
Shtojmė kėtu edhe kėrkesat e kohės tė diktuara nga ideologjia qė kishte frymėzuar atė sistem shoqėror, kėrkesa kėto qė doemos e kushtėzonin shpesh dhe ndonjėherė edhe e gjymtonin aftėsinė krijuese tė artistit.
Por pesė vitet e punės serioze, shumė tė disiplinuar dhe tė organizuar nė Institut, pėrgatitėn disa breza artistėsh figurativė tė aftė, jo pak prej tė cilėve dhanė nė dekadat nė vazhdim kontribut tė shquar nė zhvillimin dhe pėrparimin e pikturės moderne shqiptare, skulpturės, grafikės.
Nė atė kohė unė, njė teknik gjeolog i ri qė nė kohėn e lirė i qeshė pėrkushtuar edhe artit, ėndrrės dhe pasionit tim tė pėrjetshėm tė fėmijėrisė, pata ndjekur disa seanca pėrgatitjeje vizatimi nė Institut, nė njė hapėsirė tė kursit tė skulpturės.
Kėshtu nganjėherė ngjitesha lart tek studentėt e pikturės, veēanėrisht nė orėt e vizatimit. Si sot mbaj mėnd gjer nė hollėsi shumė nga vizatimet e studentėve tė rinj si dhe procedurėn e ndėrtimit qė profesor Kilica ua mėsonte hap pas hapi duke u ulur vetė pėrpara kavaletit.
Ndiqja me vėmendje dhe admiroja lėvizjet e zhdėrvjellėta tė krahut tė tij kur me disa linja tė shpejta dhe energjike si dhe me pak shuarje tė hijeve dhe toneve tė gabuara tė studentit, ai arrinte tė nxirrte pėrherė nė reliev dimensionin e tretė tė figurės. Ndiqja gjithashtu me vėmendje shpjegimet e tij qė ishin ndėrhyrje tė shpejta, po aq energjike, tė qarta.
Tė njėjtin preokupim, por natyrisht me njė mjeshtėri edhe mė tė kultivuar gjeta tek studentėt rusė e tė huaj si dhe tek mėnyra se si e jepnin mėsimin pedagogėt rusė e sovjetikė kur isha tashmė student i Akademisė nė Leningrad, nė vitin pasues akademik 1960-1961.
Nė auditorin tonė madhėshtor buzė Nevės, pėrballė Ermitazhit tė famshėm, mėsuesi ynė tepėr plak por i nderuar (ata nuk i nxirrnin nė pension si tek ne, mjeshtėrit e vjetėr, por pėrkundrazi iu luteshin tė rrinin deri nė fund nė detyrė), e qortonte butė dhe e kėshillonte bashkėstudentin tim manierist nga Brazili se vizatimi nga realiteti duhet tė ketė sidoqoftė njė bėrthamė objektiviteti dhe jo tė jetė fund e krye trillim.
Mė vonė, nė vitet e mėpastajmė, nė Institutin e Lartė tė Arteve Figurative u afruan pedagogė tė tjerė tė artit, si Danish Jukniu, Ksenofon Dilo, Thoma Thomai, etj. nga prurjet e njė shkolle tjetėr asaj polake dhe ēeke. Qe njė shkollė me elementė tė tjerė qė e pasuruan dhe mė tej paletėn dhe vizionin krijues dhe interpretues tė artistėve tė rinj shqiptarė.
Pikėrisht nė atė periudhė njė lloj hapjeje relative por me efekt tė madh ndaj artit evropian - perėndimor bėri qė tė fryjė njė fllad i freskėt, mjaft gjallėrues nė pikturėn shqiptare sidomos.
Qenė vetė studentėt e atyre viteve qė u dhanė me pasion ndaj leksioneve qė shpalosi kjo pikturė, kryesisht ajo franceze e epokės moderne, me kryemjeshtėrit e saj. Kėshtu patėm realisht njė etapė tė caktuar tė viteve '60-tė deri mė 1973 kur piktura shqiptare qe rezultat i fermentimit tė tre shkollave tė ndryshme me pėrvojat e tyre tė mėdha.
Megjithėkėtė, dihet se dallimet dhe nuancimet mes kėtyre shkollave dhe shkollave tė tjera tė Evropės, mbeten pėrherė relative dhe konfliktet apo nėnvlerėsimet ndaj njėra tjetrės qė viheshin re atėhere nė debatet dhe bisedat pa pėrgjegjėsi, nuk qėndronin.
Ne studentėt shqiptarė tė Leningradit qemė dėshmitarė tė ndikimeve tė forta perėndimore nė mentalitetin e studentėve rusė, sovjetikė si dhe nė veprat e vet piktorėve tė shquar. Mjafton tė kujtojmė Igor Grabarin, Aleksandėr Denekėn, Johansonin, Kolzhevin etj.
Nga ana tjetėr librat me riprodhime tė nivelit shumė tė lartė nga perėndimi u futėn nė Institut dhe bėheshin objekt bisede e mėsimi me studentėt nga vetė pedagogėt e tyre Vilson Kilica e Kristaq Rama, sigurisht me lejen e instancave pėrkatėse.
Ėshtė vėrtet pėr t'u krenuar qė kur hedhim vėshtrimin prapa, mbi krijimtarinė artistike tė kėtyre pesė dekadave nė pikturėn dhe skulpturėn shqiptare gjejmė aty vepra dhe personalitete me tė cilėt mund tė krenohej ēdo vend i qytetėruar.
Prandaj "harresa" dhe heshtja pakuptim me tė cilėn po kalon gjer tani ky pėrvjetor tepėr i rėndėsishėm pėr artin vizual shqiptar nuk ėshtė shenjė qytetėrimi.
shekulli


Sections
Recent Forum Posts
Recent Articles
Recent Comments
Recent Blog Posts
Kategorite