Forumi Virtual
   

Kethu Mbrapa   Forumi Virtual > Tema shoqėrore > Arsimi > Bota studentore

Fakulteti i dytė, kriteret pėr studentėt



Pėrgjigju
 
LinkBack Veglat e Temės Kėrko nė Temė
Vjetėr 22-08-08, 11:54   #1
Fakulteti i dytė, kriteret pėr studentėt
 
Avatari i sweetzzinna
sweetzzinna
Super Moderator
Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: Ne nje zemer "kokeforte"
Postime: 4,699

Shfaq Versionin E Printimit Dėrgoje me e-mail kėtė faqe
sweetzzinna sweetzzinna nuk ėshtė nė linjė 22-08-08, 11:54
Vleresimi: (0 votes - average)

Fakulteti i dytė, kriteret pėr studentėt

Deri mė 10 Shtator, dorėzimi i dokumenteve nė sekretaritė e fakulteteve. Kuotat dhe tarifat, miratohen nga qeveria pas aplikimit Degė e dytė, filluan regjistrimet
Transferimi i degės sė studimit, “Shekulli” publikon dokumentet dhe mėnyrat se si studentėt duhet tė veprojnė
Tė mėrzitur nga profesioni! E ndjeni se duhet tė bėni njė ndryshim nė jetėn tuaj profesionale? Gjithmonė ekziston njė mundėsi! Tė vazhdoni njė degė tė dytė studimi. Kushton? Sigurisht qė kushton, edhe ca si shumė madje. Kėshilla vlen edhe pėr studentėt tė cilėt e ndjejnė veten tė pakėnaqur, pas pėrfundimit tė studimeve nė nivelin e parė. Raportet thonė se rreth 30 pėrqind e tė rinjve shqiptarė, qė pėrfundojnė degėn e parė tė studimeve, kėrkojnė me dėshpėrim njė zgjedhje tė dytė nė jetė. Arsyeja? Nuk arrijnė tė gjejnė veten nė tregun e punės, ndihen tė paorientuar dhe ē’ėshtė mė e keqja, kuptojnė se kanė bėrė zgjedhje tė gabuar nė jetė. Studentėt nuk janė tė vetmit qė ankohen pėr shanset e pakta qė u jepen. Tė molepsur nga puna, ka edhe njė kategori tjetėr njerėzish, tė cilėt kėrkojnė diēka ndryshe. “Jo ēdo punė tė siguron karrierė tė sigurtė”,- thotė Mirela, punonjėse nė njė nga bankat e pėrqendruara nė kryeqytet. 30-vjeēarja, ka pėrfunduar studimet pėr shkenca sociale, ndėrsa kėtė vit mendon tė fillojė degė tė dytė. Juridik? “I ke rėnė nė kokė. Unė jam e huaj nė bankė. Nuk kam arsimin pėrkatės. Mund ta shtyj kėshtu edhe pėr ca vite, por mė tej, nuk ka siguri”,- buzėqesh Mirela, qė kupton se pėr tė qenė e aftė nė vendin e punės qė mban, duhet me domosdo tė ketė kualifikimin pėrkatės.
***
Pėr tė filluar degė tė dytė studimi, rregullat janė shumė mė tė thjeshta se konkurrimi pėr herė tė parė nė universitet. Nė ndryshim nga qenia fillestar nė auditore, pėr tė vazhduar studimet nė degė tė dytė, mjafton tė kesh njė dosje personale tė detajuar, nė tė cilėn tė jetė i pėrfshirė i gjithė jetėshkrimi i personit. Fillimisht, kush dėshiron tė ndėrrmarrė njė hap tė tillė, duhet tė paraqesė nė sekretarinė e dekanatit pėrkatės, kėrkesėn me shkrim. Krahas dorėzimit tė kėrkesės, personi i interesuar duhet tė ketė nė dosjen e tij personale, fotokopjen e noterizuar tė diplomės universitare dhe listės sė notave. Po kėshtu kandidatėt qė synojnė tė fitojnė degė tė dytė studimi, duhet tė paraqesin planin dhe programin mėsimor tė diplomave tė realizuara, i cili merret nė departamentin e degės ku ata kanė kryer studimet nė degėn e parė. Kėto janė dokumentet qė duhen pėr tė vazhduar studimet nė degė tė dytė, por ajo qė mund t’i bėjė fitues kandidatėt quhet Curriculume Vitae. Pėrparėsi nė vazhdimin e studimeve tė dyta do tė kenė kandidatėt tė cilėt kanė jetėshkrim tė pasur, ku rėndėsi do t’i jepet aspekti profesional. Dorėzimi i dokumenteve do tė bėhet nė sekretaritė e fakulteteve pėrkatėse, deri mė datė 10 shtator. Miratimi i kuotave pėr degė tė dytė, sikurse tarifat e shkollimit, do tė pėrcaktohen nga Kėshilli i Ministrave nė muajin Shtator. Vitin e kaluar qeveria miratoi 250 kuota pranimi pėr degė tė dytė, ku fakultetet mė tė kripura ishin Juridiku dhe Mjekėsia. Mundėsitė gjenden edhe pėr ata qė gabimin e kuptojnė herėt. Ekziston mėnyra pėr tė transferuar degėn. Pėr tė bėrė njė gjė tė tillė, studentėt e interesuar, duhet tė dorėzojnė nė sekretaritė e fakulteteteve 8 dokumente; kėrkesė me shkrim, degėn e shkollimit, kursin e studimit, sistemin e studimit, detyrimet e shlyera me notat pėrkatėse, certifikatė e gjendjes civile me foto, planet dhe progranet e lėndėve qė ka kryer, si edhe nėse gėzon tė drejtėn e bursės ose jo.
Degė e Dytė - Dokumentet
1-Kėrkesė me shkrim
2-Fotokopje tė noterizuar tė Diplomės universitare dhe listės sė notave
3-Jetėshkrimi (CV)
4-Plani dhe Programi Mėsimor i diplomave tė realizuara
Pranimi i dokumenteve do tė bėhet nė fakultetet pėrkatėse deri mė 10.09.2008
Kėrkesa nė lidhje me transferimet nė vite tė ndėrmjetme
1-Kėrkesa me shkrim e tė interesuarit
2-Dega e shkollimit
3-Kursi i studimit
4-Sistemi i studimit
5-Detyrimet e shlyera me notat pėrkatėse
6-Certifikatė e gjendjes civile me fotografi
7-Planet dhe programet e lėndėve qė ka kryer
8-Nėse gėzon tė drejtėn e bursės ose jo

Shekulli
__________________
Carpe Diem!
Lexime: 104
Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju

Bookmarks


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Veglat e Temės Kėrko nė Temė
Kėrko nė Temė :

Kėrkim i Avancuar

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF
Trackbacks are OFF
Pingbacks are OFF
Refbacks are ON



I ri nė faqe? Keni nevojė pėr ndihmė?



iSpy  .:.  Grupet Sociale  .:.  Kėrko 


Te gjitha kohėt janė nė GMT +2. Ora tani ėshtė 13:54.




Mundesuar nga vBulletin
Copyright ©2000 - 2008, Jelsoft Enterprises Ltd.
SEO by vBSEO 3.2.0
Tė Drejtat ©2008 Forumi Virtual