![]() |
|
|||||||
| Portali | Rregullorja | Regjistrohuni | Stafi Pergjigjet | Lista e Anėtarėve | Albumi | Lojra | Kėrko | Postime te reja | Shėnoji Forumet si tė Lexuar |
Part-Time, regjistrimi pėr ata qė shlyen Maturėn |
![]() |
|
|
LinkBack | Veglat e Temės | Kėrko nė Temė |
|
|
#1 |
|
Part-Time, regjistrimi pėr ata qė shlyen Maturėn
Vleresimi:
(0 votes - average)
Studimet me kohė tė pjesshme janė njė mundėsi ideale pėr tė vazhduar si shkollėn, ashtu edhe punėn. Nė Shqipėri, kjo formė studimi, nuk ėshtė mundėsi vetėm pėr studentėt qė nuk arrijnė tė fitojnė degė studimi, por edhe pėr ata qė pėr hir tė karrierės, nuk kėrkojnė tė sakrifikojnė kohėn nė shkėmbim tė qėndrimit nė auditor.
Dritan Laci Enjte, 21 Gusht 2008 09:30:00 Studimet me kohė tė pjesshme janė njė mundėsi ideale pėr tė vazhduar si shkollėn, ashtu edhe punėn. Nė Shqipėri, kjo formė studimi, nuk ėshtė mundėsi vetėm pėr studentėt qė nuk arrijnė tė fitojnė degė studimi, por edhe pėr ata qė pėr hir tė karrierės, nuk kėrkojnė tė sakrifikojnė kohėn nė shkėmbim tė qėndrimit nė auditor. Pothuajse, sipas shifrave zyrtare, 20 pėrqind e nxėnėsve qė pėrfundojnė shkollėn e mesme, kėrkojnė tė ndjekin studimet nė sistemin Part-Time. Nė kėtė shifėr gjenden tė papėrfshirė, individė tė cilėt kanė pėrfunduar vite mė parė shkollėn e mesme, por qė pėr shkak tė punės nuk kanė mundur tė marrin arsimin pėrkatės. Kėrkesa gjithmonė e nė rritje pėr studimin part-time, u vu re edhe gjatė vitit tė kaluar, ku pėr shkak tė mungesės sė kurrikulės, Ministria e Arsimit dhe Shkencave, vendosi tė ndalė pėrkohėsisht deri nė konsolidimin e plotė tė programeve, studimet me kohė tė pjesshme. Pezullimi i programit ka zgjatur pėr njė vit, ndėrkohė qė nė sezonin e ri ėshtė konfirmuar zyrtarisht, se krahas formave tė tjera tė studimit, do tė rinisin aplikimet nė sistemin Part-Time. Regjistrimi i kandidatėve, nė sistemin me kohė tė pjesshme dhe nė sistemin universitar tė edukimit nė distancė, do tė nisė nė muajin tetor. Zėra pranė dikasterit tė arsimit, janė shprehur tė sigurt nė rihapjen e dy sistemeve tė studimit, ndėrsa kanė garantuar se niveli i kurrikulave tė reja tė miratuara do tė jetė nė standardet e sistemit tė studimeve me shkėputje nga puna. Numri i pranimeve, ende jo nė formė zyrtare, mendohet tė jetė 800 studentė, ku numrin mė tė lartė do ta ketė Fakulteti Juridik dhe ai Filologjik. Pothuajse tė gjithė fakultetet qė aplikojnė studimet me kohė tė pjesshme, kanė dorėzuar nė Ministrinė e Arsimit dhe Shkencave programin e ri qė do tė ndiqet nė vitin akademik 2008-2009 e nė vazhdim, ndėrkohė qė pėr secilin prej tyre ėshtė marrė pėlqimi nga dikasteri i arsimit. Tė drejtėn pėr tė marrė pjesė nė regjistrim do ta kenė kandidatėt tė cilėt kanė shlyer detyrimet e Maturės Shtetėrore, pėrfshi kėtu edhe lėndėt me zgjedhje. Pėrzgjedhja e studentėve pėr nė sistemin e studimeve me kohė tė pjesshme do tė bėhet pas pėrmbylljes sė fazės sė parė dhe tė dytė tė pėrzgjedhjes dhe regjistrimit tė studentėve nė sistemin e ditės. Megjithėse nuk ka njė datė zyrtare, pėr fillimin e regjistrimeve nė sistemin pa shkėputje nga puna, ajo qė dihet momentalisht ėshtė fakti, se muaji tetor ėshtė vendosur si periudhė kohore pėr fillimin e regjistrimeve nė kėtė sistem. Vendimi pėr tarifat dhe kuotat e pranimit nė sistemin e studimeve me kohė tė shkurtuar, pritet tė merret nė muajin shtator nga Kėshilli i Ministrave. Tė vetmet elemente qė priten tė ndryshohen lidhen me kuotat, ndėrsa tarifat supozohen tė mbeten tė njėjta me ato tė dy viteve mė parė, ku fakultetet me peshė specifike nė tregun e punės si Juridiku, do tė kenė ēmimin mė tė lartė nė njė vit akademik. ------------------------------- Aplikimi Rumania bursa pėr doktoraturė dhe postdoktoraturė Rumania ka akorduar 70 bursa pėr doktoraturė dhe posdoktoraturė, tė sistemit Eugen Ionescu, pėr studentėt nga vendet frankofone qė vazhdojnė doktoraturėn dhe kėrkimet shkencore, sidomos atyre me origjinė nga Europa Qendrore dhe e Jugut. Bursat, me njė vlerė prej 1 milion euro pėr secilin vit universitar, kanė njė kohėzgjatje nga 3 nė 10 muaj, nė funksion tė shtrirjes sė projektit tė kėrkimit.Ambasada rumune nė Tiranė bėri tė ditur se bursat akordohen nga Rumania, nėpėrmjet Ministrisė sė Punėve tė Jashtme dhe administrohen nga Agjencia Universitare e Frankofonisė. Data e fundit pėr dorėzimin e dokumenteve tė kandidatėve ėshtė 20 shtatori 2008. Pėrsa i pėrket procedurave pėr dorėzimin e dokumenteve, ēdo kandidat duhet tė kontaktojė njė nga 22 universitetet rumune dhe pasi ėshtė pranuar nga njėri prej kėtyre, kandidati mund ta dorėzojė dosjen me dokumente nė njėrėn prej zyrave rajonale tė AUF. Tė gjitha dosjet e kandidatėve do ti transmetohen Zyrės Rajonale pėr Europėn Qendrore dhe Lindore tė Agjencisė Universitare tė Frankofonisė, me seli nė Bukuresht. Pėrzgjedhja shkencore e dosjeve do tė bėhet nga njė Komision Rajonal Ekspertėsh, dhemė pas bėhet pėrzgjedhja finale e dosjeve, nga njė komision i pėrzier, ku Ministria e Punėve tė Jashtme ka fuqinė deēizive. Rumania paguan njė kontribut vullnetar nė favor tė Agjencisė Universitare tė Frankofonisė, me qėllim implementimin e sistemit tė bursave Eugen Ionescu, destinuar pėr ata qė kryejnė doktoraturėn dhe kėrkuesve qė jetojnė nė vendet frankofone. http://www.gazetashqiptare.info/inde...per&Itemid=309
__________________
Kjo bote nderron e s'eshte aspak ēudi... Qe fati rremben ēdo dashuri...![]() Se s'dime a e prin fati dashurine...
A dashuria fatin e njerine... |
|
|
Lexime: 126
|
|
|
|
#2 | |||
|
Super Moderator
Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: Ne nje zemer "kokeforte"
Seksi:
Statusi:
![]()
Postime: 4,699
Rrespekti: 21
![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() |
Citim:
__________________
Carpe Diem!
|
|||
|
|
|