Nis procesi i matjes sė kushteve, shkollat publike e private nė duar tė gjermanit
Qeveria gjermane dhe me mbėshtetje tė Bankės Botėrore do tė na ndihmojė pėr procesin e akreditimit tė universiteteve. Ky ėshtė kushti minimal, akreditimi nga agjenci tė huaja do tu thotė qytetarėve shqiptarė qė duan tė arsimohen nė universitete, cilat prej tyre i plotėsojnė standardet e ligjshme. Kėshtu si studentėt, ashtu edhe prindėrit nuk do tė kenė merak nga universitetet false, publike apo jopublike.
Konfirmimi i akreditimit ėshtė e rėndėsishme qė strukturat qė kujdesen pėr arsimin nė mėnyrė transparente ti thonė konsumatorit qė ata ofrojnė njė shėrbim me standard, mė pas brenda degėve tė ndryshme, studentė tė ndryshėm kanė cilėsi tė ndryshme diplomash. Menjėherė pas kėsaj vjen procesi i rankimit ose renditja pėr tė njėjtėn degė. Nė kėtė mėnyrė kandidatėt kanė mundėsi tė zgjedhin sipas kėrkesave tė tyre se cili ėshtė mė i mirė.
Kriteret
Me futjen e procedurave tė akreditimit me kėrkesės pėr tė plotėsuar kėrkesėn kushtet qė kėrkon ligji pėr tė pasur universitet, si dhe kushtet bazike qė nuk duhen cenuar asnjėherė ėshtė nė radhė tė parė plotėsimi i kėrkesave me staf akademik.
Ligji thotė qė departamenti duhet tė ketė 7 pedagogė tė brendshėm nga tė cilėt 3 duhet tė jenė me titujt apo grada. Fakulteti duhet tė ketė 2 departamente. Qė tė hapėsh njė fakultet duhet tė kesh 14 pedagogė dhe qė tė hapėsh njė universitet duhet tė kesh tė paktėn 2 fakultete, 28 pedagogė tė brendshėm 12 me tituj dhe grada. Kushti minimal. Kontrolli i parė qė verifikohet ėshtė kjo, nėse nuk e ka nuk akreditohet. Kanė filluar tė merren me politikat e personelit dhe ne si UT kemi 1 mijė pedagogė e plotėsojmė mė sė miri kėtė parakusht qė tani me reformėn qė do bėhet nė fushėn e autonomisė financiare kėtė personel do ta mbajmė nė kushte tė motivimit optimal pėr tė punuar nė universitetin tonė, theksoi rektori i Universitetit tė Tiranės.
Sipas tij, legjislacioni ėshtė i tillė qė nuk e pengon.
Specialistėt, si dhe Kryeministri kanė kėrkuar qė vlerėsimi tė bėhet njėsoj si nė Perėndim. Po ashtu me tė njėjtin standard tė kryhen edhe rekrutime, tė plotėsohen organika sikurse e ka Perėndimi. Aktualisht, sipas UT-sė ka degė ku raportet pedagog-student janė shqetėsuese, kjo ėshtė edhe arsyeja qė rektorati ka bėrė kėrkesė pėr pedagogė shtesė dhe personel administrativ. Qė nga kjo pikėpamje e personelit dhe stafit qė ėshtė ēelėsi para gjithė tė tjerave tė jemi nė pozicion optimal ndaj kėrkesave qė kanė studentėt dhe shoqėria ndaj nesh, theksoi rektori.
Kurrikulat
Harvardin e dinė tė gjithė qė ėshtė mė i miri pėr fushat pėrkatėse po jo tė gjithė shkojnė atje. Shkojnė ata qė e pėrballojnė nga pikėpamja intelektuale pra dhe universitetet nė kėrkesat e tyre dallohen pėr njė tėrėsi faktorėsh ku ėshtė stafi i kualifikuar pedagogjik, kėrkesat dhe njė kurrikul e mirė, sqaroi rektori i Universitetit tė Tiranės, Dhori Kule. Sipas tij, mund tė marrėsh kurrikulėn e Harvardit ta kopjosh, por kjo nuk e bėn dot universitetin Harvard.
Nuk ka kontrollor qė ta hedh poshtė kėtė kurrikul, por puna ėshtė si e implementon atė. Kėtu rol bazik ka profesorati. Cilėsia e diplomave ėshtė e lidhur me cilėsinė e diplomantėve.
shqip


LinkBack URL
About LinkBacks
Pėrgjigju Me Kuotė

Bookmarks