Forumi Virtual
   

Kethu Mbrapa   Forumi Virtual > Shkencat Ekzakte > Ekonomi & Biznes > Ekonomia boterore


Pėrgjigju
 
LinkBack Veglat e Temės Kėrko nė Temė
Vjetėr 21-07-08, 13:51   #1
Anėtar i ri
 
Avatari i Bilderberg
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Postime: 631
Rrespekti: 4 Bilderberg will become famous soon enoughBilderberg will become famous soon enough
Gabim Kriza e Subprimes dhe e ardhmja

Kriza e Subprimes dhe e ardhmja

Kane kaluar disa muaj qe nga shperthimi I skandalit te krises se kredi-huave Subprimes, dhe te shumta kane qene parashikimet per rrezimin e afert te sistemit financiar, I cili ka per te terhequr zvarre ne humneren e braktisjes jo vetem USA por edhe Europen.
Cdo dite bursat vazhdojne te djegin biliona e biliona dollare te kapitalizuar, monedhat vazhdojne te zhveftesohen, shoqerite te falimentojne, por sistemi ne teresine e tij vazhdon te qendroje duke u shnderruar cdo dite ne menyre te padukshme.
Kriza e kredi-huave Subprime me impaktin e menjehereshem qe pati, ka nxjerre ne drite kalbesirat e botes finanziare, aq sa ne cdo gazete te botes flitet prej muajsh ne lidhje me falimentimin e sistemit bankar dhe te kontrolluesve te ketij sistemi.
Por kur nje bank si ajo e Northern Rock falimenton duke bere qe te gjithe te vrapojne ne sportelet bankare nga paniku I paaftesise paguese, nderkohe qe Banka e Londres futet si garante per banken duke u shfajqesuar per faktin se nuk mundi te ndihmoje kursimtaret angleze, atehere do te thote se ka dicka qe nuk shkon!
Per te qetesuar investuesit dhe kursimtaret dhe per te mbyllur vrimen e zeze te miliarda e miliarda dollareve te zhdukur pa lene gjurme, Bankat Qendrore kane vendosur ne nje akord te perbashket krijimin e Fondeve te Garancise per rrezikshmerine e Subprime dhe per rrezikshmerine e Paaftesise Paguese, me qellim te ndalojne riperhapjen e semundjes patologjike qe ndodhi me 1929 e cila u perhap ne ekonomine e te gjitha shteteve perendimore.
Pra shtetet me ane te Bankave te tyre Qendrore e kane paguar shume hidhur krizen e rezervave, te hapur nga mashtrimet dhe manipulimet e fondeve te investimeve dhe te Bankave te Biznesit , duke vene ne diskutim autoritetin dhe besueshmerine e tyre.
Faktikisht ajo qe eshte kontrolluar nuk ka qene sistemi I kredive bankare (i cili ne te kundert eshte forcuar fale rritjes se shpenzimeve te administrimit) por ajo e kontrolleve dhe vezhgimeve qe vjen direkt nga ligjet kombetare dhe qe I eshte caktuar Bankave Qendrore ne cilesine e institucioneve te larta. Bankat Qendrore u terhoqen zvarre ne krisen finaciare dhe falimentuan ne te gjitha drejtimet, madje Federal Reserve dhe Banka e Anglise u treguan te pa afta dhe ne menyre sistematike te vonuara ne lidhje me ngjarjet , duke mos parandaluar ne asnje menyre kolapsin e sitemit interbankar dhe gjithashtu edhe mbylljen e hemorragjise finaciare.
Pra kriza Subprimes ishte thjesht “Kali I Trojes” per te nxjerre ne drite egzistencen e Collaterals CDD.CDOs, collateralized debt obligations, ose sic njihen ndryshe Titujt e Debise Pruresit , te leshuara pa asnje garanci reale dhe pa asnje vlere kapitali fitimdhenes, me te cilat jane fryre “assets” e te gjitha instituteve finaciare amerikane dhe europiane.
Te shkembyeshem ne tregun finaciar te rregullt dhe ne ate paralel, Collaterals kane qene motori I hedge-funds qe me operacionet e leves finanziare sic eshte Leverage Buy-Out, shperbleses fale leves finaciare, Merger and Acquisition, IPO dhe ngjitjet ne burse, kane blere gjithshka qe ishte strategjike dhe e rendesishme per tu blere, per te patur nen vete operatoret kryesore. CDO-s kane qene ne keto vitet e fundit arma me e ndyre dhe efikase e Bankave te Investimeve dhe te Hedge Funds, pasi kane lejuar blerjet, fuzionet, perqendrimin bankar dhe konsolidimet, pra nje seri operaciopnesh riorganizimi te shoqerive te sistemit bankar dhe finaciar, per ta permbledhur kete sistem ne duart e disa pak operatoreve ne brendesine e nje priamidaleje te kontrolluar shume mire.
E gjith kjo situate na ka bere te kuptojme se Bankat Qendrore dhe Institucionet Qeveritare jane subjekte jo korrekte, te cileve nuk mund tu besosh me kontrollin e mekanizmave finaciar. Besueshmeria e tyre eshte e skredituar ashtu sic eshte I skredituar I gjith sistemi qe bazohet ne nje hierarki te vendosur nga ligjet e shteteve duke e perqendruar ne 1 organizem qendror sic mund te jete Bursa (stock exchange market) e kontrolluar nga entet e kontrollit dhe te vezhgimit.
Ne keto vitet e fundit operacionet bankare transkombetare jane rritur 20%-25% duke perqendruar ne nje kohe te shkurter 30 fuzione, shkrirje bankare me mbi 100 miliarde te ardhurash ne euro . Pas ketij perqendrimi shkrirjesh te bankave, nderhyri rinovimi finaciar duke shtyre Bankat qe te rrisin gjithmon e me shume investimin ne infrastrukturat telematike per ndertimin e piataformave mbi-shteterore. Keto investime kerkojne dhe kane nevoje per nje rrjet te ri , pasi sitemi I vjeter I negociatave qe perdor “shperndares” duhet ndryshuar edhe sepse nevojiten institucione qe te zevendesojne organet e kontrollit dhe te vezhgimit, Bankat Qendrore dhe ndermjetesit.


Keto projekte nderkombetare dhe mbi-shteterore dalin ne pah fare mire edhe nga fjalet e Mario Draghi - Governor of the Banca d’Italia
Frankfurt, 22 November 2007 “ CENTER FOR FINANCIAL STUDIES Presidential Lecture Series Transformations in the European Financial Industry:
Opportunities and Risks” qe paralajmeron epoken e re te Burses Boterore. Bursa duhet kuptuar si nje sistem unik brenda te te cilit do degezohen bursat e tjera dhe qe do te jene te administruara nga Bankat, Fondet e Investimit qe do sherbejne si authority e si ndermjetes te marrveshjeve. Krijimi i Euronext si koncern ndermjet Bursave me te medha europiane ishte senjali i pare i ketij projekti nderkombetar te globalizimit te merkatove fianciare, dhe zhvillimi i metejshem I ngjarjeve ka per te cuar drejt shumimit te operatoreve alternative. Per ndryshimin e sistemit eshte vendosur me ane te Direktives MIFID (Market in Finacial Instruments Directive) qe shfuqizon detyrimin e perqendrimit ne merkatot e rregullores duke i dhene privative pushtetin e krijimit te “nje burse te tyren ne pronesi” ne te cilen do te tregetohet cdo lloj titulli, nderkohe qe autoritetet kombetare do te zevendesohen nga organizma private te mbeshtetura nga shoqatat e konsumatoreve.

Pervec globalizimit te Bursave, do te jete edhe pershtatja e sistemeve te pagimit qe perdorin eskluzivisht kanalin interbankar telematik, me instrumenta te reja financiare: Urdherxhirime SEPA, debitim te preautorizuara SEPA, pagesa SEPA me karte etj, te cilat do te perdoren vetem ne forme elektronike, me faturim elektronik dhe me pagim elektronik. Keto do te shtrihen net e gjithe zonen Euro me ane te nje llogarie te vetme bankare, nga i cili do te kryhen te gjitha operacionet ne cdo vend dhe zone te botes.
I gjith sistemi do te perqendrohet totalisht mbi monedhen elektonike deri ne ate pik sa synon te eliminoj komplet shkembimet ne forme Cash-I. Piataformat si Euronext, Nasdaq, NYSE do te jene Bankat tona Qendrore te cilat do kontrollojne shkembimet e titujve, te valutes, te derivateve dhe kontratimet e financimeve dhe investimeve aq sa tregu bankar do behet nje me ate financiar.
MIFID dhe SEPA do te kthehen ne 2 direktiva dhe 2 ligje qe te gjithe ne ne te ardhmen duhet te njohim, duke qene se do te jene guidat praktike te ketij sistemi te ri qe po ndryshon te ardhmen tone, nderkohe qe askush sdo jete ne gjendje te kuptoje se si rame ne kete gracke kriminele te padukshme.

MIFD: http://eur-lex.europa.eu/LexUriServ/...en00010044.pdf
Markets in Financial Instruments Directive - Wikipedia, the free encyclopedia



SEPA ( Single European Payment Area) : Single Euro Payments Area - Wikipedia, the free encyclopedia
Legislative Observatory: Procedure file, legislative dossier - European Parliament
Fotografitė e Bashkengjitur
kriza-e-subprimes-dhe-e-ardhmja-2007_08-hedgefund.jpg  
Bilderberg nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 02-10-08, 15:25   #2
Moderatorė
 
Avatari i Briciolo
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: ku rrafsha mos u vrafsha
Seksi: Femer
Statusi: E Dashuruar
Mosha: 21
Postime: 1,204
Rrespekti: 7 Briciolo is a jewel in the roughBriciolo is a jewel in the roughBriciolo is a jewel in the roughBriciolo is a jewel in the rough
Gabim

Nje miku im me tha dje:

"Ne vend qe te na flasin per senatin USA do ishte mire qe keta te TV te na flisin se ēfare demesh i vijne shqiperise (ekonomise dhe financave te saja) nga kjo krize nderkombetare!!!
Lehman Brothers ka apo s'ka instrumenta financiare ne shqiperi???
Po bankat e tjera europjane qe po rrezikojne falimentimin, operojne ne shqiperi apo jo??"



Dua ti them ketij mikut tim 2 fjale: Nuk e di aktivitetin e Lehmann Brothers ne Shqiperi, di vetem dicka, qe kriza ekonomike qe ka shperthyer ne USA sigurisht qe do sjelle deme edhe tek ne sepse ne jemi nje nga aleatet kryesore te Amerikes, dhe shteti yne (politikanet) i zhytur ne gjithe ato borxhe "i detyrohet" shume SHBA-se.
Leqe ne nuk kemi asnje biznes te mirefillte shqiptar, mjafton te shohesh bankat qe zhvillojne aktivitetin e tyre ne Shqiperi, kane emra shqiptare dhe drejtora Greke ose Arabe...

Nuk i di me saktesi te thelle c'kane katranosur keta politikanet mavrinj qe kemi ne pushtet gjate gjithe kesaj kohe, dhe nuk di ne c'lendina me lule e kane futur veten duke konsideruar legjislacjonin internacjonal, di vetem qe kriza do kapi dhe Shqiperine (eshte e pashmangshme), por besoj gjithashtu qe mbas kesaj krize do kete nje rregullim te pergjithshem te te gjitha asekteve (te pakten keshtu shpresoj).
__________________
...Amor nihil possit amori denegare...
"Legis virtus haec est: Imperare, vetare, permittere, punire!"
Briciolo nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 03-10-08, 17:33   #3
Anėtar i ri
 
Avatari i Bilderberg
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Postime: 631
Rrespekti: 4 Bilderberg will become famous soon enoughBilderberg will become famous soon enough
Gabim

Senati USA aprovoi manovren per tė shpetuar boten financiare prej 700 miliarde dollaresh, por duhet thene se se bankat diēka kane per te rekuperuar nga pasurite e paluajteshme, prandaj mund tė themi se humbjet reale mund tė jene vetem 100 miliarde. Ku vene e perfundojne 600 miliardat e tjera qe Paulson ka per tė administruar?? Cila eshte gjendja e vertete finanziare e bankave amerikane??
Duke u nisur nga keto dyshime tė vogla tė lartepermendura, qe asnje nga ata qe jane tė impikuar nuk na i ka zene ne goje deri tani, populli i thjesht ka per tė paguar nje ēmim shume tė larte 2 here: 1- per futjen ne borxhe 2- per shpetimin e sistemit finanziar.

Faktikisht edhe keto “qindarka” nuk do tė sherbejne per asgje , pasi do tė jete sikur ti japesh nje aspirin nje tė semuri tė pasherueshem, pasi ky sistem eshte tashme i vdekur qe perpara fryrjes speculative tė vitit 2000.

Per fat tė keq Europa po ndjek tė njejtin shembull si USA: Irlanda ka mbuluar humbjet duke garantuar depozitat, Franca po studjon nje plan europjan per tė cilin ēdo qytetar european se shpejti do kontribuoje per tė mbajtur tė gjalle nje sistem zombie qe eshte ne prag tė varrit.


Kjo shiringe e madhe likuiditeti parash nuk ka per tė zgjidhur problemin, por do tė shtyje per mė vone momentin e dhenjes se llogarive. Ka muaj qe sistemi i Bankave Qendrore (bandave qendrore do thosha une) po fut likuiditet parash ne sistemin finaciar. Se shpejti do tė ulen taksat dhe mendohet se tregjet financiare do tė reagojne si rrjedhoje duke injektuar serishmi liquiditet parash , qe do tė sjelle nje perceptim tė gabuar tė rimekembjes se ekonomise boterore por qe ne nė Shqiperi fale politikaneve homoseksual nuk kemi per ta ndier fare!!

Pse them qe ky sistem eshte duke vdekur??
Pergjigja eshte ne grafikun e meposhtem I cili paraqet taksat ne nje periudhe te gjate kohore ne USA.
FED FUNDS jane titujt e debise te shtetit USA dhe ēmimi i tyre eshte gjhithmon ne realacion me mirqenien e ekonomise shteterore, pra sa me shume gjerat ne ekonomi vene me mire aq mė shume kushtojne FED FUNDS.


Shih: Fed found foto


Duket qarte cikli i taksave qe nisi pas luftes se Dyte Boterore, dhe qe pati nje pike maksimale ne vitet ’80 dhe mė pas nje faze tė gjate zbritese deri ne ditet tona ku ka prekur minimumin. Fazat ndermjetese ku shihen taksat ne zbritje jane fazat e recensimit tė cikleve ndermjetese tė ekonomise 3-5 vjeēare qe nderfuten ne kete cikel tė madh 53 vjeēar!!

Nese i konceptoni parat sikur tė jene nje mall per shit-blerje, ēmimi rritet kur ka shume kerkes (taksat ne rritje) dhe ēmimi ulet kur ka pak kerkese (taksat ne ulje) per ta bere mė tė deshirueshem.
Sistemi bankar eshte mbeshtetur dhe ka marre nga sistemi ekonomik (real) qe eshte ne zgjerim, taksa qe kane arritur deri ne 20% duke deshmuar keshtu se ekonomia (reale) deri ne ate moment paguante taksa shume here mė tė larta.
Duke nisur qe nga vitet ’80 taksat kane zbritur vazhdimisht. PSE? Sepse ne vitet ’80 debia/ borxhi i grumbulluar shperthen duke u nisur nga nje zhvillim eksponencial.

Ky shperthim i debise nese nuk do shoqerohej nga ulja e kostos se parave, do sillte shume shpejt paralizen e sistemit ekonomik dhe financiar dhe tė burimit kryesor tė pasurimit pasi feta tė medha pasurish do ti zaptoheshin sistemit tė kostove eksponenciale tė debise.


Shih: total credit market debt foto




Sistemi bankar dhe monedha e vendosur ne qarkullim, ne drejtim tė borxhit siē po ndodh sot, ose shteteve qe vene ne qarkullim Obligacione Shteterore, privateve me hua-marrje, linjave kreditore tė nderrmarrjeve, etj sillet si nje VAMPIR qe i thith energji sistemit ekonomik (real) derisa ta veje ne gjunje. Ne momentin qe e ka vnene ne gjunje S. Bankar i jep S. Ekonomik droge dhe anastetik /bar qetesues (para me debi) per tė vazhduar qe tė ece akoma edhe pak.

Ne ditet tona vija e lakuar e debise se S. Bankar thith kuota jashtezakonisht tė medha tė tė ardhurave qe prodhon ekonomia reale e cila eshte ne gjendje agonie dhe rrezikon tė vdes. Prandaj dhe sistemi ekonomik real per tė perballuar keto faza ka nevoje tė rritet vazhdimisht pa pushim dhe tė jete ne konkurrence duke aplikuar nje forme zhvillimi ekonomik shkaterrues per ekonomite lokale dhe vet planetin.

Per ta thjeshtuar akoma mė teper shpjegimin , situata nuk ndryshon shume nga ajo qe eshte pershkruar ne filmin Matrix ku makinat kultivojne qeniet njerzore nga tė cilet nxjerrin energjine qe vet makinat perdorin per vet-veten.
Ekonomia Reale nuk mund ti perballoje mė keto luhatje tė jashtezakonshme qe rrezikojne kolapsin/shkaterrimin e saj ku zgjidhja eshte: 1- ose shkaterrimi i Ekonomise (i cili ne tė kaluaren (por edhe sot) eshte kryer me ante tė luftrave boterore) 2- ose nje krize e jashtezakonshme ekonomiko-financiare qe ka per te riperseritur e riperseritur pafundesisht lojen e Padronit (bankat) me Skllavin (neve).

Zgjidhjet jane tė shumta por po permend vetem disa: Sovraniteti monetar ku monedha eshte thjesht nje mjet shkembimi, Sovranitet territorial ekonomiko-politik tė ēdo shteti duke u nisur nga shtylla kurrizore qe eshte bujqesia, industria dhe shoqeria, etj

Sovraniteti nuk arrihet me fjale boshe, dhe ēdo njeri duhet tė kryeje punen dhe rolin e vet pa ja deleguar askujt sovranitetin e tij , pasi jashte kesaj logjike perverse tė rritjes se ekonomise me ane tė debise egzostojne mundesi dhe siteme te reja qe hapin rrugen per nje zgjidhje me te pershtatshme kunder korrupsionit, varferise, urise, shfrytezimit, etj
Fotografitė e Bashkengjitur
kriza-e-subprimes-dhe-e-ardhmja-fed-founds.jpg  kriza-e-subprimes-dhe-e-ardhmja-total-credit-market-debt.jpg  
__________________
«Hapi i parė nė likuidimin e njė populli ėshtė tė fshini kujtesėn e tij. Shkatėrroni librat e tij, kulturėn e tij, historinė e tij. Atėhere vini dikė tė shkruajė libra tė rinj, tė krijojė njė kulturė tė re, tė shpikė njė histori tė re. Para se tė kalojė shumė kohė kombi do tė harrojė se ēfarė ėshtė dhe ēfarė qe».


" A nation of sheep will beget a government of wolves" : Edward R. Morrow ( 1908-1965 ) American Journalist.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Bilderberg : 03-10-08 nė 17:37.
Bilderberg nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 05-10-08, 03:07   #4
Anėtar i ri
 
Avatari i Bilderberg
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Postime: 631
Rrespekti: 4 Bilderberg will become famous soon enoughBilderberg will become famous soon enough
Gabim

Kriza e SHBA, sa ndikohen bankat e huaja nė Shqipėri
» Vendosur: 28/09/2008 - 11:49
Link: Gazeta Panorama#

•

Fabiola Ēela

Kriza e kredive hipotekare nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės tronditi sistemin financiar ndėrkombėtar. Pėr herė tė parė, Banka e Shqipėrisė hartoi raportin e stabilitetit financiar pėr vitin 2007. Nė kėtė raport ekspertėt e Bankės sė Shqipėrisė kanė skanuar tė gjitha bankat e nivelit tė dytė qė operojnė nė vend dhe efektin qė ka pasur kriza ndėrkombėtare tek to. Sipas kėtij raporti, kjo krizė nuk ka pasur efekt tė drejtpėrdrejtė te sistemi bankar nė vend. (kjo eshte nje genjeshter e madhe)

Por duke qenė se shumė prej kėtyre bankave janė filiale tė bankave tė mėdha qė operojnė nė tregun e huaj, BSH-ja ka kaluar nė sitė edhe tė dhėnat e degėve mėma. "Nė lidhje me gjendjen financiare tė grupeve bankare evropiane qė veprojnė nė Shqipėri, sipas tė dhėnave qė disponohen, rezulton qė kriza e huave hipotekare nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės nuk ka sjellė pasoja tė rėndėsishme nė bilancet e tyre", thuhet nė raport. Ky ėshtė njė lajm i mirė pėr sistemin bankar nė vend. Por pavarėsisht kėsaj, BSH-ja ka forcuar kriteret e kredidhėnies qė duhet tė zbatojnė bankat e nivelit tė dytė te konsumatorėt. Njė masė e tillė mėsohet tė jetė marrė pėr tė parandaluar rritjen e kredisė me probleme.
Raporti
Disa prej bankave mė tė rėndėsishme nė vend janė degė tė bankave tė mėdha greke. Sipas Bankės sė Greqisė, bankat greke tė pranishme nė Shqipėri nuk kanė pasur pasoja negative tė drejtpėrdrejta nga kriza e kredive subprime. "Nė veēanti, katėr bankat greke mė tė mėdha, tė cilat pėrbėjnė rreth 70 pėr qind tė industrisė bankare greke, deri nė fund tė tremujorit tė parė 2008 nuk raportojnė njė ekspozim tė drejtpėrdrejtė ndaj kredive hipotekare jocilėsore pėr individėt, as ekspozim jo tė drejtpėrdrejtė pėrmes investimit nė letra me vlerė tė lidhura me to", thuhet nė raport. Por pėrveē bankave greke nė vend operojnė dhe ato italiane. Nė njė prononcim tė Guvernatorit tė Bankės sė Italisė, Draghi, theksohet se ekspozimi i bankave italiane kundrejt sektorit tė kredive subprime "ėshtė i kufizuar nė nivel ndėrkombėtar". "Tė dhėnat mbi grupet mė tė mėdha bankare italiane kanė nxjerrė nė pah faktin se vlera e investimeve nė letra me vlerė tė lidhura me kreditė subprime arrin nė 1.3 miliardė euro, mesatarisht mė pak se 1.5 pėr qind e kapitalit
bazė, ndėrsa asnjė bankė italiane nuk ka dhėnė kredi jocilėsore ndaj partnerėve amerikanė", citohet nė raport. Por, pavarėsisht kėsaj deklarate tė dhėnė nga zyrtarėt e kėtyre dy vendeve, sipas ekspertėve tė ekonomisė tė BSH-sė, "duhet pasur parasysh se pasojat pėrfundimtare tė krizės nė bilancet e bankave duan ende kohė tė shfaqen nė mėnyrė tė qartė". Kjo, pasi situata e vėshtirė qė po kalojnė tregjet ndėrkombėtare financiare, pėrfaqėson njė element tė ri rreziku pėr sistemin financiar shqiptar. "Por ndikimi i saj do tė bėhet i ndjeshėm pėr ekonominė shqiptare dhe sistemin tonė financiar, nėse ajo shndėrrohet nė njė krizė globale me pasoja nė ekonominė reale botėrore dhe veēanėrisht nė atė evropiane, duke zgjatur nė kohė", theksohet nė raport.


Bankat mėma dhe efektet e krizės tek to


Raiffeisen Bank (Austri)
Raiffeisen International nuk ėshtė prekur drejtpėrsėdrejti nga kriza financiare, por ēmimi i aksioneve gjatė tremujorit tė parė '08 ėshtė ndikuar negativisht prej saj. Fitimi i konsoliduar neto arriti nė 254 milionė euro, njė rritje prej 32 pėr qind krahasuar me njė vit mė parė - ky rezultat ka ardhur vetėm si pasojė e rritjes organike. Raiffeisen Albania zė rreth 2.68 pėr qind tė totalit tė aktiveve tė Raiffeisen International, dhe rreth 31 pėr qind tė totalit tė aktiveve tė sektorit bankar nė Shqipėri (mars 2008).

Intesa Sanpaolo (Itali)
Tė ardhurat neto nė tremujorin e parė tė vitit '08 arritėn nė 1.7 miliardė euro (nė fund tė tremujorit tė parė '07: 4 miliardė euro). Pėr tė pėrballuar krizėn financiare, Intesa-Sanpaolo u mbėshtet mbi bazėn e fortė tė depozitave tė klientėve si dhe mbi pozicionin e shėndetshėm tė likuiditetit e kapitalin bazė. Banka Amerikane e Shqipėrisė zė rreth 0.15 pėr qind tė totalit tė aktiveve tė grupit Intesa-Sanpaolo, dhe rreth 14.5 pėr qind tė totalit tė aktiveve tė sektorit bankar nė Shqipėri (mars 2008).

Emporiki Bank (Greqi)
Impakti i rivlerėsimit tė portofolit prej 24 milionė euro nė tremujorin e parė si dhe njė rritje nė koston e financimit, sollėn njė rezultat negativ neto prej 15.3 milionė eurosh. Humbjet e portofolit, 24 milionė euro gjithsej, pasqyrojnė kryesisht humbje tė parealizuara, si pasojė e rivlerėsimeve sipas tregut, tė lidhura me zhvillimet e pafavorshme nė tregun e letrave me vlerė. Banka Emporiki nė Shqipėri zė rreth 0.64 pėr qind tė totalit tė aktiveve tė grupit "Emporiki".

Credit Agricole SA (France)
Impakti negativ i krizės mbi tė ardhurat nė aktivitetet e tregut tė kapitalit u neutralizua nga njė rritje e qėndrueshme e tė gjitha linjave tė tjera tė biznesit. Nė total, tė ardhurat neto nga veprimtaria bankare u rritėn me 3.6 pėr qind. Banka Emporiki nė Shqipėri zė rreth 0.01 pėr qind tė totalit tė aktiveve tė grupit Credit Agricole, dhe rreth 2.8 pėr qind tė totalit tė aktiveve tė sektorit bankar nė Shqipėri (mars 2008).

Piraeus Bank (Greqi)
Problemet nė tregjet financiare ndėrkombėtare e gjetėn grupin "Piraeus" me njė pėrmirėsim si tė mjaftueshmėrisė sė kapitalit, ashtu edhe tė likuiditetit; me njė raport tė kredive ndaj depozitave prej 127 pėr qind nė fund tė vitit 2007. Tirana Bank zė rreth 1.19 pėr qind tė totalit tė aktiveve tė grupit "Piraeus Bank", dhe rreth 9.6 pėr qind tė totalit tė aktiveve tė sektorit bankar nė Shqipėri (mars 2008).

Banka Kombėtare e Greqisė (Greqi)
Nė kushtet aktuale tė tregjeve ndėrkombėtare tė parasė e kapitalit, NBG nuk janė prekur nga kriza aktuale e likuiditetit. Fitimi neto i grupit nė tremujorin e parė tė vitit 2008 u rrit, duke arritur nė 423 milionė euro, nė rritje prej 25 pėr qind, krahasuar me tė njėjtėn periudhė tė vitit tė kaluar. Dega e Bankės Kombėtare tė Greqisė nė Tiranė pėrfaqėson rreth 0.28 pėr qind tė totalit tė aktiveve tė grupit NBG, dhe rreth 5.9 pėr qind tė totalit tė aktiveve tė sektorit bankar nė Shqipėri (mars 2008).

Societe Generale (Francė)
Gjatė vitit '07, tė ardhurat e grupit zbritėn me 2.8 pėr qind krahasuar me njė vit mė parė, pėr shkak tė krizės financiare amerikane. Fitimi neto i grupit arriti nė 947 milionė euro (81.9 pėr qind mė pak sesa njė vit mė parė). Banka Popullore zė rreth 0.03 pėr qind tė totalit tė aktiveve tė grupit "Societe Generale", dhe rreth 4.6 pėr qind tė totalit tė aktiveve tė sektorit bankar nė Shqipėri (mars 2008).

Alpha Bank (Greqi)
Fitimi neto nė tremujorin e parė tė vitit '08 u rrit me 18 pėr qind, nė 205 milionė euro. Tė ardhurat neto nga interesi u rritėn me 24.9 pėr qind, nė 374.4 milionė euro. Gjatė problemeve nė tregjet financiare globale, "Alpha" gjeneroi fitime tė qėndrueshme pėr aksionerėt me njė rrezik tė balancuar. Alfa Bank - Shqipėri pėrfaqėson rreth 0.79 pėr qind tė totalit tė aktiveve tė grupit dhe rreth 6.4 pėr qind tė totalit tė aktiveve tė sektorit bankar nė Shqipėri (mars 2008).



_---------------------------------------------------

Te gjitha banka te huaja dhe asnje shqiptare!!
__________________
«Hapi i parė nė likuidimin e njė populli ėshtė tė fshini kujtesėn e tij. Shkatėrroni librat e tij, kulturėn e tij, historinė e tij. Atėhere vini dikė tė shkruajė libra tė rinj, tė krijojė njė kulturė tė re, tė shpikė njė histori tė re. Para se tė kalojė shumė kohė kombi do tė harrojė se ēfarė ėshtė dhe ēfarė qe».


" A nation of sheep will beget a government of wolves" : Edward R. Morrow ( 1908-1965 ) American Journalist.
Bilderberg nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 05-10-08, 23:42   #5
Anėtar i ri
 
Avatari i Bilderberg
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Postime: 631
Rrespekti: 4 Bilderberg will become famous soon enoughBilderberg will become famous soon enough
Gabim

Ēfarė po ndodhė nė tregjet financiare botėrore?

Nga Uk Lushi

Ndjekėsit e lajmeve tashmė janė nė dijeni pėr krizėn ndėrkombėtare financiare. Ajo faktikisht ka filluar nė gusht tė vitit tė kaluar dhe dy-tri javėt e fundit ka shpalosur pėrmasat e saj dramatike duke kėrcėnuar njė kolaps tė sistemit finanaciar nė mbarė globin. Tregjet financiare nė New York, Londėr, Frankfurt, Tokyo, Hong Kong, Moskė, Shanghai, e gati nė tė gjitha kuartet financiare tė bursave globale kanė shėnuar rėnie drastike duke zhvoshkur miliarda e miliarda tė pasurisė nga portfoliot e investitorėve.

Zhvillimet mė tė reja nė tregjet e kapitalit nė Wall Street dhe qendra tjera financiare janė tė magnitudės sė viteve tė 30-ta tė shekullit XX-tė kur botėn e zotėronte kriza e Depresionit tė Madh (Great Depression). Atėbotė vlera e aksioneve totale nė bursėn e New Yorkut ra nga 80 nė 50 miliardė dollarė brenda disa orėsh. Nė vitin 1933, kur kriza arriti fundin, indeksi Dow Jones shėnonte nivelin e njejtė si nė vitin 1900. Ky indeks, sot, nė periudhėn prej njė viti, ka humbur rreth 20 pėr qind nga niveli mė i lartė mė 2007.

Kataklizma financiare ka goditur nė tė gjitha anėt. P.sh., javėn qė iku, tregtimi i aksioneve dhe instrumenteve tjera financiare nė bursat ruse ėshtė suspenduar, disa here dhe disa ditė, pėr orė tė tėra, si rezultat i rėnieve dhe ngritjeve rapide tė ēmimeve. Ai ėshtė ndaluar, me rastin e rėnieve, ngase shumė investitorė kanė ofertuar letrat me vlerė pėr shitje pėr shkak tė krizės nė tregjet globale por edhe pėr shkak tė frikės se Rusia do tė zgjedhė rrugėn e konfrontimit me bashkėsinė ndėrkombėtare pas invazionit tė Gjeorgjisė. Ndėrsa nė ngritje e sipėr tė ēmimeve, qė ėshtė shkaktuar nga pompimi i rreth 20 miliardė dollarėve nė sistemin e bursave ruse nga qeveria, ndalimi i tregtimit ka ndodhur pėr shkak se sistemet teknologjike dhe operuese tė bursave kanė qenė tė tejngarkuara. Presidenti rus, Dmitry Medvedev, pėrveē 20 miliardėve, nė bashkėpunim me Ministrinė Ruse tė Financave, ka premtuar edhe 1500 miliardė rubla tjera (rreth 60 miliardė dollarė amerikanė) pėr tri bankat kryesore tė kontrolluara nga shteti, para tė cilat do tė shfrytėzohen pėr nevoja likuditeti tė sistemit bankar rus.

Ēfarė ka ndodhur nė SHBA, Europė dhe Azi ėshtė e dimensioneve edhe mė tė thella se nė Rusi. Nė mars tė kėtij viti, J.P. Morgan Chase, njė ndėr firmat mė tė fuqishme bankare dhe komerciale amerikane, bleu aksionet e njė tjetėr kompanie nė rrezik pėr tė falimentuar dhe njė ndėr instituticionet mė agresive nė Wall Street, Bear Stearns, pėr 2 dollarė pėr aksion. Financimi i transakcionit u mundėsua pasiqė qeveria kishte garantuar njė kredi prej 30 miliardė dollarėsh pėr J.P. Morgan Chase. Kėtė muaj, para tri javėsh, qeveria amerikane shtetėzoi kompanitė hipotekare Fannie Mae dhe Freddie Mac, tė cilat pėrndryshe mund tė humbnin deri nė 5000 miliardė dollarė nė portfoliot e tyre pėrplot me hipoteka tė rrezikshme. Pavarėsisht kėtyre ngjarjeve, kriza megjithatė nuk u pashit. Pėrkundrazi, situata u tensionua edhe mė shumė ndėrsa institucionet financiare tė shtetit amerikan, si Departamenti i Thesarit dhe Banka Qendrore, deklaruan se shteti ėshtė duke iu afruar limiteve tė kapacitetit financiar prandaj edhe nuk do tė konsiderojė ndėrhyrje tjera tė cilat mund t’u kushtojnė taksapaguesve amerikanė miliarda dollarė.

Reakcioni ndaj kėtij prononcimi ishte i menjėhershėm. Banka investuese amerikane Lehman Brothers shpalli falimentimin mbi bazėn e nenit 11 tė Ligjit tė Bankrotimit. Lehman ka dikund rreth 610 miliarde dollarė borxhe qė duhet t’ua paguajė kreditorėve. Merrill Lynch arriti tė eskivojė rrezikun e falimentimit, duke u ulur nė prehėrin e Bank of America, e cila e ka blerė atė pėr 50 miliardė dollarė. AIG, njė ndėr gjigantėt e sektorit tė sigurimeve, praktikisht ėshtė nė pronėsi tė shtetit amerikan pasiqė Departamenti i Thesarit i dha kompanisė njė kredi prej 85 miliardė dollarėsh. Nėse kjo kredi nuk paguhet me kohė, shteti rezervon tė drejtėn tė shesė asetet e kompanisė me aukcion. Banka tjera si Wachovia, Washington Mutual, Morgan Stanley dhe bile edhe Goldman Sachs janė nėn presion. Vėshtirė e besueshme por e vėrtetė, Morgan Stanley, ėshtė nė bisedime me Korporatėn Kineze tė Investimeve (KKI), fondi investues i qeverisė kineze, qė tė shesė deri nė 49 pėr qind tė aksioneve. Nė dhjetor tė vitit tė kaluar KKI bleu 9.9 pėr qind tė aksioneve nė Morgan Stanley dhe nėse arrihet marrėveshje mes Morgan Stanley dhe KKI-s, me 49 pėr qind tė pronesisė kinezėt do tė jenė aksionari mė i madh nė bankėn amerikane me renome. Kėto lajme janė vetėm ato qė shquhen nepėr kryetituj. Nė fakt, nė SHBA, sipas, Korporatės pėr Sigurimin e Depoziteve Federale (FDIC), 117 banka amerikane gjenden nė situatė alarmante.

Bankat Qendrore kanė orkestruar disa operacione tė pėrbashkėta duke injektuar miliarda dollarė, euro, funta dhe yen nė sistemin financiar botėror qė prej fillimit tė telasheve financiare. Vetėm javėn e fundit 250 miliardė dollarė kanė penetruar nėpėr sistemet bankare. Autoritetet rregullative tė tregjeve financiare, SEC nė SHBA dhe FSA nė Britani tė Madhe, kanė ndaluar shitjen e shkurtė (short selling) tė aksioneve tė qindra kompanive, kryesisht bankare dhe financiare duke shpresuar se kjo do tė stopojė rėnien e bursave. Shitja e shkurtė ėshtė shitje e aksioneve tė njė kompanie duke marrė aksionet hua nga bankat qė i mbajnė kėto aksione nė emėr tė aksionarėve. Nė qoftė se ēmimi i aksioneve bie personat qė kryejnė shitje tė shkurtė realizojnė profit.

Sidoqoftė, intervenimi mė i madh, ndodhi gjatė fundjavės sė shkuar ndėrsa administrata e Presidentit George W. Bush i dha autoritet absolut Departmentit tė Thesarit tė blejė deri nė 700 miliardė dollarė asete dhe hipoteka tė distresuara. Ėshtė e vėshtirė tė prognozohet se Kongresi nuk do tė miratojė planin e Presidentit Bush. Kjo dorėzoni shpėtuese pėr Wall Street e qeverisė amerikane do tė rrisė kulmin e borxhit kombėtar tė Amerikės nė 11.3 trilionė dollarė duke vėshtirėsuar mundėsitė pėr manovrim (makro)ekonomik tė qeverisė. Deficiti i qeverisė amerikane pėr vitin e ardhshėm ishte paraparė tė arrinte shifrėn prej 500 miliardėve- me kėtė projekt ai kalon njė trilion. Ky shpenzim kapital prej 700 miliardė dollarėsh, interpretuar nė mėnyrė tė thjeshtė, do tė jetė pėrafėrsisht sa kostoja e okupimit tė Irakut prej fillimit tė luftės dhe do tė kushtojė dikund kah 2000 dollarė pėr krye tė ēdo amerikani.

Ē’ ėshtė mė e keqja ende nuk dihet si do tė reagojnė tregjet e kapitalit ndaj paketės sė qeverise amerikane. Vetėm koha do tė tregojė ēfarė do ndodhė me tregjet kundrejt gjithė kėtyre akrobacioneve administrativo-financiare tė qeverive dhe, mė e rėndėsishmja, sa do tė paguajnė qytetarėt dhe taksapaguesit pėr mjegullnajėn financiare qė ka pėshtjellur globin tonė. Porse e vėrteta e zhveshur ėshtė se mosndėrhyrja do tė mund tė kishte shkaktuar kolaps tė botės (financiare) me njė kosto tė stėrmadhe nė krahasim me ndėrhyrjen.

Ēfarė ka iniciuar dhe thelluar krizėn me tė cilėn po pėrballet bota sot? Faktorėt janė tė shumtė. Disa thonė se avelanzhi ka nisur me emetimin tepėr tė shlirė tė parave nga Bankat Qendrore dhe zgjerimin e pakontrolluar te kreditit nga bankat private. Disa mendojnė se turbullirat janė rezultat i lakmisė dhe makutėrisė sė investitorėve, spekulantėve dhe sharlatanėve. Tė tjerė fajėsojnė autoritetet rregullative dhe mbikėqyrėse, qė kishin rėnė nė gjumė. Arsyet e njėmendta janė megjithatė jo aq tė cekta dhe mė tė shumta. Sido qė tė jetė, shumica e profesionistėve financiarė nė Wall Street dhe nga qendra tjera financiare dhe ekonomike pajtohen se ka njė kronologji tematike qė ka sjellur deri nė tėrmetet e sotme.

Njė arsye pėr krizėn janė tregjet e patundshmėrive nė SHBA dhe gjithandej planetit tonė. Sipas indeksit S&P/Case Shiller, ēmimet e pėrgjithshme tė shtėpive nė SHBA, nė periudhėn prej janarit 2000 deri nė janar tė 2008-tės, shėnuan njė rritje prej 96 pėr qind dhe edhe pse kėto ēmime kanė pėsuar ulje vitin e fundit- rėnia ka qenė vetėm 13 pėr qind. Zbritjet e shpejta tė ēmimeve tė shtėpive dhe banesave kanė detyruar blerėsit e hipotekave tė regjistrojnė kėto ndryshime kontabėl nė llogarinė humbje (write-downs). Humbjet me automatizėm janė shumėfishuar pėr shkak tė koeficientit tė lartė tė hyrjes nė borxh (leverage), i cili ėshtė njė shpatė me dy teha sepse i ngrit fitimet pėr aq herė sa ėshtė koeficienti por i rrit edhe humbjet po pėr atė faktor kur ēmimet e hipotekave ose ēdo investimi tjetėr bien. Lehman Brothers, bie fjala, pak para falimentimit kishte koeficientin e hyrjes nė borxh rreth 30 me 1. Kjo do thotė se Lehman Brothers kishte rreth 700 miliardė asete dhe vetėm 23 miliardė kapital nė rezervė apo, shprehur ndryshe, pėr ēdo dollar tė investuar nga paratė e bankės ata kishin huazuar 30 dollarė.

Nė kėsi lloj nivelesh leverixhi, kur fillojnė humbjet, matematika financiare ėshtė shumė e thjeshtė dhe dhimbshme. Bankat anembanė globit tonė, prej SHBA-sė, nė Spanjė, Gjermani, e deri nė Azi ende kanė leverixh tė lartė dhe ndėrsa tė gjitha, nė tė njėjtėn kohė, tentojnė tė deleverixhojnė bilancet e tyre, kjo tentativė kushtėzon zbritjen e vlerės sė aseteve edhe mė shumė dhe humbjet vazhdojnė tė rriten kurse likuditeti bie duke rrezikuar tė shndėrrohet nė ngėrrē kreditor (credit crunch), i cili mund tė paralizojė ekonominė e njė vendi apo edhe planetare.

Njė tjetėr arsye pėr kėtė katrahurė ėshtė ndėrndeshja e bankingut tė vjetėr dhe tė ri. Bankingu i stilit tė vjetėr pėrfshinė metodologji direkte tė origjinimit tė aseteve dhe rrezikut dhe pastaj mbajtjes sė tyre nė bilancin e bankave. Bankat klasike marrin kapital nga investitorėt duke vendosur bazėn e ekuititetit, pranojnė depozita dhe lėshojnė kredi. Nė qoftė se banka ėshtė prudente tė jep kredi dhe hua me rrezik tė vogėl dhe tė kalkulueshėm sipas modeleve internale si dhe konjuktura ekonomike nuk pėrjeton dridhje tė mėdha, banka ka gjasa tė mėdha tė realizojė kthim pozitiv. Bankingu i stilit tė ri zgjeroi modelin klasik duke bėrė tė ashtuquajturin sekuritizim tė kredive, huave dhe hipotekave duke i larguar ato nga bilanci bankar sapo origjinoheshin nga klientėt dhe duke ua shitur ato investitorėve tė uritur pėr rendimente tė larta nė forma tė reja dhe tė ripaketuara nė instrumente tė reja, tė cilat nganjėherė janė aq komplekse saqė vetėm njė pakicė specialistėsh dhe investitorėsh i kuptojnė ato. Pėr mė keq, pėr arsye se kėrkesa eventualisht bie, bankat mbesin me duar nė gojė dhe duke mos pasė ēfarė tė bėjnė me asetet e orgjinuara, u duhet t’i vendosin ato nė bilancet e tyre dhe nė kėtė mėnyrė u ekspozohen rrezikut tė humbjeve nga kreditė dhe hipotekat mė tė kėqija. Kjo xhurulldi, e cila natyrisht nė aspektin afatshkurtėr ishte njė burim i jashtėzakonshėm i profitit pėr bankat, duhet tė pėrfundojė dikund poashtu sepse numri i klientėve qė do tė jenė pagues tė rregullt tė hipotekave ėshtė i limitueshėm dhe nuk mund i pėrgjigjet kėrkesės sė marrė tė blerėsve. Nė fakt, ky tranim ka filluar tė vyshket prej gushtit tė vitit tė kaluar por ende nuk ėshtė e sigurt se kur do tė ep shpirt.

Siē duket kriza momentale me humbjet astronomike ėshtė haraēi qė kapitalizmi dhe globalizimi detyrojnė tė paguajnė gjithė ata qė donė tė jenė pjesė e tij. Joseph Schumpeter, njė ekonomist eminent nga shekulli i kaluar, nė librin e tij “Kapitalizmi, Socializmi dhe Demokracia”, krizat si kjo e mėsėfundit i pėrshkruan me frazėn “destrukcioni kreativ i kapitalizmit” (creative destruction of capitalism), qė nė interpretim tė thjeshtėzuar do tė thotė proces kur mėnyrat e vjetra tė tė bėrit tė gjėrave shkatėrrohen nga brenda dhe zėvendėsohen nga mėnyra tė reja.

Wall Street dhe bota jonė kanė parė dhe kaluar edhe kriza tjera para kėsaj. Njerėzimi duket se ka memorie tė shkurtėr lidhur me rėniet financiaro-ekonomike sepse pėrsėri e pėrsėri fillon nga e para. Kėshtuqė krejt ēfarė mund tė thuhet pėr zhvillimet mė tė fundit nė Wall Street dhe botėn financiare ėshtė: MIRUPAFSHIM NĖ KRIZA TJERA!

Uk Lushi

Publikuar ne Koha Ditore dhe ne gazeten Illyria (New York)

link: http://www.eciks.org/shqip/analiza.php?action=total_analiza&main_id=29
__________________
«Hapi i parė nė likuidimin e njė populli ėshtė tė fshini kujtesėn e tij. Shkatėrroni librat e tij, kulturėn e tij, historinė e tij. Atėhere vini dikė tė shkruajė libra tė rinj, tė krijojė njė kulturė tė re, tė shpikė njė histori tė re. Para se tė kalojė shumė kohė kombi do tė harrojė se ēfarė ėshtė dhe ēfarė qe».


" A nation of sheep will beget a government of wolves" : Edward R. Morrow ( 1908-1965 ) American Journalist.
Bilderberg nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 06-10-08, 05:19   #6
Anėtar i ri
 
Avatari i orakulli
 

Anėtarėsuar: Sep 2008
Seksi: Mashkull
Statusi: I Dashuruar
Postime: 445
Rrespekti: 2 orakulli has a spectacular aura aboutorakulli has a spectacular aura about
Gabim

Pas asaj qe ndodhi ne sistem qe nuk esht thjesht i lidhur me vetveten por dhe me faktore jasht tij si punesimi dhe zhvendosja e kapitaleve investuese ne vende ne zhvillim,konkurenca e padrejte e mallrave kineze ne tregjet nderkombetare etj,te gjithe mendojne se c,fare duhet te behet,te ndryshoeht.Ne cikel zmadhimi esht gjithmone ne kontradikte me vetveten.Perqendrimi rit shume kostot sekondare dhe lejon njefare socializmi financiar(situate monopol e fshehur).Humbja e kontrollit ndodh me shpesh per arsye te mosllgaritjes dot ne menyre efikase te dhjetra faktorev objektive qe riten progresivisht.
Zgjidhja eshte vetem decentralizimi dhe lenia ne dore e mekanizmave te vegjel privat bankar te cile te jene ne konkurence te perhershme me njeri tjetrin.
Pra me fjale popullor esht lenia ne dore e lumit financiarte ne dore te njesive bankare privateme te vogla ne nje numer te caktuar popullsie dhe siperfaqe biznesi.Pra mos lejimin e zmadhimit ne menyre te qellimshme.Sistemi i vogel te jete privat i plote i lire deri ne nje nivel kreditimi.Ndersa kreditimi te i madh te jete i kontrolluar nga bashkepronesi shtet-privat..Bankat mos te lejohen te jene padrone te vetme te kreditimit ato duhet te jene pronare me institucionin me te larte publik(version i ngjashem me ate Kinez)
Gjithe ky sistem tashme jogjigandesh esht me i lehte manovrueshem,me pak i kushtueshem dhe me kosto me te ulta ne nivelet e uleta te kreditimit per arsye te qendremit kercenues te konkurenzes dhe nuk lejon kerkesen mbnizmadhuese te pakices pronesore,si dhe pas zmadhimit te mos kete gjithmone mbikerkese fitimi si pasoje e afrimit te situates monopol..
Nderhyrja e kongresit (ose socializmi i ri) ne perballimin e kesaj humbje prej Shtetit,qe ne thelb esht prej vete amerikane esht veprimi i dyte i gabuar,pas leshimit me shume se sa duhet te drejtave pakicave pronesore prodhuese,tregtare e bankare me ane te ligjeve te Kongresit.
Demi duhej lene te perballohej vete nga sistemi.Ata qe humben,humben.Mbulimi publik shtoi vetem numrin e te humburve.Ne kete rast duhet shikuar me ligj,qe ata qe cperdorojn te drejtat financiare te shumices ,duhet te ken pasoja pronesore mbi pronaret pakicore te tyre.Nuk duhet lejuar qe at qe shkaktouan individualisht kete te jene me te pasur se para ndodhise.
Ligji i punesimit kerkon nje ndryshim radikal ashtu si dhe ligji i mbulimit te falimenteve bankare me te ardhura publike.
Kjo nuk tregon gje tjeter vecse ate qe ne cdo gje qe ndertojm, nuk i shpeton atij te natyres.Kemi gjithmone lindje,rritje,kulmi i suksesit,renie,plakje dhe transformim te ri.Gjithmone kemi nje cfryrje te demshme ne fund te procesit ku procesi fillon me te njeten menyre ku nisi por ne nje shkalle me te larte zhvillimi.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga orakulli : 06-10-08 nė 05:32.
orakulli nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 06-10-08, 12:25   #7
Anėtar i ri
 
Avatari i Bilderberg
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Postime: 631
Rrespekti: 4 Bilderberg will become famous soon enoughBilderberg will become famous soon enough
Gabim

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga orakulli Shiko postimin
Pas asaj qe ndodhi ne sistem qe nuk esht thjesht i lidhur me vetveten por dhe me faktore jasht tij si punesimi dhe zhvendosja e kapitaleve investuese ne vende ne zhvillim,konkurenca e padrejte e mallrave kineze ne tregjet nderkombetare etj,te gjithe mendojne se c,fare duhet te behet,te ndryshoeht.Ne cikel zmadhimi esht gjithmone ne kontradikte me vetveten.Perqendrimi rit shume kostot sekondare dhe lejon njefare socializmi financiar(situate monopol e fshehur).Humbja e kontrollit ndodh me shpesh per arsye te mosllgaritjes dot ne menyre efikase te dhjetra faktorev objektive qe riten progresivisht.
Zgjidhja eshte vetem decentralizimi dhe lenia ne dore e mekanizmave te vegjel privat bankar te cile te jene ne konkurence te perhershme me njeri tjetrin.
Pra me fjale popullor esht lenia ne dore e lumit financiarte ne dore te njesive bankare privateme te vogla ne nje numer te caktuar popullsie dhe siperfaqe biznesi.Pra mos lejimin e zmadhimit ne menyre te qellimshme.Sistemi i vogel te jete privat i plote i lire deri ne nje nivel kreditimi.Ndersa kreditimi te i madh te jete i kontrolluar nga bashkepronesi shtet-privat..Bankat mos te lejohen te jene padrone te vetme te kreditimit ato duhet te jene pronare me institucionin me te larte publik(version i ngjashem me ate Kinez)

Gjithe ky sistem tashme jogjigandesh esht me i lehte manovrueshem,me pak i kushtueshem dhe me kosto me te ulta ne nivelet e uleta te kreditimit per arsye te qendremit kercenues te konkurenzes dhe nuk lejon kerkesen mbnizmadhuese te pakices pronesore,si dhe pas zmadhimit te mos kete gjithmone mbikerkese fitimi si pasoje e afrimit te situates monopol..
Nderhyrja e kongresit (ose socializmi i ri) ne perballimin e kesaj humbje prej Shtetit,qe ne thelb esht prej vete amerikane esht veprimi i dyte i gabuar,pas leshimit me shume se sa duhet te drejtave pakicave pronesore prodhuese,tregtare e bankare me ane te ligjeve te Kongresit.
Demi duhej lene te perballohej vete nga sistemi.Ata qe humben,humben.Mbulimi publik shtoi vetem numrin e te humburve.Ne kete rast duhet shikuar me ligj,qe ata qe cperdorojn te drejtat financiare te shumices ,duhet te ken pasoja pronesore mbi pronaret pakicore te tyre.Nuk duhet lejuar qe at qe shkaktouan individualisht kete te jene me te pasur se para ndodhise.
Ligji i punesimit kerkon nje ndryshim radikal ashtu si dhe ligji i mbulimit te falimenteve bankare me te ardhura publike.
Kjo nuk tregon gje tjeter vecse ate qe ne cdo gje qe ndertojm, nuk i shpeton atij te natyres.Kemi gjithmone lindje,rritje,kulmi i suksesit,renie,plakje dhe transformim te ri.Gjithmone kemi nje cfryrje te demshme ne fund te procesit ku procesi fillon me te njeten menyre ku nisi por ne nje shkalle me te larte zhvillimi.
Jam dakord me opinionin tend ne lidhje me decentralizimin jo vetem bankar por edhe te te ekonomis reale.

Megjithate personalisht jam per versionin Suedez Bankar "JAK Ethical Bank" ku depozituesi nuk eshte thjesht nje klient por edhe aksioner i bankes!! link: JAK members bank - Wikipedia, the free encyclopedia

Do me pelqente shume qe Shqiperia ne vend qe te ndjeke shembullin e nje kapitalizmi te eger dhe ekstremist, te ndiqte ate te Social Demokracise se vendeve skandinave si Suedia, Norvegjia, Finlanda dhe Danimarka!!
Vendet skandinave jane per tu marre shembull!!

__________________
«Hapi i parė nė likuidimin e njė populli ėshtė tė fshini kujtesėn e tij. Shkatėrroni librat e tij, kulturėn e tij, historinė e tij. Atėhere vini dikė tė shkruajė libra tė rinj, tė krijojė njė kulturė tė re, tė shpikė njė histori tė re. Para se tė kalojė shumė kohė kombi do tė harrojė se ēfarė ėshtė dhe ēfarė qe».


" A nation of sheep will beget a government of wolves" : Edward R. Morrow ( 1908-1965 ) American Journalist.
Bilderberg nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju

Bookmarks

Tags
ardhmja, dhe, kriza, subprimes



Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Veglat e Temės Kėrko nė Temė
Kėrko nė Temė :

Kėrkim i Avancuar

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF
Trackbacks are OFF
Pingbacks are OFF
Refbacks are ON



I ri nė faqe? Keni nevojė pėr ndihmė?



iSpy  .:.  Grupet Sociale  .:.  Kėrko 


Te gjitha kohėt janė nė GMT +3. Ora tani ėshtė 14:35.




Mundesuar nga vBulletin
Copyright ©2000 - 2008, Jelsoft Enterprises Ltd.
LinkBacks Enabled by vBSEO 3.1.0
Tė Drejtat ©2008 Forumi Virtual