![]() |
|
|||||||
| Portali | Rregullorja | Regjistrohuni | Stafi Pergjigjet | Lista e Anėtarėve | Albumi | Lojra | Kėrko | Postime te reja | Shėnoji Forumet si tė Lexuar |
Nė origjinėn e universit..... |
![]() |
|
|
LinkBack | Veglat e Temės | Kėrko nė Temė |
|
|
#1 |
|
Ky siper
|
Pranė kufirit franko-zviceran, ndėrmjet liqenit Leman dhe qytetit Voltaire, historia e botės po pėrgatitet pėr njė ngjarje tė madhe. Ndėrmjet fshatrave tė vegjėl, prerive tė pafundme dhe lopėve qė kullosin gjithandej, i gjithė njerėzimi ėshtė duke bėrė njė hap pėrpara, ndoshta njė "kėrcim", nė ndėrgjegjen e universit, pėr materialin dhe forcat e panjohura qė e mbajnė sė bashku. Dihet qė diēka do tė ndodhė. Ėshtė njė moment historik pėr shkencėn dhe ajo qė do tė zbulohet, mund tė ndryshojė librat shkencorė. Pas njė ose dy vjetėsh, ka mundėsi tė zbulohet origjina e materialit enigmatik qė pėrbėn 25 pėr qind tė universit. Duhen edhe pak javė qė pėrshpejtuesi mė i madh i grimcave nė botė tė vihet nė punė. Quhet LHC, "Large Hadron Collider". Dy njėsi protonesh do tė fillojnė tė lėvizin nė dy drejtime tė kundėrta pėrgjatė tunelit 27 kilometra tė gjatė dhe 100 metra nėn Tokė. Do tė pėrballen me katėr zhvillues tė mėdhenj, disa lloj aparatesh fotografikė shumė tė mėdhenj, tė cilėt do tė memorizojnė imazhe nga impakti. Pra kėshtu do tė shohim origjinėn e universit, atė ēfarė ndodhi njė tė miliardin e sekondės pas "Big Bang"-ut tė madh, sepse janė pikėrisht ato ēaste tė cilat janė ėndėrruar dhe imagjinuar qė nga fillimi i njerėzimit dhe tashmė po i afrohemi sė vėrtetės. Njė projekt i tillė nė fakt nuk ėshtė organizuar kurrė mė parė dhe aktualisht ėshtė mė ambiciozi nė tė gjithė botėn. Dhe nuk mund tė ndodhte tjetėrkund se nė Ēern, laboratori mė i rėndėsishėm i planetit pėr sa i pėrket fizikės sė grimcave. Njė sipėrmarrje, e cila qė nga viti 1954, ka lidhur sė bashku njėzetė shtete evropiane dhe gati 60 nga e gjithė bota, duke aktivizuar ēdo ditė rreth tetė mijė shkencėtarė. Nga korriku dhe nė vazhdim, gjithashtu edhe pėr vitet nė vijim, pritet tė zbulohen gjėra qė nuk janė parė kurė mė parė, por thjesht janė imagjinuar teorikisht. Objekte misterioze si material i errėt, kundėrmateria, supersimetritė ose grimca elementare hipotetike e Higs, tė cilėn Nobeli Leon Maks Lederman e quajti "Grimca e Zotit".
Vėmendja e njerėzve tė thjeshtė drejt kėtij projekti u tėrhoq vetėm disa kohė mė parė nga njė nismė e dy individėve, tė cilėt tentuan ta bllokonin. Me njė apel nė Gjykatėn e Hauait (njė prej tė dyve banon atje), Ualter Uagner dhe Luis Sanēo pretendojnė se LHC ėshtė njė lloj arme e cila do tė sjellė fundin e botės. Njė pretendim i skajshėm tė cilin shkencėtarėt e quajnė si fantazi tė pabazuar. Edhe nė tė shkuarėn eksperimente tė tilla (por pak mė tė limituar) jepnin alarme pėr fundin e botės, por nė fakt nuk ndodhi asgjė. Por buja qė bėnė kėta dy njerėz na bėn tė kuptojmė se nė Ēern do tė ndodhė vėrtet diēka e jashtėzakonshme. Jo "fundi i botės", por ndoshta do tė na tregojė fillimin e saj. Sasia e protoneve lėviz nė njė tub tė zbrazėt me anė tė disa magneteve qė i japin drejtimin e duhur pėr tek unaza. Janė gjithsej 1232 magnete pėrgjatė njė tubi 15 metra tė gjatė qė peshon rreth 32 tonė dhe qė ushqehet me 12 mijė Amper. Disa lloje termosesh qė brenda mbajnė njė masė tė ftohtė deri nė 1.9 Kelvin, thėnė ndryshe minus 271 gradė Celsius. Nėse do tė pėrdoreshin magnete "tė nxehtė" pėr tė arritur atė energji, unaza duhej tė ishte 120 kilometra e gjatė dhe do tė konsumonte 40 herė mė shumė energji elektrike. Kėto qė po pėrdoren janė magnete tė teknologjisė sė fundit. Aty gjithēka ėshtė e teknologjisė sė fundit, novative. Nė ēdo fazė tė eksperimentit po mėsohen gjėra tė cilat do tė kenė njė vlerė tė rėndėsishme nė zhvillimin e mėtejshėm tė racės njerėzore. Teknologjia e pėrshpejtuesve pėrdoret edhe nė eksperimentet tumorale dhe nė diagnostikimin mjekėsor, gjithashtu nė studimin e superpėrēuesve ose nė sistemet e skanimit tė mallrave qė qarkullojnė nė aeroport. Pra Ēerni me pak fjalė ėshtė edhe njė biznes i mirė pėr shtetet qė e financojnė. Por le tė vazhdojmė tė flasim pėr unazėn qė po kolaudohet. Paketat e protoneve (njėqind miliardė protone nė 2800 "paketa") do tė lėvizin brenda njė gypi (dhjetė cm diametėr) ku krijohet "super boshllėku", mė shumė se nė hapėsirė, njė e mijta e miliardit tė presionit nė nivelin e detit. Protonet do tė lėvizin me shpejtėsinė e dritės dhe distancėn prej 27 kilometrash do ta pėrshkojnė njėmbėdhjetė mijė herė nė sekondė. LHC nė fuqinė e saj maksimale do tė arrijė pėr ēdo grup protonesh njė energji tė barabartė me atė tė njė makine tė lėshuar me 1600 kilometra pėr orė. Ēdo proton do tė ngarkohet me 7 Tev (tera elektrovolt), pra ēdo pėrplasje do tė ēlirojė 14 Tev: njė sasi energjie qė nuk ėshtė arritur mė parė dhe qė konsiderohet se do tė jetė e aftė tė ēlirojė grimca qė nuk janė parė kurrė mė parė. Nėn sipėrfaqen ku ndodhet laboratori, brenda disa shpellave gjigande ndodhen katėr zhvilluesit e mėdhenj. Dy janė "Atlas" dhe "Cms" tė cilėt bėjnė njė vėzhgim me njė fushėpamje tė gjerė, ndėrsa dy tė tjerėt "Alice" dhe "Lhcb" kanė si detyrė tė vėzhgojnė objektiva mė tė specifikuar. "Alice" studion materien nukleare nė njė dendėsi tė lartė, pra nė momentin kur formohen protonet dhe neutronet. Rreth njėzet tė milionat e sekondės pas "Big Bang"-ut. Do tė jetė faza e parė pas nisjes sė pėrshpejtuesit tė madh, kur pėr tė krijuar "Qgp"-nė do tė pėrplasen bėrthama plumbi: "Alice: ėshtė projektuar pėr tė punuar nė dendėsi mė tė vogla se kjo e fundit, por gjithsesi vitin e parė tė eksperimentit do tė jetė shumė frytdhėnės. Nė dendėsi tė ulėta, efektet janė mė tė rralla, por qė tė katėrt vėzhguesit do tė marrin informacion sė bashku pėr tė krijuar njė ide mė tė qartė tė tė gjithė procesit. Aty ėshtė si tė punosh nė eksplorime tė mėdha gjeografike me njė numėr tė madh njerėzish: pėr ēdo vėzhgues kontribuojnė rreth njėqind institute nga rreth tridhjetė vende. Kėta vėzhgues janė makineri gjigande tė ndėrtuara rreth gypit qendror ku do tė kalojnė paketat e protoneve. Dhe vėzhguesi i dytė, njė prej tė cilėve do tė kėtė njė fushėpamje mė tė gjerė ėshtė "Atlas". Rreth 46 metra i gjatė, me njė diametėr prej 25 metrash dhe me peshė rreth shtatė mijė tonė. Dhe cilado qoftė fizika e re qė do tė zbulohet, "Atlas" dhe "Cms" do tė jenė aty duke e vėzhguar. Sot e njohim mirė botėn e grimcave fillestare tė pėrshkruara nga teoria e Modelit Standard. Modeli shpjegon mirė, por nuk i pėrgjigjet tė gjitha pyetjeve. Dimė qė nė univers ka rreth 25 pėr qind materie tė panjohura. Por asnjė nga grimcat qė ne njohim mund tė na japė pėrgjigje dhe tė na shpjegojė pėr materien e panjohur. Modeli Standard ėshtė njė teori qė na jep njė vizion pėr gjendjen e njohurive tona. Por ajo ēfarė duket emocionuese ėshtė se nga gjithēka qė ne njohim, e ashtuquajtura materie e zakonshme prej sė cilės pėrbėhemi ne dhe ēdo objekt tjetėr nė Tokė, pėrbėn vetėm gjashtė pėr qind tė materies dhe energjisė sė universit. Por injoranca jonė ėshtė pakufi, pasi pėrtej Modelit Standard ka shumė teori dhe fenomene tė tjera qė sot nuk i njohim, edhe pse e kemi ndonjė ide. Kjo vėrtetohet nė fazėn kur pėrshpejtuesi "Lhc" do tė arrijė pėr herė tė parė energjinė qė u pėrmend mė sipėr. Termi materie e errėt tregon edhe injorancėn tonė. Jemi pėrballė njė muri dhe kemi shumė pyetje. Nga ky kėndvėshtrim mund tė hapet njė botė e re. Tė gjitha librat shkencorė aktualė mund tė ndryshojnė ose tė pėrfundojnė tė arkivuar. Pas atij muri mund tė vėrtetohet teoria e Higs, qė deri mė tani ėshtė thjesht njė hipotezė: njė fushė energjie qė pėrcakton masat e ndryshme tė grimcave. Ose tė grimcave supersimetrike tė quajtura ndryshe "Suzi", tė cilat mund tė shpjegojnė materien e errėt ose masa mjaft tė mėdha qė nuk mund tė ishin prodhuar deri mė sot nė mėnyrė artificiale. Ndėrsa vėzhguesi i tretė ėshtė "Cms", i cili ka tė njėjtat objektiva me "Atlas"-in, por pėrdor teknologji tė ndryshme nga ky i fundit. Dhe tė dy bashkė, praktikisht, verifikojnė rezultatet e njėri-tjetrit. Do tė arrijnė tė regjistrojnė njė miliard pėrplasje nė sekondė. Ndėr to do tė zgjidhen njėqind mijė, qė mund tė jenė interesante dhe nė fund do tė ruhen vetėm 100, ato mė tė pėrsosurat. Ėshtė njė fluks informacioni i tillė sa mund tė krahasohet me tė gjithė fluksin e informacionit tė botės nė atė ēast. Dhe pėr kėtė arsye, brenda ambienteve tė vėzhguesit "Atlas" janė instaluar njė seri kompjuterėsh (farm) pėr tė seleksionuar tė dhėnat pėrpara se ato tė shkojnė nė laborator pėr tu pėrpunuar. Dhe i fundit mbetet vėzhguesi "Lhcb": ky ėshtė i ndryshėm nga tė tjerėt, sepse nuk ėshtė rrethor, por asimetrik. Vėzhgon mezonet B, tė cilat pas pėrplasjes shkojnė tė gjitha nė tė njėjtin drejtim. Dhe kėshtu do tė studiojnė asimetrinė materie-antimaterie, njė e miliarda e miliardit tė sekondės pas "Big Bang"-ut. Nė njė temperaturė prej disa miliarda gradė Celsius. Tė gjitha tė dhėnat e eksperimentit pėrfundojnė nė qendrėn kompjuterike. Analiza ėshtė pjesa pėrfundimtare. Dhe aty, nė atė qendėr kompjuterike, Tim Berners-Lee krijoi web-in, atė "www", qė tashmė e njohim tė gjithė. Dhe aktualisht, pasi nevoja pėr pėrpunim informacioni ėshtė shumė e madhe, u krijua edhe njė rrjet i fuqishėm serverėsh. "Lhc" do tė prodhojė 15 milionė giga bait informacion ēdo vit, pak a shumė sa tre milionė DVD. Ky kapacitet pėrllogaritjesh ėshtė shpėrndarė nė rreth dyqind qendra tė shpėrndara nė tė gjithė botėn dhe tė ndėrlidhura me njėra-tjetrėn. Pra edhe disa javė dhe "Lhc" do tė fillojė tė punojė. Por ka diēka tjetėr pėrtej zbulimeve tė mundshme, tė cilat mund tė trondisin shkencėn. Janė bėrė disa teza sociologjie dhe antropologjie pėr tė kuptuar se si mund tė funksionojė kaq mirė: aty punojnė njerėz me kultura tė ndryshme nga e gjithė bota. Sigurisht qė ka konkurrencė, por nė transparencė tė plotė kur bėhet fjalė pėr ndarjen e informacionit. Duke e parė nė njė aspekt tė gjerė, nė fund tė fundit tė lind pyetja: pse nuk ekziston njė Ēern pėr shėrimin e kancerit ose SIDA-s? Eksperimenti do kete ngjarje brenda pak ditesh.
__________________
sOlO ki impara a fregarsene della gente č un GRANDE e allora.. FrEgAtEnE!!e vivi la tua vita cOme megliO credi!! |
|
|
|
|
|
#2 | ||
|
Ky siper
|
Ja dhe foto e pajisjes qe do beje kete gje te mundur
__________________
sOlO ki impara a fregarsene della gente č un GRANDE e allora.. FrEgAtEnE!!e vivi la tua vita cOme megliO credi!! |
||
|
|
|
|
|
#3 | ||
|
Ky siper
|
Por kunder ketij evenimenti shume shkencetare i jane vene kunder sepse thone qe nese kjo gje ndodh bota do te zhduket ne nje vrime te zeze.Keto shkencetar kane bere apel ne Gjykaten Europiane Per Te Drejtat E Njeriut edhe shpresojne qe ky apel te ndaloje kete eveniment.
__________________
sOlO ki impara a fregarsene della gente č un GRANDE e allora.. FrEgAtEnE!!e vivi la tua vita cOme megliO credi!! |
||
|
|
|
|
|
#7 | |||
|
llahtaria vete
|
Citim:
![]() Kte se paskam degjuar ndonjehere. lol
__________________
Kush eshte mundu te me vjedh password-in... E zente diarreja duke bo seks, edhe u turpnofte gjith jeten.
|
|||
|
|
|
|
|
#9 | ||
|
Anėtarėsuar: Sep 2008
Seksi:
Statusi:
![]()
Postime: 3
Rrespekti: 0
![]() |
o nuk e nxjerra prej mendjes,po ju nuk qenkeshit ne rrjedhe,a nuk e keni ndjekur ne lajme,internet edhe gjithkund...........ja ku e keni....lexoni:10 ditė pėr shpėtimin e botės- ėshtė titulli i botuar nė Sunday Telegraph, nė tė cilėn kritikėt thonė se eksperimenti mė i madh
dhe mė i shtrejtė mund tė shkaktojė fundin e botės. Pėrndryshe akseleratori i ri i cili ėshtė i gjatė 17 milje kushton deri nė 5, 5 miljard euro, dhe ofocialisht duhet tė filloj me punė nė 10 shtatorė. Tema kryesore ėshtė projekti shkencorė i qendrės europeane pėr kėrkim CERN nė Gjeneve, e cila pėr 10 ditė duhet tė filloje eksperimentet. Shkenctarėt besojne se me kėtė projekt tė madh do tė zbulojnė sekretin e krijimit te univerzit. Kundėrshtarėt e kėtij eksperimenti, mes tė cileve edhe njė profesor i shquar gjerman, frigohen se akseleratori i madh i cili me njė shpejtėsi maramendėse do tė zbėrthej qeliza subatomike tė cilat nėse ndehsen njera me tjetrėn do tė shkaktojnė njė mini grope tė zezė e cila nė 4 vitet e ardhshme do tė thith tėrė planetin. Nga ana tjeter shkenctarėt tė inkuadruarne projekt pohojne se do te meren gjitha masat e sigurise dhe se gjate eksperimentit toka nuk do te jete ne rezik me te madh se sa kur rrezet kozmike bien ne siperfaqen e saj. Akuza e cila eshte bere vetem disa dite para fillimit te experimentit eshte drejtuar drejt gjygjit european per te drejtate njeriut, me akuzimin se e then te drejten themelore per jetese, shkruan Sunday Telegraph. |
||
|
|
|
|
|
#11 | |||
|
Anėtarėsuar: Aug 2008
Seksi:
Statusi:
![]() Mosha: 23
Postime: 6
Rrespekti: 0
![]() |
Citim:
pastaj edhe po u permbys ne ps. te shkoje ![]() |
|||
|
|
|
|
|
#12 | ||
|
Anėtar i ri
|
interesante nc nc nc ..shpresoj te ndodhe pra ...
__________________
puno per te jetuar , e jo jeto per te punuar!!! se do ta gjej, do ta gjej: po pse te me lodhen xhanem !!?? "Non accontentarsi mai con l'orizonte ma cerca sempre l'infinito"
|
||
|
|
|
|
|
#13 | ||
|
Shqipetar aktiv
|
jo, askush nuk e di fundin e botes, por qe egziston nje fund per te gjithe boten kam besim te palekundur.
__________________
S'ban, S'ki, S'mun Dersį tmundem me ligjrue E sį gjįll me frymė un jam, Kurr Shqypni, skam me tharrue, Edhe nvorr me tpermendė kam. ~ At. Gjergj Fishta Gezuar Ditelindjen Memedhe!!! |
||
|
|
|
|
|
#15 | ||
|
Str4ngeR
Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: WorLd 0f dReAms
Seksi:
Statusi:
![]()
Postime: 1,925
Rrespekti: 11
![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() |
Kjo nuk ka te beje aspak me Islamin i nderuar
![]() Sipas Islamit, ndryshe vjen fundi i botes, jo ne kete menyre. T'pershendes ![]()
__________________
" Dhe nuk jemi tė obliguar pėr tjetėr, pėrveēse tju kumtojmė ashtu qartė. ". (Kur'an: Sure Jasin 36:17) |
||
|
|
|
|
|
#16 | ||
|
Anėtar i Respektuar
Anėtarėsuar: Jul 2008
Seksi:
Statusi:
![]()
Postime: 2,595
Rrespekti: 11
![]() ![]() ![]() ![]() |
Nuk mendoj se kjo do te jete e verte per vete faktin se zoti i din kur e si do te vij fudi i saj.
__________________
Pa ty bota e humb kuptimin, pa ty dielli e humb shkelqimin, pa ty dita nuk errsohet, pa ty nata nuk kalohet, pa ty endrra nuk enderrohet, pa ty jeta jo, jo nuk kalohet!!!
|
||
|
|
|
|
|
#17 | |||
|
Thpilt
Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: Brussel
Seksi:
Statusi:
![]()
Postime: 1,630
Rrespekti: 10
![]() ![]() ![]() ![]() ![]() |
Citim:
![]() Perderisa eshte nje gje (qe ti e ke shpjeguar dhe me poshte) e lidhur me shkencen , se kuptoj clidhje duhet te kete me fene islame?
__________________
Zoti nuk sheh ne fytyrat tuaja, por ne zemrat tuaja...
|
|||
|
|
|