Thanks Thanks:  0
Dislikes Dislikes:  0
Duke shikuar rezultatet 1 ne 2 nga 2

Teme: Pėrse e keqja do tė ndėshkohet?

  1. #1
    Donatorė Avatari i Lauri
    Antarėsuar nė
    Jul 2008
    Postime
    8,933
    Post Thanks / Like
    Blog Entries
    1
    Forca e Rrespektit
    6067

    Pėrse e keqja do tė ndėshkohet?

    Ferri, pėrse njeriu nxitet nga njė nevojė e thekshme e besimit se e keqja do tė ndėshkohet?

    E spikatur ėshtė ngjashmėria mes pjesėzės evangjeliste tė cituar dhe njė pasazhi nga Libri i tė Vdekurve: “Kam kėnaqur Zotin me atė qė do. I kam dhėnė bukė tė uriturit, i kam dhėnė ujė atij qė kishte etje, rroba atij qė ishte lakuriq, njė varkė atij qė nuk e kishte”.

    Kėto fjalė janė shkruajtur 1500 vite pėrpara Krishtit. Prej teksteve tė tillė buron e vėrteta e Krishtėrimit, tė vėrteta ashtu si universaliteti ku bazohen tė gjithė besimet fetarė dhe qė nuk u ka munguar asnjėherė njerėzve




    Ekziston ferri? Dhe nėse ekziston, cilėt janė kriteret pėr t’u futur apo pėr t’u “arratisur” prej tij? Janė kėto dy pikėpyetjet e mėdha tė ngritura nga diskutimi i fuqishėm i Papa Franceskut kohė mė parė, kur e ka ngritur zėrin kundėr “kujt jeton nė tė keqen, blasfemon, shfrytėzon tė tjerėt, i tiranizon, jeton vetėm pėr paratė, vanitetin, pushtetin”. Kur ka bėrė thirrje qė tė bėhet kujdes dhe “tė mos vendoset shpresa tek paratė, tek krenaria, tek pushteti, tek vaniteti”. Kur ka thėnė se tė korruptuarit nuk do tė jenė tė lumtur “nė anėn tjetėr dhe pėr ta do tė jetė e vėshtirė tė shkojnė tek Zoti”. Kur ka folur kundėr atyre “qė prodhojnė armė pėr tė nxitur luftėra, qė janė tregtarė vdekjeje dhe bėjnė tregtinė e vdekjes”. Kundėr kėtyre, Papa ka deklaruar se “do tė vijė njė ditė kur tė gjithė do tė duhet tė pėrgjigjen para Zotit”.

    Fjalė qė mė kanė kujtuar dorėn e ngritur tė fra Kristoforit nė shtėpinė e don Rodrigos dhe shprehjen e famshme te tij se “do tė vijė njė ditė”, nė kapitullin e gjashtė tek tė “Tė premtuarit pėr martesė”. A ekziston gjykimi dhe ferri qė e pason atė? A ekziston pra njė logjikė e botės, ku liria duhet tė pėrgjigjet? Apo mos kjo ditė nuk do tė vijė dhe nuk do tė ketė gjykim, sepse nuk ekziston logjikė mė e madhe se e njeriut, dhe bota ėshtė vetėm e tė pushtetshmėve dhe mashtruesve?

    Shumė larg tė dėrguarit nė trishtimet e ferrit dhe skenarėt groteskė me djaj dhe tridhėmbėsh tė nxehtė, ekzistenca e Ferrit tė ēon tek kuptimi kompleksiv i botės: nėse kjo udhėhiqet nė finale nga njė logjikė e tė mirės dhe drejtėsisė, tė cilės liria i duhet t’i pėrgjigjet (duke u bėrė e pėrgjegjshme), apo ndoshta jo, sepse ekziston vetėm arbitri dhe vullneti i pushtetit tė individėve nė konkurrencė mes tyre.

    Qė nė kohėn e tij, Platoni ushqente bindjen se e pėrtejmja rezervon “diēka shumė mė tė mirė pėr tė mirėt dhe jo pėr tė kėqinjtė” dhe Kanti ka ana e tij ka pohuar: “Nuk gjejmė asgjė qė tė na ofrojė mundėsinė e krahasimit nė lidhje me fatin tonė nė njė botė tė ardhshme, pėrveē gjykimit tė ndėrgjegjes sonė, ajo qė gjendja jonė e tanishme morale na lejon tė gjykojmė nė mėnyrė racionale” (Fundi i tė gjithė gjėrave).

    Tė gjithė besimet e mėdhenj fetarė mėsojnė se shpirti do tė gjykohet: egjiptianėt, pėrmes imazhit tė psikostazisė dhe peshės sė shpirtit (e rimarrė edhe nė mesjetėn e krishterė), Zoroastrizmi dhe Islami pėrmes simbolit tė urės eskatologjike, e hollė sa njė fije floku, mbi tė cilėn shpirtėrat e rėnduar prej mėkatit do tė bien pa shpėtim, Induizmi dhe Budizmi pėrmes konceptit tė karmas qė pėrcakton rimishėrimet e ardhshėm. Skenari ėshtė kudo i njėjtė: 1. Ka njė logjikė qė strukturon ecurinė e botės. 2. Liria njerėzore thirret tė pėrgjigjet. 3. Cilėsia e pėrgjigjes pėrcakton gjykimin qė pret, kur liria do tė vihet pėrballė logjikės kozmike. 4. Gjykimi mund tė rezultojė negativ. Ai qė krishtėrimi e quan Ferr, nga pikėpamja laike ėshtė dėshtimi, nė kuptimin qė liria mund tė dėshtojė dhe njė ekzistencė e tėrė rezulton e ēuar dėm.

    Duke pėrmendur tė korruptuarit, trafikantėt e njerėzve, tregtarėt e vdekjes dhe nė pėrgjithėsi tė gjithė ata, brendėsia e tė cilėve ėshtė e mbushur me lakmi dhe zili, papa Franēesku nuk ka bėrė gjė tjetėr pėrveēse ka pėrsėritur sovranitetin e tė mirės dhe drejtėsisė (qė njė i krishterė e quan Zot) nė kėtė botė, si dhe pėrgjegjėsinė qė vjen si pasojė e saj, qė ėshtė ai element qė imponon njė jetė nė lartėsinė e kėtij rregulli fisnik. Natyrisht, prej kėsaj nuk buron aspak siguria e ekzistencės sė Ferrit-Parajsės dhe tė Zotit, tė gjithė kėto do tė mbeten gjithmonė objekt i fesė. Prej kėsaj buron njė pyetje pėr ēdo njeri tė pėrgjegjshėm: dashuria pėr tė mirėn dhe pėr drejtėsinė qė ndonjėherė ndizet brenda nesh ėshtė vetėm njė dėshirė e zjarrtė personale, apo ėshtė manifestimi i njė logjike mė tė madhe, tė cilės ne i pėrkasim qė nė krye tė herės?

    Vijmė tek pyetja e dytė e ngritur prej diskutimit profetik tė Papės, ajo e kritereve qė nė gjykimin pėrfundimtar do tė pėrcaktojnė humbjen apo shpėtimin. Tradita e krishterė pohon nga njėra anė se cili shpėton falė besimit, nga ana tjetėr cili shpėton falė tė mirave qė bėn. Po kujt i takon parėsia? Besimit apo tė mirės qė ke praktikuar? Dhe kush do tė shkojė nė Ferr: jobesimtarėt, apo ata qė kanė bėrė keq? Edhe sot e kėsaj dite, disa tė krishterė mbėshtesin alternativėn e parė, duke kėmbėngulur pėr parėndėsinė e dimensionit etik pėr fatin pėrfundimtar qė na pret, luajtur nė tėrėsinė e vet nė aderimin tek “skandali” i besimit pėr tė cilin fliste shėn Pali dhe qė ėshtė ilustruar nė shprehjen e famshme tė Luterit, i cili ftonte qė njerėzit edhe pse mėkatonin, tė paktėn tė besonin mė shumė (pecca fortiter sed fortius crede).

    Pak ditė mė parė, Papa ka thėnė ekzaktėsisht tė kundėrtėn: nė Ferr do tė shkojnė ata qė bėjnė keq, tė korruptuarit, ata qė jetojnė pėr paranė dhe i bėjnė keq tjetrit. Eshtė mendimi i Jezusit, i cili nė Ungjill paraqet kriteret e gjykimit final tė bazuar jo nė aderimin doktrinal, por tek praktikimi i tė mirės: “Kisha uri dhe mė ngopėt, kisha etje dhe mė dhatė pėr tė pirė…” (Mateu, 25, 35 dhe 42).

    Edhe kjo ėshtė njė bindje universale. Pėr t’u kufizuar tek feja e Egjiptit tė lashtė, nė peshėn e shpirtit tė tė vdekurit, si kundėrpeshė shėrbente penda e perėndeshės Maat, personifikim i Drejtėsisė. Por edhe mė e spikatur ėshtė ngjashmėria mes pjesėzės evangjeliste tė cituar dhe njė pasazhi nga Libri i tė Vdekurve: “Kam kėnaqur Zotin me atė qė do. I kam dhėnė bukė tė uriturit, i kam dhėnė ujė atij qė kishte etje, rroba atij qė ishte lakuriq, njė varkė atij qė nuk e kishte”. Kėto fjalė janė shkruajtur 1500 vite pėrpara Krishtit. Prej teksteve tė tillė buron e vėrteta e Krishtėrimit, tė vėrteta ashtu si universaliteti ku bazohen tė gjithė besimet fetarė dhe qė nuk u ka munguar asnjėherė njerėzve. Dhe pikėrisht pėrmes kėsaj gjuhe, papa Francesku u drejtohet tė gjithė atyre qė duan drejtėsinė, pavarėsisht se cilės fe apo popull i pėrkasin.

    Vito Mancuso /la reppublica
    Askush nuk eshte me i skllaveruar se ai qe gabimisht mendon se eshte i lire.
    Likes NeVertiti liked this post

  2. #2
    Kohe & Stine Avatari i NeVertiti
    Antarėsuar nė
    Apr 2011
    Vendodhja
    PerTej HoriZontit
    Postime
    27,438
    Post Thanks / Like
    Blog Entries
    4
    Forca e Rrespektit
    10
    Citim; Kanti ka ana e tij ka pohuar: “Nuk gjejmė asgjė qė tė na ofrojė mundėsinė e krahasimit nė lidhje me fatin tonė nė njė botė tė ardhshme, pėrveē gjykimit tė ndėrgjegjes sonė, ajo qė gjendja jonė e tanishme morale na lejon tė gjykojmė nė mėnyrė racionale” (Fundi i tė gjithė gjėrave).

    Ketu e gjej veten,ne kete thenje me siper.

    Nese besoj ne ferr dhe parajs? Jo,me duken pallavra doktrinash fetare.
    Por besoj qe ka shenderrime energjish,mbase nje transformim dimensionesh jetesh dhe energjish gjithashtu.
    Por kurresesi ne formen konceptuale sic flasin fet.
    Shpesh po te hysh ne brendesi te nje feje,dhe ta kapesh racionalisht ,kupton qe eshte nje burg njerzor,qe merr te drejten te diktoje jeten dhe ndergjegjen njerzore,dhe duke qene qe fet jane ngjallje nga paganizmi apo asgjeja,nuk shikoj ndonje gje te shendetshme per te qene shtylla e ndergjegjes se nje njeriu.

Informacionet e Temes

Vizitoret qe po Shikojne Kete Teme

Momentalisht aty jane 1 vizitor duke lexuar kete teme. (0 anetare dhe 1 vizitore)

Leja e Postimit

  • Ju nuk mund te postoni tema te reja
  • Ju nuk mund tju postoni pergjigje
  • Ju nuk mund te postoni bashkangjitje
  • Ju nuk mund te ndryshoni postimet tuaj
  •