![]() |
|
|||||||
| Regjistrohuni | Stafi Pergjigjet | Lista e Anėtarėve | Albumi | Lojra | Kalendari | Kėrko | Postime te reja | Shėnoji Forumet si tė Lexuar |
Krishterimi nė Lezhė |
![]() |
|
|
LinkBack | Veglat e Temės | Kėrko nė Temė |
|
|
#1 |
|
Administrator
|
Lezhėn si tokė "tė shenjtė" nuk e kam menduar asnjėherė nė menyrė eksplicite. Qė diskursi im tė shkojė drejt njė pėrkufizimi tė tillė ėshtė bėrė shtysė libri album "Monumente historike tė kultit tė krishterė nė dioqezėn e Lezhės" i studiuesve dhe arkeologėve Gėzim Hoxha, Luan Pėrzhita dhe At Flavio Cavallini OFM. Duke ndėrtuar dimensionin historik tė mistikes, besimit dhe art-kulturės lezhjane ata ndėrtuan edhe modelin se si mund tė realizohet njė gjė e tillė pėr krejt trashėgiminė e kėtij lloji nė Shqiperi. Elementet e mėsipėrm themelojnė dhe konturojnė shpirtin e njė vėndi duke marrė formėn e subjektit qė shpreh civilizimin dhe identitetin e asaj bashkėsie.
Nėse pranojmė qė Historia ėshtė nė ndryshim tė vazhdueshėm, ku ritmet biologjike tė jetės dhe vdekjes ndjekin njėri-tjetrin apo ato natyrore tė errėsirės dhe dritės, gjejmė brenda kėsaj marrėdhėnie Kishėn Katolike shqiptare qė i ngjan Feniksit mitik qė digjet dhe rilind nga hiri duke i dhėnė formė "historisė sė shpirtit" dhe murit tė katėrt tė ngrehinės shqiptare me katėr besime. Kjo vepėr historiografike e organizuar sipas metodės kronologjike lineare e deskriptive e shoqėruar me shumė fotografi qė na mundėsojnė imazhe epokash tė ndryshme, ėshtė histori bashkėkohore sepse nė realitet historia funksionon duke ju referuar sė tashmes, nė tė cilėn fakte tė sė kaluares gjejnė sintoni dhe vibrim. Libri me prurjet e tij tė shumta shndėrrohet nė dėshmi autentike e asaj qė pohohet virtualisht, e faktit qė invazionet konvertuese dhe ateizmi komunist vėrtet pėrdhunuan kishat dhe persekutuan priftėrinjtė por nuk ia dolėn tė shuajnė dokrinėn e krishterė si njė nga elementet bazikė tė qytetėrimit shqiptar e perėndimor. Nga puna e kėtyre studiuesve ne perceptojmė qė Kisha Katolike pėrveēse njė institucion shpirtėror, ka edhe njė semantikė tjetėr, atė tė kontaktit tė vetėm tė komunikimit me Europėn pėrgjatė pushtimit osman nėpėrmjet Vatikanit dhe botimeve qė ndikuan mbi ndėrgjegjen kombėtare tė mundėsuara nga Papati. Gjithashtu njihemi nėpėrmjet dokumenteve historike origjinalė mbi vėshtirėsitė qė kulti i krishterė ka kaluar pėr tė mbijetuar. Libri nė vetvete ėshtė njė inventar i plotė i tė gjitha kishave tė dioqezės sė Lezhės dhe pėr ēdo objekt kulti ka njė pėrshkrim historik tė plotė qė pėrfshin edhe tė dhėna mbi stilin, arkitekturėn e pėrdorur si dhe komente profesionale mbi afresket e Rubikut, Pllanės dhe Balldrenit tė vetmet qė kanė mbetur nė Veriun e Shqipėrisė. Nė testamentin e vjetėr thuhet: "Pėr ēdo gjė ka njė stinė, ka njė kohė pėr ēdo qėllim nėn kėtė qiell, pėr tė vdekur dhe jetuar, pėr tu plagosur dhe shėruar, njė kohė pėr tė shkatėrruar dhe njė kohė pėr tė ndėrtuar" dhe nė kėtė frymė ėshtė konceptuar alternimi i historisė brėnda kėtij libri, nė krah tė rrėnojave ndėrtimet e reja, pra tė ndėrtojmė atė qė etėrit dhe gjyshėrit tanė shkatėrruan tė shtrėnguar apo me dashje, tė korrim ēka mbollėn martirėt. Sigurisht kjo delikatesė ėshtė realizuar pa cėnuar kriteret shkencore. "Monumentet " ėshtė njė ēelės themelor leximi pėr krejt realitetin tonė shpirtėror e kulturor sepse strukturon memorjen tonė lokale dhe kombėtare duke shkaktuar disa nxitje. Na ofron njė eksperiencė tjetėr njerėzore, e ndryshme nga e sotshmja nė shėrbim tė kėsaj tė fundit; Pasuron informacionin tonė mbi tė kaluarėn dhe identitetin; Krijon njė marrėdhėnie origjinale ndėrmjet fakteve, personaliteteve, njerėzve tė thjeshtė, fenomeneve dhe objekteve, me besimin nė hapėsirė dhe nė kohė; ekspozon moralin, qėndresėn, forcėn e ideve, artin, bashkėjetesėn dhe integrimin nėpėrmjet historisė sė Kishes Katolike. Duhet shtuar edhe njė fakt kontekstual qė ka tė bėjė me njėrin prej autorėve At Flavio Cavallinin (sepse dy prej tyre Gėzim Hoxha dhe Luan Perzhita, janė tė njohur nė lėmejtė e kėrkimeve dhe studimeve arkeologjike nė vėndin tonė) veronez i konvertuar nė shqiptar, prej vitesh me nėnshtetėsinė tonė i cili me dashuri dhe pasion me kėtė vepėr na ka dhėnė njė leksion jo vetėm shkencor por edhe patriotizmi shqiptar duke ju bashkangjitur atyre emrave tė misionarve italianė qė u bėnė pjesė e historisė sė kėtij vėndi si At Balneu, Pasio, Cordignano, Valentini etj. nga Agron Gjekmarkaj
__________________
Lumturia eshte si nje Flutur...! Nese e ndjek nuk do te arrish kurre ta kapesh...! Por nese ndalon per nje cast...! Do te qendroje ne doren tende...! |
|
|
|