![]() |
|
|||||||
| Portali | Rregullorja | Regjistrohuni | Stafi Pergjigjet | Lista e Anėtarėve | Albumi | Lojra | Kėrko | Postime te reja | Shėnoji Forumet si tė Lexuar |
![]() |
|
|
LinkBack | Veglat e Temės | Kėrko nė Temė |
|
|
#1 |
|
Anėtar Aktiv
|
Dohan: Rosi-Stoner, dueli sapo ka nisur
“Ajo qė ndodhi mes Rosit dhe Stonerit nė Laguna Seka nuk duhet tė habisė askėnd, ėshtė njė gjė normale. Lufta nė pistė dhe ajo jashtė saj janė pjesė e kėsaj loje”. Kėshtu shprehet Mik Dohan, njė nga legjendat e Botėrorit tė motoēiklizmit. Ish?piloti australian, pesė herė kampion bote nė ish?klasin mbretėreshė 500cc me Hondėn, beteja nė pistė ka pėrjetuar shumė, pėr mė tepėr me kampionė tė mėdhenj si Uejn Reini, Kevin Shvanc apo Uejn Gardner. Dueli nė limit mes Rosit dhe Stonerit nė Laguna hyn nė logjikėn e kėtij sporti, madje, pėr mendimin e Dohan, beteja sapo ka filluar. “Nuk duhet tė habitemi nėse do tė ketė polemika tė tjera mes tyre nėse disavantazhi nė krye tė renditjes do tė reduktohej, qė e bėn edhe mė tė nxehtė luftėn”, tha Dohan. “Ajo qė thanė pas garės sė Laguna Sekas duket normale kur nė “valle” janė dy pilotė qė luftojnė pėr titullin”. “Pilottėt ndonjėherė thonė gjėra pėr tė vėnė nėn presion rivalėt, ose pėr t’i nervozuar ata”, vazhdoi Dohan. “Kjo ėshtė pjesė e lojės dhe ky lloj beteje verbale do tė jetė gjithnjė pjesė e njė sporti ky rivalizojnė dy njerėz tė vetėm. Berri Shin e Keni Roberts e bėnin kėtė 30 vjet mė parė, or mė pas e kemi parė edhe ndėrmjet rivalėsh tė tjerė nė epoka tė ndryshme. Kejsi e Valentino kuptojnė se e vetmja gjė ė ka rėndėsi janė rezultatet nė pistė. Dhe ato nuk arrihen me fjalė. Pėrsa i pėrket Lagunės, duhet tė them se si Rosi si Stoner kanė shumė respekt pėr njėri?tjetrin. Valentino ka fituar pesė tituj botėrorė nė klasin mbretėreshė dhe ėshtė njė nga pilotėt mė tė mėdhenj tė tė gjitha kohėrave. Kejsi ėshtė i ri dhe lufton me forcė pėr tė mbrojtur titullin e fituar vjet. Tė dy kanė fituar nga katėr gara sivjet, ndaj tani mund tė ulemi dhe tė argėtohemi me betejėn. Eshtė e pamundur tė thuash se cili nga tė dy kishte tė drejtė apo jo nė garė. Vetėm Kejsi e Valentino e dinė kėtė”.
__________________
BAR RESTORANT "SHEN NAUMI"
FIRMA E TRANSPORTIT "BEANTRANS" SH.P.K POGRADEC-ALBANIA |
|
|
|