![]() |
|
|
#2 |
|
-Vlonjat-
![]() ![]() |
Marre nga historia zyrtare e Shqiperis
Sektet islamike në Shqipëri. Bektashizmi Islami u përhap në tokat shqiptare jo vetëm në variantin e vet kryesor, sunit, por edhe në formën e sekteve (tarikateve) të ndryshme, siç ishin bektashizmi, halvetizmi, rufaizmi etj. Dëshmi të pranisë së këtyre sekteve mistike në territorin shqiptar janë teqetë e ndërtuara në një numër vendbanimesh. Midis sekteve islamike në fjalë, bektashizmi fitoi një popullaritet dhe shtrirje të konsiderueshme në viset shqiptare. Bektashinjtë u shfaqën së pari në formën e një urdhri dervishësh në pjesën aziatike të Perandorisë Osmane (Anadoll). Themelues dhe mbrojtës i këtij urdhri mistik ishte Haxhi Bektashi, i lindur në Iran më 1249 dhe i vendosur në Turqi më 1284. Rol të veçantë në ngjizjen e ideve të Haxhi Bektashit patën kontaktet e tij me besimet aziatike të budizmit dhe të hinduizmit gjatë udhëtimeve që ai kreu në Indi, Tibet e në Kinë. Themeluesit e bektashizmit që në fillim dolën kundër rreptësisë doktrinare dhe dogmatizmit, duke shpallur dashurinë për të gjithë, vëllazërinë dhe bashkimin. Ndryshe nga tradita islamike, bektashinjtë e zhvilluan letërsinë e vet fetare kryesisht në gjuhën osmane dhe jo arabisht dhe persisht. Një nga misionarët kryesorë të Haxhi Bektashit, i cili u bë i famshëm për predikimin e urdhrit bektashian në hapësirat ballkanike, ka qenë Sari Salltëku, për të cilin qarkullojnë mjaft tregime dhe legjenda. Sari Salltëku, i cili u shndërrua në një nga personalitetet më të shquara të bektashizmit, në fillim të shek. XIV u dërgua nga Haxhi Bektashi në Ballkan e në Shqipëri dhe i maskuar me veladonin e një murgu të krishterë, me durim e maturi të veçantë, punoi për të mbjellë farën e besimit bektashian. Shkupi, Ohri, Kruja dhe Janina ishin disa nga qytetet kryesore, ku ndaloi Sari Salltëku për të përmbushur misionin e lartpërmendur. Shenjtori bektashian ndihmohej në punën e vet nga një numër dervishësh, të cilët i përhapnin parimet bektashiane duke u paraqitur publikisht në emër të profetit Jezu Krisht dhe jo të Haxhi Bektashit. Madje Sari Salltëku dhe bashkëpunëtorët e vet themeluan në Korfuz edhe një “institut ortodoks”, i cili në të vërtetë u përdor për të përhapur në popull idetë e lirisë, dashurisë dhe të disiplinës bektashiane. Që prej kohës së themelimit sekti (tarikati) bektashian erdhi duke u plotësuar nga pikëpamja ideore dhe organizative, derisa në fundin e shek. XV Balim Sulltani do t’i jepte trajtën përfundimtare këtij urdhri. Bektashizmi që në fillimet e veta u paraqit si një sekt islamik liberal, duke qenë i afërt në shumë aspekte edhe me krishterimin. Tri ishin elementet kryesore mbi të cilat mbështetej besimi bektashian: e vërteta (hakikati), dituria (marifeti) dhe ligji (sheriati). Këta tre elementë konsiderohen si shtylla të këtij besimi dhe si parimet udhëheqëse të veprimtarisë së njeriut. Në këtë mënyrë porositej që ndjekësit e këtij urdhri të ishin të drejtë dhe të sinqertë kudo dhe kurdo, të luftonin për të qenë sa më të ditur dhe të zbatonin ligjet e vendit ku jetonin. Ndryshe nga besimtarët sunitë, bektashinjtë nuk e kishin të ndaluar përdorimin e pijeve alkoolike dhe nuk e pranonin mbulesën e fytyrës së grave kur dilnin në publik. Bektashizmi respektonte ekzistencën dhe zhvillimin e lirë të kombeve dhe të besimeve të ndryshme fetare. Parajsa (xheneti) dhe ferri (xhehenemi) për bektashinjtë s’ishin gjë tjetër veçse prehja e shpirtit kur njeriu bën mirë dhe vuajtja e tij kur njeriu bën keq në jetë. Falja gjithashtu pakësohej nga pesë herë vetëm në dy herë në ditë, ndërsa agjërimi, nga një muaj në dhjetë ditë, duke ndërprerë vetëm të pirët e ujit. Natyra liberale dhe eklektike e bektashizmit e bëri këtë sekt mjaft të pranueshëm e tërheqës për mjedisin ballkanik e veçanërisht për atë shqiptar, ku feja e krishterë bashkëjetonte me elementë të fuqishëm të trashëgimisë pagane të periudhës parakristiane. Në këtë mënyrë, përhapja e bektashizmit në tokat shqiptare u bë një nga aspektet kryesore të procesit të islamizimit të popullsisë, duke e shoqëruar këtë proces që nga fillimet e tij. Edhe pse, siç u theksua më sipër, tradita bektashiane duhet të ketë qenë e hershme në Shqipëri (fundi i shek. XIV-fillimi i shek. XV), burimet historike të njohura deri më tani i regjistrojnë gjurmët e saj që nga gjysma e dytë e shek. XVII. Sipas të dhënave të përftuara nga udhëpërshkrimi i gjeografit osman Evlija Çelebiu, në disa qytete shqiptare të kësaj kohe ekzistonin vende të shenjta dervishësh, si teqe, tyrbe etj. Me terma më konkretë përmendet teqeja e Haxhi Bektash Veliut në Kaninë të Vlorës e ndërtuar nga Sinan Pasha si vepër bamirësie. Në qytetin e Vlorës gjithashtu ekzistonte një teqe bektashiane me emrin e Baba Sulltanit (e njohur ndryshe me emrin Kuz Baba). Prania e bektashizmit dëshmohet në këtë kohë edhe në qytetin e Gjirokastrës, kur thuhet se shumica e popullsisë së këtij qyteti ulej dhe ngrihej duke thirrur për Aliun (është fjala për dhëndrin e profetit Muhamed, imam Aliun, për të cilin bektashinjtë kishin adhurim të veçantë); festonin krahas dy Bajrameve si ditë të shenjta, Shën Gjergjin, Nevruzin, Shën Mitrin, Sari Salltëkun, dhe në këto festa pinin verë të kuqe dhe raki. Edhe në vendbanime të tjera shqiptare, si në Pogradec, Mitrovicë, Kaçanik etj., sipas burimit të mësipërm, ekzistonin teqe bektashiane, çka flet për shtrirjen relativisht të gjerë të këtij sekti islamik deri në vitet 60-70 të shek. XVII. Një nga qendrat e spikatura të bektashizmit shqiptar ishte bërë qyteti i Krujës, ku disa dëshmi interesante, siç janë gurët e varreve me simbole bektashiane që datojnë përkatësisht në vitet 1717 e 1728, flasin qartë për praninë e këtij urdhri në qytet të paktën që nga dhjetëvjeçarët e parë të shek. XVII. Lidhjet e ngushta të Krujës me bektashizmin duken qartë edhe në faktin se, krahas disa teqeve e zavijeve (teqe të vogla) bektashiane, në rrethinën e qytetit ka ekzistuar në Kreshtën e Malit edhe vendi i shenjtë me emrin e Sari Salltëkut, qendër e njohur pelegrinazhi jo vetëm për besimtarët e këtij sekti, por edhe për njerëz të besimeve të tjera. Ritmet e përhapjes së bektashizmit në radhët e popullit shqiptar u shpejtuan gjatë gjysmës së dytë të shek. XVIII dhe fillimeve të shek. XIX, kohë kur urdhri i mësipërm fitoi mbështetjen e Ali pashë Tepelenës, sundimtarit të Pashallëkut të Janinës. Duke qenë kundërshtar i pushtetit qendror osman, në mënyrë të vetvetishme pashai tepelenas u afrua me korpusin e jeniçerëve, në këtë kohë opozitar i pushtetit sulltanor. Me këtë shpjegohen prirjet e tij adhuruese ndaj sektit bektashian, i cili ishte fe sunduese në radhët e jeniçerëve. Madje, thuhet se vetë Ali Pasha përqafoi bektashizmin dhe bëri çmos për fuqizimin e këtij urdhri në Shqipëri. Sundimtari i Janinës u lidh ngushtë edhe me një nga misionarët e bektashizmit në Shqipëri, Sheh Memiun (Sheh Mimi), veprimtaria e të cilit ishte veçanërisht e spikatur në Krujë dhe në rrethin e saj, ku u ndërtua në vitin 1802 edhe një teqe me emrin e tij. Kryeqendra e pashallëkut, Janina, ishte kthyer në vendqëndrim për mjaft dervishë e misionarë të ndryshëm të urdhrit bektashian, të cilët vinin nga Stambolli apo qendra të tjera të Perandorisë Osmane, të larguar prej andej për arsye të ndryshme. Brenda territorit të pashallëkut dervishët bektashianë gjenin kushte të përshtatshme dhe trajtim të privilegjuar nga ana e Ali Pashës. Atyre u viheshin në dispozicion shuma të hollash dhe ndërtesa për banim, ndërsa në mjaft raste edhe prona të konsiderueshme. Kështu, Sheh Bursaliu i ardhur nga Anadolli, shef i një teqeje në Prevezë, gëzonte një benefic vjetor prej 20 000 frangash dhe një shtëpi të kushtueshme, kurse një tjetër dervish me prejardhje nga Maroku, Seid Ahmet Efendiu (misionar diplomatik i Ali Pashës), u pajis me prona tokësore të konsiderueshme me të ardhura prej më se 20 000 frangash, duke u emëruar njëkohësisht edhe si sheh i një teqeje pranë qytetit të Pargës. Një tjetër dinjitar i urdhrit bektashian në Pashallëkun e Janinës, Sheh Ahmeti nga Siria, shef i një teqeje në hyrje të qytetit të mësipërm, zotëronte gjithashtu sipërfaqe të gjera tokësore me të ardhura të lakmueshme. Pas likuidimit të korpusit të jeniçerëve nga sulltan Mahmuti II më 15 qershor 1826, në Stamboll dhe në qendra të tjera të Perandorisë Osmane, shpërtheu një stuhi e fortë dhune e represioni kundër urdhrit bektashian. Në kryeqytetin e perandorisë u shkatërruan mjaft teqe të këtij urdhri, u arrestuan, u burgosën, u ezekutuan ose u dëbuan baballarë, dervishë, si dhe u konfiskuan libra të shumtë. Mirëpo nuk kaloi shumë kohë dhe urdhri bektashian filloi ta rimarrë veten me shpejtësi. Nga ana tjetër, furtuna kundërbektashiane e sulltan Mahmutit II në viset shqiptare kaloi pa pasoja të rënda, duke mos përjashtuar këtu ndonjë ndikim negativ që ushtroi në këtë drejtim rivaliteti midis Ali pashë Tepelenës si mbrojtës i bektashizmit dhe Bushatllinjve të Shkodrës si mbrojtës të islamit sunit dhe kundërshtarë të bektashizmit. Pas bektashizmit, halvetizmi ishte sekti (tarikati) kryesor islamik që depërtoi në viset shqiptare. Emri i këtij sekti lidhet me themeluesin e tij Omer el Halveti nga Tabrizi i Iranit (shek. XIV). Rëndësi të veçantë në historinë e këtij sekti ka figura e Sejid Jahja Shirvaniut (mesi i shek. XV) nga Bakuja, i cili njihet si themelues i vërtetë i tij. Praktika fetare e sektit halveti konsiston në tërheqjen e besimtarit në një dhomë të veçuar për të kryer ritin e “zikrit”, rit i cili lidhet me përmendjen e Zotit me zë të lartë nën emra të ndryshëm të gjetur posaçërisht për një gjë të tillë. Shehlerët dhe dervishët halvetinj në të shumtën e kohës, kanë qenë aleatë të pushtetit politik osman në ruajtjen dhe konsolidimin e islamit sunit në vendet e sunduara dhe në luftërat e tij kundër fuqive të krishtera. Fillesat e përhapjes së halvetizmit në tokat shqiptare i takojnë fundit të shek. XIV dhe gjysmës së parë të shek. XV. Megjithatë, depërtimi i këtij sekti në mesin e popullit shqiptar bëhet më i dukshëm duke filluar nga gjysma e parë e shek. XVI. Vendpërhapja e tij fillestare u bënë krahinat e Shqipërisë Jugore. Qendrat kryesore ku u vendosën misionarët halvetinj qenë Delvina dhe Vlora. Nxitësi kryesor i këtij procesi ishte Jakup Efendiu, një nga shehlerët e dëgjuar të këtij sekti në këtë kohë, ndërsa qendër e rrezatimit halvetian për krahinat e lartpërmendura ishte qyteti i Janinës, ku, që në vitin 1390 ishte themeluar një teqe e këtij sekti nga Gazi Evrenoz beu me autorizimin e sulltan Bajazitit I. Duke u nisur nga fakti se në Berat, Korçë, Elbasan dhe në Vlorë në fund të shek. XV dhe fillim të shek. XVI dëshmohet të jenë themeluar teqe halvetiane, do të pranohet se përhapja gjeografike e këtij sekti ishte zgjeruar jo pak. Evolucioni i këtij procesi shpejtohet edhe më shumë gjatë shek. XVIII, shekull gjatë të cilit tarikati halvetian shton praninë e vet edhe në Kosovë dhe në trevat shqiptare në Maqedoninë Perëndimore. Kjo shihet në rrjetin e teqeve halvetiane që themelohen gjatë kësaj kohe në këto treva. Kështu, Prizreni, Gjakova, Rahoveci, Manastiri, Kërçova etj., u bënë qendrat kryesore të halvetizmit.
__________________
-= Dikur luaja me ndjenjat e saj... =- [ Forumi Virtual ] |
|
|
|
|
|
#3 |
|
-Vlonjat-
![]() ![]() |
BEKTASHIZMI NË SHQIPËRI
Bektashizmi filloi të perhapet në Shqiperi pas zaptimit te saj nga sulltanet otomanë. Me gjithë këtë, në Shqiperisi si në të gjitha vendet e tjera të Ballkanit - Bektashizmi nuk u-përhap menjëherë, por dalngadalë me durim dhe urtësi. Një nga pengesat me të mëdha ishte çështja e gjuhës. Misionarët bektashinj ishin Turq dhe Persianë dhe nuk dinin gjuhë tjetër perveç gjuhëve të tyre. Këta misionarë u-dërguan në Shqiperi dhe në vende të tjera të Ballkanit, për herën e parë, nga qendra e madhe bektashiane e Dimotekës. Punuan me takt dhe zgjuarsi dhe keshtu mundën të zinin vend në Shqipëri. Me gjithë këtë, në fillim ndeshën në pengesa të shumta dhe pësuan persekutime. Ndër 'ta ranë edhe disa dëshmorë, si Pir Sulltan Abdalli i Kosovës dhe Shah Kalenderi i Elbasanit. Misionarët bektashu1j u-dërguan në snqiperi në grupe të vogëla, të përbëra nga tre veta: një Baba dhe dy Dervlshe. Nuërmjet misionarëve të parë që u-dërguan në Shqipëri, ishin Baba Ali Horasani në Krujë; Dylgjer Hysejni në Elbasan; Baba Arshiu në Gjirokastrë dhe shumë të tjerë. Që të gjithë këta shkuan në Shqipëri ndërmjet shekullit XIV dhe XV. Këta misionarë punuan pa rreshtur për të hedhur themelet e Bektashizmit në Shqipëri si edhe në vende të tjera të Ballkanit, por nuk munden dot të ngrehnin Teqe. Ai që i a arriti më në fund qëllimit ishte Durballi Sulltani, i cili mundi të ngrehë Teqenë e madhe në Thesali të Greqisë. Kjo Teqe ndihmoi shumë për përhapjen e Bektashizmit në pjesën jugore te Maqedhonisë dhe në Gjirit, ku më vonë u-ngreh një Teqe e madhe, e kryesuar nga Resmi Babaj. Pas kësaj u-ngrehën Teqeja e Kerçovës, e Tetovës, e Prizrenit dhe e Gjakovës. Në shekullin e 17-të u-ngreh në Gjirokastrë e para Teqe bektashiane. Kjo Teqe u-themelua nga Asim Babaj. Pak më vonë u-ngreh në Krujë Teqeja e famëshme e Shemini Babaj, i cili luajti një rol me rëndësi në përhapjen e Bektashizmit. Pas disa kohe, Xhefai Ibrahim Babaj themeloi Teqenë me rëndësi të Elbasanit. Në të njëjtë kohë u-hap Teqeja e Kosturit, ndënë kryesinë e Rustem Babajt. Pastaj u-hapën Teqeja e Melçanit, në Korçë; Teqeja e Kuçit, në Devoll; Teqeja e Prishtës, në Skrapar; Teqeja e Baba Hajdërit, në Gjirokastër; Teqeja e Koshtanit; Teqeja e Gllavës, e të tjera. Një tjetër Teqe me rëndësi të madhe ishte ajo e Frasherit, e kryesuar nga Nasib Tahir Babaj. Me gjithë këto, edhe Bektashizmi në Shqipëri nuk i shpëtoi dot zëmërimit të Sulltan Mahmudit. Ndërmjet veprimeve të tjera të këqija, emisarët e Sulltan Mahmudit dogjën Teqene e Baba Alikos në Berat, se bashku më një biblioteke të çmueshme që kishte. Djegia e kësaj Teqeje, sidomos e bibliotekës së saj, ishte një humbje e madhe për Bektashizmin. Në këtë biblioteke ndodheshin shumë vepra të vjetra të vlefshme, sidomos dorëshkrime në arabisht dhe persisht mbi filozofinë dhe misticizmën bektashiane. Emisarët e Sulltan Mahmudit dogjën njëkohësisht edhe Teqenë e Qoprilisë në Manastir dhe atë të Melçanit ne Korçë. Grushti i Sulltan Mahmudit kundër Bektashizmit ne Shqipëri ishte i rëndë, por edhe dëshira e Shqiptarëvet, për t'a mbajtur gjallë Bektashizmin, ishte e fortë. Kjo dëshirë bëri të mundur që Bektashizmi të qëndrojë më këmbë dhe të lulëzojë në Shqipëri, më gjithë se më vonë u-luftua përsëri nga sunduesit otomanë. Dhe ishte për hir të kësaj dëshire që numri i Teqevet, të mëdha e të vogla, arriti në Shqipëri në 53, më 1938. Por Bektashizmi në Shqipëri mori një rëndësi akoma më të madhe kur qendra botërore e tij kaloi nga Ankaraja në Tiranë, pas vendimit që dha Asambleja Kombëtare Turke më 20 Nendor 1925, në haze të të cilit u-mbyllën të gjitha Teqete dhe Zavijetë bektashiane në Turqi. Në këtë menyrë, Shqipëria u-bë Selia e Përgjithëshme e Bektashizmit, në krye të së cilës u-vu Nijazi Dedeja, ish kryetari i Teqesë se Haxhi Bektashit në Turqi. Ai erdhi nga Ankaraja në Tirane më 1931. Nijazi Dedeja ishte Shqiptar nga Kolonja e Korçës. Nuk dihet më siguri se sa është numri i Bektashinjvet në vende të ndryshme të botës, por besohet se arrin në nja 7,000,000 veta, shumica e të cilëvet jetojnë në Lindjen e Afërt e të Mesme, në Afrikën Veriore dhe në Ballkan. Vetëm në Shqipëri llogaritej të ishin nja 200,000 Bektashinj para vitit 1938, domethënë njëzet për qind i numrit të përgjithëshëm të popullsisë se asikohe. Baba Ali Turabiu, ish-titullari i Teqesë së Tomorit, në vepren e tij Historia e Përgjithëshme e Bektashinjvet, botuar në Tirane më 1929, shkruan se: "Para shkatërrimit te Jeniçerëvet dhe shpërndarjes së sektit bektashian më 1826, mbaheshin statistika te përvitëshme dhe ato tregonin se numri i Bektashinjvet asikohe ishte 7,370,000: 100,000 në Shqipëri, 120,000 në Stamboll dhe pjesa tjetër ishte e shpërndarë ne Irak, Gjirit, Maqedhoni dhe vise të tjera të Ballkanit." Një tjetër ngjarje me rëndësi për Bektashinjtë e Shqipërisë ka qënë Kuvendi i tyre që u-mbajt në Teqene e Turanit, afër Korçës, në Shtator të vitit 1929, nën kryesinë e Baba Kamber Prishtës. Në atë Kuvënd, në të cilin muarën pjesë delegatë pothuajse nga të gjitha viset e Shqipërisë, u-hartua dhe u-aprovua Rregullorja e Bektashinjvet Shqiptarë. Në bazë të kësaj Rregullore - e cila u-aprovua nga Parlamenti Shqiptar, - Shqipëria u-nda në gjashtë Gjyshata: Prishtë, Krujë, Elbasan, Korçe, Frasher dhe Gjirokastër. Pranë Kryeqendrës Bektashiane në Tiranë u-krijuan edhe ky Këshilla: Këshilli i Përgjithshëm, i përbërë nga dymbëdhjetë anëtarë laikë dhe klerikë; dhe Këshilli i Shenjtë, i përbërë nga titullarët e gjashtë Gjyshatave me kryetar Kryegjyshin. Keshilli i Përgjithshëm merrej me çështje administrative dhe Këshilli i Shenjtë me çështje fetare. Bektashizmi, me gjithë se është një sekt i Fesë Islame, konsiderohej përgjithësisht në Shqipëri si një fe më vete. Kjo rridhte për arësye të rëndësisë dhe të numrit të madh të besnikëve që kishte. Prandaj elementi bektashi merrej kurdoherë parasysh. E përkohëshmja Albania e Faik Konitzës botonte pothuaj gjithnjë në faqen e fundit të saj këtë lajmërim: "Grupi i bashkëpunëtorëve të revistes s'one përbëhet nga Muslimanë, Orthodhoksë, Katolikë dhe Bektashinj." Bile kjo gjë u-muar parasysh edhe nga Kongresi Historik i Lushnjes më 1920 që formoi Këshillin e Naltë të Shtetit Shqiptar, i përbërë nga katër veta: një Sunni, një Orthodhoks, një Katolik dhe një Bektashi. Anëtari bektashi ishte Aqif Pashë Elbasani.
__________________
-= Dikur luaja me ndjenjat e saj... =- [ Forumi Virtual ] |
|
|
|
|
|
#4 |
|
-Vlonjat-
![]() ![]() |
Bektashizmi
Islami u përhap në tokat shqiptare jo vetëm në variantin e vet kryesor, sunit, por edhe në formën e sekteve (tarikateve) të ndryshme, siç ishin bektashizmi, halvetizmi, rufaizmi etj. Dëshmi të pranisë së këtyre sekteve mistike në territorin shqiptar janë teqetë e ndërtuara në një numër vendbanimesh. Midis sekteve islamike në fjalë, bektashizmi fitoi një popullaritet dhe shtrirje të konsiderueshme në viset shqiptare. Bektashinjtë u shfaqën së pari në formën e një urdhri dervishësh në pjesën aziatike të Perandorisë Osmane (Anadoll). Themelues dhe mbrojtës i këtij urdhri mistik ishte Haxhi Bektashi, i lindur në Iran më 1249 dhe i vendosur në Turqi më 1284. Rol të veçantë në ngjizjen e ideve të Haxhi Bektashit patën kontaktet e tij me besimet aziatike të budizmit dhe të hinduizmit gjatë udhëtimeve që ai kreu në Indi, Tibet e në Kinë. Themeluesit e bektashizmit që në fillim dolën kundër rreptësisë doktrinare dhe dogmatizmit, duke shpallur dashurinë për të gjithë, vëllazërinë dhe bashkimin. Ndryshe nga tradita islamike, bektashinjtë e zhvilluan letërsinë e vet fetare kryesisht në gjuhën osmane dhe jo arabisht dhe persisht. Një nga misionarët kryesorë të Haxhi Bektashit, i cili u bë i famshëm për predikimin e urdhrit bektashian në hapësirat ballkanike, ka qenë Sari Salltëku, për të cilin qarkullojnë mjaft tregime dhe legjenda. Sari Salltëku, i cili u shndërrua në një nga personalitetet më të shquara të bektashizmit, në fillim të shek. XIV u dërgua nga Haxhi Bektashi në Ballkan e në Shqipëri dhe i maskuar me veladonin e një murgu të krishterë, me durim e maturi të veçantë, punoi për të mbjellë farën e besimit bektashian. Shkupi, Ohri, Kruja dhe Janina ishin disa nga qytetet kryesore, ku ndaloi Sari Salltëku për të përmbushur misionin e lartpërmendur. Shenjtori bektashian ndihmohej në punën e vet nga një numër dervishësh, të cilët i përhapnin parimet bektashiane duke u paraqitur publikisht në emër të profetit Jezu Krisht dhe jo të Haxhi Bektashit. Madje Sari Salltëku dhe bashkëpunëtorët e vet themeluan në Korfuz edhe një “institut ortodoks”, i cili në të vërtetë u përdor për të përhapur në popull idetë e lirisë, dashurisë dhe të disiplinës bektashiane. Që prej kohës së themelimit sekti (tarikati) bektashian erdhi duke u plotësuar nga pikëpamja ideore dhe organizative, derisa në fundin e shek. XV Balim Sulltani do t’i jepte trajtën përfundimtare këtij urdhri. Bektashizmi që në fillimet e veta u paraqit si një sekt islamik liberal, duke qenë i afërt në shumë aspekte edhe me krishterimin. Tri ishin elementet kryesore mbi të cilat mbështetej besimi bektashian: e vërteta (hakikati), dituria (marifeti) dhe ligji (sheriati). Këta tre elementë konsiderohen si shtylla të këtij besimi dhe si parimet udhëheqëse të veprimtarisë së njeriut. Në këtë mënyrë porositej që ndjekësit e këtij urdhri të ishin të drejtë dhe të sinqertë kudo dhe kurdo, të luftonin për të qenë sa më të ditur dhe të zbatonin ligjet e vendit ku jetonin. Ndryshe nga besimtarët sunitë, bektashinjtë nuk e kishin të ndaluar përdorimin e pijeve alkoolike dhe nuk e pranonin mbulesën e fytyrës së grave kur dilnin në publik. Bektashizmi respektonte ekzistencën dhe zhvillimin e lirë të kombeve dhe të besimeve të ndryshme fetare. Parajsa (xheneti) dhe ferri (xhehenemi) për bektashinjtë s’ishin gjë tjetër veçse prehja e shpirtit kur njeriu bën mirë dhe vuajtja e tij kur njeriu bën keq në jetë. Falja gjithashtu pakësohej nga pesë herë vetëm në dy herë në ditë, ndërsa agjërimi, nga një muaj në dhjetë ditë, duke ndërprerë vetëm të pirët e ujit. Natyra liberale dhe eklektike e bektashizmit e bëri këtë sekt mjaft të pranueshëm e tërheqës për mjedisin ballkanik e veçanërisht për atë shqiptar, ku feja e krishterë bashkëjetonte me elementë të fuqishëm të trashëgimisë pagane të periudhës parakristiane. Në këtë mënyrë, përhapja e bektashizmit në tokat shqiptare u bë një nga aspektet kryesore të procesit të islamizimit të popullsisë, duke e shoqëruar këtë proces që nga fillimet e tij. Edhe pse, siç u theksua më sipër, tradita bektashiane duhet të ketë qenë e hershme në Shqipëri (fundi i shek. XIV-fillimi i shek. XV), burimet historike të njohura deri më tani i regjistrojnë gjurmët e saj që nga gjysma e dytë e shek. XVII. Sipas të dhënave të përftuara nga udhëpërshkrimi i gjeografit osman Evlija Çelebiu, në disa qytete shqiptare të kësaj kohe ekzistonin vende të shenjta dervishësh, si teqe, tyrbe etj. Me terma më konkretë përmendet teqeja e Haxhi Bektash Veliut në Kaninë të Vlorës e ndërtuar nga Sinan Pasha si vepër bamirësie. Në qytetin e Vlorës gjithashtu ekzistonte një teqe bektashiane me emrin e Baba Sulltanit (e njohur ndryshe me emrin Kuz Baba). Prania e bektashizmit dëshmohet në këtë kohë edhe në qytetin e Gjirokastrës, kur thuhet se shumica e popullsisë së këtij qyteti ulej dhe ngrihej duke thirrur për Aliun (është fjala për dhëndrin e profetit Muhamed, imam Aliun, për të cilin bektashinjtë kishin adhurim të veçantë); festonin krahas dy Bajrameve si ditë të shenjta, Shën Gjergjin, Nevruzin, Shën Mitrin, Sari Salltëkun, dhe në këto festa pinin verë të kuqe dhe raki. Edhe në vendbanime të tjera shqiptare, si në Pogradec, Mitrovicë, Kaçanik etj., sipas burimit të mësipërm, ekzistonin teqe bektashiane, çka flet për shtrirjen relativisht të gjerë të këtij sekti islamik deri në vitet 60-70 të shek. XVII. Një nga qendrat e spikatura të bektashizmit shqiptar ishte bërë qyteti i Krujës, ku disa dëshmi interesante, siç janë gurët e varreve me simbole bektashiane që datojnë përkatësisht në vitet 1717 e 1728, flasin qartë për praninë e këtij urdhri në qytet të paktën që nga dhjetëvjeçarët e parë të shek. XVII. Lidhjet e ngushta të Krujës me bektashizmin duken qartë edhe në faktin se, krahas disa teqeve e zavijeve (teqe të vogla) bektashiane, në rrethinën e qytetit ka ekzistuar në Kreshtën e Malit edhe vendi i shenjtë me emrin e Sari Salltëkut, qendër e njohur pelegrinazhi jo vetëm për besimtarët e këtij sekti, por edhe për njerëz të besimeve të tjera. Ritmet e përhapjes së bektashizmit në radhët e popullit shqiptar u shpejtuan gjatë gjysmës së dytë të shek. XVIII dhe fillimeve të shek. XIX, kohë kur urdhri i mësipërm fitoi mbështetjen e Ali pashë Tepelenës, sundimtarit të Pashallëkut të Janinës. Duke qenë kundërshtar i pushtetit qendror osman, në mënyrë të vetvetishme pashai tepelenas u afrua me korpusin e jeniçerëve, në këtë kohë opozitar i pushtetit sulltanor. Me këtë shpjegohen prirjet e tij adhuruese ndaj sektit bektashian, i cili ishte fe sunduese në radhët e jeniçerëve. Madje, thuhet se vetë Ali Pasha përqafoi bektashizmin dhe bëri çmos për fuqizimin e këtij urdhri në Shqipëri. Sundimtari i Janinës u lidh ngushtë edhe me një nga misionarët e bektashizmit në Shqipëri, Sheh Memiun (Sheh Mimi), veprimtaria e të cilit ishte veçanërisht e spikatur në Krujë dhe në rrethin e saj, ku u ndërtua në vitin 1802 edhe një teqe me emrin e tij. Kryeqendra e pashallëkut, Janina, ishte kthyer në vendqëndrim për mjaft dervishë e misionarë të ndryshëm të urdhrit bektashian, të cilët vinin nga Stambolli apo qendra të tjera të Perandorisë Osmane, të larguar prej andej për arsye të ndryshme. Brenda territorit të pashallëkut dervishët bektashianë gjenin kushte të përshtatshme dhe trajtim të privilegjuar nga ana e Ali Pashës. Atyre u viheshin në dispozicion shuma të hollash dhe ndërtesa për banim, ndërsa në mjaft raste edhe prona të konsiderueshme. Kështu, Sheh Bursaliu i ardhur nga Anadolli, shef i një teqeje në Prevezë, gëzonte një benefic vjetor prej 20 000 frangash dhe një shtëpi të kushtueshme, kurse një tjetër dervish me prejardhje nga Maroku, Seid Ahmet Efendiu (misionar diplomatik i Ali Pashës), u pajis me prona tokësore të konsiderueshme me të ardhura prej më se 20 000 frangash, duke u emëruar njëkohësisht edhe si sheh i një teqeje pranë qytetit të Pargës. Një tjetër dinjitar i urdhrit bektashian në Pashallëkun e Janinës, Sheh Ahmeti nga Siria, shef i një teqeje në hyrje të qytetit të mësipërm, zotëronte gjithashtu sipërfaqe të gjera tokësore me të ardhura të lakmueshme. Pas likuidimit të korpusit të jeniçerëve nga sulltan Mahmuti II më 15 qershor 1826, në Stamboll dhe në qendra të tjera të Perandorisë Osmane, shpërtheu një stuhi e fortë dhune e represioni kundër urdhrit bektashian. Në kryeqytetin e perandorisë u shkatërruan mjaft teqe të këtij urdhri, u arrestuan, u burgosën, u ezekutuan ose u dëbuan baballarë, dervishë, si dhe u konfiskuan libra të shumtë. Mirëpo nuk kaloi shumë kohë dhe urdhri bektashian filloi ta rimarrë veten me shpejtësi. Nga ana tjetër, furtuna kundërbektashiane e sulltan Mahmutit II në viset shqiptare kaloi pa pasoja të rënda, duke mos përjashtuar këtu ndonjë ndikim negativ që ushtroi në këtë drejtim rivaliteti midis Ali pashë Tepelenës si mbrojtës i bektashizmit dhe Bushatllinjve të Shkodrës si mbrojtës të islamit sunit dhe kundërshtarë të bektashizmit. Pas bektashizmit, halvetizmi ishte sekti (tarikati) kryesor islamik që depërtoi në viset shqiptare. Emri i këtij sekti lidhet me themeluesin e tij Omer el Halveti nga Tabrizi i Iranit (shek. XIV). Rëndësi të veçantë në historinë e këtij sekti ka figura e Sejid Jahja Shirvaniut (mesi i shek. XV) nga Bakuja, i cili njihet si themelues i vërtetë i tij. Praktika fetare e sektit halveti konsiston në tërheqjen e besimtarit në një dhomë të veçuar për të kryer ritin e “zikrit”, rit i cili lidhet me përmendjen e Zotit me zë të lartë nën emra të ndryshëm të gjetur posaçërisht për një gjë të tillë. Shehlerët dhe dervishët halvetinj në të shumtën e kohës, kanë qenë aleatë të pushtetit politik osman në ruajtjen dhe konsolidimin e islamit sunit në vendet e sunduara dhe në luftërat e tij kundër fuqive të krishtera. Fillesat e përhapjes së halvetizmit në tokat shqiptare i takojnë fundit të shek. XIV dhe gjysmës së parë të shek. XV. Megjithatë, depërtimi i këtij sekti në mesin e popullit shqiptar bëhet më i dukshëm duke filluar nga gjysma e parë e shek. XVI. Vendpërhapja e tij fillestare u bënë krahinat e Shqipërisë Jugore. Qendrat kryesore ku u vendosën misionarët halvetinj qenë Delvina dhe Vlora. Nxitësi kryesor i këtij procesi ishte Jakup Efendiu, një nga shehlerët e dëgjuar të këtij sekti në këtë kohë, ndërsa qendër e rrezatimit halvetian për krahinat e lartpërmendura ishte qyteti i Janinës, ku, që në vitin 1390 ishte themeluar një teqe e këtij sekti nga Gazi Evrenoz beu me autorizimin e sulltan Bajazitit I. Duke u nisur nga fakti se në Berat, Korçë, Elbasan dhe në Vlorë në fund të shek. XV dhe fillim të shek. XVI dëshmohet të jenë themeluar teqe halvetiane, do të pranohet se përhapja gjeografike e këtij sekti ishte zgjeruar jo pak. Evolucioni i këtij procesi shpejtohet edhe më shumë gjatë shek. XVIII, shekull gjatë të cilit tarikati halvetian shton praninë e vet edhe në Kosovë dhe në trevat shqiptare në Maqedoninë Perëndimore. Kjo shihet në rrjetin e teqeve halvetiane që themelohen gjatë kësaj kohe në këto treva. Kështu, Prizreni, Gjakova, Rahoveci, Manastiri, Kërçova etj., u bënë qendrat kryesore të halvetizmit
__________________
-= Dikur luaja me ndjenjat e saj... =- [ Forumi Virtual ] |
|
|
|
|
|
#5 | |
|
Antarsuar: Nov 2006
Seksi:
Postime: 5
Rrespekti: 0
![]() |
Re: Historiku i bektshis ne shqiperi
Citim:
Po prej nga i merr ti këto informata? I merr nga sajtet turistike, apo je vetë në tarikat? Duke e lexuar postimin tënd, kjo e dyta më duket më pak e mundshme, por unë të pyes përsëri. Hyrja në tarikat është një arritje e madhe, që parashtron shumë kushte virtytshmërie, përmbi ato të zakonshmet për një besimtar të rëndomtë. Unë vetë vij nga një familje me rrënjë në të dyja drejtimet tradicionale të islamit ndër shqiptarët, dhe mund të krenohem me faktin që kam patur një gjysh që ka arritur të bëhet shumë më shumë se vetëm një ashik; por ja që vetë nuk jam në tarikat, sepse bektashizma nuk mbartet me trashëgimi, po fitohet me meritime. S |
|
|
|
|
|
|
#6 |
|
Antarsuar: Sep 2007
Vendndodhja: Ne zemren e dashurise sime!
Seksi:
Statusi:
![]()
Postime: 54
Rrespekti: 1
![]() |
Me sa di une,bektashijte i referohen Kur'anit famelarte si Liber i shenjte.Nese eshte kjo,atehere perse i lejojne vetes ngrenjen e mishit te derrit dhe pirjen e alkoolit kur qartazi Kur'ani i ndalon keto?
|
|
|
|
|
|
#7 | |
|
Musliman
![]() ![]() Antarsuar: Jan 2006
Vendndodhja: Belgjike
Seksi:
Statusi:
![]()
Postime: 1,102
Rrespekti: 4
![]() |
Citim:
Nuk e lexova te gjithe tekstin qe ka sjell Alien porse si cdo fe qe ka ardhur ne shqiperi edhe bektashizmi ka historine e vet se si ka ardhur tek ne. |
|
|
|
|
|
|
#8 |
|
dergutas
![]() ![]() |
pffffffffffffffffffffffffffffffff
ke ke pare ti qe pine alkol ose han mish derrit.
__________________
NO WAR STOP THE OCCUPATION Kunder luftes ,varferis, racizmit,seksizmit dhe kapitalizmit |
|
|
|
|
|
#9 |
|
Antarsuar: Sep 2007
Vendndodhja: Ne zemren e dashurise sime!
Seksi:
Statusi:
![]()
Postime: 54
Rrespekti: 1
![]() |
|
|
|
|
|
|
#10 |
![]() Antarsuar: Jun 2006
Vendndodhja: vjene
Seksi:
Postime: 1,097
Rrespekti: 3
![]() |
Tani une bektashie jam nga familja, jo praktikante sigurisht. PO gjyshet e mia te dyja festonin novruz , dikur fshehurazi, e sot haptazi , dmth bejne hallve.
Di qe ne familje skemi festuar ndonjehere ditelindje, se di pse nuk festohen ditelindjet tek bektashinjte. Mish derri nuk eshte gatuar ndonjehere, alkool po. Di edhe qe kryegjyshin boteror te bektashinjve , baba rexhepin, qe ka vdekur, e kam vellain e madh te gjyshes, por iku shume i ri ne amerike dhe me ardhjen e sistemit komunist nuk eshte folur shume per te ne familje.
__________________
Forgive and forget |
|
|
|
|
|
#11 |
|
u ka dush
![]() |
Teorikisht bektashite ndjekin KURANIN por praktikisht adhurojne varret,kerkojne ndihme nga krijesa dhe jo nga KRIJUESI,shpikin thenje per te mbajtur ne kembe kete sekt,nuk bejne faljen e OBLIGUAR NGA ZOTI etj.ZOTI ne KURAN na ka lajmeruar se kush ben gjera te tilla nuk ka shpetim dhe e pret nje denim i frikshem dhe kete e dine edhe vet bektashite por veprojne sipas kokes se tyre dhe jo sipas KURANIT.Nuk ka dyshim se bektashizmi eshte nje grupacion i devijuar nga rruga e ISLAMITsepse punet qe veprojne ata nuk kane kurfare baze ne fene Islame.Lus Zotin qe te rinjte bektashi te studiojne per Islamin dhe ti korrigjojne vetet e tyre sepse Zoti ia fal te gjitha te meparshmet atij qe pendohet.
__________________
PUNA FLET KURSE FJALET NUK PUNOJNE! |
|
|
|
|
|
#12 |
![]() |
me sa di une jane e vetmja sekt fetare qe barazuan femren me mashkullin
__________________
nese nuk me njeh mos me paragjyko |
|
|
|