Sot, disa pretendojnė se Jezu Krishti ėshtė njė ide, dhe jo njė figurė e vėrtetė historike, por ka shumė prova tė shkruara pėr ekzistencėn e tij, 2000 vjet mė parė

Simon Gathercole *

Sa tė bindur mund tė jemi, qė Jezu Krishti ka ekzistuar?

Provat historike pėr Jezusin e Nazaretit janė tė kahershme dhe shumė tė pėrhapura. Brenda pak dekadash nga jeta e tij, ai pėrmendet prej historianėve hebrenj dhe romakė, si dhe nga dhjetėra shkrime tė krishtera. Krahasojeni kėtė, pėr shembull me Mbretin Artur, qė supozohet se ka jetuar rreth vitit 500. Burimi mė i madh historik pėr ngjarjet e asaj kohe as nuk e pėrmend Arturin, dhe ai pėrmendet pėr herė tė parė 300 apo 400 vjet, pasi supozohet tė ketė jetuar. Provat pėr Jezusin nuk janė tė kufizuara tek folklori i mėvonshėm, si rrėfimet pėr Arturin.

Ēfarė na thonė shkrimet e krishtera?

Vlera e kėtyre provave ėshtė se janė edhe mė tė hershme, edhe mė tė detajuara. Shkrimet e para tė krishtera qė kanė folur nė lidhje me Jezusin janė Letrat e Shėn Palit, dhe dijetarėt bien dakord se mė tė hershmet e atyre letrave, janė shkruar brenda 25 vjetėsh pas vdekjes sė Jezusit, ndėrsa dėshmitė e detajuara biografike tė Jezusit nė ungjijtė e Dhjatės sė Re datojnė rreth 40 vjet pas vdekjes sė tij. Kėto tė gjitha u shfaqėn gjatė jetės sė dėshmitarėve tė shumtė okularė, dhe ofrojnė pėrshkrime qė pėrputhen me kulturėn dhe gjeografinė e Palestinės sė shekullit tė parė. Eshtė gjithashtu e vėshtirė tė imagjinohet se pse shkrimtarėt e krishterė do tė shpiknin njė figurė tė tillė, njė shpėtimtar tėrėsish hebre nė njė kohė dhe vend – nėn patronazhin e perandorisė romake – ku kishte dyshime tė forta ndaj Judaizmit.

Ēfarė thoshin pėr Jezusin, autorėt jo tė krishterė?

Me aq sa dimė ne, i pari autor jashtė kishės qė ka pėrmendur Jezusin ėshtė historiani hebre, Flavio Jozefi, i cili shkruajti njė histori tė Judaizmit rreth vitit 93 pas Krishtit. Ai ka dy referenca pėr Jezusin. Njė prej tyre ėshtė kontradiktore, pasi mendohet qė tė jetė prishur prej shkruesve tė krishterė (ndoshta duke e kthyer rrėfimin negativ tė Jozefit, nė njė mė pozitiv), por tjetri nuk ėshtė i dyshimtė – pėrmend Xhejmsin, vėllanė “e Jezusit tė ashtuquajtur Krisht”.

Afro 20 vite pas jozefit, kemi politikanėt romakė Plini dhe Taciti, qė kishin disa prej detyrave mė tė larta shtetėrore nė fillim tė shekullit tė dytė. Nga Taciti mėsojmė se Jezusi ishte ekzekutuar, ndėrkohė qė Ponc Pilati ishte prefekti romak nė Jude dhe Tiberi ishte perandor – tė dhėna kėto qė pėrkojnė me kohėn pėr tė cilėn shkruajnė ungjijtė. Plini kontribuon me informacionin qė, ku ai ishte guvernator nė veri tė Turqisė, tė krishterėt adhuronin Krishtin si perėndi. Asnjėrit prej tyre nuk i pėlqenin tė krishterėt – Plini shkruan pėr “kokėfortėsinė kokėderr” dhe Taciti e quan fenė e tyre njė supersticion shkatėrrimtar.

A diskutonin shkrimtarėt e lashtė ekzistencėn e Jezusit?

Ēuditėrisht, nuk ka pasur kurrė ndonjė debat nė botėn e lashtė, nė lidhje me atė, nėse Jezusi i Nazaretit ishte njė figurė historike. Nė literaturėn mė tė hershme tė rabinėve hebrenj, Jezusi u denoncua si fėmijė i paligjshėm i Marisė dhe si magjistar. Nė mesin e paganėve, satiristi Lucian dhe filozofi Celsus e hidhnin poshtė Jezuin si njė faqezi, por nuk kemi informacion pėr asnjė nė botėn e lashtė, qė tė ketė vėnė nė pyetje faktin qė Jezusi jetoi.

Sa e debatueshme ėshtė ekzistenca e Jezusit sot?


Nė njė libėr tė kohėve tė fundit, filozofi francez Michel Onfray flet pėr Jezusin si njė hipotezė tė thjeshtė, dhe ekzistencėn e tij, mė shumė si ide, sesa si njė figurė historike. Rreth 10 vjet mė parė, nė SHBA u ngrit Projekti Jezusi; njė nga pyetjet kryesore pėr diskutim ishte, nėse Jezusi kish ekzistuar ose jo. Disa autorė kanė argumentuar edhe se Jezusi i Nazaretit ishte dyfish jo-ekzistent, duke thėnė se, edhe Jezusi dhe Nazareti, janė shpikje tė krishtera. Vlen tė pėrmendet, megjithatė, se dy historianėt kryesorė qė kanė shkruar kundėr kėtyre argumenteve shumė skeptike janė ateistė: Maurice Casey (mė parė nė Universitetin e Nottinghamit) dhe Bart Ehrman (Universiti i Karolinės sė Veriut). Ata kanė lėshuar kritika thumbuese kundėr qasjes sė “Jezusit legjendė”. Megjithatė, njė studim i kohėve tė fundit zbuloi se 40% e tė rriturve nė Angli nuk besonin se Jezusi ishte njė figurė e vėrtetė historike.

A ka prova arkeologjike pėr Jezusin?

Njė pjesė e konfuzionit popullor rreth vėrtetėsisė historike tė Jezusit mund tė shkaktohet nga argumente tė caktuara arkeologjike, tė ngritura nė lidhje me tė. Kohėt e fundit ka pasur pretendime se Jezusi ishte njė stėrnip i Kleopatrės, plotėsuar me monedha tė lashta qė gjoja tregojnė Jezusin, i cili mban kurorėn e tij me gjemba. Nė disa qarqe, ka ende interes pėr qefinin e Torinos, gjoja qefini i varrimit tė Jezusit. Papa Benedikti XVI ka deklaruar se kjo ishte diēka qė “asnjė njeri nuk ishte nė gjendje ta krijonte” dhe njė “ikonė e tė Shtunės sė Shenjtė”.

Megjithatė, ėshtė e vėshtirė qė tė gjesh historianė tė cilėt e konsiderojnė kėtė material si tė dhėnė serioze arkeologjike. Dokumentet e prodhuara nga tė krishterė, hebrenj dhe shkrimtarė romakė pėrbėjnė dėshmitė mė tė rėndėsishme.

Kėto referenca tė bollshme historike na lėnė me shumė pak dyshime tė arsyeshme nė lidhje me faktin, qė Jezusi jetoi dhe vdiq. Pyetja mė interesante – e cila shkon pėrtej historisė dhe fakteve objektive – ėshtė nėse Jezusi vdiq dhe jetoi.

* Simon Gathercole merret me Studimin e Testamentit tė Ri nė Universitetin e Kembrixhit / The Guardian – Nė shqip nga bota.al