Me Emrin e All-llahut, tė Gjithėmėshirshmit, Mėshirėplotit


Tė gjitha falėnderimet dhe lavdėrimet janė veē pėr All-llahun (xh.sh.), kurse salavatet dhe bekimet qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij (s.a.v.s.)

Kur’ani Fisnik ėshtė shpallur gradualisht, brenda njė periudhe 23 vjeēare tė jetės sė famshme tė tė Dėrguarit Muhammed (s.a.v.s.) I Dėrguari (s.a.v.s.) i urdhėronte as-habėt (shokėt) e tij qė ta vėnė nė pah dhe ta zbatojnė rendin e sureve tė Kur’anit Fisnik. Uthman bin Af-fani (r.a.) tregon:

“Ngandonjėherė Muhammedit (s.a.v.s.) i shpalleshin disa sure. Kur i shpallej diēka, e thėrriste ndonjėrin nga shkruesit e tij dhe i thoshte: Vendose kėtė ose atė sure tek kjo apo ajo sure (d.m.th. para apo prapa sureve nė fjalė.) Kur i shpalleshin disa ajete, i thoshte: Vendosi kėto ajete tek kjo apo ajo sure. E kur i shpallej njė ajet i vetėm, i thoshte: Vendose kėtė ajet tek kjo apo ajo sure.” [Pra vetė i Dėrguari (s.a.v.s.) ua caktonte vendet sureve dhe ajeteve, gjithsesi sipas vahjit-shpalljes." (Transmeton Imam Ahmedi, Ebu Davudi si dhe Tirmidhiu.)

Ėshtė njė hadith, i cili ėshtė mė adekuat rreth kėsaj ēėshtjeje. Nė tė thuhet:

“I Dėrguari i All-llahut (s.a.v.s.) i tha Uthman bin Ebil-Asit: Xhibrili (a.s.) erdhi tek unė dhe mė urdhėroi qė ta vendos kėtė ajet nė kėtė vend tė kėsaj sureje. Ajeti thotė: All-llahu urdhėron drejtėsi, bamirėsi, ndihmė tė afėrmve, e ndalon nga imoraliteti, nga e neveritura dhe dhuna. Ju kėshillon ashtu qė tė merrni mėsim. (Nahl, 90.)” (Transmeton Imam Ahmedi.)

I Dėrguari Muhammed (s.a.v.s.) e lexonte (kėndonte) Kur’anin Fisnik pėrpara as-habėve tė tij tė ndershėm tamam nė kėtė renditje, siē ishte i urdhėruar. Kėshtuqė ata e rrėnjosnin atė po me kėtė renditje nė zemrat e tyre. Kryeengjėlli Xhibril (a.s.) e lexonte (kėndonte) Kur’anin para Muhammedit (s.a.v.s.) njė herė nė vit, kurse brenda vitit qė vdiq i Dėrguari (s.a.v.s.), e kėndoi dy herė.

Dijetarėt islam, unanimisht janė pajtuar nė atė se rregullimi i ēdo ajeti nė Kur’an ėshtė teukifi (kjo do tė thotė kur diēka ka ardhur tek ne si shpallje nga All-llahu Fuqiplotė me urdhėr direkt), pa mos lėnė hapėsirė pėr mundėsi ndėrhyrjeje nga njerėzit, qoftė edhe nga i Dėrguari (s.a.v.s.) Ky rregullim ėshtė aplikuar nė renditjen e sureve edhe nė Mus’haf. Andaj, shumica e dijetarėve e konsiderojnė mekruh (tė urryer) tė lexuarit (kėnduarit) e Kur’anir Fisnik duke filluar nga sureja e pozicionuar nė fund.

Historikisht dihet se Ebu Bekr Es-Siddiku (r.a.) ėshtė i pari, i cili i pėrmblodhi tė gjitha suret nė Mus’haf (libri, i cili i ka nė vete tė shkruara tė gjitha suret e Kur’anit.) Pastaj, Uthman bin Af-fani (r.a.) nga Mus’hafi i Ebu Bekrit (r.a.), i kopjoi disa tė tjerė dhe i dėrgoi nė tė gjitha territoret Islame. Pra, renditja dhe rregullimi i Kur’anit Fisnik ėshtė bėrė gjatė jetės sė tė Dėrguarit Muhammed (s.a.v.s.) dhe gjatė periudhės sė Halifeve tė drejtė, gjersa ishin gjallė mijėra as-habė, tė cilėt dėshmonin gjatė gjithė ēėshtjes (asgjė nuk ėshtė raportuar, e cila na bėnė me dije mospjesėmarrjen e ndonjėrit nga ta rreth ēėshtjes sė Kur’anit Fisnik.)

*Autori ėshtė profesor i mirėnjohur i Ez-herit

Burimi:
IslamOnline

Pėrktheu dhe pėrshtati:
Daim Abazi