![]() |
|
|||||||
| Portali | Rregullorja | Regjistrohuni | Stafi Pergjigjet | Lista e Anėtarėve | Albumi | Lojra | Kėrko | Postime te reja | Shėnoji Forumet si tė Lexuar |
Si tė fitoni Green Card amerikane |
![]() |
|
|
LinkBack | Veglat e Temės | Kėrko nė Temė |
|
|
#1 |
|
Si tė fitoni Green Card amerikane
Vleresimi:
(0 votes - average)
Si tė fitoni Green Card amerikane
Duke aplikuar vetė pa pagesė. Po, po, nėse keni pak aftėsi nė kompjuter dhe e njihni anglishten apo dikė qė njeh anglisht, ju nuk keni nevojė tė paguani shuma tė mėdha pėr tė aplikuar pėr lotarinė pėr Green Card amerikane. Procesi hapet me: Si tė fitoni Green Card amerikane Duke aplikuar vetė pa pagesė. Po, po, nėse keni pak aftėsi nė kompjuter dhe e njihni anglishten apo dikė qė njeh anglisht, ju nuk keni nevojė tė paguani shuma tė mėdha pėr tė aplikuar pėr lotarinė pėr Green Card amerikane. Pra siē po e shihni titulli ishte paksa mashtrues. Nuk ka formulė magjike pėr tė fituar dhe ēdo kush qė ju premton diēka mė shumė se mbushje teknike tė formularėve si shėrbim, ju ka mashtruar. Shteti amerikan e ofron kėtė lotari pa pagesė si mėnyrė pėr tė shtuar larminė e popullsisė nė Amerikė (edhe zyrtarisht programi njihet si Diversity Visa). P.sh.: numri veē i madh i kinezėve dhe meksikanėve qė shkojnė nė Amerikė ēdo vit (llogariten 5 vitet e fundit) bėn qė qytetarėt e lindur nė kėto dy vende tė mos jenė asnjėri prej rreth 50,000 fatlumėve qė shkojnė pėr ta shijuar ėndrrėn amerikane nėpėrmjet kėtij programi ēdo vit. Tė lindurit nė Shqipėri, Bullgari, e shumė shtete Afrikane privilegjohen pėr shkak tė numrit tė vogėl qė hyjnė nė Amerikė ēdo vit. Tė shpresojmė qė kur tė hapet konkursi kėtė vit, kosovarėt po ashtu do tė jetė nė kėtė listė tė tė privilegjuarve si grup mė veti. Procesi hapet mė 2 tetor dhe qėndron i hapur deri me 1 dhjetor. Gjatė kėsaj periudhe keni mundėsi tė shkoni nė kėtė adresė Electronic Diversity Visa Lottery dhe ta mbushni aplikacionin. Ēka kėrkohet ėshtė njė fotografi pėr secilin kandidat me pėrmasa teknike siē kėrkohet pėr vizė amerikane: d.m.th. 50x50 mm qė kap pjesėn frontale tė fytyrės dhe kraharorit, me prapavijė njėngjyrėshe nė njė skedar elektronik JPEG jo mė tė madh se 65 kb. Po ashtu kėrkohen informata personale rreth emrit, vendlindjes (ėshtė shteti i lindjes qė pėrcakton pranueshmėrinė), profesionit, dhe fėmijėve nėn 21 vjeē tė cilėt po ashtu kanė tė drejtė tu bashkėngjiten prindėrve. Tė dy prindėrit kanė tė drejtė tė aplikojnė duke pėrmendur nė aplikacion fėmijėt nėn 21 vjeē dhe bashkėshortin/bashkėshorten tjetėr. Fėmija 21 vjeē e mė lartė duhet tė aplikoj ndaras dhe nėse fiton nuk mund tė merr prindėrit apo anėtarėt tjerė tė familjes, pėrveē nėse ka krijuar vetė familje, me ērast vlejnė tė njėjtat kushte si mė lartė. Kusht tjetėr ėshtė posedimi i njė diplome tė shkollės sė mesme apo dy vite pėrvoje punė nė njė zeje qė kėrkon sė paku dy vite aftėsim. Mbushja e me shumė se njė formulari pėr tė njėjtin person ju diskualifikon prej konkurrencės. Po ashtu, edhe nėse fitoni mirėpo keni dhėnė shėnime jo tė sakta, do tė diskualifikoheni. Fituesit lajmėrohen me postė tė thjeshtė apo ndoshta edhe elektronike gjatė muajve maj-korrik tė vitit tė ardhshėm, nė kėtė rast nė vitin 2009, me ērast fillojnė procedurat tjera rreth organizimit tė udhėtimit tuaj dhe vendosjes nė Amerike. Vitin e kaluar ka pas 6.4 milion aplikacione tė mbushura ku vendet si Nigeria apo Ukraina prijnė me qindra mijėra. Viti i kaluar ka pasur 0.9 milion mė shumė aplikues se ai para tij. Arianit Dobroshi
__________________
Carpe Diem!
|
|
|
Lexime: 439
|
|
|
|
#2 | ||
|
Anėtar i ri
Anėtarėsuar: Sep 2008
Vendndodhja: ghfdy
Seksi:
Statusi:
![]()
Postime: 205
Rrespekti: 2
![]() |
po une e kam mbush formularin dhe aty thuhet qe duhet te kesh acount ne ne banke dmth qe duhet te paguash por nuk jam e sigurt a kam bere ate formular qe duhet please me jepni nje adrese te sakte qe eshte pa pagese per aplikim
|
||
|
|
|
|
|
#4 | ||
|
**Fabulous Moderatore**
Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: En una estrella radiante de un corazon..
Seksi:
Statusi:
![]()
Postime: 6,203
Rrespekti: 26
![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() |
E kam bere kete nepermjet internetit.ishte dicka kot qe e provova.tani me dergojne e-mail,cdo 2 dite dhe me thone paguaj X $ se e ke fituar.............!
__________________
Kjo bote nderron e s'eshte aspak ēudi... Qe fati rremben ēdo dashuri...![]() Se s'dime a e prin fati dashurine...
A dashuria fatin e njerine... |
||
|
|
|
|
|
#5 | ||
|
Moderatorė
Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: gjithandej
Seksi:
Postime: 394
Rrespekti: 5
![]() ![]() ![]() |
ATO WEBSITE QE JU KERKOJNE LEKE JANE FALLCO!!!
Kujdes, mos jepni informacionet e llogarise tuaj bankare, sepse qeveria Amerikane nuk kerkon leke per keto aplikime...leke paguhen vetem kur hyn ne ambasade per ndonje interviste.
__________________
I like people who shake other people up and make them feel uncomfortable. - Jim Morrison |
||
|
|
|
|
|
#7 | ||
|
Administrator
|
Eshte thjesht llotaria amerikane qe njohim nga vitet e kaluara...
Mos u ngaterroni me sitet me pagese...
__________________
Mos u mundo kurre te bindesh te tjeret perderisa do te kete nje shumellojshmeri mendimesh... Jetoj ne boten reale por nuk kuptoj pse endrrat jane aq te ngjashme me kete realitet...
|
||
|
|
|
|
|
#9 | ||
|
**Fabulous Moderatore**
Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: En una estrella radiante de un corazon..
Seksi:
Statusi:
![]()
Postime: 6,203
Rrespekti: 26
![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() |
Ca llogarie bankare.............edhe kujt do ia hudhin ata .ne shqiptareve...........qe edhe kur duhet me dhene leke,nuk japim.jo me kshu kot!!!!!!!!!!!
__________________
Kjo bote nderron e s'eshte aspak ēudi... Qe fati rremben ēdo dashuri...![]() Se s'dime a e prin fati dashurine...
A dashuria fatin e njerine... |
||
|
|
|
|
|
#10 | ||
|
GIRLICIOUS
Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: city of brotherly love
Seksi:
Postime: 383
Rrespekti: 3
![]() |
Nese iu kerkojne llogarine bankare, apo cdo lloj pagese mos jepni asnje informacion sepse vetem do iu marin leket. Jane adresa fallco ato!!
Llotaria amerikane plotesohet falas ne internet ke kjo adrese: Electronic Diversity Visa Lottery. Llotarite kane filluar qe sot, nga data 2 tetor ne oren 12 te drekes dhe mbarojne me 1 dhjetor ne oren 12 te drekes. Eshte mitre te tregoni te verteten per ēdo informacion qe shkruani sepse kontrollohen te gjithe aplikuesit me imtesi ne rast se jane fitues. Me sa di une duhet te jesh mbi 18 vjeē dhe minimumi te kesh mbaruar gjimnazin e te kesh nje diplome. Nese nuk keni shkollen e larte, atehere kerkohet nje pune zanati 2 vjetore pas gjimnazit qe te pranohen.
__________________
Pjesa me e madhe e jetes shkon duke thene eshte teper heret, dhe pastaj eshte teper vone!! |
||
|
|
|
|
|
#11 | ||
|
Anėtar i ri
Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: Tirane
Seksi:
Postime: 369
Rrespekti: 4
![]() ![]() |
Edhe 30 minuta dhe fillon llotaria amerikane .
Ata qe e kane bere te mesmen pa shkeputje nga puna me mire te mos e bejne fare , pasi zyrtari konsullor nuk i kualifikon si fitues te llotarise Ndersa ata gjimnaziste qe sivjet jane ne vitin e trete le ta provojne fatin e tyre se ku i dihet Ju uroj te gjitheve atyre qe do aplikojne shume fat |
||
|
|
|
|
|
#12 | ||
|
Anėtar i ri
Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: Tirane
Seksi:
Postime: 369
Rrespekti: 4
![]() ![]() |
Ne ora 18 me oren e Shqiperise u hap llotaria amerikane
LLotot e tjera ma pagese mos i pranoni dhe mos i besoni Kete vit ishte kusht i domosdoshem ( nese keni dhe doni ta vendosni ) edhe adresa e e- mailit Gjthashtu ne fund te dergimit te llotarise keni dhe nje numer serial te cilin per mendimin tim duhet ta ruani pasi te keni bere printimin |
||
|
|
|
|
|
#13 | ||
|
Super Moderator
Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: Ne nje zemer "kokeforte"
Seksi:
Statusi:
![]()
Postime: 4,699
Rrespekti: 21
![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() |
Nėse nuk ke fituar nė Llotarinė Amerikane 2009, tė jepet njė tjetėr shans. Nė Ambasadėn Amerikane kanė nisur procedurat pėr Llotarinė DV 2010. Pėr njė shpresė pėr tė shkelur nė tokėn e premtuar, njė person duhet tė ketė parasysh disa kushte. Por jo vetėm kaq, Ambasada Amerikane jep edhe disa kėshilla pėr plotėsimin e disa formularėve pėr kėtė llotari. Ndėrkohė, qė pas viteve 1990, vendi ynė u pėrfshi nė Llotarinė Amerikane dhe ka "tė drejtė" qė ēdo vit 2087 persona tė marrin viza, leje-qėndrimi tė pėrhershėm, nė njė nga shtetet amerikane. Sipas tė dhėnave, aktualisht Korēa mban rekordin e qyteteve qė kanė edhe numrin mė tė madh tė personave tė pėrzgjedhur nga sistemi kompjuterik.
Sipas tė dhėnave nga Ambasada Amerikane, Llotaria Amerikane regjistrimet pėr aplikimin e Llotarisė Amerikane DV-2010 kanė filluar nė orėn 12:00 tė drekės nė datėn 2 tetor 2008 dhe mbarojnė nė 12:00 tė drekės nė datėn 1 dhjetor 2008. Ēdo aplikim duhet tė mbėrrijė nė Qendrėn e Llotarive nė Kentacky brenda kėtij intervali kohe. Instruksionet e Llotarisė Amerikane 2010 Seksioni 203 (c) i Aktit tė Emigracionit tė vitit 1990 vė nė dispozicion pėr ēdo vit njė maksimum prej 50 mijė vizash emigrimi pėr qėndrim tė pėrhershėm nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, qė mund tė pėrzgjidhen nė mėnyrė tė rastėsishme prej sistemit kompjuterik tė programit tė Llotarisė (DV-2010). Departamenti i Shtetit ka vendosur nė zbatim sistemin e regjistrimeve tė llotarisė elektronikisht, duke filluar qė nga llotaria e vitit 2005, nė mėnyrė qė tė bėjė procesin mė efikas dhe mė tė sigurt. Departamenti pėrdor teknologji speciale pėr tė identifikuar ata qė kryejnė mashtrim pėr qėllime emigrimi ilegal apo pėr ata qė regjistrohen disa herė. Ju lutemi kini kujdes: Ka pasur shembuj nė faqe interneti tė ndryshme, duke mashtruar, janė paraqitur si faqe zyrtare tė qeverisė sė ShBA-sė. Disa nga kėto faqe kanė pėrfituar para duke "plotėsuar" formularin e aplikimit tė llotarisė. Nuk ka asnjė pagesė pėr tė plotėsuar Formularin Elektronik tė Llotarisė Amerikane. Kujdes! Periudha e regjistrimit tė llotarisė dv-2010 Aplikimet pėr Llotarinė Amerikane DV-2010 duhet tė parashtrohen elektronikisht, duke filluar nė orėn 12:00 tė drekės nė datėn 2 tetor 2008 dhe mbarojnė nė 12:00 tė drekės nė datėn 1 dhjetor 2008. Gjatė kėsaj periudhe aplikantėt mund tė plotėsojnė formularin elektronikisht nė faqen e Internetit Electronic Diversity Visa Lottery. Aplikimet me email, postė apo faks NUK DO TĖ PRANOHEN. Aplikantėt janė tė lutur qė mos tė presin deri javėn e fundit pėr tė aplikuar. Pritet qė shumė persona nga e gjithė bota tė aplikojnė, gjė qė mund tė vonojė aplikimin nė internet. Asnjė aplikim nuk do tė pranohet mbas orės 12:00 tė datės 2 dhjetor 2008. KĖRKESAT E PRANIMIT TĖ APLIKIMIT Duhet tė jetė i lindur nė njė nga vendet e listuara: I lindur nė njė nga vendet kualifikuese: Nė shumicėn e rasteve kjo kupton vendin (shtetin) nė tė cilin aplikanti ka lindur. Gjithsesi, ka edhe dy mėnyra tė tjera, me tė cilat njė person mund tė kualifikohet. E para, nė qoftė se njė person ka lindur nė njė vend ku vendasit e kėtij vendi janė tė pazgjedhshėm pėr tė aplikuar, por bashkėshorti(ja) e tij/i saj ka lindur nė njė vend ku vendasit janė tė zgjedhshėm pėr tė aplikuar, ky person mund tė pretendojė vendin e lindjes sė bashkėshortit(es) dhe nė kėtė mėnyrė tė dyve do t'i lėshohet viza qė ata tė hyjnė nė SHBA njėkohėsisht. E dyta, nė qoftė se njė person ka lindur nė njė vend ku vendasit e kėtij vendi janė tė pazgjedhshėm, por as njėri as tjetri nga prindėrit e tij/saj kanė lindur ose banuar atje nė kohėn kur personi ka lindur, njė person i tillė mund tė pretendojė vendlindjen nė njė nga vendlindjet e prindėrve tė tij/saj, nė qoftė se ky vend ėshtė i kualifikueshėm pėr programin e DV-2010. Ju duhet tė keni ose edukim tė mesėm ose punė tė kualifikueshme sipas kėrkesave tė programit tė DV-2010. Edukim i mesėm ose punė e kualifikueshme: Ju duhet tė keni ose njė edukim shkollor tė mesėm ose tė barabartė, tė pėrcaktuar si 12 vjet edukim fillor dhe tė mesėm tė pėrfunduar plotėsisht (pra tė vėrtetoni me bindje qė keni mbaruar 12 vjet shkollė tė plotė); ose tė keni 2 vjet eksperiencė pune brenda 5 viteve tė shkuara nė njė punėsim qė kėrkon tė paktėn 2 vjet trajnim ose eksperiencė pėr tė ushtruar. Pėr tė pėrcaktuar eksperiencėn e kualifikueshme tė punės do tė pėrdoret Baza e tė Dhėnave tė Departamentit Amerikan tė Punės O*Net OnLine. Nė qoftė se ju nuk mund tė keni kėto kėrkesa, ju NUK duhet tė aplikoni nė Programin e Llotarisė DV-2010.
__________________
Carpe Diem!
|
||
|
|
|
|
|
#14 | ||
|
Super Moderator
Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: Ne nje zemer "kokeforte"
Seksi:
Statusi:
![]()
Postime: 4,699
Rrespekti: 21
![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() |
REGJISTRIMI I APLIKIMIT
Formularėt e aplikimit pėr DV-2010 do tė pranohen tė plotėsuara vetėm nėpėrmjet Internetit Elektronikisht nė faqen Electronic Diversity Visa Lottery. Nė qoftė se nuk plotėsoni formularin plotėsisht ose me gabime, aplikanti do tė s'kualifikohet. Formulari i regjistrimit do t'ju kėrkojė qė tė pėrfshini informacionin e mėposhtėm: EMRI I PLOTE - Mbiemri, Emri, Emri i Mesit; DATA E LINDJES - Data, Muaji, Viti; GJINIA - Mashkull ose Femėr; QYTETI I LINJDES; SHTETI I LINJDES; SHTETI I PRANUESHĖM OSE I KUALIFIKUESHĖM PĖR PROGRAMIN E LLOTARISĖ DV-2010 - Vendi juaj i pranueshėm normalisht do tė jetė i njėjtė me atė tė lindjes. Kjo nuk ka lidhje me shtetin ku ju banoni; FOTOGRAFIA E APLIKANTIT - Sigurohuni qė tė pėrfshini fotografinė tuaj, tė bashkėshortit(es) dhe secilit prej fėmijėve; ADRESA E POSTĖS - (Nė kujdes tė..., Rruga, Lagjja, Numri i Pallatit ose Shtėpisė, ose Fshati/Komuna, Qyteti, Shteti; NUMRI I TELEFONIT - Jo e detyrueshme; ADRESA E POSTĖS ELEKTRONIKE (EMAIL) - Jo e detyrueshme; CILI ĖSHTĖ NIVELI MĖ I LARTĖ I EDUKIMIT QĖ JU POSESONI, QĖ NGA KJO DITĖ? - Ju duhet tė tregoni NJĖ nga nivelet e edukimit ju pėrket: (1) Vetėm shkollė fillore, (2) Shkollė tė mesme, i/e pa diplomuar, (3) Shkollė tė mesme, i/e diplomuar (4) Shkollė profesionale, (5) Disa kurse universitare, (6) Universitet, i/e diplomuar, (7) Disa kurse me nivel pasuniversitar, (8) Master, i/e diplomuar, (9) Disa kurse me nivel Doktorature, (10) Doktoraturė, i/e diplomuar; GJENDJA CIVILE - I pa-martuar, i martuar, i ndarė, i/e ve, Ligjėrisht i/e ndarė; NUMRI I FĖMIJĖVE QĖ JANĖ TĖ PAMARTUAR NĖN MOSHĖN 21 VJEĒ - Regjistrimet duhet tė pėrfshijnė emrin, datėn dhe vendin e lindjes tė bashkėshortit(es) tuaj dhe tė gjithė fėmijėve-natyralė, si dhe tė gjithė fėmijėve ligjėrisht tė adoptuar ose tė bashkėshortit(es), qė janė tė pamartuar dhe nėn moshėn 21 vjeē (pėrveē fėmijėve qė kanė shtetėsi amerikane, ose qė kanė rezidencė ligjore tė pėrhershme), edhe nė qoftė se ju nuk jeni mė i martuar ligjėrisht me prindėrit e fėmijės, edhe nė qoftė se bashkėshortja apo fėmija nuk banojnė me ju apo nuk do tė emigrojnė me ju duhen pėrfshirė. Vine re se fėmijėt e martuar dhe fėmijėt mbi moshėn 21 vjeē nuk mund tė pėrfshihen sepse nuk kualifikohen pėr programin e Llotarisė Amerikane DV-2010. Nė qoftė se nuk i pėrfshini tė gjithė fėmijėt, qė janė tė pranueshėm, do tė rezultojė nė s'kualifikimin e aplikantit principal dhe refuzimin e vizės pėr tė gjithė pjesėtarėt e familjes qė aplikojnė nė kohėn e intervistės pėr vizė; INFORMACIONI MBI BASHKĖSHORTIN(EN) - Emri, Data e Lindjes, Gjinia, Qyteti i Lindjes, Vendi/Shteti i Lindjes, Fotografia; Nė qoftė se nuk pėrfshini bashkėshortin(en), do tė rezultojė nė s'kualifikimin e aplikantit principal dhe refuzimin e vizės pėr tė gjithė pjesėtarėt e familjes qė aplikojnė nė kohėn e intervistės pėr vizė; INFORMACIONI MBI FĖMIJĖT - Emri, Data e Lindjes, Gjinia, Qyteti i Lindjes, Vendi/Shteti i Lindjes, Fotografia.
__________________
Carpe Diem!
|
||
|
|
|
|
|
#15 | ||
|
Super Moderator
Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: Ne nje zemer "kokeforte"
Seksi:
Statusi:
![]()
Postime: 4,699
Rrespekti: 21
![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() |
Procedurat pėr hapjen e portės nė tokėn e premtuar
Pėr tė gjetur menjėherė ēelėsin qė hap derėn pėr tė kaluar nė botėn tjetėr, mjafton qė tė ndjekėsh nė mėnyrė tė rregullt procedurat pėr tė fituar Llotarinė Amerikane. Gazeta "Tirana Observer" publikon sot tė gjitha procedurat dhe ēfarė duhet tė ketė parasysh njė aplikues pėr Llotarinė Amerikane DV 2010. Formulari Formularėt e aplikimit pėr DV-2010 do tė pranohen tė plotėsuara vetėm nėpėrmjet internetit elektronikisht nė faqen Electronic Diversity Visa Lottery. Por gjithashtu ēdo aplikant duhet tė ketė kujdes, pasi nuk do tė kualifikoheni nė qoftė se fotografitė e kėrkuara nuk regjistrohen. Fotografi tė kohėve tė fundit duhen regjistruar elektronikisht pėr secilin nga pjesėtarėt e familjes. Udhėzime Pėr tė pasur njė foto sa mė tė mirė, si dhe mėnyra se si do tė jetė pozicioni nė foto, Ambasada Amerikane jep disa udhėzime pėr aplikantėt shqiptarė. Fotografia duhet tė jetė njė imazh dixhital ose e skanuar dhe duhet tė ketė kėto specifikime, ndryshe aplikimi nuk do tė pranohet. Fotografi nė grup nuk do tė pranohen, duhet tė jetė vetėm personi aplikant. Nėse dėshtoni tė regjistroni fotografitė e kėrkuara pėr bashkėshorten dhe secili fėmijė do tė rezultojė si regjistrim i papėrfunduar nė sistemin e regjistrimit tė aplikimit dhe ju do t'ju duhet tė ri-regjistroheni. PROCEDURAT E APLIKIMIT TĖ DV-2010 Formularėt e Aplikimit pėr DV-2010 do tė pranohen tė plotėsuara vetėm nėpėrmjet internetit elektronikisht nė faqen Electronic Diversity Visa Lottery gjatė periudhės sė regjistrimit duke filluar nė orėn 12:00 tė drekės nė datėn 2 tetor 2008, dhe mbarojnė nė 12:00 tė drekės nė datėn 1 dhjetor 2008.. Lejohet vetėm NJĖ aplikim pėr ēdo aplikant. Nė qoftė se dallohen dy ose mė shumė aplikime pėr ju, do tė s'kualifikoheni automatikisht. Mbas regjistrimit tė suksesshėm tė aplikimit, ju do tė lexoni nė ekran, emrin, mbiemrin, datėlindjen, vendbanimin dhe datėn e regjistrimit tė aplikimit tė cilėn mund ta stamponi (print) dhe ta keni pėr rekordet tuaja. Aplikimet me letėr (me anė tė postės, me shkrim dore, email, faks, etj.) nuk do tė pranohen. Regjistrimi juaj do tė s'kualifikohet nė qoftė se fotografitė e kėrkuara nuk regjistrohen. Fotografi tė kohėve tė fundit duhen regjistruar elektronikisht pėr secilin nga pjesėtarėt e familjes tuaj: o fotografia juaj o e bashkėshortit(es) tuaj o e ēdo fėmije tė pamartuar nėn moshėn 21 vjeē, duke pėrfshirė tė gjithė fėmijėt e natyrshėm, gjithashtu edhe fėmijėt e adoptuar-ligjėrisht apo fėmijėt e bashkėshortit(es), edhe nė qoftė se njė fėmijė ėshtė shkėputur nga banimi me ju ose nuk dėshiron tė emigrojė me ju. Nuk ėshtė e nevojshme tė regjistroni njė fotografi pėr fėmijėt tuaj me shtetėsi amerikane ose me rezidencė tė pėrhershme ligjore. Fotografi nė grup nuk do tė pranohen; duhet tė keni vetėm njė fotografi vetjake pėr ēdo pjesėtar tė familjes. Nėse dėshtoni tė regjistroni fotografitė e kėrkuara pėr bashkėshorten dhe secili fėmijė do tė rezultojė si regjistrim i papėrfunduar nė sistemin e regjistrimit tė aplikimit dhe ju do t'ju duhet tė ri-regjistroheni. Nėse dėshtoni tė regjistroni fotografinė e duhur pėr secilin pjesėtar tė familjes, atėherė aplikimi juaj dhe i tė gjithė pjesėtarėve tė familjes do tė s'kualifikohet nė kohėn kur ju tė intervistoheni pėr vizė. Njė fotografi dixhitale e juaja, e bashkėshortit (es) tuaj dhe secilit fėmijė duhet regjistruar nė Internet sė bashku me Formularin Elektronik tė DV-2010. Fotografia mund tė prodhohet nga njė aparat fotografik elektronik dixhital ose duke e skanuar fotografinė me njė skaner elektronik dixhital. Regjistrimet janė subjekt i s'kualifikimit dhe refuzimit tė vizave pėr rastet kur fotografitė nuk janė tė kohės sė tashme ose janė manipuluar, ose nuk pėrmbajnė specifikimet e shpjeguara mė poshtė.
__________________
Carpe Diem!
|
||
|
|
|
|
|
#16 | ||
|
Super Moderator
Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: Ne nje zemer "kokeforte"
Seksi:
Statusi:
![]()
Postime: 4,699
Rrespekti: 21
![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() |
Si TĖ REGJISTRONI NJĖ FOTO DIXHITALE:
Fotografia duhet tė jetė njė imazh dixhital ose e skanuar dhe duhet tė ketė kėto specifikime, ndryshe aplikimi nuk do tė pranohet: Specifikimet e pėrbėra tė fotografisė: Pozicioni i kokės: Personi qė fotografohet duhet tė jetė me fytyrė drejt aparatit; Koka e personit nuk duhet tė jetė e vendosur lart, poshtė ose anash; Koka e personit duhet tė mbulojė rreth 50 % tė sipėrfaqes sė fotografisė. Sfondi: Personi qė fotografohet duhet tė jetė pėrpara njė sfondi tė bardhė tė shndritshėm; Fotografi me sfond tė errėt ose me ngjyra tė ndryshme nuk do tė pranohen. Epiqendra (fokusi): Fotografia duhet tė jetė nė qendėr. Sendet dekorative: Fotografitė, tė cilat, personi qė fotografohet mban syze dielli apo sende qė zvogėlojnė sipėrfaqen e fytyrės, nuk do tė pranohen. Mbulimet e kokės dhe kapelet: Fotografia ku aplikanti ka vendosur shami apo kapele, pranohen vetėm pėr shkak tė besimit fetar, edhe nė qoftė se ndodh njė gjė e tillė, fytyra nuk duhet mbuluar; Fotografitė ku aplikanti ka mbuluar fytyrėn, jo pėr shkak tė besimit fetar, nuk do tė pranohen; Fotografitė ku aplikanti ka vendosur kapele pėr shkak tė detyrės (ushtarak, infermier, etj.) nuk do tė pranohen. Pėrbėrja e fotografisė: Fotografitė me ngjyra me thellėsi "24-bit" janė tė preferuara. Fotografitė mund tė shkarkohen nga njė aparat fotografik dixhital nė kompjuter ose ato mund tė skanohen nė kompjuter. Nė qoftė se ju pėrdorni njė skaner, pėrbėrja e fotografisė duhet tė jetė "TrueColor" ose "24-bit". Fotografitė me ngjyra ose bardh-e-zi duhet tė skanohen me kėtė pėrbėrje pėr kėrkesat e DV-2008. Specifikimet teknike tė fotografisė: Nė qoftė se aplikanti bėn njė fotografi tė re me anė tė njė aparati dixhital: Lloji i formatit tė fotografisė Fotografia duhet tė jetė e formatit JPEG Madhėsia e fotografisė Maksimumi i madhėsisė sė fotografisė duhet tė jetė jo mė shumė se 62,500 bytes Rezolucioni i fotografisė 320 pika (pixels) e lartė me 240 pika (pixels) e gjerė Thellėsia e ngjyrave tė fotografisė Ngjyra 24-bit ose bardh-e-zi 24-bit thellėsia e ngjyrave(Shėnim: Fotografi Monokrome ose nėn 2-bit, 8-bit ngjyra, 8-bit stil gri nuk do tė pranohen) Nė qoftė se aplikanti skanon njė fotografi me skaner dixhital: Pėrpara se fotografia tė skanohet ajo duhet tė ketė specifikime tė stampimit (printimit): Pėrmasat e stampimit (printimit) 50mm x 50mm katrore Ngjyrat e stampimit (printimit) Fotografia mund tė jetė me ngjyra (e preferuar) ose 24-bit stil gri Mbas stampimit (printimit), fotografia duhet tė ketė kėto specifikime tė skanimit: Rezolucioni i skanimit Tė skanohet me rezolucion 150 dots per inch (dpi) Lloji i formatit tė fotografisė Fotografia duhet tė jetė e formatit JPEG Madhėsia e fotografisė Maksimumi i madhėsisė sė fotografisė duhet tė jetė jo mė shumė se 62,500 bytes Rezolucioni i fotografisė 300 me 300 pika (pixels) Thellėsia e ngjyrave tė fotografisė Ngjyra 24-bit ose bardh-e-zi 24-bit thellėsia e ngjyrave(Shėnim: Fotografi Monokrome ose nėn 2-bit, 8-bit ngjyra, 8-bit stil gri nuk do tė pranohen) TO
__________________
Carpe Diem!
|
||
|
|
|
|
|
#17 | ||
|
Member
Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: los angeles
Seksi:
Statusi:
![]() Mosha: 28
Postime: 98
Rrespekti: 3
![]() |
ja ku e keni adresen:
hapi i pare hap google hapi i dyte kerko adresen Electronic Diversity Visa Lottery hapi i trete klick electronic visa lottery you will enter the official web site for the department of state nga ku aplikoni falas dhe shpejt. good luck!!!!!!!!!!! |
||
|
|