![]() |
|
|||||||
| Portali | Rregullorja | Regjistrohuni | Stafi Pergjigjet | Lista e Anėtarėve | Albumi | Lojra | Kėrko | Postime te reja | Shėnoji Forumet si tė Lexuar |
Shqipėri, tė ėndėrroj si beqare! |
![]() |
|
|
LinkBack | Veglat e Temės | Kėrko nė Temė |
|
|
#1 |
|
Shqipėri, tė ėndėrroj si beqare!
Vleresimi:
(0 votes - average)
Shqipėri, tė ėndėrroj si njė beqare!
-------------------------------------------------------------------------------- Shqipėri, tė ėndėrroj si njė beqare! Nė prill tė kėtij viti, vizitova Shqipėrinė. Nuk ishte nga ato vizitat pikėllimmbjellėse, kur mbas dy javėsh, rrėmbeja valixhet me lot nė sy, e rendja drejt shkallėve tė mallkuara tė aeroplanit. Kjo vizitė pėr mua ishte historike, mbasi vija pėr herė tė parė, jo si beqar i shthurur, por familjar, me dy djemtė e mij, bashkėshorten( holandeze) dhe vjehrrin. Vjehrri, i cili e njihte Shqipėrinė, nėpėrmjet gazetės Volkskrant, ku botohen ende bunkerėt e diktaturės, po digjej nga kureshtja tė njihej personalisht me Shqipėrinė. Nė sytė e tij lexoja hijet e dyshimeve tė mbjellė nga propaganda perėndimore, e cila e skicon Shqipėrinė si qesharakja e ballkanit. -Alban, shih poshtė, deti, malet e atdheut tė babit- i thoshte vjehrri tim biri, teksa aeroplani po ulej si njė lejlek i hekurt, nė aerodromin Nėnė Tereza. Vendosa qė tė mos ia prezantoj Shqipėrinė bashkėshortes dhe vjehrrit, si gazetarėt enveristė dikur turistėve tė huaj. Shėtitėm pėrgjatė shesheve tė plehrave dhe momunteve kulturore. Kėtė ata, e morėn nė konsideratė tė thellė. Natyra e frushulluar prej barit jeshil, i magjepsi krushqit e mij qysh nė minutat e para. Malet, qofshin tullacė, kokėgungė, apo rrethorė, i joshin holandezėt. Kodrat shkurtabiqe ata i quajnė male. Drejtuesi i automjetit tė faturuar, e ngau automjetin ngadalė. Ai na fliste shqip, pa e ēarė kokėn se holandezėt nuk e kishin haberin e shqipes. Gjatė gjithė rrugės pėrktheja tregimet e tij, tė shoqėruara me proverba tė menēura. -I ruani ende tė freskėta proverbat homerike-i tha vjehrri. -Gojėdhena, kujtesa ! Ndryshe, nuk do tė kishim egzistuar- iu pėrgjigj shoferi. -Rakia ėshtė uiski shqiptar! Gėzuar- e uronte shoferi vjehrrin dhe nusen. -Gėzuar, fal-imenderit- i pėrgjigjeshin ata me theks tė lehtė. Gjatė qėndrimit dyjavor, vizituam, pėrveē qytetit tim tė lindjes, Elbasanin, Krujėn, Beratin, Vlorėn, Llogaranė, Dhėrminė dhe Durrėsin. Kudo, nė rrugė, nė restaurante, hotele, ndeshėm qytetarė bujarė, tė cilėt nuk ngurronin tė na informonin, uronin, dhe dhuronin buzėqeshje, bidona me raki, tė puthura dhe pėrqafime tė pėrzėmėrta. -Ēpo ndodh kėtu? Nuk po spikas kurrkund qytetarė agresivė! Ku janė fshehur keqbėrėsi shqiptarė, tė cilėt shtypi pėrėndimor i trumbeton papushim?- pyeste vjehrri vetveten dhe mua. -Po ti keshė duart e lyera me mjaltė, vrapojnė ti lėpijnė- iu pėrgjigja. -Jo, jo, sjam dakord! Shoh tė ecin nė rrugė ēifte tė rraskapitur, tė rinj shpresėzbehur, por qė dijnė ta rujanė gjakftohtėsinė. Habi! Habi! Habi misterioze me popullin tėnd! murmuriti ai i pikėlluar. Ditėn e tretė, biseduam tė tėrė mesditėn me kryetarin e lidhjes sė shkrimtarėve tė elbasanit, zotin Milianov Kallupi. Vjehrri spushonte ti drejtonte pyetje Milianovit, rreth tė tashmes dhe ardhmes sė Shqipėrisė. Biseduam pėr poezinė, artin, hallkat e tij, problemet, vjetėrsinė e gurėve tė kalasė sė elbasanit, ballakumet, gojėasllanėt, tė cilėt varenin e luhatenin ėmbėl nė zgavrat e gurėve tė kalasė, dijetarėt e shumtė elbasanas. Kur u ndodhėm nė zbritje, drejtim Dhėrmiut, nga ku bregdeti gjarpėronte si ngjalė lozonjare, dhe ujėrat e kaltėra tė thithnin vėmėndjen, bashkėshortja mė tha: -Tani po e kuptoj pėrse Greqia lakmon tė pushtojė Shqipėrinė jugore. Tė djallėzuar Grekėt! -Mjaft tė djallėzuar, ua ka ėnda tė pushtojnė pjesėn mė tė bukur tė Shqipėrisė-, pėrsėriti ajo, -duke ngritur zėrin thekshėm. Patėm fatin e mirė, tė ndodhemi nė Vlorė, nė ditėn e 1 majit. Trotuarėt e ngushtė, pėrbri detit Jon, vlonin nga gjallėria e qytetarėve vlonjatė. Njerėz tė tė gjitha moshave, shėtitnin paqėsisht, duke ecur ngadalė, vozitur gjirin e Karaburunit. Rinia preferuan tė notojnė, tė hidhenin nga majat e gurėve tė bardhė, qė shėrbenin si trampolina. Nė krahun e majtė, baret, diskot, buēitnin nga kėngėt shqiptare, greke, e italiane. Mikpritja e ngrohtė e hotelxhiut, Admir Sinani, nė Ujin e Ftohtė, i zbukuruan edhe mė shumė netėt e buta tė majit, tė lara nėn dritėn e hėnės dhe vezullimin e kaltėr tė detit Jon. -1 Maji njihet si dita e demonstratave tė punėtorėve! Ndėrsa ju Shqiptarėt, hani, pini e kėrceni- mė qortoi vjehrri ėmbėl. Kėshtu e kemi ne, kėndej nga Ballkani. Kėrcejmė kur duhen rrahur daullet, dhe i rrahim daullet kur duhet kėrcyer- i thashė me spoti. Nė Krujė, vjehrri, pasionant i marrė i muzikės folklorike, zbuloi dyqanin e tij ideal muzikor,pronari i tė cilit ėshtė Mehmeti, drejtori i qėndrės kulturore tė Krujės. Aty ai bleu, rreth tridhjetė disqe, ndėr tė tjerat: Sazat e Pėrmetit, kėngė tė Vaēe Zelės, Ivna Mula, potpori vlonjate, sarandiote, kėngė ēame, si dhe njė libėr nė anglisht, rreth genocidit ēam. Kėto pushime do tė mė ngelin tė paharruara, sepse pėr herė tė parė, Shqipėria mu duk aq e bukur, aq magjike. Mė mungonte gjatė kjo eksperiencė mėmėsore me Shqipėrinė. E dija, se tek pija verė, nė verandėn e ngushtė tė hotelit nė Krujė, qė shikonte nga muzeumi i Skėndėrbeut, shumė qytetarė flinin me barkun bosh, zemėr tė vrerosur. Ende mė shpojnė si thikė nė zemėr fjalėt e njė djaloshi nė Berat: -« I bukur Berati, por po tė banosh kėtu tė nxihet jeta. Ska ujė, dritat ndėrpriten, im atė ėshtė zhytur nė borxhe ». Apo rėnkimet e nėnės pensioniste nė parkun e Beratit. Kur e pyeta si po e pėrballon varfėrinė, mu pėrgjigj buzėdridhur: «Lėre bir, mos e zėr nė gojė, tė lutem. E puthi djalin, Albanin nė ballė, dhe na pėrshėndeti duke rėnkuar me fishkėllima. Megjithėkėtė, kėsaj radhe, u pėrpoqa vazhdimisht, tė depozitoj nė kujtesė, tė ngjis nė galerinė e kujtesės, pamjet e natyrės shqiptare, pa Shqiptarėt me mjerimin dhe andrallat e tyre. I pėrfytyrova ato, ashtu siē i krijoi nėna natyrė, kur njeriu nuk kishte lindur ende. Varganėt e ullishtave tė elbasanit, lumin Shkumbin, gjirin e Karaburunit, parkun gjigand tė Llogarasė, pa monopatin e mermertė ku ka shkelur diktatori; muzeumin guximkrisur tė Skėndėrbeut, malet e pjerrėt majėkazmė tė Krujės, ujėrat e Osumit, amfiteatrin e Durrėsit, tė gjitha kėto i lidha me rripat e kujtesės nė djepin e ėndrrave. Aeroplani u ngrit sėbashku me karavanin e mbresave pėrrallore qė na lanė pushimet. Do tė duhen muaj tė tėrė pėr tė bluar mbresat e kėtyre pushimeve tė mrekullueshme- mė thanė nusja dhe vjehrri, ndėrsa po lidhnim rripat e sigurimit. -Ndėrsa mua do tė mė duhen shekuj tė panumėrt. Nusja rrudhi vetullat e habitur. -A e di pėrse? Ajo shtrėmbėroi buzėt me shpoti. -Sepse kėsaj radhe e pėrjetova Shqipėrinė si beqare, jo tė martuar me mjerimin apo smiren njerėzore. -Ah, e kuptova! Damllaja poetike tė ra nė kokė- mu pėrgjigj ajo duke zgurdulluar sytė dhe puthur REZART PALLUQI rezartpalluqi.com Rezart Palluqi | Schrijver / Dichter Aldichter | Welkom | |
|
|
Lexime: 235
|
|
|
|
#3 | ||
|
Bordi Drejtues
|
Rezart, vetem ne fund te faqes vure re qe je shkrimtar, perpara se te te beja komplimentat e mia te sinqerta. Mua me beri jashtemase per vete ky pershkrimi yt aq i detajuar dhe i pasur emocion te perthyer me elegance mes shkronjash.
U ndjeva edhe une krenar per vendin tim ![]() Suksese per romanin tuaj te ardhshem.
__________________
Prezenca juaj s'do te jetė kurrė nė lartėsinė e mungesės suaj. ![]() Fetė janė si xixėllonjat, pėr tė ndriēuar kanė nevojė pėr errėsirė ![]() Dituria mė pėrndjek, por unė jam mė i shpejtė
!!! |
||
|
|
|
|
|
#5 | ||
|
Moderatorė
Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: Al calduccio nel cuore della mia famiglia....
Seksi:
Mosha: 21
Postime: 2,385
Rrespekti: 13
![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() |
Shume pershkrim i bukur dhe i ndjere...
Urime per ate qe po ben dhe per familjen qe ke...
__________________
....Errare humanum est, perseverare diabolicum.... ....Excusatio non petita, accusatio manifesta.... ...Beati monoculi in terra coecorum...
|
||
|
|
|
|
|
#6 | |||
|
**Fabulous Moderatore**
Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: En una estrella radiante de un corazon..
Seksi:
Statusi:
![]()
Postime: 6,203
Rrespekti: 26
![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() |
Citim:
__________________
Kjo bote nderron e s'eshte aspak ēudi... Qe fati rremben ēdo dashuri...![]() Se s'dime a e prin fati dashurine...
A dashuria fatin e njerine... |
|||
|
|
|
|
|
#8 | ||
|
Anėtarėsuar: Sep 2008
Seksi:
Statusi:
![]()
Postime: 7
Rrespekti: 0
![]() |
Reagimet tuaja te ngrohta me syrprizuan. Te jem i sinqerte, nuk e pata pritur qe mbresat e udhetimit tim te mirepriteshin kaq ngrohte.
Per nje gje jam i sigurte: Edhe ju, e doni Shqiperine po aq shume sa une. ju uroj te gjitheve nje mesdite te kendshme, Rezart rezartpalluqi.com |
||
|
|
|
|
|
#9 | ||
|
Administrator
|
Eshte mese e pranushme nga ne qe jetojme ne Shqiperi. E veshtire ta jetosh Shqiperine e kendeshme ta vizitosh.
Eshte nje tregim mjaft i kendshem dhe i detajuar mjafte mire e cila te ngjall kureshtje per ta vizituar gjithmone e me shpesh jugun e Shqiperise. Por me beri pershtypje pse nuk paske qen tek syri i kalter dhe pashaliman? Suksese, femijet ti kesh me jet te gjate.
__________________
Pėrmbi za, qė lėshon bylbyli, Gjuha shqipe m'shungullon, Pėrmbi erė, qi nep zymbyli, pa da zemrėn ma ngushėllon. Gegė e toskė, malėsi, jallia, jan nji komb, m'u da s'duron, fundė e majė nji asht Shqipnia, e nji gjuhė t'gjith na bashkon. |
||
|
|
|
|
|
#10 | ||
|
**Sweet November**
|
Te pergezoj per kete pershkrim kaq te bukur dhe kaq te detajuar te vendeve qe ke vizituar.
Nese ke mundesi, faqen tende beje edhe shqip ose te pakten ne Anglisht se jo te gjithe marrim vesh gjuhen hollandeze.
__________________
Posso Resistere a Tutto tranne che alle Tentanzioni.....O. Wilde |
||
|
|
|
|
|
#11 | |||
|
Bordi Drejtues
|
Citim:
![]()
__________________
Prezenca juaj s'do te jetė kurrė nė lartėsinė e mungesės suaj. ![]() Fetė janė si xixėllonjat, pėr tė ndriēuar kanė nevojė pėr errėsirė ![]() Dituria mė pėrndjek, por unė jam mė i shpejtė
!!! |
|||
|
|
|
|
|
#12 | ||
|
**Sweet November**
|
Ok rrofsh Nostra, se une pashe faqen e linkut qe kishte vene tek tema...
.Urime per librat Rezarti.
__________________
Posso Resistere a Tutto tranne che alle Tentanzioni.....O. Wilde |
||
|
|
|
|
|
#13 | ||
|
Anėtarėsuar: Sep 2008
Seksi:
Statusi:
![]()
Postime: 7
Rrespekti: 0
![]() |
Nostra,
Sa e bukur kjo thenia qe keni ne fund te faqes? Fetė janė si xixėllonjat, pėr tė ndriēuar kanė nevojė pėr errėsirė Po, kam nje faqe ne shqip. Ne janar te ketij viti u botua romani im i pare ne Elbasan. Ka shume mundesi te ribotohet ne nje shtepi botuese tiranase. Kur te kem kohe do te botoj nje kapitull te tij ne kete faqe, Ia kalofshi mire ne jete dhe ne kete forum te pasur, rezart palluqi rezartpalluqi.com Puthe dheun tend qe te pranoje dheu i huaj! |
||
|
|
|
|
|
#14 | ||
|
Anėtarėsuar: Sep 2008
Seksi:
Statusi:
![]()
Postime: 7
Rrespekti: 0
![]() |
Nuk me premtoi koha kesaj radhe.
Kemi udhetuar mjaft, me dy djemte 4 dhe dy vjeē. Kam qene te syri i kalter tre vite me pare. Vertet i bukur jugu, por pa dashur t'i bej lajka Durresit, im vjehrr e pelqeu jashtzakonisht. Kur e telefonuan nga Amsterdami degjova t'i pergjigjej mikut te tij: Ndodhem ne qytetin me te bukur te Shqiperise... Gjithsesi, ēdo qytet ka bukurite e tij te veēanta. Rendesi ka qe kemi lindur ne nje vend me peisazhe te ndryshem, malore, fushore, kodrinore, detare. Besome, nje turist nuk do te merzitej aspak edhe po te qendronte nje muaj ne Shqiperi. Ajo qe na mbetet eshte t'i bejme reklame vendin tone, ta mirembajme. rezart |
||
|
|
|
|
|
#15 | |||
|
Bordi Drejtues
|
Citim:
Momentalisht nuk po vjen emrin, por di qe elbasallinjte e kane tradite.
__________________
Prezenca juaj s'do te jetė kurrė nė lartėsinė e mungesės suaj. ![]() Fetė janė si xixėllonjat, pėr tė ndriēuar kanė nevojė pėr errėsirė ![]() Dituria mė pėrndjek, por unė jam mė i shpejtė
!!! |
|||
|
|
|
|
|
#16 | ||
|
Anėtarėsuar: Sep 2008
Seksi:
Statusi:
![]()
Postime: 7
Rrespekti: 0
![]() |
Besoj se e ke fjalen per piken turistike te Byshekut, disa kilometra jashte Elbasanit. Eshte ne te vertete nje vend i pershatshem qe te ofron qetesi shpirterore dhe ajer te paster, i mbuluar i teri me pisha te varura si ēadra jeshile.
Perveē ketij vendi, Elbasani i ofron vizitoreve edhe piken e mrekullueshme te Gjinarit, 25 kilometra jashte qytetit, drejt malesise se shpatit. Po te riparohet rruga, ai do te shnderrohet ne nje nga oazet e rralla te tij. Por pika ime e dobet natyrore e elbasanit jane kodrat ner forme piramidore, o zot, me duket sikur ato u derdhen ne hinkat piramidore hyjnore. Po te udhetosh ne Elbasan, shikoji ato me hollesi, dhe do te dallosh se jane te mrekullueshme, te rralla. Metalurgjia, dinosauri i hekurt, ajo na i ndryshku mushkerite ne Elbasanllijve, te fala, rezart |
||
|
|
|
|
|
#18 | |||
|
Administrator
|
Citim:
Kam qene une... Edhe eshte jo bukur... Por shume shume bukur. Lokalet bejne vetem prodhime mishi zgare... Mjaft bukur...
__________________
Pėrmbi za, qė lėshon bylbyli, Gjuha shqipe m'shungullon, Pėrmbi erė, qi nep zymbyli, pa da zemrėn ma ngushėllon. Gegė e toskė, malėsi, jallia, jan nji komb, m'u da s'duron, fundė e majė nji asht Shqipnia, e nji gjuhė t'gjith na bashkon. |
|||
|
|
|
|
|
#19 |
|
kush ma vodhi diturine?!
Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: ATJE KU AS ARUSHA NUK NGJITET ALBANIA PICCOLA AMERICA
Seksi: |