![]() |
|
|||||||
| Portali | Rregullorja | Regjistrohuni | Stafi Pergjigjet | Lista e Anėtarėve | Albumi | Lojra | Kėrko | Postime te reja | Shėnoji Forumet si tė Lexuar |
Unė shqiptarja, qė udhėheq bashkinė amerikane |
![]() |
|
|
LinkBack | Veglat e Temės | Kėrko nė Temė |
|
|
#1 |
|
Moderatorė
Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: Prishtinė-Shqipėri Etnike
Seksi:
Statusi:
![]() Mosha: 23
Postime: 1,194
Rrespekti: 8
![]() ![]() ![]() ![]() |
Flet shqiptaro-amerikania Konstantina B. Lukes, kryetarja e bashkisė sė Usterit, njė qytet nė SHBA, tipik i bashkėjetesės sė emigrantėve nga vende tė ndryshme tė botės. Shqiptaro-amerikania Konstantina B. Lukes, e cila prej gati dy vitesh drejton bashkinė e Ėorcester (Uster-it), thotė nė intervistėn e saj se “Usteri ėshtė njė vend i mundėsive pėr emigrantėt”, por, shton ajo, “emigrantėt duhet tė mbajnė tė gjalla traditat e tyre” Prej gati dy vitesh bashkia e njė prej qyteteve mė tė rėndėsishme tė Massachusetts (Masaēusets-it) tė SHBA-sė, Qorcester (Uster-i), drejtohet nga shqiptaro-amerikania Konstantina B. Lukes, avokatja mbi tė gjashtėdhjetat, me njė karrierė 30-vjeēare nė fushėn e drejtėsisė. Takimi me Kryetaren e Bashkisė sė Usterit, u mundėsua nė njė orar tė pėrpiktė, por nė ēastet qė pritjet si zakonisht i lėnė vendin njėra-tjetrės, dy grupe befėn nė paradhomė. Tė parėt ishin dy vajza tė vogla me gjyshen e tyre qė, pasi pėrfunduan njė vizitė nė ndėrtesėn e bashkisė, fiksuan dhe njė kujtim nė fotografi me Kryetaren e qytetit tė tyre. Ndėrsa ato po largoheshin, grupi nė pritje i studentėve tė shoqėruar nga njė punonjėse e personelit benė prezantimin e tyre tė shpejtė pėr orėt praktike tė njė trajnimi nė administratėn e bashkisė.
Znj.Kryetare. A mund tė na tregoni se ēfarė ndryshimi kanė dy vitet e drejtimit tuaj nėse ne krahasojmė vitin kur ju zėvendėsuat largimin para kohe tė kryetarit paraardhės, Tim Murray, dhe kėtė vit qė ju vini nga zgjedhja me votė te drejtpėrdrejtė? Sapo mora detyrėn, vazhdova rrugėn e projekteve tė nisura mė parė dhe qė duhet tė pėrfundojnė. Mė i madhi ndėr ta ėshtė ai i sheshit tė qytetit me vlerė 92 milionė dollarė. Kjo punė pra nisi me kryetarin e mėparshėm dhe tani ndodhet nė fazėn mė delikate pėr zgjidhjen e ēėshtjeve tė pronėsisė, tregut tė banesave dhe ajo qė do tė duket konkretisht do te jetė pas dy-tre muajsh. Ndėr tė tjera, vėmendja ėshtė pėrqendruar nė punėn dhe bashkėpunimin me brezin e ri (rininė e qytetit), me probleme tė kulturės, tė artit, tė mjedisit etj. Nė zyrėn time periodikisht vendosen ekspozita vetjake figurative tė artistėve vendas. Tani p.sh janė punėt e njė oficeri te zjarrfikėsve tė qytetit. Kur mora drejtimin e bashkisė mė shkoi nė mendje qė tė respektonim njė nga penat e spikatura tė poezisė sė qytetit, poeten Loria, e cila mbushi 92 vjeē... Pra herė-herė ne duam tė njohim dhe tė zgjerojmė vlerat qė ndodhen mes nesh. Shumė ngushtė me funksionet e zyrės sė bashkisė ne shohim dhe tėrheqjen pranė qeverisjes sė brezit tė ri... Rinia kėtu pėrfaqėsohet me organizime nga mė tė ndryshmet. Ne u realizojmė atyre takimet javore pėr ēdo tė premte. Ata si tė rinj mund tė bashkėbisedojnė dhe tė shkėmbejnė mendime me udhėheqės politikė, me administratorė, etj. Enkas nė faqen e internetit janė tė pėrfshira rreth 60-tė organizata rinore, tė cilat ofrojnė shėrbimet e tyre. Ne gjithashtu po e shohim se ēėshtjet qė kanė tė bėjnė me rininė, artin, kulturėn dhe mjedisin janė bėrė shumė tė ndjeshme, ndaj dhe ky bashkėpunim ėshtė i frytshėm. Pėrsa i pėrket mjedisit nė kėtė kohė kur ne po pėrjetojmė fenomene tė krizės energjetike, duket se gjithēka nė jetėn e pėrditshme ėshtė e ndėrthurur. Pra, ne shohim se mė shumė se kurrė na nevojiten ide dhe veprime tė matura qė kanė tė bėjnė me ruajtjen e burimeve dhe rezervave energjetike, me zbulimin dhe gjetjen e rrugėve tė reja tė shfrytėzimit tė energjisė, me ndėrtimet e banesave dhe sipėrmarrjeve ekonomike, me kodin e gjelbėr, etj. Pikėrisht pėr tė tėrhequr vėmendjen e publikut tė gjerė gjatė tetorit tė kaluar kėtu nė Uster u mbajt njė konferencė mbi “Ndryshimin e Klimės”. Strategjitė e reja mjedisore po gjejnė zbatime dhe ato duhet tė mbėshteten... Qyteti i Usterit ndjek njė kontrast tė madh pėr sa i pėrket ēėshtjes sė mjedisit. Dikur kėtu ka qenė njė pėrqendrim i madh i industrisė. Vitet e fundit teknologjia dhe prirjet e prodhimit janė eksportuar nė drejtim tė Evropės dhe Azisė. Kemi njė rėnie tė theksuar tė fuqisė punėtore dhe tani qe vlera e dollarit ėshtė nė rėnie po vihen re nisma tė vogla e tė mesme prodhuese. Pikėrisht pėrballė kėtij ndryshimi ne na nevojitet pėr tė vepruar me kujdes pėr t i trajnuar njerėzit me kėrkesat e mbrojtjes sė mjedisit. Paralelisht kemi qėndrueshmėri nė rritjen ekonomike pėrmes ēeljes sė vendeve tė reja tė punės dhe mbrojtjen e mjedisit. Kur flasim pėr rritjen ekonomike prirjet e qytetit tė Usterit janė zhvillimet e industrisė bioteknologjike. Kėtu kemi 9 qendra universitare si dhe katėr tė tjera pranė qytetit, tė cilat pėrqendrojnė njė popullsi prej rreth 30 mijė studentėsh. Ata nė harkun e pak viteve studiojnė dhe do tė diplomohen. Ky tregues flet pėr atė qė Usteri ka njė profilizim tė qėndrueshėm dhe punėsim drejt fushės sė arsimit dhe shėrbimeve. Nė tė njėjtėn kohė synimi ynė ėshtė qė studentėt e diplomuar tė qėndrojnė kėtu. Usteri ėshtė njė qytet tipik i bashkėjetesės sė emigrantėve nga vende tė ndryshme tė botės. Kėtu fliten mbi 80 gjuhė tė huaja, kryesisht nė shkolla. Pra pėr mua si kryetare e Bashkisė nuk ėshtė e pazakontė qė tė marr pjesė nė festat e shėnuara apo ditėt e pavarėsisė pėr nder tė Liberisė, Ganės, Indisė etj... ashtu sikurse mezi po pres Nėntorin e ardhshėm pėr tė valėvitur nė ndėrtesėn e Bashkisė flamurin shqiptar. Pėr kėtė festė unė kam filluar tė pėrgatitem qė tani... Besoj se festimeve shqiptare iu shtua kėtė vit edhe dita e Pavarėsisė sė Kosovės nė muajin shkurt. Pra mė duket se do tė kemi dy festa? Po, ėshtė e vėrtetė, ne e kujtuam kėtė vit dhe mė duket se ėshtė mirė qė ne si shqiptarė do tė kemi dy festa pėr tė kujtuar nė dy skajet e vitit, nė Shkurt dhe nė Nėntor...Arsyeja qė ky qytet ka njė larmi tė madhe emigrantėsh ėshtė dhe njė pikė e fortė e jona pėr tė kujtuar ēdo festė tė ēdo vendi dhe tė njihemi me kulturat e tyre. Ne na duhet tė jemi nė ēdo kohė tė pėrgatitur dhe tė japim informacione paraprake se ēfarė do tė ndodhė nė ditėt dhe javėt qė vijnė…. Nė mbledhjet e Kėshillit Bashkiak vizitorėt janė tė pranishėm kurdoherė. Ata shohin dhe marrin pjesė si tė thuash nė procesin e ushtrimit tė qeverisjes dhe tė zbatimit tė demokracisė. Para se tė bėhesha kryetare mora pjesė nė disa konferenca qė lidheshin me ēėshtjet e qeverisjes qendrore dhe vendore. Shumė nga kolegėt e krahasonin Usterin me qytetet e mėdha, me qendra qė kanė shumė epėrsi dhe shpesh kėta kolegė me shaka mė propozonin mua shkėmbimin e posteve me qytetet e tyre. Usteri ka mjaft vlera dhe burime njerėzore…Kėto anė mė bėjnė mua qė t i theksojmė sa duhet ato pasi ato vijnė nga bashkėjetesa e shumė etnive. Qytetarėt tanė e kanė si tė thuash kėtė pronė, por ne na duhet ta theksojmė mė shpesh nė mėnyrė qė tė forcojmė njohjen dhe kėto tė mos harrohen. Gjatė intervistave shumė pyetje qė ju drejtohen, theksojnė atė qė juve jeni njė grua dhe se jeni vajza e emigrantėve shqiptarė. Si i prisni ju kėto? Tė tilla kontakte mė rikujtojnė atė qė unė jam njė fėmijė emigrantėsh qė kam lindur nė kėtė vend. Edhe nė kontaktet qė kam me tė tjerė qytetarė kjo mė lė tė kuptoj se edhe ata jetojnė nė tė njėjtin vend ku mundėsitė pėr t i arritur qėllimet qė i vėnė vetes janė tė njėjta... . Ne kemi shumė shqiptarė tė sapoardhur vitet e fundit nga Shqipėria dhe Kosova dhe do tė duhet kohė qė ata tė arrijnė tė pozicionohen profesionalisht nė karrierėn e tyre, por do tė jenė fėmijėt e tyre qė do tė njohin mė mirė shoqėrinė. Fėmijėt e shkolluar do tė mund tė arrijnė sukseset e tyre nė jetė e madje do tė konkurrojnė nė poste dhe zyra drejtuese, si kryetarė bashkie, presidente etj... Kjo ndodh sepse ata janė siē pėrmenda mė parė nė vendin e mundėsive. E rėndėsishme ėshtė tė kuptuarit se kur dhe ku ju duhet ta pėrdorni kėtė mundėsi. Ju keni qenė e pranishme nė shumė takime qė shqiptarėt zhvillojnė nė Uster si p.sh Festivali i vitit tė kaluar, Festa e ceremoni tė Kishės Ortodokse Shqiptare “Fjetja e Shėn Marisė”, ceremoninė e shpalljes sė Pavarėsisė sė Kosovės dhe marrjen e ftesės sė anėtarėsimit tė Shqipėrisė nė NATO, organizuar nga shoqata “Kombi”, etj... Pra si i ndjeni ju kėto ēaste mes bashkatdhetarėve? Unė jam rritur mes komunitetit shqiptar. Mund t ju them se asgjė nuk mė duket e re ose ndryshe. Mua mė kujtohet se si prindėrit e mi mė rritėn me tradita dhe kulturė nga vendlindja e tyre, tė cilat do t u a pėrcjell nipėrve dhe mbesave tė mia. Kėtė besoj se secili nga ne si emigrant e ruan. Vlerat nga ne vijmė, traditat dhe kultura pavarėsisht se ne hyjmė nė jetėn amerikane ato ne mund t i bėjmė pėr vete, ne mund t i bėjmė qė tė dyja tė suksesshme nė jetė. Mė duket me vend ndoshta t ju pyes se si brezi i ri i emigrantėve, (pas viteve 90), mund tė bashkėpunojė me ata shqiptaro-amerikanė qė janė vendosur shumė mė herėt kėtu. Ēfarė vihet re dhe ē mund tė bėhet? Ju e dini se kėtu kėrkohet njė periudhė pėrshtatjeje. Disa prej nesh e kalojnė lehtė dhe disa tė tjerė jo. P.sh. pėr t u pėrshtatur nė njė mjedis tė ri qė na rrethon e me tė tjera rregulla dhe sjellje, ne shpesh i shohim rezultatet e kėsaj pėrshtatjeje tek ajo se si femijėt e vegjėl reagojnė e sillen. Ju duhet tė vini re se ndonjėherė fėmijėt “rebelojnė” ndaj prindėrve, traditave dhe vlerave.... Unė mendoj se ky “rebelim” mund tė zbutet dhe tė mbetet i dobėt e i pėrkohshėm. Tė arrish e tė kuptosh mirė gjithēka qė prindėrit kanė mėsuar e fituar si pėrvojė gjatė jetės sė tyre.... pra edhe si emigrantė ata kanė sjellė me vete njė pjesė tė kulturės e traditave tė vendit tė tyre. Kultura, arti, ushqimi, muzika, vallėzimi dhe anė tė tjera shpalosen kėtu fuqishėm nė takimet e gjera mes emigrantėve si nė rastin e festivaleve, koncerteve, veprimtarive nė kishė, etj... Kėto duhen mbajtur tė gjalla nga tė gjithė ne. Atė qė me tė vjetrit kanė sjellė dhe atė freskim qė bėjnė tė sapo ardhurit kėtė ne po e vėmė re me shqiptarėt e Usterit. Gjithė kėto veprimtari i mbledhin mė afėr njerėzit me njeri-tjetrin dhe i zbusin diferencat. Mė e rėndėsishmja mė duket se ėshtė puna me fėmijėt e emigrantėve tė sapo ardhur, ata janė brezi qė do tė ruajnė dhe do tė pasurojnė gjithė trashėgiminė kulturore tė prindėrve. Si mund t ju ndihmojnė shqiptarėt qė jetojnė kėtu? Unė mendoj se ėshtė mėnyra mė e mirė pėr tė kuptuar se si ushtrohet nė Amerikė qeverisja. Dikush qė kėrkon tė drejtojė kėtė zyrė ka nevojė pėr ndihmė. Ata qė ofrojnė kėtė ju ndihmojnė juve dhe po kėshtu pėr veten e tyre kuptojnė e mėsojnė se si mund ta bėjnė kėtė edhe pėr veten e tyre, pra kur njė i afėrm i familjes, mik apo shok do tė konkurrojė nė tė ardhmen. Kėto janė pėrvoja dhe mėsime qė juve ju duhen edhe pėr jetėn tuaj... Ēdo pjesėmarrje nė mėnyrėn se si behet qeverisja ėshtė jashtėzakonisht e vlefshme pėr kėtė vend. Unė kujtoj veten time dhe prindėrit dikur. Ne ndodheshim kėtej dhe tė ndarė nga tė afėrmit tanė qė ishin tė izoluar e tė mbyllur nė Shqipėri. Ishte e vėshtirė tė shkruaje dhe njė letėr. Unė jam rritur dyshuese pėr sa i pėrket pushtetit dhe qeverisjes. Atė qė pashė se ēfarė ndodhi me Shqipėrinė kur kufijtė u mbyllėn dhe askush s mund tė ngrinte zėrin kundrejt qeverisė pasi pėrfundonte nė burg, kjo ishte njė anė qė mė bėri tė ballafaqohem kėtu me qeverisjen e shtetit tim ku si qytetar ti mund tė pyesėsh, tė kritikosh, tė kėrkosh tė drejtėn dhe tė marrėsh pjesė nė qeverisje... tė kėmbėngulėsh edhe nėse mund tė humbasėsh. Kjo ishte e kundėrta me ēfarė ndodhte nė Shqipėrinė e izoluar. Kjo tė bėn tė shohėsh se si ndryshon cilėsisht jeta. Tani ne jetojmė ndryshe nga atėherė, njerėzit lėvizin e komunikojnė lirisht, udhėtojnė dhe presin njerėz, flasin nė telefon ēdo ditė, etj., gjėra qė mė parė nuk i ēoja ndėrmend. I vlerėsoj shumė kėto. Puna e Kryetares sė Bashkisė ėshtė si tė thuash njė pritje dhe komunikim me njerėzit. Kur kjo ndodh atėherė gjerat ecin pėrpara. Nėse njerėzit nuk vijnė atėherė diēka tregon se nuk shkon mirė. Gjatė kėtyre dy viteve a mund tė nėnvizoni disa nga arritjet tuaja si drejtuese dhe ekipin qė ju mbėshtet? Arritjet tona konsiderohen gjithnjė nė rrugė e sipėr. Ato kanė tė bėjnė me mėnyrėn se si kjo zyrė drejton, me vendin qė ajo zė nė qytetin e Usterit dhe mes qytetarėve tė tij. Asnjėherė nuk them se problemet e mprehta zgjidhen menjėherė. Shpesh ato duan kohė, madje dhe muaj. Njė projekt qė ka filluar duhet tė vazhdojė. Kėshtu p.sh ai i Qendrės sė Qytetit nisi me Kryetarin paraardhės, do tė vazhdojė me mua dhe do tė duhen disa vite tė tjerė qė ai tė kurorėzohet. Ne qė tani drejtojmė duhet tė jemi tė sigurt qė ai tė vazhdojė me seriozitet, nė afatet kohore, sepse ai ėshtė vlerėsuar financiarisht dhe kjo kėrkon efikasitet. Tė tilla ēėshtje si dhe tė tjera janė pra projekte nė zbatim dhe kur ato tė pėrfundojnė, ndoshta i bie radha ndonjė tjetri kryetar pėr ta pėruruar. Puna bėhet dorė pas dore dhe fatin pėr tė fituar ca pikė mė shumė e ka ai drejtues qė ėshtė nė fuqi gjatė asaj kohe. Pėr mua ka rendėsi tė punoj fort dhe tė ēoj ku dhe kur duhet punėn e nisur. Nėse unė nuk e arrij kėtė, atėherė janė njerėzit ata qė nuk harrojnė pėr premtimet e bėra. Pra duhet gjithnjė kujdes, korrektėsi dhe vėmendje. Konstantina B. Lukes, nga avokate e ēėshtjeve tė familjes nė kryebashkiake tė Usterit Konstantina B. Lukes, e cila njihet ndryshe si Koni Lukes, ėshtė pėrfaqėsuese e Partisė Demokratike dhe drejton bashkinė e qytetit tė Usterit qė prej 13 janarit tė vitit 2007, kur ajo zėvėndėsoi nė kėtė post Tim Murray, i cili u zgjodh zv/guvernator i shtetit tė Masaēusetsit. Lindur dhe rritur nė Ėaterbury, Connecticut (Uotėrbėri tė Kėnektikatit), vajza e emigrantėve shqiptarė Konstantina mori mėsimet nė shkollat publike tė atij qyteti si dhe punoi nė restorantin e familjes. Koni Lukes u diplomua pėr drejtėsi nė Simmons College dhe nė University of Connecticut School of Laė. Ky drejtim e bėri Konin qė tė zhvillojė zyrėn ligjore private dhe karrierėn e saj pėr mėse 30 vjet, duke mbuluar kryesisht ēėshtje tė familjes, divorcit, mbrojtjen ligjore dhe ligjet mbi pronėsinė e banesave. Si veprimtare nė Shėrbimin Publik ajo ka punuar nė qytetin e Usterit prej shumė vitesh e lidhur kryesisht me Komisionet e Kėshillit pėr ēėshtjet e Gruas dhe tė Arsimit tė qytetit dhe qė prej viteve 90 ėshtė njė kandidaturė e spikatur nė raundet zgjedhore tė pushtetit vendor. Nė vitet 2004-2006 ajo ishte zv/kryetare e Kėshillit tė Qytetit tė Usterit dhe Kryetare e Bashkisė. Koni ėshtė e para femėr qė gėzon popullaritet tė gjerė duke marrė shumicėn e votės sė zgjedhėsve. E martuar me avokatin James J. Lukes, ka nje djalė, Peter Lukas,gjithashtu avokat. Nė kėtė periudhė tė drejtimit tė bashkisė sė Usterit ajo thotė se asnjėherė nuk mund tė veēojė detyrėn e Kryetares sė Bashkisė nga jeta personale. “E lė zyrėn dhe asgjė nuk fiket si me ēelės. Qė sa nis tė shkoj nė shtėpi apo do tė dal nė pazar pėr shpenzime, do tė shkoj diku apo nė park pėr njė koncert etj,... unė pėrsėri jam kryetare”, thotė ajo,duke nėnvizuar se posti i kryetarit kėrkon shumė angazhime. Megjithatė nuk pėrjashton mundėsinė dhe tė njė mandati tė dytė kur e pyet nėse do tė konkurrojė pėr njė periudhė tė dytė. “Ka mundėsi dhe pėr njė herė tė vetme tė paktėn”, thotė ajo, ndėrsa nuk ngurron tė thotė se po sheh dhe mundėsinė e bashkėpunimit nė tė ardhmen me ndonjė bashki tė Shqipėrisė. Ndėrsa kur i kėrkon shpjegimin se pėrse nė takime me shqiptarėt pėrmend shpesh dy shprehje nė shqip “Tė mos tė turpėrohemi!” dhe atė qė “...ne shqiptarėt bėjmė histori”, pėrgjigjet se “… ėshtė njė ēėshtje sedre. Kėto janė disa motive qė mė shtyjnė nė punėn time. Gjithēka qė bėj duket se ėshtė e matshme me ato mendime qė mė kanė rritur mua dhe mė kanė edukuar prindėrit e mi. Di tė them qė tani unė jam shpirtėrisht e pėrgatitur (nė shqip), se : - “njė tjetėr shqiptar do tė vijė pas meje nė kėtė detyrė”. MAY Lukes Profile Ballkan
__________________
Unė dua tė rroj deri sa tė shohė tė bukurėn,tė dashurėn Shqipėrinė tonė, tė lirė, tė bashkuar, dhe pastaj me gėzim le tė mė vijė vdekja! |
|
|
|
![]() |
| Bookmarks |
| Tags |
| amerikane, bashkinė, shqiptarja, udhėheq |
| Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests) | |
| Veglat e Temės | Kėrko nė Temė |
|
|
| I ri nė faqe? | Keni nevojė pėr ndihmė? |