Belgjika nė alarm, shqiptarėt nga Maqedonia ia mėsyjnė azilit



Qė prej liberalizimit tė vizave vitin e kaluar me Maqedoninė dhe Serbinė, Belgjika ėshtė njė prej vendeve evropiane qė po pėrballet me rritjen e frikshme tė numrit tė azil-kėrkuesve nga kėto dy vende.
“Vetėm sot ka pasur 250 kėrkesa pėr azil, 87 prej tyre nga Maqedonia dhe 51 nga Serbia”, konfirmoi pėr Alsat-M njė zėdhėnėse e Komisariatit tė Pėrgjithshėm pėr Refugjatėt dhe Apatridėt nė Belgjikė. E njėjta konfirmoi pėr Alsat-M se bėhet fjalė pėr qytetarė tė etnisė shqiptare nga kėto dy vende.
Qė tė kuptohet mė drejtė gjendja e alarmit para tė cilit janė vėnė autoritetet belge duhen krahasuar shifrat e kėrkesave pėr azil tė muajve dhe viteve tė kaluara. Kėshtu, nė muajin janar nga Maqedonia janė regjistruar vetėm 60 kėrkesa pėr azil, pra gjatė njė muaji, 27 kėrkesa mė pak se vetėm gjatė ditės sė sotme. Ndėrsa nė vite, nė 2007 ka pasur 59 kėrkesa, 122 aplikime janė regjistruar nė vitin 2008, 201 gjatė gjithė vitit 2009, ndėrsa rreth 168 gjithsej nga 1 janari deri nė 17 shkurt tė vitit 2010.
Autoritetet belge nuk kanė ditur tė japin njė spjegim pėr kėtė rritje tė beftė tė kėrkesave pėr azil nga shqiptarėt e Maqedonisė dhe Serbisė dhe kjo situatė ka bėrė qė organizmat kryesorė nė vend qė merren me trajtimin e kėrkesave tė caktojnė njė mbledhje urgjente kėtė javė pėr vendosur se si do tė veprojnė mė tej.

Njė ndėr problemet qė nuk njihet nga personat qė aplikojnė pėr azil ėshtė se Belgjika qė prej vitit 2009 ėshtė e tejmbytur nga kėrkesat pėr azil dhe se qendrat pritėse nė vend kanė kapėrcyer nivelin e 109% duke u detyruar tė strehojnė nė hotele personat qė presin pėrgjigje pėr kėrkesėn e tyre.
Ndėrkohė, sipas tė dhėnave tė Komisariatit pėr refugjatėt, nga kėrkesat nė fillim tė vitit 2010, asnjė qytetar nga Maqedonia nuk ka marrė pėrgjigje pozitive pėr azil. Ndėrsa vitin e kaluar, nga 201 aplikime, vetėm 2 kanė marrė pėrgjigje provizore pozitive, pra vetėm 1%.

Alsat-M, nė Belgjikė dhe Maqedoni do tė ndjekė nga afėr kėtė javė kėtė situatė tepėr tė rėndė ekzodi, e cila pėrveē kushteve tė kėqia tė jetesės qė i detyron kėta persona tė marrin rrugėt e mėrgimit, mendohet tė jenė dhe objekt i manipulimit pėr motive pėrfitimi, ku familjeve iu premtohet “parajsa” dhe nė vendin ku shkojnė me gra, pleq e fėmijė, gjejnė vetėm “ferrin”.

******

'Kthehen azilkėrkuesit nga Belgjika'

Disa shtetas tė Maqedonisė, kryesisht shqiptarė nga zona e Likovės, qė tentuan tė kėrkonin azil nė Belgjikė, po rikthehen nė atdhe.
Pas kthimit, nė deklaratat dhėnė medias, ata thanė se ndjeheshin tė mashtruar.

Njė numėr i cili nuk dihet i saktė shtetasish tė Maqedonisė kanė udhėtuar gjatė javėve tė fundit drejt Belgjikės pas njoftimeve tė rreme se qeveria belge po ofronte azil.

Situata ka alarmuar zyrtarėt evropinė nė Shkup dhe Bruksel qė u kanė bėrė thirrje autoriteteve tė Shkupit qė ta zgjidhin situatėn.

Qeveria maqedonase ka ngritur njė komision pėr tė hetuar rastin.

Hetim

Bashkimi Evropian liberalizoi vizat me Maqedoninė nė fund tė vitit 2009 dhe shtetasit e saj tani tani mund tė udhėtojnė pa viza nė shtetet e bllokut qė kanė nėnshkruar Marrėveshjen e Shengen-it.

Por liberalizimi i vizave nuk parashikon mundėsinė e shpėrnguljes dhe punėsimit tė shtetasve nė vendet e bllokut.

Qeveria nė Shkup thotė se po tenton qė t'i japė pėrgjigje pyetjeve se pse njė grup realitivisht i madh shtetasish tė saj, nė njė periudhė tė shkurtėr, morėn rrugėn pėr tė kėrkuar azil nė njė vend tė BE-sė.

Autoritetet kanė krijuar njė komitet ku bėjnė pjesė pesė ministra qeverie.

Ambasadori i BE-sė nė Shkup Ervan Fuere tha se situata ishte shqetėsuese dhe kėrkoi qė autoritetet maqedonase tė bėnin mė shumė.

"I vlerėsojmė pėrpjekjet e autoriteteve, por duhet mė shumė angazhim qė tė pengojnė agjensitė e udhėtimeve qė tė keqpėrdorin besimin e njerėzve”, tha ai.

Zhgėnjim

Disa prej tė kthyerve nga Belgjika i kanė deklaruar mediave se ndiheshin tė mashtruar.

"Na thanė se ka dalė ligji (pėr tė kėrkuar azil) nė Belgjikė, por s'ka asgjė (tė vėrtetė)”, thotė njė e sapokthyer dhe shtoi se autoritetet belge po i refuzojnė kėrkesat pėr azil.

“Dokumentet na kanė dalė negative… Mė mirė tė kthehemi nė shtėpi,” shtoi ai.

Ndonėse nuk ka njė shifėr tė saktė se sa ėshtė numri i azilkėrkuesve nga Maqedonia nė Belgjikė, mendohet se disa dhjetėra prej tyre ndodhen ende atje.

Gazetarja Sllobodanka Jovanovska, qė punon nė Bruksel dhe qė ėshtė takuar me disa prej tyre thotė se ka nga ata qė po kėrkojnė mundėsi kthimi.

“Tė gjithė e kanė tė qartė se kanė pasur njė ide tė rreme pėr situatėn nė Belgjikė dhe njė pjesė e madhe e tyre kėrkojnė mundėsi qė tė kthehen nė Maqedoni”, tha Jovanovska.

Shkaqe ekonomike

Personat qė u larguan pėr tė kėrkuar azil, janė kryesisht shqiptarė nga Kumonava dhe Likova.

Tė dyja kėto zona janė relativisht tė varfėra dhe u prekėn mė rėndė nga konflikti i armatosur i vitit 2001.

Disa prej tyre kanė deklaruar se shkaqet ekonomike ishin ato qė i shtynė qė tė largoheshin.

Zyrtarėt lokalė dhe banorė tė zonės kanė bėrė thirje pėr mė shumė investime.

“Kėtu nuk ėshtė investuar asgjė... Tė mos harrojmė qė kėtu kishte dhe njė konflikt para 9 vjetėsh.

Tė gjitha kėto kanė bėrė qė kjo popullatė tė jetėojė nė kushte jashtėzakonisht tė vėshtra ekonomike," tha Nexhat Aqifi, gazetar dhe banor i Kumonavės