Edhe pėrkundėr rekomandimit pozitiv nga BE


Maqedonia si po i fshehė shqiptarėt pa shtetėsi

Me mijėra shqiptarė dhe familje shqiptare nė Maqedoni vazhdojnė tė pėrballen me problemin e mos posedimit tė shtetėsisė. MPB ka vendosur nė mėnyrė diskrecionale tė mbyll dosjen e shtetėsive pėr shqiptarėt. Ditėve tė fundit nė disa media maqedonase, duke pėrfshirė edhe “Nova Makedonija” me njė shkrim tė saj me titull “Vėshtirė do ta kenė kosovarėt pėr pasaportat maqedonase”, Ministria e Punėve tė Brendshme ėshtė deklaruar se ėshtė e zgjuar sa i pėrket problemit tė shtetėsive pėr shqiptarėt dhe se s`ka shanse qė ndonjė siē theksohet nga ta se “ndonjė kosovar” mund tė pėrfitojė shtetėsinė e Maqedonisė.

Me kėtė veprim, MPB tenton qė tė gjithė shqiptarėt autokton me dekada tė tėra nė Maqedoni t`i etiketojė si banorė tė Kosovės, edhe pse tė njejtit nuk ka asnjė pronė apo tė drejtė tė dokumentacioneve nė Kosovė.

Edhe nė fazėn e dytė tė projektit tė MPB-sė dhe UNDP-sė pėr tė ndihmuar qytetarėt pa shtetėsi dhe dokumente personale, krerėt e kėtyre institucioneve janė fokusuar se me kėto probleme ballafaqohen vetėm romėt, ashkalinjtė dhe egjiptasit, ndėrsa ministrja Jankullovska deklaroi se pėr shqiptarėt kjo ēėshtje ėshtė mbyllur nė vitin 2005. Ndryshimet dhe plotėsimet e Ligjit tė Shtetėsisė nė vitin 2004 nga partnerėt e koalicionit BDI dhe LSDM sėrish krijuan paqartėsi dhe nuk pėrmbyllėn ēėshtjen e problemit tė shtetėsisė pėr shqiptarėt.

Ky ligj vėshtirėsoi tejmase problemin sepse kishte limite se deri kur tė gjithė qytetarėt e ish-republikave jugosllave qė kanė pasur vendqėndrim nė Maqedoni duhej tė aplikonin pėr tė drejtėn e shtetėsisė. Kėshtu pa ndonjė fushatė alarmuese dhe me kėtė ligj tė gjymtuar, ngelėn sėrish pa shtetėsi mijėra familje shqiptare.

Sot e kėsaj dite kemi familje qė edhe pėrkundėr vendbanimit dhe pranisė mbi 60 vjeēare nė Maqedoni, nuk posedon tė drejtėn e shtetėsisė. Familja shtatė anėtarshe e Remzije.R nga Kumanova, me vendbanim mbi 40 vjet, ende nuk disponon me dokumentin e shtetėsisė. Ajo thotė se me vdekjen e burrit tė saj gjatė vitit 1996 tė gjithė fėmijet kanė ngelur pa kėtė dokument dhe se hallet e kėsaj familjeje janė tė rėnda nėn ethet e varfėrisė. "Nuk kemi ēka tė bėjmė. Sikur tė mos ekzistojmė. Tė gjithė fėmijėt i kam tė vegjėl dhe pėr ēdo sėmundje, pėr shkak tė mungesės sė sigurimit, vėshtirė pėrballojmė kushtet e rėnda ", rrėfen nėna Remzije. Edhe dy vėllezėrit Hasani gjithashtu evidentohen pa shtetėsi dhe pėr gati 15 vite orvaten nė forma tė ndryshme pėr tė marrė kėtė dokument, pėr shkak se janė mbi 6 dekada nė Maqedoni. Ata pėr shkak tė problemeve tė udhėtimit sė fundi janė detyruar tė marrin pasaporta zvicerane, pėr shkak tė vendqėndrimit tė pėrkohshėm atje.

Nė fshatin Sopot tė Kumanovės, shumica e banorėve shqiptarė tė kėtij fshati qė janė me vendbanim tė pėrhershėm nuk posedojnė shtetėsinė, sepse konsiderohen si tė ardhur, edhe pėrkundėr faktit se nė Maqedoni janė me dekada tė tėra. Politika i sheh me sy ndryshe kėto probleme, derisa BDI pretendon se ka zgjidhur problemin e shtetėsisė qysh nė qeverisjen e parė pas luftės, PDSH ka njoftuar se mbi 50 mijė shqiptarė e mė shumė nuk posedojnė kėtė tė drejtė, duke marrė shifrat e atyre qė kanė ngelur tė braktisur brenda dhe jashtė shtetit.

Organizata joqeveritare OBREI nė Kumanovė ka theksuar se do tė merret me trajtimin e kėtyre problematikave dhe me njė fushatė ndėrkombėtare duke dėrguar peticion pranė BE-sė pėr tė shqyrtuar legjislacionin dhe mijėra rastet qė duhet tė regjistrohen sėrish se sa ėshtė numri i tė gjithė atyre pa shtetėsi.



Kurthi dhe labirinthet institucionale pėr shqiptarėt ?


MPB vite me radhė ka ushtruar dhe ka imponuar kushte tė ndryshme speciale pėr tė ardhur deri tek shtetėsia e Maqedonisė dhe kėto rregulla kryesisht kanė qenė tė pamėshirshme pėr shqiptarėt. Nėpėr lagjet e Shkupit, nė Kumanovė, Likovė, Tetovė, Gostivar e gjetiu janė me qindra shqiptarė qė nuk posedojnė shtetėsinė.

Kėtyre qytetarėve fillimisht i ėshtė kėrkuar qė tė aplikojnė dhe pastaj procedurat e tyre janė vonuar me vite tė tėra. Por, njėkohėsisht, MPB kėtyre personave menjėherė me aplikimin e bėrė, i ka konfiskuar letėrnjoftimet e vjetra qysh nga viti 1994.

Pas shumė vite pritje dhe ankesave tė bėra, e dėmeve tė shkaktuara financiare dhe krimin e organizuar qė vepronte mes avokatėve dhe nėpunėsve policor, shqiptari i gjorė humb shpresat dhe jeton nė izolim total. Ky skenar ka vijuar nė heshtje me vite tė tėra. Pėrgjigja e vazhdueshme ka qenė se nė bazė tė nenit tė famshėm 7 “personi konsiderohet i rrezikshėm” dhe ėshtė e drejtė e Drejtorisė sė Sigurimit Shtetėror tė mos jap sqarime dhe arsyetime. (ILIRIA NEWS AGENCY-INA)