Nga 92 shkolla, vetėm 2 me emra shqip
Nga gjithsej 92 shkolla tė mesme nė tėrė territorin e Maqedonisė, vetėm dy mbajnė emra shqip. Gjimnazi "Dr.Ibrahim Temo" nė Strugė dhe "Zef Lush Marku" nė Shkup janė dy shkollat e mesme qė kanė emra shqip, ndėrkohė qė nė Tetovė, 6 shkolla tė mesme dhe me nxėnės gati etnikisht tė pastėr shqiptar, kanė emra tė personaliteteve tė etnikumit maqedonas. Gjimnazi "Kiril Pejēinoviq", shkolla e tekstilit "Goce Stojēevski", ajo e bujqėsisė "Mosha Pijade", ekonomia "8 Shtatori", mjekėsia "Nikolla Shtejn" dhe shkolla "Todor Skaloski-Tetoec", janė shkollat e mesme ku mėsimi vijohet nė shqip, ndėrsa emrat janė nė maqedonisht.
Nė Komunėn e Tetovės arsyetohen se nė adresė tė Ministrisė sė Arsimit, janė dėrguar kėrkesa pėr ndėrrimin e emrave tė disa shkollave, megjithėse pėrgjigje nuk kanė pranuar.
"Kemi dorėzuar kėrkesa zyrtarė pėr ndėrrimin e emrave tė shkollave tė mesme, pasi nga gjashtė objekte shkollore tė mesme, asnjė nuk mban emėr tė ndonjė personaliteti ose ngjarje me karakter shqiptar. Pėrgjigje nuk kemi marrė deri tani, ndėrsa sigurojmė se kėtu nuk do tė ndalemi", kanė thėnė nė Komunėn e Tetovės.
Situatė e njėjtė ėshtė edhe nė Gostivar, Kumanovė, Dibėr dhe Kėrēovė. Nė Gostivar, gjimnazi ka emrin "Gostivari", ndėrsa tė njėjtin emėr e mban edhe shkolla e mesme e ekonomisė, si dhe ajo e tekstilit. Ndėrkohė, nė kryeqytet, nga gjithsej 26 shkolla tė mesme vetėm njė figuron me emėr shqip, edhe atė "Zef Lush Marku".
Nė Komunėn e Ēairit, territor nė tė cilin funksionon vetėm shkolla e mesme tregtare "Cvetan Dimov", thonė se nėn ingerencė tė Komunė bėjnė pjesė vetėm shkollat fillore, dhe jo ato tė mesme. "Megjithėse do tė parashtrojmė kėrkesė nė Qytetin e Shkupit pėr emėrimin e ndonjė shkolle me emėr shqip, sė paku nė ato ku nxėnėsit shqiptarė janė me shumicė".
Ndėrkohė, nė kabinetin e kryetarit tė Qytetit tė Shkupit, Koce Trajanovski, askush nuk dėshiron tė komentojė pse nė kryeqytet, vetėm njė shkollė nga gjithsej 26 mban emėr shqip.
Ndėrkaq, nė Kėrēovė, gjimnazi mban emrin "Mirko Milevski, ndėrsa nė Kumanovė, edhe pse funksionojnė katėr shkolla tė mesme, asnjė nuk figuron nė gjuhėn shqipe. Madje, nė kėtė qytetet ku shqiptarėt kanė mė shumė paralele nė shkollat e ndara se maqedonasit, assesi tė arrihet qė sė paku, gjimnazi tė pavarėsohet nga shkolla qendrore. Nė kėtė qytete janė shėnuar edhe problemet mė tė mėdha me arsimin shqip tė mesėm, pasi nga paslufta e vitit 2001, nxėnėsit shqiptarė ndjekin procesin arsimor nė kushte tė tmerrshme. Edhe iniciativat e ndryshme pėr pavarėsi tė shkollave kanė hasur nė veshin e shurdhėr tė Ministrisė sė Arsimit.
Nė Kumanovė, aktualisht funksionojnė tetė objekte tė ndara pėr katėr shkolla tė mesme. Ekonomia mban emrin "Pero Nakov", ajo profesionale "Kiro Burnaz", gjimnazi "Goce Dellēev", ndėrsa teknika "Nace Bugjoni".
Nė Dibėr funksionon vetėm njė shkollė e mesme "Zdravko Ēoēkovski", nė tė cilėn pėrfshihet edhe gjimnazi dhe ekonomia.
Ndėrkohė, nė Ministrinė e Arsimit fajin ua hedhin statusit tė shkollave dhe udhėheqjes sė saj.
Agim Rushiti, pėrgjegjės pėr arsim tė lartė nė Ministrinė e Arsimit, shprehet se ēėshtja e emrit tė njė shkolle tė mesme duhet tė rregullohet nė bazė tė statutit tė vetė shkollės, dhe iniciativa duhet tė dale pikėrisht nga to, pastaj tė shkon nė Komunė, e cila tanimė ėshtė edhe pėrgjegjėse, themeluese dhe menaxhuese pėr shkollat e mesme, e pastaj ai propozim duhet tė sillet nė ministri. "Sepse, Ligji i vetė ministrisė ėshtė shumė i qartė ku thotė se Ministria miraton vetėm statutin e shkollės, nė tė cilėn duhet tė pėrfshihet edhe emri. E njėjta procedurė ėshtė edhe pėr shkollat e fillore", ka thėnė Rushiti.
[RIGHT]Koha[/RIGHT]
_______________
Ose hesht, ose thuaj diēka mė tė mirė se heshtja.
...E sotmja plotesohet nga e kaluara, ndersa eshte shtatzene me te ardhmen...(Lajbnic)
po clidhje kane shkollat maqedonease me emrat shqip si ne cdo vend te botes shkollat permbajne emrat e personave publik te shtetit
Kush ma vodhi diturine !
Plehrat flasin keq per mua , mbeturinat i besojn !
Ci sono due cose che ho sempre amato alla follia :Le done e il celibato !!!![]()
Po pse ne Tetove, Kumanove, Gostivar, Diber, Struge, Kercove ku pjesa dermuese eshte shqiptare duhet qe emrat e shkollave te jene ne gjuhen maqedonase???
+ qe ne Cair psh. ne shkollen ,,Cvetan Dimov'' nuk ka asnje paralele maqedonase. Pse kjo shkolle duhet te ket kete emer???
Kemi plot personalitete te shquara shqiptare ne qe mund t'i mbajne shkollat neper qytetet dhe vendbanimet shqiptare.
_______________
Ose hesht, ose thuaj diēka mė tė mirė se heshtja.
...E sotmja plotesohet nga e kaluara, ndersa eshte shtatzene me te ardhmen...(Lajbnic)
ti me duket se ke hallin tend qe njera nga keto shkolla te kete emrin tend(shaka) ...................une nuk me intereson emri shkolles permbatja e saj eshte sikur te blesh nje embelesire me shkronja te huaja dhe te pelqen keshtu eshte kjo pune perderisa behet mesim ne shqip kane kete te drejte nuk ke pse te ngresh ze.......nuk po ngrihet nje popull per bollanon qe gjergj kastriotin skenderbeun e therret jorgo dhe emrat e rrugeve i ka kethyer ne greqisht e ti qan hallin e emrit te shkolles
![]()
ONE LIFE. LIVE IT!
Jeta eshte si Poker . . Te duhet 'Fat' . . 'Kurajo' . . Por mbi te gjitha . .... Duhet te kuptosh 'Bllofin' !!
Kur njeriu e kupton qė nuk ėshtė i ditur, ai ka hedhur njė hap drejt diturise...!!!
Eshte shume banal ky shembulli qe ke sjell ti dhe kjo qe tek ne Maqedoni per nje kohe te gjate trajtohet si problem.
Perderisa ne nje vendbanim/lagje shumica dermuese jane shqiptare ( mbi 90% ) dhe ne ate shkolle mesojne gjithe nxenesit shqiptare pse mos ta ngrejme ne zerin qe dhe shkolla te kete emer te nje personaliteti shqiptar? Pse duhet te mbaje emrin e nje sllavi?????![]()
_______________
Ose hesht, ose thuaj diēka mė tė mirė se heshtja.
...E sotmja plotesohet nga e kaluara, ndersa eshte shtatzene me te ardhmen...(Lajbnic)
Jam plotesisht dakord me delizen se ketu ne maqedoni duhet nderuar emrat e shkollave te mesme dhe shpresoj qe kerkesat tona te na pranohen pasi kjo eshte zgjidhja e vetme qe te dihet se ne ate shkolle shumica qe mesojne jane nxenes shqiptare..
There are currently 1 users browsing this thread. (0 members and 1 guests)
Bookmarks